Ofensiva e boshnjakėve pėr kompensim tė humbjeve nė vendin
e tyre, nė kurriz tė Kosovės. |
GORANĖT DHE
BOSHNJAKĖT - NĖRSKAMĖZ TJETĖR PĖR
KOSOVĖN!? Shkruan: Dr. Skėnder GASHI
( * )
I. Tė dhėna
aktuale e historike pėr regjionin dhe emrat e popullatės sė Gorės Temėn e
shtruar kėtu kam nisur ta trajtoj qė para tridhjetė vitesh. Asokohe e pata
shkruar njė punim thjesht gjuhėsor-onomastik [khs. Shtresa shqipe e etnonimisė dhe e toponimisė sė Gorės, Gjurmime
Albanologjike, Seria e shkencave filologjike 9/1979, fq. 115-140 dhe botimin
gjermanisht Albanisch-slawische Parallelen auf dem Gebiet der Flur- und
Spennamen in den Regionen Gora und Opoja, DARDANIA - Zeitschrift für
Geschichte, Kultur, Literatur und Politik, 8, Wien,1999, fq. 55-85] pėrkitazi me paralelet opojare-gorane nė
fushėn e emrave tė vėllazėrive dhe tė mikrotopnimeve. Nė
vazhdim po i sjell nė formė tė shkurtuar rezultatet e arritura nė kėtė temė
tek punimi im i botuar shqip e gjermanisht dhe tek versioni i tij i pėrpunuar
rrėnjėsisht, nė dorėshkrim, mbi Gorėn e goranėt. Nė bazė tė hulumtimeve tė
mia tridhjetėveēare mė rezulton se: Gora,
bashkė me Opojėn (sh. mė poshtė), janė zona dialektore e etnologjike tė cilat
shtrihen midis qyteteve tė Prizrenit nė Kosovė, Tetovės nė Maqedoni dhe
Kukėsit nė Shqipėri. Pjesės kosovare tė
Gorės i takojnė sot katundet: Bačka, Brod, Globočica, Dikance, Zli
Potok, Krstec (i Poshtėm dhe i Epėrm), Kruevo, Kukaljane, Orćua,
Restelica, Draga, (emri mė i vjetėr, sipas kujtesės kolektive,
Krakovite/Krakojte), Ljubote/Ljubovite, Mlike, Radea, Rapča (e
Poshme dhe e Epėrme), Vranit dhe Letan. Tė gjitha kėto katunde i takojnė
sot, pas ndarjes artificiale me prapavijė politike nga tėrėsia unike
gjeografike ku bien edhe katundet shqiptare tė Opojės, komunės sė Dragashit,
e cila e pėrfshin mė vete vetėm popullatėn sllavofone. ( Shikoni kėtu:
hartėn nė formatin e zmadhuar - Plotėsim i pashtriku.org) Katundet
gorane nga kjo njėsi unike etno-linguistike qė sot i takojnė shtetit tė
Shqipėrisė, pėrkatėsisht rrethit tė Kukėsit, janė: Borje, Cėrnalevė,
Kosharisht, Orēikėl, Orgosht, Oreshk, Pakish, Shishtavec/ var. Shishtovec dhe
Zapod. Pas
Luftės sė Dytė Botėrore, nga tėrėsia kosovare e Gorės u shkėputėn edhe dy
katunde: Urvič e Jalovjane tė cilat iu dhanė Maqedonisė, pėr tu bėrė
atje njė nėngrup mė vete. Dėshmia
mė e vjetėr e pėrmendjes sė Gorės pėr regjion mė vete rrjedh nga viti 1348 [Hrisovulja cara Stefana Duana koiomь osniva
monastirь Sv. Arhangela Mihaila i Gavrilja u Prizrenu godine 1348 ?,
Glasnik Drutva Srbske Slovesnosti 15 (1862) , bot. J. afarik, fq. 305.]. Ekzistimin nė kontinuitet mė vete tė kėsaj krahine e tregon mbase edhe
dėshmia e vitit 1571 kur nė katundin Zaplugjė tė Opojės shqipfolėse pėrmendet
njė Bashtina e Kola Gorės, qė ishte nė dorėn e Hasanit, tė birit tė
Memit, kalorės. [sh. Selami Pulaha,
Tė dhėna ekonomike dhe demografike pėr krahinėn e Opoljes (Opoja), Studime
Historike 3/ 1975] Sipas tė
dhėnave jozyrtare, nė kėto katunde paskan jetuar rreth 13 000 banorė goranė.
Nėpėr vendbanime tė tjera tė Kosovės paska edhe rreth 5.000 goranė tė tjerė.
Po u inkuadruan kėtu edhe goranėt nė Republikėn e Shqipėrisė dhe nė vende tė
ish Jugosllavisė, del se paska gjithsejt midis 30-40 mijė goranė. Sipas
vlerėsimeve mė tė reja, nga rreth 18.000 banorė tė dikurshėm, nė pjesėn
kosovare po jetuakan sot [sipas Samir Velija
Quo vadis, Goranac? nė http: // www.prizren-web.com/magazin/ ] vetėm edhe rreth 6.000 banorė goranė,
kryesisht tė shtyer nė moshė. Siē do tė
rezultojė nė vazhdim tė kėsaj trajtese, goranėt janė pjesė me emėr mė vete,
sipas regjionit (Gora) nė tė cilin u vendosėn e vazhdojnė tė jetojnė, e njė
popullate nė krye tė herės e pėrkatėsisė etnike trakase, sė pari e romanizuar
e pastaj e bullgarizuar, e Jugut tė Ballkanit e cila - duke nisur nga shek.
10-12 - u pėrndoq nga ato hapėsira nga kisha ortodokse bizantine e bullgare
pėr shkak se e kishte pėrqafuar dogmėn e bogumilizmit dhe njihet me emra tė
ndryshėm: pomakė, torbeshė, mijakė, shopė ose,
sipas vendeve ku u vendosėn, edhe babunė (nė Maqedoni) e goranė. Duke e
nėnkuptuar nė kėtė kontekst edhe popullatėn e Gorės, si pjesė e tėrėsisė sė
trakasve tė romanizuar, le tė shohim diēka krejt shkurtazi se ēthuhet nė
trajtesa pėr prejardhjen e bashkėkombasve origjinarė tė goranėve,
pėrkatėsisht tė pomakėve/torbeshėve, ēfare janė psh. edhe banorėt e katundit
Reēan tė Prizrenit. Barazimin pomak = goran e tregon mjaft mirė
ekzistimi i emrit Pomakovci tė njė vėllazėrie gorane tė katundit Brod
tė Gorės. Pėr grupin etnik tė pomakėve thuhet se ata janė popullatė e Azisė
sė Vogėl e sjellur nė Ballkan nga pushtuesit osmanė-turqė me qėllim tė
popullimit tė viseve tė pushtuara tė Ballkanit me popullatė turqishtfolėse. Grupi
etnik i pomakėve ėshtė vendosur dhe vazhdon tė jetojė kryesisht nė Bullgari,
Maqedoni e nė Greqi. St. Mladenov shkruante psh. mė 1925 se nė rrethina tė
Shkupit e tė Dibrės dhe gjithandej nė pjesėn perėndimore tė Maqedonisė ka
pėrplot pomakė tė cilėt nga vėllezėrit e tyre tė krishterė (SG. nėnkupto: bullgarė,
maqedonė) po u quajkan me emrin pėrbuzės torbei, torbeitĕ. Pėr
Mladenov-in, pomakėt/torbeshėt - duke i pėrfshirė nėn kėtė term (historikisht
me tė drejtė) edhe goranėt - qenkan bullgarė tė muhamedanizuar. Nė
Bullgari, kėta po u quajkan, siē na njofton Jordan Ivanov, [i cili nė
