Gjurmė historike HISTORIA E KOSOVĖS
LINDORE NDĖR SHEKUJ Shkruan: Xhemaledin
Salihu - Preshevė, mė 26 prill 2010 Lugina e Preshevės (Kosova
Lindore) ėshtė e banuar me shumicė shqiptare dhe aktualisht shtrihet nė jug
tė Serbisė. Ajo qysh nė Antikė i takonte Dardanisė, fisit Ilir qė kryesisht
shtrihej pėrgjatė lumit Moravė dhe Vardar. Kėtė treve shqiptare e bėjnė
komuna e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės (kėto tri komuna paraqesin tėrėsi
politike, por jo edhe territoriale dhe gjeografike). Shqiptarėt e Luginės sė
Preshevės, Kosovės dhe tė Maqedonisė paraqesin etnikumin mė tė vjetėr nė rajon. Ata bėnin
pjesė nė Mbreterinė Dardane, e cila pėr ketė etnikum paraqiste tėrėsi
etnogjenetike dhe politike. Mundėsi e
madhe qė ky etnikum tė jetoje nė njė territor tė pėrbashkėt, me cilėsi tė
pėrbashkėta etnike, kulturore, gjuhėsore, ekonomike e politike. Mirėpo,
luftėrat e shumta tė Mbretėrisė sė Dardanisė me Maqedonasit aq shumė e
dobėsuan, sa qė pushtuesit e ardhshėm: Bizanti, Turqia Otomane, Sllavėt e
copėtuan dhe e ndan kėtė etnikum nė disa territore. Edhepse zhgėnjim i popullatės
shqiptare, asnjėherė nuk u shua kėrkesa, shpresa e Shqiptarėve pėr bashkim tė
kėtyre territoreve nė Shqipėri
Etnike.
Lugina e Preshevės, sėbashku me Luginėn
e Shkupit, sipas gjeografit serb Jovan Cvijiq, paraqesin rėndėsinė mė tė
madhe gjeostrategjike dhe gjeopolitike nė Ballkan dhe shteti qė mbikqyrė dhe sundon
kėto dy Lugina qeverisė krejt Ballkanin. Kėtu qėndron edhe rėndėsia e Luginės
sė Preshevės, e cila gjatė historisė dhe tė kaluarės sė saj ishte arenė e
shumė betejave dhe luftėrave pėr ta sunduar ate. Hekurudha pėrgjatė Lumit
Moravė dhe Vardar lidh jo vetėm shumė shtete, por edhe kontinente. Autostrada
poashtu ėshtė me rėndėsi tė madhe. Kohėve tė fundit aktualizohet edhe kanali
pėrgjatė lumit Danub - Moravė - Vardar, pėr tė cilin ishin tė interesuar edhe
mė herėt Amerikanėt, Franēezėt, Anglezėt. Kėshtu territorin e Shqiptarėvė tė
Luginės sė Preshėvės e shkelėn Sllavėt, ushtria bizantine nė shekullin XI,
ushtria turke nė shek. XV, mė vonė shumė pushtete antishqiptare. Mirėpo,
Shqiptarėve tė Luginės asnjėherė dhe kurrė nuk iu shua shpresa pėr bashkim kombėtar,
sepse gjithmonė ishin pjesė pėrbėrėsė e kėrkesave mbarėshqiptare. Apo siē shprehet Ibrahim Kelmendi,
patriot nga Presheva: Njė shtyllė e Kosovės quhet Preshevė, apo siē shprehet
historian Shukri Rahimi: Historia e popullit shqiptar ėshtė e pandarė.
