Gjurmė
historike UDHĖPĖRSHKRIME TĖ VJETRA PĖR
PRESHEVĖN Shkruan:
Xhemaledin
Salihu - Preshevė, 09. 05. 2010 LEXONI: KOSOVA
LINDORE DHE ĒAMĖRIA __________________________________________________________________________________________________ Mbi Preshevėn (
Kosova Lindore) Kosova Lindor (Lugina e Preshevės)
shtrihet pėrgjatė lumit Moravė, nė jug tė saj dhe te Ēukarka e Preshevės
bashkohet me lumin Vardar, e njohur Lugina e Shkupit, kėtu ėshtė edhe
UJĖNDARĖSJA e madhe, e cila nė jug shkon lumi pėr nė Detin Egje, ndėrsa tjetra
pėr nė perėndim, pėr Detin e Zi. Kėto
dy lugina janė mė tė rėndėsishme nė Siujdhesėn Ballkanike dhe zėnė vendin
qendror nė Ballkan. Sipas Jovan Cvijiqit, gjeografit serb kėto dy lugina
paraqesin pjesėn mė gjeostrategjike dhe gjeopolitike nė Ballkan. Poashtu edhe Leopold Mandli e quan Zemėr e Ballkanit,
sipas preshevarit patriot Ibrahim Kelmendi. Andaj edhe rėndėsia e madhe e
tyre pėr ta zotėruar kėtė Luginė nga
pushtues tė ndryshėm dhe pėr ta pasur nė mbikqyrje Luginėn e Preshevės. Nė
pjesėn qendrore tė Luginės shtrihet Presheva me 264 km2 dhe me 36 vendbanime,
kryesisht shqiptare: Bėrēec, Bugarinė, Buhiē, Bukoc, Bukuroc, Bushtran,
Cakanoc, Caravajkė, Corroticė, Ēukarkė, Depcė, Gare, Gerajt, Golemidolli,
Gosponicė,Ilincė, Kurbali, Lanik, Maxhere, Miratoc, Norēė, Peēenė, Preshevė,
Rahovicė, Raincė, Ranatoc, Relan, Sefer, Sllavujevc, Stacioni Halurudhor,
Stanec, Strezoc, Shoshajė e Poshtme, Shoshajė e Epėrme, Tėrrnavė dhe Zhunicė.
Ajo, pra nė perėndim pėrfshinė fshatrat e Karadakut, nė lindje fshatrat e Rujanit,
ndėrsa nė mes fshatrat e fushės. Nėpėr Preshevė kalojnė: Autostrada Beograd - Nish - Vranjė - Preshevė - Shkup
- Selanik, Hekurudha
Beograd-Shkup-Selanik, ndėrsa vija e
lumenjve Danub - Moravė-Vardar ishte interesim i shumė shteteve pėr ta
bėrė kanalin e lundrimit nėpėr kėto
lumenj, i cili do tė lidhte shumė shtete e kontinente. Pozita e
volitshme gjeografike, kushtet e favorshme klimatike, hidrografike, kushtet e
pėrshtatshme natyrore kanė bėrė qė Presheva tė banohet nga periudha e
neolitit, vazhdon tė banohet edhe gjatė periudhave tė mėvonshme: tė bronxit,
tė hekurit e deri nė ditėt e sotme. Lugina e Moravės dhe ajo e Vardarit,
kryesisht ishin tė banuara nga fisi Ilir Dardan, pra Presheva shtrihej nė
pjesėn qendrore tė Mbretėrisė Dardane dhe ishte e banuar nga fisi ilir Dardan, paraardhėsit e shqiptarėve tė
sotėm. Kėtė e dėshmojnė tė dhėnat arkeologjike, antropologjike,
kulturo-historike, gjuhėsore, etnologjike, e tė tjera. ( Foto: Presheva e
vjetėr ) Vendbanimet e kohės parahistorike nė
Preshevė janė: Presheva, Rahovica,e njohur me
Kacipupin, nė themelet e tė cilit mė vonė ėshtė ngritur oppidumi dardan,
Gerajt, Bushtrani. Vendbanimet e kohės sė Antikės nė Preshevė janė: Bukuroca,
Zhunica, me njė ujėsjellės dhe kanalizim tė kėsaj kohe, Rainca, Presheva me
Kalanė e saj, Corrotica, Norēa, Golemidolli, Lerani, Strezoci, Tėrrnava,Cakanoca, Ēukarka, Miratoci, Bėrēeci. Vendgjetjet nga
periudha parahistorike nė Preshevė, sipas dr Jahi Stanecit, janė: Guri i
