Marrėveshja
antikombėtare e Ahmet Zogut !
Marrėveshja Pashiē - Ahmet
Zogu e gushtit 1924
Shkruan: Dr. Shyqyri
HYSI
Ahmet Zogu
= Nikolla
Pashiē
Gjatė rrjedhave tė historisė
sė njerėzimit dhe historisė sonė kombėtare njihen disa marrėveshje tė
fshehta, tė cilat pėr publikun e gjerė janė marrė vesh pas shumė kohėsh. Njė
prej marrėveshjeve tė fshehta me pasoja tė rėnda kombėtare pėr shqiptarėt
ėshtė marrėveshja Pashiē-Ahmet Zog e lidhur nė gusht tė vitit 1924. Njoftimet
publike pėr kėtė marrėveshje pa dhėnė detajat e saj, fillimisht u botuan nė
faqet e shtypit tė diasporės shqiptare nė Gazetėn Dielli. Mė e shpejtė pėr
tė siguruar tekstin e kėsaj marrėveshje u tregua pala italiane, e cila brenda
njė kohe relativisht tė shkurtėr siguroi tekstin nė dy kopje. Kopjen e parė e
siguroi atasheu ushtarak italian nė Beograd, nė nėntor tė vitit 1925 dhe tė
dytėn e pėrcolli pėr nė Romė mė 9 janar 1926, i ngarkuari me punė nė Tiranė
Tomas Asereto. Historiografia shqiptare megjithėse ka patur dieni kėtė
marrėveshje, nuk e ka publikuar pėr ta bėrė prezente.
Pas viteve nėntėdhjetė,
marrėveshja ėshtė botuar e plotė nga studiuesit Marenglen Verli dhe Shyqyri
Hysi. Studiuesi Marenglen Verli (drejtor i HI), nė mars tė vitit 2007,
prezantoi faktin nė punimin Kosova, sfida shqiptare nė historinė e njė
shekulli (faqe 126-140 me titull Rreth njė marrėveshje tė A.Zogut tė vitit 1924). Po tė njėjtin fakt
nė muajin shkurt, tė po atij viti, pedagogu i universitetit tė Gjirokastrės,
Shyqyri Hysi, e botoi nė monografinė Rauf Fico shtetar dhe diplomat i
shquar (faqe 74-78, me titull Marrėveshja Pashiē-Ahmet Zogu e gushtit 1924).
Dokumenti i zbuluar nga
studiuesi Marenglen Verli ėshtė nė gjuhėn italiane, ndėrsa dokumenti i bėrė
prezent nga Sh. Hysi, ėshtė nė gjuhėn shqipe. E pėrmendim kėtė fakt pėr tė
theksuar prezencėn e dokumentit nė dy forma. Pala greke qė ishte nė sinkron
me Beogradin pėr ēėshtjen e Shqipėrisė, pasi u njoh me marrėveshjen, nxitoi
dhe mori premtimet pėrkatėse prej Zogut. Pėr dijeninė e palės geke me kėtė
marrveshje, na njofton M. Frashėri (Ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė) nė vitin
1925, me anė tė njė telegrami tė dėrguar nga Athina nė Tiranė, nė tė cilin
theksonte: Kollokotroni ...mė bėri fjalė pėr do premtime qė paska bėrė z.
Ahmet Zogu kur ishte nė Beograd.
I pari shqiptar qė u njoh me
kėtė dokument ishte diplomati gjirokastrit Rauf Fico, i cili mė 1928 ishte
ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė Beograd. Rauf Ficua gjatė bisedės me
ish-Ministrin e Punėve tė Jashtme Jugosllave, Ninēiē, do tė dėgjonte pėr herė
tė parė se Zogu ishte kthyer nė Shqipėri nė bashkėpunim dhe me ndihmėn e
Qeverisė sė Beogradit....se Zogu kishte firmosur me Qeverinė e Beogradit njė
akord tė vėrtetė politik, duke premtuar nė shkėmbimin e Shėn Naumit. Pas afro
dhjetė vjetėsh nė vitin 1937 kur Ficua ishte ministėr fuqiplotė nė Athinė,
gjatė debatit me palėn greke, pėr hapjen e shkollave private greke nė Himarė
dhe shkollave publike nė gjuhėn shqipe nė Ēamėri, i pėrmendet edhe fakti se
midis Zogut dhe palės greke kishte njė marrėveshje si ajo me jugosllavėt.
Megjithatė deri mė sot njė marrėveshje e tillė nuk ėshtė publikuar, duke
mbetur nė potencė ēėshtje pėr zbardhje.
Sutudiuesi i parė qė e ka
trajtuar kėtė marrėveshje nė mėnyrė tė plotė ishte italiani P. Pastoreli.
Dokumenti me 16 pika i marrėveshjes Pashiē-Ahmet Zogu, qė ai ka analizuar,
gjendet nė AQSH nė gjuhėn italiane dhe konsiderohet njė tekst i plotė sikurse
edhe ai nė gjuhėn shqipe, qė gjendet nė arkivin e MPJ. Pas tij edhe
Avramovski pėrmend kėtė marrėveshje, por thekson se nuk ka asnjė dokument tė
shkruar, ēka nuk ėshtė e vėrtetė. Mesa duket atėhere ai nuk e kishte
mundėsinė pėr ta njohur kėtė dokument tepėr sekret.
