Komuniteti
shqiptar nė Ukrainė
SHQIPTARĖT
E UKRAINĖS, NJĖ PROVĖ PĖR EMRIN SHQIPTAR
Shqiptarėt
e Ukrainės. Si kanė mbijetuar?
Emisioni "Shqip" nė "Top Channel" sjell zėrin e
komunitetit shqiptar nė Ukrainė Rudina Xhunga ka sjellė nė emisionin
"Shqip", nė "Top Channel", zėrin e komunitetit shqiptar
nė Ukrainė. Ata kanė lėnė Shqipėrinė 300 vjet mė parė, por nuk kanė humbur
gjuhėn. Flasin shqipen e vjetėr dhe kanė mall pėr vendin qė nuk e panė kurrė.
Pas udhėtimeve tek arbėreshėt e Sicilisė, shqiptarėt e Trakės greke, Kosovės,
Malit tė Zi, Maqedonisė dhe Ēamėrisė, gazetarja e njohur, Xhunga, ka udhėtuar
nė fshatin Karakurt tė Ukrainės, ku banojnė mbi 2000 shqiptarė. Njė komunitet
tjetėr me rreth 5000 shqiptarė, tė ardhur kohė pas kohe, jeton nė Odesa tė
Ukrainės. Nuk ka asnjė dokument historik pėr shqiptarėt e Ukrainės. Pak ose
fare dihet pėr ta. Shqiptari i parė qė shkroi pėr ta ėshtė Selim Islami. Nė
vjeshtėn e vitit 1949, bashkė me njė etnografe ruse, ai vizitoi fshatrat e
banuar me shqiptarė. Nė vitin 55 botoi njė libėr me material gjuhėsor tė
shkėlqyer nga kolonitė shqiptare tė Ukrainės.
"Me shprehjen ti shqypton si ne, ata duan
tė thonė: A kupton si ne, a e kupton gjuhėn tonė? Kjo mė tėrhoqi vėmendjen
pėrsėpari dhe mendoj se kėtu duhet kėrkuar rrėnja e emrit tonė shqiptar. Ai
qė shqipton, ai qė kupton atė gjuhė", shkruan Islami, nė librin ku ka
mbledhur pėrralla, vargje, ninulla, qė sipas tij, i pėrkasin dialektit toskė.
Ndėrsa i pyet ata vetė se nga cila krahinė e Shqipėrisė vijnė, tė tregojnė se
vijnė nga Korēa dhe rrethinat, qė i lanė tre shekuj mė parė pėr tu vendosur
nė Bullgari, mandej nė Ukrainė. Akademiku rus, Djerzhavin, i cili i vizitoi
kėto fshatra nė vitin 1925, shkruan se shqiptarėt erdhėn nė kėtė vend, nga
Bullgaria, nė fund tė shekullit tė 18-tė dhe fillimi i 19-tė. Ndėrsa Jaranov
shkruan se arnautėt e Bullgarisė janė tė shpėrngulur nga Korēa, Ohri,
Elbasani, Ēermenika, Golloborda, diku nga shekulli i 15-tė deri nė shekullin
e 19-tė.
Fjodor Dermentli, jeta
profesionale e tė cilit ėshtė krenari pėr shqiptarėt e Ukrainės, ka shkruar
njė libėr pėr historinė e familjes dhe rrėnjėt shqipe tė origjinės, ku mes tė
tjerash rrėfen arsyet e shpėrnguljes nga Shqipėria, qė sipas tij janė dy:
Dėshira pėr tė mos ndėrruar fenė gjatė pushtimit otoman dhe mandej lufta
turko-ruse, qė u pasua me dhėnie tokash nga
Ekaterina e Rusisė, pėr popullsinė joturke. Nė vend tė flas, ata thonė
zallahis. Nė vend tė kuptoj, shqiptoj. Tė kėrkojnė tė flasėsh kadalė-kadalė.
