DISKRIMINIMI I ĒAMĖVE, GREQINĖ E BĖNĖ SHTET ANTIDEMOKRATIK - MESJETAR Shkruan: Isuf B.BAJRAMI - Gjilan, 11. 12. 2008 _____________________ ·
Shqipėria ka njė sipėrfaqe prej 70000 ( Sami Frashėri ) ·
Ska komb tjetėr tė jetė marrė nėpėr kėmbė kaq
pamėshirshėm nga shtetet fqinjė - ( Lord Byron ) · Do tė
dridhen varret e etėrve, vėllezėrve shqiptarė, qė ranė pėr lirinė e grekėve
dhe qė kanė kontribuar jo mė pakė se grekėrit nė themelimin e Mbretėrisė
greke. ( Jani Vreto ) Njė nga ēėshtjet pėr tė cilat nuk ėshtė
folur e nuk po flitet ėshtė: Sa e ka dėmtuar copėtimi i 1913-ės edhe pjesėn
qė ka mbetur gjoja e lirė brenda kufijve tė shtetit ekzistues shqiptar? A ėshtė me tė vėrtetė e lirė kjo pjesė e kombit? Nuk ėshtė
fjala se duhet vetėm pėr ti ditur kėto gjėra, por pėr ta realizuar njė
lėvizje sa mė tė gjallė kombėtare. Duhet tė buēasin tė gjitha mjetet e
informimit, duhet tė botohen studime dhe libra, pėr ti pohuar shkencėrisht
tė vėrtetat qė na janė mohuar e po na mohohen aq padrejtėsisht. Problemi
kryesor mė i ngutshmi ėshtė qė duhet ta dimė dhe ti tregojmė me hollėsi
vetes dhe botės se sa e si janė tejdėmtuar Shqipėria dhe shqiptarėt nga
ndarjet dhe vendosjet e kufijve tė dhunshėm mes neve. Zhgėnjimi i madh ndaj
fqinjėve, pėr tėrė atė gjak qė derdhėn shqiptarėt nė altarin e lirisė sė
tyre, tė bėn tė rikujtosh gjithnjė fjalėt e Bajronit pėr Shqipėrinė: Ska komb tjetėr tė jetė marrė nėpėr
kėmbė kaq pamėshirshėm nga shtetet fqinjė. (Correspondence de Lord Byron, Paris, 1825).
Ku janė trojet autoktone tė shqiptarėve?
Cilat janė trojet e vėrteta shqiptare? Autorė tė ndryshėm dhe specialistė tė
gjeografisė kane shpjeguar me tė dhėnat e tyre pėr madhėsinė e trojeve
shqiptare. Sami Frashri thoshte se: Shqipėria
ka njė sipėrfaqe prej 70000 km2 ( Sami Frashri, Dheshkronja,
Bukuresht, 1886). Studiuesi francez L. Uelavitch thotė se: Madhėsia e sipėrfaqes sė Shqipėrisė
ėshtė 75000 km2 (L. Uelavitch,LAlbania, ( Shikoni hartėn KETU ) Brenda kėtyre kufijve ndodhet Shqipėria,
e cila shtrihet nė jug - perėndim tė siujdhesės Ballkanike, mbi brigjet
detare tė Adriatikut dhe tė detit Jon. (Kosova (OSHAPK.), Tiranė nr. 20, 8 dhjetor 1991, fq.1). Me luftėrat
Ballkanike dhe Konferencėn e Londrės mė 1913 u plotėsuan ėndrrat e shteteve
fqinje, Greqisė, Serbisė dhe Malit tė Zi
dhe u vendos kufiri i sotėm qė pėrmbledh mė pak se gjysmėn e
Shqipėrisė sė vėrtetė. ( Dr. Muhamet Pirraku, Ripushtimi
jugosllav i Kosovės, fq.7). Shqipėria etnike para
ardhjes sė turqve nė Ballkan zinte njė sipėrfaqe prej rreth 110000 km2 ( Dr. Muhamet
Pirraku,Kultura kombėtare Shqiptare deri nė Lidhjen e Prizrenit, Prishtinė
1979, fq.11-20). Nė periudhėn e pavarėsimit tė shteteve tė
Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė, Turqia u fali kėtyre shteteve rreth
