DĖBIMI I SHQIPTARĖVE
NĖ PRAG TĖ KRIZĖS LINDORE 1875-1878 NGA SHQIPĖRIA
E
VJETĖR VERILINDORE E
NISHIT DHE TOPLICĖS
Shkruan: Reshat
Avdiu ( * ) Preshevė, Korrik 2011
___________________________________________________________________________________________________
Gjatė
vitit 1877 Porta e Lartė, bėnė rrefuzimin e protokollit rusė, pėr lejimin e
kėsaj tė fundit pėr daljen e saj nė
detin Jon dhe atė Adriatik . Me kėtė Porta e Lartė ia mundėsoi
Rusisė - Cariste tė Nikollaj Nikollajevit tė ndėrmerrte hapa pėrkatės pėr
ta arritė qėllimit e saj. Kjo pėrpjekje e Rusisė - Cariste rezultoi me
Betejėn Ruso - Turke tė viteve 1877 - 1878, me thyerjėn e bastionit Turko -
Osman nė Plevne tė Bullgaris. Prandaj ushtria serbe e Millan Obrenoviqit
filloi gjatė vitit 1877-78 ti sulmonte efektivat e pakta ushtarake turke
nė Sanxhakun e Toplicės dhe nė Serbinė Juglindore e gjetiu, qė kishin
mbetur pa iu ribashkuar forcave tjera ushtarake nė Betejėn e Plevnės.
Siē
vepruan me paraardhėsit tanė ilir sllavėt karpatjan dhe se njė fat i njėjtė
u ndodhi edhe popullatės shqiptare autoktone nė vatrat e tyre nė Arnautllėkun
e Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore
tė Nishit dhe Toplicės dhe nė tėrė Serbinė Juglindore, me njė popullate
prej 813.000 banorėve tė saj dhe njė territor afėrsisht prej 20.000 km.2 ku
shtriheshin mase 720 katunde shqiptare dhe 8 vendbanime urbane. Ky territor
i Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore fillonte nga Pllana e Madhe vinte te
xhamia e shehėrlerėve nė Tabanoc - Iliridė, pastaj e pėrfshite edhe tėrė fushėgropėn e
Kumanovės me atė tė Shkupit.
Shqiptarėt
e Sanxhakut tė Nishit e tė Serbisė Juglindore ishin ngritur nė luftė tė
hapėt e tė armatosur pėr ti mbrojtur shtėpitė dhe trojet e tyre
stėrgjyshore, nėpėr fushėbetejat e tyre korrnin fitore tė njėpasnjėshme, kurse
krerėt e forcave diplomatike tė fuqive tė mėdha europiane i mashtronin dhe
i trathtonin shqiptarėt nėpėr marrėveshjet dhe kongreset, e kuleareve tjera
diplomatike. Fitoret e shqiptarėve tė ngadhnjyera me gjakė e hekur nuk
pėrfilleshin fare, ato pėr mė tepėr,
deningroheshin dhe se Atdheu ynė shqiptar
ēdo ditė coptohej e sakatohej nga toka dhe deti nga padronėt e fuqive tė mėdha
europiane.
Me 10
qershor 1878, u mbajt Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ku i dual nė mbrojtje
coptimit tė matutjeshėm tė tokave shqiptere dhe kusarive tjera ndajė tokave
shqiptarė nga fuqitė e mėdha. Rilindasi ynė i pendės dhe i pushkės Vaso
Pashė - Shkodrani shpėrthen furishėm me vjeshėn e tij Oj Shqypni e Mjera
Shqipni qė ishte mjaft aktuale pėr atė kohė tė dyndjeve tė mėdha tė
shqiptarėve nga ky nėnqiell i quajtur Ballkan tragjik pėr shqiptarėt e
Sanxhakut tė Nishit, Toplicės, Prokuples, Krushevcit, Pirotit, Negotinės,
Zajeēarit, Kurshumlisė, Leskocit, Vrajės etj. Ndėr shqiptarėt e Masuricės e tė
Fushėgropės sė Vrajės me kohė kėndohej kėnga e pėcjellė me fyell atėbotė qė
thoshte:
O, muhaxhirėt
o, ka po shkojnė
O, me ujė
tė shiut o, po gatuejn,
O, brum e
bukė o, boshkė i bojnė
O, atė
rrugė tgjatė o, prapė e vazhdojnė
etj
( Kėngė
popullore e kėnduar gjatė dėbimit biblik tė shqiptarėve, nga Shqipėria e
Vjetėr Verilindore e Nishit dhe Toplicės, 1876-1878. )
|
Ja seē
Shkruan zėvendėsi i atorizuar, Togeri Jon (Gjon) Skot, Majorit C.W.Wilson
Oficer i Mbretėrisė H.B.M.autorizues nė kufirin serb.