E kanė ruajtur dhe dashur gjuhėn nė shekuj, edhe pa e shkruar kurrė. Ata janė
shqiptarėt e Ukrainės, njė komunitet, qė kur shkon ti takosh, tė mbulojnė me dashuri dhe mall pėr mėmėdheun qė nuk e kanė parė
kurrė.
Ledia Shamku
(Shkreli)
Teza e Majerit pėr gjuhėn
shqipe, gjen provėn nė gjuhėn
e shqiptarėve tė Ukrainės
Kam pėrshtypjen qė jemi nė njė
emision historik, nė njė moment ndoshta historik. Ndėrsa po jepej kronika,
ndalova nė njė shprehje shumė tė veēantė tė Selim Islamit, i cili shkoi ta
takonte kėtė komunitet nė vitin 1955. Shqiptarėt e
Ukrainės e ruajnė shumė mirė gjuhėn e tyre, veten e quajnė arnautė. Me
shprehjen ti shqypton si ne ata duan tė thonė a
kupton si ne, a e kupton gjuhėn tonė?- thotė Selim Islami. Kėtu duhet tė
kėrkojmė rrėnjėn e emrit tonė kombėtar shqiptar, i cili ėshtė ai qė shqipton,
domethėnė kupton atė gjuhė. Ka disa hipoteza rreth evoluimit tonė. Hipoteza e
parė dhe sė cilės i mbahet edhe Ēabej e mė pas edhe Mustafa Kruja, ėshtė ajo
e hedhur nga Majeri, i cili thotė qė fjala shqip vjen nga njė pol i
latinishtes ekskipireo ose ekskipio, qė do tė thotė kuptoj, merrem vesh,
flas shkoqur. Nuk ėshtė latinishte e ballkanikes sikundėr ėshtė pandehur
deri mė sot, por unė u konsultova me fjalorin. Ėshtė njė formė qė nuk del nė
pah nė fjalorėt e latinishtes klasike, ėshtė njė formė e latinishtes sė
mesme. Ajo ka tri kuptime: kuptimi i parė do tė thotė pėrjashtoj, kuptimi i
dytė do tė thotė kaloj, lė mėnjanė dhe kuptimi i tretė ėshtė pikėrisht ky flas shkoqur, kuptohem, merrem vesh.
Me sa
duket ky kuptim ka qenė nė pėrdorim, atėherė ku u mor dhe u pėrshtat nga ne.
Dua tė them qė deri mė sot kėta dijetarė si Ēabej,
Kruja i ishin pėrmbajtur kėsaj hipoteze tė Majerit, por pa njė regjistrim, pa
njė provė faktike. E besonin kėtė hipotezė vetėm duke ndjekur zinxhirin
fonetik tė shndėrrimeve tė shqipes, i cili sikurse thoshte edhe profesori,
ėshtė i vetmi qė nuk na lė nė baltė edhe kur jemi pėrballė errėsirės sė
fakteve. Dhe me shndėrrime fonetike ekskipio-shqipoj
ėshtė e mundur. Pra, mbetesh nė hipotezėn me gjasė,
qė duke iu referuar togfjalėshit tė ngrirė fol shqip qė nuk ka kuptimin fol
shqip siē thonė anglezėt speak english por fol qartė, fol kuptueshėm qė
unė tė tė marr vesh. Kjo ishte pėr ata njė provė anėsore, por gjithsesi, njė
provė qė me gjasė vijmė nga ekskipio, pra, vjen nga
kjo formė dhe ka pasur fillimisht kėtė kuptim pra, jo kuptimin flas shqip,
flas gjuhėn shqipe, por flas qė tė kuptohem me ty.
R. Xhunga: Pra, shqiptarėt dhe Shqipėri,
vjen nga fjala shqiptoj qė do tė thotė kuptohem, merrem vesh?