Shqiptarėt nė kuadėr tė Perandorisė Osmane bėnin njė tėrėsi tėrritoriale,
etnike, kulturore, arsimore, pra nuk ishin tė ndarė me kėta kufij artificial
qė u vunė mė vonė, me dhunė nga forcat e huaja, prandaj edhe sot, kėto treva
i konsideroj sit tė tilla, tė ndara artificialisht. Apo siē shprehet
historiani Ramiz Abdyli: Shqiptarėt e Preshevės dhe tė viseve pėrreth, siē
ėshtė treva e Bujanocit dhe e Kumanovės, apo tė Krahinės Verilindore tė
Karadakut, sikundėr viset tjera shqiptare , jo vetėm i bėnė ballė asimilmit
gjatė robėrisė sė huaj shekullore, por me pjesėmarrje aktive nė tė gjitha
ngjarjet e rėndėsishme tė historisė sonė tė pėrvuajtur, por krenare dhanė
kontributin e tyre tė ēmueshėm pėr liri dhe mėvetėsi kombėtare. Kontributi I
tyre ėshtė i ēmueshėm sidomos gjatė periudhės sė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare
qė nga vitet e 30-ta tė shek XIX, pėrfundimisht me organizimin e Kryengritjes
sė Pėrgjithshme Antiosmane, qė u kurrorėzua me shpalljen e Pavarėsisė sė
Shqipėrisė, mė 28 nėntor 1912, kėsaj ngjarjeje mė tė rėndėsishme nė historinė
tonė. Edhepse pas viteve 1454 e 1455, Lugina e
Preshevės ra nėn sundimin turk, ajo asnjėherė nuk u pajtua me gjendjen e vėshtirė
nėn sundimin turk atoman, andaj Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės gjatė viteve 1841-1845 u hodhėn nė
kryengritje kundėr Tanzimatit. Sheh Hyseni dhe Sheh Salihu e shum patriotė tė
Luginės organizuan protesta dhe
ngritėn zėrin kundėr zbatimit tė Tanzimatit nė Luginė, sepse popullata e
kėtij rajoni nuk deshti tI paguajė tatime tė mėdha pushtetit turk. Pastaj tė
pėrmendin kryengritjen e Dervish Carės, mė 1844, e cila kryengritje ēoi nė
kėmbė pėr liri gjithė popullatėn shqiptare tė kėtij rajoni dhe pėrfshiu tėrė
terrotirinė e Dardanisė. Pra, qysh me kohė, Shqiptarėt e Luginės
sė Preshevės lidhėn fatin e tyre me Kosovėn dhe morėn pjesė aktive nė
Lėvizjen Shqiptare tė Prizrenit dhe mė vonė nė tė gjitha Lėvizjet politike tė
Shqiptarėvė tė ishJugosllavisė pėr tė drejta dhe ēlirim kombėtar. Se
Presheva dhe Lugina e saj ishte liridashėse, e kyēur nė Lėvizjen
Gjithėkombėtare dhe se i dha kontribut Rilindjes Kombėtare Shqiptare fletė
edhe fakti i themelimit tė Degės se Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė Preshevė
me nė krye me Sheh Maksut Efendiun si dhe pjesėmarrja e patriotėve nga
Presheva nė Kuvėndin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit mė 1878 : Maksut Shehu,
Osman Ēaushi, Mehmet Muhaxhiri, Kamber Aga, Haxhi Abazi. Nė kėtė kohė tė mbajtjes sė Lidhjes sė
Prizrenit dhe pjesėmarrjes sė delegatėve tė Preshevės nė Kuvendin e Lidhjes, Shqiptarėt e Luginės
u gėzuan aq shumė me shpresės se do tė ndodhė bashkimi kombėtar, bile gjatė
pėrcjelljes, mbajtjes iu kėndua Lidhjes sė Prizrenit, Shqiptarėt e Preshevės me
lule dhe valle i pėrcollėn delegatėt nė Kuvendin e Lidhjes sė Prizrenit.
Bile, thuhet se atėherė edhe lindi vallja e Miratocit Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės iu
bashkangjitėn kėrkesave tė Qeverisė
Shqiptare tė Shqipėrisė, e cila kėrkoi Autonomi Territoriale -
Politike tė Shqipėrisė nė kuadėr tė Perandorisė Otomane. Perandoria Otomane
nuk i pranoi 14 kėrkesat e Shqiptarėve pėr Autonomi Politike, por vetėm
kėrkesat kulturore-arsimore.Kėshtu dėshtoi dhe zhgėnjimi nė Perandorinė
Otomane qė Shqiptarėt tė jėtojnė nė njė shtet tė pėrbashkėt shqiptar. Mirėpo
erdhi zhgėnjimi, mosnohja e autonomisė politike nga Perandoria Otomane.
Shqiptarėt e pakėnaqur organizuan Kryengritje. Kėsaj iu bashkangjitėn
edhe Shqiptarėt e Luginės kundėr Perandorisė nė krye me patriotin
Idriz Seferi.
