N A K
B E R I SH A
TRIMI QĖ DERI NĖ VDEKJE E LUFTOI PUSHTIMIN SERB
Shkruan: Prof. Qerim Rexhaj
Njė ndėr personalitetet e shquara tė
Lėvizjes Nacionalēlirimtare kundėr pushtuesit serb, idealist i paepur pėr
ēlirim dhe bashkim kombėtar, luftėtar qė kurrė nuk e hoqi pushkėn nga dora
pėrball armikut, guximtar qė pėr afėr njė dekadė sfidoi pushtetin okupues
serb duke goditur me forcė shpesh edhe qendrat mė vendimmarrėse tė tij,
njėri ndėr prijėsit e suksesshėm tė Ēetės sė vėllezėrve Beqir dhe Zeqir
Rexha, atdhetari Nak Berisha pati njė jetė sa tė vėshtirė e komplekse po aq
edhe heroike. Vėshtirė mund tė gjendet njė personazh i kėtillė origjinal nė
historinė e luftėtarėve tė lirisė, tė gueriles shqiptare, tė ashtuquajtur
lėvizje kaēake, qė pėrball ushtrisė, xhandarmėrisė dhe forcave ēetnike tė
pushtuesit qėndroi me njė vendosmėri tė pathyeshme duke mos pranuar tė
largohet nga vendlindja e tij deri nė vdekje edhe pas aq shumė ndjekjesh,
edhe pas aq shumė pritash dhe grackash qė i kurdisi pushteti serb.
Familja Berisha nga Turiqevci i
Skenderajt radhitet ndėr familjet e mėdha shqiptare tė kohės tė dėgjuara
pėr mikpritje, bujari, trimėri dhe atdhedashuri. Kjo familje zotėronte
prona tė shumta nė Turiqevc dhe nė saje tė punės sė ndershme ajo pėr vete
kishte krijuar njė gjendje tė mirė ekonomike dhe materiale. Pėr hir tė
shtimit tė krahut tė punės, tė sigurisė familjare dhe tė shtimit tė
trashėgimtarėve tė familjes, qė vinte si shtrėngim i rrethanave tė kohės,
babai i Nakut, Jashari, ishte martuar me dy gra. Mirėpo, njerėz kokėshkretė
dhe shpirtshitur, tė yshtur nga armiku si dhe nga inatet e smira meskine,
nė pabesi, shtinė dhe e vranė Jasharin nė moshėn 26-vjeēare. Gruaja e dytė
e Jasharit, bijė e familjes sė njohur tė Loshajve tė Padalishtės, nė kohėn
e vrasjes sė tė shoqit ishte shtatzėnė. Pas vrasjes sė bashkėshortit ajo
kthehet nė derėn e prindėrve me betimin e gruas besnike se nėse i lindė
djalė nuk do tė martohet kurrė, por, nė kujtim te tė shoqit, do tė bėhet
fli dhe do ta rrisė birin e tyre tė pėrbashkėt. Nė kėso kushtesh tė rėnda
familjare si dhe nė kėso rrethanash konfuze shoqėrore politike u lind Nak
Berisha. Djalin e pagėzuan Jashar, me emrin e babės, por pėr shkak tė
plagės qė nuk u shėrua asnjėherė pėr humbjen e tė atit, ai kurrė nuk do tė
thirrėt nė kėtė emėr.
Nak Berisha u lind dhe u rrit nė familjen
e Hajzer Loshit, familje kjo nė zė pėr kultivimin e traditave dhe zakoneve
shqiptare, familje e ndershme dhe bujare, por qė edhe armėt i mbante
gjithmonė plot pėr armiqtė e atdheut. Nėn pėrkujdesjen e dajė Hajzerit, Nak
Berisha fejohet me vajzėn e Smajl Niman Salihaj nga Kerrnina. Nė tė njėjtėn
kohė edhe babėgjyshi i Tueriqevcit e fejon Nakun me njė vajzė nga njė
familje e fshatit Brojė. Me tė dy gratė Nak Berisha jetoi nė harmoni pėr
respekt. Me gruan e parė ai pati tre fėmijė: Brahimin, Imerin dhe Zelfijen,
ndėrsa me gruan e dytė, sipas Imer Jetish Berishės, plakut shtatėdhjetė e
pesė vjeēar, pati Rukėn, Elfijen dhe Rexhepin.Vend pėr tė jetuar Nak
Berisha e zgjodhi Kėrrninėn, njė fshat me toke pjellore tė rrethuar
gjithandej me male dhe me bukuri pėrrallore. Nė Kerrninė, me hisen qė
kishte marrur nga xhaxhallarėt nė Turiqevc, Naku kishte blerė 18 hektarė
tokė.