Gjatė nė Tėrrnavė, Kėshtjella e Bushtranit, Kacipupi i Rahovicės, Gerajt,
Staneci, Buhiēi, Ilinca, Vale/Valeva/, Peēena, Guri i Norēės, Depca,
Caravajka, Seferi, Miratoci, Strezoci, Tėrrnava. Vendgjetjet nga periudha
antike, sipas dr Jahi Stanecit, nė Preshevė janė: Kėshtjella e Preshevės,
Rrėza Lindore e Kėshtjellės sė Preshevės, Bregu i majtė i Lumit tė Kurbalisė,
Tarraca nė bregun e djathtė tė Lumit tė Kurbalisė, Bregu i majtė i Pėrroit tė
Kėshtjellės sė Preshevės, Vendi te Ēezma e Lugut tė Brinjės, Rrėza e Udhės sė
Brinjės sė Preshevės, Pėrzhari, Pėrkulja e Pėrzharit, Bukuroca, Zhunica. Shkrime tė vjetra
mbi Preshevėn Nė kohėn parahistorike territori i Moravicės
sė sotme me Preshevėn i takonin popullit tė vjetėr Dardan. Nė kohėn e Antikės
nė periferi tė Preshevės sė sotme ekzistonte qyteti romak me lagjet pėr
rreth, sipas T.Vukanoviqit. Presheva shtrihet nė Mbretėrinė Dardane, e cila
pati luftėra tė ashpra me Maqedoninė, pastaj ate e pushtoi Bizanti dhe
Serbėt. Shkrimet e para flasin se Preshevėn me Moravicėn nga Bizanti e
pushtoi famullitari serb Vukan, mė 1103. Por prap nga Vukani e pushtoi
Bizanti mė 1104. Rajoni i Preshevės ishte arenė luftash ndėrmjet Bizantit dhe
Serbėve, derisa mė 1106 prap e pushtuan Serbėt dhe kėshtu u radhitėn
perandorėt serbė, pėr ta sunduar ate. Shkrimi i vjetėr, i parė mbi Preshevėn
nuk ėshtė ai i vitit 1381, atėherė kur mbretėresha Evdokija me djalin
Konstantinin ia dhuroi Manastirit tė Hilandarit, kishėn nė
Arhilevicė/Rahovicė/ me pronėn e saj, me disa tė mira tė Preshevės. Pos
Preshevės dhe Rahovicės pėrmendet edhe kisha e Norēės. Pra kemi krisobulėn e
mbretėreshės Evdokija dhe djalit tė saj Konstantin, tė vitit 1381. Duke
hulumtuar shkrimet e vjetra mbi Preshevėn, nė librin e austriakut Fr.
Miklosich: Monumenta Serbica, tė botuar nė Graz, mė 1964, zbulova njė
dokument tė vjetėr, nė tė cilin pėrmendet Presheva, Rahovica /Arhilevica/,
fshat nė veri tė Preshevės, Ostrovica, mali mė i lartė nė Preshevė, pastaj
fshati Arbanas, nė jug tė Preshevės, gjegjėsisht nė mes tė Preshevės dhe
Kumanovės. Dokumenti ėshtė i vitit 1349: CXXV. (1349) 6857.ind.X.Skopije,
ndėrsa nė fjalinė e
parė tė dokumentit shkruan: Stephanus, Serborum et Graecorum imperator,
quasdam terras donat S. Mariae in Arhiljevica. Nė kėtė kohė, car Dushani,
pasi ushtria serbe nėn komandėn e babės sė tij i pat mundur bullgarėt, nė mes
tė vitit 1335 dhe tė vitit 1346, me ushtrinė e tij kaloi nėpėr Shqipni dhe
Maqedoni dhe mbėrriti deri nė Thesali. Nė Shkup, mė 1346, ai u shpall
perandor i Grekėve dhė Serbėve, Bullgarėve dhe Shqiptarėve. ( Shikoni: Dokumenti
i vitit 1349 ) Poashtu Presheva, pėrmendet edhe nė
krisobulėn e mbretit Stefan Dushan, tė nėnshkruar mė 10 qershor 1354, nė
Shkup. Atėherė, ai u shpall perandor i Serbėvė, Shqiptarėve, Bullgarėve dhe
Grekėve. Poashtu ekziston edhe njė dokument i vitit 1379, atėherė kur mbretėresha
Evdokija me djalin e saj Konstantinin i dhuroi manastirit tė Hilandarit, pos
Rahovicės edhe Norēėn me vreshtat, aratė, mullirin dhe livadhin nė Preshevė. Lugina
