Ta njohim Etnikumin Shqiptar EPIRI
DHE PĖRKATĖSIA ETNIKE E EPIROTĖVE Shkruan: Isuf
B.BAJRAMI 24.
10. 2007 Ska komb tjetėr tė jetė marrė nėpėr kėmbė
kaq pamėshirshėm nga shtetet fqinjė!. "Correspondence de Lord
Byron",Paris,1825 Epiri ėshtė toka
klasike dhe vatra e njė populli tepėr tė lashtė. ( 1 ) Qė nė muzgun e
kohėrave, nė gadishullin ballkanik endeshin pellazgėt tė mbuluar me njė vel
misteri. Mitologjia thotė se ata ishin "njerėzit e parė". Bile
helenėt, tė cilėt nė mėnyrė tė padiskutueshme i konsideronin pellazgėt mė tė
vjetėr se veten,pėr ta pėrdornin njė epitet tė
pashlyeshėm "proselinoi"(parahanėsor),pra mė tė vjetėr se vet Hėna.
Kjo figurė e skajshme ėshtė tepėr elokuente pėr lashtėsinė tonė. Fijet e
misterit pellazg ndėrthuren nė kohėra,gjersa nė
histori pėrmenden ilirėt. Si njė popull kryesor,si
njė "Hauptvolk"- siē e pat quajtur njė nga themeluesit e
ilirologjisė L.G.Thunman, ilirėt morėn pjesė nė proceset themelore shoqėrore
e kulturore, nė ngjarjet kryesore politike qė pėrshkruan botėn antike tė
Mesdheut.
Qytetėrimi ilir do tė mbushte
shtratin e historisė sė ardhme. Kontrasti me Romėn do ti
evidentonte ilirėt si popull tribunal tė lirisė. Pėr tė nėnshtruar trojet
ilire Romės iu desh tė harxhonte gati gjysmėn e kohės me
anė tė sė cilės krijoi tėrė perandorinė e saj tė pėrbotshme. Sulmet shkatėrrimtare tė keltėve,
gotėve, visigotėve krijuan pėshtjellime tė mėdha, por ilirėt mbetėn sėrish nė
trojet e veta. Vėrshimi shekullor i sllavėve qe i
tmerrshėm,porsa i pėrket forcės asimiluese. Procesi i romanizimit u kryqėzua me atė tė sllavizmit, por gjuha dhe vet populli autokton i
trevave historike rezistoi dhe e ruajti individualitetin etnik. Perandoria bizantine, Mbretėria
bullgare e serbe qenė mbulesa politike tė sipėrme, nėn tė cilat shqiptarėt jetonin,
vepronin e i shqyenin. Kėto mbulesa smund tė
konsideroheshin si qefin definitiv qė mbėshtillnin
njė popull " kufomė". Shqiptarėt nė raport me ngjarjet dhe
historinė nuk u diverguan e as humbėn. Ata konservuan vetveten si popull, por nuk u ngurtėsuan si njė relikte muzeore, po
me anė tė dinamizmit tė tyre, bėnė Metaforėn e Pavdekshme tė Rezistencės dhe
mbijetesės. Me emrin Epir, nė kohėt e lashta
quheshin krahinat nė Jug tė Ilirisė. Qė shtriheshin prej lumit Vjosa e deri
te krahinat veriore tė Heladės sė vjetėr (1). Kufijtė e sipėrm nuk duhet ti
marrim si tė prerė, pasi qė nė kohėt e ndryshme ata kanė lėvizur; kėshtu pėr
shembull, nė kohėn e sundimit tė Pirros ata janė zgjuar shumė mė pėrtej
territoreve tė pėrmendura. Disa nga gjeografėt e shkrimtarėt e kohės sė
lashtė i quanin Epir edhe krahinat qė ndodheshin nė bregun e djathtė tė
Vjosės dhe i shtynin kufijtė e kėtij shteti deri nė
Skraparin e Mallakastrėn e sotme, duke pėrfshirė edhe qytetin e Apolonisė
(2). Nga ana tjetėr disa fise kufitare
ndėrmjet Maqedonisė dhe Epirit quheshin nga shkrimtarėt e vjetėr herė epirotė
dhe herė maqedonė (3). Tė gjitha mendimet e shfaqura pėr pėrkatėsinė etnike
tė fiseve epirote nga dijetarėt e ndryshėm janė mbėshtetur kryesisht nė tė
dhėnat e shkrimtarėve tė vjetėr, veēanėrisht te
Tukiditi dhe shumė pak nė tė dhėnat arkeologjike. Mendimet kanė qenė sa tė
ndryshme aq edhe kontradiktore. Prandaj nuk duhet tė na ēuditė fakti se tė
njėjtat tė dhėna, tė pėrdorura nga disa pėr tė mohuar origjinėn helene tė fiseve
epirote, janė interpretuar nga tė tjerėt nė njė kuptim krejt tė kundėrt. Tukiditi(4) me emrin "Epir"
kuptonte tokat e Lokėrve dhe tė Akarnanisė , duke
pėrfshirė kėshtu pothuajse gjysmėn e bregut qė shtrihej nė veri tė gjirit tė
Korintit.Helaniku(5),"Apeiros " e quante edhe Azinė e Vogėl,ndėrsa
Tukiditi(6) dhe Isokrati (7) quanin kėshtu edhe njė pjesė tė mirė tė Azisė.
Straboni (8) thotė se:"Homeri me fjalėn
"Epir"nėnkuptonte vendet pėrballė ishujve, duke pėrfshirė
Leukaden". Mė vonė banorėt e Korkyrės dhe tė ishujve pėrreth me emrin
"Epeiros" quanin tokat pėrkundrejt ishujve, qė shtriheshin gjatė
bregut tė detit Jon, tė banuar nga fiset kaone e thesprote. Fjala Epir rrjedh nga fjala e
greqishtes sė vjetėr Apeiros, qė nė dialektin dorik do tė thotė
"stere", ose "kontinent"(tokė)(9). Ajo ka pasur kuptime
tė ndryshme gjatė historisė sė kėsaj krahine.
Kėshtu pra emri Epir nė fillim ka pasur kuptim gjeografik e jo etnik.
Me emrin "Epir", autorėt e lashtė nė fillim e kanė quajtur njė
territor tė gjerė, i cili mė vonė u ngushtua rreth krahinave pėrballė
Korkyrės dhe ishujve pėrqark. Mė pas, nė shek.V-tė p.e.sonė
, ky emėr pėrfshiu edhe tė gjitha fiset e brendshme, duke u bėrė njė
emėr i pėrbashkėt pėr krahinat, qė formonin nė kėto brigje njė tėrėsi
gjeografike, etnike e politike. Emri Epir, u pėrvetėsua jo vetėm nga
gjeografėt, historianėt e shkrimtarėt antikė, por edhe nga vetė banorėt, tė
cilėt e pėrdorėn kėtė shpesh herė edhe nė dokumentet e tyre tė shkruara, nė
mbishkrime e monedha. Nė gjuhėn shqipe fjala Epir ėshtė sinonim i fjalės
sipėr, pėr tė treguar banorėt qė jetonin nė anėn tjetėr tė bregut ku grekėt
shkonin pėr tregti ose qė punonin me banorėt e kėsaj krahine. Emri Epir ėshtė
pėrdorur nė kohėt e vjetra pėr tė quajtur Toskėrinė dhe Gegėrinė ose mė saktė
Shqipėrinė. Dihet se me emrin Epir nė kohėn e Perandorisė sė Lindjes u
pėrgjithėsua Shqipėria. Toskėria u quajt Epiri i Vjetėr(10) dhe Gegėria u
quajt Epiri i Ri(11). Disa dijetar, duke u nisur nga elemente
tė shkėputura kulture qė janė pėrhapur mė vonė nė Epir dhe nga gjuha greke e
monumenteve epigrafike tė Epirit kanė shprehur mendimin se banorėt e kėsaj
krahine ishin grek. Ky mendim ėshtė nė kundėrshtim me
dėshmitė e historianėve dhe gjeografėve antikė dhe me rezultatet e studimeve
tė sotme gjuhėsore dhe arkeologjike(12). Herodoti thotė se: "nė kohėn e tij nė Epir ishte akoma i gjallė kujtimi i
banorėve tė dikurshėm pellazgė, tė cilėt kishin ardhur kėtu nga Thesalia
kufitare". Kurse Straboni, duke u mbėshtetur te Efori, Hesiodi dhe
Euripidi thotė se: "vendbanimi i hershėm i
pellazgėve ishte Arkadia dhe qė kėtej kėta shtegtuan nė Epir, ashtu si nė
Thesali, Kretė, Lesbos dhe Triadė"(13). Nė Epir janė gjetur me
shumicė emra personash, fisesh dhe emra gjeografik me prejardhje ilire.
