Shqiptarėt nė Greqi
FALMERAJER: GREKĖT E SOTĖM JANĖ NJĖ POPULLSI
E
PĖRZIER SLLAVĖSH
·
Ky shkrim i albanologut Peter Bartl,
ėshtė njė material ekskluziv, i shkruar posaēėrisht me rastin e botimit nė
shqip tė veprės sė famshme tė albanologut
gjerman J. Falmerajer "Elementi shqiptar nė
Greqi". Kjo vepėr e Falmerajerit ėshtė konsideruar si e para
"histori tėrėsore" e shqiptarėve por nė pjesėn mė tė madhe tė saj
trajton historinė e shqiptarėve gjatė mesjetės, dhe ka detaje tė rėndėsishme
pėr periudhėn e Skėnderbeut. Botimi nė shqip i kėsaj vepre ėshtė njė ngjarje
me rėndėsi nė fushėn e botimeve historiografike, por po kaq me rėndėsi ėshtė
edhe pėrpilimi i parathėnies nga historiani Peter Bartl.
( Kush
ėshtė : Jakob Filip
Falmerajer )
Shkruan: Prof.Dr.phil.Peter
BARTL *
( pashtriku.org, 24. XII. 2007 )
" Vetėm kur je i frymėzuar nga njė e vėrtetė dhe vetėm kur
qėndron larg interesit tė pėrgjithshėm mund tė vihesh nė kontradiktė me
gjithė ndjenjat e kohės tėnde dhe me korifejtė e saj". J.
Falmerajer
Kur Falmerajeri (Fallmerayer) shkroi kėta rreshta, ai tanimė ishte
quajtur "Fragmentisti" dhe mbahej si njėri prej shkencėtarėve e publicistėve
mė tė nderuar, por njėkohėsisht edhe nga mė tė diskutueshmit. Ai qe historian, gazetar dhe politikan i lavdėruar pėr
gjuhėn e tij. Franc Babingeri (Franz Babinger), p.sh.,
e quan atė "forca e interpretimit" dhe shprehet: "Bukuria e
gjuhės sė tij tė lė pa mend".
Falmerajeri lindi mė 10 dhjetor
1790 nė Vajler Pairdorf (Weiler Pairdorf), komuna e Ēėēit (Tschoettsch) nė
Briksen (Brixen), nė Tirolin Jugor tė sotėm, ku u rrit nė kushte tė
mjerueshme. Prindėrit e tij ishin fshatarė tė varfėr. Falmerajeri ishte i
katėrti ndėr dhjetė fėmijėt e familjes. Hyri nė shkollėn popullore tė Ēėēit
dhe, qė nga viti 1801, kur i ati hoqi dorė nga ferma
(e cila ekziston ende sot), vazhdoi shkollėn nė Briksen. Mė 1803 u fut nė
korin e shkollės sė katedrales sė atjeshme, ku mori njė "formim tė
pėrsosur humanist".
Mė 1809-1811 studioi teologji dhe
filozofi nė Salcburgun qė dikur i pėrkiste Bavarisė, por shumė shpejt tregoi
mė tepėr interes pėr historinė dhe gjuhėt semitike. Pasi kishte hequr dorė
nga dėshira pėr t'u bėrė prift, mė 1812 Falmerajeri shkoi nė Landshut pėr tė
studiuar jurisprudencė. Por edhe kjo nuk e kėnaqi plotėsisht. Mė 1813 vendos
tė bėjė karrierė ushtarake, prandaj hyn nė ushtrinė bavareze si nėntoger. Mori pjesė nė fushatėn e Francės, ku edhe u
shqua. Mė 1818 u shkėput nga ushtria dhe punoi si
mėsues nė gjimnazin e Augsburgut, ndėrsa mė 1821 dha mėsim nė gjimnazin e
Landshutit, ku u bė pėrfundimisht "mendimtar i lirė liberal". I
nxitur nga ēmimi i Shoqėrisė Mbretėrore Daneze pėr
Shkencat nė Kopenhagė, mė 1822 filloi tė merrej me historinė e Perandorisė sė
Trapezundės, e cila nė atė kohė ende nuk ishte hulumtuar plotėsisht.
Pėr studimet e tij Falmerajeri nuk
shfrytėzoi vetėm kronikat bizantine, por edhe dorėshkrimet e pabotuara greke,
turke e perse tė bibliotekave tė Parisit, Vjenės dhe Venedikut, qė iu vunė nė
dispozicion nga bibliotekarėt e atjeshėm. Ndėr ta qe edhe sllavisti Bartolome
Kopitar (Bartholemeus Kopitar), i cili i mundėsoi konsultimin me dorėshkrimet
orientale nga Vjena. Shoqėria e Kopenhagės e vlerėsoi punimin e Falmerajerit.
Ai qe i vetmi konkurrues i regjistruar qė pretendonte kėtė ēmim.
Mė 1827,
nė Mynih doli nga shtypi "Historia e Perandorisė sė Trapezundės" (Geschichte des Kaiserthums von Trapezunt). Nė parathėnien e saj, Falmerajeri, jo pa njėfarė
krenarie pėr veten, pohon meritėn se "fillimisht historinė kritike dhe
tė dokumentuar tė Perandorisė sė Trapezundės ka filluar ta shkruajė pa pasur
njė paraardhės, udhėrrėfyes apo ndonjė yll orientues (f. XV)". Kjo vepėr
edhe sot e kėsaj dite vlen si bazė pėr historinė e mbretėrisė sė Komnenėve tė
famshėm.
