Gjurmė historike

 

SI U BĖNĖ „ALBANĖT“ - „SHQIPTARĖ“

 

 

Shkruan: Prof.dr.Shaban Sinani - Tiranė, 02. 03. 2010

 

     Ėshtė njė dukuri e njohur qė popujt ta njohin veten me tjetėr emėr nga ē’i njohin tė tjerėt, aloglotėt. Identifikimi gjuhėsor i vetvetes ėshtė njė proces i vėshtirė. Nė eposin e kreshnikėve, qė pėrfaqėson njė pėrmendore kulturore qė ishte “e mbyllur” nė fund tė Mesjetės, heronjtė e dallojnė veten jo nė mėnyrė etnonimike, por duke identifikuar tjetrin (shkja, jelin, arap e harambash) ose duke u paraqitur tė ndryshėm prej tjetrit nė gjuhė, veshje e rite (“folėn nė gjuhė tė vet”, “veshė e mbathė nė veshė tė vet” etj.). Me shqiptarėt ka ndodhur i njėjti proces pėrveēimi pėrmes etnonimit si nė shumicėn e popujve dhe kombeve tė tjerė. Nė rrjedhė tė kohėrave, prej shekullit tė dytė, kur del pėr herė tė parė nė mėnyrė tė dėshmuar emri i albanėve (“Albanoi”) dhe i vendit tė tyre (“Albanon”), deri nė epokėn moderne, etnonimi i shqiptarėve, nė tė dyja format, tė brendshme e tė jashtme, ka njohur ndryshime.

     Pėr njė kohė tė gjatė studiuesit janė treguar tė vėmendshėm kryesisht pėr anėn formale-gjuhėsore tė zhvillimit historik tė emrit etnik tė shqiptarėve: albanė, arbanė, arbėnė, arbėr, arbėreshė, arvanitė, deri tek shqiptarėt. Studimi i prof. Bardhyl Demirajt, me titullin lakonik “Shqiptar”, botuar kėto ditė nga shtėpia botuese “Naimi”, i paraqitet lexuesit si njė monografi shkencore, e sheh kėtė ēėshtje nė njė mėnyrė tjetėr, jo vetėm origjinale, por edhe paradigmatike. Origjinale sepse pyetja qė shtron studiuesi pėrmes kėsaj vepre ėshtė nėse ndryshimi gjuhėsor i kėtij etnonimi ruan nė pėrmbajtjen e vet edhe gjurmėn e ndikimit tė pėrbėrėseve tė tjera tė identitetit kombėtar, sidomos tė ndikimit tė besimeve dhe qytetėrimeve tė mėdha perandorake me tė cilat bota shqiptare ka pasur prekje historike dhe fqinjėsore. Paradigmatike sepse nė kėtė studim paraqiten, sistemohen e shqyrtohen argumente tė disa rendeve: historike, arkivistike, etnologjike, gjuhėsore, fetare dhe tė disiplinave tė tjera, nė funksion tė certifikimit tė rrugės sė mjegullt nėpėr tė cilin ka kaluar emri i shqiptarėve, duke ndryshuar formė gjuhėsore brenda sė njėjtės leksemė ose duke u shprehur gjuhėsisht nė fjalė-rrėnjė tjetėr; si dhe duke i vlerėsuar kėto ndryshime nė kushtėzim pėrmbajtėsor me shfaqjen e faktorėve tė rinj historikė ndikues jo vetėm nė shfaqje, por dhe nė kodin e identitetit tė bashkėsisė.

     Studimi i pėrgjigjet interesit tė lexuesit vendės e tė huaj pėr tė ditur burimin e emrit etnik tė shqiptarėve, shkaqet pse prej njė forme tė kryehershme tė njėjtė pėr ata vetė dhe tė tjerėt mė pas u paraqitėn dy tė tilla: albanė dhe arbanė; dhe sidomos shpjegimit tė rrethanave pėrcaktuese qė ēuan nė humbjen e hegjemonisė sė emrit tė arbėrve, si fjalė quajtėse gjithėpėrfshirėse pėr ata qė deri nė njė shekull e kishin njohur veten si tė tillė por mė tej ai nuk mundte ta ruante ende shenjimin pėrbashkues; si u kthye emri i ri etnik i tyre nė gjedhe ku shqiptarėt mund ta ndienin veten se ishin tė njėjtėt, pavarėsisht prej dallimeve krahinore, fetare dhe etnozakonore qė koha kishte lėnė nė identitetin e tyre: si njė privilegj a lėndim, si njė pasurim a ndėshkim.