Nak Berisha u lind nė rrethana tė
jashtėzakonshme, nė njė kohė kur populli shqiptar po vuante tagrin pesėqind
vjeēar tė pushtimit turk. U rritė dhe u edukua te dajat, nė frymėn e
atdhedashurisė, gjithmonė duke pasur pėr model trimat e fisit tė babės,
dajallarėt dhe heronjtė e kohės.
***
Pas luftės sė Parė Botėrore Serbia,
e mbėshtetur dhe nė aleancė me ushtrinė franceze, u rikthye pėrsėri me njė
egėrsi edhe mė tė madhe nė Kosovėn e rraskapitur, tė dėrmuar dhe tė
plagosur pas kryengritjeve dhe luftėrave tė pa reshtura pėr liri dhe
bashkim kombėtar. Konferenca e Londrės e vitit 1913, pėr tė kėnaqur orekset
pushtuese tė Serbisė, Greqisė dhe Malit tė Zi, padrejtėsisht kishte
legjitimuar copėtimin e trojeve dhe tė popullit shqiptar. Pushteti i
Serbisė dhe Malit tė Zi nė Kosovė dhe nė trevat tjera shqiptare ishte sa i
papranueshėm po aq edhe kobzi sepse nė vete po barte arsenalin mė ēnjerėzor
tė njė okupimi kolonialist. Duke vrarė nė masė, duke djegur fshatra dhe
krahina tė tėra, duke dhunuar mizorisht njė popull tė tėrė, duke i ngarkuar
me punė tė rėnda hangari, duke plaēkitur pamėshirshėm, duke i shpronėsuar
nga toka, duke ua ndėrruar fenė me dhunė dhe, mė nė fund, duke i dėbuar me
dhunė nga vatrat shekullore, okupatori serb mbi popullin shqiptar instaloi
tė gjithė mekanizmat e mundshme tė gjenocidit dhe tė etnocidit.
Pėrball kėtyre tendencave kobzeza tė
pushtuesve serbė u ngritėn bijtė mė tė mirė tė Kosovės martire, tė cilėt,
duke ndėrtuar barrikadėn e pakalueshme tė atdheut, u bėnė roje e pėrhershme
e trojeve dhe e popullit tė shumėvuajtur shqiptar. Tė inspiruar nga
vendimet e Komitetit Mbrojtja Kombėtare e Kosovės qė udhėhiqej nga
atdhetarėt Hoxhė Kadriu, Hasan Prishtina, Azem Galica etj., ata u grupuan
nėpėr ēeta tė armatosura tė luftėtarėve tė lirisė duke dhėnė kėshtu njė
kontribut tė jashtėzakonshėm nė mbrojtjen e atdheut dhe tė popullit
shqiptar . Krijimi i ēetave tė lirisė, tė ashtuquajtura ēeta kaēake, pėr
njė periudhė tė mirė kohore u prishi shumė plane administratės kolonialiste
e pushtuese serbe nė Kosovė si dhe fuqive tė mėdha vendim marrėse
evropiane. Prandaj, nė pėrpjekje pėr tė shuar organizimin dhe qėndresėn
shqiptare, mekanizmat e pushtetit serb, si ushtria, xhandarmėria, forcat e
falangės ēetnike, etj., pėrmes koordinimit tė
veprimeve nė terren, nuk lanė metodė pa pėrdorė me qėllim tė eliminimit tė
elementit atdhetar, tė njerėzve me ndikim nė popull si dhe tė prijėsve tė
ēetave tė lirisė.