e Preshevės qė nga beteja e Maricės, mė 1371 deri mė Betejėn e Kosovės, mė
1389 ishte arenė e pėrleshjeve tė shumta tė ushtrisė serbe dhe asaj turke. Kėshtu,
car Lazari ushtrinė turke nuk e priti nė Kosovė, por nė rajonin nė mes tė
Moravicės dhe Lumit tė Madh. Bile, sipas historianit serb Stojan Novakoviqit
nė Moravicė, te Presheva ndodhi njė Betejė e Madhe ndėrmjet ushtrise serbe
dhe asaj turke, e cila ishte uvertyrė e Betejės sė Kosovės. Mirėpo, si duket
historiografia serbe kėtė betejė nuk e publikoi dhe nuk e studjoi sa duhet,
sepse kėtu humbi ushtria serbe. Pra, nė kėtė kohė, ushtria turke e sulltan
Muratit i shtriu shatoret e veta nė Bregoren e Ēukarkės dhe rrėnzė kodrave tė
Miratocit. Sipas tė gjitha gjasave ushtria turke e sulmoi ushtrinė serbe
nėpėrmjet Grykės sė Konēulit, rruga e sotme Bujanoc Gjilanė, rrugės sė
sotme Preshevė - Gjilan dhe rrugės sė sotme Kumanovė - Zhegėr - Gjilanė. Para Kongresit tė Berlinit, kufiri nė
mes tė Serbisė, tė ashtuquajturit Pashallėkut tė Beogradit, tė knez
Milloshit dhe Otomanise Turke ishte nė
mes tė Paraqinit dhe Jagodinės, prej vitit 1815 deri mė vitin 1833. Nė kėto
vite Jagodina, si qendėr kufitare zhvillohet dhe fiton nė vlerė dhe rėndėsi. Mė
vonė prej vit 1833 kufiri kalon nė mes tė Aleksincit dhe Nishit, atėherė
rėndėsinė e fiton dhe qendėr kufiri bėhet Aleksinci. Pas Kongresit tė Berlinit
mė 1878, kufiri zbret nė Ristoc, nė mes tė Bujanocit dhe Preshevės. Mbretėria
e Dardanėve shtrihej nė veri pėrmbi
Nishin, diku deri te Stallaqi, pėrfshinte tėrė territorinė e Kosovės sė
sotme, Luginėn e Moravės Jugore, Preshevės, Vardarit, deri nė Velesin e sotėm
tė Maqedonisė, sipas Fanula Papazoglu. Kazaja e Preshevės, sipas studjuesit
bullgar Vasil Kėnēov (Izabrani proizvedenia, Makedonia, Etnografia i
Statistika, Sofia, 1970), u themelua me Marrėveshjen e Kongresit tė Berlinit,
atėherė kur Vranja mbeti me Serbi. Sipas Salnames sė Vilajetit tė vitit
1311, Kazaja e Preshevės kishte 15.932 muhamedanė (8168 burra dhe 7770 gra)
dhe 26.047 bullgarė (13.868burra dhe 12.179 gra). Nė kėtė statistikė janė tė
shėnuar mė pak fshatra muhamedane-arnaute/shqiptare/ se sa zyrtarisht ato
janė. Sidomos nuk janė tė shėnuara vendbanime tė Malėsisė sė Karadakut, sepse
vėshtirė depėrtohej dhe vėshtirė shėnoheshin ato. Sipas Kėnēovit ekzistonin
96 vendbanime me popullatė bullgare, greke dhe arnaute/shqiptare/. Fillon ga Preshova/Presheva/,
duke i pėrmend tė gjitha vendbanimet e Kazasė deri te Shoshaja. Nė cekjen e
vendbanimeve, ai shėnon edhe grekėt, tė cilėt kur i jep shėnimet e
pėrgjithshme statistikore mbi Kazanė e Preshevės nuk i pėrmend. Edhe njė konstantim, atėherė dhe pėr atė
kohė jo vėtėm studjuesi bullgar Vasil Kėnēov, po edhe shume studjues tė tjerė
aspak nuk cekin popullatėn serbe nė Kazanė e Preshevės. Mirėpo, ėshtė e
njohur se Kazaja e Preshevės pėrbėhėj edhe nga 2 nahi: ajo e Bujanocit dhe
ajo e Tėrgovishtės, e cila kishte popullatė serbe. I madhi Sami Frashėri nė
Kamus al-alam, II, 1530 shkruan : Presheva ėshtė njė kasaba e vogėl, qendėr
