* * * Kosova
rast historik kolonial Me anėn e trajtesės sė mėposhtme dua tė
sjell nė vemendjen e opinionit publik, ngjarjet tė cilat sollėn nė aneksimin
e Kosovės nga ana e Serbisė nė vitin 1912 dhe arsyet e njohjes ndėrkombėtare
tė kėtij procesi fillimisht pushtues e mė pas kolonizues. Synimi i trajtės ėshtė tė nenvizojė se, duke qenė se
kemi tė bėjmė me njė rast historik kolonial, tėrėsisht tė errėsuar dhe tė
fshehur, populli i kėtij entiteti ka tė drejtėn tė jetė i lirė pėr tė
vetevendosur sėrish pėr ardhmėninė e vet. Paradoksi qendron nė faktin se
rasti i Kosovės ėshtė rasti i fundit i pazgjidhur kolonial, qė po zgjidhet nė
njė kohė kur epoka koloniale ėshtė tashmė e pėrmbyllur. Kosova ėshtė njė rast
kolonial qė ka mbetur i fshehur pėr shkak tė rrethanave tė marrėdhėnieve
ndėrkombėtare nė tė gjithė periudhėn vijuese 1912-1995, pėr shkak tė dobėsisė
dhe famės sė keqe qė ka pasur shteti amė nė botėn demokratike dhe pėr shkak
tė orientimeve tė pastabilizueme orientuese tė Shqipėrisė komuniste dhe post
komuniste. Rasti
kolonial i Kosovės ka qenė aq i fshehur, sa ka qenė i fshehur edhe realiteti
aq i thyeshėm jugosllav, ky grumbull territoresh dhe popujsh tė mbledhur
artificialisht nga pamundėsia pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjet nė marrėdhėniet
mes Fuqive tė Mėdha nga vitit 1912 deri mė 1919. Nė kėtė bashkim shtetėror
artificial ekzistonin akumulime urrjetjesh reciproke,
sa qė bota e qytetruar europiane nė kohėn e presidentit Tito as qė i
imagjinonte dhe as i kishte kuptuar. Interesat e
dhenies sė zgjidhjeve tė pjesshme, imponuan
mbajtjen fshehur tė rastit Kosovar deri edhe nė Marrėveshjet e Paqes sė
Daytonit mė 1995. Nė kėtė marrėveshje, ēėshtja e 2 milion shqiptarėve u
injorua tėrėsisht, gjė qė u kuptua nga ish presidenti Millosheviq si njė
dritė jeshile pėr gjithė atė ēfarė bėri mė pas. Po, si u pėrfshi Kosova nė Serbi? Trajtesa
merr shkas nga puna gati 11 vjeēare kėrkimore e zhvilluar dhe e mbėshtetur
tėrėsisht nė dokumentat qė gjenden nė Public Record Office-pėrkatėsisht
Arkivi Shtetėror i Anglisė Uellsit dhe Mbretėrisė sė
Bashkuar. Nė kėtė arkiv pėr vitet
1913-1914, me tė cilat zėn fill dhe stabilizohet
faza e parė e procesit tė lartpėrmendur, gjenden dosje tė tėra tė Foreign
Office dhe tė Admiralatit tė Flotės Britanike, qė japin nė hollėsi trajtimin
e plotė diplomatik tė problemit. (Dokumentat e vitit 1913 janė tė vendosur nė
PRO.FO.371.1770, 1771, 1806, 1757, 1758, 1759, 1769, 1805, 1808, 1819, 1807,
1809; ndersa ato tė vitit 1914 janė tė vendosura nė dosjet: 1886, 1891, 1894,
1885, 1887, 1888, 1889, 1890, 1892, 1893, 1895, 1896, etj.) Pikėsėpari
do tė mė duhet tė bėhet njė pėrshkrim tė shkurtėr tė kuadrit historik tė
zhvillimit tė ngjarjeve. Procesi i aneksimit tė
Kosovės nga Serbia, njėlloj sikurse Hotit dhe Grudės, nga Mali i Zi, ėshtė i
lidhur me ngjarjet e Luftės sė Parė Ballkanike, 1912-1913. Shtetet e reja