Nė vazhdėn e kėtyre pėrpjekjeve tė
ethshme represive tė pushtuesit serb ėshtė edhe masakra e vitit 1918 nė
fshatin Turiqevc, ditėn e Shėn Gjergjit, kur nga ushtria serbe vriten bijtė
e axhės sė Nak Berishės, Tafil Imeri dhe Halil Imeri si dhe vėllai i Nakut
nga babai, Fazli Jashari. Ekzekutimi i anėtarėve tė familjes Berisha u bė
nė shtėpinė e tyre dhe u udhėhoq nga oficerėt Pop Guxhumi, Llok Majstori
dhe Pipivoda. Kjo masakėr ishte organizuar si hakmarrje pėr shkak sė
shtėpia e Tafil Imerit ishte shndėrruar nė bazė pėr ēetėn e Azem Bejtės. Po atė ditė u ekzekutuan edhe 18 burra tė fisit
Berishė. Nė ndėrkohė, Azem Bejta, i cili ndodhej nė Rezallė, me tė kuptuar
plojėn qė kishte ndodhur mbi fisin Berishė tė Turiqevcit, vet i gjashtėmbėdhjeti
sulmon Kishėn e Deviēit me tė cilin rast vrau 61 ushtarė e xhandarė, vrau
popin dhe i vuri zjarrin kishės nga e cila po i vinin tė gjitha tė kėqijat
popullit tė Drenicės dhe mė gjerė. Kisha e Deviēit dhe simotrat e saj,
ishin shndėrruar nė shtabe operative prej nga drejtoheshin format e
represionit dhe sulmet ushtarake ndaj shqiptarėve. Meqė ushtria serbe
kishte marrė urdhėr tė vriste tė gjithė meshkujt nė Drenicė, madje edhe ata
qė ishin fėmijė nė djep, sulmi i Azemit prapėsoi kėto qėllime tė kobshme qė
ishin ndėrthurur si skenar pėr ta lėnė Drenicėn nė gra. Isuf Vojvoda, njė
shqipfolės qė shėrbente si rrogėtar nė kishė, u urdhėrua ato ditė nga
komandanti i ushtrisė serbe tia dėrgonte njė letėr Azemit pėrmes sė cilės
i kėrkohej qė tė dorėzohej ose ta priste pėr luftė nė Rezallė. Azem Bejta
me njė gjakftohtėsi tė pashoqe nė anėn tjetėr tė letrės komandantit serb ia
kthen kėto fjalė: Hajde kur tė duash se ke me pasė luftė me krejt
Drenicėn. I ndodhur pėrballė njė pėrgjigjeje kaq tė vendosur e tė prerė,
komandantit tė ushtrisė serbe nuk i mbetej tjetėr pėrveē konsultės me
qarqet politike dhe ushtarake nė Beograd, tė cilat e kėshillojnė qė tė mos
nguteshin nė veprime tė pamatura, sepse duheshin studiuar forma mė pėrfide
pėr eliminimin e Azemit dhe shokėve tė tij.
Sipas dėshmive tė Imer Berishės, nė
masakrėn e Turiqevcit, skuadrėn e pushkatimit e pėrbėnin edhe
serbo-ēetniket Teodosia, Toca, Spasoja dhe Dimitria nga fshati Belicė, afėr
fshatit Kerrninė, nė tė cilin, tashti mė, nė pronėn e tij jetonte Nak
Berisha. Me tė marrė vesh mandatėn kobzezė tė vėllezėrve tė tij dhe tė
kushėrinjve tė fisit, Nak Berisha betohet pėr hakmarrje deri nė shfarosje
kundėr ekzekutorėve tė masakrės. Dhe, pa hezituar shumė, sė bashku me Sadri
Shalėn, shokun mė trim dhe mė besnik tė jetės, Nak Berisha harton planin e
pritės te vendi i quajtur Lluga e Shapiqit, nėpėr tė cilin shteg pritej tė
kalonin Toca, Teodosia, Dimitria dhe Spasoja pėr tė festuar masakrėn e
Turiqevcit me bashkėvendėsit e tyre nė Kishėn e Belicės. Gjatė shkėmbimit
tė zjarrit, serbo-ēetniku Dimitrije, paramilitar me pėrvojė, u kėrkon duel
Nakut dhe Sadrisė, si nė kohėra tė vjetra. Sadri Shala, njė burrė
sypatrembur, pėrkundėr kėrkesės sė Nakut, qė tė mos bie nė grackėn e
pabesisė sė shkive, ngrihet pėr tu pėrballur nė duel me Dimitrinė. Nė
ndėrkohė katėr pushkė zbrazėn njėherazi nė drejtim tė trupit tė Sadrisė
duke e plagosur pėr vdekje. Duke qėndruar nė kėmbė si njė qarr shekullor,
Sadri Shala, pėr herė tė fundit, pėrmbledh forcat dhe zbrazė plumbat e mbetur
nė mauzerin e tij. Me kėtė rast, sipas dėshmive tė mėvonshme tė Nakut, ai
plagos pėr vdekje Dimitrinė. I vetėm, pėrballė katėr serboēetnikėve, me njė
plagė edhe mė tė madhe nė zemėr pėr humbjen e shokut mė tė mirė tė jetės,
Naku lufton si luan. Nė njė betejė tė pabarabartė pėr jetė a vdekje, pas
disa orėsh lufte, Naku arrin ti shtrijė pėr tokė kriminelėt e vėllezėrve
dhe fisit tė tij. Pas fshehjes sė kufomės sė Sadri Shalės nė pyllin pėrbri,
Nak Berisha, sipas pėrbetimit, niset pėr tė marr hakun deri nė fund, tashmė
edhe me njė arsye mė shumė, pėr humbjen e shokut tė tij besnik. Naku sulmon
kishėn nė tė cilėn ishin mbledhur njė numėr i konsiderueshėm i serbėve pėr
tė festuar. Edhe kėtu zhvillohet njė luftė e ashpėr ku pati disa tė vrarė
dhe tė plagosur. Tė frikėsuar deri nė palcė serbėt marrin arratinė ku sytė
kėmbėt. Kjo ishte ndeshja e parė qė do tu paraprinte ndeshjeve tė tjera tė
armatosura pėrkrah trimave tė dėgjuar si Kamer e Murat Loshi, Beqir e Zeqir
Rexha, ēetat e tė cilėve kishin filluar tė konsolidoheshin nėpėr malet e
Drenicės dhe Istogut duke sulmuar strukturat e armatosura serbe dhe
ideatorėt e tyre.