Me
historinė e Trapezundės u pėrcaktua edhe drejtimi themelor i pėrpjekjeve
shkencore tė Falmerajerit nė vitet e mėvonshme. Qė prej vitit 1826, profesori
i historisė sė pėrgjithshme nė liceun e Landshutit
vazhdoi tė merrej me Bizantin dhe grekėt. Kėtu ai zhvilloi teorinė e vet pėr
grekėt, e cila u hodh poshtė nga shumė bashkėkohės tė tij.
Nė parathėnien e veprės "Historia e Perandorisė sė Trapezundės" ai kishte shkruar se "kombi i famshėm i helenėve ėshtė zhdukur nga radhėt e popujve dhe ėshtė
zhytur nė errėsirėn e njė nate katėrshekullore" (f. XV). Kjo tezė u
zhvillua mė tej nė veprėn tjetėr tė Falmerajerit "Historia e gadishullit
tė Moresė gjatė mesjetės" (Geschichte der Halbinsel Morea während des
Mittelalters), vėllimi i parė i sė cilės doli nė Shtutgart mė 1830. Sėrish nė
parathėnie gjejmė informacion pėr idetė e autorit. Ajo fillon me tezėn
provokuese: "Fisi i
helenėve ėshtė asgjėsuar nė Europė. Bukuria e trupave, fluturimi diellor i shpirtit, harmonia dhe thjeshtėsia e zakoneve, arti,
pista e vrapit, qyteti, fshati, madhėshtia e kolonave dhe tempujt, madje edhe
emri i tyre thuajse ėshtė zhdukur fare nga sipėrfaqja e kontinentit
grek" (f. III).
Grekėt
e sotėm janė njė popullsi e pėrzier sllavėsh, "sepse nė dejet e popullit
tė krishterė tė Greqisė sė sotme nuk rrjedh asnjė pikė e vetme gjaku tė
pastėr helen". Tani atje "jeton njė fis i ri i vėllazėruar me fisin
e madh tė sllavėve". Si element i dytė i
popullsisė sė atjeshme janė pėr t'u pėrmendur shqiptarėt: "Dhe njė
revolucion i dytė, ndoshta jo mė pak i rėndėsishėm, i sendėrtuar nėpėrmjet
dyndjes sė shqiptarėve nė Greqi e plotėsoi skenėn e asgjėsimit. Sllavėt
skithikė, arnautėt ilirė, fėmijėt e vendeve veriore, tė njė gjaku me serbėt e
bullgarėt, dalmatėt e moskovitėt (rusėt) janė ata qė ne
sot i quajmė helenė" (f. IV).
Kundėr teorisė sė Falmerajerit pėr
grekėt shpėrthyen menjėherė protesta e kundėrshtime. Por, prapėseprapė, ajo
teori ua hoqi filohelenėve objektin e admirimit tė tyre. Pėr njerėz si mbreti
i Bajernit, Ludvig I, vetėkuptohej qė grekėt rebelė
ishin pasardhėsit e drejtpėrdrejtė tė helenėve antikė. Megjithatė, mė 1830
Falmerajeri u pranua nė Akademinė Mbretėrore Bavareze tė Shkencave si anėtar korrespondent. Gjatė viteve 1831-1834
Falmerajeri shoqėroi gjeneralin rus, kontin Aleksandėr Ivanoviē Osterman -
Tolstoj nė njė udhėtim tė gjatė drejt Orientit: nė Aleksandri, Kajro, Siri,
Jeruzalem, Kostandinopojė, Peloponez e Atikė. Gjatė qėndrimit nė Greqi ai
ndeshi vėrtetėsinė e tezave tė tij, sidomos tė atyre pėr karakterin shqiptar
tė popullsisė sė Atikės dhe tė Beotisė.
Nė njė letėr tė 11 shkurtit 1834,
ai thotė se "e tėrė Atika ėshtė e populluar
nga njerėz shqipfolės dhe nė kryeqytet gjejmė njerėz qė e dinė greqishten
vetėm se u nevojitet. Nė Beoti, pėrjashtuar tre lokalitete, vihet re e njėjta
gjendje". Nė gusht tė vitit 1834, pas njė mungese trevjeēare,
Falmerajeri rikthehet nė Bajern. Liceu i Landshutit ishte zhvendosur nė
Frajzing (Freising), pra ai s'kishte mė ku tė jepte mėsim. Por, mė 1835, ai u
pranua nė Akademinė e Shkencave si anėtar i
rregullt, ku do tė merrte njė rrogė, e cila paguhej nga buxheti i liceut tė
Frajzingut. Kėshtu Falmerajeri u bė dijetar privat dhe, mė 1835, botoi nė
Shtutgart njė tjetėr studim, me anė tė tė cilit
synonte tė pėrforconte teorinė e tij pėr grekėt. Ai titullohej:
"Ē'ndikim pati pėr fatin e qytetit tė Athinės dhe tė krahinės sė Atikės
pushtimi i Greqisė nga sllavėt?".
Studiuesi
konstaton se popullsia e famshme e athinasve tė lashtė, ashtu si grekėt klasikė tė Peloponezit, ėshtė shkatėrruar nga
dyndjet e fiseve barbare. Nė rastin e Athinės pasardhės tė grekėve paskėshin
qenė sidomos shqiptarėt. Shqipja atje paska qenė gjuhė zotėruese.
