KUSH E DOGJI FLAMURIN
E ISMAIL QEMALIT?!
Shkruan: Sheradin
Berisha
Kush e solli flamurin kombėtar mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė?
Pėr shumė vjet ka
dominuar versioni zyrtar se flamuri qė Ismail Qemali ngriti mė 28 Nėntor
1912 nė Vlorė, u qėndis nga korēarja Marigo Pozio,
e cila atėkohė jetonte nė Vlorė, dhe thuhet se ajo e qėndisi
flamurin brenda natės. Por, ky version i shndėrruar nė mit, si duket
nuk i kėnaq tė gjitha interpretimet qė bėhen kohėve tė fundit. Po t“i referohemi
kujtimeve tė Eqrem bej Vlorės,
del se Marigo Pozio
Flamurin e ka qėndisur disa ditė pas mbajtjes sė kuvendit tė
Vlorės, duke u bazuar nė flamurin e tij personal, tė cilin e kishte
ngritur Ismail Qemali mė 28 nėntor 1912.
Njė version tjetėr qė
spikatet nė kujtimet e pjesėmarrėsve tė Kuvendit tė Vlorės ėshtė, se
flamuri qė u ngrit nė Vlorė ishte po ai flamur qė zbukuronte podiumin e
Hotelit Kontinental nė
Bukuresht, nė mbrėmjen e 5 nėntorit 1912, gjatė takimit tė Ismail Qemalit
me komunitetin shqiptar nė Rumani. Nė kėtė takim realisht u vendos qė
Shqipėria tė shpallė Pavarėsinė e plotė nga Perandoria Osmane, e cila pas
kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare tė verės 1912 po i numronte ditėt
e fundit nė Ballkan. Dhe kjo do tė ndodhė 23 ditė mė vonė, saktėsisht mė
28 Nėntor 1912 nė Kuvendin e Vlorės. Sipas kėtij versioni, tė gjitha burimet rezultojnė nė njė pikė, se Spiridon Ilo (Pėrfaqėsues i komunitetit shqiptarnė
Bukuresht) e kishte marrė
Flamurin nga kryeqyteti rumun dhe gjatė udhėtimit me delegacionin e
Ismail Qemalit pėr nė Shqipėri, do ta mbante tėrė kohėn me vete, nė gji. Ndonėse
Spiridon Ilo ishte djal i tezes sė Marigo Pozios, ai mė 27 nėntor 1912,
(kur karvani i Ismail Qemalit arriti nė Vlorė), natėn do ta kaloi nė
shtėpinė e saj nė Vlorė. Dhe thuhet se, Marigo Pozio brenda natės i ka
qėndisur vetėm theket e flamurit (jo krejt flamurin), qė e kishte sjellur z.Ilo nga Bukureshti.
Ndėrkaq, Vangjo Ilo (djali i
Spiridon Ilos) nė kujtimet e tij thotė, se: flamuri qė ka sjellė i ati i tij nga
Bukureshti nė Vlorė, ishte i stampuar, jo i qėndisur dhe pėrmasa ka qenė
njė metėr me 80 cm. Ky flamur nuk ishte i qėndisur me fije ari
siē ėshtė pohuar deri mė tani, por ka pasur thekė tė verdha, tė cilat siē
u tha mė lartė, i ka qėndisur Marigo Pozio.
Ekziston edhe njė version tjetėr
pėr sjelljen e flamurit nė Vlorė, e, qė lidhet me
emrin e Marigo Pozios.
Shpeshherė nė mesin e
komunitetit shqiptarė qė jetonė nė SHBA, pikėrisht nė ditėn e flamurit
pėrfolet se flamuri qė u ngrit nė Vlorė ėshtė qėndisur nė Boston tė
Masacusets. Pėr kėtė ēėshtje ka shkruar edhe gazeta Dielli qė botohet nė Amerik.
Nė njė shkrim tė Qerim Panaritit
thuhet, si vijon:
Ne e dėrguam
flamurin nga Bostoni nė Korfuz njė vit mė parė se tė ngrihej nė Vlorė nga
z. Ismail Qemali (nė vitin 1911 - Sh.B). Tė gjitha
shpenzimet pėr qėndisjen, paketimin dhe dėrgimin e flamurit u bėnė
nga shoqėria jonė Besa-Besė.
Nė vijim z.Panariti thotė se:
Detyra e mbajtėsit tė flamurit ju
ngarkua z. Naēi Nuēi, ish mėsues i gjuhės sonė shqipe
nė Korēė dhe mė pas, pas ndalimit tė shkollės, ai punoi si
instruktor nė njė shkollė tregėtare nė Korfuz dhe
ndihmonte tregėtarėt Shqiptarė." Z. Naēi ishte njė mik i ēiftit tregėtar Pozio nga Vlora tė cilėve ua besoi
flamurin qė ta shpinin nė Vlorė dhe ta mbanin fshehur derisa t'ju
kėrkohej nga patriotėt, tė cilėt kishin vendosur qė Shqipėrinė ta ndanin
nga Turqia (
) Flamuri ishte i tėri mėndafsh i kuq rrethuar me
thekė ari dhe nė mes kishte shqiponjėn me dy krerė nė ngjyrė tė zezė.
Shtiza mbajtėse qe prej bambuje dhe i lyer me ar
nė majėn e sė cilės gjendej njė shqiponjė me dy koka prej fildishi
Pėr hollėsi tė tjera, se si
Marigoja e solli flamurin nė Vlorė, ka shkruar edhe shtypi nė Tiranė,
bazuar nė rrėfimin e kryetarit tė shoqėrisė shqiptaro-amerikane Koli
Rodhe. Aty vihet nė pah se, Marigo Pozio nga Hoēishti i Korēės (grua e
njė tregėtari vlonjat), ndonėse ato ditė ndodhej nė Korfuz, nė pamundėsi
qė ta fuste njė mashkull flamurin nė Shqipėri (pėr shkak tė pengesave tė
mėdha doganore nga autoritetet turke), kėtė gjė e bėri Marigo Pozio, e
cila e mbėshtolli brenda veshjeve tė sipėrme dhe e solli nė Vlorė.