***
Pushtuesi serb, ende i pa konsoliduar
nė trojet e Arbėrisė sė Vogėl, krahas aparatit represiv pėrpiqej tė fuste
nė veprim edhe mjetet diplomatike me qėllim tė blerjes sė kohės pėr tė
pėrfituar deri sa tė konsolidohej si pushtet. Nė rrethana tė kėtilla
naēallniku i Rakoshit fton krerėt shqiptarė me ndikim pėr njė marrėveshje
armėpushimi. Ftesės pėr tu paraqitur nė komunėn e Rakoshit i pėrgjigjėn
vėllėzėrit Beqir, Zeqir e Tahir Rexha, Nak Berisha, Sokol Rama, Dan Salihu
si dhe Cen Llugiqi, tė cilėt pretendonin tia vėnė disa kushte pushtetit
serb pėr ta ndalur dhunėn dhe represionin ndaj popullatės shqiptare. Ftesa
qė u ishte bėrė krerėve mė me ndikim nga popullata shqiptare e rrethinės sė
Rakoshit ishte vetėm njė manovrim pėr ta futur nė kurthė dhe pėr ta
eliminuar pėrgjithmonė elementin kryengritės shqiptar i cili kishte arritur
tė marrė pėrpjesėtime tė rrezikshme pėr pushtetin okupues serb.
Pėrfaqėsuesit shqiptarė posa hynė nė Rakosh, nė ēastin kur ishin duke blerė
duhan dhe duke pirė kafe nė hanin e Zor Mumiqit, rrethohen nga forca tė
shumta ushtarake, tė xhandarmėrisė dhe paramilitarėve serbė. Komandanti dhe
zėvendėsi i forcave tė armatosura serbe, duke besuar se tashmė i kishte
futur nė grackėn e dėshiruar prijėsit e komitės shqiptare dhe duke besuar
se tashmė ata do tė dorėzohen, hyjnė nė kafene dhe u drejtohen komitėve qė
ti dorėzojnė armėt ngase ishin tė rrethuar nga tė gjitha anėt. Ata
akuzojnė komitėn, pra ēetat e lirisė, se po kryekan vepra nė kundėrshtim me
ligjin, prandaj edhe duhej tė dorėzoheshin. Tė pyetur nga komandanti sė
kush e kishte vrarė ditė mė parė Tocėn me shokė, Nak Berisha, pa iu dridhur
zėri e as qerpiku i syrit, i pėrgjigjet shkurt: me kėtė pushkė qė kam nė
dorė i kam vrarė 28, ndėrsa me ju tė dy do ti bėjė tridhjetė. Duke e parė
sė kishin rėnė nė kurthin e pabesisė serbe, Nak Berisha me shokė, jo vetėm
qė nuk pranojnė tė dorėzohen, por zėnė peng oficerėt madhorė dhe nėn
presionin e tytave tė pushkės i pėrdorin ata si mburojė pėr tė ēarė
rrethimin. Pėrkundėr kėrkesės sė oficerėve serbė, tė cilėt nga ushtarėt dhe
xhandarėt serbė kėrkojnė qė tė mos shtinė, lufta fillon nga tė gjitha
drejtimet. Nė tė shtėnat e para vritet Cen Llugiqi, ndėrsa plagoset Dan
Salihi. Duke e parė rrezikun e mundshėm tė vrasjes sė tyre, Nak Berisha me
dorėn e vet paraprakisht ekzekuton tė dy oficerėt serbė. Pas njė lufte tė
ashpėr dhe tė pabarabartė, luftėtarėt e lirisė duke e njohur ēdo pėllėmbė
tė truallit tė tyre stėrgjyshor arrijnė tė ēajnė rrethimin. Nė shenjė
hakmarrje pushteti okupues serb, pas dy disfatave qė kishte pėsuar nga Nak
Berisha me shokė, dogji gjithė Kerrninėn me rrethinė. Xhandarmėria serbe
kishte shpresuar sė mund ta zinte peng familjen e Nakut nė mėnyrė qė atij
ti vinte kushte tė dorėzimit. Nė shtėpinė e Nakut ata gjejnė baballėkun e
tij Smajl Nimanin tė cilin e vrasin barbarisht. Nak Berisha i vetėdijshėm
pėr rrugėn qė kishte marrė, paraprakisht familjen e tij e kishte strehuar
te familja Kapiti nė fshatin Zallq tė komunės sė Burimit (ish Istog).
