Me
rastin e 95 vjetorit tė krijimit tė Shėrbimit Sekret Shqiptar
KUR
U KRIJUA SHĖRBIMI I MSHEFT SHQIPTAR?
·
Gazeta "Shqip"sot boton vendimin origjinal tė
qeverisė sė Ismail Qemalit, qė ligjėroi krijimin e Shėrbimit Informativ ( Shikoni vendimin KĖTU
)
·
17 dhjetor 1912 ėshtė data kur lindi Shėrbimi i Parė Sekret
Shqiptar, datė qė qeveria shqiptare, me vendimin e saj nr. 486, 14.07.2006, e
sanksionoi si ditėn e themelimit tė kėtij shėrbimi.
* * *
17 dhjetor 1912, urdhri: Tė dėrgohet nji njeri nė Mirdit, me
nji letėr shkrumun prej M.Bej Frashėrit"
Qė prej ligjėrimit mė 17 dhjetor 1912, nga qeveria e Ismail Qemalit,
Shėrbimi Informativ Shtetėror (SHISH) ka ndryshuar disa herė emėrtimin e tij.
Sot ai mbush plot 95 vjet. Urdhri qė ka ligjėruar krijimin e njė shėrbimi tė
tillė "tė msheftė" ėshtė lėshuar nga qeveria e pėrkohshme, vetėm
pak ditė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, ose e thėnė ndryshe mė
"4 shėndre 328/912". Pikėrisht atėkohė, shteti i pavarur shqiptar,
ndėr vendimet parėsore tė tij projektoi strukturėn nismėtare tė njė shėrbimi
informativ, "qė do tė operonte nė kufijtė e vet tė coptuar nga traktatet
ndėrkombėtare tė kohės. Nė Urdhrin e Ditės (4 shėndre 328/912 qė pėrkon me
datėn 17 dhjetor 1912) pika 6 thuhet: "Tė organizohet njė SHĖRBIM I
MSHEFTĖ pėr viset e shkeluna tė Shqipnis".
Krijimi i shtetit unik, ēlirimi i
territoreve dhe garantimi i sigurisė kombėtare, nuk mund tė arriheshin pa njė
shėrbim sekret dhe pa njė veprimtari specifike tė kėtij lloji. Pėr kėtė
qėllim, qeveria e pėrkohshme shtroi detyrėn e krijimit tė shėrbimit tė
fshehtė shqiptar.
Nė ndihmė tė kėtij misioni dhe
strukture ende tė paformatuar, ishte urgjent shfrytėzimi i tė gjitha
elementeve shtetformuese dhe burimeve tė shtetit, si ushtria, milicia,
xhandarmėria, pushteti vendor, e sidomos prefekturat dhe nėnprefekturat.
Misioni i ēlirimit tė tokave tė zaptuara, organizimi i luftės kundėr
elementėve antiqeveritarė, antikombėtarė dhe themelimi i njė shteti unik nga
Veriu nė Jug, mund tė realizohej, krahas ngritjes dhe forcimit tė
institucioneve politike e juridike, edhe me organizimin e strukturave speciale
si "shėrbimi i mfshehtė" shqiptar.
Pikėrisht kėtė kishte parasysh
qeveria e pėrkohshme, e drejtuar nga Ismail Qemali, kur ngarkoi patriotėt e
shquar, Mithat Bej Frashėri dhe Lef Nosi, me detyrėn e ngritjes sė shėrbimit
tė msheftė nė zonat e pushtuara. Vendimi i "4 shėndre 328/912"
shprehej konkretisht: "Pėr pikėn (6) u vendue qė tė dėrgohet nji njeri
nė Mirdit me nji letėr shkrumun prej anės tė z. Midhat Bej Frashėrit pėr
Bajram Bej Tsurin, ene z. Lef Nosi do tpėrpiqet pėr mu mar vesh me Dibrėn".
17 dhjetor 1912 ėshtė data kur
lindi Shėrbimi i Parė Sekret Shqiptar, datė qė qeveria shqiptare, me vendimin
e saj nr. 486, 14.07.2006, e sanksionoi si ditėn e themelimit tė kėtij
shėrbimi.
Aktualisht, SHISH ėshtė vlerėsuar
nga institucionet kryesore tė shtetit, si dhe nga partnerėt e tij
ndėrkombėtarė, pėr krijimin e njė profili profesional bashkėkohor.