kazaje, nė sanxhakun e Prishtinės, tė Vilajetit tė Kosovės.Gjendet 50 km, nė
juglindje tė Prishtinės dhe po aq larg nė verilindje tė Shkupit, nė kufi tė
Serbisė, pranė vijės hekurudhore. I ka afro 3 000 banorė. Kazaja e Preshevės ndodhet nė kėndin
juglindor tė sanxhakut tė Prishtinės. Kufizohet me Serbinė nga verilindja, me
kazanė e Gjilanit nga veriperėndimi, kurse nga jugu me sanxhakun e Shkupit. Toka
ėshtė shumė e plleshme dhe e punuar, edhe rrushi bėhet gjithashtu shumė i
mirė. Kazaja pėrfshin 134 fshatra me 39.545 banorė, nga tė cilėt shumica janė
muslimanė, kurse tė tjerėt sllavė. Nė tėrė kazanė ka 13 xhami, 2 mesxhide,
500 dyqane, 33 bujtina, 13 karaulla(posta kufitare)
dhe 1 spital ushtarak. Nė pėrshkrimin e Kazasė sė Preshevės tė
vitit 1899, Carigradski glasnik: Presheva (me 3 000 banorė), qytezė e bukur dhe
e pastėr nė rrėnzė tė Karadakut, jo shumė larg hekurudhės. Ajo ka pozitė
shumė tė mirė dhe shihet bukur nga hekurudha. Gjithė qyteza ėshtė e mbjellur
dhe e mbushur me pemė dhe kur shikohet prej sė largu duket si njė kopsht. Presheva
ėshtė qendėr administrative e kazasė. Aty ishte selia e kajmekamit dhe e
pushtetit. Rruga kryesore nė kazanė e Preshevės ėshtė hekurudha. Pastaj rruga pėr Kumanovė dhe Shkup shkon paralel me
hekurudhėn. Rruga tjetėr shkon pėr Gjilan, nė perėndim. Nė kazanė e Preshevės
jetojnė rreth 30.000 banorė tė fesė muslimane dhe krishtere. Tė tjerė nuk ka.
Nė librin: Njė shtyllė e Kosovės quhet Preshevė, marrė nga Besa e
Stambollit, tė vitit 1958, Ibrahim Kelmendi, patriot nga Presheva shkruan:
Krahina e Preshevės pėrbahet prej Luginės sė Moravės, njė pjesė tė Karadakut
dhe tė katundeve tė Qarrit.Pjesė qendrore asht Lugina e Moravicės qė ndodhet
nė mes vargjevet tė Karadakut dhe kodrave tė Rujnės. Lugina e Moravicės
pėrshkohet prej xhades sė Madhe dhe prej Hekurudhės, qė lidhin Luginėn e
Moravės me Luginėn e Vardarit. Presheva
asht qendėr e njė pjekje rrugėsh qė vijnė nga Shqiptarėt
e Preshevės ndahen nė mahalle: Murtishėt, Kajajt, Mullabeqirėt, Nezajt,
Derrajt, Berajt, Rahmanėt, Golomeshėt, Ali-Metajt, Hodajt, Budumtė,
Sheh_Halilėt, Kamberėt, Dodajt, Bajraktarėt dhe tė tjerė. Ēdo mahallė asht
gjini nė vete. Disa prej kėtyne gjinivet u pėrkasin fisevet: Sopė, Kelmendė,
Thaē dhe Krasniq. Njė numėr i qytetarėvet nuk kanė fise fare. Nė katundet e
Luginės sė Moravicės, tė Karadakut, tė Qarrit fise nuk ka, sikur qė nuk ka nė
katundet e Kumanovės, tė Shkupit dhe pėrgjithėsisht tė Maqedonisė
Perėndimore, e cila mbėrrin deri nė Prilep dhe nė Manastir. Presheva ėshtė
vendbanim i vjetėr i kohės antike. Nga ana e djathtė e lumit
tė Kurbalisė rreth 500m nė perėndim, nga kisha rreth 150-200 m nė
lindje-juglindje tė lokalitetit antik ndėr kala gjendet njė kodėr me njė ngritje
tė lartėsisė sė mesme tė quajtur Gėrmadhė. Nga ana e majtė, kjo ngritje
lidhet me kodra fqinje. Platoa e lokalitetit nė mėnyrė artificiale ėshtė
rrafshuar dhe pak ėshtė e lėshuar nga lumi. Nė sipėrfaqen e platosė shihen
mbeturinat e objekteve antike- themelet nga guri, tulla tė formatit romak.