Represioni ishte aq brutal sa nuk u kursyen as pleq, as gra, as fėmijė. Hap
tjetėr qė ndėrmori pushteti serb ishte edhe shpronėsimi dhe konfiskimi i
pronave tė kaēakėve (luftėtarėve tė lirisė) dhe pėrndjekja e tė gjitha
familjeve qė mbanin kontakte dhe i ndihmonin ata.
***
Represioni dhe dhuna ushtarako
policore, masat drastike administrative qė po ndėrmerrte pushteti okupues kolonialist
serb kishte shtuar radhėt e ēetave tė luftėtarėve tė lirisė tė cilėt kishin
dalė maleve pėr tė mbrojtur lirinė dhe tė drejtat e tyre tė mohuara. Nė
kėtė kohė pėr Nak Berishėn dhe Lėvizjen Nacionalēlirimtare tė Kosovės
fillon njė fazė e bashkėrendimit tė veprimeve ndėrmjet udhėheqėsve dhe
ēetave tė tyre. Ndonėse ishin tė pėrndjekur dhe tė vėzhguar nga forcat
armike edhe Lėvizja kryente detyrat e saj duke vrarė tė gjithė ata qė
pėrpiqeshin qė ta poshtėronin popullin shqiptar. Krismat e pushkėve nė kėtė
periudhė kohore po jehonin mė shumė sė kurrė mė parė Ēetat e Azem Galicės,
Mehmet Konjuhit, Beqir Rexhės, Idriz Seferit, Kamer Loshit, Sadik Ramės,
Sali Shabanit, Kerit tė Sadri Bardhit, Fazli Beranit, Mehmet Delisė, Ilaz
Reēakut, Mulla Agan Kajės, Ramė Bekės dhe shumė ēeta tė tjera tė vogla u
bėnė tmerri i armiqve dhe krenaria e dashuria e popullit liridashės
shqiptar. Nak Berisha nė kėtė periudhė kohore gjendej aty ku vlonte pushka,
nė betejat mė tė vėshtira. Gjatė dimrave kur jeta nėpėr male bėhej e
pamundshme, Naku sė bashku me familjen e tij strehohej tė familja atdhetare
e Fazli Junikut nga Juniku, i cili ishte mik i besės dhe bujar, ndėrsa
kthehej nė vendlindje me syrin e pranverės pėr ti qėndruar besnik
shtėpisė, njerėzve tė tij, pėr ti dalė zot lirisė dhe tokės arbėrore.
***
Pas vrasjes sė Azem Galicės dhe rėnies
sė Zonės sė lirė tė Drenicės ose shtetit nė shtet, siē shprehej shtypi
serb, Serbia deri diku filloi tė vė pushtet nė Kosovė, ndėrsa edhe ēetave
tė vogla tė lirisė po u ngushtohej veprimi. Nė kėtė periudhė Nak Berisha
mbetet pothuajse i vetmuar si luftėtar nė malet e Stojevcit, Tuēepit,
Polanės, Ozdrimit e Rakinicės. Njė pjesė e prijėsve dhe e luftėtarėve tė
shquar tė ēetave tashti mė ishin vrarė nė pėrpjekje me forcat serbe, ndėrsa
njė pjesė tjetėr e tyre, nė pritje tė njė kohe mė tė mirė, ishin strehuar
nėpėr vise mė tė qeta e sidomos nė Zonėn Neutrale nė Junik dhe nė Shqipėri.