Kėshtu qė, pėr shembull,etj. - emra personash
: Dastidi, Anyla, Tarypi,etj. - emra fisesh: Kaonėt, Thesprotėt,
Pasaibėt,etj. - emra gjeografik: mali Tamar, mali Asnau, lumi Thyam,etj.(14) Edhe gjetjet arkeologjike, megjithėse
tė pakta, pajtohen me traditėn e shkruar tė lashtė dhe me
tė dhėna gjuhėsore. Me pėrhapjen e kulturės dhe gjuhės greke,fytyra e Epirit tė lashtė ndryshoi deri diku nga
pikėpamja kulturore, por kjo nuk solli ndryshime tė rėndėsishme nė pėrbėrjen etnike
tė popullsisė. Teopompi,-
thotė Straboni(15) - , pėrmend 14 fise epirote, por nga mbishkrimet ne njohim
njė numėr mė tė madh. Dijetari anglez Hamond na thotė se: "nė Epir ka pasur rreth 60 fise(16), por vetėm disa nga
kėto mund tė arrijnė njė zhvillim tė tillė, sa tė zėnė njė vend nė
histori". Fiset kryesore tė Epirit, qė pėrmenden mė shumė pėr rėndėsinė
e tyre ishin: Thesprotėt, Kaonėt, Mollosėt, Atamanėt, Anfilokėt dhe
Kasopėt(17). Mendimin qė fiset epirote nuk ishin
helenė,e mbėshteti nė radhė tė parė, nė faktin se
shumė nga shkrimtarėt antikė kėto fise i quajnė me emrin e pėrgjithshėm
"barbarė". Pikėrisht sipas kuptimit qė i dhanė fjalės
"barbarė", dijetarėt u ndanė nė dysh. Tukiditi bėnė njė dallim tė
qartė ndėrmjet helenėve dhe fiseve kryesore epirote. Pėr tu theksuar kėtu
ėshtė sidomos libri i II-tė, ku flitet pėr
pjesėmarrėsit e veprimeve luftarake tė vitit 429 p.e.sonė. Nė kėtė pjesė ai
shkruan:"Me Knemin, prej helenėve ishin Ambrakasit, Anaktorasit,
Lukadasit dhe njėmijė hoplitė tė peloponezas qė ai i kishte marrė me vete kur
po vinte. Nga barbarėt ishin njėmijė Kaonė. Bashkė me Kaonėt merrnin pjesė nė
ekspeditė edhe Thesprotėt, Mollosėt, Atintanėt, Pervejt dhe
Orestėt"(18). Nė kėtė pjesė duket qartė se Ambrakionėt, Parauejt dhe
Orestėt i konsideron barbarė, do me thėnė popuj
johelenė. Nė njė vend tjetėr Tukiditi, quan barbarė persianėt, taulantėt,
ilirėt, rakėt dhe maqedonėt(19). Po kėshtu barbarė i quajnė epirotėt edhe
Straboni(20), Skymni(21), Polibi(22), Livi(23), Plini(24), etj. Tukiditi me fjalėn "barbar"
nuk ka pasur pėr qėllim tė tregoj popuj me nivel tė ulėt kulturor, nė kuptim
pėrēmues, por e ka pėrdorur kėtė fjalė pėr tė vėnė nė dukje ndryshimin
gjuhėsor ndėrmjet epirotėve dhe helenėve. Kėtė na e pohon vetė autori nė njė
vend tjetėr, kur flet pėr qytetin nė Anfiloki:"Banorėt
e kėtij qyteti,greqishten qė flasin sot,e mėsuan nga ambrakasit e ardhur,
anfilokėt e tė tjerė janė "barbarė"(25). Nė qoftė se anfilokėt do
tė ishin grekė, nuk kishte pėrse autori helen tė theksonte se ata e mėsuan
greqishten nga ambrakasit, pasi qė nuk do tė kishin nevojė tė mėsonin gjuhėn
qė ishte e tyre. Kjo e detyroi autorin helen ti quajė ata barbarė, ashtu si i quante tė gjithė popujt e tjerė qė nuk ishin grek.
Kundėr argumenti se me fjalėn "barbar"qė ka pėrdorur, Tukiditi ka
pasur me tė vėrtetė qėllim qė tė tregojė shkallėn e
nivelit kulturor tė popujve , nuk ėshtė bindės. Helenėt nė pėrgjithėsi, nga
mesi i shekullit V-tė p.e.sonė, nuk e mbanin veten
mė superiorė nga popujt e tjerė, si bie fjala persianėt dhe egjiptianėt, tė
cilėt ata i quanin "barbarė". Mund tė pėrmendi edhe njė tė dhėnė mė
tė vonė, qė pa dyshim, ėshtė nxjerrė nga burime mė tė hershme. Ky ėshtė
shėnimi i Stefan Bizantinit(26), i cili i quan
atamanėt ilirė. Pėr kėtė tezė qė i njeh epirotėt pėr ilir flet edhe vet
shtjellimi i ngjarjeve politike nė Epir. Epiri mbetet pėr njė kohė tė gjatė i
pėrjashtuar nga komuniteti grek dhe nė luftėrat kundėr persianėve, me
pėrjashtim tė ndonjė kolonie korintase, nuk mori pjesė asnjė fis nga Epiri.
Kur Perikliu ftoi delegatėt e Greqisė nė konferencėn pan helenike tė Athinės,
vetėm Ambrakia si koloni e Korintit u pranua nga
qytetshtetet e Epirit(27). Straboni, plaku i vjetėr i gjeografėve dhe i historianėve tė Greqisė sė Lashtė thotė se:
"populli i kėtyre viseve ka patur njė afėrsi nga gjuha, morali dhe
zakonet me popullsinė e Maqedonisė dhe tė Ilirisė"(28). Ja edhe njė shembull tjetėr qė grekėt
pėrdorėn pėr ta bėrė Epirin grek. Duhet tė vemi re se turqit kur bėnė
regjistrimin e popullsisė, e lanė qytetin Delvinė dhe Grebenė me tė njėjtin emėr, kurse grekėt Delvinė e quajtėn
Dhelvinon dhe Grebenėn Grevenė. Turqit edhe Vjenės i thanė Vjenė nė trajtėn
autentike. Njė kontribut tė veēantė pėr sqarimin e problemit tė pėrkatėsisė etnike
ilire tė fiseve epirote sjellin edhe gėrmimet arkeologjike, qė janė bėrė nė
Shqipėrinė e Jugut pikėrisht nė kodėrvarret e Vodhinės, tė Bodrishtės e
Kakavijė, nė Dropullin e Sipėrm, nė Mashkullorė tė rrethit tė Gjirokastrės,
nė kalanė e Rripėsit tė rrethit tė Sarandės dhe sidomos gėrmimet nė qytetin e
lashtė tė Jermės nė rrethin e Gjirokastrės. Vend me
rėndėsi zėnė gjetjet nė kodėrvarret e Dropullit tė Sipėrm(29). Duke studiuar
mėnyrėn e ndėrtimit tė tumave dhe inventarin e materialeve tė tyre, arrijmė
nė pėrfundim se ato nuk ndryshojnė as nė format e jashtme e as nė pėrmasat
nga materialet e ngjashme tė krahinave tė tjera tė Shqipėrisė. Enėt prej
balte (me dy vegje) tė zbuluara nė kėto tuma, nga format e tyre janė tė
ngjashme me ato tė Vajzės(30) dhe tė Matit(31). Te
kėto enė duket se ndėrtuesit e tumave tė Dropullit kishin tė njėjtėn kulturė
materiale me banorėt e Vajzės, Matit dhe tė krahinave tė tjera ilire. Qysh nė
fillimin e mijėvjeēarit tė parė p.e.sonė nė bazė tė dhėnave mė lart tė cekura
do tė thotė se ka pasur njė popullsi me origjinė
ilire. Njė rėndėsi tė dorės sė parė kanė edhe
materialet arkeologjike tė zbuluara nė vendbanimet e fortifikuara ilire tė
Kaonisė. Mesapėt e Italisė sė Jugut, origjina e tyre ilire tashmė ėshtė pranuar,
qė u hodhėn nė brigjet e Italisė nė periudhėn midis fundit tė mijėvjeēarit tė
dytė e fillimit tė mijėvjeēarit tė parė p.e.sonė, sikurse tregon edhe emri i
parė , nuk janė gjė tjetėr veēse kaonė (32). Me interes janė edhe rezultatet e
gėrmimeve tė bėra nė Butrint, nė Finoē, nė Ēukėn e Ajtojt, nė Kalivo tė
rrethit tė Sarandės dhe gėrmimet nė Jermė (33). Kėto gjetje dėshmojnė pėr njė
veprimtari prodhuese mjaft tė gjerė. Vendin e par e zėnė qeramika,veglat metalike tė punės e materialet e ndėrtimit. Mė tė
rralla janė stolitė, armėt e objektet artistike. Tė rėndomta janė kudo
tjegullat e shtėpive. Nė gėrmime gjithashtu janė gjetur detaje arkitektonike,
shtylla,etj. Meriton tė studiohet qeramika e zbuluar
