* *
* Nėse nuk do tė llogarisnim momente mė tė
hershme, qė i pėrkasin shek. XIX, tė cilat dora-dorės krijuan dhe
dimensionuan ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi (p.sh. vendime tė Kongresit tė
Berlinit 1878 etj.), nuk ka dyshim se ēėshtja e Kosovės lindi nė vitin 1913
pėr shkak tė vendimeve tė Fuqive tė Mėdha, tė marra nė Konferencėn e
Ambasadorėve nė Londėr. (Mė 22 mars, 11 gusht dhe 17 dhjetor 1913 u
vendos ēėshtja e kufijve tė Shqipėrisė). Ato vendime tė marra nė interes
tė paqes evropiane, qė gjithsesi nuk u sigurua, toleruan ekspansionin e
qarqeve drejtuese monarkiste tė Beogradit, Cetinės dhe Athinės dhe pėrcaktuan
e diktuan copėtimin e trevave shqiptare. Jo thjesht pohimi i drejtuesit tė
Konferencės, ministrit tė Jashtėm britanik Sėr Eduard Greit qė natyrisht
ishte i mirinformuar pėr realitetin nė Ballkan kur bėnte deklaratėn e njohur,
por edhe tė gjithė treguesit pėrcaktues, veēanėrisht pėrbėrja etnike dhe
kompozimi shpirtėror i shumicės dėrrmuese tė popullsisė sė Kosovės dhe shumė
viseve tė tjera qė iu aneksuan Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė mė 1913,
dėshmonin se ishte fjala pėr treva tė mirėfillta shqiptare qė sakrifikoheshin
arbitrarisht dhe padrejtėsisht, tė mbeteshin nėn sundimin e huaj, nė vend qė
tė pėrfshiheshin natyrshėm nė shtetin e vet kombėtar tė porsakrijuar. (Unė e
di fare mirė, - deklaroi E. Grei mė 12 gusht 1913 nė dhomėn e komuneve,
- se kur gjithēka tė bėhet e njohur, kjo zgjidhje nė shumė pika do tė japė
shkas pėr kritika tė forta nga kushdo qė e njeh vendin dhe qė e gjykon
ēėshtjen nga njė pikėpamje e ngushtė vendore. Qėllimi kryesor ka qenė qė tė
ruhej marrėveshja ndėrmjet vetė Fuqive tė Mėdha dhe, nė qoftė se vendimi i
marrė e ka siguruar atė, ai ka bėrė punėn mė tė rėndėsishme nė tė mirė tė
paqes nė Evropė). Shqiptarėt
nuk e krijonin dot ēėshtjen e Kosovės mė 1913 Shqiptarėt nuk ishin nė gjendje tė
pengonin mė 1913 krijimin e ēėshtjes sė Kosovės dhe as patėn rast, fuqi e
aleatė qė ta korrigjonin apo ta zgjidhnin atė mė vonė nė mėnyrė tė drejtė.