referncėn 1 tė punimit tė tij sqaron se ky emėr po rrjedhka nga fjala torbą
strajcė; strajcė lypsaku dhe se nė krye tė herės kėshtu emėrtoheshin
bogumilėt qė e bartnin nga njė strajcė nė tė cilėn gjithmonė paska pasur edhe
njė ungjill] torbe. Bogumilėt u quajtėn, sipas J. Ivanov, [Bălgarite v Makedonija ..., fq. 55.] greqisht fundaiti pėrkatėsisht fundatiai (sipas
St. Mladenov: fundaité) Fundaitai nga greq. funda,
pėrkatatėsisht fśnda strajcė. Edhe kur bogumilėt u islamizuan,
vazhduan tė quheshin torbeshė. Mladenov thotė se edhe bogumilėt shqiptarė qė
paskan konvertuar nė katolicizėm, po i ruajkan ende disa rituale bogumile dhe
po u quajkan edhe sot e gjithė ditėn Funda (SG: Fanda ?). Nga turqėt,
torbeshėt po u quajkan edhe dilcăzi tė pagjuhė, pėrkatėsisht
ata qė nuk dinė turqisht. Torbeshė paska edhe nė rrethina tė Tikvesh-it,
Dibrės, Kėrēovės e tė Shkupit. Kjo
popullatė, mė e lashtė se koha e pushtimit osman tė Ballkanit, paska qenė
bogumile dhe mė sė lehti, bashkė me bogumilėt e Bosnes, paska konvertuar nė
islamizėm. Pėr tė dy kėta dijetarė bullgarė pomakėt/torbeshėt qenkan
popullatė bullgare e islamizuar e edhe sot, mbase me tė padrejtė, nė Bullgari
e nė Maqedoni e mbajnė pėr tė kėtillė. Gjuha e pomakėve nė Bullgari, pėr tė
cilėn thuhet se nė krye tė herės paska qenė turqishtja, ėshtė sot dialekti
bullgar i Rodopeve. Sipas regjistrimit tė popullsisė mė 1992 nė Bullgari
kishte rreth 65.000 pomakė. Shoqata pėr Mbrojtjen e Popujve tė Rrezikuar me
seli nė Heidelberg kujton porse se nė Bullgari po jetuakan 250.000, ndėrsa nė
Greqi 30.000 pomakė. Nė Greqi, pomakėt jetojnė sot vetėm nė Thrakė, sepse tė
gjithė pomakėt e Maqedonisė sė Egjeut u shpėrngulėn nė vitin 1922 pėr nė
Turqi, nė kuadėr tė ndėrrimit tė popullsisė midis Greqisė e Turqisė. As nė
Bullgari, as nė Greqi dhe as nė Maqedoni pomakėve nuk u ėshtė njohur statusi
i minorietit. Pėr tė
pėrkatėsisė etnike pomake/torbeshe nė Kosovė e mbanin veten banorėt e katundit
Reēan me 800-1.000 banorė tė rrethinės sė Prizrenit, tė cilėt sot porse po e
quajkan veten boshnjakė. Banorėt e kėtij katundi pėr veshje tradicionale tė
burrave i paskan tierqėt e bardhė dhe kėsulėn e bardhė prej leshi [e tipit
dibran, kėrēovar] e cila nga kėta po u quajka keće. Njė informant
imi nga ky katund mė shpjegonte se instrumentet bazė muzikore tė kėtij
entiteti qenkan zurla e tupani, i cili ndryshe po u quajka edhe goč;
se kėto instrumente na qenkan marrė nga shqiptarėt dhe se pjesa mė e madhe e
ceremonive tė dasmės qenkan tė ngjashme me ato tė shqiptarėve. Banorėt e
kėtij vendbanimi, kėshtu mė mėson informanti im, nė shtėpi po e fliskan njė
variant tė bullgarishtes qė po ndryshuaka nga ai i folur nga goranėt, ndėrsa
pėr gjuhė tė administratės e paskan variantin e sandardizuar tė serbishtes. Duke e
anuluar mundėsinė qė ndonjė bashkėsi fisėrore do tė shpėrngulej nga fusha nė
bjeshkė, ka vend tė paravendohet qė ndoshta edhe banorėt pomakė/torbeshė,
pėrkatėsisht goranė tė Reēanit tė Prizrenit, qė sot kanė nisur ta mbajnė
veten pėr boshnjakė, do tė jenė pjesė e vėllazėrisė sė Pomakovcive
goranė tė Brodit qė - si rezultat i fenomenit tė territorializimit tė
katuneve blegtorale tė arbanasėve blegtorėve shqiptarė e tė vllehėve - do
tė jenė zhdjergur nė rrafsh. II. Mendime rreth prejardhjes sė Goranėve dhe
tė folmes sė tyre Pėrkitazi
me prejardhjen, pėrkatėsisht me pėrkatėsinė etnike tė popullatės sė regjionit
tė Gorės janė shkruar shumė trajtesa. Pjesa mė e madhe e studimeve tė
shkruara pėrkitazi me prejardhjen e popullatės sė kėtij regjioni ėshtė e
karaktetrit dialektologjik e etnografik, gjithherė porse punime tė motivuara
politikisht. Janė bėrė pėrpjekje qė materiali onomastik i kėtij regjioni tė
vlerėsohet nė aspekte tė ndryshme, sepse Gora - duke qenė zonė kryesisht
blegtorale, si njė ishull gjuhėsor, njė oazė gjuhėsore sllavofone mespėrmes
zonave me banorė shqipfolės - paraqet njėrin ndėr regjionet shumė interesante
qė meriton tė studjohet nė rrafshe tė ndryshme tė dijes filologjike. Mbase
pikėrisht pėr kėtė arėsye edhe rezultatet e deritanishme tė studiuesve -
sidomos pėrsa i bie pėrkatėsisė sė gjuhės qė e flasin goranėt e prandaj edhe
pėrsa i bie pėrkatėsisė etnike tė folėsve tė asaj gjuhe, janė aqė tė ndryshme
e aqė kundėrthėnėse. Njohėsi i
mirė i historisė antike dhe sidomos i asaj mesjetare tė shqiptarėve, kroati
Milan ufflay, kur po fliste pėr Kucovllehėt, tė cilėt ky i barazon thjesht
me rumunė, thoshte se kėta paraqisnin nė mesjetė njė Kontinuitet tė zonės
dalmate tė Morlakėve/Morovllehėve tė Zetės Lindore ose tė Malit tė Zi. Kjo
degė (e vllehėve) nė perėndim tė Drinit tė Zi deri nė masivin e Bjeshkėve tė
Nemuna shqiptare paraqiste nė mesjetė njė brez interesant tė simbiozės
etnike, nė tė cilin popullata blegtorale shqiptare e rumune u shkri me
bujqėrit sllavė. [khs. Serbėt
dhe Shqiptarėt, Prishtinė, 1968, fq. 29.] Pikėrisht
ky konstatim, pėrkatėsisht kjo simbiozė, nuk u muarr parasysh nga studiues
bullgarė e serbė, prandaj pėrkatėsia gjuhėsore e goranėve ka mbetur deri edhe
nė ditė tonat njė pikė e kontestueshme, sidomos midis dialektologėve e
filologėve bullgarė e serbė, sepse filologjia shqiptare nuk ėshtė marrė me
kėtė ēėshtje - sado qė kjo nuk do tė duhej tė ishte kaqė indiferente ndaj njė
problemi tė hapėsirės sė vet etnolinguistike. Kėshtu, filologu bullgar St.