ballkanike, pas lidhjes sė Aleancės me tyre nė
pranveren e vitit 1912, synonin tė pėrfitonin nga turbullira qė shkaktoi nė
Kostandinopojė disfata nė luftėn Italo-Turke 1911 dhe nga kryengritjet e
herepashershme tė shqiptarėve, veēanėrisht ajo e vitit 1911. Ashtu sikurse
shkruan historiani Ferdinand Schevill: Ata e ndjenė fitoren shqiptare,
tashmė tė pashmangshme, nepėrmjet tė cilės Shqipėria ishte duke u ndėrtuar si
njė shtet autonom i pėrbėrė nga katėr vilajete, i
Shkodrės, Janinės, Monastirit dhe Kosovė. Nė qoftė se propozimi shqiptar do
tė pranohej, secili prej katėr aleatėve, (Serbia, Mali i
Zi, Greqia dhe Bullgaria shėnim i imi. R.G.) do ta shikonte derėn e mbyllur
nė njė krahinė tė caktuar, tė cilen secila nė mėnyrė tė veēantė lakmonte. ( Ferdinand Scevill, The History of Balkan Peninsula, from the earliest times to
the present day, New York (revised edition) 1953, faqe 471). Mė 12 tetor 1912
shpertheu Lufta Ballkanike. Brenda njė periudhe tė shkurtėr, shtetet e reja
tė Ballkanit e dėrrmuan Perandorinė Osmane. Lufta Ballkanike e vitit
1912 erdhi nė mėnyrė tė papritur nė
botėn e trazuar tė para Luftės sė Parė Botėrore, mbasi Fuqitė e Mėdha nuk
ishin tė pėrgatitura pėr njė fitore tė shpejtė tė aleatėve tė vegjėl para njė
perandorie. Por, siē shkruan Richard C. Hall, fitorja ishte njė fitore krejt
e natyrshme, pėr shkak tė pėrparimit kuptimplotė moral, ekonomik dhe ushtarak
qė kishin bėrė shtetet e krishtera qė prej ēlirimit tė tyre. Nepėrmjet njė
pune plot pasion ata shtete ia arritėn tė pėrqafonin shumė nga mentalitetet
dhe institucionet europiane dhe tė pajisur me ato, u kyēen nė njė betejė me
njė popull aziatik, i cili i kishte rezistuar nė mėnyrė tė qendrueshme
europianizimit
". (Richard C.
Hall, The Balkan Wars 1912-1913, London and New York 2000, faqe 72.) E ballafaquar me kėtė shkatėrrim shumė tė
madh, Porta e Lartė, e kapur nga paniku, kėrkoi ndėrmjetėsim tek Fuqitė e
Mėdha tė kohės, Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria dhe Rusia, tė
cilat me 3 dhjetor arritėn tė ndėrmjetėsonin dhe tė vendosnin njė armėpushim.
Nė kėto rrethana u mblodh Konferenca e Ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha nė
Londėr mė 17 dhjetor 1912, pėr tė zgjidhur problemet e lindura nga lufta nė
mes Aleatėve Ballkanikė dhe Turkisė. Nė ditėn ku u hap
konferenca, turqit mbanin nė Europė ende, Konstandinopojėn me rrethinat dhe
tre qytetet e fortifikuara: Adrianopojėn, Janinėn dhe Shkodrėn. Mė 17 dhjetor
1912 ambasadorėt e Fuqive tė Mėdha tė akredituar nė Britaninė e Madhe u
takuan nėn kryesinė e Sir Edward Grey-t, pėr tė mbikqyrur procesin e paqes nė
Ballkan dhe pėr tė mbrojtur interesat e Fuqive tė Mėdha nė rajon. Kjo
Konferencė u mblodh me cilėsinė e Mbledhjes sė Ambasadorėve tė Gjashtė
Fuqive tė Mėdha nėnshkruese tė Trataktit tė Berlinit. Konferenca e
