BETEJA
E KOSOVĖS U ZHVILLUA ME 16 TĖ
MUAJIT
SHABAN DITĖ E MARTĖ E VITIT
791,
KJO DO TĖ THOTĖ MĖ 10 GUSHT TĖ
VITIT 1389 NĖ DITĖN E ALIGJYNIT E JO
NĖ VIDOVDANIN SERB MĖ 28. 06. 1389
Shkruan: Reshat AVDIU ( * ) Preshevė,
Janar 2011
Njėra
ndėr betejat e shumėta qė bėnė kthesė vendimtare nė analet e
historiografisė botėrore, ėshtė Beteja e Kosovės e 15 qershorit tė vitit
1389. Qė e bėnė
dhe e zhvilluan popujt dhe shtetet ballkanike. Ku pas kėsaj beteje
Perandorisė Osmane iu hapėn rrugėt e pushtimit nė drejtim tė Perėndimit,dhe
nė katėr anėt tjera tė botės. Me kėtė marshim kolonialist tė Turqisė, shumė
popuj tė Gadishullit Ilirik gjegjėsisht (Ballkanik), ranė dhe u bėnė
vasalėt tė kėsaj perandorie tė fuqishme, duke i kaluar gati pesė shekuj nėn
sundimin dhe robėrinė e saj. Me kėtė betejė turqit e trasuan rrugėn e tyre
kolonialiste pėr nė Romė dhe Paris. Ndėrsa Car Llazari, duke e vėrejtur se
po i pėrgatitej njė uragan
shumė i fuqishėm afėr kufijve tė
principatatės sė tij. Kishte vendosur tė hynte nė aleancė me krerėt e
tokave tė Bosnjės dhe Shqipėrisė, kundėr Sulltan Muratit, kėtė aleancė
ballkanike princi Llazėr, do ta forconte me dėrgimin e njė delegacioni
provokues ndaj Sulltanit. Porse, nė tė njėjtėn kohė edhe Sulltan Murati me
suitėn e tij, ushtarake kishte filluar ta pėrgatiste dhe organizonte shumė
mirė ushtrinė e tij perandorake, duke e paisur atė pėr herė tė parė me
topa, thon burimet Turke.
Sulltan
Murati pėr nė Betejėn e Kosovės, i ftoi edhe dy djemt e tij: Bajazitin dhe
Jakupin tė cilėt gjer atėherė ndodheshin nė Anadolli. Nga shtetet tė
krishtera evropiane, ai e priste pėrkrahjen nga krerėt sundues tė Serexhės
dhe Qystendilit, porse jo nė njė masė tė madhe. Ndėrsa, sipas akademik Sima
Qirkoviqit, ku thot: Nisu svi Srbi bili na Srpskoj strani u Kosovskoj
bici, bilo je Srba i među Muratovim vazalima. Tė gjithė Serbėt nuk
kanė qenė nė anėn e Serbėve nė betejėn e Kosovės. Nė mesin e vazalėve tė
Muratit ka pasur edhe serbė[1]. Mė pastaj Xhahit Ramadani,
vazhdon me konstatimet e tij historiografike se: Rrugtimin pėr nė Kosovė,
Sulltan Murati e kishte bėrė duke kaluar nga ana perėndimore e Gadishullit
Ballkanik (Hemusit). Pjesėmarrėsit e kėtij rrugėtimi, gjegjėsisht
luftėtarėt e kėtij rrugėtimi dėshmojnė se kanė kaluar nga ana veriore
Ilire, dhe ditėn e tretė kan arritur nė Ihtiman tani qytet ky nė Bullgari. Nga
ky vend rrugėt ndahen pėr nė Sofje, Nish dhe Sehirköy, kjo rrugė ishte me e
pėrshtatshme pėr qarkullim, ndėrsa
rruga tjetėr shpinte nė tė majtė dhe kalonte mbi shumė ujėra dhe prej asaj
kohe kėto vende quheshin Sulludebren, e qė ēonin drejtė burimeve tė ujėrave
termale dhe regjioneve kodrinore tė Ballkanit pėr nė Küstendil. Nga
Ihtimani pas dy ditė pushimesh qė e bėnė nė Alaedin, ditėn e tretė ushtria
e Sulltanit kishte arritur nė Küstendill. Ndonėse kjo rrugė ishte shumė e
vėshtirė pėr qarkullim, Sulltan Murati e mori kėtė rrugė pas shumė
sugjerimeve nga vasalėt e tij, si rrugė mė e shkurtėr pėr nė Kosovė.