Marrėveshja theksonte:
1.Shipėria impenjohet ti bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal.
2.Kryetar i shtetit shqiptar do tė jetė
Ahmet Zogu, qė mė vonė do tė njohi dinastinė Caragiorgvitch.
3.Qeveria Jugosllave, me gjithė mjetet
diplomatike dhe ushtarake, do tė njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i
atribuon me njė herė njė kontribut vjetor tė shtetit.
4. Ministria e Luftės Shqiptare do tė
anullohet dhe Shqipėria heq dorė qė tė ketė njė ushtri Kombėtare.
5.Shqipėria do tė mbajė njė
gjindarmėri aq tė fortė sa tė mbaj qetėsinė e brendshme tė vendit pėr tė
ndaluar e ēfarosur ēdo lėvizje tė ngritur kundėra Ahmet Zogut dhe kundra
regjimit tė vendosur prej tij.
6.Nė kėtė gjindarmėri do tė bėjnė
pjesė edhe oficera rus tė ish ushtrisė tė Gjeneralit Ėrangel qė tashti
ndodhet nė Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do tė mbajė atė gjandarmėri me
mjete financiare dhe armė.
7.Nė gjandarmėri mund tė hyjnė pėr
tė shėrbyer edhe oficerat jugosllavė dhe tė tjerė qė qeveria Jugosllave do tė
pranoi nė interes tė dy vendeve.
8.Midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė
do tė stabilizohet njė bashkim doganal nė bazė tė sė cilės akordohet liri e
plotė e importimeve dhe eksportimeve tė mallrave tė dy vendeve. Edhe transiti
nėpėmjet kufijve tė dy vendeve do tė jetė i lirė pėr ushtarėt e dy vendeve.
9.Pėrfaqėsuesit e jashtėm Jugosllav
do tė ngarkohen edhe pėr interesat e Shqipėrisė, e cila heq dorė qė tė mbajė
zyra diplomatike dhe konsullata tė saja jashtė shtetit.
10.Qeveria shqiptare duhet tė
deklarojė pranė Konferencės tė Ambasadorėve nė Paris qė tėrheq pretendimin e
saj pėr sovranitetin mbi Manastirin e Shėn Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit
e Klementit qė mbeten nė zotrimin e Jugosllavisė.
11.Kisha Ortodokse Shqiptare do tė
tėrhiqet nga Patriarku i Kostandinopulit dhe tė bashkohet gjerarkisė
Ortodokse tė Beligradit, kėshtu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do tė varet
nga ajo Jugosllave.
12.Qeveria shqiptare do tė heqė dorė
nga njė politikė ngushtėsishtė kombėtare dhe nuk do tė interesohet pėr
elementin shqiptar jashtė kufijve tė veta. Ajo impenjohet veē kėsaj qė tė mos
pranoi nė tokėn e saj kosovarėt dhe elemente tė ditur dhe tė dyshimtė dhe
segmentet e tyre kundėrshtare tė politikės jugosllave.
13.Pėr ēdo konēesion qė Shqipėria do
tė bėjė vendeve tė tjera ajo ėshtė e detyruar tė marrė pėlqimin nga Jugosllavia.
14.Nė qoftėse Jugosllavia ėshtė nė
luftė me Bullgarinė dhe Greqinė, Qeveria Jugosllave, do tė ketė tė drejtėn tė
rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25 mijė vullnetarėsh me qėllim pėr t“i
pėrdorur nė frontin bullgaro-grek. Nė rast gjendje lufte midis Italisė dhe tė
Greqisė kundrejt Shqipėrisė, ushtria, jugosllave do tė ketė tė drejtė tė
okupojė gjithė tokėn shqiptare pėr ti siguruar kėshtu Shqipėrisė gjithė
tokėn e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
15.Qeveria Shqiptare nuk mund t“i
deklarojė luftė asnjė shteti pa pėlqimin preventiv tė Jugosllavisė.
16.Ky traktat ėshtė sekret dhe nuk
mund tė zbulohet e tė shtypet pa pėlqimin e dy anėve.
Vlen tė pėrmendim se kjo
marrveshje ėshtė kontestuar prej disa studiuesėve. Pas vitit 1990 nė disa
shkrime mbrohet ideja e hedhur nga Foreign Office, se kjo marrėveshje ėshtė
hedhur pėr konsum diplomatik prej MPJ Jugosllave pėr ta vėnė Zogun nė pozita.
Gjithėsesi mbetet njė dokument arkivor qė kėrkon njė angazhim tė veēantė, sikurse
ėshtė fakt qė disa pika tė saj Zogu i zbatoi me pėrpikmėri.
Duke e dėrguar pėr herė tė
parė nė faqet e shtypit shqiptar kėtė marrėveshje, tė padekonspiruar pėr
publikun e gjerė mė parė, nuk synohet as denigrimi as rivlerėsimi i figurės
sė Zogut, por informimi objektiv, i diplomacisė, politikanėve dhe publikut tė
gjerė shqiptar. Le tė shpresojmė se dokumenta tė tilla origjinale, tė
pabotuara mė parė, do tu shėrbejnė sadopak studjuesve tė kėsaj periudhe.
--------------------------------------
LETĖRKĖMBIMET
E AHMET ZOGUT ME DUĒEN DHE HITLERIN
|