Hakmarrja
e Falmerajerit ndaj sulmeve tė filohelenėve
Falmerajeri
sjell informacion edhe pėr shqiptarizimin e Greqisė. Sipas tij, dy tė tretat
e Moresė kanė qenė tė populluara nga shqiptarė; Atikėn ai e quan
"Shqipėria e Re". Ky vend nuk ka asnjė lidhje tė afėrt me
helenizmin... Shqiptarėt i konsideron si
"fragment tė ilirėve" dhe pėr gjuhėn e tyre thotė se ka ngjashmėri
me atė tė vllehėve.
Nė Greqi konceptet historike ende
nuk ishin sistemuar. Ato, po tė shqyrtoheshin me sy kritik, linin shumė pėr
tė dėshiruar. Vetė studiuesit mė nė zė tė letėrsisė historike e renditnin
Skėnderbeun nė fisin e helenėve.
Ardhja e Falmerajerit nė Greqi
shkaktoi njė fushatė shtypi dhe sulme tė pandėrprera verbale kundėr tij. U
akuzua se nuk kuptonte greqisht dhe se paskėsh shkruar njė libėr me "marrėzira
gjermane", ku popullsia e Greqisė sė sotme paraqitej si njė pėrzierje e
kolonėve barbarė nga Sarmatia, Shqipėria dhe Rusia.
Mė 1836, nė Shtutgart doli vėllimi
i dytė i "Historisė sė gadishullit tė Moresė gjatė mesjetės" ku
Falmerajeri sjell informacion edhe pėr shqiptarizimin e Greqisė. Sipas tij,
dy tė tretat e Moresė kanė qenė tė populluara nga shqiptarė; Atikėn ai e quan
"Shqipėria e Re". Ky vend nuk ka asnjė lidhje tė afėrt me
helenizmin ashtu si nuk kishin as Skocia apo distriktet afgane Kandahar dhe
Kabuli (f.XXVII).
Nė faqet 240-263 ai merret me
historinė e shqiptarėve dhe dyndjen e tyre nė Greqi. Shqiptarėt i konsideron
si "fragment tė ilirėve" dhe pėr gjuhėn e tyre thotė se ka
ngjashmėri me atė tė vllehėve (f. 245). Ajo qė tė bie nė sy ėshtė se
Falmerajeri nė parathėnien e vėllimit tė dytė flet edhe pėr politikėn e
ditės. Ai mendon se kryengritja greke nuk kishte shpėrthyer, pėr shkak tė
ērregullimeve tė padurueshme, as nuk paska qenė kryekėput njė vepėr e
popullit grek, por mė tepėr njė lėvizje e nxitur nga jashtė. Pa ndėrhyrjen e
fuqive europiane ajo do tė kishte dėshtuar (f.1).
Opinioni publik, i ndikuar nga
njerėzit e ditur nė Europė, dėshironte t'i shihte helenėt e lashtė nė
kryengritje dhe priste qė populli i ēliruar nga dhuna turke tė fitonte sėrish
madhėshtinė e dikurshme. Ekzistenca e atyre qė nuk ishin helenė nė Greqi u
konsiderua e pavėrtetė. Kapitenėt dhe marinarėt shqiptarė tė Hidrės, pėr
shkak tė shkathtėsisė e trimėrisė sė tyre, duhej tė ishin helenė, sepse ishte
e pamundur qė shqiptarėt tė kishin cilėsi tė tilla (f. VI-VIII). Por, nė tė vėrtetė, nuk kishte ndodhur kėshtu.
Revolucioni kishte qenė "njė revolucion krejtėsisht shqiptar e johelen,
sepse tė gjitha bėmat vėrtet tė shkėlqyeshme, tė cilat bėnė bujė edhe mė pas,
u kryen nga luftėtarėt e popullit shqiptar" (f. XXX).
Pastaj Europa gaboi pėr tė dytėn
herė: "Heladha u pėrfytyrua si njė vend europian tjetėr me tė njėjtat
kėrkesa e nevoja, me tė njėjtat virtyte e vese" (f. XV). Por populli i
Greqisė ende nuk ishte pjekur pėr pavarėsinė, vazhdon studiuesi. Ky popull
Europės nuk i "kėrkonte para, por njė mbret pėr tė shuar inatet e
brendshme dhe mosmarrėveshjet e papajtueshme. Dhe mbretin ata e duan
krejtėsisht vetėm, pa shoqėrues. Ata donin vetėm qė mbreti zakonet e tij,
besimin e tij, simpatitė e tij politike e madje edhe petkun e tij t'i linte
pas, nė Europė. Pra, ata dėshironin njė mbret tė dalė prej tyre. Tė acaruar
prej shekujsh nga prania e tė huajve nė vendin e tyre, tė keqtrajtuar e tė
plaēkitur, grekėt donin tė shijonin ndjenjėn e ėmbėl tė njė atdheu, qė u
pėrkiste krejtėsish vetėm atyre (f. XXXVIII).
Sidomos pasi u bė korrespondent i
gazetės sė rėndėsishme "Algemajne Cajtung" (Allgemeine Zeitung), mė
1839, Falmerajeri nuk u mor mė me temat politike. Ai shkroi mbi 200 artikuj
qė merreshin kryesisht me Greqinė, Turqinė dhe Rusinė dhe e shoqėronin me
komente zhvillimin e ēėshtjes orientale. Mė 1840 Falmerajeri u nis pėr tė
dytėn herė drejt Lindjes.