Kjo duhet bėrė me mirėkuptim nė forumet ndėrkombėtare, ku bėjnė pjesė edhe
shtetet qė morėn vendimin e gabuar dikur, duke u ngarkuar me pėrgjegjėsinė e
krijimit tė njė precedenti tė rrezikshėm pėr stabilitetin nė rajon deri nė
ditėt tona. Historia gati shekullore e konfliktit midis shqiptarėve tė
dėmtuar rėndė dhe atyre qė pėrfituan padrejtėsisht, pėr shkak tė
koniunkturave tė kohės, ėshtė argument i pakundėrshtueshėm pėr tė shpjeguar
situatėn negative qė u krijua dhe agravoi me pasoja shumėdimensionale, tė
cilat u kushtuan shtrenjtė tė gjithėve. Unė besoj se tė gjithė e kanė tė qartė
se pėr shqiptarėt pėrgjithėsisht dhe pėr elitėn politike shqiptare kudo
qoftė, ēėshtja nė fjalė (pra ēėshtja e Kosovės) nuk mund tė shmanget apo tė
neglizhohet. Ajo ka lindur kundėr vullnetit tė shqiptarėve, duke vėnė nėn
sundimin e huaj gjysmėn e tyre dhe prandaj sa kohė ekziston njė shtet
shqiptar, por edhe nė Kosovė e banuar nga shqiptarė, ēėshtja e Kosovės
nuk mund tė mos ekzistojė. Kjo lidhje ka qenė e njohur mirė si nga
shqiptarėt, ashtu edhe nga ata qė e aneksuan Kosovėn, pėrgjithėsisht nga
shtetet ballkanike, ashtu edhe nga Fuqitė e Mėdha me interesa nė rajon. Dhe
gjithkush, sipas mundėsive, nė pėrputhje me synimet strategjike qė ka pasur,
ka luajtur lojėn e vet politike nė vorbullėn e kombinacioneve lokale,
rajonale e ndėrkombėtare, me ndėrmarrje dypalėshe e shumėpalėshe. Shqiptarėt, nė pėrgjithėsi, nė Kosovė,
Shqipėri e mė gjerė, pėr arsye tė kuptueshme, kanė qenė tė interesuarit e
parė qė ēėshtja e Kosovės tė zgjidhej sa mė shpejt, sa mė drejt dhe nė mėnyrė
pėrfundimtare. Natyrisht, zgjidhja mė reale, por edhe mė e vėshtira pėr tu
realizuar, ka qenė qė Kosova dhe trevat e tjera tė trungut etnik shqiptar, tė
shkėputura mė 1913, tė ribashkoheshin me Shtetin Shqiptar. Shqiptarėt sot, tė ndėrgjegjshėm pėr
vėshtirėsitė qė paraqet zgjidhja e problemit dhe me besim se demokratizimi,
integrimi dhe plotėsimi i shumė standardeve nė rajon, sipas parametrave tė
avancuara euro-amerikanė, do tė kėnaqte pjesėn mė tė madhe tė kėrkesave tė
tyre, nuk kėrkojnė atė qė do tė ishte e natyrshme. Ata, edhe pse janė akuzuar
shpesh se synojnė krijimin e Shqipėrisė sė Madhe, kanė deklaruar shumė herė
nė mėnyrė institucionale, si nė Shqipėri dhe nė Kosovė, se nuk synojnė tė
bashkojnė nė njė shtet tė vetėm Shqipėrinė dhe Kosovėn ose treva tė tjera ku
popullsia shqiptare pėrbėn shumicėn e popullsisė. Ata mbajnė njė qėndrim tė
tillė tė matur nė interes tė stabilitetit nė rajon edhe pse trevat shqiptare
jashtė shtetit kombėtar janė rrudhur dukshėm gjatė shek.XX, si rezultat i
politikės sė presionit e tė spastrimit etnik qė ndoqėn qarqet drejtuese tė
shteteve qė i sunduan. Kėtu do tė duhej sqaruar se termi Shqipėri e Madhe
ėshtė pėrdorur gjithnjė nė mėnyrė abuzive, dhe ska asgjė tė pėrbashkėt me
termin Serbi e Madhe dhe ca terma tė tjerė tė ngjashme nė Ballkan, sepse
shqiptarėt, edhe nė tė kaluarėn, nuk kanė pretenduar kurrė mė tepėr se