Pas Kongresit tė Berlinit, mė 1878,
Kazaja e Preshevės i takonte Sanxhakut tė Prishtinės, tė Vilajetit tė Kosovės.
Kazaja pėrfshinte nahinė e Bujanocit dhe Tėrgovishtes deri nė vitin 1912,
shpresė e madhe qė Shqiptarėt tė jetojnė sėbashku. Mirėpo, zhgėnjimi erdhi mė
vitin 1918, me themelimin e Mbretėrisė Serbe, Kroate, Sllovene, rrethi i
Preshevės i takonte Banovinės sė Vardarit me qendėr nė Shkup,Qarku i
Kumanovės. Kėshtu vazhdoi deri mė vitin 1945. Lufta e Dytė Botėrore, Shqiptarėt e
Luginės sė Preshevės i solli edhe mė shumė nė gjendje tė vėshtirė ekonomike e
politike. Nė kėtė kohė ėshtė e njohur demonstrata e Shqiptarėve, nė krye me
patriotin Shaip Mustafa nga Presheva, i cili mė vitin 1941 ngriti flamurin
shqiptar te Ura e Gurit nė Shkup. Nė kėto demonstrata u brohoritėn parolla
Rroftė Liria; Rroftė Shqipėria; E duam Shqipėrinė e tjerė. Njė pjesė
e Shqiptarėve iu bashkuan frontit kundėr bullgarėve fashistė, njė numėr i konsiderueshėm i tyre
iu bashkangjitėn kėtyre forcave, duke u inkuadruar dhe pėrkrahur forcat e
tilla, ata shpresonin se do ti ēlironin Shqiptarėt nga robėria e
Jugosllavisė sė Vjetėr dhe mė nė fund do ti bashkoheshin etnikumit tė tyre.
Mirėpo, kjo nuk ndodhi. Nė shtator tė vitit 1944, kur kapituloi
Bullgaria fashiste. Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės,sėbashku me Gjilanin
dhe Kumanovėn, pėr ta mbrojtur ate nga
njėsitė partizane, bullgare, maqedonase, organizuan Mbrojtjen e Kosovės
Lindore, pėrgjatė hekurudhės Bujanoc - Preshevė - Kumanovė, e cila zgjati
disa muajė, Ibrahim Kelmendi patriot nga Prsheva e quajti Epope qė nderoi
historinė e Shqiptarėve, luftė qė u bė kundėr tre armiqėve tė pėrvashkėt
aleatė: bullgarėve, serbėve dhe partizanėve shqiptarė, siē shprehet ky. Kėshtu nė Preshevė, po edhe nė krejt
Luginėn lindi kėrkesa pėr ta mbrojtur ate, me shpresė se njė ditė ajo dhe
Shqiptarėt do tė jenė tė lirė dhe vet tė qeverisin mė fatin e vet. Pėr ta
mbrojtur Luginėn, atėherė u bė organizimi i popullatės pėr luftė pėrgjatė
hekurudhės, u bė organizimi civilo-ushtarak nė Preshevė, pra Adem Kamberit iu
dha qeverisja e Bashkisė, Liman Stanecit drejtimi dhe organizimi i nėnprefekturės
dhe Ibrahim Kelmendit, drejtimi e organizimi i operacioneve ushtarake.
