Sferat
e interestit tė Fuqive tė Mėdha SFERAT E INTERESIT NĖ BALLKAN DERI NĖ KONGRESIN E BERLINIT
Shkruan: Naim KRASNIQI * imikr@gmx.de 21. 10. 2007
Shkatrrimi i dy Perandorive, Perandorisė Romake dhe asaj Bizantine,
bėri qė gjatė lindjes, zhvillimit dhe krijimit tė mbretėrive e mė vonė tė
shteteve tė ndryshme tė kemi shumė konstalacione tė interesave tė tyre, qė tė
kanė ndikim nė zgjerimet teritoriale, ( ku dhe planifikuan ndikimet e tyre si
nė aspektin diplomatik, po ashtu edhe nė atė ushtarak)
Kėto rrethana, po thuaj se u dominuan deri nė
Kongr.esin e Vjenės. Gjatė kėsaj periudhe kemi shumė luftėra tė karakterit tė
mbretėrive, qė luftonin pėr zegjerime tė teritoreve, (por duhet kuptuare se
ato nuk ishin shumė tė konsoliduara), prandaj mė tepėr ishin luftėra tė
karakterit lokal. Po ashtu kemi edhe luftėra fetare, e kėto u karakterizuan
mė shume pas daljes sė Perandorisė Osmane nė skenėn ndėrkombėtare e
sidomos pas kalimit tė tyre nė Ballkan. Pra kėto ishin luftėra qė nuk kishte
aleanca, por gjithė se cili mundohet tė mbrohej ose tė merrte sulme
preventive pėr tė mrojtur teritoret e tyre e ndoshta edhe tė zgjeronin
ndopak, duke i shfrytėzuar dobėsitė e kundėrshtarit.
Pra nuk kishte Aleanca tė forta nė mes tyre. Kėshtu qė nė Perėndim gjatė
mesjetės kemi forcimin dhe ndikimin e Papatit, ndėrsa nė lindje zgjerimin e
Perandorisė sė shpejtė romane (Bizantin) si dhe
lindjen dhe forcimin e Perandorisė Osmane. Ky ekuilibėr forcash zgjati deri
nė Revolucionin Borgjezė Francezė (1789). Pas kėtij revolucioni kemi forcimin e
sistemit Republikan. Forcimi i (Francės nė kohėn e Republikės), i kėtij
sistemi, (nė aspektin e rregullimit tė mbrendshėm) bėri tė kuptohej, se tani
e tutje luftrat do tė bėheshin pėr forcimin si dhe zgjerimin e teritoreve tė
tyre. Si rezultat tė kėtij revolucioni kemi luftėrat
e shumta qė bėri Franca. Kėtu duhet tė permendim qėndrimin "RAISON
D' ETAT", tė princit (kardinalit) RISHELJ, ku
pėrcaktohej qartė "politika e jashtme franceze, parim qė shtetet tjera
tė Evropės e adaptuan nė shekullin qė po vinte". Me
kėtė politik tė jashtme Franca nė atė kohė fillojė dominimin dhe mė
vonė zgjerimin teritorial tė saj, duke shfrytėzuar edhe pėrēarjet, (s'pari tė
fqinjve tė saj) siē ishin mbretėritė e varfėr
dhe tė pėrēarė gjerman, po ashtu edhe dobėsimin e Spanjės, ndėrkaq
kemi zgjerimin e Perandorisė Osmane, qė Francėn nuk e
pėngonte, nė fillim tė zgjerimit tė saj, (sepse ishte shumė largė interesave
tė saja, nė kuptim gjeografik). Kur erdhi Napoeloni nė pushtet ai e
gjteti (tė themi) njė infrastrukturė mirė tė pregaditur diplomatike. Atij ju
desht vetėm
ti mobilizonte dhe forconte forcat ushtarake dhe tė fillojė zgjerimin teritorial.