5000 km2 tė tokės Shqiptare. (Dielli, nr.21/27, 1979). Pas luftės sė vitit 1876 - 1877 me
Rusinė, Turqia i dhuroi nė interes tė popujve ortodoksė tė Ballkanit rreth
25500 km2 tė tokave Shqiptare. ( Mr. Kolė Krasniqi,Roli i fesė nė ruajtjen e identitetit dhe
tė harmonisė kombėtare te shqiptarėt, Vjenė 1996, fq. 56-58). Nė fund
tė shekullit XIX Dheu i Shqipėrisė etnike do tė tkurrej nė 80000 km2 me 2.5
milion banorė, (Ahmet
Hamiti, Ēėshtja shqiptare, Koha, nr.14/1991, fq. 26), ndėrsa
Konferenca e Paqes qė u mbajt nė Versaje mė 1919 - 1920 do tė pranonte se
dherat shqiptare nė vitet 1912-1913 zinin njė sipėrfaqe prej 90270 km2 me
rreth 3 milion banorė. (Liman Rushiti,Stradanja albanskog Naroda na Kosovu ,1912-1918, O GAR THANATOS
SOU ZOI MOU! Thonė grekėrit, qė nė gjuhėn shqipe donė tė thotė: VDEKJA
JOTE, RRITJA IME!. Fatkeqėsi dhe fyerje pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė, pėr
sakrificat qė bėri pėr fqinjėt. Mė vonė ndodhi ajo qė e thoshte Noli i madh:
Ata qė u ēliruan me gjakun e mundimet tona janė armiqtė mė tė kėqinjtė
tanė. (Kombi,
nr. 8,9,10, fq. 4). Pas
revolucionit francez, filloi njė epokė e re. Me likuidimin e copėtimit feudal
lindėn tėrėsitė kombėtare. Njė ndėr shtetet qė lindėn pas kėsaj periudhe
ėshtė Greqia (1831), e cila u garantoi shtetasve tė saj liritė civile,
politike nė masė tė barabartė. Klauzola tė tilla u pėrcaktuan me Traktatin e Londrės mė 1829, tė Parisit 1856, tė
Berlinit 1878, qė janė quajtur traktate Minoritare. (Ēamėria,nr.19 (38), fq.3 ,
Dhjetor 1992). Deri mė 1914 ishin bėrė jo mė pak se 30 traktate tė
tilla ndėrkombėtare. Pukėvili shkruan: Ēamėt
jetojnė nė jug tė lumit Kalama. Distrikti i tyre shkon deri nė Janinė.
Vendbanimet e tyre kryesore janė: Suli, Paramithia, Luarati, Margariti, Parga
dhe Agjia (Pukėvili,Reise durch grecheuland, Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e
Londrės (1913) e mė pas Konferenca e Firences qė pėrcaktuan kufijtė e pjesės
jugore dhe juglindore tė Shqipėrisė, vendosėn qė kjo trevė shqiptare tė
kalonte nėn sundimin grek. Ajo pėrfshinte 189 qytete dhe fshatra me njė
popullsi sipas regjistrimit turk tė vitit 1908 mbi 72.000 banorė. Pas
caktimit tė kufirit shqiptaro - grek nga Protokolli Firences, Fuqitė e Mėdha
i kėrkuan Greqisė tė tėrhiqte trupat e pushtimit brenda njė muaji nga
Shqipėria e Jugut. Por personalitetet politike reaksionare greke me E.
Venizellosin, i njohur si antishqiptar i tėrbuar, penguan tėrheqjen e forcave
greke dhe manipuluan organizatėn Autonomiste tė Vorio - Epirit (
HPSh.,
pjesa e dytė, fq. 401), e cila me njė terror tė egėr vėrsulej kundėr
shqiptarėve qė kėrkonin bashkimin e Atdheut tė tyre. Mė 02.03.1914, ministri i Greqisė J. K.
Zografos bėri luftė pėr aneksimin e Shqipėrisė sė Jugut. Ai u bė edhe
kryeministėr i tė ashtuquajturit Vorio - Epir me qendėr nė Gjirokastėr.