nė territorin e banuar nga kaonėt. Studimi i kėsaj qeramike ndihmon tė
nxirren pėrfundime me vlerė rreth formimit dhe
zhvillimit tė kulturės ilire dhe gėrshetimit tė saj me kulturat fqinje. Njė
vėshtrim tė veēantė tani po i bėj qeramikės sė zbuluar nė qytetin e Jermės,
nė rrethin e Gjirokastrės. Meqenėse kėtu ajo ėshtė gjetur nė njė sasi mė tė
madhe, nė krahasim me qendrat e tjera dhe nga ana tjetėr, shtresat kulturore
kėtu janė mė tė qarta se kudo tjetėr(34). Megjithėse nė gėrmimet e kryera nė
Jermė, koha kur kjo krahinė ka pėrqafuar njė seri elementesh kulturore nga
krahinat fqinje helene, prapėseprapė edhe nė qeramikė, nė mėnyrėn e punimit
tė saj, nė trajtėn e trungut tė enėve, nė vegje dhe nė motivet e zbukurimit
ruhen tė gjitha traditat mė tė lashta ilire. Po pėrmendi kėtu formėn aq shumė
tė pėrsėritur tė tasave ,tė cilėt mund tė krahasohen
fare mirė me ato qė janė zbuluar nė vendbanimet ilire tė Gajtanit(35) dhe tė
Rosunjės(36). Ilirėt e kėsaj qendre pėrdornin vegje
brinake nė disa variante, ashtu si dhe nė qendrat e tjera ilire(37) . Kėto vegje i gjejmė tė ngritura nė mėnyrė tė theksuar
nė lartėsi, ose shpesh herė edhe me njė ngritje tė
vogėl nė formė themthi. Nė kėto enė gjejmė motive me
gėrricje, me ngulitje, si zigzage, rombojke, vija paralele, gropėza, rrathė
tė vegjėl me shirita nė relief,etj. Tiparet e kulturės ilire i shohim edhe nė disa fibula dhe gjilpėra dyshe. Nė Finiq
e Butrint janė zbuluar disa fibula tė cilat arkeologėt i kanė quajtur
heshtorė. Fibula tė ngjashme me kėto janė gjetur
edhe nė trevat e tjera ilire. Kėshtu qė formojnė njė variant karakteristike
origjinale ilire, tė cilin e ndeshim vetėm nė pjesėn perėndimore tė
Gadishullit Ballkanik(38). Dua tė shqyrtoj njė stoli tjetėr,
gjilpėrat dyshe. Tė tilla gjilpėra janė gjetur nė gėrmimet e Jermės dhe nė
ato tė Rripėsit. Njėra prej tyre, ajo qė ėshtė gjetur nė qytetin e Jermės,
ėshtė e larė nė ari.Gjilpėra tė ngjashme me kėto
janė zbuluar nė kodėrvarret e Matit, nė qytezėn e Gajtanit, nė nekropolet e
Durrėsit e tė Apolonisė. Tė gjitha variantet janė karakteristike pėr
periudhėn e parė tė hekurit(39). Ato vazhdonin tė prodhoheshin nė Iliri
edhe nė periudhėn e dytė tė epokės sė hekurit dhe janė konsideruar nga
studiuesit si prodhim zejtar vendės(40). Fakti qė
gjilpėrėn dyshe e gjejmė tė vulosur nė njė peshore tė qytetit tė Jermės,
tregon se kjo stoli ka qenė shumė e pėrdorur tek ilirėt. Njė fushė tjetėr, qė
na ndihmon pėr njė gjykim tė drejtė pėr problemin e pėrkatėsisė etnike tė
epirotėve ėshtė edhe onomastika. Kėtė ēėshtje, e ka trajtuar arkeologu shqiptar
H.Ceka(41). Pėrmes faktesh tė shumta, ai arrin nė pėrfundim se epirotėt ishin
tė njė etnosi me ilirėt(42). Nė mbishkrimet e zbuluara nė Dodonė
(43), Nilsoni thotė se dalin rreth 50 emra me
origjinė ilire(44). Kurse nė mbishkrimet e zbuluara nė teatrin e Butrintit
janė rreth 40 emra ilirė(45). Si Admet (4 herė) ,
Amynta (2 herė), Annia , Apoita, Artemo, Artemoni (2 herė), Falakrion (4
herė), Nona, Genth dhe Falakr (6 herė)(46). Kėtu po analizoj disa nga kėta
emra, qė i ndeshim si nė Epir ashtu edhe nė Iliri. Emri Admet, qė e kemi
ndeshur 4 herė nė mbishkrimet e Butrintit, mė kujton emrin ilir Adamat, qė e
lexoj mbi monedhat e Shkodrės(47). Monedha tė prera aty kah mesi i shek.II-tė p.e.sonė(48), si dhe
nė njė gurė varri tė zbuluar nė Durrės(49). Tė njėjtin emėr njeriu e ndeshim
edhe nė krahinat lindore tė Epirit, nė Thesali e nė Maqedoni dhe ėshtė lexuar
nė drahmat e Dyrrahut e mbi monumente sepulkrale tė Apolonisė(50). Emri Annia
nė trojet shqiptare gjendet nė disa variante, si Annai, Annaius (si emėr burri nė Dyrrah), Anna nė mbishkrimet e Dodonės
dhe Anna nė Dalmati. Si H.Krahe, ashtu edhe
zbuluesit e tjerė tė kėtyre mbishkrimeve kėtė emėr e quajnė Ilir(51). Njė
emėr tjetėr shumė i pėrhapur nė Iliri ėshtė edhe emri Genth i zbuluar nė mbishkrimet e teatrit tė Butrintit. Ky mė
kujton emrin e mbretit Ilir tė Ardianėve, Genth, tė cilin e gjejmė nė
monedhėn qė e ka prerė ai vet(52). Kėtė emėr e gjejmė edhe nė gurėt e varreve
dhe nė monedhat e Dyrrahut (53). Dy emra tė tjerė si
Falakr dhe Falakrion, qė kemi ndeshur 10 herė nė mbishkrimet e Butrintit,
H.Krahe, i pėrfshinte gjithashtu pa rezervė nė emra Ilirė(54). Njė grumbull emrash Ilirė kemi edhe tek
burimet antike. Nga emrat qė na kumton Tukiditi, lidhur me prijėsin e kaonėve,
tė thesprotėve, atintanėve e parauejve, katėr janė Ilirė(55). Po tė jetė se
fiset epirote kishin origjinė greke, atėherė pse krerėt e mbretėrit e tyre tė
mbanin emra Ilirė.?!!! Nuk kanė tė bėjnė aspak me
gjuhėn e vjetėr greke as emrat e krahinave epirote Adania (sipas Hesyhit
kėshtu quhej dikur Mollosia), Atamania, Anfilokia, Prosaibia, Thesprotia,
banorėt e sė cilės (sipas dėshmisė sė Stefan Bizantinit), qenė thirrur edhe
Aigestė(56).Tė njėjtin karakter kanė edhe emrat e lumenjve Aou, Aheron, Ahelou
dhe Thyamis, prej tė cilit e ka marr sot emrin Ēamėria(57) dhe emrat e maleve
Tomar, Asnau, Aeropus,etj. Dihet se, ashtu si tė gjithė popujt e
tjerė jo grekė tė Ballkanit edhe Ilirėt kanė pėrdorur nė mbishkrimet e
monedhat e tyre shkronja nė gjuhėn greke. Nė qoftė se sot mbi gjithė truallin
e ilirėve ndeshim vetėm mbishkrime greke e latine, kjo nuk donė tė thotė se
Ilirėt u helenizuan dhe mė vonė u romanizuan . Nė
qoftė se epirotėt do tė ishin grekė, si do tė kishte arsye qė shkrimtari
helen, Straboni(58), tė trajtojė njė pjesė tė epirotėve si bilingė, si popuj qė flisnin dy gjuhė. Pa dyshim, Straboni ka pasur
para sysh qė njė nga kėto gjuhė, qė pėrdornin epirotėt, ka qenė ilirishtja
dhe gjuha tjetėr ka qenė greqishtja, tė cilėn e pėrdornin nė mbishkrime. Kėta banorė,pra
epirotėt,nuk kanė pasur asnjė lidhje me grekėt dhe prandaj prej tyre janė
quajtur barbarė e bilingė, pra jo grek. Tė gjitha kėto tregojnė se popullsia
qė mė parė ėshtė quajtur epirote,ka qenė ilire.
Gjeografi danez Malte Brun, autor i njėrės nga veprat gjeografike mė me
autoritet tė shek.XIX-tė, qė pėrfundoi sė botuari pas vdekjes sė tij, nė
analizėn e vet mbi gjeografinė e Strabonit thotė:"Etolia
dhe Akarnania konsideroheshin nga grekėt gjysmė barbarė". Pėr sa i
pėrket Epirit tė gjithė autorėt grekė tė lashtėsisė e pėrjashtojnė nga
Greqia. Ai ėshtė pėrshkruar nga Straboni me Ilirinė
dhe Maqedoninė. Fiset kryesore tė tij ishin Kaonia, Thesprotia, Molosia.