Nga Regensburgu zbriti poshtė
Danubit, duke kaluar mbi Vjenė dhe Budapest, dhe nga derdhja e tij pėr nė
Trapezundė, ku mblodhi materialin plotėsues pėr historinė e Trapezundės, qė e
publikoi nė botimet e Akademisė Bavareze tė Shkencave mė 1843 e 1844 nėn
titullin "Fragmente origjinale, kronika, mbishkrime e materiale tė tjera
pėr historinė e mbretėrisė sė Trapezundės" (Originalfragmente,
Chroniken, Inschriften und andere Materialien zur Geschichte des Kaiserthums
Trapezunt). Nė tetor 1840 ai shkoi nė Kostandinopojė ku kaloi njė vit tė
tėrė, tė cilin e shfrytėzoi pėr tė pėrvetėsuar mė mirė turqishten dhe pėr
shkruar reportazhe udhėtimesh pėr "Algemajne Cajtungun" e Augsburgut.
Mė vonė kėto do tė krijonin bazėn pėr veprėn e tij mė tė famshme
"Fragmente nga Lindja" (Fragmente aus dem Orient).
Pas qėndrimit nė Athos, Maqedoni e
Thesali, u nis pėr nė Athinė, ku mėsoi se tezat e tij pėr grekėt i kishin
rėnė nė vesh njė publiku tė gjerė. Ardhja e tij atje shkaktoi njė fushatė
shtypi dhe sulme tė pandėrprera verbale kundėr tij. U akuzua se nuk kuptonte
greqisht dhe se paskėsh shkruar njė libėr me "marrėzira gjermane",
ku popullsia e Greqisė sė sotme paraqitej si njė pėrzierje e kolonėve barbarė
nga Sarmatia, Shqipėria dhe Rusia.
Mė vonė, nė "Fragmentet"
e tij Falmerajeri hakmerret pėr fyerjet. Lexuesve ua paraqet athinasit si mė
poshtė: "E kush janė atikasit e sotėm?
Banorėt e sotėm tė Atikės janė dyndur nga njė fund province te tjetra dhe nė
rrėnojat e lashtėsisė janė vendosur shqiptarėt e krishterė.
Albano-shqiptarėt, sipas tij, ishin njė popullsi barbare qė flitnin dy gjuhė,
besimtarė tė kishės anatolike, njė popullsi qė merrej me blegtori e bujqėsi.
Kafkėn e kokės shqiptarėt e kishin tė trashė, trupin tė fortė e tė hollė. Ata
i pėrkisnin njė gjaku tė pastėr dhe tė shėndetshėm, ishin punėtorė,
zanatēinj, njerėz me gjykim tė shėndoshė. Nuk kishin literaturė, as libra e
as alfabet... Ishin njerėz qė e quanin veten romak (römer) dhe tė krishterė.
Nuk kishin marrė pjesė nė luftėn pėr liri. Madje, me turqit kishin pasur
marrėdhėnie tė pjesshme dhe luftėtarėt trima tė lirisė i kishin
asgjėsuar."
Nė Greqi konceptet historike ende
nuk ishin sistemuar. Ato, po tė shqyrtoheshin me sy kritik, linin shumė pėr
tė dėshiruar. Vetė studiuesit mė nė zė tė letėrsisė historike e renditnin
Skėnderbeun nė fisin e helenėve.
Nė verėn e vitit 1842 Falmerajeri
kthehet sėrish nė Mynih dhe fillon tė merret me hartimin e "Fragmenteve
nga Lindja", qė dolėn nė dy vėllime nė Shtutgart, mė 1845. Ato hodhėn
themelet e lavdisė sė tij. Te "Fragmentet" ai bėri pėrshkrime
udhėtimesh tė pėrziera me vėzhgime historiko-politike, tė cilat kishin si
objekt fatin e Perandorisė Osmane. Pėr tė zotėrimi i Kostandinopojės kishte
tė njėjtin kuptim me sundimin e botės: "Atij qė qeveris kėtu me forcė, i
bindet tėrė bota".
Falmerayeri konstaton se Bizanti
nuk kishte perėnduar dhe se ideja shtetėrore e tij nuk ishte shuar. Ajo vetėm
u pėrvetėsua gjerėsisht nga turqit dhe "tėrė hapėsira e monarkisė osmane
deri nė kėtė moment, qė vetėm emrin e ka turk, ka mbetur bizantine".
Pėrgjithėsisht nė Europė besohej se roli i sulltanit kishte marrė fund dhe
trashėgimia e botės bizantine kishte mbetur pa zot. Por nuk vazhdoi kėshtu,
sepse ekzistonte forca e popullit turk. "Ashtu si te bizantėt e
krishterė edhe tek osmanėt shtresa sunduese, dinastia qeverisėse u
kalb." Megjithatė, "vendet europiane nuk mund tė hiqnin dorė nga
pretendimet e tyre, sepse perandoria turke do tė vazhdonte tė zvarritej
kėshtu pa shumė mundim edhe pėr shumė shekuj".
Nė brendėsinė e saj nuk shihej
ndonjė rrugėdalje. Rajave tė krishterė kudo u mungonte guximi; ata nuk ishin
tė zotėt tė merrnin armėt dhe nuk ishin tė njė mendjeje.