Ambasadorėve i zhvilloi punimet mes shqetėsimeve tė Fuqive tė Mėdha se lufta
ballkanike mund tė pėrshkallėzohej nė njė konflikt mė tė gjėrė qė do tė
pėrfshinte shtete tė tjera. Pėr shumėkend asokohe ishte e qartė se ēėshtja
ballkanike mund tė pėrshkallėzohej drejt nė luftė europiane dhe pėr kėtė
arsye Fuqitė e Mėdha kėrkuan ta parandalonin njė gjė tė tillė. Duhet tė kihet parasysh se
Konferenca e Ambasadorėve synonte gjithashtu tė zgjidhte kundėrshtitė nė mes Fuqive
tė Mėdha, nė mėnyrė tė veēantė, ata nė mes tre prej tyre, mė drejtėpėrdrejtė
tė interesuara nė Gadishullin Ballkanik: Austro-Hungarisė, Italisė dhe
Rusisė. Nė kėtė mėnyrė, rendi gjeopolitik i vendosur nė Konferencėn e
Berlinit mė 1878, nė Londėr u zėvėndėsua me njė marrėveshje tė re. Shikuar nė
njė kontenkt historik mė tė gjėrė, Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr mė
1912-1913 ishte etapa e fundit e Sistemit tė Kongreseve, tė vėnė nė jetė mė
sė pari nga Kongresi i Vjenės 1814-1815. Nė ditėt e para tė kėsaj mbledhjeje
u zhvilluan bisedime dhe shkėmbime mendimesh, mes pėrfaqėsuesve tė Fuqive
Europiane. Nė kėtė konferencė, pėrveē ēėshtjes shqiptare, u bisedua pėr njė
paqė tė pėrgjithshme midis Fuqive Europiane, u diskutua problemi i daljes sė
Serbisė nė Adriatik dhe ēėshtja e ishujve tė bregdetit Jonian, kufirit tė
Bullgarisė mė Perandorisė Osmane nė Traki. Pėr fat tė keq, Ēėshtja e
Shqipėrisė, u zgjidh pa respektin mė tė vogėl ndaj shqiptarėve, dhe kufiri i
shtetit tė ri shqiptar u pėrcaktua vetėm nėn prizmin e shmangies sė njė
ballafaqimi nė mes Austro- Hungarisė dhe Rusisė, pėr tė cilin shqiptarėt nuk
ishin fajtorė dhe me tė cilin ato nuk kishin tė bėnin fare. Austro- Hungaria,
e gjendur pėrballė faktit tė kryer tė ndryshimit tė status quo-sė ballkanike
nė disfavorin e saj dhe nė tė mirė tė shteteve sllavo-orthodokse, pra nė fund
tė fundit tė Rusisė, u pėrpoq ta balanconte kėtė me krijimin e njė shteti
shqiptar sa mė tė madh qė tė ishte e mundur, duke pasur parasysh kėtu
trojet ku banonte popullsia shqiptare. Ėshtė mjaft e trishtueshme sot, kur shikon se me ēfarė lloj cinizmi, ėshtė ndarė trualli etnik shqiptar Shqyrtimi i kujdesshėm i
dokumentacionit arkivor tė Foreign Office tė njė pėriudhe 8 mujore, qė nis nga
dhjetori i vitit 1912 deri nė korrik 1913, tė jep njė ide tė qartė mbi
mėnyrėn dhe kriteret e pėrdorura pėr klasifikimin dhe ndarjen e territoreve
ballkanike nė pėrgjithėsi dhe atyre shqiptare nė veēanti, dhe mund tė
kuptohet krejt mirė ajo ēfarė sot, nė prag tė zgjidhjes sė statusit
pėrfundimtar (termi pėrfundimtar ėshtė relativ mbasi nė qoftė se jepen
zgjidhje nė kundėrshti me parimin e vetvendosjes, kėto zgjidhje vėrtet mund
tė krijojnė njė balance mes fuqive, por nuk krijon stabilitetin e brendshėm
tė entitetit tė interesuar) tė Kosovės. Ėshtė mjaft e trishtueshme
sot, kur shikon se me ēfarė lloj cinizmi, ėshtė ndarė trualli etnik shqiptar,