Qeverisja e Bashkisė zgjati 4 muajė, ndėrsa sipas materialeve arkivore tė
ish-Jugosllavisė zgjati vetėm 2 muajė dhe kėtė Mbrojtje e quanin reaksion
shqiptar. Ndėrsa popullata shqiptare e quajti periudhė tė ndritshme, me plotė
sakrifica, dhe e quajti Shqipėri e
Vogėl. Mirėpo erdhi edhe zhgėnjimi, sespe Shqiptarėt u pėrēanė pėr vende
politike dhe udhėheqėsė nė Bashki. Kėtė e shfrytėzuan forcat e mėdha
ushtarake, njėsitė e shumta bullgare, maqedonase dhe serbe , tė cilat e
pushtuan Preshevėn mė 14 nėntor 1944,
e mposhtėn Rezistencėn e Shqiptarėve dhe me kėtė rast bėnė kėrdi nė
popullatėn shqiptare, sidomos nė Sopot, Iseuk, Sopot, Gosponicė e tjerė. Formimi i Batalionit shqiptar nga
Shqiptarėt e Preshevės, Bujanocit dhe Kumanovės, nė krye me Skender
Preshevėn, i cili mori pjesė nė Frontin e Sremit kundėr njėsivė fashiste dhe
nė ēlirimin e Zagrebit e qyteteve tė tjera, ngjalli shpresėn tek Shqiptarėt se pas pėrfundimit tė luftės
do ti gėzojnė tė gjitha tė drejtat kombėtare. Sėbashku me batalionin e
pėrmendur morėn pjesė edhe njėsitė ushtarake tė Shqipėrisė, me pjesėtarėt e
kėtyrė njėsive, shpesh vinin nė
kundėrshtim pjesėtarėt e batalionit tė
Preshevės, sepse kėta ishin aq shumė tė motivuar pėr ti ndihmuar vėllezėrve
serbė. Ndėrsa pjesėtarėt insistonin nė
kthimin e tyre, pėr ta mbrojtur pragun e shtėpive nė Preshevė, Bujanoc e Kumanovė nga njėsitė partizane. Shpesh
kishte konflikte tė ashpra, kėshtu rrėfeheshin shumė shqiptarė tė Preshevės,
pjesėmarrės tė kėtij batalioni. Bile aq nxehej situata sa i kthenin njėri tjetrit
pushkėt. Aspiratat kombėtare tė Shqiptarėve tė
Luginės sė Preshevės u shuan nė janar tė vitit 1945, atėherė kur nė sallėn e
kinemasė sė Preshevės i mblodhėn qindra qytetarė nė te, pėr tu deklaruar se
dojnė tė mbeten nėn Serbi. Pra, ky ishte ai plebishiti gjithėpopullor i
Preshevės, ndėrsa nuk u organizua referendum i vėrtetė pėr deklarim tė lirė
dhe vullnet politik tė Shqiptarėve tė Luginės. Nė qarqet mė tė larta partiake
tė ish-Jugosllavisė apo tė Serbisė u kurdis fati i Preshevės, qė tė mbetet nė
Serbi, pėr ta vėnė nė lidhje kontrolli nga lartė, nga rrethi i Vranjės apo
herė herė edhe nga ai i Leskocit. Kėshtu Presheva, nė mėnyrė arbitrare dhe pa
vullnetin e popullit shqiptar si dhe me qėllim tė ngushtimit tė trollit
shqiptar u nda nga Shqiptarėt e Kosovės dhe Maqedonisė. Nė mbėshtetje tė disa
rrėfimeve tė individėve tė asaj kohe shihet qartė se edhe atėherė klasa
politke shqiptare ishte e ndarė dhe e pėrēarė. Disa nga komunistėt e
atėhershėm donin mbetjen me Serbinė, ndėrsa disa tė tjerė tė vazhdohet me
Maqedonine apo ti bashkangjiten Kosovės. Mė 1948, pas shpalljes sė Rezolutės sė
Burosė Informative fillon represioni, dhuna dhe terrori edhe mbi Shqiptarėt e
Lugines sė Preshevės, tė cilėt asnjėherė nuk u pajtuan me kėtė gjendje tė
vėshtirė ekonomike dhe politike.Nė Preshevė nė kėtė kohė u shtrua kėrkesa
gjithėpopullore dhe me nėnshkrime qytetarėt shqiptar shprehėn kėrkesėn e tyre
shekullore pėr bashkim me Kosovėn dhe Shqipėrinė. Aspiratat pėr bashkim kombėtar nuk
pushuan tek popullata shqiptare e Luginės sė Preshevės, kėshtu nė qershor tė
vitit 1957, nė fshatin Rogoēicė u formua organizata ilegale Partia