LIDHJA
SHQIPTARE (THE ALBANIAN LEAGUE)
Zotėri,
Selanik, 30 dhjetor 1878.
Kam nderin qė tiu dėrgojė informatat
vijuese tė cilat kanė tė bėjnė me veprimtarinė e Lidhjes Shqiptare dhe
situatėn, qė tani mbretėron nė Vilajetin e Prishtinės (Kosovės):
Qė nė fillim duhet theksuar se
forcimi i Lidhjes Shqiptare mund tė jetė pjellė e rrethanave dhe e
shkaqeve vijuese.
Sė pari ėshtė se gjatė luftės (Ruso -
Osmane), pjesa Perėndimore e Rumelisė gati krejtėsisht kishte mbetur pa
ushtri, sepse ēdo njėri ka qenė nė disponim dhe ėshtė dėrguar nė front
kundėr Rusisė. Porse, atėherė vetė populli u detyrua tė organizojė
vetmbrojtje nga sulmi i jashtėm.
Sė dyti, duhet ditur se egzistonte
rreziku sllav, sepse gati tė gjithė banorėt e Sanxhaku tė Nishit, sidomos
pjesa Perėndimore e tij qė para pak kohe iu kishte aneksuar Serbisė,
ishin shqiptarė. Meqė popullata shqiptare i takonte besimit islam e cila
popullonte pjesėn mė tė madhe tė vendbanimeve nė anėn Perėndimore tė
Moravės nė rrethinat e Nishit tė Leskovcit e tė Vrajės, duke pėrfshirė edhe
Prokuplen me rrethinėn e saj.
Kėto dy raca, apo dy bashkėsi etnike
(shqiptarėt dhe serbėt) gjatė periudhės turko-osmane ishin nė gjendje qė
tė jetojnė nė harmoni deri para 3 - 4 viteve, kur edhe filluan kėto
konflikte, rreth territoreve (tė Sanxhakut tė Nishit, tė cilat shkaktuan
edhe pastrime etnike, shpėrguljen e tėrsishme tė popullatės
shqiptare-vėr.aut.). Nė kėto treva tė Perandorisė Osmane, gjendja politike
para vitit 1876 ishte relativisht e qetė.
Nė anėn tjetėr kėto dy raca kurrė
nuk kanė mundur tė bashkėpunojnė nė harmoni pėr shkak tė mostolerancės
fetare, qė ėshtė manifestuar nė tė dy palėt. Njė armiqėsi e tillė nuk
mundet tė haset ndėrmjet shqiptarėve tė besimit islam dhe tė atyre tė
besimit katolik, sepse shqiptarėt katolikė e kanė tė njejtėn frikė nga
sllavėt, sikurse vėllezėrit e tyre tė besimit islam.