Kur Franca mbėrriti "zenitin" e saj politik dhe ushtarakė,
shtetet evropiane filluan tė mendonin pėr rrezikun qė u kanosej. Por nė
kėtė kohė kemi edhe lindjen e njė fuqije tė re nė Evropėn lindore, forcimin e
Rusisėė, e cila me metoda tė ndryshme krijonte
konflikte nė Evropė, e sidomos nė kohėn e Aleksandrit tė madh, ku haptas
shprehte aspiratat pėr perėndimin, duke shfrytėzuar elementin sllavė nė
Ballkan. Aleksandri, qė u bė i njohur si
reformatorė, pasi qė kishte reformuar Perandorin e "kalbur" ruse,
ai fitoije nje simpati edhe tek qarqet evropianie, duke e shfrytezuar
autoritetin e tij, ai ne vitin 1804, i propozon
kryeministrit britanik, William Pitti i Ri, qe te behet nje PAQE UNIVERZALE,
ku duhej me i dhane fund Feudalizmit, e te ndertohej nje rend i ri shoqerore.
Pitti, kete e kuptoje si afrim i Rusise qe po i
behej Britanise, e ne anen tjeter duke ju frikesuar forcimeve te madhe
franqeze qe kishte ndodhur ne Evrope, e terehoqi shume ky propozim i
Aleksandrit, per kunder qe kishte rezervat e tija ndaj Aleksandrit. Propozim i Aleksandrit u prite me interesim edhe nga shtet tjera,
por edhe ne Perandorinė Osmane pati ndikim, pas qe sistemi i saj i mbredeshem
nuk ishte reformuar po thuaj me dekada, e nga ana tjeter kryengritjet e e
lufterat e mbrendeshme (ne mjedise te teritorit te saj qe zhvilloheshin nga
popujte e roberuar) e po ashtu edhe ato te jashtme , lenin per te deshiruar.
Prandaj ky propozim ishte i mreseardhur edhe per Perandorine Osmane. Ndersa
per anglezet ishte nje brenge, tjeter me e rendsishme, zgjerimet ruse ne linde (Azi), ku britaniket nuk deshironin te
rrezikoheshin interesate e saj ne kete rajon, pasi qe sic dihet keta
mbizoterojn ne keto teritore, sepse deri tani ata pak interesoheshin per
interesa ne Evrop, pasi qe ishin nje ishull te ndare, dhe po thuaj se vetem
percjellnin ngjajet, duke mbajture nje vije neutraliteti karshi forcave qe
ishin ne Evrop. Por forcim franqeze nuk e inkujaronte, e tani ky propozimi
rus e shtyri qe te mendonin me seriozisht edhe per keto teritore. Britaniket
filluan te kontaktonin me mbreterite prusiane, pasi
qe keta ishin te perēare, por ne anen tjetere, anglezet shihnin si nje elemet te forte Prusianet, (qe
ti perdorin karshi forces Franceze, dhe aspiratave ruse) ne Evropen
qenderore. Mbreterite prusiane ne kete kohe kishin antogonizma te medha ne mes veti, sa qe nganjehere me teper
favorizonin Francen, (mbreterit ne perndim te Prusise) por edhe ndikimin ruse
qe filloj te depertoje ne keto territore. Pra per herė te
parė nga Paqja e Vestfalijes, tani nga Rusia cariste vinte nje propozim per
nje rregullim me" liberal" te shteteve, por se si do te
zhvilloheshin ngjarjete do te shihet me vone, eshte koha, kur ne Rusi
sundonta sundimi autokrat i Aleksandrit, prandaj, anglezet e moren me
rezerva, por ishin te detyruar, per shkak te rrezikut franceze. Por, keto
kontakte ruso-angleze nuk mbeten pa u vrejtur nga francezet, por edhe nga
princerit gjerman, sepse qysh pas fitores se Revolucinit Francez, vreheshin
ndryshime, e sidomos ne vendet ku ende sundonin maredhenjet
feudale, keto vende, revolucionin e shihnin si
rrezik te tyre. Keshtu qe u be nje koalicion kunder Frances, ku u perfshine te gjitha vendet e Evropes, qe te pengonin depertimin e
ideve borgjeze ne vendet e tyre. Por sic shkruan GETE,"
Ne kete vend dhe ne kete dite, filloi nje epoke e re ne histori". Andaj
edhe filluan kontaktet e pare diplomatike per ndarjen e sferave te dominimeve .Edhe pse ne Deklaraten e dalur nga
Kuvendi i Revolucionit ,per te drejtat e njeriut, thuhej se
"populli i frances do ti permbahet ligjeve luftarake gjate kohes se
luftes dhe se ne as nje menyre nuk do te perdoret forcen kunder
nje populli te lire", Franca tani me ishte bere Perandori, cka jep
me kuptuar se nuk mungonte perdorimi i forces, por dihet se per te arritur
qellimet edhe forca arsytohej. Duke pare keto zhvillime, ruset te paret rane ne kontak me Napoleeonin dhe ben plane per ndarjen e
sferave te interesit ne Evrope, ku perfshihej edhe Ballkani. Ministri i
jashtem Napoleoni, (Taleri) doli me nje Projket ne vitin 1805, ku kerkonte
ruajtjen e Perandorise Osmane, duke i quajtur ato teritore si "res
mullius" te askujte, prandaj kerkonte qe ato te mbesin ashtu sic jane
nen Perandorine Osmane. Kete teze e arsyetoje para Napoleonit duke thene;
" Sot s'kemi cka te frigohemi nga Turrite. Ata munden vetem
vetevehten ta frikojne. Por rrezikun turk sot e zavendeson rreziku rus.