Nė
Küstendil vasali, dhe miku i dėshmuar i ushtris sė Sulltan Muratit, i bėri
atij mikpritje madhėshtore me surle e daulle dhe ushqime tė lloj-llojshme
dhe tė mjaftueshme, saqė nė sofėr nuk kishte munguar asgjė. Ndėrsa, pushimin e ardhshėm
ushtria e Sulltan Muratit tė Parė, e bėri nė Luginėn e Madhe Ullu Ova, nga
kėtu ushtria e madhe e Perandorisė Osmane u nis nė drejtim tė Kratovės[2]. Siē kemi thėnė edhe mė lartė se kjo rrugė
kalonte dhe e ndėrlidhte kontinuitetin e nyjeve kryesore e cila vinte nga
Prishtina pėrmes Karadakut,Preshevės, Bilaēit dhe malit Rujan, zbriste nė
Pēinjė, dhe mė pastaj vazhdonte pėr nė Qystendil. Edhe M. Kostiqi thotė
se:Pėrmes kėsaj rruge Turqit kanė ardhur pjesėrisht nė Luginėn e Preshevės
nga rrafshnalta e Nagoriēės dhe Miratocės, pastaj pėrmes Ostrovicės sė
Preshevės dhe Zhupės (Famullisė) sė Moravės kanė arritur nė Kosovė. Si dėshmi tė kalimit tė
ushtrisė Turke pėrmes Luginės sė Preshevės pėrmendet toponimi Muratovo
Shatorishte-Ēadra e Muratit. Sipas kėtij burimi Sulltan Murati ēadrat i
kishte hapur nė Jug dhe Perėndim tė Ēukarkės dhe Leranit[3].
Beteja
ishte zhvilluar nė Vidovdan mė 28. 06. 1389 nė Kosovė, sipas burimeve serbe, AS:
MID;. Ndėrsa sipas J. V. Hammerit, beteja ishte zhvilluar mė 20.06.1389,
kurse burimet turke thonė sipas takvim hesabi üzere, nė bazė tė llogarisė
kalendarike, beteja ishte zhvilluar me tė 16 tė muajit Shaban tė vitit 791,
d.m.th. mė 10 gusht tė vitit 1389, dhe atė nė ditėn e martė nė Kosovė
mejdan u zhvillua[4].
Me tė arritur ballė pėr ballė me dushmanėt Sulltan Murati, menjėherė deshi
tė hynte nė luftė. Por pėr shkak tė
motit tė nxehtė pastaj edhe ushtarėt ishin shumė tė lodhur nga
rrugėtimi i gjatė dhe i mundimshėm,
Evrenos Begu kishte propozuar qė lufta tė zhvillohej tė nesėrmen. Fusha ku
ishte zhvilluar beteja ka qenė 5.000 hapa e gjerė, dhe 20.000 hapa e gjatė nga lumi i Sitnicės.
Aty ishte pėrqendruar ushtria e madhe e Sulltan Muratit pėrballė ushtrisė
sė vogėl tė Aleancės Ballkanike, e cila atėbotė i fliste shtatė gjuhė tė
dinastive tė ndryshme tė pafeve (dinsėsve) tė popujve tė kėsaj aleance.
Kėtė ushtri e pėrbėnin: Serbėt, Bullgarėt, Boshnjakėt, Shqiptarėt, Vllehtė
dhe Polakėt. Sipas disa shėnimeve tė historiografėve vendor dhe
ndėrkombėtar thuhet se nė anėn e Aleancės Ballkanike qė luftonin kundėr
Turqve ishin edhe Grekėt. Pėrpos kėtyre popujve tė sipėrpėrmendur burimet
turke thonė se nė anėn e Aleancės Ballkanike nė Betejėn e Kosovės, kan marr pjesė Maxharėt dhe Ēekėt.