Por kjo zonė e Autonomisė sė Vorio - Epirit nuk e pati jetėn e gjatė se
iu kundėrvunė forcat e qeverisė sė Vlorės. Rezistenca e popullit tė kėsaj
zone tė udhėhequra nga luftėtarėt Muharrem Rushiti, Alush Taka, etj., i shpartalluan forcat greke. Nė vitet e mėvonshme
1923 - 1924 u ndoq politika e gjenocidit, dėbimit tė popullsisė shqiptare me
anė tė kombinimit tė detyrueshėm me popullsinė greke. Nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore
Greqia nėnshkruan nė Servė mė 10.08.1920 Traktatin pėr mbrojtjen e tė
drejtave tė gjuhės e tė fesė tė minoriteteve. Pas dėshtimit tė fushatės
ushtarake greke nė Azinė e Vogėl, Greqia u detyrua tė nėnshkruaj mė 30.01.1923
nė Lozanė njė Konventė pėr shkėmbimin e detyrueshėm tė shtetasve turq me
origjinė greke qė jetojnė nė Azinė e Vogėl me shtetasit grekė tė kombėsisė
turke qė jetojnė nė Thrakinė lindore. Pėr tė mbikėqyrur shkėmbimin sipas
konventės u caktua njė komision tė pėrbėrė nga katėr anėtarė turq, katėr
anėtarė grekė dhe tre anėtar tė zgjedhur nga Kėshilli i Lidhjes sė Kombeve
midis shtetasve qė nuk kishin marrė pjesė nė Luftėn e Parė Botėrore. Kėta u
emėruan mė 17 shtator 1923: njė danez, njė spanjoll dhe njė suedez. Ndėrkaq
qeveria greke vazhdoi fushatėn e saj tė shpifjeve kundėr Shqipėrisė edhe pse
kishte deklaruar se nuk do tė pėrfshinte shqiptarėt e Ēamėrisė nė shkėmbimin
e popullsisė turke. Sigurime tė tilla ishin dhėnė edhe nga pėrfaqėsuesi i
Greqisė nė Tiranė. Por pėr pabesinė dhe mungesė korrektėsie grekėrit
pėrmenden qė nga kohėrat e vjetra. Aleksandri i
Madh pėr kėto veprime i pėrmend disa herė. (Ēamėria,nr.19
(38), fq.3 , Dhjetor 1992). Kėshtu dhe pasardhėsit
e tyre nuk e mbajnė fjalėn, ndryshe firmosin e garantojnė dhe ndryshe
veprojnė. Kėshtu qė mijėra ēamė u dėbuan nga vatra e tyre dhe u dėrguan me forcė nė Turqi duke i paraqitur si pjesėtarė tė
kombėsisė turke. Shumė herė shqiptarėt e Ēamėrisė gjatė
kėsaj periudhe i janė drejtuar Lidhjes sė Kombeve me protesta dhe telegrame
ku kane kėrkuar prej saj mbrojtjen e tė drejtave tė tyre tė shkelura nga
qeveria greke. Nė kėtė kohė qeveria shqiptare e F. S. Nolit ndėrhyn pranė
Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve me njė letėr mė 11
Gusht 1924 ku i shkruan ndėr tė tjerash: ...Ėshtė deklaruar gjithashtu se
ēdo anėtar i Lidhjes sė Kombeve ka tė drejtė duke u nisur nga ndjenja e
dashurisė tė tėrheqė vėmendjen e asamblesė ose kėshillit mbi ēdo rrethanė qė
cenon marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe qė si pasojė rrezikon tė turbulloje
paqen ose mirėkuptimin midis kombeve... (Rasim Bedo,Ēamėria,nr.19 (38), fq.3 ,
Dhjetor 1992). Qeveria shqiptare i kėrkonte
Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve qė qeveria greke tė pėrmbushė me besnikėri
zotimin qė kishte marrė nė Konferencėn e Lozanės qė mos ti trajtonte
shqiptarėt si turq. Si rezultat i telegrameve dhe protestave tė vazhdueshme
qė i vinin Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve nga krerėt ēamė dhe qeveria
shqiptare, nė muajin dhjetor 1925. Kėshilli ftoi anėtarėt asnjanės tė
Komisionit tė mbikėqyrte shkėmbimin e popullsisė greke dhe turke qė tė
bėheshin garant pėrpara Lidhjes sė Kombeve pėr mbrojtjen e pakicave kombėtare
shqiptare. Mė 15.03.1926, Kėshilli i Lidhjes sė Kombeve pohoi ēėshtjet e
ngritura nga delegati shqiptar mė 04.12.1925. ( Dhimitru,Das Mindercheitenrech in