Depolitizimi i shėrbimit ka krijuar hapėsira pėr tė realizuar cilėsisht
misionin, objektivat dhe prioritetet. Si shembull konsiderohen dy fushatat e
fundit zgjedhore nė Shqipėri (korrik 2005 dhe shkurt 2007), ku SHISH nuk
ėshtė pėrfolur pėr implikime si nė vitet e shkuara. Nga ana tjetėr, duket se
Shėrbimi Informativ Shtetėror po i kushton vėmendje tė veēantė edhe punėsimit
tė brezit tė ri. Aktualisht, ka filluar njė kurs me 40 veta, tė gjithė tė
rinj, tė ardhur nga jeta civile, me arsim tė lartė dhe minimalisht me njė
gjuhė tė huaj. Ky fakt tregon njėherazi rritjen e interesit pėr tu punėsuar
nė SHISH.
Shėrbimi Sekret Shqiptar ka pasur
vitet e fundit njė prezantim tė kėnaqshėm pėr sa u pėrket detyrimeve ligjore
pėr ēėshtjet e sigurisė kombėtare. SHISH ka dhėnė dhe vazhdon tė japė
kontribut pėr ēėshtje tė integrimit tė Shqipėrisė nė strukturat ndėrkombėtare
tė sigurisė, si NATO dhe organizmat e shėrbimeve inteligjente evropiane
(SEEIC-MEC), ka marrėdhėnie korrekte me Komisionin Parlamentar tė Sigurisė,
si dhe po kristalizon elementėt e njė shėrbimi inteligjent.
Vendimi i
qeverisė sė Ismail Qemalit
Nė Urdhrin e Ditės tė datės 4 shėndre
328/912 (pėrkon me datėn 17 dhjetor 1912) pika 6 thuhet: "Tė organizohet njė SHĖRBIM I
MSHEFTĖ pėr viset e shkeluna tė Shqipnis.
Krijimi i shtetit unik, ēlirimi i
territoreve dhe garantimi i sigurisė kombėtare, nuk mund tė arriheshin pa njė
shėrbim sekret dhe pa njė veprimtari specifike tė kėtij lloji. Pėr kėtė
qėllim, qeveria e pėrkohshme shtroi detyrėn e krijimit tė shėrbimit tė
fshehtė shqiptar. Nė ndihmė tė kėtij misioni dhe strukture ende tė
paformatuar, ishte imperativ shfrytėzimi i tė gjithė elementeve shtetformuese
dhe burimeve tė shtetit si: ushtria, milicia, xhandarmėria, pushteti vendor,
sidomos prefektura dhe nėnprefekturat. Misioni i ēlirimit tė tokave tė
zaptuara, organizimi i luftės kundėr elementeve antiqeveritare, antikombėtare
dhe themelimi i njė shteti unik nga Veriu nė Jug, mund tė realizohej, krahas
ngritjes dhe forcimit tė institucioneve politiko-juridike, edhe me
organizimin e strukturave speciale si "shėrbimi i mfshehtė"
shqiptar.
Kėtė gjė kishte parasysh Qeveria e
Pėrkohshme kur vendosi tė ngarkojė patriotėt e shquar M.Bej Frashėrin dhe Lef
Nosin, me detyrėn e ngritjes sė shėrbimit tė msheftė nė zonat e pushtuara,
vendimi i "4
shėndre 328/912" vendimi i fjalisė (kreu) i katėrt dhe konkretisht:
"Pėr pikėn (6) u vendue qė tė dėrgohet nji njeri nė Mirdit me nji letėr
shkrumun prej anės tė Z.Midhat Bej Frashėrit pėr Bajram bej Tsurin, ene Z.
Lef Nosi do tpėrpiqet pėr mu mar vesh me Dibrėn". 17
dhjetor 1912 ėshtė data kur lindi Shėrbimi i Parė Sekret i Shqiptar, datė qė
Kėshilli i Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė, me vendimin e tij 486,
14.7.2006, e sanksionoi si ditėn e themelimit tė Shėrbimit Sekret tė Shtetit
Shqiptar.
Shqip, Tiranė, 17
dhjetor 2007
---------------------------------
RRUGĖTIMI
I SHQIPĖRISĖ DERI TE SHPALLJA E PAVARĖSISĖ NĖ VLORĖ - MĖ 28.XII.1912
|