____________________________________________________________________________________________________
KRYENGRITJA
SHQIPTARE E VITIT 1915
Na luftojmė e ndoshta nuk e
gėzojmė (lirinė), por ata qė vinė mbas nesh, kanė me i gjet shejet tona. ( Hasan
Prishtina )
|
Shkruan: Sheradin Berisha
____________________________________________________________________________________________________
Hyrje
Ndonėse Shqipėria nė periudhėn 7 mars 1914 - 3 shtator 1914 ishte nėn
administrimin e princit gjerman Vilhelm Vid, gjatė kėsaj kohe Kosova dhe
viset tjera etnike shqiptare, (qė me vendim tė Konferencės sė Londrės, u
lanė nėn pushtimin serb), pėrjetonin ēastet mė tė vėshtira nė historinė e
saj. Udhėheqėsit e kryengritjes: Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa
Boletini dhe qindra refugjatė tjerė nga Kosova, qė ishin larguar pas
kryengritjes sė tetorit 1913, u strehuan nė Durrės dhe nė Shkodėr. Princi
V.Vid dhe qeveria e tij, meqė nuk arritėn tė krijonin njė stabilitet tė qėndrueshėm
politik brenda kufijėve tė Shqipėrisė londineze, atėherė kishte pak shpresa
se do tė bėheshin hapa konkret, pėr ēlirimin e Kosovės dhe tė viseve tjera
shqiptare, ashtu siē kishin menduar disa krerė (tė kryengritjes) nga
Kosovara, nė fillim tė ardhjes sė Vidit nė Shqipėri. Nė kėto rrethana u
shtrua si detyrė imperative nga vet shqiptarėt qė tė pėrgatiten pėr njė
kryengritje ēlirimtare, kundėr pushtuesve serb. Dhe kėtė barrė tė rėndė do
ta marrė pėrsipėr atdhetari Hasan Prishtina.
Pėrgatitjet e Hasan Prishtinės pėr
kryengritje tė armatosur
Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1914, Hasan
Prishtina pasi ka braktisur postin e ministrit (tė postė-telegrafėve) qė
mbante nė qeverinė e Durrėsit (me kryeminmitėr Turhan Pasha), kaloi nė
Shqipėrinė veriore me qėllim tė organizimit tė njė kryengritjeje antiserbe.
Ishte koha kur Serbia ishte e zėnė nė luftė me Austro-Hungarinė, pėr shkak
tė vrasjes sė princit Franc Ferdinand (mė 28.VII.1914) nė Sarajevė dhe kėtė
situatė Hasan Prishtina e konsideroi si tė favorshme pėr pėrgatitjen e njė
kryengritjeje pėr ēlirimin e trojeve tė pushtuara shqiptare. Mė 6
gusht 1914 konsulli austriak Karl, nga Durrėsi njoftonte Ministrinė e
Punėve tė Jashtme nė Vjenė mbi fillimin e aksioneve kundėr pushtuesve
serb nga Hasan Prishtina, Selim Batusha, Bajram Daklani, Qazim Begolli e
Halim Deralla (djali i Mehmet Derallės - Sh.B), tė cilėt kishin me vete
lėndė plasėse dhe municion pėr mauzerėt.(1) Dy
ditė mė vonė (8 gusht) z.Karl pėrsėri njoftonte Vjenėn pėr njė protestė tė
konsullit Serb Gavrilloviq, drejtuar qeverisė shqiptare (tė Durrėsit) pėr
fillimin e pėrgatitjeve tė shqiptarėve kundėr serbėve, tė udhėhequr nga
Hasan Prishtina. Se kjo ēėshtje nė aspektin diplomatik, ishte bėrė tepėr
shqetėsuese pėr Serbinė, kuptohet edhe nga njė njoftim i Ministrisė sė
Jashtme tė Serbisė dėrguar legatės mbretėrore serbe nė Romė, mė 12 gusht
1914. Aty vihet nė dukje veprimtaria e Hasan Prishtinės, Bajram Currit, Isa
Boletinit etj, kundėr politikės shoviniste serbe.(2) Kėto
zhvillime konfirmohen edhe nga
shtypi i kohės.