bashkimin nė njė shtet tė vetėm tė territoreve ku etnikisht kanė qenė
popullsi shumicė. Shqiptarėt,
tė pajtuar me gjendjen e re tė Kosovės Shqiptarėt nuk kėrkojnė tu rikuperohen
dėmet qė pėsuan nė vitin 1913. Ata madje janė tė gatshėm tė sakrifikojnė
sėrish duke pranuar kufijtė qė u vunė pa dėshirėn dhe kundėr interesave tė
tyre mė 1913 apo 1945. Vetėm nė Federatėn Jugosllave ata u ndanė nė 4 njėsi,
nė Maqedoni, nė Malin e Zi, nė Kosovė dhe nė Serbibė e ngushtė, edhe pse
banonin nė mėnyrė kompakte nė njė territor tė pandėrprerė gjeografikisht. Por
shqiptarėt nuk mund tė lejojnė tė copėtohen mė tej me kufij tė rinj, qė
shtojnė probleme nė vend qė tė zgjidhnin ato ekzistueset, qė sjellin
dizintegrim nė vend qė tė shpejtojnė integrimin e natyrshėm. Ata nuk mund tė
lejojnė qė, posaēėrisht kundėr interesave tė tyre tė nėpėrkėmbura gjatė
gjithė shek.XX, tė zbatohen edhe kėtej e tutje rregulla specifike loje. Shqiptarėt pranojnė vendosjen dhe
respektimin e standardeve nė kufijtė ku i gjeti fundshekulli XX dhe bota mund
tė monitorojė hapat e tyre nė rrugėn e duhur dhe seriozitetin e deklaratave
tė tyre. Nė kėtė kuadėr, ata nė pėrgjithėsi, dhe veēanėrisht kosovarėt, kanė
kėrkuar gjithnjė (shprehur hapur mė 1944, 1968, 1974, 1981, 1990 e nė vijim),
dhe kėrkojnė me forcė edhe sot, qė Kosova tė jetė shtet i pavarur. Unė nuk
besoj se ka ndonjė njohės, sado mediokėr tė ēėshtjes sė Kosovės, tė historisė
sė Kosovės, qė nuk i di arsyet pėrse Kosova duhet tė jetė e pavarur. Me njė renditje, qė nuk ka tė bėjė
gjithnjė me rėndėsinė e argumentit, mund tė shėnohet se, sė pari, Kosova
duhet tė jetė e pavarur nga Serbia sepse ajo nuk ėshtė Serbi. Mitet serbe nuk
mund as ti sjellin serbėt nė Ballkan para shek. VI-VII, as ta vendosin
shtetin serb nė Kosovė, pėr mė shumė se nė njė periudhė tė caktuar tė
mesjetės paraosmane (kryesisht fundi i shek. XII-XIV). Kosova, edhe pse ka
qenė disa herė nėn sundimin serb, pėrfshi edhe periudhėn pas vitit 1913,
mbeti gjithnjė njė tokė shqiptare (shqiptarėt ishin aty nė vitin 1389, kur
zhvillohej Beteja e famshme e Kosovės, ishin pėrsėri aty gjatė luftrave
austro-turke tė fundshekullit XVII dhe fillimshekullit XVIII, ishin gjithnjė
aty mė 1878, 1912, 1945 dhe 1999). Gjatė shekullit XX shqiptarėt nuk pėrbėnė
kurrė mė pak se 66% tė popullsisė sė Kosovės dhe nė prag tė shpėrbėrjes sė
Federatės Jugosllave pėrbėnin aty mbi 85% tė popullsisė kundrejt 8% tė
serbėve.
Sė dyti, Kosova duhet tė jetė e
pavarur nga Serbia, sepse gjithnjė ėshtė dhunuar nėn sundimin e saj. Njė
informacion mėse i plotė, i servirur edhe nė mėnyrė institucionale nė
Jugosllavi, dėshmon pėr masakra, shpronėsime, shpėrngulje me dhunė tė kryera
mbi shqiptarėt dhe pėr kolonizim tė viseve tė tyre me elementė serbė, d.m.th.
pėr njė politikė permamente spastrimi etnik tė organizuar nga shteti nė vitet
1878, 1912-1915, 1918-1941, 1945-1966, 1981-1999). Sė treti, Kosova duhet tė jetė e pavarur
sepse nėn sundimin e Serbisė ajo ėshtė penguar tė zhvillohet normalisht.