Sipas
J. V. Hammerit, megjithėse ushtria kundėrshtare ishte shumė mė e madhe,
Sulltan Murati, konsultohet me gjeneralėt e tij, dhe propozoi qė ai ta
bėnte sulmin mbi forcat e Aleancės Ballkanike. Disa prej gjeneralėve
mendonin se turqit duhet ti vendosnin devet e tyre pėrpara ushtrisė dhe me
kafshėt ēfarė nuk janė mėsuar me i pa kundėrshtarėt, do ti hutonin ata,
dhe se devet do tė jenė njė lloj mbrojtjeje para ushtrisė turke. Kėtė ide e
kishte kundėrshtuar biri i madh i Sulltan Muratit duke thėnė se pėr fitore
nuk nevojiten kėso marifetllėqe, dhe kėso lloj mashtrimesh, kėto e
zvogėlojnė besimin nė vetvete dhe te Allahu. Kundėr armikut duhet luftuar
me guxim pa fare mbrojtje sy me sy kishte mbaruar Bajaziti.
Veziri
i madh e mori Kuranin e madhėrishėm, duke vendosur ti lexoj ajetet aty ku
do tė hapej vet libri i madhėrishėm dhe famėlartė: O Pejngamber, lufto
kundėr atyre qė nuk besojnė... shpesh ndodhė qė togu i madh tė jetė i
mundur nga mė i vogli[5].
Sulltan Muratit, iu ngritė morali nga ajetet e dėgjuara nga Kurani, ndonėse
kishte ra nė kujtime (Padisah endi eye düshtü) pėr shkak tė erės qė fryente
nga ana e armikut dhe pluhuri qė shkonte nė sytė e ushtarėve osman. Gjatė
natės i bėri lutje edhe njėherė Zotit qė kėtė furtunė ta ndėrpriste. Me
agimin mėngjesit tė ardhshėm era ishte ndalur dhe kishte filluar njė rigė e
shiut flladitės-freskues. Edhe nė taborin e Aleancės Ballkanike, mbaheshin kuvende dhe plane
luftarake. Derisa Turqit, kishin vendosur qė herėt nė mėngjes lufta tė
fillonte, nė taborin e aleatėve kishte ra propozimi qė armiku tė sulmohej
natėn. Kėtė propozim ashpėr e kundėrshtoi Gjergj Kastrioti, gjyshi i
Skėnderbeut, i cili e komandonte ushtrinė prej mė tepėr se 5.000 ushtarėsh,
ai do tė thoshte: Sikurse tė sulmonim natėn, nėn mbrojtjen e territ tė
natės, shumica e myslimanėve do tė shpėtonin nga asgjėsimi, duke ikur nėpėr
bjeshkė dhe djerrina[6].
Pėrpos
Josef Von Hammerit, qė e pėrmend Gjergj Kastriotin, gjyshin e tė Madhit
Skenderbe, edhe burimet Turke si pjesėmarrės tė Luftės sė Kosovės e
pėrmendin si: Vu Arnavud Prensi Jorj Kastriyot edhe Princin Arnavud
Gjergj Kastriotin dhe Gjergj Balshėn e Dytė. Si zakonisht vendin qėndror nė zemėr tė
Betejės sė Kosovės e kishte zėnė Sulltan Murati, kurse princ Bajaziti e
komandonte krahun e djathtė tė betejės, ndėrsa princ Jakupi e komandonte
krahun e majtė tė saj. Ndėrsa nė qendėr tė ushtrisė aleate qėndronte Knjaz
Llazari, kurse krahun e djathtė tė luftės e komandonte Vuk Brankoviqi,
kurse krahun e majtė e komandonte mbreti i Bosnjes, Tvėrtko. Sipas Xh.
Ramadanit, i cili thotė se: Lufta ka qenė e ashpėr dhe e rrufeshme. Gjaku
rridhte si pėrrua. Nė Bujanoc dhe rrethinėn e tij, ekziston gojėdhėna
se nga gjaku i madh u ngulfat viēi dy muajsh. Nė tė gjitha anėt
kishte koka tė luftėtarėve shpata dhe diamante, kur krahu i majtė i
osmanlinjve kishte filluar tė luhatej, gjegjėsisht dobėsohej si vetima nė
ndihmė i vjen Bajaziti duke shkatėrruar para vetės shumė koka tė armiqve me
buzdovan (topuz). Pėr shkak tė ardhjes sė tij, tė rrufeshme, turqit
Bajazitit ia lanė nofkėn Jėlldėrėm Bajazit.