Cili ishte itinerari i Hasan Prishtinės, pas largimit
nga Durrėsi?
Sipas kujtimeve tė
I.Strazimirit, nga mbarimi i korrikut tė vitit 1914, Hasan Prishtina me nja
150 dibranė e luftėtarė tjerė nga Kosova, ishte nisur nga Durrėsi dhe
fillimisht ndalon nė Peshkopi. Kėtu ai tubon parinė e Dibrės dhe nė bisedė
me ta, thekson se Austro - Hungaria ka sjellė nė Shėngjin armė e municion,
dhe kėrkon qė tė pėrgatitet njė kryengritje kundėr pushtuesve serb. Kjo
kryengritje, sipas Hasan Prishtinės, duhej bėrė sa mė parė dhe pa ndihmėn e
njė shteti tė huaj. Nė tubimin me dibranėt Hasan Prishtina kėrkoi tė
miratohej edhe kjo deklaratė: 1. T“i kėrkohej Serbisė lirimi i tokave
shqiptare, sepse nuk janė tė saj dhe ajo nuk ka tė drejtė dhe as ėshtė e
aftė t“i qeverisė; 2. Nė rast se Serbia nuk pranon t“i lirojė me hir, ndaj
saj do tė pėrdorim forcėn...(3) Prej Dibrės Hasan Prishtina me
bashkėluftėtarėt e tij, kalon nė krahinėn e Lumės. Ato ditė para se tė
arrinte Hasan Prishtina nė Lumė, krerėt e kėsaj krahine nė njė kuvend tė
mbajtur nė Bicaj, kishin vendosur (kanė lidhur besėn) qė tė mos pėrzihen
(tė mbeten asnjėnės) nė zhvillimet politike dhe ushtarake tė kohės. Nė
marrjen e kėtij vendimi kishin ndikuar edhe ngjarjet dramatike tė tetorit -
nėntorit 1913, kur 27 fshatra tė Lumės qenė djegur e shkrumuar, ndėrsa u
vranė e u masakruan edhe qindra lumjanė nga ushtria barbare serbe.
Pėrkundėr kėtij vendimi, Hasan Prishtina gjeti pėrkrahjen te njė pjesė e
krerėve lumjanė si te Hoxhė Mehmeti, Qazim Lika, Sali Spahija, Sulė Elezi,
Xhafer Bislimi, Xhafer Shema, Laēėt e Bardhocit..., por edhe te vet
nėnprefekti i Lumės me seli nė Bicaj Sadik Gostivari. Nė fshatrat e Lumės
ndodheshin edhe dhjetra atdhetarė qė kishin ikur nga Kosova dhe pritnin
momentin pėr t“u kthyer atje. Gjatė kėsaj kohe Hasan Prishtina u strehua nė
shumė familje atdhetare tė Lumės si: nė Kolesjan, nė Kukės, nė Shtiqėn, nė
Bicaj, nė Gjinaj, nė Kalimash, nė Surroj, nė Bardhoc, nė Has etj.(4) Hasan Prishtina pati lėvizur edhe nė Has e nė
Malzi pėr t“i bashkuar malėsorėt e kėsaj zone nė luftė kundėr pushtuesve
serb. Njė gjė tė tillė do ta bėnte edhe Bajram Curri nė Malėsi tė Gjakovės.
Lėvizje pėr ta ndihmuar kryengritjen ka pasur edhe nė krahinėn e Dibrės,
por jo nė pėrmasa tė mėdha.