     Monografia “Shqiptar” e prof. Bardhyl Demirajt, sido qė interesim themelor ka kalimin prej arbėrve tek shqiptarėt, prej njė epoke historike nė njė tjetėr, nuk lė jashtė vėmendjes vetė burimin e etnonimit mesjetar tė shqiptarėve tė kohės sė “shtetit tė Arbėrit”: arbanė, arbėr. Nuk nėnēmohet asnjė prej mundėsive tė ardhjes gjuhėsore, etimologjike e historike tė etnonimit “arbėr” prej mė tė hershmit “albanė”, duke pėrfshirė dhe ato me karakter romantik e popullor, ose qė rezultatet e kėrkimit shkencor thuajse i kanė pėrjashtuar. Nė ndihmė tė njė shqyrtimi tė kujdesshėm tė kėsaj lidhjeje autorit i vijnė format e vetėquajtjes sė bashkėsive tė mėrgimtarėve tė kohės arbėrore nė vendet fqinje, nė Itali, Greqi e Dalmaci, qė ruajnė njė gjendje tė moēme jo vetėm gjuhėsore. Tė dhėnat e shumta tė shėrbyera nga autori shėrbejnė pėr tė shkuar drejt pėrfundimit se emri etnik mesjetar i shqiptarėve dhe i vendit tė tyre (arbanė/rabanė, arbėnė, arbėneshė, arbėreshė, Arbėri/Rabania, arvanitė), ėshtė njė interpretatio homoglotica e emrit tė fisit ilir tė albanėve. Ndryshimet e ndodhura nė formėn gjuhėsore u pėrgjigjen ligjeve tė fonetikės historike tė shqipes. Nė kapėrcyell prej stadit parashqiptar nė atė shqiptar, ndodhi rotacioni dhe errėsimi i zanores “a”. E vetmja pikėpyetje ėshtė se si ndodhi qė nė kėtė interptetim tė ri gjuhėsor, pėrveē errėsimit tė zanores sė hapur “a” (albanė - arbėnė), ndodhi njė rotacion atipik pėr shqipen dhe tipik pėr rumanishten (“alb/arb”).

     Sa i takon formės sė identifikimit prej tjetrit, etnonimi i shqiptarėve ndoqi pandryshue- shmėrisht njė interpretatio aloglotica koherente, qė i pėrgjigjet edhe sot tė njėjtės qė del nė krye tė herės, nė njoftimet e Ptolemeut. Nėse ndryshimin prej etnonimit gjuhėsisht tė njėjtė tė shqiptarėve dhe parashqiptarėve deri nė formėn mesjetare autori e ndjek kryesisht nė rrugė etimologjike, kalimin prej arbėrit tek shqiptarėt e shqyrton nė mėnyrė tė gjithanshme. Ajo qė ndodhi me tiparet etnoveēuese tė shqiptarėve prej fundit tė Mesjetės e kėndej duket qartė se ėshtė njė proces i ndėrlikuar dhe jo aq i njohur nė studimet shqiptare. Studiuesi provon se “arbėr” e “shqiptarė” nė periudha tė ndryshme nuk kanė qenė kuptimisht nė raporte tė njėjta me pėrftimin e tyre sot, si etnonim historik ndaj etnonimit modern. Kėto dy etnonime i kanė njohur tė gjitha fazat dhe raportet e kuptueshme tė procesit tė zėvendėsimit tė njėri-tjetrit. Nė krye “arbanė-arbėnė” ishte njė etnonim qė as pėrjashtonte, as ngushtonte dhe as konfondonte botėn shqiptare me tė tjerėt/tjetrin, alogjen e aloglot. Nė njė periudhė tė mėvonshme, kur nė realitetin shqiptar u krijua njė gjendje heterogjene, sidomos nė pikėpamje tė besimit, etnonimi “arbanė-arbėnė-arbėr” rezultoi njė etnonim vetėm i pėrpjesshėm: ai ruajti kujtimin e njė kohe qė shenjonte shqiptarėt si tė krishterė.

     Pikėrisht pamjaftueshmėria gjuhėsore pėr t’iu pėrgjigjur pamjes sė re tė identitetit tė shqiptarėve, tė krijuar prej veprimit konvergjues dhe divergjues tė faktorėve tė brendshėm e tė jashtėm, me sa duket nxiti ndėrgjegjen gjuhėsore, dhe jo vetėm gjuhėsore, por pėrgjithėsisht instinktin e vetėruajtjes tė bashkėsisė, tė kėrkonte, tė njėsonte kuptimisht, tė pėrhapte dhe pėrfundimisht tė pėrgjithėsonte njė etnonim tė ri. Ėshtė shprehje e njė shpirti tė shkėlqyer mbijetese qė shqiptarėt, nė kėtė kapėrcyell tė vėshtirė, zgjodhėn tė riidentifikohen sėrisht duke iu referuar tiparit mė homogjenizues tė tyre, gjuhės. Studiuesi me tė drejtė u largohet formave romantike dhe madhėshtuese tė shpjegimit tė emrit etnonimik tė shqiptarėve pėrmes njė shenje qė nuk ka qenė ndonjė herė totem i shqiptarėve, shqiponjės apo formės sė shkurtėr, shqipes. Por, gjithashtu, ėshtė njė shprehje gjithaq e shkėlqyer e vetėdijes pėrbashkuese kombėtare, qė nuk e pėrjetoi kalimin prej arbėrve tek shqiptarėt si njė ndryshim opozicional, si njė alternim tė sforcuar, si njė sakrificė nė dėm tė njė pjese a nė dobi tė njė pjese tjetėr.

 

 

 

Prof.dr.Shaban Sinani:

 

Besimi dhe kombėsia nė njė vepėr tė pa botuar tė At Gjergj Fishtės

 

* * *

KODIKĖT E SHQIPĖRISĖ