Straboni dhe Plutarku pohojnė se epirotėt flasin njė gjuhė tė veēantė dhe kjo
gjuhė ėshtė e njėjtė me atė maqedonase. Me sa duket,
gjuha shqipe rrjedh prej saj(59). Edhe Pukėvili kur flet pėr Akarnaninė dhe
Etolinė thekson se kėto vende, nė kohėn e tij quheshin Shqipėri dhe banorėt e
saj quheshin shqiptar(60). Ch.Brouchneri, ky gjeograf i mbretit tė
Anglisė shkruan:"Shqipėria ėshtė njė provincė e
Turqisė Evropiane, qė kufizohet nė veri me Bosnjėn dhe Dalmacinė, nė jug me
Livadhianė, nė lindje me Thesalinė dhe Maqedoninė(61). Historiani Teodor
Momsen nė veprėn e tij monumentale "Historia e Romės sė Lashtė",i quan;"
trimat epirotė shqiptarė tė
lashtėsisė"(62). Filozofi mė i madh i kohės sė tij, i mbiquajturi
Aristoteli i kohėve moderne, falė interesave tė
gjithanshme dhe kontributeve tė mėdha qė dha nė fushat mė tė ndryshme tė
dijes. Por ne shqiptarėt te Lajbnici shohim, ashtu
si albanologu Erik Hemp, njė dijetar tė hershėm tė vėrtetė tė gjuhėsisė
shqipe(63), udhėrrėfyesin e studimeve nė fushėn e gjuhės sonė, qė ndonėse
punoi njė shekull para lindjes sė gjuhėsisė krahasimtare, me njė intuitė tė
jashtėzakonshme, arriti i pari nė njė teori ilire tė prejardhjes sė gjuhės
shqipe. Kontributi i Lajbnicit nė kėtė fushė
pėrfshihet nė tri letra qė ai i ka dėrguar bibliotekistit mbretėror tė
Berlinit, tanimė tė njohur nė botėn shkencore si
letrat shqiptare tė Lajbnicit(64). Nė letrėn e parė tė datės 24 janar tė
vitit 1705 , ai shprehte mendimin se;"...gjuha
e ilirėve tė lashtė mund tė ekzistonte diku nė Epir"(65). Pėr epirotėt
dhe gjuhėn e tyre me origjinė ilire, si Lajbnici
shprehen edhe J.G.F.Herder(66), J.E.Tunman(67), i cili thotė:"Edhe nė
Epir banonin vetėm popuj jo grekė, tė cilėt flisnin, siē ėshtė e njėjtė ,
gjuhėn ilire". Por mendim tė tillė kishin edhe F.Bop(68), J.R.F.
Ksilander 69, J.G.F. Han (70), J.F. Falmerajer (71), T.Mommsen (72), P.
Kreēmer (73) ; ku thotė: Pėr tėrė grupin veriorė tė
kėtyre fiseve qė nga kufijtė e krahinės sė Epirit, qysh herėt, tė paktėn qė
nga koha e Herodotit (74), ėshtė pėrdorur emri i pėrbashkėt Ilirėt, ose siē
quheshin nė kohėt mė tė lashta, Hilirėt(75). Ky emėr vjen mbase nga jugu, nga
Illyrii proprie dicti (Plin.III-144.Male II-3) dhe u pėrhap mė vonė nga
grekėt nė tė gjitha fiset e ngjashme me ta, qė
njohėn gjatė pėrparimit tė tyre drejt veriut(76). Ndėrsa Hansjėrg Frėmmer(77) nė librin e
tij "Ilirėt", qė ai e botoi nė vitin 1988, thotė: "Ndarja mė
tresh e Ilirisė, ashtu si u bė pas fitores sė
romakėve mbi mbretin Gent, u pasqyrua dhe nė ndarjen e provincave, tė
Dioklecian Konstantinit, Hinterlandi i Durrėsit dhe Apolonisė qė i pėrkiste
pėr njė kohė mė tė gjatė Romės, si Epirus nova (Epiri i Ri) ishte pjesė e
dioqezės sė Maqedonisė. Kurse territori tjetėr i sundimit tė mbretit Gent,
rreth Shkodrės, si provinca Prevalitana, bėnte pjesė nė dioqezėn e Dakisė. Tė
dyja kėto pjesė tė territorit tė lashtė ilir nė kohėn e Augustit bėnin pjesė
nė provincat e senatit dhe pasi u nda perandoria u pėrfshinė nė pjesėn
greke"(78). Shovinistėt grekė nė historinė e tyre
marrin pėr bazė tregimin mitologjik tė kohės sė Deukalionit(79) dhe tė
Pirros(80). Kjo legjendė fillimin e saj e ka sė pari nė Babiloninė e vjetėr,
si dhe nė gjithė vendet e Lindjes sė afėrm. Nė Pėrmbytjen e Botės. Deukalioni
dhe Pirroja shpėtuan me anė tė njė barke; mė vonė
ata, kur dalin nė tokė hedhin gurė. Ata qė i hidhte
Deukalioni bėheshin burra, ndėrsa gurėt qė hidhte Pirroja shndėrroheshin nė
gra. Sipas historianėve grekė prej kėtyre gurėve rrjedhin grekėt e sotėm .Kjo
ngjarje ka ndodhur nė Epir, prandaj, sipas tyre Epiri u pėrket grekėve. Jo
vetėm kaq por edhe vendet e Epirit; Korēa, Gjirokastra e deri nė lumin
Shkumbin. Pseudohistorianėt grekė, thjeshtė pėr
tė pėrligjur pushtimet e Shqipėrisė sė Jugut prej kohėsh e kanė ngritur kėtė
problem nė forma tė ndryshme. Ja njėra nga ato; Themeluesi i parė i qytetit
tė Argjirokastrės ėshtė i biri i Filkosit nga mbretėrit e Greqisė.
Trashėgimtarja e fundit e kėsaj dinastie ėshtė princesha Argjiro Monoviza
(Argjirua me njė Gji), e cila gjatė vitit 1419 pėr
tė mos iu dorėzua pushtuesve osmanė u hodh nga kėshtjella. Qysh atėherė kjo
qytezė kėshtjellė mori emrin e kėsaj princeshe dhe u quajt Argjirokastra.
Nė fakt kjo "histori" ėshtė vetėm njė pėrrallė, (legjendė), sepse
nuk ka asnjė dokument qė tė ketė ekzistuar njėfarė princeshe me kėtė emėr. Por prej vet faktit qė princesha Argjiro u
hodh nga kalaja tregon se kalaja ka ekzistuar. Atėherė ēfarė emėr kishte kjo
kėshtjellė? Nė studimet historike, nė relacione e
kronika ngjarjesh, historianė dhe personalitete tė ndryshme politikė e
shoqėror tė huaj kanė dhėnė gjatė shekujve, mendime, kanė cituar fakte e tė
dhėna qė kanė tė bėjnė me emėrtimin e hershėm tė qytezė kėshtjellės sė
Gjirokastrės si dhe tė jetės nė kėtė vend. Njė mbėshtetje tė tillė e gjejmė
tek Emile Isambert(81), ku vihet nė dukje se; Gaultier de Cleubry (ish anėtar
i shkollės sė Athinės), duke u mbėshtetur tek
historiani i dėgjuar romak Tit Livi, nė vitin 169 p.e.sonė, thekson:
"Gjirokastrėn e gjejmė me emrin Parrhicastra, qė donė tė thotė:
"Kėshtjella e Pirros". Grekėt e quanin :
"Pirru haraks". Qė nė shqip donė tė thotė :
vija mbrojtėse e Pirros. Ndėrsa Antigonea, qytet antik qė
ndodhet pėrballė Gjirokastrės ėshtė themeluar nga Pirrua, tė cilit u vuri
emrin e gruas sė tij Antigonea. Ajo ishte njėra prej vajzave tė Berenikės.