si i janė shkėputur atij troje kompakte etnike, dhe si janė nėnvleftėsuar nė
kėtė ndarje kriteret mė tė domosdoshme etnografike dhe historike dhe se si
ėshtė pranuar sovraniteti i shteteve tė reja mbi territoret qė Perandoria e
kalbur Otomane kishte ceduar. Nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr,
Austro-Hungaria argumentoi se pėrfshirja e Shkodrės ishte thelbėsore pėr
ekonominė e shtetit tė ri shqiptar dhe kėrkoi dhe mbrojti gati e vetme, tė
drejtėn e shtetit tė ri shqiptar mbi njė pjesė tė madhe tė Kosovės sė sotme,
pėrfshirė qytetet e Pejės, Gjakovės Prizrenit dhe krahinėn e Dibrės nė
tėrėsi, sepse, sipas saj, ekzistonin arsye racore dhe fetare pėr tė mos ia
dorėzuar kėto qytete Malit tė Zi dhe Serbisė. Rusia, njėlloj siē sillet sot
pas 95 vitesh, nuk hapi rrugė pėr zgjidhjen e problemit tė Shkodrės pa
kėnaqjen deri nė fund tė ambicjeve tė Serbisė nė Shqipėrinė Verilindore,
gjegjėsisht nė Kosovė. Nė pėrgjigje tė presionit gjerman pėr tė mos prishur
konferencėn, Austro-Hungaria bėri njė seri lėshimesh deri sa Rusia ra dakord
nė pėrfshirjen e Shkodrės nė Shqipėri. Pėr javė tė tėra paqja nė
Europės u var nė fatin e Pejės, Prizrenit, Dibrės dhe veēanėrisht tė
Gjakovės. Mė caktimin e kėtyre qyteteve pėr Serbinė, dhe Hotit dhe Grudės pėr
Malin e Zi, natyrisht qė ekzistenca jetėsore pėr banorėt e Shqipėrisė sė
Veriut do tė bėhej e pamundur ekonomikisht, mbasi gjithēka qė i lihej kėtij
rajoni ishte vetėm njė zonė e tėrė shkėmbore jo produktive dhe sepse jeta e
kėsaj zone kishte qenė e lidhur historikisht ngushtė, sidomos me Gjakovėn.
Gjithashtu, Malėsia e Madhe shqiptare u nda nė mes, duke iu kėputur lidhjet e
komunikimit, pėrvecse ekonomiko-tregtar edhe familjar. Me shkėputjen e
rajoneve tė sipėrthėna, trungut tė shtetit tė porsa njohur shqiptar iu
ndėrprenė arteriet themelore qė e bėjnė tė funksionueshėm njė komb,
lidhshmėria politike, ajo ekonomike, komunikimi i brėndėshėn njerėzor. Pasojė e drejtėpėrdrejtė e
saj, natyrisht se nuk do tė ishte tjetėr veēse, varfėrimi i mėtejshėm
ekonomik i rajoneve tė tėra malore shqiptare si rezultat i ndėrprerjeve tė
marrėdhėnieve tradicionale, ruajtja e konservatorizmit gjysėm-mesjetar edhe
me tej nė epokėn moderne, mbajtja konstante e pasigurisė sė brendshme
politike nė shtetin e ri shqiptar, dobėsim i mėtejshėm i nukleve kulturore
europiane brėnda kombit shqiptar, njė ballkan perėndimor krejtėsisht tė
destabilizuar pėr njė kohė tė gjatė. Njė Shqipėri e tillė e lėnė nė mėshirė
tė fatit, nėn kėrcėnimin e vazhdueshėm e konstant, tė shteteve mė tė fuqishme
fqinje me institucione demokratike dhe europiane tė pastabilizuara, jo vetėm
qė do tė bėhėj detyrimisht njė njollė mjerimi nė Europė pėr njė periudhė tė
konsiderueshme, por gjithashtu, pozita e saj e gjymtuar do tė mund tė
shkaktonte njė seri ndėrlikimesh qė do tė shtriheshin shumė pėrtej kufijve tė
saj, Serbisė dhe Malit tė Zi. Trajtimi i problemit tė