Grechenland, Hamburg, 1935). Pėrfaqėsuesit grek nė Kėshillin e Lidhjes
sė Kombeve iu tėrhiqet vėrejtja dhe pranoi pėr suprimimin e nėn komisionit tė
Epirit dhe ndaloi dėrgimin e 800 personave tė popullsisė ēame nga fshatrat
Kardhiē dhe Dhragomi qė ishin pėrgatitur pėr tu shpėrngulur me forcė. Kjo
ishte njė fitore e pjesshme pėr ndalimin e mėtejshėm tė shpėrnguljes sė
popullatės ēame. Por nuk arriti asgjė pėr riatdhesimin e afro 33000
shqiptarėve ēamė qė u shpėrngulėn me forcė pėr nė Anadoll. Kalojnė dy vite e
gjysmė nga koha kur qeveria Shqiptare duke parė se deklarata e qeverisė greke
nuk po zbatohej, pėrsėriti kėrkesėn e saj mė 09.05.1928. Kjo kėrkesė u shqyrtua
nė sesionin e 50 tė Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve mė 05.06.1928. Nė kėtė
sesion delegati shqiptar u pėrqendrua nė kėto kėrkesa: 1-Qeveria greke nuk ka bėrė asnjė deklaratė
punimi publike, kėshtu qė departamentet e ndryshme nuk dinė qė shqiptarėt
janė tė shkėmbyeshėm dhe nė kėtė mėnyrė kundėr tyre vazhdojnė tė merren masa
shtrėnguese. 2- Kthimi i
pasurive tė marra popullsisė ēame nė favor tė refugjatėve grekė tė ardhur nga
Azia e Vogėl. 3- Pjesėmarrja
e popullsisė ēame nė zgjedhje si edhe qytetarėt grekė. Sipas numrit
popullsisė ēame i takonin dy pėrfaqėsues ndėrkohė qė nuk kishte asnjė. 4- Ndalimi i
shpronėsimit nė kundėrshtim me ligjet, qė i bėnte fshatarėt shqiptarė pa tokė
dhe pa kullotė. 5- Ngritjen e
shkollave nė gjuhėn shqipe. 6- Lirimin nga
disa taksa tė tepėrta, etj. (Zeitschrift fur geschischtwissenschaft, nr. 1976) Le tė shikojmė dhe tė krahasojmė arsimin
nė tė dy anėt e kufirit jugor se si i kanė zbatuar
aktet ndėrkombėtare. Kėshilli i Lidhjes sė Kombeve i mbledhur mė 08 Gusht 1928,
pasi diskutoi pėr problemin e pasurisė sė shqiptarėve nė Greqi dhe arsimin e
tyre, vendosi qė problemi tė zgjidhet me bisedime
dypalėshe, sipas akteve ndėrkombėtare. Nė kėtė kohė, sipas dėshmive tė
komisionit hetimor, minoriteti grek nė Shqipėri kishte shkollat me mėsuesit e vet, me mėsimdhėnie nė gjuhėn amtare. Nė tė
njėjtėn kohė nė Greqi ku pakica kombėtare shqiptare, dy herė mė tė mėdha se
pakica greke nė Shqipėri, nuk kishte as edhe njė shkollė tė vetme nė gjuhėn
shqipe. Fan Noli nė cilėsinė e tij si kryetar i delegacionit shqiptar nė
Lidhjen e Kombeve deklaroi para asamblesė mė 1924: Ēamėria, tėrėsisht shqiptare e aneksueme Greqisė mė 1913 nuk ka tė
drejtė tė ketė njė shkollė tė vetme, nė njė kohė qė minoriteti i vogėl grek
nė Shqipėri ka shumė shkolla greke.... (Gazeta
Bashkimi, 1924). Edhe vet Venizellosi
nė vitin 1924 pėrpara Lidhjes sė Kombeve deklaron se nė zonėn e Epirit qė
pėrmblidhte edhe Ēamėrinė nuk kishte asnjė shkollė pėr pakicat kombėtare
shqiptare. (Gazeta Bashkimi, 1924). Ky pėrfaqėsues i Greqisė, megjithėse dha premtime pėrpara Asamblesė,
asnjė ndryshim nuk e bėri. Nė vitin 1933 doli Kushtetuta e Re e Shtetit
Shqiptar qė ndalonte funksionimin e shkollave private nė Shqipėri. Kėshtu u
ndryshua Neni 5 - tė i deklaratės shqiptare tė 2 tetorit 1912. Si pasojė e
zbatimit tė kėtyre dispozitave u mbyllėn 48 shkolla private tė llojeve tė
ndryshme si dhe 19 shkolla tė huaja private. Kėto shkolla
ndaheshin: 21 Shkolla Laike, 14
Shkolla Moslemane, 7 Shkolla Katolike, 6 Shkolla Ortodokse. (Gazeta
Besa, 1935) Pėr mbylljen e 6 shkollave private ortodokse qarqet
shoviniste greke tė tėrbuara se u prekėn tė drejtat e pakicės greke bėnė
