Nė 130 vjetorin e Lidhjes
Shqiptare tė Prizrenit
Sulejman Vokshi dhe mbrojtja e
Lidhjes
Shqiptare tė Prizrenit
Shkruan: Kolonel Sali ONUZI / 10. 06.
2008
Sulejman Vokshi lindi nė qytetin e Gjakovės
nė vitin 1815 nė njė familje me tradita tė shquara patriotike dhe luftarake.
Pėr gati 50 vjet Ai mori pjesė nė tė gjitha kryengritjet qė shpėrthyen kundėr
sundimin osman, gjė pėr tė cilėn Porta e lartė e kishte arrestuar e internuar
15-20 herė. Nė vitin 1878, kur u themelua Lidhja shqiptare e Prizrenit, Ai
ishte njė udhėheqės popullor i njohur e me autoritet nė tė gjithė Kosovėn.
Tek Sulejman Vokshi Lidhja gjeti njė organizator e udhėheqės tė talentuar
ushtarak. Kėto aftėsi tė tij shpėrthyen qė nė aksionin e Gjakovės dhe nė
luftimet kundėr ushtrive malazeze pėr mbrojtjen e Plavės e tė Gucisė, nė
dimrin e vitit 1879-1980.
· Pllaka: Nė
hyrje tė Kompleksit Memorial tė LSHP
·
Foto: Busti i Sylejman
Vokshit
·
Portreti i
Sylejman Vokshit
·
Portret: Mic
Sokoli - luftėtar i shquar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit
·
Foto: Beteja
e Nokshiqit
Por kulmi i veprimtarisė politike
e ushtarake tė Sulejman Vokshit pėrkon me luftėn e Lidhjes sė Prizrenit pėr
tė realizuar me forcėn e armėve autonominė e Shqipėrisė. Nė Qeverinė e
Pėrkohėshme Vokshi u caktua shef i seksionit ushtarak tė saj me atributet e
Ministrit tė Mbrojtjes dhe tė Komandantit tė pėrgjithshėm tė forcave tė armatosuara.
Nėn drejtimin e Tij, brenda njė kohe tė shkurtėr, Lidhja organizoi njė ushtri
tė rregullt shqiptare, tė vogėl nė numėr.
Nė krye tė kėsaj ushtrie, S.
Vokshi, nisi dhe realizoi ēlirimin e tokave shqiptare nga administrata
osmane. Ushtria e Llidhjes i ndėrpriste linjat telegrafike, i rrethonte dhe i
kėrcėnonte qytetet dhe qendrat e tjera te banuara me
sulm ( nga jashtė ) e me kryengritje ( nga brenda), i detyronte garnizonet
ushtarake osmane tė mbylleshin nė kazerma dhe tė respektonin autoritetin e
urdhėrat e Lidhjes, kurse administratėn osmane, kudo, e shpėrndante dhe nė
vėnd tė saj e merrte drejtimin e qeverisjes, Komiteti Vendor i Lidhjes.
Qė nė dhjetor 1880 ishin ēliruar
Prizreni, Luma, Gjakova,Gucia dhe brenda janarit e
shkurtit 1881, ushtria e Lidhjes arriti tė ēironte Shkupin, Prishtinėn,
Mitrovicėn duke zėnė edhe urat hekurudhore. Autoriteti i Lidhjes shumė shpejt
u shtri edhe nė Tetovė, Gostivar e Dibėr 1)
Por, siē dihet, Qeveria e
Pėrkohėshme e Lidhjes, nuk pati kohė tė organizonte si
duhej as pushtetin e as ushtrinė e saj nė mbarė Shqipėrinė. Porta e Lartė
vendosi ta shtypte sa mė parė me zjarr e me hekur Lidhjen e Prizrenit. Ajo
dėrgoi pėr kėtė qėllim mareshallin famėkeq Dervish Pashėn me 7 gjeneralė nė
vartėsi, me tė paktėn 30 batalione, ( numri i saktė
i tyre nuk ėshtė pėrcaktuar ende nga historiografia ushtarake) tė pajisura me
teknikėn mė moderne tė kohės, me shumė topa, me bateri malore dhe dy vagona
me municion.(2) Pas pushtimit tė Shkupit, me 22 mars dhe tė Ferizajt, mė 8
prill, objektivi i parė i trupave osmane u bė qėndra e Lidhjes, qyteti i
Prizrenit.