Nak Berishės nuk i bėnte zemra ta lėshonte Drenicėn edhe pse e dinte sė
ishte vėnė nė shėnjestėr tė okupatorit serb. Pėr tė dhe shokėt e tij tė
mbetur filluan ditė tė vėshtira. Bazat ku ai strehohej ishin vėnė nė
pėrgjim tė vazhdueshėm njėzetė e katėr orėsh. Ai nuk e kishte pėr gjė qė
tokėn ta kishte shtrojė dhe qiellin mbulojė. Kjo ishte rruga jetėsore qė
kishte zgjedhur jo mė dėshirė, por qė i ishte imponuar padrejtėsisht. Duke
jetuar nėpėr male ushqehej me gjithēka tė mundshme pa u rėnė nė qafė dhe pa
i bezdisur tė tjerėt. Njė ditė derisa ishte duke pjekur misėr shtalb pėr tė
mbajtur trupin gjallė nė vendin e quajtur Lisat e Osojanit rrethohet nga
ēetnikė tė armatosur, kryesisht meshkuj tė familjes Gjuriq. Nė kėtė
pėrballje, pas njė kundėrvėnie tė ashpėr qė ju bėhet serbėve, Naku arrin
ti lė tė vrarė gjashtė ēetnikė tė armatosur tė fshatit Osojan. Pushka e Nakut villte zjarr sa herė qė e kėrkonte
nevoja. Ajo godiste nė cak sepse duart e Nak Berishės dhe syri i tij
shqiponjė ishin zotuar pėr tė qėndruar nė shėrbim tė atdheut deri nė ēastin
e fundit. Kishte kohė qė emri i Nak Berishės ishte shndėrruar nė tmerr pėr
armikun dhe nė shpresė pėr popullatėn shqiptare e cila po pėrjetonte
periudhėn mė tė vėshtirė tė zezonės. Naku bridhte para hundėve tė
okupatorit, jipte goditje kundėr kriminelėve serbė dhe zhdukej si hije.
Pėrveē urdhėresės qė ish dhėnė pėr ta vrarė, shteti serb kishte shpallur
edhe shpėrblim tė majm pėr atė qė do ta vriste Nak Berishėn. Pusitė i ishin
vėnė nė tė gjitha pikė kalimet strategjike, andej ku mendohej sė mund tė
kalonte ai. Pėr ti ikur ndjekjes sė vazhdueshme, e cila ishte bėrė mision
sublim i pushtetit okupator serb, Naku vendos qė pėr ndonjė ditė tė
strehohet te Xhemajl Izbica nga fshati Izbicė, njė mik i tij i besės. Gjatė
manovrimeve tė tij nė trekėndėshin Belicė-Kerrninė-Izbicė Naku bie nė
istikamet e kamufluara tė xhandarmėrisė serbe. Edhe nė kėtė rast, si shumė
herė tė tjera, ai ndodhet i vetėm pėrballė lukunisė sė egėrsuar serbomadhe
qė nė vazhdimėsi kėrkonte gjak. Duke qenė sė terreni ishte bukur i
pėrshtatshėm pėr kundėrpėrgjigje, me gjakftohtėsinė e njė luftėtari tashmė
tė rryer qė nuk i bėnte pėrshtypje asgjė, sepse tashmė e kishte kuptuar sė
jetėn nga vdekja jo rrallė e ndante njė fije floku, Nak Berisha vendosė qė
tė luftojė deri nė qelizėn e fundit, vendosė qė tė vdes me faqe tė bardhė,
ashtu siē i ka hije vetėm luftėtarit tė lirisė sė atdheut. Nė kėtė pritė,
sipas dėshmive tė Ramė Zekės nga fshati Drejė, i cili i veshur nė uniformėn
e xhandarit gjendej nė anėn e forcave serbe, pas disa orė luftimesh qė u
bėnė kundėr Nak Berishės nga pala serbe nė fushėbetejė mbetėn 23 xhandarė
tė vrarė dhe disa tė plagosur. Naku edhe kėtė here, mes pėrmes breshėrisė
sė plumbave, nė saje tė pushkės e cila nuk e kishte tradhtuar kurrė, arrin
qė fitimtar ta ēajė rrethimin.
Njė pėrpjekje tė radhės me forcat
ēetnike serbe Nak Berisha e pati edhe nė Grykėn e Drethit kur paramilitarė
tė armatosur deri nė dhėmbė kishin nė plan tė terrorizojnė, tė plaēkisin
dhe tė masakrojnė banorėt Syrigonės dhe tė Padalishtės. Edhe nė kėtė rast
Naku sė bashku me Hasan Rexhėn nga fshati Bollopojė dhe me dy luftėtarė tė
tjerė, trupat e tyre i kthejnė nė mburojė tė popullit, nė tė njėjtėn kohė
kur disa bashkėluftėtarė tė tjerė tė tyre nuk pranuan tė futėn nė konflikt
tė armatosur me arsyetim sė kjo ndėrmarrje do ta tensionojė edhe mė shumė
situatėn edhe ashtu tė rėnduar. Sidoqoftė, hordhitė serboēetnike morėn njė
mėsim tė mirė nga katėr trima tė cilėt ishin besatuar sė mė parė do tė
vdisnin sė sa ti lejonin bandat ēetnike tė depėrtojnė nė vatrat shekullore
shqiptare. Pas kėtij rasti, i tronditur deri nė palcė, pushteti serb
aktivizon gjithė mekanizmat e mundshėm duke kėrkuar ndihmė edhe nga qendra
tė tjera pėr ti dhėnė fund rastit tė Nak Berishės, i cili pėr popullin e
shtypur shqiptar po kthehej nė legjendė tė gjallė dhe nė shpresė tė madhe.