Revolucionare pėr Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amė. Pos Metush
Krasniqit, Sejdi Kryeziut, Metė Dėrmakut, nė kėtė organizatė pjesėtar ishin
edhe Marko Gashi dhe Qemal Kallaba mėsues nė Preshevė. Kjo organizatė u
masovizua shumė edhe nė Preshevė, Bujanoc e Kumanove, fal punės sė palodhshme
tė Marko Gashit dhe Qemal Kallabės. Kėshtu takimi i dytė i Organizatės
ilegale ndodhi nė Preshevė, nė shtėpinė e Marko Gashit, nė korrik tė vitit
1958, ku moren pjesė shume veprimtarė tė devotshėm tė kėtij rajoni. U bisedua
pėr masovizimin e kėsaj organizate. Mirėpo, edhe kjo organizatė u zbulua,
veprimtarėt u burgosėn dhe kėshtu dėshtoi edhe njė tentim i bashkimit
kombėtar. Pas Lėvizjeve Studentore nė Europė mė vitin
1966, edhe nė Preshevė ndodhėn Lėvizje studentore. Kėshtu u themelua Klubi
studentor Haki Limani, tė cilin e udhėhoqėn
Akademik Rexhep Ismajli, Riza Halimi, Xhemaledin Salihu, Sabedin
Hetemi e tė tjerė. Qėllimi i themelimit tė Klubit ishte lufta pėr barazi tė
Shqiptarėve nė Preshevė. Kėto ide pėrparimtare lidhur me shkollimin,
punėsimin e tjerė filluan tė realizohen me ardhjen e Mehmet Jusufit, kryetar
komune, mė 1969. Nė Preshevė ndodhi punėsimi i qytetarėve sipas strukturės
nacionale tė komunės, shkollimi i studentėve dhe ekonomikisht tė frymėmarrė
Presheva. Mė vonė, mė 1968 e 1981, edhe Shqiptarėt e Luginės me demonstrata
tė pėrbashkėta nė Kosovė i pėrsėritėn kėrkesat e tyre kombėtare: bashkim me
Kosovėn, bashkėsi territoriale-politike, e cila mė sė miri do ti siguronte
tė drejtat politike, zhvillimin ekonomik, tė drejtat kulturore, arsimore,
gjuhėsore. Plenumi i IV-tė i Brioneve i solli
Shqiptarėve nė ish-Jugosllavi, po edhe Shqiptarėve tė Luginės liri dhe tė
drejta kombėtare, tė cilat deri atėherė iu mohuan nga forca paraplenumiane nė
Serbi. Kėshtu filloi njė frymėmarrje mė e lirė, ndėr Shqiptarėt e Luginės,
filoi shkollimi nė Universitetin e Prishtinės, por edhe nė Universitete tė
tjera. Kushtetuta e vitit 1974 i dha
Kosovės Autonomi politike, tė cilėn filluan ta gėzojnė edhe Shqiptarėt e
Luginės. Mirėpo me kėtė gjendje nuk ishin tė kėnaqur shumė qarqe nacionaliste
serbe, me ardhjen e regjimit tė Millosheviqit u hoq kjo Autonomi Kosovės, mė
1989 dhe me kėtė filluan edhe vitet e mundishme tė Kosovės, por edhe tė
Shqiptarėve tė Luginės nėn sundimin e regjimit tė Millosheviqit. Nė dekadėn e fundit tė shekullit 20
filloi pėrhapja e pluralizmit demokratik nė shtetet europiane, nė Ballkan, nė
ish-Jugosllavi, kėshtu qė edhe Shqiptarėt e Luginės i kapi kjo valė e
pluralizmit demokratik, u organizuan politikisht, formuan partitė e tyre
politike, pėr ta organizua popullin politikisht dhe nėpėrmjet tė programeve dhe qėllimeve
partiake dhe politike tė kėrkojnė tė drejta individuale dhe kolektive kombėtare
pėr Shqiptarėt si dhe pėr ta internacionalizuar ēėshtjen e pazgjidhur
kombėtare tė Shqiptarėvė tė Luginės sė Preshevės. Kėshtu nė Luginė u
themeluan shumė parti politike, tė cilat nė vend se ta unifikojnė luftėn
politike, ato ēėshtjen e pazgjidhur tė Shqiptarėve aq shumė e parcializuan
saqė nuk mbeti mėhallė, familje pa u politizuar, jo pėr interesa kombėtare,
por pėr interesa tė ngushta individuale e familjare.Sipas meje u thya