Pėrballė rrėzikut qė i kėrcėnohej
Atdheut, Lidhja u dha kushtrimin shqiptarėve pėr tė rrokur armėt. Asaj iu
pėrgjigjėn afro 5000 veta, shumė pak nė krahasim me Planin e Mobilizmit qė
Lidhja kishte diskutuar e miratuar. Kjo shpjegohet me qėndrimin tradhėtar tė
krahut reaksionar tė Lidhjes. Ata e sabotuan dhėnien e kishtrimit, sidomos nė
Fushėn e Kosovės, nė disa qindra fshatra (3) Ose ndodhi, qė edhe pasi u grumbulluan
vullnetarėt, ata nuk u lanė tė niseshin pėr Prizren.(4)
Sulejman Vokshi gjatė mobilizimit
tė forcave dhe organizimit tė qėndresės i kushtoi kujdes informacionit pėr
shtabin e ushtrisė shqiptare dhe dizinformacionit e mashtrimit tė armikut. Vokshi
vendosi roja tė pėrhershme, qė mbanin nėn kontroll veprimet e nėpunėsve tė
telegrafės sė Prizrenit. Ēdo telegram i Dervish Pashės i dėrgohej S. Vokshit
dhe asnjė telegram i autoriteteve osmane nuk nisej
nė destinacion. Sipas porosisė sė Vokshit Stambolli dhe Dervish Pasha u
dizinformuan nga nėpunėsit e telegrafės qė e ngritėn numrin e forcave tė
Lidhjes nė 45 000 luftėtarė.(5)Kėto informata, "tronditėse" e
"shqetėsuese", siē e kannė pohuar vetė autoritetet osmane (6) futėn
panik e frikė nė shtabin e Dervish Pashės. Konsulli austro-hungarez,
Krenvill, me datėn 11 prill i raportonte Vjenės se " komandantėt e
ushtrisė turke nė pėrgjithėsi ndjejnė njė frikė tė madhe"(7) nga forcat
e Lidhjes. Kėshtu Vokshi u pėrpoq tė fitonte kohė pėr tė mobilizuar forca e organizuar
qėndresė.
Shtabi ushtarak i Lidhjes me S.
Vokshin nė krye e pėrcaktoi drejt rajonin e mbrojtjes, pozicionet, gjėrėsinė
dhe thellėsinė e tij. Brezi i mbrojtjes se forcave tė Lidhjes shkonte deri nė
10 km gjėrėsi dhe 18 deri nė 25-30 km thellėsi.(8) Vokshi e ndėrtoi
formacionin e luftimit nė dy skalione.
-
Nė skalionin e parė: Zaskok-Nerodime-Slivovė vendosi repartet pararojė mbi 2000
veta,
-
nė
skalionin e dyte Shtimlje-Topican pėrqėndroi forcat kryesore rreth 4000 veta.
Si shihet,
Vokshi i mbajti forcat kryesore nė skalion tė dytė, gjė qė u bė pėr tė pasur
mundėsi manovrimi dhe goditjeje tė befasishme nga njė drejtim nė tjetrin,
sipas situatės qė do tė krijohej. Shtabin e kishte vendosur nė Shtmlje dhe
mbante lidhje telegrafike me Qeverinė e Lidhjes.
Mė 16 prill forcat osmane sulmuan
nė drejtim tė Slivovės, por forcat shqiptare e pėrballuan mė trimėri sulmin
dhe pėr 4 ditė e netė i gozhduan ata para kodrave. Me 20 prill, ora 6.00,
Dervish Pasha sulmoi nė shkallė tė gjėrė duke patur si
objektiv Slivovėn, Shtimljen, Grykėn e Caralevės, e pastaj Prizrenin. Rreth 15 000 ushtarė
osmanė sulmuan nė tri drejtime:
-
nė qendėr, nė drejtim kryesor, gjeneral Ibrahim Pasha
me 7 batalione kundėr Shtimljes,
-
nė tė majtė, kundėr Slivovės, gjeneral Osman Pasha me 6
batalione,
-
nė tė
djathtė gjeneral Mustafa Pasha.