kufirit tė shtetit tė ri shqiptar nuk u mbėshtet nė konsiderata etnografike,
historike, ekonomike etj, por u bė nga Fuqitė nėn prizmin e mosprishjes sė
koncertit europian, gjė e cila, nė kėndvėshtrimin e kėsaj diplomacie, do tė
mund tė ēonte mė pas nė njė luftė europiane. Para njė nevoje tė tillė tė
konsideruar si parėsore pėr Fuqitė, por shkatėrrimtare pėr Shqipėrinė,
diplomacia britanike u mundua tė luajė rolin e ndėrmjetėsit, rol i cili pėr
mendimin tonė, e detyroi atė tė heqė dorė nga disa parime themelore konstante
pozitive ndaj ēėshtjes shqiptare, tė kristalizuara, sidomos nė krizėn
shqiptare tė vitit 1911, qė e kishin bazėn nė eren e re qė po frynte nė
diplomacinė britanike. Kėshtu, megjithėse ishte e bindur pėr pėrkatėsinė
etnike shqiptare tė disa qyteteve qė i kaluan Serbisė, ajo nuk qe nė gjendje
ti jepte rrugė situatave tė vėshtira qė u krijuan nė Konferencė. Kjo ndodhte
kur ekzistonin raporte historiko-etnografike, memorandume edhe nga
personalitete tė paanshme botėrore, tė cilėt argumentonin historikisht
pėrbėrjen kompakte etnike dhe origjinėn historike tė pandėrprerė tė popullit
shqiptar. Ndėr ato do tė dėshiroja tė pėrmendja memorandumin e dėrguar nga
misionari amerikan Telford Erickson, Sir Edward Grey-t (PRO. FO. 371. 1823, doc. No. 25388, June 2, 1913). Erickson pasi argumentoi me fakte dhe
dokumente historike lashtėsinė iliro - arbėnore tė shqiptarėve, pyet se si
mund tė ndahet nė mes kjo tokė antike dhe ky popull antik nė mes aleatėve si
njė plaēkė lufte?! Mė pas ai shton: Ne Zotėrinj kemi pas mėsuar se
drejtėsia duhet tė jetė guri themeltar i ēdo rendi jetėgjatė nė shoqėrinė
njerėzore. Interesat e Shqipėrisė u ndėshkuan veēanėrisht nga qėndrimi i Rusisė Nė Konferencėn e Ambasadorėve,
interesat e Shqipėrisė u ndėshkuan veēanėrisht nga qėndrimi i Rusisė. Pėr
kohen pėr tė cilen flasin, prirja konstante e Rusisė nė pėrkrahje tė botės
ballkanike sllavo-orthodokse mbėshtetej thjesht dhe qartė nė njė filozofi
racore dhe religjioze dhe nuk pėrmbante, asnjė parametėr analitik parimor dhe
objektiv bashkėkohor. Rusia, mė 1913, u pėrpoq me tė gjitha mėnyrat dhe ia
arriti qė tė krijonte njė Shqipėri sa mė tė vogėl qė tė ishte e mundur, duke
u bėrė presion Fuqive tė tjera qė tu lėshonin Serbisė, Greqisė dhe Malit tė
Zi, rajone tė banuara eskluzivisht nga shqiptarė. Madje, Rusia arriti deri
atje sa tė parashtronte edhe objeksione ndaj marrjes shqyrtim konsideratave
etnografike nga njė Komision Ndėrkombėtar qė do tė krijohej pėr tė zgjidhur
ēėshtjet e kontestueshme (PRO. F.O. 371.1769, pg 385
doc.10416). Kėtė qėndrim tė Rusisė, Faik Konica, njė prej
shqiptarėve mė tė shquar tė asaj kohe, vėllai i kryediplomatit mė tė
rėndėsishėm shqiptar nė Londėr pėr 30 vite me radhė Mehmet Konica, u pėrpoq
tia bėnte tė qartė Sir Edward Grey-t, me anė tė njė memorandumi tė dorėzuar
nė Foreign Office me 5 shkurt 1913. (P.R.O. F.O.