kolektiviteti familjar dhe kombėtar, u prish dhe filloi tė ēthurret edhe
familja shqiptare. Dolėn nė shesh antivlerat politike, kulturore, arsimore,
ekonomike. Mirėpo shpirti i popullit shqiptar ėshtė
gjithmonė i parahatshėm dhe i pakėnaqur me statusin e tij shoqėror e
kombėtar, sidomos me regjimin e atėhershėm. Shqiptarė nuk ndejtėn kėmbėkryq,
tė prirė nga partitė politikė nė Luginė, mė 1 dhe 2 mars 1992 organizuan
Referendumin Gjithėpopullor nė Luginėn e Preshevės, me tė vetmin qėllim
politik e kombėtar, pėrmirsimi i statusit tė tij politik dhe shprehja e lirė
e vullnetit politik pėr tė ardhmenė e tyre. Shqiptarėt e Luginės, tė bashkuar
rreth qėllimit politik tė Referendumit dolėn nė mėnyrė masovike, pėr tu
deklarruar nė votim: A JENI PER AUTONOMI TERRITORIALE POLITIKE TE SHQIPTAREVE
NE PREHSEVE, BUJANOC DHE MEDVEGJE ME TE DREJTE BASHKIMI ME KOSOVEN. Vullneti i lirė i Shqiptarėve dhe vota e
tyre ishte me 98% pėr kėtė deklarim politik nė Referendum. Edhepse gjatė
formulimit tė pyetjes pėr Referendum pati edhe alternativa tė tjera: Autonomi
personale, kulturore sipas modelit tė Kroatėve, Hungarezėve nė Serbi, por
dominoi fryma kombėtare dhe nė Referendum u shtrua pyetja e pėrmendur. Mė
vonė po tė njėjtit individė politikė me pėrgjegjėsi, pėr Referendumin u
deklaruan se ky ishte modė aktuale, e jo kapital dhe akt kombėtar edhe i
Shqiptarėve tė Luginės. Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, duke pėrkrahur
dokumentet e Konferencės sė Hagės, Brukselit dhe dokumenteve tė tjera
aktuale, nė formė mė demokratike e shprehėn kėrkesėn dhe disponimin e tyre
politik lidhur me ēėshtjen e Autonomisė, duke e kuptuar atė si formėn kaluese
mė tė pėrshtatshme demokratike si dhe formė kaluese nė drejtim tė bashkimit
me Kosovėn. Duke i pasur parasysh rrethanat e atėhershme aktuale politike nė
Europė, nė botė si dhe nė Ballkan e Serbi ishte e kuptueshme qė tė kėrkohet
edhe forma e Autonomisė. Mirėpo tashti rrethanat politike ndryshuan, u shpall
Pavarėsia e Kosovės dhe ndodhi Lufta e UĒPMB-sė nė Luginė, mbete tė kėrkohet
forma e vetmja demokratike: ribashkimi me Kosovėn, pjesė integrale e sė cilės
ishim sipas tė gjitha kritereve relevante etnike, kulturore, terrotiriale,
gjuhėsore, familjare, ekonomike. Shqiptarėt e Preshevės duhet ti kthehen
djepit tė tyre tė fėmijėrisė, Kosovės dhe
gjirit tė Dardanisė sė vjetėr, ku ishin edhe mė parė, por pa vullnetin
e tij politik si dhe pa dėshirėn e tyre, nė mėnyrė arbitrare u futėn nė
familje artificiale. Ndodhi Lufta e Kosovės, ndodhi Lufta e
UĒPMB-sė, shumė u internacionalizua ēėshtja e Kosovės, por edhe e Shqiptarėve
tė Luginės sė Preshevės. Shqiptarėt nė Ballkan u vlerėsuan element i pastėr,
i ndershėm, i sinqertė, paqėsor dhe i fortė pėr stabilizimin e Ballkanit.
Marrėveshja e Konēulit, nėnshkrimi i palės shqiptare me nė krye me UĒPMB-nė
dhe qeverisė jugosllave e serbe shtroi kėrkesa konkrete pėr tė dy palėt,
derisa pala shqiptare i pėrmbushi detyrimet, u bė demobilizimi e tjera, ajo
pala tjetėr, pos policisė multietnike asgjė tjetėr nuk pėrmbushi nga
Marrėveshja. Faktoti politik shqiptar i Luginės i
kėrkoi palės serbe pėrmbushjen e detyrimeve, por nuk pati vullnet nga ajo.