Vetem Austrija mundet qe ti bllokoje rust, andaj duhet ta perkrahim dhe ta
forcojme Austrine". Mirepo kete propozim te Talerit, Napoleoni e
refuzoje, sepse ne anen tjeter Princi rus dhe
ai francez zhvillonin bisedime te feshehta, ku arriten qe edhe ta kene
nje pajtim per ndarjen e Evropes ne sfera te interesit. Por nuk munden
te mirreshin vesh per ndarjen e Perandorise Osmane, ku me vone Napoleoni
deklaroje se "Kam mundur vet te ndaje
Perandorine Turke me Rusine. Kjo ka qene ceshtje qe shume here e kemi
biseduar, por Rusia gjithe here e ka shpetuar Turqin". Tani ēeshtja e ndarjes se sferave te interesi
po depertonte neper kancelarite evropiane, e po ashtu edhe ne
Porten e Larte, ēeshtjet filluan te komplikoheshin se kush do te fitonte
ndikim me te madhe ne teritoret evropiane (te Perandorise Osmane), por neper
keto mbreteri ekzistonte bindja, se nuk do te ishte leht per dominim, por
tereni me i pershtatshem ishte Ballkani, ku sundimtari i tyre filloj te
quhej "i semuri i Bosforite", prandaj Rusia nuk pajtohej qe te
ndante sferate e interesit me Francėn ne keto teritore. Per keto bisedime
ishte e involvuar edhe Austrija, e cila pretendonte teritore ne Ballkan, e ne anen tjeter kishte nje mbshtetje te
Francezeve, duke ju sugjeruar qe te mos lejojne shkaterrimin e Perandorisė
Osmane, sepse me kete nuk do te pengohej depertimi i Ruseve ne Ballkan.
Kancelari austiak, Metenik, kishte planet e tij per zgjerim ne Ballkan, prandaj edhe kundershtonte planet Ruse.
Por eshte interesante, se te gjitha keta e dinin se Perandoria Osmane ishte
shume e dobesuar, dhe te gjithe shprehnin aspiratat
per keto teritore, por asnjehere nuk pajtohej qe te sulmonin apo ta
shkatrronin, sepse prisnin castin se si do ti realizonin aspiratat e tyre,
karshi ketyre teritoreve. Por Napoleoni shihet se vetem nuk do te mundte ta shpetonte Turqine, e ne anen tjeter shihen
qellimet ruse e pse jo edhe ato austriake, gje qe kjo (Austria) e fundit doli
me propozimin per formimin e nje shteti te krishter, e ky shtet do te ishte
Mbretria Greke, qe do te jete nje balancim mes Perandorise Osmane dhe Rusise,
e qe do te kenin te drejte qe te interesoheshin per kete shtet krishter, por
nuk do te kundershtojne edhe nese do te formohej nje shtet i ri, sic
ishte Bullgaria, qe te kenaqeshin interesat ruse per nje shtet sllave, e
keshtu te behej nje balancim forcash. Eshte interesant ky propozim austriak,
kur mendonte qe te formoheshin keto dy shtete e jo edhe shtete tjera qe
cenonin interesat e saj. Por si duket dinakria e
diplomacise ruse do te dilte triumfuse. Prej propozimit te Aleksandrit qe i
beri Anglise per nje rend te ri liberal, popujte sllave
filluan me te madhe kryengritjet e tyre per clirim nga Perandoria Osmane, e
kjo kuptohej se cka permbanin keto qellime, sikurse ai austriak per Greqi dhe
Bullgari. Por Napoleonin dhe Aleksandrin arriten qe te lidhin nje mareveshje
per ndarjen e Sferave te interesit ne Evrope e
konkretisht me Ballkan kjo u arrite me
25 qershor te vitit 1807. Por ne shkurt te vitit
1808 , ambassdori francez, i ofroj ministrit te jashtem te Rusise nje
projekte tjeter per ndarjen e teritoreve te Perandorise Osmane. Projekti
franceze parashihte qe Turqia te shtrihej deri ne
Stamboll dhe nje pjese te Rumelise, Franca do ta mirrte Shqiperine, nje pjese
te Bosnjes, Moren dhe Kreten, e Rusia Besarabine, Moldavinė, Vllahinė dhe
Bullgarinė, ndersa Austrise do ti takonin Kroacia dhe nje pjese e Bosnjes.