Mladenov shkruante qysh mė 1925 psh. se nė tė folmen e katundeve tė Gorės
zanorja ă (ъ) e bullgarishtes sė vjetėr (= e
sllavishtes sė vjetėr) u reflektua kėndej nė o, ă
(ь) dhe nė e si edhe nė bullgarishten e vjetėr dhe jo nė a
si nė serbishten e vjetėr: khs. bullg. son serb. san ėndėrr,
bullg. pčsok, serb. pesak zall, rėrė, bullg. vņsok
serb. vosak dyll, bullg. ņcet serb. ocat uthull,
bullg. lčsno serb. lako lehtė, bullg. dčneska serb. danas
sot etj. Sė kėndejmi, Mladenov e nxjerr pėrfundimin se Tė folmet e disa
katundeve nė veri tė Maleve tė Sharit me qendėr Sreckėn dhe sidomos ato tė
popullatės sllave (sic !) tė Gorės Gora (= Gora e Prizrenit), nė perėndim
tė Maleve tė Sharit [...] i kanė mė vete tė gjitha veēoritė e bullgarishtes,
si nė rrafshin e morfologjisė e tė sintaksės, ashtu edhe nė atė tė
fonetikės. [khs. Prof. Dr. St. Mladenov, Bemerkungen
über die Albaner und das Albanische in Nordmazedonien und Altserbien, Balkan-Archiv
1 (1925), fq. 58, 59] Edhe
historianė e etnografė tė tjerė bullgarė e konsiderojnė popullatėn e Gorės
pėr popullatė bullgare. Sipas mendimit tė J. Ivanov, [pa e pas theksuar se
prej kur, pėrkatėsisht prej pushtimit bullgar nė shek. 9 tė pjesės mė tė
madhe tė hapėsirės etnolinguistike tė shqiptarėve] deri nė fund tė shek. 12
psh. Prizreni dhe vendbanimet pėrreth tij paskan qenė tė banuara nga njė
popullatė bullgare. Vetėm pas pėrpjekjeve tė suksesshme tė kontit tė Madh
rasian Stepan Nemanja, i cili e synonte bashkimin e fiseve tė serbėve dhe
sidomos gjatė kohės sė sundimit tė Stefan Uro-it I (1243-1276) Prizreni,
Maqedonia Perėndimore bashkė me Shkupin, Tetovėn e me Dibrėn ranė nėn
sundimin serb e prandaj edhe fuqia bullgare qenka vyshkur. Mirėpo, popullata
bullgare paska mbetur tė jetojė edhe mė tutje nė rrethina tė Prizrenit e tė
Tetovės, pėrkatėsisht nė tė 40 katundet e Gorės dhe kjo popullatė po e fliska
edhe sot e gjithė ditėn bullgarishten, sado qė kjo (popullatė) ėshtė e
pėrkatėsisė fetare myslimane. Rrethanėn qė banorė tė disa katundeve gorane po
fliskan shqip, Ivanov e sqaronte, pėr mendimin tim shumė lehtė, me rrethanėn
se kėtė gjuhė goranėt thjesht na e paskan marrė nga fqinjėt e tyre
shqiptarė. Nė mbėshtetje tė hulumtimeve tė tij, ky dijetar i dilte zot
mendimit se edhe emrat e vendeve si Celograda (shq. Sallagrazhdė), Gradanik,
Letance, Ljubida, Leskovec, Krstec, Kostrec,
(shq. Kosterc), Naec, Tupec, Bubovec, Gradec
(shq. Greiēevc) dhe tė tjera nė rrethina tė Suharekės, pėrkatėsisht nė
regjionin e Gorės, qenkan toponime me prejardhje bullgare. [khs. Bălgarite v Makedonija, Izdiranija i
dokumenti za tehnoto poteklo, ezika i narodnosta s etnografskata karta i
statistika, Sofija 1917, fq. 47, 52, referenca. 1.] Pėr
ndryshim nga politika tradicionale dhe bashkėkohore serbe, dialektologėt
serbė, nga ana tjetėr, ose e konsiderojnė tė folmen e goranėve pėr dialekt
serb ose janė pak mė tė rezervuar nė dhėnien e mendimeve tė prera. Kėshtu,
dialektologu serb A. Belić ishte psh. i mendimit se zhvillimi i
dialekteve tė serbishtes ėshtė i pandashėm nga procesi i kolonizimit serb tė
Kosovės sė sotme. Ai thotė se: Drejtimin e kolonizimit serb mund ta
karaktzerizojmė pėrgjithėsisht sipas qendrave dhe selive tė sundimtarėve
serbė si para ashtu edhe pas Betejės sė Kosovės. Kėto qendra e seli u shtrinė
nė shek. 13 nga Ras-i (Arsia parasllave, serb. Raka, afėr Novi Pazar-
it) nė drejtim tė Prishtinės. Prej kėndej depėrtoi pastaj nė shek. 14, gjatė
kohės sė sundimit tė carit Duan, nė drejtim tė Prizrenit e tė Shkupit. [...]
Nė mbėshtetje tė gjithė kėsaj mund tė thuhet se gjuha e shtetit tė vjetėr
serb e kishte pėr qendėr Rashėn. Kjo gjuhė shėrbeu pėr bazė tė zhvillimit tė
kėtyre dialekteve. Derisa gjuha jonė (mendohet serbishtja S. G.) nė jug tė
Maleve tė Sharit dhe tė Shkupit u zgjerua nė drejtim tė Prilepit e tė Velesit
dhe nė vende tė tjera e ruajti formėn e saj arkaike, nėn ndikimin e tė
folmeve jugore maqedone rrėnzė Sharit u krijua nė Prizren e nė vendbanimet
pėrreth tij nė drejtim tė Shkupit e tė Kumanovės e folmja e Prizrenit,
veēoritė mė tė moēme tė sė cilės i heqin rrėnjėt nga shekulli 12. [sh. A.
Belić, Stara Srbija s istorisko-jezične tačke gledita,
Beograd 1912, fq. 7-9.]. P. Ivić, njohėsi mė i mirė ndėr tė gjallėt i
historisė sė gjuhės serbe, nuk deklarohet qartazi sa i pėrket dialektit tė
goranėve. Ai e vendos kėtė tė folme nė lindje tė linjės sė izoglosave dhe
mendon se megjithatė pėr dialekte serbe tė konsiderohen ato qė edhe fliten
nga serbėt. [sh. Die serbokroatischen
Dialekte, ihre Struktur und Entwicklung, Mouton s Gravenhage 1958, fq. 44.] Flaka e
luftės midis dijes filolologjike e tė politikės shtetėrore bullgare dhe tė
asaj serbe drejt determinimit tė pėrkatėsisė gjuhėsore tė sė folmes sė
goranėve dhe tė pėrkatėsisė etnike tė tyre u shua pas Luftės sė Dytė
Botėrore. Kjo ndodhi nė rend tė parė pse nga politika e Titos u krijua
artificialisht mė 1948 njė gjuhė e ashtuquajtur maqedone dhe njė komb
maqedonas, kėshtu qė luftėn e tyre filologjike-historike-politike bullgarėt e
orientuan tani rreth dokumentimit tė ngutshėm politikisht aktual se nė vetė
Maqedoninė nuk ka ndonjė popull maqedon dhe se nuk ekziston sė kėndejmi as
edhe njė gjuhė maqedone. Pėr konseguencė, sa mė tė fortė qė maqedonėt e ndienin
veten nė sjelljen e dėshmive pėr identitetin e tyre mė vete nacional
maqedonas, gjithnjė e mė shumė angazhoheshin tani qė ta dėshmonin madje
edhe identitetin etnik e gjuhėsor maqedonas tė minoriteteve sllavishtfolėse
tė goranėve, tė pomakėve, pėrkatėsisht torbeshėve, tė jurukėve e tė grupeve
etnike tė tjera tė besimit islam tė sjellura nė Ballkan nga pushtuesit serbė
tė shek. 13 dhe nga pushtuesi otoman tė shek. 15. Sot kėshtu po sillet
entiteti boshnjak i BeH dhe filialat e tij nė Kosovė. Ithtar i
tezės se e folmja e banorėve nė 9 katundet e rrethit tė Kukėsit dhe ajo e
atyre nė pjesėn kosovare tė Gorės ėshtė nėndialekt i maqedonishtes ėshtė
studiuesi shqiptar me prejardhje gorane Nazif Dokle. Sot,
gjendja ėshtė sa vijon: Goranėt, pa pėrjashtim, i takojnė besimit islam. E
folmja e tyre sot ėshtė sllave, pėrkatėsisht me shumė veēori tė
bullgarishtes. Muzika popullore dhe instrumentet muzikore tė goranėve janė nė
mos idektike, atėherė sė pakut fort tė ngjashme me ato tė fqinjėve tė tyre
shqipfolės tė krahinės sė Opojės, sidomos surla e tupani. Goranėt e kanė
pothuaj po atė veshje si edhe fqinjėt e tyre opojarė shqipfolės dhe poatė tė
shqipfolėsve tė Kukėsit e tė rrethinės sė tij (nė Shqipėri) si edhe atė tė
shqiptarėve tė Malėsisė sė Tetovės. Thėnė shkurt, vėshtruar nė aspektin
etnografik, goranėt janė shqiptarė, ndėrsa nė aspektin gjuhėsor, thėnė nė
pėrgjithėsi, janė sllavė. Pėr shkak tė lėkundjes sė tyre tė pėrherėshme
varėsisht nga moti politik se cilit etnos nė tė vėrtetė i takojnė kėta,
Goranėt kanė qenė dhe janė objekt qė pėr shumė kohė janė pėrdorur pėr Kal
Troje e pėr Kolonė e Pestė pėrbrenda territorit gjuhėsor tė shqipes: njė
kohė pėr bullgarėt, pastaj pėr maqedonėt. Kohėve tė fundit, sidomos pas
mbarimit tė Luftės pėr Kosovėn (1999), goranėt janė bėrė objekt pėrfitimi
midis Serbisė e, pėr ēudi, edhe Bosnės myslimane. Pėrkundėr pėrkatėsisė sė
kryeherėshme etnike vllahe tė ardhur nė Kosovė si vllehė tė bullgarizuar nga
Bullgaria e nga hapėsira shqiptare e bullgare e shtetit tė quajtur Maqedoni (sh.