Disa individė nga klasa politike e Luginės e ngritėn shembėlltyrėn e Ēoviqit,
sa qė ky u bė politikani mė i kėrkuar nė Serbi, Ballkan e Europė. Gjithėēka
varej nga vullneti i tij, u premtua shumė, bile edhe Tv signali, por edhe sot
TV Presheva nuk i ka marrė frekuencėn pėr emitim televiziv. Sepse Marrėveshja
dhe aktet tjera nuk e obliguan qeverinė serbe, nuk u u ndėshkuan me ligje
konkrete pėr zgjidhjen e Ēėshtjes sė Shqiptarėve tė Luginės. Njė vullnet
personal, jo i qeverisė serbe, por i Kariqėve, ndoshta edhe ndonjė tjetri,
pėrmbushi njė kėrkesė tė kahmotshme tė Shqiptarėve, pėr informim nė gjuhėn
shqipe, u hap RTV Presheva. Nuk pati zgjidhje sistemore, shtetėrore tė kėsaj
lėmie, mbetet problem i pazgjidhur informimi nė gjuhėn shqipe. Shqiptarėt e Preshevės me vite e mbajnė
pushtetin lokal dhe e qeverisin ate, ashtu siē dijnė dhe dojnė, nė Bujanoc
pėr herė tė parė Shqiptarėt mė 2002 e morėn pushtetin lokal dhe ende e qeverisin.
Ėshtė me rėndėsi ta qeverisish vetveten. Andaj edhe bėhet luftė e madhe
demokratike, ndonjehere edhe pa ferplej, partitė politike konkurojne pėr kėtė
pushtet lokal nė Preshevė e Bujanoc. Mė vonė, rrethanat politike nė Luginė tė
Preshevės e detyruan klasėn politike qė tė themelojnė edhe Kuvendin e
Kėshilltarėve Shqiptarė qė luajti njė rol pozitiv nė rrethanat e pėrmendura
aktuale politike nė Luginė, u bė njėfarė unifikimi i kėrkesavė dhe i
shpresave politike tė Shqiptarėve tė Luginės. Por si duket edhe ky
institucionalizim sikur edhe disa tė tjera do tė harrohet, sepse dalin
alternativa tė reja politike. Aktualizohet Kėshilli Nacional i
shqiptarėve tė Luginės. Formimi i Kėshillave Nacionale ishte
kėrkesė e qeverisė serbe, e cila me Ligj e ndėshkoi kėtė lėmi. Partitė
politike shqiptare u deklaruan disa pėr po dhe disa pė jo. Sipas meje
kėrkesat dhe shpresat tona kombėtare pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė pazgjidhur
tė Shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės nuk duhet tė mbėshteten nė dėshirėn
dhe vullnetin individual tė politikanėve serbė, por nė Kushtetute dhe ligje konkrete serbe,
sepse kėta nesėr mund tė ndėrrohen. Kėrkesa dhe shpresa jonė mos tė jetė
e fundit pėr Kėshillin Nacional si tė
vetmin organ, i cili do tė mundėsojė tė mira materiale dhe financiare si dhe tė mos jenė zhgėnjim edhe njėherė nė
mbėshtetjen tonė nė vullnetin e individėve tė klasės politik serbe. Pra, me themelimin e Kėshillit Nacional
tė Shqiptarė nė Luginė tė Preshevės inagurohen dy qeverisje paralele lokale,
pandamė njėra tjetrės, me buxhet vetanak, me administratė vetanake dhe do tė
bėhet luftė e madhe konkururese pėr institucionet e Preshevės dhe Bujanocit. Kjo
luftė shkatėrruese dhe e panevojshme nė kėtė kohė parajmėlohet nga individė
tė partive mė tė mėdha nė Preshevė. Pra, edhe njėherė dėshtuam nė unifikimin
e kėrkesave kombėtare dhe shpresave politike tė Shqiptarėve tė Luginės sė
Preshevės.Fakti se Kėshilli Nacional siguron Autonomi kulturore, mė pėrkujton
Autonominė kulturore qė Qeveria Shqiptare mė 1912 e gėzoi nga qeveria Otomane
Turke. Edhe njė herė po e pėrsėris kėrkesėn dhe
shpresėn e vetme tė Shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės : Referendumi i 1 dhe
2 marsit 1992, qė ky tė aktualizohet nė Europe, pėr ta marrė vesh dhe pėr
tia bė tė ditur Europės dhe SHBAve, kėrkesėn dhe shpresėn e vetme tė
Shqiptarėve tė Luginės sė Preshvės: AUTONOMI TERRITORIALE - POLITIKE PER
SHQIPTARET E PRESHEVES, BUJANOCIT DHE MEDVEGJES ME TE DREJTE BASHKIMI ME
KOSOVEN. |