Kėtė e kishte me Filipin, para se tė martohej me Ptolemeun(82). Pirrua ka
qenė njė mbret shumė i pasur. Sipas historianėve antikė Ambrakia (Arta e
sotme), ka qenė kryeqyteti i Pirros. Ajo ishte e stolisur me 1015
shtatore(monumente), Plini sh.I-rė, tregon se statujat e famshme tė nėntė
muzeve i grabitėn romakėt nė Ambraki nė kryeqytetin e Pirro Mollosit(83). Ajo
veē statujave tė shumta tė saj, qe e pajisur edhe me dy teatro, ishte nga
qytetet mė tė bukur tė asaj kohe, por tė gjitha kėto u grabitėn nga
gjeneralėt romakė gjatė vitit 186 para erės sonė. Pirrua i Epirit ishte i fisit Mollos(84) (ilirian), pra
paraardhės i shqiptarėve. Plutarku nė veprėn e tij Vita (Jeta) e mbretit
mollos Pirro, i cili gjithashtu dy herė pėr disa vjet mbajti edhe titullin e
mbretit tė Maqedonisė,njofton se ai nė njė betejė
kundėr Demetrios Poliorketės nė vitin 287 p.e.sonė mbante njė helmetė me njė
tufė pendlash (Federbusch) e me dy brirė cjapi dhe maqedonasit menjėherė
kaluan nė anėn e tij. Meqė e njohėn si mbretin e
tyre tė drejtpėrdrejt e tė vėrtetė. Nė monedhat e Tarentit qė u prenė nga ky
qytet pėr Pirron gjatė fushatės sė tij kundėr Romės nė vitet 280-275
p.e.sonė, dalin si shenja tė mbretit Ajakid njė majė shtize, vetėtima e
Zeusit tė Dodonės dhe helmeta me brirė. Njė helmetė
e tillė ėshtė simbol monedhash edhe i uzurpatorit
Trifon, qė, nė vitin 142-139 p.e.sonė, nė Siri, duke kujtuar prejardhjen e
tij mbretėrore maqedone u ngrit kundėr selekuidėve. Mund tė sillen edhe
shembuj tė tjerė pėr karakterin mbretėror maqedon tė kėsaj helmete me brirė, por kėtu nuk ėshtė nevoja. Shekuj mė vonė atė e
mbajti Skėnderbeu, sepse nga njėra anė ,ai si
"Aleksandėr Bej" donte tė lidhej me traditėn e maqedonasit tė madh,
qė ende sot nė Orient quhet "Dhul-Quarnein"(Dybrirėsh)(85), e nga
ana tjetėr se ai e ndiente veten si epirot dhe pasardhės i Pirros. "Nė qoftė se kronikat nuk
gėnjejnė, ne quhemi epirotė, ...paraardhėsit tanė kanė bėrė beteja tė mėdha
me romakėt dhe gjejmė se ata, ut plurium, mė shumė lavdi se sa turp kanė
sjellė prej tyre...". Shkruante nė vitin 1460 nė njė letėr qė i dėrgonte
princit Ursini nė Itali. Po pėr kėtė biografi i tij Marin Barleti, me
prejardhje nga Shkodra, nė titullin e veprės sė tij qė doli nė vitin
1508-1510 e quajti "Epirotarum princeps"(Princ i
Epirotėve) dhe e bėnė emrin e Skėnderbeut tė prejardhur nga Aleksandri i
Madh, ndėrkohė qė botimi i pėrkthyer gjermanisht nga Johannes Pinicianus
ėshtė titulluar "Princ i Epirotėve dhe i Shqipėrisė" (Herzog zu
Epiro und Albanien), duke e lidhur nė kėtė mėnyrė tė kaluarėn e lashtė me tė
sotmen. Kėshtu shprehet nė punimet e tij studiuesi i mirėnjohur gjerman
P.R.Franke(86). Pėr periudhėn e antikitetit tė kėsaj
qyteze-kėshtjellė hedhin dritė tė mjaftueshme edhe gėrmimet arkeologjike.
Gėrmime qė u kryen nė kalanė e Gjirokastrės, nė verėn e vitit 1983. Gėrmimet
nė territorin e brendshėm tė kalasė ishin tė frytshme, sepse u pėrfitua njė
lėndė arkeologjike qė i takon shekujve IV ose III p.e.sonė. Kjo riafirmon
plotėsisht emėrtimin e hershėm tė kėsaj qyteze-kėshtjellė me emrin
Pirrokastra, sepse pikėrisht gjatė kėsaj kohe ka jetuar mbreti Pirro. Si
pasojė, kjo kohė e vonė e antikitetit shpjegon edhe faktin, qė nė kėtė
kėshtjellė nuk gjen ndėrtime muresh prej gurėsh ciklopike ose pellazgjike. Ky
qytet nuk ka patur nevojė pėr gurė tė tillė, pėrderisa nė periferinė e tij
gjenden me sasi tė mėdha shtresash gurė radhorė tė
rezistueshėm, tė sheshtė me dimensione tė ndryshme trashėsie, qė rrallė
gjenden nė viset e tjera tė Shqipėrisė. Emile Isambert, duke u mbėshtetur tek
historiani i vjetėr romak Tit Livi nė veprėn e tij i kundėrvihet dy herė
anglezit Leek. I cili del me hamendje se Gjirokastra ėshtė Argia e
dikurshme(87). Sepse nė fakt Argia ndodhet afėr Ballshit. Aty rrjedh edhe njė
Lum i vogėl, i cili quhet Lumi i Argias e qė derdhet
nė Vjosė. Tė njėjtin qėndrim si Emil Isambert mban
edhe Dr.Milan Shufflaj(88) nė veprėn e tij "Serbėt dhe Shqiptarėt".
Ai flet pėr gjurmėt e familjes sė dėgjuar tė Arvanitasve. Pėrmes mjaft
dokumenteve del se kjo familje ka qėndruar nė afėrsi tė fshatit tė sotėm
Aranitas, ku kalon edhe njė lum i vogėl i quajtur Argias(89). Kjo gjendet
edhe nė greqisht e shkruar. Te vepra e Emile
Isambert, afirmohet edhe njė herė se Gjirokastra ėshtė Pirrokastra e
dikurshme, siē e shkruanin mė vonė grekėt. Nė mesjetė Pyrrho-Castra e humb
rėndėsinė e saj. Historia e saj pėrzihet me pjesėn tjetėr tė Epirit. Emėrtimi
i ri Gjirokastėr u ndie nga fundi i shek.XIV. Dihet historikisht
qė pas vitit 1375 nė kėtė qendėr banimi shtrihej principata e Gjin Bue
Shpatės. Pas vitit 1385 sundimtari i saj ishte Gjin Zenebishi. Duke u nisur
nga tradita e njohur e pagėzimit tė qytezave-kėshtjellė me emrat e
sundimtarėve tė dėgjuar, pėr nder tė udhėheqėsve tė lartpėrmendur, kjo
qytezė-kėshtjellė u quajt me emrin Gjinokastėr. U quajt kėshtu sepse tė dy
prijėsit e saj mbanin emrin e pastėr shqiptar Gjin. Me
fjalė tė tjera u quajt; Qyteza-kėshtjellė e Gjinit(90). Me kalimin e kohės Gjinokastra u kthye
nė Gjiro-Kastra, si rrjedhim i veprimit tė dukurisė
gjuhėsore tė rotacizmit, qė tingulli ( n ) shndėrrohet nė (r ). Vė nė dukje
emėrtimin e hershėm grek Argjiro-Kastra, tė huajt qė duan tu japin nga njė
kuptim emrave tė qyteteve Gjirokastrėn e quajtėn ;
Chateau dArgent ( Kėshtjellė e Agjentė) duke u nisur nga pamja qė japin
gurėt e bardhė radhorė me tė cilėt ėshtė ndėrtuar ky qytet. Aty jo vetėm
muret, por edhe kulmet janė mbuluar me rrasa guri tė
holla dhe tė bardha qė ndrijnė natėn si agjent nga hėna dhe ditėn nga dielli
. Me emrin Argjirokastra kėtė qytet e quajnė vetėm tė huajt(91). Sikurse qė u pa mė lartė pėr tė
ashtuquajturėn Princesha Argjiro-Monoviza, nuk ekziston asnjė dokument . Ėshtė vetėm njė legjendė. Ndėrsa pėr Gjin Bue Shpatėn
dhe Gjin Zenebishin ka dokumente tė mjaftueshme. Dinastia e Argjirės ėshtė
vetėm manovėr greke pėr tė mbuluar pikėsynimet e tyre grabitqare kundėr kėsaj
krahine tė stėrlashtė shqiptare. Edison L.Clark(92) nė veprėn e tij, flet
qartė pėr origjinėn, gjuhėn, shtrirjen e shqiptarėve. Ai thotė;
"Shqiptarėt, arnautėt, siē i quajnė ata turqit, ose shqiptarėt (banorėt
e shkėmbinjve), siē e quajnė ata veten banojnė nė territorin qė pėrfshinė
Epirin e Vjetėr dhe vendin e ilirėve nė Maqedoninė Perėndimore, duke u
shtrirė nga Mali i Zi deri nė gjirin e Artės
(Ambrakisė)sė Jugut"(93). Ai vazhdon: "Epirotėt e vjetėr
dallohen nga helenėt ashtu si shqiptarėt nga grekėt
e sotėm. Epirotėt dhe Ilirėt ishin fise fqinje, por tė njė gjaku, qė flisnin
dialekte tė ndryshme tė sė njėjtės gjuhė"(94). Edison
, e qartėson dhe e bėnė tė ditur se Shqipėria shtrihej nga Tivari i
sotėm e deri nė Prevezė(95). Si shpjegohet qė
pėrfaqėsuesit grekė nė Kongresin e Berlinit nuk kėrkuan tė gjithė Epirin por
kėmbėngulėn vetėm pėr Janinėn dhe zonat pėrreth ?!!. Nė njė kohė qė Greqia i
kishte 40 vite qė kishte themeluar shtetin e saj edhe me
djemtė mė tė mirė tė Shqipėrisė. Si ka mundėsi qė diplomacia greke, ti linte
jashtė shtetit Grek tokat qė kishte lindur mitologjinė. Nga ku shpjegoheshin
perėnditė. Si mbetėn tė kėnaqur e tė ngopur
njėkohėsisht me aq pak tokė, kur dihej pretendimi dhe oreksi i shovinizmit
grek?!!! Kėto e kanė shpjegimin e vet!. Mendja e errėt e shovinizmit grek
kishte kohė qė po projektonte skėterrėn pėr fatin e epirotėve. Nuk kishte se si ti kėrkonin qarqet shoviniste greke Abdyl Frashėrit
vetėm truallin e Epirit, por pėr tė kapėrcyer kėtė pengesė tė pakapėrcyeshme,
ata bėjnė njė propozim anormal; Atė tė bashkimit tė gjithė Shqipėrisė me
mbretėrinė greke. Ky propozim ishte i paramenduar me qėllim tė caktuar.