mė poshtė) me bullgarishten si gjuhė tė tyre tė tamlit dhe si grup etnik i
islamizuar nė hapėsirėn ku jetojnė edhe sot, goranėt [falė lėkundshmėrisė sė
tyre kronike] u bėnė element shumė i lakmueshėm, i gatshėm tė bie nėn
ndikimin e politikave tė ditės. Kjo shihet mė sė miri kohėve tė fundit kur
kjo popullatė, e ngopur nga propagandat bullgare, maqedone e serbe, po
deklarohet pėr boshnjake. Para krejt pak kohėsh, nga politikanė u lansua
edhe termi boshnjako-goranėt. III. Pėrpėlitje tė politizuara pėr destabilizimin e Kosovės Fara e
mbjellur pėrmes studimesh tė karakterit antropogjeografik-filologjik dhe
veēmas propaganda politike mbiu sidomos nė vitet e 90-ta tė shekullit qė
shkoi. Prej atėherė nisėn tė paraqiteshin grupe intelektualėsh goranė tė
cilėt ishin identifikuar me librat qė i kishin lexuar. Nndonjėri nga kėto
grupe e kishte marrė anėn e politikės antishqiptare tė regjimit tė
Miloević-it dhe dilte me apeelin: Ne Goranėt jemi njerėz me mendje
racionale, tolerantė, njerėz qė e duan punėn, tė kujdesshėm, njerėz qė dinė
tu pėrshtaten situatave dhe tė qėndrueshėm e mbi tė gjitha tė lidhur me
vendlindjen dhe me identitetin si dhe me shtetin e Serbisė i cili na ka
pranuar pėr si qytetarė tė lirė e tė barabartė, tė bėrė me plang nė Beograd
dhe gati nė tė gjitha qytetet (e tjera) tė Serbisė. Ne i dimė rrėnjėt tona
serbe-sllave dhe komponenten e krishterė, ortodokse nė dritėn e kulturės
tradicionale tė pasur shpirtėrore tė cilėn e kultivojmė edhe nė vendlindje
dhe gjithandej hapėsirės sė Serbisė, Maqedonisė dhe tjetėrkah nėpėr
botė ku jemi tė ngulitur. Ne e flasim njė variant tė mėvetshėm tė
serbishtes dhe e kemi nė pėrdorim alfabetin ēirilik dhe jemi tė ngjashėm
gjenetikisht jo vetėm me serbėt e vjetėr (Starosrbijanci) porse me krejt
popullin serb nė pėrgjithėsi. Ne nuk jemi maqedonė (myslimanė maqedonė,
torbeshė - siē na quajnė ata qė duan tė na pėrvetėsojnė) e aqė mė pak
boshhnjakė, ndonjėfarė myslimanėsh flatantė tė papėrcaktuar; tė luhatshėm.
Ne nuk i takojmė pra kombit politik mysliman tė komponuar sė voni, e mė sė
pakut etnitetit shqiptar apo turk. Ne jemi, thjesht - grup i veēantė etnik.
thuhet nė njė Apel tė njė grupi qytetarėsh goranė mė 20 qershor 1996 [cit. sipas S. Idrizi, Goranstvo, http//www
scribd.com/doc/8012745]. Ndonjė grup
tjetėr pėrfaqėsues i goranėve i drejtohej qeverisė bullgare me njė lutje me
shkrim qė kjo (Bullgaria) tu dalė zot goranėve tė cilėt po e ndjejkan veten
pėr bullgarė dhe nga shteti i Bullgarisė po kėrkuakan angazhimin e saj
ndėrkombėtar pėr njohje institucionale ndėrkombėtare tė satusit prej
minoriteti bullgar tė goranėve nė Kosovė. Njė grup tjetėr, i quajtur Lidhja e
Maqedonėve tė Besimit Islam me pėrfaqėsues tė goranėve nga Serbia, Shqipėria,
Maqedonia e Kosova organizoi nė Shkup (nė janar 2006) njė konferencė nė tė
cilėn u kėrkua autonomi gjuhėsore, pėrkatėsisht shkollim nė gjuhėn tonė
amėtare maqedone dhe qė Gora tė shpallej Regjion i Europės. Nga
shkrimet nė sajtin Nezavisna Gora Gora e Pavarur mėsohet se paska
goranė qė po kėrkuan madje edhe njė Gorė tė pavarur, me vetėqeverisje nė
fushat e arėsimit, tė shėndetėsisė dhe tė policisė, pa e pas zbuluar porse
sekretin se cila do tė duhej tė ishte gjuha zyrtare nė kėtė regjion. E
pėrditshmja Dnevnik e Shkupit njoftonte mė 29 janar 2006 edhe se nė
Prishtinė qenka mbajtur njė takim i Forumit tė Boshnjakėve tė Kosovės nė tė
cilin qenka shkrirė mend se si tė sigurohet statusi prej populli i
boshnjakėve nė kushtetutėn e Kosovės dhe se kėtu qenka thėnė se nocioni goran
nuk paska forcė tė distinktivit etnik prandaj po u dashka qė banorėt e gjithė
Gorės tė pėrfshihen nėn nocionin, pėrkatėsisht nė etninė boshnjake. Teza e
pėrcjellur me propagandė agresive e cilėsimit tė goranėve, tė torbeshėve e tė
pomakėve jo vetėm tė Kosovės i ka rrėnjėt tek nisma nė vitin 1993 nė Sarajevė
kur e ku u instalua termi boshnjak pėr tė gjithė myslimanėt sllavishtfolės.
Kjo ēpikje ka frymėzuar ėndrrimtarė pėr formimin nė perspektivėn iluzore tė
njė shteti tė madh tė myslimanėve nė Ballkan i cili, nėn patronatin e Bosnes,
do tė pėrfshinte Bosnen, Sanxhakun, pjesėt myslimane e boshnjake dhe
shqiptare tė Malit tė Zi, gjithė Shqipėrinė, Kosovėn dhe pjesėn shqiptare tė
Maqedonisė. Ideologė
tė zbatimit tė kėsaj direktive u bėnė nė Kosovė sidomos Numan Balić nė rrafshin
politik dhe Sadik Idrizi (tė cilit kosovarėt ia dhanė besimin ta kishin
ministėr tė shėndetėsisė tė shtetit tė tyre dhe aktualisht ėshtė Deputet i
Kuvendit tė Kosovės nga radhėt e minoritetit boshnjak) nė rrafshin
historik. Kėsaj iu shtua kėto ditė edhe kėrkesa qė katundet e regjionit tė
Gorės tė sajojnė komunė mė vete tė komunitetit boshnjako goran. Koalicioni
"Vakat", pėrkatėsisht parashtuesi i kėrkesės shpreson se do tė
kėtė mirėkuptim edhe nga krerėt mė tė lartė tė vendit, duke apostrofuar me
kėtė rast kryeministrin Thaēi, i cili kėtė ua ka premtuar qytetarėve tė kėsaj
treve gjatė fushatės nė fshatin Restelicė tė Gorės. Sipas
turrit qė e ka marrė Bosna myslimane pėrmes pėrfaqėsuesve tė saj kosovarė,
pėr boshnjakė duhet tė shpallen edhe pomakėt e Bullgarisė e tė Greqisė dhe
torbeshėt e Mijakėt e Maqedonisė e ndoshta edhe goranėt e Repubikės sė
Shqiprisė. Historiografia militante e boshnjakėve do t'i shpall nesėr pėr
boshnjakė ndoshta edhe kumanėt e peēenegėt e zhdukur aziatikė qė ishin sjellur
nė shek. 13 nė Kosovė dhe ato dy-tri katunde ēerkezėsh kosovarė dhe ndonjė
vėllazėri shqiptare e quajtur Tatari/Tartari, tanimė tė shqiptarizuar. Kjo
sepse kėtu kemi tė bėjmė me njė ofensivė militante tė entitetit boshnjak
mysliman tė Konfederatės sė BeH, nė e parė e pėrndjekur
bogumile/babune/patarene sllavishtfolėse qė kurrė nuk arriti ta ketė
identitetin e vet etnik por qė tani, pėrmes gojės sė kelmendasve shqiptarė tė
sllavizuar nė krye tė herės tė ritit katolik, tė boshnjakizuar pėrmes martesash,
tė regjionit tė Sanxhakut qė, tė vendosur nė toka tė buta tė Rrafshit tė