Mbajtja e kuvendeve
Nė shkurt 1915 me
nismėn e Hasan Prishtinės (i ndihmuar edhe nga krerėt lumjanė dhe
nėnprefekti Sadik Gostivari) nė Lumė u organizuan dy kuvende nė: Bicaj e nė
Kullė tė Lumės. Nė Kuvendin e parė qė u mbajt nė xhaminė e Halil Agės, nė
Bicaj morėn pjesė shumė krerė lumjanė dhe krerė tjerė nga viset e Kosovės,
tė strehuar nė Shqipėri, si: Hasan beg Gizolli, sheh Hasani i sektit rrufai
(Prizren), Ajet e Selim Dervina, Mehmet Konjuhi (Llap), Keri i Sadik
Bardhit, Sadik Gostivari, Mehmet Delia, Isuf Mehaniqi, Rexhep Delia i
Pozheranit etj (5). Nga krerėt e lumės qenė Sulė Elezi dhe
i nipi Xhaferi, Isuf Dina (Bicaj), Mustafė Zyberi (Surroj), Hoxhė Mehmeti e
Xhafer Shema (Shtiqėn) etj, por nuk erdhėn aty Islam Spahija, Cen Daci e
ndonjė tjetėr, sepse i qėndruan besnik besės sė lidhur (nė mbledhjen e
Dheut) pėr tė mos u pėrfshirė nė zhvillimet politike tė kohės. Nė kuvend u
bisedua pėr pėrgatitjet qė duhet bėrė pėr tė sulmuar forcat serbe nė kufi e
pėr tė ēliruar mė pas Prizrenin e vendet tjera nėn pushtim.(6) Pas kėtij kuvendi, Hasan Prishtina pėr tė
hulumtuar situatėn politike dhe ushtarake nė Prizren e rrethinė, atje i
dėrgoi tre lumjanė: Xhafer Shemėn (Shtiqėn), Sinan Hysenin (Shahe) dhe
Rasim Istrefin (Ramhas) (7) tė cilėt gjatė tėrė kohės
propaganduan kundėr regjimit pushtues serb si dhe regrutuan njerėz nė
shėrbim tė ēėshtjes kombėtare. Nė Prizren dhe nė fshatrat pėrreth u
shpėrndanė trakte e thirrje pėr kryengritje, ndėrsa pėr tė penguar
agjenturat serbe u shtua vigjilenca nė krahinėn e Lumės e tė Hasit.(8)
Si u zhvillua beteja nė fshatin Zhur
Pasi u bėnė pėrgatitjet e duhura dhe u
sigurua njė forcė goditėse prej mė shumė se 300 vetėsh (disa burime flasin
pėr 600 vetė) nė kuvendin e dytė tė mbajtur nė Kullė Lumė, u pėrgatit plani
pėr tė sulmuar fillimisht Garnizonin serb tė dislokuar nė fshatin Zhur.
Kryengritėsit shqiptarė tė prirė nga Hasan Prishtina dhe krerėt tjerė:
Hasan beg Gizolli, Ajet e Selim Dervina, Mehmet Konjuhi, Keri i Sadik
Bardhit, Mehmet Delia, Isuf Mehaniqi, Sulė Elezi, Xhafer Bislim Elezi,
Mustafė Zyberi, Isuf Dina, Cen Seda, Januz Kurti, Xhafer Shema etj, nga Kullė
Luma u pėrqėndruan nė fshatrat Bardhoc e Morinė dhe pastaj nė orėt e
hershme tė mėngjesit tė datės 13
shkurt 1915, nėpėr bjeshkėt e kėtij fshati, vazhduan rrugėn pėr nė
Zhur. ( Lexoni:
Historikun e Zhurit) Meqė
luftėtarėt i kishin zėnė tė gjitha shtigjet dhe rugėt qė tė shpienin nė
drejtim tė grykės sė Zhurit, fillimisht grupi i drejtuar nga Hasan
Prishtina i kėputėn telat (lidhjet) telegrafike e telefonike (9) nė malet e Koretnikut. Gjatė kėsaj kohe
nė krahun e djathtė tė shpatit tė malit Koretnik do tė arrijnė edhe
malėsorėt nga fshatrat: Zapod, Belja, Lojme, Nimc tė udhėhequr nga Rasim
Selmani, pėr tė mbėshtetur sulmet qė do tė kryhen kundėr pėrqėndrimit tė
forcave kufitare serbe. (10) Kryengritėsit shqiptar nė
agun e mėngjesit, tė ndihmuar nga mulla Nasuf Hoxha i Zhurit, u futėn nė
fshat dhe pasi e rrethuan garnizonin serb, luftėtarėt u vendosėn nėpėr
llogore - istikame qė i kishin hapur vet forcat serbe. Shenja e fillimit tė
sulmit qe shpėrthimi i njė bombe nga luftėtari Xhemė Voka prej Shtiqėnit.