Gjithashtu gjendet ndonjė fragment i keramikės pasantike. Lokaliteti,
gjithėsesi paraqet njė vendbanim mė pak strategjik, thuhet nė gėrmimet
arkeologjike tė vitit 1968. ( Shikoni: Vendgjetjet
arkeologjike tė vitit 1968 nė Preshevė ) Nė Enciklopedinė Popullore, tė botuar nė
Zagreb, mė vitin 1928, V.S.Radovanoviq shkruan: Presheva, qytezė nė Serbinė
Jugore, nė pjesėn veriore tė Luginės sė madhe Preshevė - Kumanovė, nė skaj tė
fushės sė Preshevės, nėn anėn lindore tė Karadakut tė Shkupit. Presheva ka
656 shtėpi me 3.214 banorė (1921). Presheva pėr herė tė parė pėrmendet si
zhupė/famulli/nė vitin 1381, atėherė kur dhespotja Evdokija me tė birin
Konstantinin ia dhuroi manastirit tė Hilandarit. Nė mesjetė dhe mė vonė nėpėr
Preshevė kalonte edhe Udha e Kosovės, e cila prej Moravės sė Epėrme kalonte
nėpėr Karadak dhe lėshohej nė fushėn e Preshevės dhe mė tutje shkonte nė
lindje. Kėndej pari, mė 1530 kaloi Nė kėtė kohė, Presheva kishte 250 shtėpi
arnaute dhe mė vonė erdhėn edhe 250 shtėpi muhaxhirė nga Vranja. Presheva mė
shumė u zhvillua qė nga viti 1888, pasi u ndėrtua Stacioni Hekurudhor, nė
hekurudhėn kryesore Moravė-Vardar /3 km larg Preshevės/. Mė 1900, Presheva
kishte rreth 2.000 banorė Arnautė. Nė fund tė sundimit turk, ajo kishte 640
shtėpi dhe rreth 30 dyqane /1912/, ndėrsa nė vitin 1913 kishte 2.991 banorė. Presheva kishte edhe popullatė
krishtere, kryesisht zejtarė dhe kolonistė agrarė. Presheva ėshtė shumė e
gjallė, sidomos tė shtunave, kur ėshtė ditė pazari pėr gjithė rrethin e
Preshevės. Konsiderohet si vend i shėndethsėm, mė njė freski Nė fund tė shekullit XIX, Kazaja e
Preshovės (Presheva), nė pikėpamje administrative ishte nė kuadėr tė
Sanxhakut tė Prishtinės, nė pėrbėrje tė Vilajetit tė Kosovės. Kasaba Preshova
ishte qendėr e kazasė. Qyteza kishte 3 mahalla, 600 shtėpi. Si kaza, Presheva
kishte 122 fshatra, nė realitet 6.958 shtėpi. Kazaja kishte popullatė
muslimane dhe tė tjerė, gjithėsej kishte 42.248 banorė. Nė Preshevė kishte
600 shtėpi, 2 xhamia, 1 godinė shteti, 1 qendėr telegrafike e postare, 1
stacion tė policisė, 1 depo pėr dhjetėshina /osur/, 1 banjo komunale publike
/hamam/ e tjerė. Nė brendi tė kazasė sė Preshevės kishte rreth 500 dyqane,
disa stacione, 1 shkollė tetėvjeēare /rusdiye/, 13 xhamia, 3 xhamia tė vogla
/mesxhida/; nė vend ka 2 shkolla muslimane sibjan me144 nxėnės; nė kaza ka
14 shkolla muslimane sibjan me 364 nxėnės dhe 4 shkolla tė tjera sibjan
me 138 nxėnės. Emri Preshova sipas mendimit tė autorit
vjen nga fjala turqishte qė do tė thotė: Presh (presh bot. Allium porrum)
dhe ova (fushė); fushė e preshėve. Presheva ėshtė kazaja e pestė e
Sanxhakut tė Prishtinės, Vilajeti i Kosovės. Kazaja e Preshevės ėshtė
themeluar kah mesi i vitit 1878 dhe si e tillė ka mbetur deri nė mbarim tė
pushtetit turk nė Kosovė /1912/. Ajo ėshtė themeluar nga njė pjesė e kazasė
sė Vranjės, kur Vranja, nė mbėshtetje tė Marrėveshjes sė Berlinit i
bashkangjitet Serbisė. Nahitė e kazasė sė Preshevės janė: Nahia e Bujanocit