Pasojat e politikės sė trajtimit kolonial, si para ashtu edhe pas Luftės sė
Dytė Botėrore dhe, veēanėrisht, rrėnimi i ekonomisė nė vitet 90, mund tė
riparohen vetėm nė njė Kosovė tė pavarur nga Serbia. Kujtojmė vetėm dėmet e
ekonomisė se shqiptarėve nė Kosovė nga reforma agrare kolonizuese dhe
shpėrnguljet nė vitet 1918-1941, me pasoja tė pallogaritshme nė tė gjithė
treguesit, si dhe deformimet e ekonomisė sė Kosovės pas vitit 1945, si
rezultat i sasisė sė pakėt dhe orientimit tė papėrshtatshėm tė investimeve,
pasojė e tė cilave ishte rėnia e prodhimit dhe GDP pėr banor nga 1:2 nė vitin
1945, krahasuar me mesataren jugosllave, nė 1:4 nė vitin 1990. Sė katėrti, Kosova duhet tė jetė e pavarur
sepse ajo ėshtė ndjerė dhe ndjehet gjithnjė shqiptare. Mjafton tė kujtohet
reagimi masiv i popullsisė sė saj nė kundėrshtim tė vendimeve tė Kongresit tė
Berlinit mė 1878, pėr copėtimin e trevave shqiptare, i realizuar nėn
udhėheqjen e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, programet kombėtare tė elitės
politike tė Kosovės tė organizuar nė Komitetin e Kosovės nė periudhėn midis
dy luftėrave botėrore, vendimet e Konferencės sė Bujanit dhe Lidhjes sė Dytė
tė Prizrenit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, lėvizja ilegale dhe legale nė
periudhėn 1945-1999, rezistenca e organizuar dhe spontane gjatė gjithė shek.
XX kundėr sundimit serb etj. Sė pesti, Kosova duhet tė jetė e pavarur
sepse nėn sundimin e Serbisė ka qenė e penguar tė integrohej natyrshėm nė
rajon e tė kthehej nė njė element stabiliteti. Prerja e korridoreve tė
komunikimit qė ekzistonin para 1913, me pasoja veēanėrisht pėr popullsinė
shqiptare, politika ekonomike qė imponoi integrim tė dhunshėm, diskriminues
dhe vartėsi nga Serbia dhe Federata, vendosja e shqiptarėve nė pozita
inferioriteti nacional, moral dhe ekonomik, nxitja e elementit serb kundėr
tyre dhe ndezja e konflikteve nacionale nė Kosovė, janė disa nga provat e shumta
qė tregojnė pėrse u kthye Kosova nė vatėr tensioni nė rajon.
Sė gjashti, edhe
juridikisht, sipas specialistėve, Kosovės nuk i mungojnė argumentet pėr tė
qenė e pavarur nga Serbia. Prof. Noel Malkolm, ndėr tė tjerė, ka rreshtuar
argumente qė provojnė se Kosova as juridikisht nuk ka pengesa pėr tė qenė e
pavarur. Vlen tė shihet nė kėtė plan fakti se Jugosllavia e viteve 1918-1944
nuk ishte juridikisht Serbia e vitit 1913, tė cilės iu dha Kosova. Po kėshtu
as Federata e Titos. Mė tej, organe legjitime pėr Kosovėn si Konferenca e
Bujanit, mė 1944, Kuvendi i Kaēanikut, Kushtetuta dhe Referendumi tė viteve
1990-1992, morėn vendime qė ska pse tė mos merren nė konsideratė, madje ndonjėri
kishte natyrė plebishitare, kurse vendimi i Kėshillit Krahinor tė Kosovės i
marrė nė Prizren (1945), pėr kthimin e Kosovės nė njė obllast, apo qark tė
Republikės sė Serbisė, ishte njė imponim ilegjitim. Periudha gati njė
shekullore, posaēėrisht ajo e viteve 1999-2006, konfirmon qėndrimin kolektiv
deri institucional, pa pėrjashtuar edhe sakrificėn kolektive tė popullsisė
shqiptare tė Kosovės pėr tu vetėqeverisur dhe pėr tė qenė e pavarur
plotėsisht nga Serbia. Sė shtati, Kosova duhet tė jetė e pavarur
sepse asnjė organizėm ndėrkombėtar, nuk mund tė marrė pėrgjegjėsinė ti
mohojė njė popullsie shumicė dėrrmuese nė njė territor tė pėrcaktuar qartė,
tė gatshme tė votojė tė monitoruar vullnetin e vet sa herė ti kėrkohet, tė
drejtėn e vetėvendosjes pėr tė qenė e pavarur. Kosova duhet tė jetė e pavarur
sepse Organizma ndėrkombėtare universale si Kombet e Bashkuara, mandej SHBA
dhe BE, janė pėrcaktuar tė sigurojnė integritetin, stabilitetin dhe
zhvillimin nė rajon e mė gjerė duke respektuar tė drejtat njerėzore, pėrfshi
edhe ato kombėtare dhe vullnetin e shumicės. Serbėt
dhe e vėrteta pėr Kosovėn Ndėrsa pėr shqiptarėt ēėshtja e
sigurimit tė pavarėsisė sė plotė tė Kosovės nga Serbia, pėrveēse njė ēėshtje
e drejtė ėshtė njė ēėshtje jetike, nuk mund tė thuhet se ajo ėshtė e tillė
edhe pėr kombin serb. Serbėt do tė duhej tė ishin pas shqiptarėve mė tė
interesuarit pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes sė Kosovės, por ata deri sot,
pėrgjithėsisht, nuk kanė llogaritur interesat e shqiptarėve. Nė Kosovė jeton
vetėm njė minoritet serb, por kjo trevė ka bėrė pjesė nė gjeopolitikėn e
qarqeve drejtuese serbe pėr ekspansion dhe dominim nė Ballkanin Perėndimor.