Ledi Shamku (Shkreli): Po, a tė janė drejtuar ty, duke tė thėnė nuk tė
shqiptoj? Kėtu kemi njė regjistrim faktik. Mungonte njė hallkė qė ishte
materiali faktik dhe kėtė provė e kanė ruajtur shqiptarėt e Ukrainės. Unė jam
emocionuar, sepse kemi pak dokumente historike. Te ne
duhet tė veprojė mė fortė ajo qė quhet arkeologji gjuhėsore. Shqipja ka dalė
vonė nga prehistoria. Dokumenti ynė i parė ėshtė Formula e Pagėzimit. Ndoshta
me kėtė emision vihet jo njė teserinė nė mozaikun e
madh tė dijes mbi shqipen dhe mbi veten tonė, por ndoshta vihet njė gur i
rėndė qė vėrteton tezėn e Majerit, vėrteton hipotezėn e Ēabejt, tė Krujės dhe
tė atyre qė kanė besuar qė midis shqip dhe kuptimit merrem vesh ekziston
njė lidhje e drejtpėrdrejtė.
Genc Pollo,
ministėr i Arsimit dhe Shkencės
Do tė ēojmė mėsues tė
shqipes nė Ukrainė
Ne kemi qenė aktivė kėto dy vjet
nė kėtė fushė, por aktiviteti ynė ka pasur tė bėjė nė radhė tė parė me emigracionin
e ri shqiptar pra, me qindra mijėra shqiptarė tė
vendosur nė Greqi, Itali, Angli, Amerikė dhe nė Gjermani dhe jemi pėrpjekur
qė tė ofrojmė libra shkollorė tė gjuhės, letėrsisė, gjeografisė, tė asaj qė
mund tė quhet kulturė amtare, nė mėnyrė qė tė ruhet dhe tė zhvillohet
identiteti i tyre shqiptar, sepse nė kushtet e sotme, nė kushtet e njė
kulture globale, me mjetet e informimit masiv ėshtė shumė mė e lehtė sesa ka
qenė 500 vjet pėrpara qė ky identitet tė bjerrė. Ka qenė njė pėrpjekje, mund
tė bėhej edhe mė shumė, situatat nuk janė dhe aq tė favorshme, por gjithsesi,
ka nisma tė mira qė na gėzojnė dhe na inkurajojnė nėpėr vendet qė pėrmenda.
Diēka qė kemi bėrė pėr herė tė parė nė korrik tė kėtij viti, ka qenė seminari
i mėsuesve tė diasporės nga shumė vende tė Evropės, tė cilėt u mblodhėn nė
Durrės pėr tė bėrė njė trajnim specifik pėr mėnyrėn sesi mund tė kultivohet
shqipja dhe kultura amtare te fėmijėt e emigrantėve. Por duhet tė them qė
objekti i punės sonė nuk kanė qenė diasporat e hershme, si
arbėreshėt e Italisė, arvanitasit e Greqisė apo si rasti shumė interesant, si
historikisht, ashtu dhe gjuhėsisht, i shqiptarėve tė Odesės. Pėr kėtė duhet
tė mendoj njė qasje tė veēantė qė nuk mund tė jetė identike me fėmijėt e
atyre qė janė larguar nga Shqipėria 5 apo 15 vjet mė parė.
Nė parim, dėrgimi i mėsuesve tė
gjuhės shqipe ėshtė i mundshėm, por duhet parashikuar nė njė fond tė veēantė.