Dukagjinit, ėshtė agresivizuar (pėr tė mos thėnė shqip tėrbuar) deri nė atė
masė sa ta ndjejė veten patrone tė tė gjithė myslimanėve aziatikė e tė atyre
tė Ballkanit (kushedi ndoshta nesėr edhe mbrojtėse e shqiptarėve
myslimanė?) qė ndoshta mund ta rrezikojnė qenien e Kosovės si shtet
demokratik i shumicės absolute dje e sot tė shqiptarėve dhe i qytetarėve tė
tjerė (edhe i atyre qė duan tė jenė boshnjakė) tė saj. Boshnjakėt
kosovarė (Kelmendas tė sllavizuar tė Sanxhakut dhe bij nėnash tė ndershme
boshnjake tė etėrve shqiptarė) shkojnė aqė largė sa, duke vepruar sipas
modelit serb se Kosova na qenka mozaik kombesh e kombėsish prandaj edhe
ambient multietnik e jo vend i kosovarėve, edhe pėr dy katunde: Reēanin e
pomakėve, pėrkatėsisht torbeshėve tė rrethinave tė Prizrenit me mė sė shumti
1.000 banorė qė nuk e kanė as mė tė voglėn lidhje as etnike e as histiorike
me boshnjakė - kelmendas e sllavizuar prej nga vjen ndoshta edhe kumbara
Balić- dhe Vitomiricėn boshnjake tė periferisė sė Pejės po na u dashka
tė realizohej statusi prej komunash mė vete. Mbetet
porse fakt se, pa e marrė parasysh pėrkatėsinė e tyre tė kryeherėshme etnike
vllahe, goranėt kanė jetuar dhe jetojnė nė njė simbiozė tė fortė me fqinjėt
shqipfolės tė tyre dhe pėr pasojė janė ndikuar nga ata dhe mund tė kenė
ndikuar edhe kėta vetė mbi fqinjėt e tyre shqiptarė, me tė cilėt kufizohen nė
kuptimn e mirėfilltė tė fjalės, nga tė katėr anėt e horizontit. Gjurmėt dhe
pasojat e simbiozės me shqifolėsit janė tė forta sidomos nė mentalitetin,
veshjen, muzikėn, besimin, porse edhe nė fushė tė leksikut dhe sidomos nė
rrafshin e paraleleve tė shumė emrave tė vendeve (mikrotoponimeve) dhe tė
emrave tė familjeve, pėrkatėsisht tė vėllazėrive qė kėta i kanė nga njė
substrat i pėrbashkėt josllav e jooriental me shipfolėsit e regjionit tė
Opojės. Pa
pretendime se pėrmes kėtij shkrimi do tė zgjidhet njėherė e mirė ēėshtja e
pėrkatėsisė etnike tė goranėve, sepse nė rastet e minoriteteve qė regjimet
serbe tė tė gjitha kohėve i krijuan dhe sidomos i keqpėrdorėn pėr ta
zvogėluar forcėn vendimmarrėse politike tė popullatės prej mbi 90% shqiptare
tė Kosovės, nuk e kanė respektuar dhe nuk e respektojnė historinė, synim i
kėtij shkrimi ėshtė paraqitja ekzemplare vetėm e substratit roman ballkanik
dhe e superstratit shqip, jo porse edhe e shtresave greke-bizantine, sllave e
orientale nė emrat e vėlazėrive dhe nė mikrotoponiminė e regjionit tė Gorės
nė relacion me atė tė krahinės fqinje shqipfolėse tė Opojės. Dhe, kėtė prerje
kohore tė shtresimeve gjuhėsore e etnike e bėjnė tė mundshme pikėrisht emrat
e vėllazėrive. Nė kėtė
kontekst dėshmohet se shumė emra familjesh tė banorėve tė Gorės, tė parė nė
kuadrin e arealit onomastik qė kėta e krijojnė bashkė me emrat e familjeve e
tė vėllazėrive tė banorėve tė viseve tė tjera tė banuara nga shqiptarėt, janė
mė tė vjetėr se shtresimet e mėpastajme (sidomos mė tė vjetėr se shtresat
bullgare e orientale e emrave personalė) tė banorėve tė kėtij regjioni. As nė
dokumentacionin kishėtar serb tė shek. 14 e as nė defterėt osmanė tė
regjistrimit tė kryefamiliarėve tė shekujve 15-17 nuk pėrmendet ndonjė grup
etnik me emrin goran/ė. Popullata e regjionit tė Gorės nuk pėrmendet nė kėto
burime, qė edhe janė tė vetmet nga tė cilat mund tė pritej njė gjė e tillė,
sikur tė kishte pasur ndonjė emėr etnik mė vete i cili mė vonė do tė
ndryshohej e do tė vazhdohej deri nė ditė tonat. Fundja, emri goran ėshtė
emėr qė e shenjon banorin e quajtur nė bazė tė emrit Gora tė regjionit. Si i
kėtillė emri goran nuk ėshtė kurrfarė distinktivi pėr pėrkatėsinė etnike,
gjuhėsore e religjioze tė banorėve tė vendosur aty. Kjo tezė bėhet mė e
pranueshme edhe po u tėrhoq njė paralele psh. me popullatėn fqinje
shqipfolėse tė Opojės e cila nuk e ka pėr emėr etnik emrin e regjionit, por
emrin e mirėfilltė nacional: shqiptar, e vėrtetė kjo qė vlen edhe pėr
popullatėn e viseve tė tjera pėrreth, tė banuara kryesisht me shqiptarė. Elemente
vllahe nė toponiminė, etnoniminė dhe nė leksikun e Gorės Pėr tu
sqaruar mbetet koha e mundshme e ardhjes sė popullatės gorane. Nga aqė burime
sa ka pėr kėtė regjion, mėsohet se emrat e sotėm tė vendbanimeve tė kėtij
regjioni janė poata qė dėshmohen mė 1348. Kjo don tė thotė se kjo popllatė
ishte kėtu shumė kohė para lindjes sė krisobulės serbe tė shek. 14. Nė dritėn
e ruajtjes sė disa toponimeve nė trajtat bullgare tė tyre dėshmohet se
procesi i serbizimit onomastik tė kėsaj zone malore ishte fort mė i dobėt se
nė viset rrafshinore. Vazhdimėsia e toponimisė bullgare dhe sidomos dėshmimi
i emrave tė vendeve me prejardhje tė latinitetit ballkanik, pėrkatėsisht
vllahe siē ėshtė psh. emri i njė lugu qė pėrbėnte kufirin midis bjeshkės sė
katundit Radesh tė Gorės dhe regjionit tė Opojės tė quajtur mė 1348 Tudorč
dol; njė pikė tjetėr e kufirit tė kėsaj bjeshke e quajtur Milor
dhe vendi tjetėr i quajtur Milin katun [sh. Hrisovulja
., fq. 300-301] dėshmojnė se nė kėtė zonė kishte edhe
shumė kohė para shek. 14 njė popullatė romane ballkanike, pėrkatėsisht
vllahe. Toponimi i parė Tudorč doll ėshtė i tipit antroponmik. Nė
kėtė emėr vendi ruhet antroponimi i gjithkrishterė me origjinė greke Theņdoros
nė trajtėn karakteristike rumune, vllahe tė tij Tudor; nė
toponimin e dytė ruhet njė trajtė e shkurtėr e njė baze antroponimike Mil-
i zgjeruar kėtu me prapashtesėn karakteristike vllahe tė pėrkėdhelisė -şor
(ks. emrin e katundit Nishor tė Suharekės dhe emrin e vėllazėrisė Brajshor
nė katundin me emrin poashtu vllah Sharban tė Prishtinės; emrin Nekshor,
nė shek. 16 ishte shėnuar pėr katund mė vete, ndėrsa sot lagje e katundit
Prapashticė tė Prishtinės; Skokor - njė ujvare nė rrethina tė
Istogut, e dėshmuar nė shek. 13 [Pėr kėtė tė fundit khs. Fr. Miklosich, Monumenta
serbica
, fq. 86] etj. Kjo
prapashtesė e rumanishtes dėshmohet edhe nė emrin e vreshtės Dabor i
cili (emėr) pėr nė rrethina tė Prizrenit pėrmendet nė vitet 1198-1199 [khs. St.