Ajo ka qenė konsideruar rajon strategjik qė lidhte Serbinė me Maqedoninė e
lakmuar gjithnjė, ka qenė element plus qė ka forcuar pozitat serbe nė njė
shtet ku pėrfshiheshin edhe kroatėt e sllovenėt, sikurse ka qenė Jugosllavia
Mbretėri dhe Jugosllavia Republikė Socialiste Federative, ka qenė llogaritur
si territor i domosdoshėm pėr tė pretenduar njė dalje nė Adriatikun Jugor
pėrmes Shqipėrisė Veriore, mandej ka qenė rajon potencialisht shumė i pasur,
me vlera pėr ekonominė e Serbisė, rregullator i tregut serb e jugosllav, ka
qenė amortizator krizash e trazimesh sociale etj. Pėrsa i pėrket miteve
serbe, qė e paraqesin Kosovėn si djep tė Serbisė, ato kanė qenė dhe janė
vetėm mjet justifikimi, qė elitės serbe i ka shėrbyer pėr tė mbuluar synimet
politike ekspansioniste pėr krijimin e Serbisė sė Madhe, njė propagandė
komode pėr tė pėrfituar e shfrytėzuar opinionin e brendshėm serb dhe atė
ndėrkombėtar. Plane e kėndvėshtrime tė kėsaj natyre i
kanė penguar qarqet drejtuese tė Serbisė, por, pėr shkak tė mentalitetit tė
krijuar gjatė dy shekujve, edhe njė pjesė tė popullsisė serbe, qė ti
shikojnė e trajtojnė fqinjėt e tyre shqiptarė si partnerė e jo si armiq, ose
sė paku, si fajtorė pėr shumė probleme qė ka pasur Serbia. Dokumentacioni i
publikuar ėshtė i mjaftueshėm pėr tė dėshmuar se synimi i Serbisė zyrtare e
jozyrtare, i qarqeve drejtuese nė pozitė ose nė opozitė, ka qenė asgjėsimi i
shqiptarėve nė Kosovė e mė gjerė, nė pamundėsi tė asimilimit, si edhe
ricopėtimi, ose, sė paku, dobėsimi dhe nėnshtrimi i Shtetit Shqiptar. (Shih
pėr kėtė platforma tė shumta, tė njohura si Naēertania e 1844-ės, elaboratet
e intelektualėve serbė tė Klubit serb tė Kulturės nė vitet 30-tė,
veēanėrisht dy elaboratet e viteve 1937 dhe 1944 tė akademikut Vasa
Ēubriloviq, elaboratet e Stevan Moleviqit, diplomatėve Ivo Andriq e Ivan
Vukotiq, Konventėn pėr shpėrnguljen tė vitit 1938 (tė penguar fatmirėsisht nė
zbatim nga Mustafa Qemal Ataturku), marrėveshje tė tjera, mandej Memorandumin
e Akademikėve serbė tė vitit 1986, por edhe shumė deklarata e veprime
zyrtarėsh tė lartė si Millosheviqi, apo edhe njerėzish anonimė). Pėr pasojė, shqiptarėt nė Kosovė dhe nė
viset e tjera shqiptare tė pėrfshira nė Serbi e Jugosllavi, vetėm gjatė
shek.XX, pavarėsisht nga ndonjė premtim demagogjik pėr pėrfitime nė momente
tė caktuara, asnjėherė nuk u trajtuan normalisht e aq mė pak nuk u lejuan tė
vetėvendosin pėr tė ardhmen e tyre. Ata u penguan nė mėnyra tė ndryshme, pa
pėrjashtuar edhe pėrdorimin e dhunės sė drejtpėrdrejtė, tė kenė mė shumė se
disa deputetė nė skupshtinėn (parlamentin) e paraluftės sė Dytė Botėrore,
mandej, pas Luftės sė Dytė Botėrore, u penguan tė kenė mė shumė se autonomi