Ne kemi bashkėpunuar me Ministrinė e Jashtme, e cila ka pėrgjegjėsinė pėr
koordinimin e kėtyre gjėrave dhe shpesh si Ministri e Arsimit kemi dėrguar
abetare dhe libra tė tjerė sipas kėrkesės tė shkollave tė ndryshme nė Greqi,
Angli dhe vende tė tjera. Ėshtė njė mundėsi qė tė gjejmė mėsues tė trajnuar
dhe tė specializuar qė tė shkojė atje. Ėshtė mundėsi mė e mirė qė njė mėsues i asaj shqipeje te shqiptarėt nė Odesė, tė mund tė vijė tė
trajnohet kėtu pėr tė dhėnė orė tė lira atje. Kėto janė aranzhime qė
ndryshojnė nga vendi nė vend, nė varėsi me mundėsitė
qė ofron ēdo shtet e qė nuk janė tė njėjta. Kėto janė gjėra qė duhen parė me
ambasadėn tonė dhe Konsullin e Nderit qė ka bėrė kėtė punė shumė tė mirė, nė
mėnyrė qė ti japim zgjidhje dhe tė plotėsojmė njė
kėrkesė relativisht tė thjeshtė qė na vjen nga shqiptarėt e Ukrainės.
Flamur Gashi, drejtor i
Institutit tė Diasporės nė
Ministrinė e Jashtme
Qendėr e Kulturės Shqiptare
nė Ukrainė
Mendojmė qė do tė mbahet Festivali
Folklorik vitin e ardhshėm dhe si Institut i
Diasporės kemi planifikuar tė ndajmė njė buxhet tė caktuar pėr tė ftuar nė
Festivalin e Gjirokastrės shqiptarėt e Ukrainės dhe mund tė them me bindje qė
vitin e ardhshėm nė Gjirokastėr do tė ketė shqiptarė tė Ukrainės. Ky ėshtė
njė premtim publik qė bėhet nga Ministria e Punėve tė Jashtme nė Republikėn e
Shqipėrisė qė shqiptarėt e Ukrainės tė jenė pjesėmarrės nė kėtė festival.
Gjithashtu, shumė shpejt, sė bashku me Dhomėn e Tregtisė sė Tiranės me
kryetar Gjok Uldedaj kemi biseduar tė organizojmė njė grup artistik nga
Shqipėria qė ta dėrgojmė nė Karakurt tė Ukrainės. Pra, po vazhdojnė hapat e
mirė qė z. Rira dhe z. Gjoka kanė nisur para dy-tri vitesh. Pas dy ditėsh do
tė shkoj nė Odesa, Karakurt pėr tė bėrė parapėrgatitjen e hapjes sė Qendrės
Kulturore shqiptare nė Ukrainė. Qeveria shqiptare ka planifikuar qė, brenda
vitit 2008 tė hapė tri qendra kulturore, veēanėrisht aty ku ka shumė
shqiptarė. Do tė hapim nė Romė, nė Athinė dhe nė Londėr, por ėshtė njė
eksperiment pozitiv ky qė po ndodh nė Ukrainė, qė po hapet para kėtyre tri
qendrave, njė iniciativė kjo e qeverisė shqiptare nė bashkėpunim me biznesin
shqiptar. Do tė jenė edhe biznesmenė nga Shqipėria dhe Kosova, tė cilėt do tė
vijnė tė shohin vendin ku do tė hapet kjo qendėr e kulturės shqiptare dhe pėr
tė biseduar pėr terma konkretė nė funksionimin e kėsaj qendre.
Poezi kushtuar fshatit
Karakurt
NÑ stepat e gjelbÑr tÑ
Buxhakut,
Ku njÑ lum i gjelbÑr, Prul,
PranÑ grykÑs sÑ varfÑr tÑ
pÑrroit,
Ndodhet i panjohuri katund,
Me familje, shqiptarÑt, bullgarÑt, gagauzÑt
kÑtu,
NÑ egÑrsi tÑ pakujdesshme kanÑ jetu,
Duke ruajtur zakonet prindÑrore,
Duke u ushqyer me atÑ qÑ prodhojnÑ vetÑ,
Pa vrarÑ mendjen pÑr atÑ,
Se fuqitÑ e mÑdha krijojnÑ robÑr,
Dhe drejtojnÑ egÑrsisht fatet e tyre.
A.S Pushkin
1828
|