(1905 - 1912) dhe Nahia e
Tėrgovishtes (1911-1912). Bujanoci i takonte kategorisė sė dytė tė nahive. Ai
kishte 28 fshatra, ndėrsa nahia e Tėrgovishtes, nahi e kategorise sė tretė
kishte 34 fshatra. Udhėpėrshkrime tė
vjetra mbi Preshevėn Nė vitin 1530, mbreti Ferdinand i
Austrisė, Ēekisė dhe Hungarisė dėrgoi nė Carigrad njė diplomaci sulltan
Sylejmanit pėr tė vua paqė apo armėpushim. Kjo diplomaci numronte 37 persona,
pos tė tjerėve si pėrkthyes i gjuhės latine, kėtij grupi iu bashkangjitė edhe
Benedikt Kuripeshiqi. Grupi u nis nga Lublana, mė 22 gusht 1530 dhe nė
Carigrad arriti mė 17 tetor tė njėjtit vit. Nga Carigradi, grupi u nis mė 22
dhjetor 1530 dhe nė Lublanė arriti mė 9 shkurt 1531. Grupi udhėtoi nėpėr
Kroaci, Bosnje, Serbi, Bullgari dhe Rumeli. Udhėtimin e grupit e pėrshkroi
Benedikt Kuripeshiėi nė librin e tij: Udhėpėrshkrimi nėpėr Bosnje, Serbi,
Bullgari dhe Rumeli 1530. Grupi nė tė kėthyer nga Carigradi, kaloi edhe nėpėr
Preshevė pėr nė Kosovė. Kuripeshiqi mbajti ditar tė hollėsishėm pėr udhėtimin
dhe nė librin e lartėpėrmendur kėshtu
e pėrshkruan Preshevėn: Tė mėrkurėn, mė 11 janar 1530 u nisėn
nga Stracina/vend nė Bullgari-autori/, duke udhėtuar shumė gjatė kaluam disa
fshatra dhe arritėm nė Preshevė /Frastheuo/, ku dikur ishte njė qytet i bukur
dhe aty fjetėm. Tė enjtėn, mė 12 janar u nisėm nga Presheva nėpėr malet e
larta tė Malit tė Zi /Jeruagara/ dhe arritėm nė fushėn e Moravės, pastaj nė
Livoē /Linatz/ dhe Poneshin e Epėrm ku edhe fjetėm. Gjermani Spiridon
Gopēeviq udhėtoi mė 1888, me tren, nėpėr hekurudhėn Vranjė-Shkup pėr nė
Selanik, atėherė edhe pėrfundoi ndėrtimi i hekurudhės. Ai udhėtimin e
pėrmnedur e pėrshkroi nė librin e tij: Kėshtu e pėrshkruan udhėtimin edhe nėpėr
Preshevė: Hekurudha Vranjė-Shkup ėshtė e hapur sikur qė ėshtė e njohur nė
pranverė tė vitit 1888. Nėpėr viset qė kalon hekurudha prej kufirit turk deri
nė Shkup nuk janė aq tėrheqės. Udhėtari, sėpari kalon nėpėr luginėn e lumit
Binaē, i cili nė jug pėrkufizohet me malin Rujan(970m), ndėrsa nė veri me
malin Kosharnik(950m), Pastaj hekurudha vazhdon nė jug, lė pas nė lindje
malin Rujan, ndėrsa nė perėndim Karadakun dhe mė pastaj kalon nėpėr luginėn e
Moravės dhe Banjkės. Mali Rujan nuk ėshtė i lartė, por Karadaku ngritet deri
nė 1.593 m. Karadaku ėshtė i dendur dhe nėse shikohet nga hekurudha duket
shumė i gjallė dhe i bujshėm. Majet nė veri janė mė tė ulta (1011), ndėrsa nė
jug janė mė tė larta (1.552 e 1.535 m). Gjatė udhėtimit u takova me Arbanas,
Turqė e Serbė, me tė cilėt bisedova gjatė pėr kėto vise. Tė parin qė e pyeta
ishte nga Bilaēi dhe nė mesin e Arbanasve, nuk ishte Arbanas, por e flitte
gjuhėn shqipe. Atėherė nuk ėshtė pėr tu ēuditur kur udhėpėrshkruesi Han
thotė dhe shkruan se nė fshatin Bilaē jetonin bullgarė
dhe arbanas. Lugina nėpėr tė cilėn kalon hekurudha Vranjė-Shkup
ėshtė shumė e gjėrė. Ajo i afrohet malit nė lindje deri nė Tabanoc, ndėrsa nė
perėndim mbetet larg Karadakut. Pra ditėn, pamja e malit ėshtė shumė tėrheqėse.