krahinore nė RFSJ, stadin mė tė lartė tė sė cilės e sanksionoi Kushtetuta e
vitit 1974, kurse nė vitet 90-tė, me rastin e shpėrbėrjes sė Jugosllavisė,
treva e tyre u kthye nė njė koloni tė Serbisė. Pasojat e kėsaj politike konstante
antishqiptare, qė zė fill nga viti 1913, janė humbje tė konsiderueshme
jetėsh njerėzore, pengesa tė rritjes sė natyrshme demografike, ngecje
ekonomike, probleme tė mėdha sociale, arsimore, kulturore, trauma shpirtėrore
kolektive etj. (Pasojė e politikės sė pėrmendur janė dhjetėra mijė tė vrarė
(nga tė cilėt mbi 10 mijė tė vrarė e tė zhdukur vetėm gjatė viteve
1998-1999), qindra mijė tė shpėrngulur (nga tė cilėt rreth 1 milion deri nė
vitin 1966, qindra mijė tė tjerė deri nė vitin 1998 dhe gati 1 milion tė
tjerė vetėm nė pranverėn e vitit 1999, tė cilėt pėr fat tė mirė, me
angazhimin e faktorit ndėrkombėtar, u rikthyen nė Kosovė pas largimit tė
trupave serbe), njė numėr i pallogaritshėm shqiptarėsh tė keqtrajtuar, tė
shpronėsuar e tė grabitur, dėme dhe shkatėrrime masive, pėrqindje e lartė e
analfabetizmit, standart i ulėt i jetesės etj.). Njė politikė e tillė e zbatuar mbi
shqiptarėt, nuk mund tė mos krijonte, sikurse edhe ka ndodhur, njė hendek tė
thellė midis shqiptarėve dhe serbėve, problematik pėr raportet e mėtejme
midis tyre, deri sa tė ndėrtohen raportet e reja qė duhet tė shėrojnė plagėt
e vjetra e tė rivendosnin marrėdhėnie normale. Hapja e diskutimeve pėr statusin
e Kosovės ku ende pozicionet e palėve janė krejt tė kundėrta, gjithėsesi
ėshtė hapi i parė i duhur qė sjell, jo vetėm pėr shqiptarėt por edhe pėr
serbėt, shansin e madh qė tė hidhet pas shpine e kaluara dhe tė ndėrtohen
raportet e reja, tė cilat padyshim, pritet tė sjellin pėr tė dy palėt dhe pėr
gjithė rajonin stabilitet, zhvillim e integrim. Analistė tė shumtė qė kritikojnė
trajtimin e pavėmendshėm, jorealist e ndoshta eksperimental tė ēėshtjes sė
Kosovės gjatė shek.XX, kanė pranuar se duke serviur pėr shqiptarėt e Kosovės
njė lidhje varėsie nga Serbia, qoftė edhe nėn emrat autonomi e zgjeruar,
republikė e tretė nė Unionin e mbetur Serbi-Mal i Zi etj., ose duke
rekomanduar copėtim tė Kosovės, krijim enklavash etj., as nė Kosovė, as nė
viset e tjera shqiptare e mė gjerė, madje, as nė Serbi, rrjedhimisht as nė
rajon, nuk ėshtė e mundur tė prodhohet mjaftueshėm damokraci, paqe dhe
prosperitet, nė kuota qė do tė ishin tė pranueshme pėr standardet qė kėrkon
Bashkimi Europian. Madje njėri nga variantet, pėrkatėsisht ai qė e llogarit
Kosovėn me statusin e njė republike tė bashkuar me Serbinė dhe Malin e
Zi, tashmė, me pėrcaktimin e kombit malazez, nėpėrmjet referendumit tė
21.05.2006, pėr tė qenė shtet, konsiderohet krejtėsisht i parealizueshėm. Pėrcaktimi
i Malit tė Zi, pėr tu shkėputur nga Serbia, duhet ti heqė ēdo dilemė edhe