ankesė nė Kėshillin e Lidhjes sė Kombeve. Delegati shqiptar nė seancėn e 14 - tė,
mė 18 janar 1935, deklaroi: Shtetasit
shqiptar qė u pėrkasin pakicave tė racės, fesė apo tė gjuhės, do tė gėzojnė
tė njėjtin trajtim si dhe tė njėjtat garanci nė tė drejtė dhe nė fakt si edhe
shtetasit e tėrė shqiptarė. Arsimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarė i
rezervohet shtetit. Arsimi fillor do tė jetė i detyrueshėm dhe do tė jepet
falas,... (Gazeta Besa, 1935). Pas shume debatesh nė pėrfundim Dhoma Parlamentare e Drejtorisė
Ndėrkombėtare vendosi pėr ndalimin e shkollave private nė Shqipėri mė 15
prill 1935. Vlen tė theksohet se qarqet shoviniste greke bėnė njė zhurmė tė
madhe pėr mbylljen e 6 - tė shkollave ortodokse dhe heqjen e dy mėsuesve. Nė
kėshillin e Lidhjes sė Kombeve u paraqitėn statistikat e kohės tė cilat
tregojnė se: ...popullsisė shqiptare
i takonte tė shkojė nė shkollė 4.8%, ndėrsa pėr pakicėn greke nė Shqipėri, nė
atė kohė shkonin nė 9.9%, kurse pakica kombėtare shqiptare nė Greqi nuk
kishte asnjė shkollė. Kurse nė Greqi nė vitin 1930 vetėm 75% tė fėmijėve
ndiqnin shkollėn me minoritetin grek nė Shqipėri, me financat e shtetit e
ndiqnin 79.3%. (Gazeta Besa, 1935) Mė 1938 prefekti grek nė Ēamėri
Andonaqas e ndaloi zyrtarisht pėrdorimin e gjuhės shqipe nė Ēamėri. Tė gjitha
kėto plane shfarosėse pėrgatitėn tragjedinė e madhe, tragjedinė mė tė madhe
pėr ēamėt nė vitet 1944 - 45, ku shovinistėt grekė vranė me mijėra ēamė dhe
shpėrngulėn me dhunė popullsinė shqiptare tė besimit mysliman nga trojet e
veta autoktone. (Gazeta Zėri i Ēamėrisė, 1945-1946). Duke u munduar qė tė lihen mbrapa (nė
harresė) tragjeditė e trojeve dhe popullsisė ēame, Omonia vazhdon
komedinė e vet pėrpara me pretendime tė reja; siē duket zbaton thėnien e
ministrit grek Samaras nė; Neo Thesprotia se: ...minoriteti nė Shqipėri ėshtė shtylla jonė ku ne do tė
mbėshtetemi atje pėr tė ardhmen. Mė qartė ska se si thuhet. Nėse
marrin argument integrimi faktin se nė Shqipėri ka pasur koloni helene,
atėherė bukur e thotė njė thėnie Abdyl Frashri: ...se grekėrit duhet tė
kėrkojnė edhe Italinė Jugore, Azinė e Vogėl, Rumaninė dhe Marsejėn e
Francės!!! (Abdyl Frashri, Gazeta,Moniteur Universal, Paris, Maj
1879). Nė qoftė se ata vazhdojnė tė ngrehin pretendimet e
njohura dhe tė vjetra territoriale ndaj Epirit, atėherė, siē thoshte Jani
Vreto: Do tė dridhen varret e etėrve, vėllezėrve shqiptarė, qė ranė pėr
lirinė e grekėve dhe qė kanė kontribuar jo mė pakė se grekėrit nė themelimin
e Mbretėrisė greke. (D. Shehu, Gazeta Ēamėria, nr.1 (20), Janar 1992,
fq.7-8). Greqia e sotme nuk mund tė quhet shtet
demokratik. Ajo ėshtė antidemokratike, e mund ta quajmė me plot meritė njė
shtet mesjetar. Shteti grek jo vetėm qė nuk i njeh tė drejtat e ēamėve, por
as nuk i lejon tė vizitojnė trojet e tyre ku i kanė varret e tė parėve. Nuk
ka asnjė ligj nė botė qė tė pėrvetėsojė me dhunė tokėn, shtėpinė dhe pasurin
e tjetrit. Grekėrit me dekada i shfrytėzojnė pasurit e ēamėve! Po djemve dhe
vajzave shqiptare, qė tė detyruar pėr bukėn e gojės shkojnė me koka tė
pėrulura pėr tė punuar, pse u ndėrrohen emrat, kombėsia dhe u varin kryq tė
zinj sllavo-ortodoks qė qafė?! Pse i keqtrajtojnė si skllevėr?. Vlen tiu
bėhet kjo pyetje edhe pėrfaqėsuesve tė Evropės e SHBA-sė tė cilėt marrin
pjesė nė ceremonitė e pėrvjetorėt e demokracisė greke, a ka sot demokraci
Greqia?!. |