Intensifikimi i ndjekjes nė shkallė tė gjerė dhe tė vazhdueshme nga
pushteti bėri qė Nak Berisha pėrkohėsisht tė largohet nga vendlindja e tij
dhe tė gjejė strehė nė vendin e quajtur Lluga e Mulakut nė fshatin Burojė.
I lodhur, i rraskapitur dhe i uritur pėr vdekje Nak Berisha strehohet larg
syve tė kalimtarėve pėr ta marrė vetėn para sė tė vendoste tė merrte ndonjė
vendim tė mėtutjeshėm. Por pabesia dhe tradhtia kishte filluar tė ngrit
kokė. Llumi i kombit po shndėrrohej nė dorė tė zgjatur tė pushtetit okupues
vetėm pėr pak para, pėr ndonjė pozitė hyzmeqari, pėr njė palė rrobe tė
xhandarit dhe pėr njė armė tė fėlliqur duke ngulur kėshtu pabesisht thikėn
mbi shpatullat e bijve mė tė mirė tė popullit tė cilėt po martirizoheshin
pėr lirinė, pėr tokėn, pėr gjuhėn shqipe, pėr traditat e kultivuara brez
pas brezi. Nė kėto rrethana zbulohet edhe vendi i strehimit tė Nak
Berishės. Shpirtshituri Brahim Mulaku-Qosja, heton ēunin Beqir Mulaku, bari
delesh, djalė i tezes sė Nakut, qė po i ēonte ushqime Nakut. Me tė hetuar
vendndodhjen e Nakut, Brahim Mulaku niset kaluar pėr nė Deviē pėr tė dhėnė
informata tė sakta dhe njėkohėsisht pėr tė kėrkuar shpėrblimin e tradhtisė.
Me pėrforcime shtesė nga posta tjera
tė xhandarmėrisė, me ushtri tė rregullt dhe me banda ēetnikesh rrethohet
tėrė fshati Burojė e nė veēanti Lluga e Mulakut. Xhandarmėria me shpejtėsi
tė madhe largon nga shtėpitė banorėt e fshatit, posaēėrisht ata nga lagjja
e Mulakėve, pėr ti pėrdorur shtėpitė e tyre si fortifikata. Lufta fillon
herėt nė mėngjes. Njė luftė pėr jetė a vdekje. Kėsaj radhe krejt mė ndryshe
nga luftėrat e mėparshme sepse nė radhėt e xhandarmėrisė ishin regrutuar
edhe shqiptarė, tė cilėt po shtinin me armė mbi gjakun e tyre, mbi lirinė e
popullit tė vet, mbi atdheun e robėruar nga shkau. Gjatė luftimeve fyt mė
fyt Naku dėgjon klithma nė gjuhėn shqipe kuku nanė dhe vetėm atėherė e
kupton se nė radhėt e forcave serbe ishin regrutuar edhe shqiptarėt e
shkretė. Fishekėt dhe forcat po i mbaronin. Nė luftė e sipėr shfrytėzon
rastin pėr tė kėrkuar me zė tė lartė qė ti hidhnin fishekė dhe qė
shqiptarėt tė kalonin nė anėn e tij. Por jo, njė gjė e tillė nuk ndodhi. Me
ata dy tre fishekė qė i kishin mbetur Nak Berisha ngrihet nė kėmbė pėr tė
fundit herė. Nė pėrleshje grykė mė grykė Nak Berisha dhe Jakup Jetullahu vrasin
njėri-tjetrin. Gjėmė e llahtarshme! Njėri bie nė mbrojtje tė lirisė sė
atdheut pėr tė mos vdekur kurrė! Tjetri bie nė mbrojtje tė robėrisė pėr tu
kujtuar ndėr breza si tradhtar gjak qelbur! Nė kėtė betejė, sipas
dėshmitarėve, mbetėn tė vrarė 18 ushtarė dhe xhandarė serbė si dhe
shqipfolėsit Ahmet Loshi nga Syrigona dhe Istref Smajli nga Vojniku.
***
Trupi i pajetė i Nak Berishės u bart
nė fshatin Turiqevc pėr tu ekspozuar para komunės. Banorėt e fshatrave pėr
rreth u ftuan me tellall. Pushteti po festonte dhe po kėrcėnohej
Tregojnė
se gjatė ekspozesė njė oficer serb Nak Berishėn e vdekur, tė shtrirė pėr
tokė, e qėllon me ēizme nė kokė, ndėrsa oficeri tjetėr madhor, nė tė
njėjtėn kohė, i bie oficerit me kamxhik duke i thėnė po e qėllon sot pėr sė
vdekuri, kurse pėr sė gjali nuk guxoje ti afroheshe as nė distancė tė
plumbit tė pushkės... Gjatė ceremonisė, pėrmes tė njė dekreti tė
komunės, poppulli urdhėrohej qė kufoma e Nak Berishės tė mos varroset nė
varreza publike, por ajo tė hidhej nė njė pėrrua. Mė gjithė ketė trupi i
kėtij kolosi tė tokės arbėrore u varros nė heshtje pikėlluese dhe
fshehurazi nė njė mezhdė tė gjelbėruar qė ndanė Turiqevcin dhe Burojen.