Novaković, Zakonski spomenici
, fq. 384.] ndėrsa nė toponimin e tretė kemi tė bėjmė me antroponimin sllav Mil-
nė gjinoren sllave dhe me fjalėn me pejardhje nga shqipja katun(d)
nė kuptimin e kryehershėm tė saj tban. Se kėto
mikrotoponime qė e dėshmojnė praninė qė para shekullit 14 tė elementit roman
ballkanik - pararendės tė goranėve tė sotėm - nuk janė tė rastit e tregon
rrethana se edhe sot ka ndėr emra vėllazėrish tė goranėve sish me prejardhje
vllahe. Tė kėtillė janė psh. emrat Surdulovci nga rum. surd i
shurdhėt; Ēuēulovci (khs. mb. rum. Cucea, Cucescul, Cuceşti
etj.); Ursulovci nga rum. ursă arushė, Muevci (khs.
antroponimin vllah Muşat, emrin e vėllazėrisė rumune Muşateşti
dhe emrin e katundit Mushtisht tė Suharekės) qė rrjedhin nga mbiemri
sinonim muşat i bukur i mbiemrit bucur pėrkatėsisht a
se bucura i lumtur, gazmor tė rumanishtes; emri Muta i njė
vėllazėrie tė katundit Restelicė i cili s'ka si tė ndahet nga mbiemrat/emrat
familiarė Mutul, Mutescu, Mutovici tė rumunėve, pa marrė
parasysh nėse ky emėr rrjedh nga folja rumune mutąre lėvizje,
rivendosje. apo nga mbiemri sllav mut,-av i pagaojė; memec, i
qetė Pėrveē kėsaj, nė hapėsirėn e Gorės ka edhe mikrotoponime me prejardhje
vllahe si Barbula nė Krushevė; Vlaka, Vlaki potok, Vlake
livade nė Vranisht, Ljupanovci, Ljupanovo Jabuče, undinci
e Vlahinica nė Borje Vlani Sad nė Crnolevo (Kukės) e disa tė
tjera. Nė tė
mirė tė pranisė sė njė popullate romane ballkanike nė regjionin e Gorės do tė
fliste ruajtja deri nė ditė tonat e mikrotoponimeve latine-ballkanike si Udha
pukė nga emri latin ballkanik *Via publica nė katundin e sotėm
Zgatar tė Opojės, emri Blaq (nga antroponimi me pejardhje latine Blasius)
dhe ruajtja e fjalės kurt,-i nga lat. ballkanike curtis
oborr, kopėsht; burg,-u vath; shtrungė rrėnzė shkėmbit nga
lat. burg, burgus me kuptimin mal, kurriz mali, gungė shkėmbore nė
tė folmen shqipe tė krahinės sė Opojės dhe nė mikrotoponiminė e kėtij
regjioni. Pėr si elemente leksikore tė pėrbashkėta pėr goranėt e ardhur dhe
pėr shqiptarėt vendės duhet pėrmendur edhe termat tė administratės, tė
trashėguara nga koha e sundimit bizantin: paraspor, strator, perivoj
e ndonjė tjetėr, qė janė elemente bizantine tė shtresės sė pėrbashkėt
paraserbe (e cila kėndej u instalua nga shek. 12). Nė dritėn
e rrjedhave reale histoike, mua mė rezulton qė pararendėsit vllehė
bullgarishtfolės tė Gorės sė sotme mund tė jenė tė ardhur nė kėtė hapėsirė
pėrpara shek. 12, pėrkatėsisht pėrpara pushtimit tė Kosovės nga sundimtarė tė
bėrthamės shtetėrore tė serbėve - Rashės. Kjo sepse duke nisur nga vitet e
50-ta tė shek. 9 e deri nė vitin 1018 Kosova ishte nėn sundimin e
perandorisė bullgare e cila, qė nga fundi i shek. 9 deri nė ēerekun e tretė
tė shek. 10, mbizotėronte nė Ballkanin qė e kishte pushtuar dhe shtrihej qė
nga Adriatiku e deri nė Detin e Zi. Pas
shprishjes sė perandorisė bullgare, kjo iu pėrngjit perandorisė sė Bizantit,
qė Kosovėn e sundoi deri nė fund tė shek. 12. Nėn kėso rrethanash, ėshtė
plotėsisht e kuptueshme qė nuk do tė ketė pasur nevojė tė shėnohej nė anale
lėvizja e popullatės vllahe tė bullgarizuar, edhe pėr shkak tė pėrqafimit tė
dogmės sė bogumilizmit, pėrbrenda hapėsirės sė perandorisė, shtetas tė sė
cilės ishin edhe vllehėt. Nė tė mirė tė ardhjes para shek. 12 tė pararendėsve
vllehė tė bullgariuzuar, bogumilė tė goranėve tė sotėm nė hapėsirat shqiptare
flasin dy rrethana. Pushtimi nemanjidas i shek. 12 gjeti (edhe) nė hapėsirat
e Kosovės bogumilė dhe e institucionalizoi pėrndjekjen e tyre dhe sė dyti,
pėr bogumilė tė arratisur nė Itali, qė kishin ruajtur kujtimin se atje kishin
shkuar nga hapėsira etno-linguistike shqiptare dihet qė nė shek. 13. Edhe nė
Francė bogumilėt dėshmohen nė shek. 12-13. (pėr kėtė shih nėnkapitullin
Pėrfundim) IV. Pėrkatėsia etnike e goranėve dhe bashkėjetesa e tyre me shqiptarėt Pėr
lashtėsinė e popullatės sė sotme sllavofone nė regjionin e Gorės flet edhe
kontinuiteti absolut i emrit Dikanoviki tė priftėrinjėve tė vitit 1348 (tė
cilėt nuk kanė mundur ti takojnė kurrnjė kishte tjetėr pėrpos asaj
orthodokse serbe) tek emri i vėllazėrisė sė sotme Dikanovci tė
katundit Brod si edhe kontinuiteti territorial-emėror i mikrotoponimit
mesjetar potokь makočevski tek emri homonim Makočevci
i vėllazėrisė gorane tė katundit Brod tė regjionit tė Gorės. Dėshmitė e tjera
jashtėgjuhėsore e gjuhėsore vėrtetojnė se edhe popullata e sotme sllavofone e
regjionit tė Gorės jetonte nė shek. 14 po nė kėtė regjion, si edhe popullata
edhe sot shqipfolėse e krahinave fqinje tė Opojės, Malėsisė sė Tetovės dhe tė
regjionit tė Kukėsit. Ndryshe, do tė ishte e vėshtirė, pėr tė mos thėnė e
pamundshme, tė gjendet ndonjė saqrim tjetėr pėr inkuadrimin plotėsisht tė
emrave tė vėllazėrive, tė mikrotoponimeve e pjesėrisht edhe tė emrave tė
vendbanimeve nė arealin gjuhėsor tė shqipes nė lashtėsinė mesjetare dhe kėtė
tė sotmin. Ėshtė pėr
tu sipaktur nė kėtė mes se shumė nga studiues qė janė marrė me ēėshtjen e
prejardhjes sė goranėve e konstatojnė, kush mė pak e kush mė shumė,
komponenten vllahe gjuhėsore, onomastike e historike tė goranėve. Dijetarė si
Sadik Idrizi [Aromunsko-vlaki tragovi u Gori (I-IV)
gusht, 2008, fejton nė http://www.prizren-web.com/magazin/ dhe Gora kroz
stoljeća, www.bosnjaci.net/aktuelnosti.php?id=56&polje=historija -
90k]; Nazif
Dokle: [Pėr Gorėn
dhe Goranėt, (Artikuj e Studime), Prizren, 2002] e ndonjė tjetėr tregojnė se fjalė
me prejardhje vllahe nė tė folmen e goranėve nė tė dyja anėt e kufirit
politik midis Kosovės e Shqipėrisė qenkan psh. bate atė,-i; baba,-i;
dada, nėna; motra e madhe; dropul i pėgėrė, i papastėr; qė
se mban veten; drosulj/mrsulj ,,qyrra hėrkul,
pėshtymore; junec bagėti e njomė; kėrluk shkop i bariut;
kėrrutė; kėrrabė; manxha hae, ushqim, mendilj, lloj
faculete; porta portė, derė; qaja pronar grixhe tė madhe
delesh; kryebariu; pallavra, dokrra; zhurmė; qula lloj
kėsule; skut prehėr; tarxhuk tarēuk, lloj strajce bariu nga
lėkura e deles dhe urda lloj djathi i butė. Paravendimit
tė mėspipėrm duhet shtuar sqarimin se ndonjėra nga kėto fjalė si psh. dadė, pallavėr
e portė jo domosdo duhet tė jenė me prejardhje vllahe sepse fjala e parė
ndeshet si nė shqipen ashtu edhe nė gjuhė tė tjera tė Ballkanit ndėsa dy tė
tjerat janė romanizma vetėm tė shqipes. Pėrputhja
e jo pak emrave tė vėllazėrive tė popullatės sė Gorės, pa e marrė parasysh
prejardhjen e atyre emrave, me emrat e vėllazėrive tė popullatės shqipfolėse
tė krahinės sė Opojės, tė Malėsisė sė Tetovės, tė vendbanimeve tė Kukėsit tė
dėshmuar nė fillim tė shek. 15 e lejon nxjerrjen e pėrfundimit se kėtu kemi
tė bėjmė me njė bashkėjetesė aktive midis kėtyre dy popullatave - rezultat i
sė cilės ėshtė madje mė parė bullgarizimi goranizimi i mundshėm i disa
vėllazėrive shqiptare se sa shqiptarizimi i vėllazėrive vllahe
bullgarishtfolėse, pėrkatėsisht gorane. Kėtė do ta ilustronin mjaft mirė
emrat shqiptarė psh. tė vėllazėrive gorane: Bajzovci (nga emri shqip
bajzė i shpendit Fulica), Baljevci (nga antroponmi shqip Balė,-a),
Bibarovci (nga antroponimi shqip Bib nga lat. Bibius, Vibius),
Bufle (nga shq. buf,-i hut zool. noctua, nottola,
ulula, alocco,); Cakovci (khs. emrat shq. Cak, u/ Cakė/a ), Cekovci
(khs. mbiemrin shq. Ceka), Ćafevci (khs. shq. Qaf'-lesh
); Krčovci (khs. variantin shqip tė emrit Kėrēovė tė qytetit,
sllav. Kičevo); Kokljevci (khs. mibiemrat e shqiptarėve Koka,
Kokaj); Koljeevci (khs. mbimerat e shqiptarėve Kolaj, Kolshi,
Koleci etj.); Lekovci (khs. mbiemrat e shqiptarėve Leka,
Lekaj), Likovci (khs. antroponimin e shqiparėve Lik dhe
emrat e vėllazėrive Likaj, Liku etj.); Ljokanovci (khs.