Pastaj Falmerajeri vazhdon me
ēėshtjen se kush mund t'ia zinte vendin Perandorisė Osmane, e cila kėrcėnohej
nga rrėnimi. Njė restaurim i Bizantit ishte i pamundur. Pėr tė mund tė
pėrfytyrohej vetėm njė zgjidhje ruse e ēėshtjes lindore: "restaurimi i
Bizantit, kjo aksiomė, mund tė ishte vetėm njė restaurim
"sllavogrek", jobizantin. Sė paku, mund tė ishte njė restaurim
helen".
Forcė kryesore aktive e lėvizjes
sllavo-bizantine ishte njė ide religjoze, shpresa pėr "njė perandor
ortodoks nga Moska". Ndėrmjet rusėve dhe sllavėve tė Ballkanit nuk
kishte vetėm pėrbashkėsi fetare, por edhe gjuhėsore. Njė pjesė e madhe e
fshatarėsisė maqedonase mund tė merrej vesh me besimtarėt moskovitė pa
pėrkthyes. Njė regjim i vendeve perėndimore nė Kostandinopojė mund tė
rezistonte vetėm me dhunė, pra me tė njėjtin mjet qė kishin pėrdorur edhe
turqit. "Pėrkundrejt kėsaj njė sundim i suksesshėm nė kėto vende,
qetėsia e brendshme dhe lulėzimi i kombit ishin tė mundshme vetėm nėpėrmjet
rusėve, tė cilėt ngjanin me ta nė mendėsi dhe besim."
Nė botimin origjinal tė
"Fragmenteve", jo nė atė qė kam pėrdorur, gjendet edhe njė paragraf
(nr. XIV), i cili merret edhe njė herė me elementin sllav nė Greqi. Ky
paragraf ėshtė me interes, sepse Falmerajeri vė disi nė dyshim teorinė e tij
pėr grekėt: "Ndoshta do tė kishte qenė diēka
mė e zgjuar nėse qė nė fillim e vėrteta e pakėndshme tė ishte thėnė mė me
kujdes dhe ajo tė pėrdorej vetėm pjesėrisht dhe nė njė formė mė tė kursyer
pėr opinionin publik dhe pėr interesat e sė tashmes". Pra, ēėshtja
greke ndahet nė dy pjesė, nė pjesėn shqiptare dhe nė atė sllave.
Te
pjesa e parė nuk ka asnjė problem, sepse ēdonjėri bindet qė kudo nė Greqi
ende flitet shqip. Ndėrsa te pjesa sllave ėshtė disi mė e vėshtirė, sepse
vetėm nė njė zonė tė vogėl tė Greqisė sė Vjetėr u flitka sllavishtja si gjuhė
amtare. Pra, del se elementi sllav ėshtė asimiluar
gjerėsisht nga grekėt bizantinė. Pėr tė ngushėlluar pėrfaqėsuesit e
helenizimit tė ri, Falmerajeri thotė se elementi i pashkolluar shqiptar u
zhduk me pėrhapjen e avancuar tė arsimimit dhe shkencės nė mbretėrinė greke,
pra ashtu siē kishte ndodhur mė parė me elementin sllav. Duke marrė parasysh
njė zgjidhje politike tė ēėshtjes greke, Falmerajeri propozon se besimi nė
mundėsinė e njė rimėkėmbjeje tė Heladhės sė lashtė u duhet lėnė fėmijėve dhe
pedagogėve dashamirė tė vetėzhgėnjyer dhe tė hiqet dorė nga plani i
rimėkėmbjes sė Bizantit.
Greqia duhej konsideruar si njė
arenė ku principi gjermanik dhe pansllavizmi duhej ta provonin reciprokisht
forcėn e tyre para syve tė Europės. Ēėshtja gjermanike mund tė fitonte vetėm
nėse do tė arrinte tė kufizonte ndikimin e kishės ortodokse dhe nėse do
"t'ua shterrte lėngjet e trupit kombeve sllave. Por diplomacia
perėndimore nuk do tė jetė nė gjendje ta bėjė kėtė.
Pra, nga "Fragmentet"
duket qartė se Falmerajeri marrjen e pushtetit nė Bosfor nga pala ruse e
konsideron si diēka reale; njėkohėsisht, ai lė tė kuptohet se "mposhtjen
e Perandorisė Bizantine nga sllavėt rusė" nuk e konsideron si tė
nevojshme dhe dinjitoze pėr Gjermaninė. Kėtu e kishin mbajtur shpresėn
rrethet politike tė Rusisė kur ushtronin pėrfrikėsim propagandistik.
Megjithatė, mė 1839, nė artikullin e tij "Vėshtrim mbi vendet poshtė
Danubit" (Blick auf die untern Donauländer), Falmerajeri, kishte
shkruar: "Nėse jo tė gjithė ndjekin gjurmėt e kohės, atėherė njė e
ardhme tjetėr nė Europė dhe Azi u pėrket sllavėve". Mė shumė se 70
milionė tė gjakut sllav jetonin nė Rusi, Prusi, Saksoni, Austri dhe Turqi.
Pėr shumė shekuj kėta qenė gjymtyrė tė shpėrndara, tė cilave tani iu zgjua
ndėrgjegjja pėr njė jetė tė pėrbashkėt me ndihmėn e shkėlqimit tė sferės mė
fisnike dhe mė tė talentuar, ndėrkohė qė perėndimi po lodhej dukshėm. Si element tė tretė tė "procesit botėror tė krishterė",
pėrkundrejt ēėshtjes romane dhe gjermane, Falmerajeri vendosi ēėshtjen
sllave.