Pėrpara qarqeve politike shqiptare viheshin dy alternativa; ose tė pranohet
propozimi i palės greke, ose nė tė kundėrtėn, tė mos krijohej aleanca, qė
ishte aq e nevojshme pėr shqiptarėt nė atė vorbull kontradiktash. Jo rastėsisht Harillas Trikupi,ministėr i jashtėm i Greqisė dhe pėrfaqėsues i tėrbuar i
qarqeve shoviniste greke nėn maskėn e aleatit tė popullit shqiptar pėr luftė
kundėr Turqisė, nė muajin korrik tė vitit 1877 e dėrgoi fshehurazi nė Janinė
misionarin e tij Mavromatin pėr tė hyrė nė marrėveshje me pėrfaqėsuesin
shqiptarė Abdyl Frashrin. Pėr bashkimin e Shqipėrisė me
mbretėrinė greke dhe pėr heqjen dorė tė shqiptarėve nga Epiri. Sipas dy raporteve sekrete, njėri i
datės 15 dhe tjetri i datės 19 korrik 1877, tė shpallur nė Athinė nė revistėn
vjetore "Neos Kuvaras" tė vitit 1962. Mavromat i raporton Harillas
Trikupit: "Marrėveshjet tona me pėrfaqėsuesin e shqiptarėve janė
ndėrprerė, meqenėse Abdyl Frashri ngul kėmbė pėr sovranitetin shqiptar dhe
nuk pranon qė Epiri ti jepet mbretėrisė greke, pasi
ėshtė tokė autoktone shqiptare"(96). Mė poshtė misionari Mavromatis nė
vazhdim tė raportit tė dytė shton: "Ėshtė e nevojshme tė zgjerohen edhe
veprimet e llojit tjetėr; Tė zbarkojmė njė repart ushtarak nė Himarė nė qoftė
se negociatat tona do tė dėshtojnė. Dalja e ushtrisė sonė nė Himarė do tė
shkaktojė nė Epir konfuzion dhe tronditje. Duke bėrė qė batalionet e
rregullta tė ushtrisė turke tė pėrbėra krejt prej shqiptarėve qė ndodhen nė Epir,
do tė dezertojnė pėr tė kaluar drejt veriut(nė drejtim tė Himarės)pėr tė
mbrojtur vatrat e tyre dhe duke i shpėrndarė
shqiptarėt nė drejtim tė veriut Epiri do tė mbetet i lirė, pa shqiptarė tė
armatosur dhe si pasojė ne atėherė do ti kemi duart e lira pėr tė vepruar aty
dhe do tua heqim frikėn qė kanė njerėzit tanė nė Epir"(97). Nė kėtė raport misionari Mavromatis i shfaq keqardhje Harillas Trikupit qė tė krishterėt e
Epirit nuk pranuan kėrkesėn greke pėr tė luftuar kundėr atdheut tė tyre dhe tė
bėhen vegėl e shovinizmit grek. Qė tė siguronin pėrkrahjen e diplomacisė sė
Fuqive tė Mėdha ndaj kėrkesave tė tyre, ata filluan njė fushatė tė shfrenuar
nė shtypin Evropian. Dhunuesit e Epirit nė mjaft gazeta evropiane kishin
botuar artikujt e tyre si; LEpire et la questiongrecque, Memoire sur lEpire
en general et particuelierement sur leparchie de Janina par unė Epirote,...!! Nė kėto rrethana pėrfaqėsuesi i popullit shqiptar
Abdyl Frashri, i drejton redaksisė sė gazetės "Moniteur Universale"
tė Parisit njė artikull, i cili u botua nė kėtė gazetė nė maj tė vitit 1879. "Zoti redaktor. Artikullit tė botuar nė gazetėn
"Republika Franceze" nuk i dhamė asnjė pėrgjigjeje,sepse njė sjellje tė tillė fare pak e pritnim prej njė
gazete qė simpatizon luftėn e kombėsive. Franca qan gjithmonė humbjen e
krahinave tė saj. Banorėt e Alsasės dhe tė Lorenės rėnkojnė kur kujtojnė
privimin e kombėsisė sė tyre. Pėrse njė gazetė franceze i quan qesharak
shqiptarėt,tė cilėt pėrpiqen tė evitojnė rrezikun e
njė fatkeqėsie tė tillė. Nuk jemi savantė dhe as pretendojmė pėr tė, pėr
historinė e atdheut tonė e kemi studiuar dhe e dimė mė mirė se kushdo tjetėr.
Banorėt e Epirit i quajnė Pellazgė.
Herodoti, Tukiditi dhe Straboni dalin me konkluzione se ky vend nuk ka pjesė tė
Greqisė. Sipas Strabonit, Greqia nga Veriu kufizohet prej Akarnanisė dhe
gjirit tė Ambrakisė . Pasi gjeografia e lashtė greke
nuk u vjen nė ndihmė grekėve tė sotėm,po pyesim ata
qė kanė mendime tė kundėrta, se cila pjesė e Epirit ėshtė greke? Ai qė pranon
argumentet e sillogėve grekė do tė besojė se Greqisė nuk i pėrket vetėm
Shqipėria, por edhe Maqedonia, Thrakia, Rumania, Azia e Vogėl,etj. Sipas vendeve tė Greqisė sė Madhe edhe Marseja e
juaj i takon asaj!!! Epiri ka 650 mijė banorė. Sa
janė vallė grekė qė ndodhen nė tė dhe ku banojnė? Nė Korēė? Nė Berat? Nė
Gjirokastėr? Apo nė Ēamėri? Ai qė kalon nėpėr kėto vende takon vetėm epirotė
shqiptarė, jo epirotė grekė. Do tė sakrifikoheshin pra 650 mijė shqiptarė pėr
tė ngi lakmitė e sillogėve grekė dhe lėvizjet artificiale tė tyre? ...Sjellja
e tanishme e Greqisė dėshmon se ajo ka ndėrmend tė imitojė Rusinė. Por kjo
(Rusia) i pėrkrah pretendimet e saj me anė tė
forcės, e cila pėr fat tė mirė i mungon Greqisė. Sikur tė ishin grekėt aq tė
fortė sa tregohen, nė fakt janė vetėm miq tė zhurmės, Evropa nuk do tė kishte
kurrė qetėsi. Parimi i ngjashmėrisė nė gjuhė do ta shpinte Greqinė shumė larg
por nė radhė tė parė do tė na jepej neve e drejta tė kėrkojmė nga grekėt 200
mijė shqiptarė qė banojnė nė njė lagje tė veēuar tė Athinės tė quajtur PLAKĖ
dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca. Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė
shqiptar, ashtu si e krijoi natyra dhe historia. Mėkat qė qeveria greke shpenzon pėr
sillogėt shuma tė majme, tė cilat mund tė pėrdoren nė mėnyrė mė tė arsyeshme.