Sipas
burimeve vendore dhe atyre tė huajve Millosh Obiliqi (Milush Kopiliqi),
thuhet se ka qenė me origjinė shqiptare dhe ka qenė kopil (bastardh). Ai
pėr mė tepėr nga Car Llazari ishte cilėsuar si tradhtar. J. V. Hammeri mes
tjerash thotė se: Nė vigjilje tė betejės, mbreti Llazar pinte me prijėsit
e tij pėr shėndetin e vet.- Pi, pi, pėr shėndetin tim, edhe pse je i
akuzuar pėr tradhti, i thoshte mbreti Llazar Milush Kopiliqit.- Tė
faleminderit, tha ai dhe shtoi: Dita e nesėrme do tė dėshmojė besnikėrinė
time. Tė nesėrmen nė mėngjes Milush Kopiliqi me kalin e tij tė madh u fut
nė fushė betejė, duke e kėrkuar ēadrėn e Sulltan Muratit[7]...
Kėtė
vendim M. Kopiliqi, e kishte ndėrrmar pėr ti demantuar thash e thėmet,
duke e kėrkuar lejėn prej ēaushėve dhe truprojave tė Padishahut, qė ti
lejohej ti afrohej ēadrės sė Sulltanit, pėr tia komunikuar njė lajm
sekret dhe pėr tė kaluar nė anėn e tij. Kur Sulltan Murati u jep shenj 137
rojeve tė tija, qė ta lejojn me hy Milushin nė momentin kur ai gjendej para
Padishahut. Ky shqiptar fisnik duke u pėrkulur para Sulltanit me tentim
tia pullte kėmbėn, e ther nė bark me karamanjoll tė helmuar dhe fillon me
ikė, shpejt dhe me hapa tė fortė dhe tė mėdhenj nė drejtim tė kalit tė tij,
tri herė iu ikė rojeve tė Padishahut prej duarve.
Sipas
Prof. A. Qeriqit, varjanti se si depėrtoi Milush Kopiliqi nė ēadrėn e
Sulltan Muratit tė Parė: Mendimet e historianėve janė tė ndara nė dy
tabore. Gjerė sa historianėt turq zakonisht e pranojnė versionin se Milushi
ishte ngritur nga grumbulli i kufomave, ndėrsa i plagosur pėr vdekje kishte
kėrkuar tia merrte dorėn Padishahut. Kokėn dhe fytyrėn i fėrkonte me dhé e
me gjak, duke u dridhur nė agoni, sikurse zogu i posa therur, u nis te
flamuri i Sulltanit, qajti dhe duke u lutur tha: Unė jam bėrė mysliman,
kam pėr tia thėnė njė tė fshehtė Sulltanit... Sado qė ēaushėt u pėrpoqėn
ta ndalnin dhe ta kthenin me tė rėna tė kamxhikut, nuk mundėn ta kthenin
nga ajo rrugė. Sulltani e lejoi qė Milushi tia puth kėmbėn dhe ai e nxori
nga mėnga njė thikė tė helmuar, tė cilėn ia nguli nė bark Sulltanit[8].
Njė
pėrshkrim mė tė plotė kėsaj ngjarje ia ka bėrė historiani turk Enveriu, i
cili nė vitin 1464, e shkroi nė vargje veprėn e quajtur Libri i Vezirit. Ky
historian i pėrshkruan madje edhe zėnkat mes tė mbretit Llazar dhe Milush
Kopiliqit, i cili duke qėnė i paditur pėr tradhti i thotė: Nesėr ke pėr ta
parė se a jam njeri i drejtė apo tradhtar.[9] Pa i shpjeguar rrethanat se
si u gjend Milush Kopiliqi te ēadra e mbrojtur nga tė gjitha anėt e Sulltan
Muratit, historiani turk Enveriu, kėshtu e pėrshkruan zhvillimin e
ngjarjes. I mallkuari Milush i ra kalit dhe iu afrua Sulltanit dhe tha:
Unė jam ban-Miloshi, do ta puthi dorėn tėnde dhe tash e tutje do tė futem
nė fenė tėnde. Ai zbriti nga kali dhe tė gjith kujtuan se vėrtet do tia
puthte dorėn Sulltanit, i cili kishte hipur njė atikėr. Milushi kishte
fshehur njė hanxhar brenda rrobeve tė veta. E goditi Sulltanin me hanxharin
e tij, dhe duke iu vėrsulur e rrėxoi nga kali. Mbas kėsaj ushtarėt iu
hodhėn Milushit duke e goditur kush me ushtė, kush me naēake dhe biēake dhe
e bėnė copa e grima[10]. Kronikat osmane tė
shekullit tė 15-tė japin njė variant tjetėr tė aktit tė vrasjes sė Sulltan
Muratit nga Milush Kopiliqi: Shumė ushtarė turq shkuan pėr ta ndjekur armikun
dhe Padishahu mbeti nė njė vend me disa besnik tė tij. Mirėpo njė i pa fe,
i lyer kėmbė e kokė me gjak, qėndronte i shtrirė dhe ishte fshehur midis
kufomave. Ai e shihte Sulltan Muratin. U ngrit nga ku ishte shtrirė dhe e
goditi mbretin me hanxhar[11].