"Ndėshkimin e mendjemadhėsisė
islame" ai e shihte si "detyrė
kombėtare" tė sllavėve. Ndėrkohė qė popujt e mbetur tė krishterė bėnin
pakte me armiqtė e besimit, nė skajin lindor tė
Europės ishte ngritur njė kolos i njerėzve tė entuziazmuar nga besimi dhe tė
udhėhequr nė mėnyrė tė zgjuar". Falmerajeri ishte njohur me literaturėn
ruse, kishte lexuar librin e baronit fon Haksthausen (von Haxthausen) mbi
bashkėsinė fshatare ruse ("mir") dhe shkrimin e Aleksandėr Hercenit
(Alexander Herzen) "Nga bregu tjetėr" (Vom anderen Ufen). Ai kishte
besim nė fuqinė e pashterrshme tė popullit rus. "Pretendimet e Rusisė
pėr tė ardhmen janė shumė tė mėdha dhe forca qė ka, kuptohet nga frika e
Europės prej saj". Qė nga viti 1842 Falmerajeri shkėmbente mendime me
poetin rus Fjodor Ivanoviē Tjutēev, i cili qė prej vitit 1822 ishte punėsuar
nė legatėn ruse tė Mynihut. Tjutēev u pėrpoq ta bindte Falmerajerin qė
tė pėrkrahte ēėshtjen ruse.
Mė 12 mars 1843 ky mbante shėnim nė ditarin
e tij: "...hėngra te Tjutēevi. Ishte i kėnaqur
et praedicabat, laudes nominis mei apud sarmatas: tek unė mund tė
mbėshtetesh. Nė tė vėrtetė, qenka merita ime qė ėshtė vėnė nė qarkullim ideja
e njė Europe tė madhe lindore tė pavarur, e kundėrta e njė
perėndimores". Mė 11 tetor 1843 Tjutēevi i bėri Falmerajerit njė ofertė
tė drejtpėrdrejtė. Nė ditarin e tij shtohet: "Mbrėmjeve pija ēaj te Tjutēevi, ku bėheshin biseda tė gjata e tė fshehta dhe
propozime zyrtare pėr tė mbrojtur me penė ēėshtjen perėndimore, d.m.th. pėr
tė nxjerrė nė pah gjendjen e vėrtetė tė ēėshtjes lindore pėrkundrejt
Perėndimit, si ka ndodhur deri tani, por pa ushtruar trysni ndaj bindjes
time, megjithėse Benkendorfi vitin qė pasoi vazhdoi edhe mė tepėr".
Falmerajeri nuk e miratoi ofertėn dhe qė nga ai ēast filloi ta vėzhgonte
politikėn ruse nė mėnyrė mė kritike. Kjo gjė shprehet nė artikujt pėr
udhėtimin e tij tė tretė nė Lindje, qė e ndėrmori mė 1847-1848.
Ai shkoi nė Kostandinopojė,
Trapezundė dhe nė Izmir (Smirna). Tani Falmerajeri e rishikoi pikėpamjen e
vet qė Turqia sė shpejti do tė shpėrbėhej. Ai vuri re prirjet pėr reforma dhe
lavdėroi burrat e pėrgjegjshėm tė shtetit turk, sidomos sulltanin Abdyl
Mexhid, qė ishte njeri miqėsor dhe i drejtė. Europa do tė zhgėnjehej
"dhe, po t'i krahasoje, monarkia e vjetėr e osmanllinjve do tė dukej mė
e dobėt pėrkundrejt shtetit tė ri tė krishterė tė Heladhės". Fuqitė
perėndimore duhet tė bashkėpunonin pėr forcimin e Turqisė, nė mėnyrė qė t'i
vinin pritė epėrsisė ruse: "Pėrforcimi i rregullit tė tanishėm tė
shtetit turk ėshtė ēėshtje jete pėr Europėn".
Nė mars tė vitit 1848 Falmerajerit
i erdhi lajmi nė Izmir se ai, si pasardhės i Jozef
Gėrresit (Joseph Goerres) qė kishte vdekur, duhej tė merrte pėrsipėr katedrėn
e historisė nė Universitetin e Mynihut. Mė 15 prill ai shkoi sėrish nė Mynih.
Nuk mundi ta ushtronte detyrėn e tij tė re, sepse mė 28 prill u zgjodh nga
rrethinat e Mynihut si pėrfaqėsues i tyre nė
Mbledhjen Kombėtare tė Frankfurtit. Kjo pjesė e veprimtarisė e tij, pėr tė
cilėn ai ishte pak i pėrgatitur dhe mė pak i pėrshtatshėm, kėtu nuk paraqet
interes pėr ne.
Por ai ndjehej i detyruar ta ēonte
deri nė fund detyrėn e marrė pėrsipėr. Pas shpėrndarjes sė Mbledhjes
Kombėtare tė Frankfurtit, ai mori pjesė nė parlamentin e parė qė u mblodh
edhe njė herė nė Shtutgart, mė 1849. Pasi veprimtaria e kėtij institucioni
pėrfundoi nė mėnyrė tė dhunshme mė 1 qershor 1849, Falmerajeri shkoi nė
mėrgim nė Zvicėr. Nė Mynih ai u detyrua tė dilte nė pension si profesor dhe madje u kėrkua pėr tradhti tė lartė
nėpėrmjet njė shpalljeje, ku pėrshkruhej si kriminel. Pas njė amnistie nė
prill tė vitit 1850, ai u kthye sėrish nė kryeqytetin e Bajernit, ku jetoi si njė dijetar privat, qė mbahej me njė pension tė
thjeshtė. Pėrveē kėsaj, ai mundi t'i botonte materialet e tij nė organet e
Akademisė Bavareze tė Shkencave dhe tė shkruante artikuj nė gazetat mė tė
kėrkuara.