371 1769 faqe 130-135, dokument nr. 6388 i regjistruar me datė 10.02.1913) Ai u shpjegoi Fuqive se pjesa me e madhe e
tokave shqiptare tė kėrkuara nga Nė kėtė qėndrim tė sajin
antishqiptar nė Konferencėn e Ambasadorėve, Rusia pati pėrkrahjen indirekte,
apo edhe direkte tė Italisė. E nisur nga interesa tė ngushta dinastike, por
edhe nga njė ambicje pėr hegjemoni nė Adriatikun Lindor, Italia do ta minojė
tėrėsisht balancėn e Fuqive nė trajtimin e ēėshtjes shqiptare, duke anuar
qartėsisht nė pėrkrahje tė aneksimeve tė tokave shqiptare. Mungesa e
luajalitetit tė qėndrueshėm, pėrkujdesi maksimal pėr interesat e saj
ekonomike momentale, dhe nxjerrja nė plan tė dytė e parimeve kryesore qė
udhėheqin drejt njė politikė tė jashtme konsekuente, kanė qenė tiparet
themelore qė kanė drejtuar klasen politike italiane nė raport me ēėshtjen e
themelimit tė drejtė tė shtetit shqiptar. Ky qendrim i saj, i rakorduar me
pozicionin e hekurt politik tė Gjermanisė, dhe politiken konstante prosllave
tė Francės sė atėhershme, ishin shtyllat themelore mbi tė cilat u mbėshtet
mekanizmi i institucionit ndėrkombėtar qė sanksionoi atė qė sot po quhet e
drejta sovrane e Serbisė mbi Kosovėn, e Malit tė Zi mbi Malėsinė. Ėshtė vendi tė pėrcaktojmė
se e drejta e Serbisė mbi Kosovėn nuk ka lindur si rezultat i integrimit
normal tė kėtij territori, si rezultat i njė konsensusi tė pėrgjithshėm
popullor, apo i njė vazhdimėsie historike tė ndėrprerė padrejtėsisht, por si
rezultat i fitimit tė kėtij territori si plaēkė lufte, dhe tė sanksionuar
ndėrkombėtarisht nga njė institucion, i cili, nė thelbin e tij nuk kishte
parimet e sotme qė drejtojnė marrėdhėniet ndėrkombėtare, por parimin e
ruajtjes me tė gjitha mjetet dhe mėnyrat tė Koncertit Europian. Dėshiroj tė
pranoj nė kėtė kontekst se veprimtaria e shteteve ballkanike dhe e Fuqive tė
Mėdha nė realizimin e kėtij vendimi, u ndihmua nga gjendja nė tė cilen dilte
shoqėria shqiptare e asaj kohe. Pushtimi Otoman pesėshekullor kishte
konservuar barbarisht konservatorizmin mesjetar, ruralizimin e shoqėrisė
shqiptare, mbajtjen nė frenim tė ēdo prirjeje pėr ringritje kulturore dhe
civilizuese tė shoqėrisė nė tėrėsi. Fuqitė e Mėdha nė kėtė mėnyrė, nė vend qė
ti hapnin poret jetėsore njė kombi nė rrugėn e tij pėr ripėrtritje qytetare
dhe europiane, e cunguan atė territorialisht, i kėputėn arteriet jetėsore dhe
ushqyen faktorėt qė bėjnė lehtėsisht tė manipulueshėm dhe tė kontrollueshėm
njė popull tė penguar historikisht nė rrugėn e tij tė zhvillimit. Sot, rindertuesit e tė
ardhmes sė Kosovės, do tė duhet tė shpengojnė kėtė vend dhe popull nga ankthi
i pritjes sė pafundme, qė po krijon ēdo ditė e mė shumė amulli tė
pėrgjithshme ekonomike dhe sociale dhe frikėn e njė tė ardhmeje tė pasigurtė.
Ndihma e dhėnė deri mė tani pėr ta ēuar deri nė prag aspiraten pėr liri, nuk
mund tė ndalet pa e pėrfunduar edhe aktin e vet final: njohjen de jure tė
lirisė. Njohja e pavarėsisė sė Kosovės
ėshtė po aq e rendėsishme sa edhe procesi i demokratizimit, de-komunistizimit
e de-otomanizimit tė saj tė njimendte dhe integrimi i kujdesshėm dhe i
institucionalizuar i forcave tė mirėfillta intelektuale nė drejtimin politik
tė njė vendi qė aspiron tė bėhet pjesė e Bashkimit Europian. |