mbiemrin e shqiptarėve Lokaj), Luminci (khs. antroponimin e
shqiptarėve Lum dhe emrat e vėllazėrive Lumaj, Lumi dhe emrin Luma tė
lumit e tė regjionit); Malezinci (nga emri i njė vendi tė quajtur Mali
i Zi, qė ishte nė kėtė regjion); Rendovci (nga fjala shqipe rendės
vrapues); Shatinci (nga fjala shqipe shat, fshat
katund); Shukekinci (nga trajta e shkurtėr shqipe Shuk e
antroponimit tė shqiptarėve Pashk); emrat e vėllazėrive aktuale Doda
e Kui nė Restelicė, Kokle nė Zlipotok, Buza, Čapar,
Karpać, Koljo, Lala, Lika, Lila, Ljua,
Paljo e Ziza nė Brod. Kėtu bie edhe emri Lulo,
pėrkatėsisht Mahalla e Lulove i njė vėllazėrie aktuale tė katundit
Brod tė Gorės dhe lagjet-vėllazėritė Bardonik e Gjonoviq tė
kėtij katundi qė janė evidentuar nė njė defter osman-turk tė viteve 1451-1452
si edhe emri i vėllazėrisė ekzistuese Bardovci tė katundit Leshtan tė
goranėve. Thellėsia e bashkėjetesės ndoshta porse edhe relikte tė shqiptarėve
tė goranizuar shihet tek fjalėt shqipe qė janė nė pėrdorim nė pjesėn
kosovare tė Gorės: karpa, krepica, st'rga, grika,
nusa nga shq. karpė, (sh)krep; shtrungė, grykė,
nuse e ndoshta edhe ndonjė tjetėr. [sipas Sadik Idrizi Aljabak: Gora - Jedan pogled unazad (dorėshkrim)]. Pėrveē kėtyre albanizmave, qė kujtoj se janė tė vjetra, sidomos nė dritėn
e ruajtjes tek goranėt tė fjalės karpė e cila nė tė folmen e pėrditshme tė
opojarėve shqiptarė nuk ėshtė mė aktive, po e shtoj edhe sugjerimin e njė
mjeku shqiptar, njėkohėsisht drejtor i Departamentit tė Shėndetėsisė nė
komunėn e Dragashit i cili nė vitin 2007 mė kumtote, se nė tė folmen e
goranėve paska shprehje si: tera me srce; săm teka; a
si stana e donjė tjetėr, tė cilat qenkan pėrkthime tė fjalėpėrfjalėshme
tė shprehjeve lokale shqipe: po mqet zemra mė shkon barku, kam
kolit; jam e rāndė jam me barrė; shtatzėnė dhe a u ēove? Pėrveē nė
leksik, ndikim shqiptar apo, do tė thosha unė: relikte tė shqipes, gjenden
edhe nė sistemin morfologjik tė sė folmes sė Gorės. Sado pa ndonjė kompetencė
nė fushėn e gjuhėsisė, antropogjeografi serb Jovan Cvijić kishte hetuar
se nė tė folmen e Gorės paska edhe konstrukte gjuhėsore si psh. imam
videno, čujeno, razbrano (nė vend tė : vidio sam,
čuo sam, razabrao sam) qė, midis tė tjerash, ta kujtojnė
edhe perfektin e shqipes: kam pa, kam ndigjue, kam kuptue.
Dijetari i paautorizuar nė fushėn e gjuhėsisė e paska vėrejtur nė kėtė tė
folme edhe pėrdorimin jo konseguent tė nyjes shquese e cila nė kėtė tė folme
e paska edhe kuptimin dhe funksionin e pėremrit dėftor si edhe tė folurit e
shpejtė me theks tė veēantė tė theksimit tė shkurtėr. Nė
hapėsirėn e Gorės ka edhe mikrotoponime shqipe si Murga midis
Krushevės e Shishtevecit dhe Murida nė Brod, qė rrjedhin nga mbiemri
shqip murg i zi, e zezė dhe nga emri murriz i drizės. Shembujt
e mėsipėrm nga fusha e emrave tė vėllazėrive tregojnė se pararendėsit ardhės,
vllehė tė bullgarizuar nė atdheun e tyre tė kryeherėshėm, tė goranėve tė
sotėm bashkėjetuan me popullatėn shqiptare tė krahinės fqinje tė Opojės e mė
gjerė mė heret se shek. 14 dhe se nuk pati, siē do tė mund tė pritej,
shqiptarizim tė ardhėsve porse, pėrkundrazi, sllavizizim tė vendėsve
shqiptarė. Pėrputhjet e emrave tė goranėve me ata tė shqiptarėve janė
rezultat i njė homogjeniteti onomastik tė viseve tė banuara nga shqiptarėt.
Homogjeniteti ėshtė rezultat edhe i njė substrati tė pėrbashkėt etnik roman
ballkanik dhe i superstrateve tė pėrbashkėta onomastike tė mėvonėshme.