Si duket kjo fushė ėshtė shumė pjellore, por nuk punohet sa duhet. Njė
bashkėudhėtar mė tregoi se kėto vise janė tė banuara me shqiptarė: Osllara,
Shoshaja, Garja, Kurbalia, Gruhalia, Strazha, Llojani, Vaksinca, Belanoci,
Sllupēani, Opaja, Llopati, Orizare dhe Preshova /kėshtu e quan Preshevėn edhe
Kuripeshiqi-autori/. Nė stacionin hekurudhor tė Preshovės mė
ra nė sy, se kishte mė shumė binarė dhe binarė thyesė tė hekurudhės. Si duket
Porta e kishte zgjedhur stacionin e Preshovės pėr bazė nė rast tė luftės me
Serbinė. Me ndihmėn e kėsaj hėkurudhe do tė mund Turqia te Preshova shpejt tė
mbledh ushtrinė kundėr Serbisė. Me njėherė pas Preshovės, hekurudha kalon
nėpėr Ēukarkė, ku gjendet bifurkacioni i Detit tė Zi dhe Detit Egje, edhepse
kėtė udhėtari nuk e vėren nga treni. Nė veri rrjedh Moravica kah ( Shikoni:
Udhėtimi
Vranjė - Preshevė - Shkup ) Gjermani J. v. Hahn nė librin e tij:
Reise von Belgrade nach Sallonik, mė 1868/Udhėtimi prej Beogradit pėr nė
Selanik/, nė kapitullin VII shkruan: Udha prej Bilaēit pėr nė Kumanovė: Prej
Bilaēit nė drejtim tė Kumanovės shtrihet fshati Pratoshelca /Pratoschelza/ me
15 shtėpi, i vetmi fshat bullgar, i pastėr etnikisht. Bushtrani me 30 shtėpi
shqiptare shtrihet nė lindje tė Udhės, nė njė gji tė Luginės sė Moravicės. Kryqėzimi
i pėrroit tė Leranit, i cili rrjedh nė drejtim veriperėndimor tė Moravicės. Lerani
shtrihet i shpėrndarė nė tė dy anėt e Udhės. Burimi i pėrroit ėshtė prej aty
nė drejtim juglindor. Zhunica shtrihet nė rrafshinėn e Luginės me 20 shtėpi
shqiptare, pėrkundrejt pėrrockės sė Rahovicės. Golemidolli me 16 shtėpi
arnautėsh dhe 4 shtėpi bullgarėsh. Ēukarka shtrihet, njė pjesė e kėtij
fshati, majtas afėr Udhės. Miratoci nė perėndim tė luginės dhe nja gjysmė ore
prej aty nė tė njėjtin drejtim Llojani, me njė pėrrua qė vie nga
vėriperėndimi. Nė shpatin e pėrtejmė tė lartėsivė, tė cilat kufizohen me
luginėn kah lindja shtrihen 3 fshatra shqiptare: Susheva, Mutulova dhe
Bugarina. Tabanoci me 40 shtėpi shqiptare, nė katėr periferi me 1 xhami, nė
tė djathtė tė Udhės; majtas nga Udha, varri i themeluesit tė xhamisė. Edhepsė,
ky fshat i takon rrethinės sė Kumanovės, prap konsiderohet si njė fshat i
rrethit tė Moravicės. Ai ka njė han tė madh. ( Shikoni: Udhėtimi Beograd-Nish-Vranjė-Preshevė-Shkup-Selanik ) Udhėpėrshkruesi Todor Stankoviq nė librin:
Shėnime udhėtimi nėpėr Serbinė e Vjetėr 1871-1898, tė botuar nė Beograd, mė
vitin 1910 shkruan: d) Rruga nga Manastiri Prohor Pēinjski, nėpėr Preshevė,
Bujanoc dhe nė kthim nė Gjilan. Me njė Arnaut, i cili ruante Manastirin, u
nisėm me kuaj pėr Preshevė, kaluam lumin Pēinja. Pėr ¾ e orės arritėm nė
katundin Starca, nga shkuam nė Sobrate. Nga ky katund dolėm nė Bilaē, ku
ekzistonte kazerma ushtarake turke me njė batalion. Nga Bilaēi arritėm nė
Bushtran, nė tė cilin kishte 55 shtėpi arnaute dhe 16 shtėpi serbe. Nė orėn
10 e 20 minuta u nisėn nga Bushtrani, nėpėr katundin Zhuzhicė