Ndersa per Serbinė, (pas Kryengritjes se pare te
tyre, ka qenė marveshja per nje pavaresi te udhehequr nga nje prince austriak
ose ndonje tjetere) te mbetej ajo qe ishin marre vesh. Ky ishte projeti
franceze, por ne te vertet ishte edhe nje projekt
austriak, ku parashihej qe Perandoria Osmane te mos kishte dalje ne
Evrpoe, e Austrija te kete ndikimin e saj perveē Kroacise dhe nje pjese te
Bosnjes edhe ne Serbi, Maqedonin, deri ne Selanik, por ketu thyheshin
"shtizat" e interesave ruse dhe franqeze, edhe pse Serbia nuk ishte
ne sfere te interesit Ruse, sepse Rusia nuk e konsideronte Serbinė si sferė
interesi, por ajo donte ta njhte si teritor te vetin. Keshtu, po thuaje se
keto projekte ndryshonin nga takimi ne takim, sepse
te medhenjet kur bisedonin per keto sfera se cili mbronte interesat e tyre,
por ne nje takim ne mes te carit rus dhe Napoleonit, Aleksandri
deklaron se" ne as nje menyre s'do ta kalonin Danubin trupat
tuja", edhe pse Franca negoconte me Perandorine Osmane qe ne raste te
nje lufte ruso - frenge , te ndihmohej nga ta, e ku i permtonte teritoret nga
Vllahia, Molldavija, Serbinė por do ti jipeshin tere teritore e Detit
te Zi dhe deri ne Krime, e nga ana tjeter Austria do te merrte teritoret e
larte permendura. Ne vitin
1828, kemi edhe nje projekte per ndarjen e Ballkanit qe ju
propozua Mbretit rus Nikollai I nga diplomati grek Kapadistrija, ku
parashifej kjo ndarje; -Principata ose
Mbreteria e Dakise, ku do te perfshiheshin Vllahia dhe Molldavia, e qe do ti
takonte mbretreshes ruse Katarina II, -Mbreteria Serbe ku do te prfshinte
Bullgarine dhe Bosnjen, -Mbreteria e
Maqedonise qe ne perendim do te kufizohej ne linjen
Shkup- Selanik, e ne veri me pjesen jugore te Bullgarise do te dilte ne Detin
e Zi, e do te kishte dalje edhe ne Detin Egje, -Mbretria e
Epirit ku do te perfshihej Shqiperia pjesa perendimore e Maqedonise e ne jug do te shkonte deri tek Arta, Trikalla dhe
Platomanija, -Dhe ne Jug do te idhte shteti Grek. Stambolli do te ishte qytet i lire dhe do te sherbente si kyeqytet i
ketyre 5 mbreterive apo shteteve ballkanike . Por Nikollai i I
edhe pse pranoje te bisedoje per kete projekte me nje
komitet me perendimoret, perseri, mbrojti Perandorine Osmane, sepse po
rezikoheshin seferat e interesit rus, prandaj edhe nje here vendosi qe te
ruante Perandorine Osmane. Pasi qe e dinte se kur do te
shihte situaten do ta shkatrronte Perandorine Osmane. Eshte koha kur Franca
dhe Anglia luftonin per pushtimin e hapsirave te
reja neper detera, kuptohet ne Azine e larget dhe Afriken, ku anglezet donin
sa me shume koloni, sepse ajo e kishte te qarte forcen e Frances ne Evrope,
ndersa ceshtjen e Ballkanit e shiqonin si ēeshtje Austriako-Ruso-Osmane.