Kėshtu pas njė veprimtarie tė gjerė patriotike dhe luftarake, mė 13 shtator
tė vitit 1925, mori fund jeta e Nak Berishės, luftėtarit tė lirisė,
prijėsit tė ēetave tė Drenicės, trimit tė kėngės, burrit qė pėr shtatė vjet
me radhė qėndroi kala e pamposhtur me pushkė nė dorė nė mbrojtje tė
popullit, nė mbrojtje tė atdheut. Rruga e Nak Berishės nuk ishte dhe as
mbeti rast i izoluar pėr fisin Berisha. Nga trungu i kėsaj familje rrugėn e
tij atdhetare do ta vazhdojė me njė devotshmėri tė pa shoqe i biri i tij
Rexhepi, ndėrsa mė vonė, njė kontribut tė ēmuar nė radhėt e Ushtrisė
Ēlirimtare tė Kosovės dhanė njė numėr i konsiderueshėm i bijve tė kėtij
trungu, nga tė cilėt dy ranė dėshmorė tė kombit dhe disa tė tjerė mbetėn tė
plagosur duke dhėnė gjak pėr lirinė e trojeve shekullore shqiptare. Degėt e
trungut tė familjes sė Nak Berishės sot i gjejmė tė shtrira nė Pejė,
Skenderaj, Drejė, Mitrovicė, Turiqevc, etj.
_____________________________________________________________________________
Shėnim: Kėtė shkrim, nė masė tė
madhe, me shumė tė dhėna, e ndihmoi plaku i urtė dhe atdhetar, Imer
Jetish Berisha, i cili edhe pse nė moshė 75 vjeēare karakterizohet me njė
kthjelltėsi mendimi, me njė kujtesė deri nė detaje, me urtėsi burri dhe
me njė vizion origjinal lidhur me lirinė dhe bashkimin kombėtar, vlerė
kjo e trashėguar nga tradita e paraardhėsve tė tij, pėr ēka e falėnderoj
nga zemra.
|
Burim, mė 09. 09. 2010
______________________________________________________________________
KĖNGĖ PĖR NAK BERISHĖN
Krisi
pushka nBelicė te kisha
Po
lufton Nak Berisha
Fort
luftoi Naki me Sadrinė
E vranė
Spasėn e Dimitrinė
E vranė Tocen e Teodesinė...
Sadri Shala azgan ish kanė
Po u del shkive pėr mejdan
Nak Berisha na u ēue nė kamė
Te Sadria Naku po shkon
Gjallė Sadrinė po ma gjanė
Sadri Shala djalė i ka thanė
Tparėn pritė kur e kemi nxanė
Folė ta kam nji fjalė tė ranė
Mos me u dalė shkive n mejdan
Se sgjunė nja po tgjujnė tė tanė
Ditė e kam qikjohja qė tgjanė
Kush po ngjitet Lugut Kėrnins
Nak Berisha i pari komits
Nakut shoktė na i kanė thanė
Nak Berisha ku po na ēonė
O ku po don Nako me shkue
Nhyqymet shokė me u afrue
Politikė shokė nmujshim me nue
Nhanė tRakoshit Naki po shkon
Me mdhanė letra me mdhanė duhan
Janė tre muj nkėtė han sjam kanė
E nė kafe Naku po shkon
Shkon nė kafe kafe me pi
Naēallniku me xhanari
Nja treqind more civili
Nrreth Rakoshin e ka shti
Vetė i dyti nkafe a hi
Vetė i dyti nkafe po shkon
Shoktė e Nakit u ēunė nė kamė
Nak Berisha venit spo lunė
Naēallniki Nakin ma dvetė
Po mu Tocėn o kush ma pretė
Nak Berisha atherė po flet
Naēallnik te tka met hilet
Me dorė teme i kam ra manxerrkė
Skam vra shumė veē tetėmdhetė
Kam ymyd sot po i baj njizet
Naēallniku nkam a ēue
Hajde Nak ni besė me nue
Prej kti veni mu largue
Ta dhashė besėn skam me tluftue
Nak Berisha atherė po flet
O ruje kryt se po vras apet
Deri ti baj njizet e tetė
Naēallnikut o i ka ra manxerrkė.
|
|