/Zhunicė-autori/ dhe pėr 1 orė e ¼ arritėm nė Preshevė, ku u vendosėm nė
hanin e Rexhep -Agės. Posa arritėm nė Preshevė, na erdhi tė na dėshirojė
mirėseardhje, nė emėr tė kajmekamit qė mungonte, Mal mudir, (drejtori i
financave Ahmed Lutfiu, efendija dhe sekretari policisė sė Preshevės Mahmud
efendija. Duke kaluar nėpėr Preshevė, ktheva nė
kancelarinė /zyrėn/ e pushtetit tė rrethit, tia kthejė vizitėn nėpunėsve tė
pėrmendur, ku e takova muhasebexhinė e Prishtinės- administratorin kryesor tė
financave-Ismail Raif efendinė, i cili kishte ardhur pėr pagesat e tatimeve
dhe tė ardhurave tė tjera shtetėrore. Dhe kėtu njė aradhė xhandarmerie mė
nderoi mirėseardhje. Nga kėtu, nė pėrcjellje tė Mahmud efendisė, i cili ishte
i lindur nė Leskoc, shkuam tė shikojmė qytezėn, e cila ka ēarshinė, dhe e
cila pėr ēudi ishte shumė e pastėr. Lumi i cili kalonte pėrmes ēarshisė,
shumė ndihmon nė mbajtjen e pastėrtisė, sepse i gjithė plehu aty hudhej
ndėrsa uji e ēon tutje. Kur u ktheva nė han, pagova harxhimet dhe u pėrgatita
pėr nisje, por ndėrkohė erdhėn muhasebexhia dhe 2 nėpunės tė mė urojnė udhė
tė mbarė. Presheva i ka 600 shtėpi, prej tė cilave 570 janė Arnaute dhe rreth
30 shtėpi serbe. Serbėt i shėrbejnė Arnautėt e pasur si ēifēi dhe shėrbėtor,
duke ia punuar tokėn pėr njė rrogė tė vogėl apo pėr pak mall
Rrethi i
Preshevės ka 122 katunde me 42.248 banorė, prej tė cilėve 26.920 Serbė dhe
15.328 Arnautė /nė rrethin e Preshevės bėnin pjėsė edhe Nahia e Bujanocit dhe
Tėrgovishtės-autori/. Nga Presheva u nisėm pėr nė Rahovicė dhe
arritėm te kisha e vjetėr dhe e lėnė pas dore, pėrmbi katundin, e cila kishte
2 palė dyer. Pėrmbi nė mur, nė derėn e dytė shihen tragjet e mbishkrimit, tė
palexueshėm, shkronjat sėbashku mė horasanin kishin ra. Nga kjo kishė u nisėm
dhe dolėm nė rrugėn kryesore Vranjė-Kumanovė, ndėr Bilaē. Nga kėtu shkuam nė
Bujanoc. Profesori Al. Stanojeviqi nė librin e tij: Dy javė nė Serbinė e
Vjetėr, Ditar i udhėtimit nga njė ekskursion, Te Presheva, nė stacion hyn dy oficer
zhandarmerie turqė. Bashkėudhėtari im dinte turqisht dhe filloi biseda nė mes
tė tyre. Oficerėt turqė zbritėn nė stacionin pas Preshevės. Sa mė tepėr qė
largoheshim nga Zibevci, oficerėt turqė thonin udhėtarėve se gjindeni nė
tokėn, ku thika dhe martina kanė autoritet mė shumė, se sa ligjet shtetėrore
dhe gjyqet. Nga treni shihej qartė se kolonitė Arnaute janė nė afėrsi. Kėshtu
fshatrat Arnaute i afrohen shumė hekurudhės; disa fshatra gjenden nė tė majtė
tė hekurudhės. Presheva, Tabanoci dhe tė tjera janė koloni Arnaute tė
dėgjuara dhe tė rrezikshme, edhepse nė to sundon pushteti turk. Fshatrat janė
tė larmishme, shtėpitė me kulme tė mbuluara me dėrrasa apo tė thurrura si
kolibe. Kėshtu arritėm nė Kumanovė. ( Autor i librit: Kultura shqiptare nė Preshevė dhe shkrime
nė gazeta e revista ) ________________________________________________________________________________________________________ XHEMALEDIN SALIHU: HISTORIA
E KOSOVĖS LINDORE NDĖR SHEKUJ |