Kete force te Frances, Anglia e shihte ne dobesite e
mbrendshme te Evropes qendrore qe lejonin kete dominim franceze, prandaj edhe
pritej nje perkrahje nga ruset, duke i joshur, se ky forcim franceze do te
rrezikonte edhe interesate e saj dhe te gjithe sllavet, prandaj priste me
mireseardhej cdo perkrahje ruse. Dhe se do te deshironin nje rend te ri ne Evrope, duhej dermuar Francen, qe shtetet tjera
te perparonin. Prandaj Pitti, sugjeronte ruset, se nuk do te dobesohej
Franca, vetem nese fitojne pamveresinė (ekonomike) Vendet e Ulta,
Danimareken, Holanden dhe Belgjiken, (pasi ruset i kishin propozuar
anglezeve, qe tu njihej pavarėsia ekonomike ketyre vendeve), dhe ku me
teper se 300 Marka, (principate-Fürsten), gjermane do ta joshnin Francen per
te nderhyre, e ketu shihej rreziku franceze, prandaj duhej punuar me gjermanfolsite, qe te organizoheshin dhe forcoheshin si
nje shtet i vetm, me kete mendohej "nje goditje, me dy te rame"
njeren ane nuk paramendonin se gjermanet shume shpejte do te mobilizoheshin
dhe jo vetem qe do te pengonin Francen ne planet e saj, por anglezet edhe
ashtu frikoheshin nga dominimi rus ne Evrope, keshtu qe po te forcohehsin
gjermanet do te ishte i mireseardhur per ta. Prandaj ish frika e madhe franqeze qe
detyruan anglezet, (qe deri me tani nuk mendonin) se
duhej te mirrej me shume me Evropen, prandaj edhe filluan bisedimet me Ruset,
Gjermanet dhe Austriaket qe te mendonin per krijimin e nje aleance kunder
Frances, por kurr nuk mendonon se per nje kohe te shkurte nje Aleat i tyre
prseri do te rrezikonte stabillitetn ne Evrope. Po cili ishte ky aleate.
Perfundimi i luftes anglo-franqeze, zhvillimet e mbrendshme (si dhe lufterat
dhe sulmet nga jashte) kunder Perandorisė Osmane, ndryshimi i
ballancimit te fuqive te medha si dhe vendosja e
Anglise qe te mirrej me shume me Evropen qendroer solli deri te Kongresi i
Vjenes, ku u proklamua se nga ky Kongres, perveē se disa vend do te fitonin
pamvaresinė, do te kete edhe ndryshim ne rregullimet e mbrendshme te
shteteve. Por ne kete Kongres me krenarine me te
madhe vinte Mbreti Aleksander i Rusise, i cili edhe nuk ngurroj qe te
propozoje e cka edhe u vendos qe te izolohet Franca nga takimet e tilla dhe
keshtu, u formua nje Lidhje Kater palshe ne me te Rusisė, Anglise, Austrise
dhe Prusisė, por, me vone u
nenshkrua edhe nje mareveshje tjeter, ku ne te u perfshinė vetem ato shtete
qe kishin ndermend te dominonin ne teritoret e Ballkanit, apo te themi te
teritoreve te Perandorisė Osmane, e keto ishin Rusia, Austria dhe Prusia, e
qe kjo marveshje u quajte Aleanca e Shejte, (me gjithe se kjo e fundit Prusia
nuk perfshinte te gjitha markat gjerma, por prej 300, ishte formuar nje si
Konfedert Pruse, ku benin pjesė nja 80 marka). Kesaj Aleance me vone ju bashkangjite edhe Britania. Por per kunder ketyre vendimeve
qe ishin marrė ne kete Kongres, (qe nga teksti duken qe te
jene shume progresive, Aleancat e bera lane shume per te kuptuare qellimet e
ketyre vendimeve) sepse u pa me vone se ēka ju sollen ne teritoret e
Ballkanit, as gje vetem edhe me shume dominim te pansllavizmit dhe te planeve
te reja per dominim te fituseve kunder Napoleonit, e ne radhe te pare Rusise.