Serbisė edhe faktorit ndėrkombėtar pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės
nė mėnyrėn e duhur. Cilatdo tė kenė qenė dikur motivet qė,
pėr shkak se siguronin avantazhe tė ndryshme, e nxisnin Serbinė tė ndėrtonte
njė politikė komplekse antishqiptare, sot vetėm njė gjykim anakronik, ose
llogari politike qė nuk synojnė perspektivėn, mund ta mbajė elitėn politike
serbe nė pozicionet e vjetra. Nė Serbi elita politike nuk mund tė mos
e kuptojė se dy shtete shqiptare nė Ballkan nuk prishin ekuilibrat dhe nuk
dhunojnė paqen e sigurinė rajonale. Mėnyra si veprohet sot pėr zgjidhjen e
problemeve duke respektuar parametrat demokratike nė vendimmarrje nė
politikat e brendshme e tė jashtme, nuk sjell asnjė rrezik pėr ndonjė
reaksion zinxhir qė do tė ndizte zjarre aty ku ka minoritete, sikurse
paralajmėrojnė pa argumente kundėrshtarėt e pavarėsisė sė Kosovės. Nė Serbi e dinė gjithashtu se me format
e vjetra tė mbajtjes nėn kontroll Kosova nuk ka vlera ekonomike pėr Serbinė,
madje nė atė situatė pengohet edhe ēlirimi i energjive mendore dhe ekonomike
tė serbėve pėr ngritjen e gjithanshme dhe integrimin e Serbisė nė Bashkimin
Evropian. Nė Serbi e kanė tė qartė se Shqipėria dhe Kosova, qoftė veēmas
qoftė tė llogaritura sė bashku, kanė njė ekonomi tė vogėl qė ka nevojė pėr
lidhje mė tė gjera me fqinjėt dhe gjithė rajonin, rrjedhimisht janė tė
interesuara pėr zbatimin e marrėveshjes sė asocim stabilizimit, orientim ky i
garantuar edhe nga interesat e Bashkimit Evropian dhe tė ShBA. Nė Serbi nuk mund tė mos e shohim se
shqiptarėt i vlerėsojnė dhe i dėshirojnė lidhjet e hapura dhe miqėsore nė
rajon, sepse vetėm 60 milion banorėt e tij dhe jo gjithsej 6-7 milion
shqiptarėt e veēuar, e bėjnė rajonin, pra edhe trevat shqiptare, pjesėtare tė
njė tregu me pėrmasa tė pranueshme pėr investime serioze perėndimore. Unė
besoj se duhet tė jenė shtuar serbėt, qė e kuptojnė se BE dhe ShBA, dhe dihet
pesha e tyre nė zgjidhjen e problemeve nė botė, duan qė nė Ballkan tė kalohet
nga faza e stabilitetit nė atė tė zhvillimit rajonal. Pikėrisht nė kėtė
kuadėr ShBA vlerėsojnė zgjidhjen e ēėshtjes sė sovranitetit dhe zhvillimit tė
shqiptarėve nė Kosovė, padyshim edhe tė statusit dhe tė standarteve tė duhura
pėr pakicėn serbe atje. Rajoni si i tėrė mund tė ketė sukses pėr tu drejtuar
nė BE vetėm nėse lidhet mbi bazėn e respektimit tė tė drejtave tė natyrshme
tė gjithkujt, qoftė tė kombeve e kombėsive, qoftė tė pakicave dhe tė shanseve
tė tė gjithėve pėr zhvillim ekonomik kulturor etj. Nė Serbi duhet jo vetėm ta kuptojnė, por
edhe tė guxojnė tė hedhin hapat nė drejtimin e duhur, se Pavarėsia e Kosovės
dhe e Malit tė Zi, tashmė e vendosur kjo me referendumin e datės 21.05.2006,