Si e dogjėn grekėt Flamurin tonė historik -
nė vitin 1914 nė Delvinė ?!
Pėrveē versioneve, tė shpėrfaqur mė
lartė, ekzistojnė tashmė edhe argumente tjera pėr kėtė ēėshtje. Eqrem bej
Vlora (kushėri i Ismail Qemalit), nė kujtimet e
tij, thotė se - flamuri qė u ngrit mė 28 Nėntor 1912 nga Ismail
Qemali nė Vlorė, ishte njė flamur personal (pronė private e tij) qė e
mbante nė shtėpi (si kujtim), tė dhuruar solemnisht nė vitin 1909 nė
Paris, nga njė pinjoll i familjes Kastrioti, don Aladro Kastrioti.
Dhe kėtė pohim tė Eqrem bej Vlorės e vėrtetojnė tashmė disa dokumente (letėrkėmbime)
qė janė gjetur, nė maj tė vitit 2004, nė arkivin e Ministrisė sė Punėve
tė Jashtme tė Shqipėrisė.
1. Nė dokumentin e parė thuhet se, nė vitin 1930
qeveria shqiptare ka marrė njė vendim tė rėndėsishėm, qė flamurin e
ngritur nė Vlorė (mė 28.XI.1912) ta kthente nė njė material muzeal dhe
pėr kėtė qėllim, prefekturės sė Vlorės i drejtohet me
njė letėr zyrtare, ku i kėrkohej ta gjejė atė flamur dhe ta sjellin
nė Tiranė pėr ta vendosur nė muzeun kombėtar. Nė vitin 1930 pothuaj se tė
gjithė protagonistėt ishin gjallė, pėrfshirė kėtu edhe Marigo Pozion.
2. Ndėrkohė, Prefektura e Vlorės i dėrgon njė letėr
zyrtare ministrisė sė brendshme tė Shqipėrisė (ministėr i brendshėm ishte
Musa Juka) nė tė cilėn sqaron se flamuri, qė Ismail Qamali e ka ngritur
nė Vlorė ishte pronė private e Eqrem bej Vlorės, ashtu siē thotė edhe vet
Eqrem bej Vlora nė kujtimet e tij. Sė kėndejmi, kjo perfekturė kėrkonė
nga ministria, qė t“i drejtohet zyrtarisht Eqrem bej Vlorės, i cili
asokohe ishte zyrtarė i qeverisė shqiptare (mbretėrisė zogiste) nė
Athinė.
3. Zoti Rauf Fico, ministėr i
jashtėm i Shqipėrisė, i dėrgon njė letėr z.Eqrem bej Vlora nė
Athinė, dhe kėrkon dorėzimin e flamurit, pėr ta vendosur nė muzeun
kombėtar nė Tiranė.
4. Ndėrkohė,
Eqrem bej Vlora organit zyrtarė ia kthen pėrgjigjen me
njė letėr prej tri faqesh, Nė letėr pasi e falėnderon ministrinė e
jashtme, qė mė nė fund ėshtė kujtuar pėr ta kthyer flamurin e ngritur nė
Vlorė, nė material muzeal, me keqardhje thotė, se ai flamur nuk ekziston
mė!
Mė poshtė nė letėr, z.Vlora thekson se ky flamur,
pas pėrfundimit tė Kuvendit tė Vlorės (28.XI.1912), u rikthye nė shtėpinė
e tij dhe ka vazhduar ta mbajė atė si tė shenjtė. Mirėpo, nė vitin 1914
kur nė Vlorė hynė forcat rebele tė Shqipėrisė sė Mesme, nga frika se do
ta gjenin flamurin (sepse shtėpitė e bejlerėve shqiptar qė kishin
orientime perėndimore u dogjėn tėrėsisht), zonja Delvina, njė grua
patriote qė kishte qėndruar nė shtėpinė e tij, gjatė largimit nga Vlora
pėr nė Delvinė e merrė me vete edhe flamurin.
Znj.Delvina kėtė flamur e ruan me kujdes (si
sytė e ballit) sė bashku me gjėsendet e saja pesonale.
Nė kėtė situatė tė nderė,
kur nė vitin 1914, hynė nė jug tė Shqipėrisė, forcat greke vorio - epirote,
tė cilat pretendonin bashkimin e kėsaj pjese shqiptare me Greqinė,
sulmojnė Delvinėn dhe meqė familja e znj.Delvina ishte nė fokus pėr t“u
persekutuar, detyrohet tė shpėrngulet nė Korfuz, duke lėnė gjithēka
kishin nė shtėpinė e tyre.
Gjatė operacioneve pushtuese, ushtria greke, pasi kishte plaēkitur djegur
e shkretuar pothuajse tėrėsisht Delvinėn, ia vuri zjarrin edhe shtėpisė
sė delvinajve, dhe sė bashku me gjėsendet e mbetura brenda nė shtėpi u
dogjė edhe flamuri kombėtar historik.
Si pėrfundim
Duke u bazuar nė kėto
dokumente arkivore, tashmė duket se janė zbehur tė gjitha versionet qė
kanė tė bėjnė me fatin e flamurit historik, i
cili mė 28 Nėntor 1912 qe ngritur nga Ismail Qemaili nė ballkonin e
shtėpisė, ku u mbajt Kuvendi i Vlorės.
( Nėntor 2010 )
|