Ėshtė i njohur fakti se sllavėt
pėrveē fesė sė tyre nuk tolerojnė fe tjetėr. Ky parim ėshtė aq i thellė i
rrėnjosur nė vetėdijėn e fshatarėve shqiptarė (nė Sanxhakun e Nishi, saqė
e kishin fituar bindjen, se nėse do tė mbesin tė jetojnė nėn sundimin
serbė, nuk do tė kenė kurrėfar lirie dhe kurrėfarė tė drejtash. Me aneksimin
e Sanxhakut tė Nishit, Serbisė, shqiptarėt ishin tė paaftė qė ti
pėrshtaten situatės dhe rrethanave tė reja. Meqė nuk patėn udhėheqės
(lider) tė menēur, ata nuk ishin nė gjendje ti bėnin rezistencė tė
organizuar sulmeve tė Serbisė. Pėr kėtė arsye tė gjithė banorėt kanė ikur
nė Vilajetin e Kosovės dhe duke e lėnė njė krahinė tė tėrė pa popullsi.
Llogaritet se tani ka rreth 600.000
deri 700.000 refugjatė shqiptarė tė cilėt (janė ndjekur nga vatrat a tyre
- vėr.aut.) dhe janė shpėrdarė nėpėr viset e Vilajetit e Kosovės. Kėta
muhaxhirė kurrė nuk do tė kthehen mė nė vedbanimet e tyre tė mė hershme, meqė
shumica e tyre e kanė humbur tokėn dhe pasurinė dhe tani gjenden nė njė
mjerim dhe nė njė varfėri .
( Dituria
Islame, mujore fetare kulturore e shkencore. Nr.50. viti Prishtinė, 1993.
9 )
I dėrgohet: Major
Zotėri
kam nderin
C.W.H.Wilson
tė
jam nė shėrbim Tuaj,
Oficerit tė
Mbretėrisė
Togeri, Jon (Gjon) Scord?
H.B.M.autorizuesit
Zėvendės
i tė autorizuarit - qė kishte arrijtur nė kufirin serb.
..
|
Edhe
tek shqiptarėt e Masuricės dhe Qarkut tė Vrajės nė njė masė tė madhe
ndikuan metodat dhe masat represive
nga ushtria dhe xhandarmeria serbe e M. Obrenoviqit, ato shpeshherė
ndryshonin nga rrethanat e krijuara atėbotė tė konjukturave politike. Kėtė
metoda serbe gjithmonė ishin tė sofistikuara dhe tė rrafinuara. Jo se ata
serbėt i friksoheshin shqiptarėve duar thatė dhe liridashės qė donin me ēdo
kusht tė mbeteshin dhe mbijetonin
edhe mė tutje nėpėr vendbanimet e tyre shekullore. Disa nga krerėt serb
atėbotė, para opinionit tė atėhershėm botėror tregoheshin si liberal edhe
ndaj popullatės tjetėr jo sllave tė asaj shqiptare, apo siē i quanin ndryshe
arnautashi.
Po e ceki njėrėn ndėr metotat djallėzore e
shantazuese dhe mjaft nxitėse qė ndikoi nė njė masė tė madhe nė shpėrnguljen
e disa familjeve nga Masuricės. Ishte xhandermėria serbe gjatė vjeshtės tė
vitit 1878-79, e cila kinse pėr njė kontroll rutinore pa pyetur fare ishte
futur nėpėr oborret e shtėpiave tė Masuricasve duke i pyetur antarėt e
familjeve se ku janė pleqtė, kėshtu qė pasi qė ishin informuar se ata
kishin shkuar nė xhami pėr tu falur, hyjnė nė oborrin e xhamisė, pasi qė
fshatarėt dalin nga falja e namazit, aty e hasin xhandarmerin serbe duke
pritur. Sipas filozofisė sė tyre ata paskan ardhur pėr ti pyetur dhe interesuar
pėr hallet dhe peripecitė e shumta me tė cilat ballafaqoheshin atėbotė
banorėt e Masuricės e tė lokaliteteve tjera mandej kishin ardhur kinėse
edhe pėr tė blerė diēka nga fshatarėt!?