Historiografia
serbe e mbėshtetur nė mitologjinė mesjetare tėrė tregimin e ka mbėshtetur
nė saje tė legjendės dhe tė rrėfimeve tradicionale popullore, tė cilat kanė
mjaft pika tė pėrbashkėta edhe me rrėfimin popullor shqiptar. Sipas kėngės
serbe me pėrbajtje tė Luftės sė Kosovės, Milush Obiliqi (trajta e vjetėr
Kopiliq ėshtė pėrjashtuar madje edhe nga kėngėt popullore) ishte trim
shqiptar, i akuzuar padrejtėsisht pėr tradhti ndaj mbretit Llazar. Ai, pėr
ta treguar besnikėrinė e tij, nė ditėn e fillimit tė luftimeve nė Fushė
Kosovė, me kalin e tij tė madh, i veshur me petka hekuri, qė nuk i shponte
asnjė shigjetė e armikut, shpėrthen nė mesin e shumė tė plagosurve dhe
arrin tė sulet nė ēadrėn e Sulltan Muratit. Pa vonuar, i hidhet dhe e ther
me hanxharin qė e kishte fshehur. Edhe pse turqit ia shkurtojnė kokėn, ai e
merr atė ndėr sqetull, i hip kalit dhe bėn tutje. Turqit duke e parė se
ishte njeri i pa zhdukshėm e djekin nga prapa. Njė grua plakė iu tregon se
Milushi mundet tė zhduket vetėm nėse i hiqet nga dora byzylyku. Nė kohėn
kur po jepte shpirt ai kėrkon nga turqit qė ta takojnė me plakėn shkinė, tė
cilėn e kafshon me dhėmbė dhe e hedh nė lum. Nė njė variant tė kėsaj kėnge,
tė shėnuara nė fshatin Polac tė Drenicės, rrėfimtari popullor duke
idealizuar figurėn e Milush Kopiliqit, stigmatizon me njė shkinė plakė, e
cila para ushtarėve turq e zbulon fshehtėsinė e fuqisė sė kėtij trimi
ngjashėm me fshehtėsinė e Akilit[12].
Ky element
mjaft interesant i kėtij varianti ilustron mė sė miri faktin se Milushi
tradhtohet nga shkiet, konkretisht nga njė shkinė plakė, e cila i dinte
fshehtėsitė dhe kishte pranuar vullnetarisht tė rrėfente pikėn e dobėt
(thembrėn e Akilit) tė kryetrimit tė Luftės sė Kosovės. Kėnga mė tej rrėfen
si Milushi nė ēastin kur ishte kapur gjallė, kėrkon nga turqit tia sjellin
para shkinėn tradhtare, sė cilės do tia linte njė porosi. Kur i afrohet
shkina pranė, ai e kafshon me dhėmbė dhe nuk e lėshon derisa e mbyt. Nė atė
ēast turqit ia prejnė kokėn me hanxhar[13]. Historiani i mirėnjohur
austriak Josef Von Hammer kur shkruan pėr periudhėn e Perandorisė Osmane
pėr Milush Kopiliqin thotė: Milush Kopiliqi pas vdekjes ishte mė i
lavdruar ndėr turqit se sa ndėr serbėt. Rrobat e tij, shpata dhe parzmorja
e ēeliktė ruhen nė Muzeun e Stambollit[14].