do ti vendosin palėt nė raporte partneriteti dhe lidhjesh normale, qė
pėrfshijnė edhe lidhjet ekonomike. Vetėm kėshtu mund tė shkohet drejt
rezultatit tė kėrkuar nga tė gjithė. Natyrisht zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės
shqiptarėve do tu sillte nė dimensione reale forcimin e lidhjeve tė
shumėllojshme ndėrshqiptare, tė penguara artificialisht, posaēėrisht lidhjeve
ekonomike, por ky treg, qė do tė ishte pjesė e integrimit rajonal dhe mė
gjerė integrimit evropian, tregtar e tė investimeve, ėshtė me interesa tė
ndėrsjellta qė nuk pengon askėnd, madje u sjell tė mira tė gjithėve. Vetėm
kėshtu viset shqiptare nė tė dy shtetet shqiptare, por edhe Serbia do tė
kalojnė nga faza e nevojave pėr ndihma te investimet normale, nga papunėsia e
ngecja ekonomike nė zhvillim ekonomik, nė kapėrcimin e armiqėsive tė sė
kaluarės. Pavarėsia
e Kosovės Pavarėsia e Kosovės do tė shėrbente si
njė faktor madhor stabiliteti edhe pėr faktin se vetė Kosova, e cila ka
nevojė pėr zhvillim, pėr investime pėr pėrparimin, do tė siguronte
stabilitetin e vet tė brendshėm pėr qytetarėt e vet. Asnjė projekt tjetėr veē
pavarėsisė nuk mund tė sillte aty paqe e stabilitet, por edhe nė botėn
shqiptare nė Ballkan, rrjedhimisht edhe nė rajon. Nė Serbi, vihet re dhe ėshtė pėr tė
ardhur keq qė ende pėr shumė arsye, asnjėra e pakalueshme, nuk ėshtė gjendur
solucioni i pėrshtatshėm qė tė afrohet me atė qė kėrkojnė me kėmbėngulje
shqiptarėt, e cila ėshtė as mė pak e as mė shumė por shteti apo republika e
Kosovės e pavarur dhe pa lidhje speciale me Serbinė. Pozicionet e kundėrta
nuk ēojnė kurkund, veēse hapin shtigje pėr zgjatjen e agonisė, sjellin vonesė
nė evropianizimin e Ballkanit, krijojnė mundėsi pėr instrumentalizim tė
palėve nė konflikt etj Ēėshtja e Kosovės e krijuar dikur kundėr
interesave tė shqiptarėve solli pėr ta njė tragjedi gati shekullore por edhe
destabilitet nė rajon, prandaj sikurse theksojnė personalitete tė shumtė nė
botė, njohės tė thellė tė ēėshtjes sė Kosovės, ndėr tė cilėt do tė citoj
zotin Riēard Hollbruk, kjo tragjedi duhet dhe ... do tė pėrfundojė me
pavarėsinė e Kosovės. BE dhe ShBA i kanė tė gjitha
instrumentat qė serbėt tė kuptojnė se pavarėsia e Kosovės ndihmon edhe
Serbinė pėr tu ēliruar nga e shkuara e pėr tė ecur pėrpara. Ato i kanė
mundėsitė pėr tė bindur edhe disa fuqi tė mėdha (si Rusia e Kina) qė janė
shprehur kundėr pavarėsisė sė Kosovės, se ky hap ėshtė nė interes tė gjithė
botės sė re demokratike. Shqiptarėt shpresojnė se nė zgjidhjen mė tė drejtė
tė mundėshme tė ēėshtjes sė Kosovės, sikurse deri sot, edhe nė tė ardhmen,
Republika Turke do tė luajė rolin e vet konstruktiv. · Autori
ėshtė Drejtor i Institutit tė Historisė tė Akademisė sė Shkencave tė
Shqipėrisė Tiranė, 13. XII. 2007 |