Polemikat
e Falmerajerit pėr origjinėn e shqiptarėve
Shumė shpejt plasi lufta e
Krimesė. Tani mė shumė se asnjėherė Falmerajeri e paraqet Perandorinė Osmane
si njė shtet me vitalitet. Perėndimi do tė pajtohet mė shpejt dhe mė
sinqerisht me pėrpjekjet e Stambollit pėr arsimim, si dhe me shthurjen e
pandreqshme moskovite tė tė krishterėve tė Bizantit.
Turqit ende mund tė ndihmohen, ndėrsa grekėt jo. Sundimi i Lindjes dhe
njėkohėsisht misioni i mbrojtjes nga rusėt patjetėr qė i pėrkasin regjimit tė
padishahut, qė po rinohet e qytetėrohet dhe qė ėshtė nė raporte tė mira me
Europėn.
Pas luftės sė Krimesė, vepra e
fundit shkencore e Falmerajerit ėshtė punimi qė keni pėrpara i pėrkthyer nė
shqip pėr herė tė parė Elementi shqiptar nė Greqi
(Das Albanesische Element in Griechenland), i cili u botua nė vitet 1857,
1860 dhe 1861 nga Akademia e Shkencave e Bavarisė. Vetėm pak kohė para
vdekjes ai mundi tė lexonte korrekturat e pjesės sė fundit. Vdiq nė tė gdhirė
tė 26 prillit 1861.
Studimi i fundit i Falmerajerit ndahet nė tri pjesė:
I. - Mbi prejardhjen dhe
lashtėsinė e shqiptarėve (Trajtesat e Akademisė Mbretėrore Bavareze tė
Shkencave. Kategoria 3, vėll. 8, rubrika 2, f. 419-487).
II-III. - Ēfarė mund tė dihet me siguri pėr bėmat dhe fatin e popullit shqiptar qė kur u
shfaq pėr herė tė parė nė histori deri nė rėnien e tij nėn zgjedhėn e turqve
mbas vdekjes sė Skėnderbeut (Po aty, rubrika 3, f. 659-739 dhe vėll. 9,
rubrika 1, f. 3-110.)
Titulli i
shkrimit tė zhgėnjen pak. Kėtu nuk bėhet fjalė pėr dyndjen nė Greqi tė
shqiptarėve fati i tė cilėve atje gjendet mė shumė nė librin e tij pėr
Morenė. Falmerajeri merret mė shumė me etnogjenezėn e shqiptarėve dhe
historinė e tyre deri nė fillimin e periudhės nėn sundimin turk.
Njėkohėsisht, shkrimi ėshtė edhe
vazhdim i studimeve tė tij pėr ēėshtjen greke, gjatė
shqyrtimit tė sė cilės dolėn dy kampe, ai i idealistėve, qė marrin shkas
nga Heladha antike dhe sipas tė cilėve grekėt, falė superioritetit tė
lindur, sė shpejti do tė rivendosen nė krye tė popujve, dhe kampi i
realistėve (ku ai pa dyshim bėnte pjesė), sipas tė cilėve duhej tė asyetoje
nė mėnyrė sa mė tė thjeshtė dhe tė mos bashkoheshe me Heladhėn, por me
Bizantin. Kėtu nuk mjaftonte tė pranoje vetėm ekzistencėn e njė periudhe tė
sllavėve bizantinė; e nevojshme qenkej edhe njė sakrificė e dytė: Duhej
pranuar edhe se thuajse gjysma e perandorisė sė re greke do tė popullohej nga
pasardhėsit e shqiptarėve tė ardhur nga Epiri dhe Iliria.
Falmerajeri i njeh tė tėra burimet
e disponueshme tė kohės sė tij dhe studimet pėr shqiptarėt. Ai kishte lexuar
shkrimet e Lajbnicit (Leibnitz), Tunmanit (Thunmann), Likut (Leake),
Pukėvilit (Pouqueville), Ksilanderit (Xylander) dhe natyrisht tėrė veprat e
reja tė Hanit (Hahn) dhe Bopit (Bopp).
Falmerajeri vlerėsonte veēanėrisht
shumė Hanin (Johann Georg von Hahn): Ai ishte i vetmi europian i kulturuar qė
kishte shkelur tėrė Shqipėrinė, kishte hulumtuar cepat mė tė fshehtė tė saj
dhe kishte pėrvetėsuar gjuhėn e kėtij vendi. Studimet shqiptare
(Albanesischen Studie) tė tij i radhiste nė veprat qė bėjnė epokė.