Sipas
shėnimeve tė Xh. Ramadanit, pėr Betejėn e Kosovės tė Aligjynit tė 15 gushtit 1389 thot mes tjerash: Turqit
kėtė ngjarje e shpjegojnė nė njė varjant tjetėr, ata pas aprovimit tė
planit tė shkėlqyeshėm nga ana e harp mexhlis-kėshilli luftarak, pas tetė orė
luftimesh tė pėrgjakshme me shumė viktima, osmanlinjtė shėnuan fitore tė
madhe. Duke ikur nga fushėbeteja i rrethuar nga forcat osmane Car Llazari
me tė birin dhe 1000 vetė zihet rob dhe ekzekutohet nga Turqit. Sulltan Murati i gėzuar qė ka
korrur fitore tė madhe ndaj ushtrisė sė Aleancės Ballkanike, dhe duke e
vėzhguar fushėbetejėn: Jerali bir sirp asėlzade tarafinden
hanēerlermishtir-nga njė serb i vėrtet e i plagosur (asėllzade) u ther[15]. kėtu historiografia turke,
disi i ngatėrron gjėrat se ne Betejėn e Kosovės kishin mar pjesė edhe
shqiptarėt dhe se Milush Kopiliqi nuk ėshtė serb i vėrtetė porse shqiptar i
Drenicės, nga fshati Kopiliq i saj. J.V. Hammeri, thotė se: Sulltan Murati
ndonėse i plagosur ka dhėnė urdhėresa gjer nė mbarimin definitiv tė luftės.
Nė vendin ku u ther ai sot gjendet tyrbja e tij, kurse varri i gjendet nė
Brusė tė Turqisė. Sulltan
Murati, me plotė merita te turqit quhet, Meshhed-i hudavendigjar-Gazi-sundues
dhe fitues[16].
A
ISHTE MILUSH KOPILIQI SHQIPTAR?
Si zakonisht
historiografija sllavo-serbe, duke e pasur si objekt mitomaninė e saj
gėnjeshtare, shumė e ka errėsuar dhe dezavuar historinė dhe realitetin shqiptar pėr
periudhėn e mesjetės. Pastaj
as historiografia kishtare serbe Pomenlk.
Nuk do tė mbetej mbrapa nė falsifikimin e tė dhėnave reale dhe konkrete pėr
Milush Kopiliqin, pėr vendlindjen dhe pėrkatėsinė e tij etnike. Vukanoviqi,
nė librin e tij djallėzor, Drenica, Druga Srpska Sveta Gora (Drenica, mali i dytė
i shenjtė serb), i botuar mė 1937. Thotė se: Milushi ishte njė djalė i
njė gruaje me konstruksione trupore tė vrazhda od kobile drebe rođen (nga pela maz ka lindur) [17].
Mė
pastaj nėpėr ato shėnime tendencioze tė T. Vukanoviqit, thuhet: Car
Dushani atė e kishte gjetur si fėmijė tė vogėl shtatė vjeēar, nė njėrin nga
fshatrat e Drencės nė Kopiliq. Car Dushani kėtė fėmijė te gjetur jetim e
pėrshkruan si fėmijė i lindur nga pela (atkinja), pastaj edhe rrėfimet
popullore gojore, tregojnė se e kishte lindur njė nėnė me njė konstruksion
trupor jasht masave normale, saqė pėr tė lėvizur ēlirshėm, ajo detyrohej
ti shpėrvilte gjinjtė, duke i hedhur ato mbi supe[18]. A. Qiriqi, thotė se:
Rrėfimtaria mitike serbe, tė ėmėn e Milush Kopiliqit e pėrshkruan si femėr
vullgare, e egėr, me tipare fshatare uloke. Duke qenė se Milushi kishte
mbetur jetim, dhe nuk dihej kush kishte qenė i ati, njerėzit e thėrrisnin,
i biri i kopilit. Fjala kopil,, sipas zbėrthimit etimologjik qė i ka bėrė
albanisti mė i njohur shqiptar, Eqrem Ēabej, ėshtė fjalė e gurrės shqipe,
qė ka depėrtuar nė tė gjitha gjuhėt e Ballkanit, si nė gjuhėn greke, serbe,
rumune madje edhe nė gjuhėn turke[19]. Ėshtė me interes edhe
njė faktor tjetėr. Pėrveē patronimit Kopil, nė historiografinė sllave, por
edhe nė atė turke ėshtė shėnuar edhe trajta Kubiloviq, ose Milesh
Kyble-Kobiloviq[20].