-
Vetė Dervish Pasha, me dy bateri topash e
dy batalione sulmoi Slivovėn, ku zuri njė kodėr tė vogėl prej nga drejtonte
zjarrin e artilerisė (9)
Pas luftimeve tė ashpra nė Slivovė
luftėtarėt e Lidhjes u detyruan tė tėrhiqen dhe organizuan qėndresė nė
Shtimlje e nė Grykė tė Caralevės. Nė kėto beteja tė pėrgjakėshme shkėlqeu
heroizmi masiv i luftėtarėve shqiptarė nga tė cilėt ranė duke luftuar 1200
prej tyre, kurse nga forcat osmane rreth 800 (10)
Nė luftimet qė u zhvilluan forcat
e Lidhjes zbatuan mjeshtėrisht taktikėn tradicionale tė luftės popullore.
Vokshi i ndau forcat nė grupe tė vogėla, 80-200 vetė, tė cilat me sulme e
kundėrsulme, nga lart poshtė, nė kodrat e Slivovės, i rrėmbyen nė fillim
armikut inisiativėn nė shkallė taktike. Njė kronist shkruan:"Prita dhe
presioni i tyre ( shqiptarėve) u bėnė aq tė
papritura sa, nė ēastin e parė ushtria turke u detyrua tė tėrhiqej. Sulmi i
shqiptarėve u pėrsėrit disa herė" (11)
Por, Dervish Pasha
urdhėroi tė
silleshin menjėherė nė kodrėn pėrbri Slivovės 6 topa, tė cilėt hapėn zjarr
mė shumė se njė orė e gjysėm " (12) Duke parė dėmin qė shkaktonte njė
bateri e armikut, Mic Sokoli nga Malėsia e Gjakovės me disa luftėtarė sulmuan
drejt kodrės pėr tė asgjėsuar baterinė turke, por ranė heroikisht, aty, para
grykave tė topave. Zjarri i artilerisė pati pasoja tė rėnda pėr forcat e
skalionit tė parė, tė cilat u detyruan tė tėrhiqen drejt Shtimljes, nga vijė
nė vijė.
Nė kėto beteja luftėtarėt
shqiptarė pėrdorėn veprime tė ndryshme taktike, tė ndėrtuara me zgjuarėsi e
trimėri. Veprimet kryheshin ditėn dhe natėn duke ruajtur fshehtėsinė e
siguruar befasinė mbi armikun. Kėnga popullore informon se S.
Vokshi kishte bėrė plan dhe u pėrpoq tė asgjėsonte shtabin e
forcave osmane dhe Dervish Pashėn: " Zo Dėrvishi ku a vetė?/pesė zabit ia lashė pa jetė,/du' n'Dervishin me u
zatetė
/t'ja qes zemrėn nė ledinė" (13) Nė sigurimin e goditjeve tė
befasishme mori pjesė aktive kalorėsia shqiptare. Populli kėndon
: "Ali Ibra nė vraē tė zi/
nė thikė p'i rrzon ka shtatė a
tetė
(14) Pati rast nė Shtimlje qė shqiptarėt vunė nė pozicionet e tyre
kėsulat e bardha, manovruan e goditėn nė mėnyrė tė befasishme turqit.