Shembujt e mėsipėrm tregojnė pra se ardhėsit goranė bashkėjetuan mė shumė
se me kėdo tjetėr me shqiptarėt, por qė nuk dashtėn e nuk po duan as sot t'i
shohin pėr tė afėrm (edhe) tė gjakut. Sė
kėndejmi do tė mund tė mbrohej edhe mendimi se tek popullata e sotme
sllavishtfolėse e Gorės kemi tė bėjmė me dy shtresa romane ballkanike:
shtresa mė e vjetėr autoktone romane ballkanike tė cilės i takojnė edhe
dardanė, ilirė e thrakė tė romanizar dhe njė shtresė mė tė re vllehėsh tė
ardhur pas pushtimit bullgar (shek. 9-12) tė Prizrenit e cila (shtresė) ishte
sllavizuar (bullgarizuar) gjuhėsisht qysh nė pjesėn jugore tė Ballkanit. Kėta
erdhėn kėndej si tė krishterė tė ritit orthodoks, me bullgarishen gjuhė tė
kishės. Dhe, kėta as nuk kanė pasur kurrė e nuk kanė as sot asgjė tė
pėrbashkėt, nė kuptimin etnik, me boshnjakėt. Duket se kjo rrethanė tregon
pėrse kisha serbe nuk shtiu rrėnjė e pra as nuk e arriti serbizimin e kėsaj
popullate. Rrethana qė kėta vllehė nuk u shqiptarizuan mbase mund tė
shpjegohet me paravendimin qė popullata shqiptare e krahinės fqinje, e Opojės
- si vazhdim territorial i Pultit katolik pėrkatėsisht i Principatės sė
Arbėrit - do tė ketė qenė e besimit tė krishterė tė ritit katolik. Duket se
nė kėtė mes ndikoi edhe rrethana qė vala e dytė e vendosjes sė vllehėve
bullgarishtfolės ishte mė masovike. Po tė mos ishte kėshtu, edhe kėta do ta
pėsonin fatin, pėrkatėsisht serbizimin - siē ndodhi me vllehėt e katunit
tė bullgarėve tė vitit 1313 sot shqip Bugariq, serb. Srbobran
tė Mitrovicės dhe fatin e pothuaj tė tė gjitha katuneve tė shkapėrderdhura tė
vllehėve tė shek. 14 nėpėr Kosovė, shqiptarizimi dhe pjesėrisht serbizimi i
tė cilave ka pėrfunduar qysh nė shek. 15. Pėrfundim: Sipas jo
pak dijetarėve, midis tė cilėve shquhen Dautat e Geitler, rezulton se
sllavishtfolėsit e besimit islam tė Ballkanit (duke i pėrjashtuar nga ky
rreth boshnjakėt) tė quajtur me emra tė ndryshėm pėrkatėsisht pomakė,
torbeshė, mijakė, shopė ose edhe sipas vendeve ku u vendosėn, babunė e goranė
ishin nė krye tė herės popullatė e pėrkatėsisė etnike trakase e romanizuar,
pėrkatėsisht vllahe dhe mė vonė e bullgarizuar. Pėr shkak tė pėrqafimit tė
dogmės sė bogulimizmit, kjo popullatė u dėbua nga autoritetet e perandorisė
sė Bizantit nga hapėsira e Bullgarisė qė e pėrfshinte edhe Maqedoninė e
sotme. Pjesė nga masa e dėbuar e bogumilėve do tė jenė vendosur nė hapėsirat
shqiptare para shek. 12. Njė pjesė syresh kaloi prej kėndej nė Perėndim dhe
atje qė nga shek. 12-13 njihen me emrat kataren, [nga greq. katharos
i pastėr, i mirėfilltė], pataren [sipas emrit tė lagjes Pataria
tė varfanjakėve nė qytetin e Milanos] dhe albinez [sipas emrit Albi
tė njė qyteti tė Francės, nė brigje tė Rinit] etj. Hapėsira shqiptare ishte
njėri nga vende tė strehimit, vend tranzit, jo porse edhe vend i lindjes sė
bogumilizmit. Goranėt do tė jenė pjesė e atyre bogumilėve qė nuk u arratisėn
pėr nė Dalmaci, Bosne e nė Perėndim, porse qė mbeti e strehuar nė viset
malore tė hapėsirės etno-linguistike tė shqiptarėve. Sė
kėndejmi kujtoj se konstatimi i studiuesit shqiptar A. Alijaj [sh. www.forumishqiptar.com ... Historia shqiptare] sipas tė cilit Nė Shqipėri herezia
bogomile pati njė pėrhapje mjaft tė gjerė dhe kėtu ishte njė nga vatrat
kryesore tė saj. [...] Shqipėria ishte gjithashtu njė nga vatrat, nga ku
herezia bogomile u pėrhap drejt Italisė. [...] duhet tė merret me rezervė,
duke i ēmuar porse shumė lart tė dhėnat e tjera qė i sjell ky: Domethėnės
ėshtė fakti se i pari shqiptar, qė na pėrcillet me emėr tipik kombėtar nga
burimet mesjetare, ėshtė njė farė Leka, drejtues rreth vitit 1070 i njė
lėvizjeje bogomile nė rrethet e Sofjes, ku ai kishte shėrbyer deri atėherė si
funksionar bizantin. Nė shek. XIII pėrkrahėsit e bogomilit (patarinėt) kishin
krijuar nė Itali njė kishė tė tyre, nė opozitė me Romėn, e cila nė disa vende
tė Italisė sė Veriut quhej kisha shqiptare (ecclesia Albanensis), duke
treguar kėshtu vendin e origjinės nga ku kjo herezi kishte ardhur nė Itali. Vėshtruar
nė rrafshin politik, pėrkatėsisht nė rrafshin e solucionit pėr njė status tė
6.000 goranėve, autoritetet e Kosovės munden, nėse duhet, tė flasin vetėm me
shtetin bullgar. Nga ky shtet duhet tė kėrkohet njė propozim konform me
zgjidhjen bullgare tė statusit tė mė shumė se 350.000 pomakėve qė, siē u
konstatua, historikisht janė pjesė e tė njėjtit entitet tė cilit i takojnė
edhe goranėt kosovarė. Shteti i Bosnes dhe eksponentėt e tij nė Kosovė nuk
kanė kurrėfarė kompetence tė mbahen pėr patronė tė goranėve, tė cilėt; pėrveē
me fenomenin e bogumilizmit dhe me besimin islam, nuk kanė asgjė tė
pėrbashkėt: as me prejardhjen etnike tė kryeherėshme, as me gjuhėn, as me
veshjen dhe as me doke e zakone me myslimanėt e Bosnes e as me kelmendasit e
boshnjakizuar tė Sanxhakut. Tė njėjtat argumente flasin edhe kundėr lidhjes
sė goranėve me serbizmin. Poaqė e paqėndrueshme ėshtė edhe teza e prejardhjes
turke tė goranėve, e ngritur nga njė grup profesorėsh turqė, sipas sė cilės
goranėt tanė na qenkan me prejardhje tyrkmene, pėrkatėsisht kumane vetėm pse
tek goranėt e katundit Shishtovec/Shishtojec tė rrethinave tė Kukėsit paska
njė vėllazėri e quajtur Kumaničovci dhe se midis
viktimave/dėshmorėve nė Betejėn e Qanakalasė (Kretės) tė rėnė nė mbrojtje tė
Perandorisė Otomane, paska pasur edhe pjesėmarrjes kumanė e peēenegė tė
etnisė tyrkmene pikėrisht (edhe) nga regjioni i sotėm i Gorės. Prandaj ėshtė
e kuptueshme qė kėtij autori i intereson vetėm fati i peēenegėve, i hazarėve,
jurukėve, tatarėve, i kumanėve, pėr tė cilėt historia na mėson se as pushteti
mesjetar serb, pėrkatėsisht sundimtari serb Stefan Uro Milutin-i (1253-1321)
qė paska sjellur ca kumanė (ndonjė historian serb flet madje pėr mijėra tė
tillė) e as pushtuesi osman qė i solli ca bashkėsi tė vogla tyrkmenėsh si
jurukė, tatarė e ēerkezė nuk arritėn qė me ato tė popullonin as edhe oaza
kompakte (siē ėshtė rasti me Gorėn) por vetėm vendbanime tė veēanta me
popullatė shqiptare, prandaj edhe, duke qenė pakica tė parėndėsishme nė
kuptimin e shumėsisė, e humbėn nė detin etnik shqiptar plotėsisht identitetin
etnik tė tyre. Po u
shtrua nė rrafshin europian, duhet thėnė qė nuk ėshtė vetėm Kosova e banuar
me mbi 90% nga shqiptarė autoktonė e cila, si edhe Sllovenia, janė shtetet mė
etnike kompakte tė Ballkanit Perėndimor - tė cilėn, porse, Bashkėsia
Europiane e ka stolisur me epitetin shtet multietnik jo porse edhe
Serbinė me rreth 1 milion vllehė, me hungarezė, shqiptarė e tė tjerė, ajo qė
status minoriteti duhet tu njohė ēdo grupi etnik. Statusi i goranėve do tė
duhej parė nė kuadėr tė zgjidhjes sė problemit tė myslimanėve bullgarisht-
e greqishtfolės, pėrkatėsisht tė mė sė pakut 350.000 pomakėve tė Bullgarisė
dhe tė 30.000 syresh tė Greqisė; ēėshtja e torbeshėve dhe e mijakėve nė
Maqedoni dhe ēėshtja e rreth njė milion vllehėve nė Serbi, pa i llogaritur nė
kėtė kontekst dhe shopėt. Shkrimet e motivuara me ndjenjėn nacionaliste
propagandistike po fliskan pėr rreth 6 milionė pomakė nė Ballkan e nė pjesėn
europiane tė Turqisė. Vjenė, Tetor 2011 Shėnim pėr autorin: * ) Autori i
kėtij shkrimi (S. Gashi) e ka pėrfunduar qėkurė librin voluminoz me titull
Prejardhja e Goranėve nė dritėn e emrave tė vėllazėrive e tė vendeve dhe
ėshtė nė kėrkim tė njė botuesi. Kontakti: skender.gashi@aon.at
|