Trajta Kobiloviq, duhet tė ketė qenė e pėrhapur ndėr sllavėt nė
pėrgjithėsi, meqė kjo lidhet me nofkėn pezhorative serbe: od kobile
rođen, (i lindur nga pela). Rrėfimtaria autentike shqiptare nuk e
njeh kėtė pėrēmim racist qė i bėhet kėtij trimi famėmadh tė mesjetės[21].
Tabllo lufte e Betejės sė
Kosovės mė 1389 &
Sulltan
Murati Parė
Pastaj as edhe rrėfimtaria gojore
shqiptare nuk jep informata pėr pėrkatėsinė fisnore tė Milush Kopiliqit. Megjithatė
nė njė kėngė tė vjetėr historike, tė shėnuar nė fshatin Polac tė Drenicės,
paragjykohet prejardhja e tij llatine. Llatinka, sipas rrėfimit popullor
shqiptar, ia lexon Milushit letrėn kėrcėnuese qė ia kishte dėrguar Sulltan
Murati[22].
Mė pastaj A. Qeriqi thotė se: Milushi sipas rrėfimeve tona tradicionale
ishte trim i Drenicės, i cili qe betuar se do ta vriste Sulltan Muratin,
meqė e kishte shkelur vendin dhe i kishte shtrirė mijėra e mijėra ēadra nė
tėrė Rrafshin e Kosovės. Milushi ishte dhėndėr i mbretit Llazar, mirėpo ai
nuk e duronte dot vjehrin, dhe as Vuk Brankoviqin, i cili po ashtu ishte
dhėndėr i princit Llazar. Edhe ky nuk e duronte vjehrin
dhe as suitėn e tij mbretėrore. Nė rininė e tij tė hershme, sipas disa rrėfimeve
popullore serbe dhe shqiptare, ai ka marr pjesė nė beteja tė ndryshme, si
mercenar. E tillė dhe heterogjene nga pikėpamja e pėrkatėsisė ishte
pothuajse tėrė ushtria e asaj kohe. Ai me kalorėsit e tij nga Drenica,
luftonte kudo ku i jepej rasti dhe korrte fitime, herė kundėr turqve, herė
nė anėn e turqve: Pikėrisht pėr shkak tė aventurave tė tij kalorėsiake,
ishte bėrė objekt dyshimi pėr princin Llazar dhe pėr suitėn e tij. Duke
qenė se kishte natyrė kryengritėse, Milush Kopiliqit i pėrshkruhen shumė
vepra trimėrie. Bashkėshortja e tij, Vukosava, rrėfen pėr trimėritė e
burrit tė saj, Vuk Brankoviqi, nė ēastin kur Mara, e pezmatuar nga krekosja
e motrės sė madhe, ia ofendon burrin, ajo ia pėrplasė shuplakė. Zėnkat e
bijave i dėgjon Car Llazari, por tė pezmatuar mes veti ishin edhe dy
dhėndurėt e tij, Vuku dhe Milushi, kėrkojnė leje nga Llazari qė tė dalin nė
dyluftim. Princi Llazar e aprovon dyluftimin. Milush Kopiliqi, sapo nisi
dyluftimi me njė goditje e rrėzon nga kali kundėrshtarin. I mllefosur dhe i
gjindosur nga humbja e dy luftimit, Vuku e akuzon Milushin si tradhtar dhe
si njeri i shitur te turqit prej asaj kohe, Vuku dhe Milushi edhe pse miq, do tė mbesin kundėrshtarė
tė papajtueshėm. [23] Milushi ishte i vetmi ndėr
princėrit e rangut tė lartė qė depėrtoi nė fushė betejėn e kampit armik, i
vetmi qė ishte betuar se do ta vriste Sulltan Muratin. Dhe besėn e dhėnė,
besėn e njohur shqiptare e ēoi nė vend, sepse pėrkushtimi pėr ta ēuar nė
vend besėn, ishte pėrkushtim tipik i njeriut tė racės shqiptare. Thellimi i studimeve me kėtė segment do ta
qetėsonte mjegullėn mesjetare, tė cilėn e ka shkaktuar mitologjia morbide
serbe. Ajo,me apo pa qėllim, pėr Milush Kopiliqin ka dhėnė informacione tė
gabuara pėr pėrkatėsinė e tij fetare,klasore dhe kombėtare, nė kuptimin
mesjetar tė fjalės.