Sepse kjo tani(Rusia) i kishte mundesite edhe me te
medha diplomatike por edhe ushtarake per te ndikuar. Franca e humbur nga
lufta nuk kishte te drejte te perzihej forte ne
sferat e interesit dhe pse faktikisht as nuk kishte mundesi
materiale e luftarake qe te kete ndikim, nje Britani qe e ndjente veten me te
sigurt pas humbjes se Frances dhe krijmit te asaj Konfederate Prusiane, (qe
mendonte se do te bente sado pak rezistenc aspiratve te Rusisė per ndikim,
nje Austri, qe edhe pse paraqiste nje fuqi, per kohe, nuk e rrezikonte Rusine
aq shume dhe te "smurin e Bosforit" qe s'mund ti sheronte plaget
nga sulmet e mbrendshme e le ma te rrezikonte Rusine apo interesat e saj
kudo. Prandaj filluan te dirigjojne sllavet,
qe ata te luftonin dhe te mos pajtoheshin (edhe pse ata nuk kishin humbur po
thuaj se as gje me Kongresin e Vjenes, por nenshkrusit e Traktatit te Vjenes,
ne njė nga keto vendime ishte edhe ruatja e status quos ne Perandorine Osmane,
ku edhe vet Rusia ishte e pajtimit, por punonte prapa skena diplomatike. Por ne kete kohe ne
Evropen qendrore po forcoheshin edhe disa shtete tjera si Danimarka dhe
Holanda, ku edhe keto paraqitnin kerkesat e tyre per pushtim te hapsirave te
reja tregetare. Ne te njejten kohe, Gjermania filloj
te forcohej ne planin e brendshem social, sa qe per nje kohe te shkurter nga
nje vend i perqare arrti qe te bashkohej dhe te shtoje bruto prodhimin e saj,
e nga kjo me ardhjen e Bismarkute si kancelare u shtuan apetitet per
zgjerimin e ndikimit te saj. Por Hapėsirat ishin te
paketa, ne krahasim me kerkesat e shteteve te zhvilluara, prandaj duke u
bazuar ne mbshtetjen e Rusisė, si dhe mos interesimin anglez per
Ballkanin, ajo u orientua ne teritoret e Perandorise Osmane ne Ballkan, edhe
pse shihej qarte se per keto teritore, me te interesuar dhe qe kishin ndikim
me te medha ishin Rusia dhe Austro-hungaria. Edhe pse nga keto vendime te Vjenes
dukej se do te mbizoteronte nje paqe, ajo as qe
ishte. Serbet jo vetem qe nuk u pajtuan, por vazhduan me politiken e saj
"terhiq e mos kepute", ku pershkak te mos mundesisė per pavaresi
nga Perandoria Osmane, pranuan poziten e nje sovraniteti te
kufizuare, por qe ky sovranitet ju jepte te drejte qe te krijonte ngaterresa
me Perandorine, e keto perkraheshin si nga Rusia po ashtu edhe Franca dhe
filluan qe te simpatizoheshin edhe nga Anglia, qe besohej se "kanceri
"i portes se larte po i vinte fundi, por se si do te dukej harta
politike e ketyre teritoreve as vete nuk e kishin te qarte, pas renjes se
dominimit Franceze, Austria tani kerkonte mbshtetje nga Anglia qe ta
perkrahte ne projektet e saja per teritoret ballkanike, po ashtu ne kete kohe
focimi i Gjermanisė rriste shpresat e tyre. Por Bismarku, ne
fillim nuk shprehte aspirata te hapura, por ishte e kote sepse ruset e
dinin se ne nje momenet te pershtatshem, gjermanet do te perkraheshin nga
austriaket, prandaj me te madhe perkrahnin forcimin e faktorit
sllave ne keto teritore, qe ne nje moment, kur te bisedohej kjo ēeshtje,
shtetet perendimore te ishin para faktit te kryer, cka edhe ndodhi pas
Kongresite te Berlinit. Per Kongresin e Berlinit eshte
shkruar e trajtuare shume, por as nje herė ne aspektin diplomatik, por vetem
historik. Eshte thene se Kongresi i Berlinit eshte si rezultat i padrejtesive
te Konferences se Shen-Stefanit, ku dominuan ruset, por cka solli kongresi i
Berlinit. Mendoj se me Kongresin e Berlinit elementi sllave mori
vulen e dominimt ne Ballkan, si dhe u be edhe ndarja
e sferave te interesit Lindje-Perendim. * Autori ėshtė student i
studimeve posdiplomike nė UP - Departamenti i Historisė |