Ajo pėrpiqet tė zgjasė njė ngatėrresė, e cila ska pėr tė mashtruar asnjė
evropian. Po tė ngulė kėmbė Greqia nė aspiratat e lakmitė e saj tė pangopura,
tė cilat i kundėrvihen drejtėsisė dhe tė drejtės sė kombeve, shqiptarėt kanė
vullnet tė pa tundur qė tė mbrojnė atdheun e tyre deri nė fund dhe janė
betuar tė mos lėshojnė asnjė pėllėmbė toke dhe tė vdesin pėr tė po tė jetė
nevoja. Kėtu manifestojmė mendimin e tė gjithė bashkatdhetarėve tanė. Evropa nuk do tė marrė pėrgjegjėsinė e
luftėrave shkatėrrimtare qė do tė inaugurohen pėr aneksimin e shėmtuar tė
tokave tona nga Greqia".(98). Mbas krizės lindore e deri nė
Luftėn Ballkanike, qarqet shoviniste greke e pėrqendruan gjithė vėmendjen e
tyre nė popullimin e shpejtė tė trevave jugore tė Epirit dhe kryesisht nė
drejtim tė qytetit. Tė ndryshėm nga gjakatarėt serbo-malazez, qė si edukatė
speciale pėr tė copėtuar trojet shqiptare kishin zhdukjen fizike dhe dėbimin
e dhunshėm tė popullsisė autoktone. Ekspertėt e problemit Epirot u treguan mė
tė "sjellshėm", nė kėtė fazė tė parė. Pėr ata gjithēka duhej tė
realizohej brenda gjendjes" normale", tė jetės dhe komunikimit tė
vazhdueshėm "reciprok". Pra gjithēka duhej tė zgjidhej " pa
dhunė", me programe, spastrime masive, asgjėsim
fizik, dėbim kolektiv nga toka, por me njė popullim tė vazhdueshėm dhe tė
pandėrprerė, me njė mėnjanim tė qetė ku befasia tė lozte rolin primar, nė
reagimin e menjėhershėm tė popullsisė shqiptare. Zėvendėsimi i popullsisė
autoktone shqiptare duhej tė shihej jo vetėm nga Evropa, por, nė radhė tė
parė, nga popullsia e "pakulturuar" e Epirit si njė "fat i
madh" pėr tė hyrė nė rrjedhėn e qytetėrimit. Nė kuadrin e
"miqėsisė" sė lashtė, shqiptarėt nuk kishin pse ti shikonin "vėllezėrit e tyre tė sinqertė" me
frik e dyshim. Nga ana tjetėr finokėt grekė nuk do tu linin raste
shqiptarėve tė dyshonin nė "dashurinė"dhe "sinqeritetin"e
tyre, se zbatonin pikė pėr pikė strategjinė e tyre tė hollė, duke populluar
fillimisht qytetet e pastaj zonat pėrreth. Nė fillim ua kėrkonte detyra tė
qėndronin si punues tė tokės dhe mė vonė tė
pretendonin si zotėrues tė patjetėrsueshėm tė saj. E rėndėsishme ishte pėr ta
qė tė kapnin pikat kyēe nė administratėn shtetėrore tė nesėrmen kuptohej edhe
nga qarqet politike greke qė sundimi osman nuk do tė zgjaste shumė edhe nė
Shqipėri. Shtrirja dhe zgjerimi i mėtejshėm i institucioneve fetare fanariote do ti shėrbente atyre
pėr tė bėrė presion tė gjithanshėm mbi popullsinė ortodokse tė Epirit, pėr ta
inkuadruar brenda strukturės shpirtėrore tė ortodoksizmit grek mė lehtė. Ata
do tė shfrytėzonin me njė mjeshtėri tė rrallė
lidhjet tregtare midis dy trevave pėr ta bėrė sa mė tė pranishme popullsinė
greke nė jetėn e pėrditshme shqiptare. Tė favorizuar nga formimi i shtetit tė tyre dhe i vlerėsuar nga Evropa e asaj kohe,
ata do tė pėrdornin tė gjitha mjetet e propagandės pėr tu fryrė burive pa
reshtur nė dyert e qarqeve evropiane mbi fatkeqėsinė e Epirit qė kishte
ngelur brenda strukturės sė kalbur otomane. Tė palodhur pėr tė zbatuar deri nė njė
programin e tyre shovinist, qarqet vorio-epirote, tashmė, tė lidhur edhe me
ideatorėt e "naēertanės"e tė pėrkrahur nga mėma e tyre e pėrgjumur
Rusi, prisnin edhe njėherė rastin e volitshėm pėr ta fshirė nga faqja e dheut
Shqipėrinė. Skemat ishin pėrgatitur me kohė. Rusia
kėrkonte shembjen e perandorisė sė sėmurė osmane. Nga kjo shpėrbėrje Greqia
dhe Serbia kishin pretendime tė takoheshin nė Shkumbin. Prandaj edhe nė ato
kohė kaq tė turbullta pėr Shqipėrinė, ku ditėlindja dhe ditėvdekja e saj
ishte kaq pranė. Asnjėra palė nga fuqitė ballkanike nuk e pranonin Shqipėrinė
si aleate tė barabartė pėr tė fituar gjėnė mė tė shtrenjtė qė kėrkon njė
popull, lirinė dhe pavarėsinė e tij. Greqia si Greqi edhe nė kėtė radhė jo
vetėm qė nuk do tė pranonte aleancė me shqiptarėt, por edhe do tė bėhej mė
vonė njė ndėr bllokuesit kontinental pėr Qeverinė e sapoformuar tė Vlorės. Shqipėria etnike para ardhjes sė
turqve nė Ballkan, zinte njė sipėrfaqe prej rreth 110.000 km2(99). Nė periudhėn
e pavarėsisė sė shteteve fqinje, Greqisė, Serbisė dhe Malit tė Zi, Turqia u
falikėtyre shteteve rreth 5.000 km2, tė tokės shqiptare(100).Nė Luftėn e
vitit 1876 - 1877 me Rusinė, Turqia e pėrfundoj duke
i dhėnė asaj nė interes tė popujve ortodoksė tė Ballkanit rreth 25.500 km2 tė
tokave shqiptare.(101) Nė fund tė shek.19-tė territori i Shqipėrisė etnike do tė konsiderohej rreth 80.00 km2 me
2.5 milion banorė(102), ndėrsa Konferenca e Paqes qė u mbajt nė Versajė mė
1919 - 1920 do tė konstatojė se territoret shqiptare nė vitet 1912-1913 zinin
njė sipėrfaqe prej 90.270 km2 me rreth 3 milion banorė(103). Pėrkundėr kėtyre
konstatimeve kjo Konferencė sanksionoi vendimet e Traktatit Paqėsor tė
Londrės (1913), duke shkėputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80.000 km2 qė
iu shpėrndau shteteve fqinje, kėshtu qė Shqipėrisė i mbetėn vetėm rreth
28.700 km2.(104). Me luftėrat Ballkanike, Konferenca e
Londrės mė 1913 i plotėsoi ėndrrat e shteteve fqinje, Greqisė, Serbisė dhe
Malit tė Zi dhe u vendos kufiri i sotėm nė mė pakė se gjysmėn e
Shqipėrisė(106). Sipas Vjetarit Statistikor tė Shqipėrisė,sipėrfaqja
nė km2 e shtetit shqiptar, sot ėshtė 28.748 km2.(105). Nė kėtė kohė, kur
Shqipėria kishte fituar pėrfundimisht mėvetėsinė e saj, shovinizmi grek, si
gjithmonė i "urtė" dhe "dashamirės"ndaj popullit
shqiptar. Nė bazė tė po atij skenari, pa shumė pretendime, bėri hapin e saj
dhe tradhtinė ndaj kombit shqiptar . Nė kėtė radhė pasojat e
politikės "fine" greke ishin katastrofale. Gati gjysma e Epirit,
treva e Ēamėrisė iu shkėput nė mėnyrė mė absurde Shqipėrisė. Askush nuk
e vė nė dyshim rolin famėkeq tė Konferencės sė Londrės mė 1913-tė ndaj
pasojave tragjike qė i solli Shqipėrisė. Por a do tė copėtohej nė tri pjesė
Shqipėria nė qoftė se Greqia, qarqet politike tė saj nuk do tė ngrinin
pretendimin e tyre territorial ndaj trevės sė Ēamėrisė. Fatkeqėsi dhe fyerje pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė, pėr
sakrificat qė bėri pėr fqinjėt . Mė vonė ndodhi ajo
qė thoshte Noli i madh:Ata qė u ēliruan me gjakun e mundimet tona ,...janė
mė tė kėqijtė armiqtė tanė.(108) ( Veshje e nje femre Epirote nė Paramithi - Kliko KETU
) ~~~~~~~~~~~ Referencat 1.Straboni.VII,5;Plin,N.H.IV,1:App.Illyr
1. 2.Etol.III,13,44;Strab.VII,325,327
dhe H.Ceka,Perputhje onomastike iliro-epirote,nė "Studime
Historike"nr.2,1965,fq.85 3.H.Ceka,art.i cituar,fq.84 4.Tukid.I,5,1. 5.Shih te Steph.Byz.De Vrbibus et
populis 6.Tukid.I,16. 7.Isokrati Harpokration dhe Suida 8.Strab.1,10 9.H.P.Sh.fq.46,F.E.Sh.fq.241,F.Gj.S.Sh.fq.431
10.F.E.Sh.fq.242
11.Po aty,fq.241-242 12.H.P.Sh.fq.46 13.Po aty,fq.43 14.Po aty,fq.43 15.Strab.VII,5 16.N.G.L.Hammond:fq.290 dhe E.Leppore;vep e cit.Tukidit. 17.Te Nilsson,po aty. 18.Tukid.I,14,3;18,2;I,24IV,126,II,96,97 19.Po aty. 20.Strab.VII,321 21.Scymn.Europa