Zbėrthimi i nyjės Milush
Kopiliq, pėrveē tjerash, i vetėdijėson serbėt e shekullit 21 se Kosova ka
qenė, ėshtė dhe do tė jetė nė radhė tė parė shqiptare: Dhe se kryetrimi i
mesjetės dhe mė trimi ndėr princėrit e aleancės sė krishtere nuk ishte
serb, por shqiptar ortodoks i fshatit Kopiliq tė Drenicės (Piemonti dhe
Kartagjena shqiptare-v.a.), i cili u rrit nė pallatin e mbretit Dushan pėr
shkak se ishte fėmijė bonjak. Pastaj, shqiptarėt e Kosovės nuk do tė
lejojnė tė mbesin peng i njė historie tė falsifikuar, njė historie
degjenerike qė ka mbjellė urrejtje, ndasi, pėrēarje, luftė e shkatėrrime
ndėrė mė mizoret, kudo nė trojet e Ballkanit[24]. Nriēimi i gjithanshėm i
fuqisė sė Milush Kopiliqit, do tė ishte njė argument tjetėr i pakontestueshėm,
pėr tė dėshmuar para botės se e drejta e ashtuquajtur historike pėr
Kosovėn, nuk ėshtė e drejtė e natyrshme, por njė falsifikim i paprecedent,
qė mbėshtetet pikėrisht nė historinė e mesjetės dhe pikėrisht nė
personazhin e Milush Kopiliqit, trashėgimtarėt tė tė cilit janė banorėt e
sotėm tė Kopiliqit tė Drenicės[25].
Pastaj nė fund, Prof. A.
Qiriqi, drejtor i Radio Kosovės sė Lirė mes tjeras thotė: Rikthimi nė
vendin e merituar, rikthimi nė panteonin e trimėrisė tradicionale tė kėtij
princi me gjak arbri ėshtė detyrė e historisė dhe e studiuesve shqiptarė,
sepse trimėria tipike shqiptare e Milush Kopiliqit e kryer mė 15 gusht, nė
ditėn e Aligjynit mė 1389, nė Fushė tė Kosovės, u ripėrsėrit pas 609
vjetėsh, mė 5, 6 dhe 7 mars tė vitit 1998. Ajo ndodhi nė kullėn e Jasharajve nė Prekaz, nė
Drenicėn tonė trime, jo shumė larg fshatit Kopiliq. Kjo pėrsėritje ciklike
e historisė, nė esencė ėshtė e njėjtė por e ndodhur nė kushte dhe rrethana
tė tjera historike[26]. Pastaj edhe lufta nėpėr gjashtė llogoret e
pėrgjakura tė Zeqir Llaushės, Prej Prokupje deri nė Nish.
Atje nė Shqipėrinė e Vjetėr Verilindore, tregon se popullata etnike e
Milush Kopiliqit, kurra-kurrės, nuk e ndali luftėn kundėr invadorėve tė
huaj qė shpesh herė i shkelėn tmerrshėm kėto troje tė shtetit tė Arbrit. Kjo pėrsėritje ciklike e historisė, nė esencė
ėshtė e njėjtė, por e ndodhur nė kushte dhe rrethana tė tjera historike. Sfida
dhe sakrifica qė bėri kryetrimi i Shqipėrisė tė kohės sonė, legjendari Adem
Jashari kundėr pushtuesit serb tregon se kush ka sakrifikuar dikur edhe
sot, pėr ti mbrojtur kėto troje nga invaduesit dhe konkvistadorėt, qofshin
tė kohės sė kaluar, apo tė kohės sonė moderne[27]. Tė
nxitura kurdoherė nga kralėt e Serbisė, me nė shtytjen dhe pėrkrahjen e
carėve tė Rusisė. Drenica ky bastion shqiptar i Milush Kopiliqit, i Shote
dhe Azem Galicės dhe i Adem Jasharit pėr asnjė ēast nuk e ndalėn luftėn pėr
lirinė e mėmėdheut.
* ) Autori
ėshtė i burgosur politikė, njėherit edhe kryetar i Shoqatės sė Muhaxhirėve
tė Preshevės.
|