Ashtu si Tunmani dhe Hani, edhe
Falmerajeri e mbrojti autoktoninė e shqiptarėve dhe, me
njė vrull qė do ta kishte merituar njė objekt edhe mė dinjitoz, iu kundėrvu
tezave tė grekut Nikolaos Georgios Nikokles, i cili nė disertacionin e tij
De Albanensium sive Schkipitar Origine et Prosapia (Mbi autoktoninė e
albanėve, d.m.th. shqiptarėve. Prejardhja dhe fisi) (Goettingen 1855) kishte
pretenduar se shqiptarėt qenkėshin dyndur nga Transkaukazi nė Europė vetėm
pas shek. VII, pak para magjarėve. Kjo ēėshtje nuk ishte krejt e re, sepse
prej kohėsh dihej qė nė lashtėsi dhe mesjetėn e hershme nė Kaukazin Lindor
ekzistonte njė vend, i cili nga grekėt dhe romakėt quhej Albania.
Banorėt e tij, albanoi
pėrfaqėsonin njė konglomerat fisesh tė ndryshme, pak a shumė tė afėrm midis
tyre, prej tė cilėve ēdonjėri fliste njė dialekt tė veēantė. Mbetjet e kėtyre
dialekteve duhet tė jenė ruajtur nė gjuhėn e udėve. Duke u nisur nga ky fakt,
mė 1703 Vinēens Zmajeviē (Vinzenz Zmajevię), kryepeshkopi i Tivarit, pranoi
njė dyndje tė shqiptarėve nga Kaukazi. Teza e prejardhjes kaukaziane tė
shqiptarėve nė Ballkan sipas Nikoklesit ruhet ende. I fundmi mund ta ketė
pėrqafuar kėtė tezė Francesco Tajani. Falmerajeri e qorton zellin e njėanshėm
tė Nikoklesit dhe ndjenjėn kombėtare tė kuptuar gabim. Ai e quante
fatkeqėsi kombėtare nėse nė Europė pėrhapej mendimi se shqiptarėt qenkan
pasardhės tė ilirėve dhe, mė e keqja, se ata qenkan tė afėrm nė gjak dhe
gjuhė me maqedonasit. Pėrpjekjen e Nikoklesit pėr tė vėnė nė dyshim
autoktoninė e shqiptarėve ilirė Falmerajeri e quan si
tė paargumentuar historikisht, pa baza shkencore dhe jashtė ēdo kritike.
Nė pjesėt II e III Falmerajeri
sjell njė vėshtrim tė pėrgjithshėm tė historisė shqiptare qė kur populli
shqiptar pėrmendet pėr herė tė parė nė burimet historike deri nė vdekjen e
Skėnderbeut. Ai u mbėshtet kryesisht nė kronikat bizantine, nė analet e
Raguzės dhe nė literaturėn e pakėt tė dorės sė dytė tė botuar deri atėherė.
Biografisė sė Skėnderbeut tė Marin Barlecit, tė cilėn e quan njė libėr heronjsh,
ai ia mohon vlerėn mė tė madhe tė burimeve dhe nė kėtė drejtim nuk mbetet
krejt vetėm, sepse edhe historianė tė tjerė e kanė kritikuar Barlecin. Veprat
e Falmerajerit dhe veēanėrisht Fragmentet, edhe sot kanė vlerė
historiko-shkencore.
Por, pėr teorinė e tij mbi grekėt
janė shprehur edhe vetė dy nga biografėt dashamirė tė Falmerajerit.
Historiani Ernst Molden shkruan: Mė nė fund, si
rezultat i tė gjitha hulumtimeve mė tė reja pėr tėrė kompleksitetin e kėsaj
ēėshtjeje deri nė njė shkallė tė lartė sigurie mund tė shprehet ideja se
teoria e Falmerajerit mund tė pretendojė pėr saktėsi vetėm nė njė masė shumė
tė kufizuar. Atij nuk mund ti mohohet merita qė ka ndikuar pikėrisht nė
lindjen e bitinistikės dhe nė shkrimin e historisė nė Greqi. Nė kėtė tė
fundit ka kontribuar edhe pala greke. Tronditja qė u shkaktoi teoria e tij
greke dhe sllave dijetarėve grekė, bėri tė shkruheshin si pėrgjigje njė sėrė
shkrimesh, tė cilat nga mbrojtja fejtonistike dhe pamfletistike duhej tė
hapnin rrugėn drejt shkrimit tė vėrtetė tė historisė.
Shqiptarėve u takon tė kėmbėngulin
se Falmerajeri ka qenė autori i dytė gjerman, qė u pėrpoq tė bėnte njė
pėrmbledhje tė historisė shqiptare nga fillimi i saj deri te
vdekja e Skėnderbeut. Ai nuk e ka shkelur vetė kurrė vendbanimin e
shqiptarėve, megjithatė ēėshtjen shqiptare e ka konceptuar si njė pjesė tė
asaj greke. Pėr fat tė keq, ai ka tė drejtė kur parashikon se elementi
shqiptar nė Greqi me kalimin e kohės do tė asimilohej nga elementi grek.
Lidhur me kėtė para pak kohėsh njė gjuhėtar gjerman
shkruante: Dialektet shqiptare gjenden nė fazėn e fundit tė ekzistencės sė
tyre.
- Pėrktheu nga origjinali: Nestor Nepravishta
·
Prof.Dr.phil.
Peter Bartl ėshtė albanolog gjerman me njė
veprimtari tė gjerė shkencore, e cila pėrfshin njė sėrė fushash mbi historinė
e shqiptarėve gjatė Perandorisė Osmane, marrėdhėniet shqiptaro-venedikase,
ngulimet arbėreshe nė Itali etj. Ai e zhvillon veprimtarinė e tij pranė
Universitetit Ludwig-Maximilians nė Mynih tė Gjermanisė.
|