450 22.Polyb,XVIII,58 23.Liv.XXII,34 24.Plin.III,45 25.Tukid.po
aty. 26.Steph.Byz.;De urbibus et populis,shiko emrin Athamania. 27.N.Nilson,vep.e
cituar fq.137,D.Mustilli,art.i cituar fq.137 28.Strab.VII,321 29.F.Prendi.Mbi
rezultatet e kėrkimeve nė fshatin Vodhinė tė rrethit tė Gjirokastrės,nė Bul.i shkencave
shoqėrore nr.I viti 1956,fq.181 30.F.Prendi.Tumat nė
fushėn e fshatit Vajzė-Vlorė,nė Bul.Shk.Shoq.nr.2viti 1957,fq.106 31.S.Islami,H.Ceka,F.Prendi,S.Anamali,Zbulime
tė kulturės ilire nė luginėn e Matit,nė; Bul.Shke.Shoq.nr.1viti
1955,fq.134,S.Islami dhe H.Ceka,Tė reja mbi lashtėsinė ilire nė territorin e
Shqipėrisė,nė Konf.I.,tė stud.Alb.Tiranė,1962,fq.452 32.H.Ceka,Diskutim
mbi Kumtesėn e Dhimosten Budinės nė Konf.II,tė stud.Alb. 33.Nga burimet e
shkruara,pėrmendet qyteti i lashtė i Antigonesė.Deri tani ky emėr i ishte
veshur herė kalasė sė Tepelenės,herė kalasė sė Leklit afėr grykės sė
Kėlcyrės.Kjo ėshtė bėrė nė bazė tė komentimit tė burimeve tė shkruara,qė
tėrthorazi bėjnė fjalė pėr kėtė qytet.Mirėpo gėrmimet arkeologjike tė vitit
1965,tė ndėrmarra nė qytetin e lashtė tė Jermės nė rrethin e
Gjirokastrės,nxorrėn nė dritė njė material mbishkrimor:13 copė libreza votimi
prej bronxi,nė njėren faqe tė cilave lexohet emri (Antogonea).Kjo pėrmbysi
identifikimin e Lekėl-Antigone.Vetė zbulimi i kėtij emri nė kėtė qytet dhe
numri i shumtė i librezave na shtyn tė pranojmė si mė tė mundshme qė ky emėr
tė lidhet me rrėnojat e Jermės. 34.Dh.Budina.Rezultatet
e gėrmimeve nė qytetin Ilir tė Jermės,nė Materiale tė Sesionit Arkeologjik,viti1966,fq.146
35.B.Jubani,Keramika
ilire e qytezės sė Gajtanit,nė Stud.hist.nr.2,viti 1966,fq.63 36.N.Jubani,H.Ceka,Gėrmime
nė qytezėn ilire tė Rosunjės rrethi i Tropojės. 37.S.Islami,Premjet
monetare tė Shkodrės,Lisit dhe Genthit,nė Studhist.nr.3viti 1966,fq.27 38.F.Prendi,artik.i cituar fq.125:M.Korkuti,artik.i cituar fq.166 39.S.Islami,H.Ceka,F.Prendi,S.Anamali,artik.i cituar fq.131 40.F.Prendi,artik.i cituar fq.26 41.Etol.III,13,44;Strab.VII,327 dhe H.Ceka,Pėrputhje onomastike
iliro-epirote,nė Stud.His.nr.2 viti 1965,fq.85 42.H.Ceka,artik.i cituar fq.85 43.M.Nilsson,vep.e cituar 44.Po aty 45.K.Bozhori,Dh.Budina,Disa mbishkrime tė pabotuara tė theatrit tė
Butrintit,nė Stud.hist.nr.2 viti 1966,fq.176-189 ,nė zbėrthimin e emrave ka
patur mirėsinė tė ndihmon edhe V.Toēi. 46.Po aty 47.Po aty. 48.S.Islami,Premjet monetare tė Shkodrės,Lisit dhe Genthit,nė
Stu.hist.nr.3 viti 1966 fq.27 49.V.Toēi,Mbishkrime e relieve nga nekropoli i Dyrrahit,nė
Bul.shk.shoq.nr.2 viti 1962, fq.128 50.H.Ceka,artik.i cituar fq.87 51.H.Krahe"Lexikon
altillyrischer Personnennamen"Heidelberg,1929,Vangjel
Toēi,artik.i cituar fq.128 dhe literatura e citueme prej tij,H.Ceka,artik.i
cituar fq.87 52.S,Islami,artik.i cituar fq.20 53.H.Ceka,Elementi ilir nė qytetet Dyrrahium dhe Apollonia,nė bul.e
shken.shoq.nr.3/4,1959 fq.136,V.Toēi,artik.i cituar fq.128 54.H.Krahe,vep.e cituar,V.Toēi,artik.i cituar,fq.129 55.Tukiditi,II,50,5,6. 56.Steph.Byz.,De urbibus et populis,(shiko fjalėn Algestaio). 57.E.Ēabej,Problemi i autoktonisė sė
shqiptarėve nė dritėn e emrave tė vendeve,nė Bul. e shke.shoq.nr.2,1958,fq.61 58.Strab.VII,328 59.Malte Brun,Precis de la geographie
universale,1810-1829,Paris 60.Pouqueville,Udhėtime nė More,nė
Konstandinopojė,nė Shqipėri dhe nė vende tjera tė Perandorisė
Osmane gjatė viteve 1798,1799-1800 dhe 1801,Paris
1805 61.Ch.Brouchneri,Fjalor gjeografik,Venedik,1770 62.Teodor Momsen,Historia e Romės sė Lashtė 63.E.P.Hamp,OnLeibnizs Third Albanian Letter,Zeitschrift fur
Balkanologie,Je XVI/1, 1981,fq.34-36 64.M.Reiter,Leibnizens
Albanelbriefe,Zeitschrift fur BalkanologieJg.XVI,1980,fq.82-93 65.C.V.Lajbnic,Albanerbrife,Hanovėr,24
janar 1705 66.J.G.Herdez,I deen zur Geschichte
derMenschheit,Leipzig,1868,vol.III,fq.99 67.J.E.Tunman,Kėrkime rreth historisė
sė popujve tė Evropės Lindore,Leipzig,1774 68.Franc Bop,Uber das Albanesisch in
seinen verwandtschaftlichen Beziehungen,1855 69.J.Riter Fon Ksilander,Gjuha e
albanezėve ose e shqiptarėve,Frankfurt am Main,1835 70.J.G.Fon Han,Albanesische
Studien,Wien,1854 71.J.F.Falmerajer,Elementi shqiptar
nė Greqi,Munchen,1857 72.T.Mommsen,Historia e Romes,Leipzig,1932."Historia e Romės sė
lashtė,Roma-Torino 1904,vėll.II,Libri i IV,kreu V,fq.142
73.Paul Kreqmer,Einleitung in die
Geschichte der griechischen Sprache,(Hyrje nė historinė e gjuhės
greke),Gottingen,1896 74.P.Kretschmer,po
aty. 75.P.Kretschmer,Fiset
Ilire,po aty. 76.P.Kretschmer,Sprachliche
Vorgeschichte des Balkans,(Parahistoria gjuhėsore e Ballkanit),Revue
Internationale des etudes balkaniquee,vol.II viti 1935 fq.41-48 77.Hansjėrg Frėmmer,Die
Illyrer,Karlsruhe,1988 78.H.Frėmmer,po aty(Vitet e errėta)565-850 79.Deukalioni,Fjalor i
Mitologjisė,fq.57 80.Po aty. 81.Emile Isambert,Inteneraire deskriptiv
historique et archeologique,1861,fq.867-869 82.Burime tė zgjedhura pėr historinė e
Shqipėrisė,vėll.I,,Ilirėt dhe iliria te autorėt antikė, fq.218-219;Plutarchi I-Vittae Parallelae 4,7. 83.Av.M.Kokolari,Nuk mbulohet dielli me shoshė,"Bashkimi i
shqiptarėve"nr.6,fq.4, dt.15 shtator 1993,Tiranė 84.Po aty. 85.J.G.Fon Han,"Reise von
Belgrad nach Salonik",1858,-Peter Robert Franke,"Alt-Epirus und das
Kėnigtum der Molosser",Erlangen,1954,(Epiri i lashtė dhe mbretėria e
molosėve),Mynchen-Bon,1949-54 86.P.R.Franke,"Albanien im
Altertum",Antike Welt,Sondernumner,1983 87.U.M.Leek,"Travels
in 88.Dr.Milan
Shuflai,"Serbėt dhe shqiptarėt"fq.180 89.Emile Isambert,vėll.i cituar fq.859-867 90.Av.M.Kokolari,vep e cituar,Dr.Ali Hadri,HPSH.Prishtinė,1966,fq.42-43
91.Dr.Ali Hadri,po aty. 92.Edison L.Clark,"Racat e Turqisė
Evropiane,historia e tyre,gjendja dhe prospektet", 93.Edison L.Clark,po
aty 94. 95.Sh.Delvina,"Rreth
origjinės sė suljotėve",Bujku,nr.1424,fq.10 ,maj 1996 Prishtinė 96.Neos Kuvaras, 97. 98."Moniteur
Universale", 99.Abdyl
Frashėri,"Popullsia greke nė Epirin e Ri dhe tė Vjetėr",fq.100 100.Dr.Muhamet
Pirraku,"Kultura kombėtare shqiptare deri nė Lidhjen e
Prizrenit",Prishtinė 1979,fq.11-20,"Dielli",nr.21/27,1979 101. Mr.Kolė
Krasniēi,"Roli i fesė nė ruajtjen e identitetit dhe tė harmonisė
kombėtare te shqiptarėt",Vjenė
1996,fq.56-58 102. Ahmet
Hamiti,"Ēėshtja shqiptare",Koha,nr.14/1991,fq.26 103. Liman
Rushiti,"Stradanja albanskog Naroda na Kosovu
"1912-1918,Zagreb 1991,fq.24 104. Dr.Muhamet
Pirraku,"Kultura kombėtare shqiptare deri nė
Lidhjen e Prizrenit",Prishtinė 1979,fq.6. 105. Vjetari
Statistikor i Shqipėrisė,1991,fq.12 106. Konferenca
e Ambasadorėve (1912-1913),shih.FESh.fq.503 107. Dr.Muhamet
Pirraku,"Ripushtimi jugosllav i
kosovės",fq.7 108. Agim Shehu,"Kombi",Tiranė,nr.8,fq.4 Gjilan;23.04.2006 |