Njėri
nga ata udhėheqėsi i grupit tė xhandermėrisė, naredniku fillon tė flasė dhe
i pyetė fshatarėt e grumbulluar se a kanė gjė ata pėr ti shitur
xhandermėrisė tė Princit tė Serbisė, Millan Obrenoviqit qė shumė ju don dhe
kujdeset pėr ju arnautėt. Po zoti narednik
i Kralevinės sė Serbisė, kishte
filluar i pari tė fliste Mulla Ali Haxhiu imam i xhamisė sė Masuricės, po
zotri kemi ēfarė tė doni. Kemi bagėti tė trasha dhe tė imta kemi bylmete,
pemė mjaltė pula e ve, kemi zotėri ēfarė duhet tė ketė njė fshatar i Masuricės.
Jok
more nama ne trebaju takve stvari koje vi nam nudite da bih ih kupovali.(Jo
ore neve nuk na nevoiten kėso sendesh qė ju na i ofroni pėr ti
blerė-R.A.). Zoti narednik ne skemi gjė tjetėr ēfarė tu shesim u kishte
thėnė imami i xhamisė tė Masuricės me xhematin e tij, xhandarmerisė serbe
tė Millan Obrenoviqit. Keni, ju se ēfarė ti shesni xhandarmerisė tė
Obrenoviqit dhe se ne jemi gati qė atė lloj malli tua paguajmė me
florinjė. Ju hoxhė i xhamis sė Masuricės, me xhematin tuaj duhet tė na e
shesni diellin e kėtij nėnqielli kėtu nė Masuricė. Po
zoti narednik ama, dielli ėshtė i tė gjithėve se ate Zoti e ka krijuar pėr
tė na ngrohė dhe shndritė tė gjithėve miletin e tij nė kėtė botė. Xhandarmeria
e serbit kishte kėmbėngulur nė qėllimet e saj dhe kishte arrijtė ti bindė
fshatarėt e Masuricės dhe ta blinte diellin nga ata pėr 100 grosh ari.
Tė
nesėrmen kur gratė dhe vajzat e Masuricės i hedhin rrobat e tyre pėr ti
terur nė diell ia behin prapė tė njėjtit xhandarmė me narednikun e tyre dhe
japin urdhėr qė gratė dhe vajzat e Maruricės, duhet qė tė gjitha rrobat dhe
gjėsendet tjera ti mblidhnin dhe mė kurrė tė mos i hedhin pėr ti terur nė
diell se fshatarėt e Masuricės me imamin e xhamisė sė tyre dje diellin e
kėtij fshati e kanė shitur pėr 100 grosh!
Pastaj ju nuk keni as tė drejtė tė dilni dhe punoni nėpėr pasurit tuaja
ditėn, se dielli tash ėshtė i yni i Serbisė! Ju keni tė drejtė tė dilni dhe
tė punoni nėpėr pasuritė tuaj vetėm natėn nėpėr hėnė, se hėna ėshtė e juaja
e arnauto-turqėve, edhe nė flamurin tuaj e keni si symbol atė.
Metoda
kėto tė pėrgaditura dhe tė sinkronizuara deri nė atė masė sa qė truri i
njeriut normal qė ka shpirt dhe gjakė tė ngrohtė ndėr dejtė e tij njerėzor,
smundėt ta marr me mend dhe ta kuptojė qė ti detyroj shqiptarėt e
Masuricės ta shesin njė objek apstrak, gjegjėsisht diellin pėr 100 grosh. Ku
mandej hiē mė larg se tė nesėrmen tė vijnė tė njėjtit njerėz e tu thonė
fshatarėve tė Masuricės se mė skeni tė drejtė nė diell! Qė e keni shitur
ditėn e kaluar me dėshirė dhe pa kurfarė represioni. Kėtė rrėfim real dhe
tronditės e pata dėgjuar sa e sa herė nga pleqtė tanė muhaxhir, porse deri
nė detale ma patė pėrshkruar gjatė vitit 1986.Haxhi Demiri nga Tėrnoci i
Bujanocit.
Korrik, 2011
* ) Autori ėshtė i burgosur
politikė, njėherit edhe kryetar i Shoqatės sė Muhaxhirėve tė Preshevės.
_____________________________________________________
.
|