Me taktikėn e tyre forcat e
Lidhjes duhej tė kompensionin mangėsitė e mėdha tė armatimit qė ato kishin nė
pėrdorim. Ushtria e Lidhjes ishte e pajisur me pushkė me ēark qė mbusheshin
nga gryka( duke humbur shumė kohė) dhe nuk e hidhnin
plumbin mė shumė se 100-120 metra (15), ndėrsa ushtria turke ishte e pajisur
me pushkė me shume fisheke tė tipit Uincester dhe tė sistemit me tė ri
Martini Henri model i vitit 1871 tė prodhimit amerikan dhe anglez, me topa
gjerman dhe mitralozė amerikan, qė kishin nga 6 deri nė 12 gryka. Artileria
turke ishte pajisur me topa atė tė prodhimit gjerman, me mbushje nga prapa
prej ēeliku, me kalibėr nga 45 deri 100 mm [ Shih Riza Drishti nė Konferenca
kombėtare pėr studime tė Lidhjes shqiptare tė Prizrenit, vell.2f.285.Tirane
1979] Pushkėt "martin" ushtria e Lidhjes i kishte shumė tė pakta
dhe ishte shumė keq pėr fishekėt e tyre. Nė kėto kushte shqiptarėt pėrdorėn
me sukses luftimin e afėrt, pritėn e deri luftimin trup me trup qė zgjati
disa orė nė Shtimlje(16) Armiku goditej me thika,
jataganė, me kosė, sfurk, drapėr, sopatė, dajak, pėrdorej bari i thatė,
vajguri etj.(17) Duke pėrdorur luftimin e afėrt ata mundėn tė ulnin nė njė
shkallė tė madhe efektin e pushkėve "martin", e sidomos tė
artilerisė dhe t' i shkaktonin armikut sa mė shumė humbje tė ishte e mundur.
Kodrat e Slivovės e tė Shtimljes,
qė ngrihen mbi fushė me njė lartėsi relative 40-170 metra dhe tė xhveshura
pėrballė artilerisė turke ishin pozicione jo aq tė pėrshtatshme pėr mbrojtje.
Sipas dokumenteve gjermane del se D. Pasha e priste rezistencėn mė tė rrezikshme
tė shqiptarėve nė grykėn e Caralevės (18) Nė fakt edhe nė grykėn e Caralevės
u organizua njė pritė e fuqishme dhe u bė njė qėndresė heroike. S. Vokshi dhe
udhėheqėsit e tjerė prisnin tė vinin nga Prizreni forca tė tjera tė Lidhjes,
tė cilat arritėn me vonesė,pasi ushtria turke e
kishte kaluar luginėn e Caralevės. Kėto forca gjithashtu qenė relativisht tė
pakta. Bashkė edhe me kėto, S. Vokshi organizoi njė qėndresė mė 21 prill nė
Qafėn e Duhlės, ku u zhvilluan luftime tė ashpra. Po
edhe kėtu shqiptarėt u detyruan tė tėrhiqen. D. Pasha, pasi theu edhe njė
qėndresė tjetėr nė portat e Prizrenit, nė Suharekė, hyri me 24 batalione nė
Prizren me 23 prill.
Epėrsia e madhe e armikut nė njerėz
dhe teknikė ishte i vetmi faktor qė i detyroi forcat e Lidhjes tė
tėrhiqeshin, dhe ata u tėrhoqėn me mjeshtėri duke luftuar pėr 7 ditė me
heroizėm tė rrallė. Fakti qė ata nuk arritėn njė fitore mbi D. Pashėn e ka
shkakun nė tradhėtinė e krahut sulltanist qė pengoi ardhjen e vullnetarėve nė
Slivovė e Shtimlje. Mendimi i shprehur nga studiues shqiptarė para Luftės sė
Dytė Botėrore pėr kėto beteja se "shqiptarėt nuk qitėn gja me kry"
pasi
" nuk kishin njė komandant tė pėrgjithshėm qė tu jepte drejtim dhe
as qė e dinin taktikėn e njė lufte moderne" (19) ishte krejtėsisht pa
baza dhe i ndikuar nga historiografia e huaj e qarqeve antishqiptare. Forcat
e Lidhjes organizuan njė luftė frontale. Qė ata nuk i pėrballuan forcat e D.
Pashės, kjo lidhet mė armatimin e tyre tė pakėt e tė vjetėruar, me mungesat e
mėdha nė municion dhe sė fundi me numrin e pakėt tė luftėtarėve.
Pas betejave nė Slivovė, Shtimlje
e Caralevė, Sulejman Vokshi i riorganizoi forcat nė grupe tė vogla dhe me
shpejtėsi u kalua nga lufta frontale nė luftėn e ēetave(
taktike). Kjo ishte njė tėrheqje strategjike, e domosdoshme pėr tė ruajtur
forcat e pėr tė vazhduar luftėn nė tė ardhmen. Ky veprim nė thelb ishte njė
operacion kalimi, i cili pėr rėndėsinė qė ka e vėshtėrsitė qė paraqet, tregon
pėr pėrvojėn e madhe luftarake tė S. Vokshit
dhe tė luftėtarėve tė Lidhjes. Ky kalim tepėr i vėshtirė u realizua pa lejuar
ndėrprerjen e veprimeve luftarake, nė tėrheqje e sipėr, duke i ndarė repartet
nė grupe tė vogla e duke shfrytėzuar terrenin malor. Realizimin e kėtij
veprimi luftarak me mjeshtėri, habinė e frikėn e Dervish Pashės dhe besimin e
madh tė popullit te fitorja poeti anonim i ka dhėnė kaq bukur nė vargjet e
kėngės popullore:"Ē'po pėvet Dervish Pasha:/Zo, ku rrin Sulejman aga? -
N'ato bjeshkė, te retė e bardha./ Dervish Pasha po
pėvet:/ Zo mileti ku u tret?-Q'atje nelt ku zbardhin retė/ koftė kismet do i
shihsh opet"..(20)
Lidhja shqiptare e Prizerenit u
shtyp me gjak e hekur. Po S. Vokshi me shumė luftėtarė u tėrhoq nė Malėsi tė
Gjakovės. Kjo nuk mund tė quhet "arratisje", siē e ka cilėsuar
gabim ndonjė studiues. Nė kėtė krahinė, me male tė larta e me njė popullsi,
qė pati pėrkrahur aktivisht Lidhjen, ai organizoi njė qėndresė tė
pakapėrcyeshme pėr forcat e ushtrisė turke. Malėsia e Gjakovės e mbrojtur nga
mėse 3000 forca, me Sulejman Vokshin nė krye, mbeti gjithnjė njė zonė e lirė,
njė bazė e luftėtarėve tė lirisė prej kah ato, herė pas here, ndėrmorėn sulme
kundėr garnizoneve turke nė Gjakovė, Pejė e Prizren dhe nė shkurt 1885, pėrsėri
nėn udhėheqjen e Sulejman Vokshit shpėrthyen njė kryengritje tė fuqishme.
Stambolli dėrgoi forca tė mėdha
ushtarake, e shtypi kryengritjen dhe nė pabesi e kapi S. Vokshin. Gjykata e
jashtėzakonėshme ushtarake nė Prizren e dėnoi atė me vdekje, kurse familjen e
tij me internim tė pėrjetshėm nė Fezan tė Tripolit. Nė vendimin e gjykatės
osmane thuhej se fama qė ka fituar S. Vokshi
"pėr veprimtarinė e efekteshme e tė fuqishme antishtetėrore
dihen nga
gjithė bota. Ai ka qenė organizator, frymėzues dhe pjesmarrės i tė gjitha
akteve e veprimeve tė kryengritėsve qė kanė ndodhur gjer tani nė kėto anė, si
dhe kreu i krerėve tė tė gjithė kryengritėsve" (21) Ky duket tė jetė
vlerėsimi mė i saktė qė mund ti bėhej S. Vokshit.
Pėr shkak tė popullaritetit tė S. Vokshit dhe presionit tė lėvizjes kombėtare
shqiptare shteti osman u detyrua ta kthente denimin me vdekje nė dėnim me
burg, e mė pas, ta lironte komandantin e Lidhjes. Populli shqiptar e
pėrjetėsoi birin e tij besnik, komandantin e shquar nė kėngėt e veta epike.
Nė prag tė 100 vjetorit tė Lidhjes shqiptare tė Prizrenit shteti shqiptar i
dha Sulejman Vokshit titullin e lartė " Hero i Popullit".
|