Komanda serbe e alarmuar nga shpėrthimi, dha urdhėr pėr tė dalur nė
pozicione, mirėpo forcat shqiptare sulmuan furishėm repartet serbe.
Luftimet qenė tė pėrgjakshme dhe pati pėrleshje trup mė trup. Me kryengritėsit,
u bashkuan edhe shumė burra tė Zhurit, Dobrushtit, Shkozės e tė Vėrmicės,
tė cilėt me pushkė e sopata, kosa e thika, sulmuan ushtarėt serb.
Kushtrimin pėr t“ju bashkuar radhėve tė Hasan Prishtinės e dha atdhetari
zhurjan Asllan Rexhė Ademaj i cili nė ato ēaste bėri thirrje: Bini burra,
bini trima, ja sot ja kurrė, ka ardhur koha me e largue shkaun nga vatani!(11) Nė kėtė betejė qė zgjati disa orė rresht
u vranė rreth 100 ushtarė serb, (pėrfshirė kėtu edhe disa oficerė) dhe
repartet e armikut u shpartalluan plotėsisht.(12)
Marshimi
i kryengritėsve nė drejtim tė Prizrenit
Kryengritėsit shqiptar pasi
morėn nėn kontroll Qafėn e Zhurit marshuan nė drejtim tė Prizrenit. Ndonėse
krismat e bombave dhe tė pushkėve kishin alarmuar edhe komandėn qėndrore
serbe nė Prizren, ajo nė drejtim tė Zhurit kishte nisur disa reparte
ushtarake. Ndėrkohė qė forcat kryengritėse shqiptare kishin arritur tek Ura
e Vlashnjės (nė jug tė Prizrenit) ata do tė pėrballen me repartet serbe.
Kryengritėsit shqiptarė duke u pėrqėndruar nė zonėn - Bregu i Drinit -
Vlashnje - Poslisht - Billushė, zhvilluan njė pėrleshje tė pėrgjakshme me
repartet serbe, tė cilat me kėtė rast pėrdorėn edhe artilerinė e rėndė. Nė
kėto pėrleshje nga predhat e topit u vranė: Nebi Latifi e Brahim Jashari
nga Brruti dhe dy burra trima nga fshati Kabash i Prizrenit. Pas njė
qėndrese heroike, forcat shqiptare (nė munges tė municionit) dhe tė ndodhur
pėrballė njė armiku shumfishė mė tė madh nė numėr e tė armatosur me topa e
mitralozė, u detyruan tė tėrhiqen nė drejtim tė Zhurit, pėr tė kaluar
pastaj nėpėr malet e Koretnikut dhe tė Gjalicės nė thellėsi tė krahinės sė
Lumės. Hasan Prishtina pas largimit nga zona e luftimeve, duke e pėrjetuar rėndė
kėtė disfatė do tė deklaronte: Na luftojmė e ndoshta gja nuk gėzojmė
(lirinė), por ata qė vinė mbas nesh kanė me i gjetė shejet tona...(13) Hasan Prishtina me disa luftėtarė nga
fshati Dobrusht kalon Drinin e Bardhė dhe del nė Has, dhe prej kėsaj zone
pas disa ditėsh do tė shkoj nė Shkodėr.
* * *
Pėr Betejėn e Zhurit janė thurur edhe
kėngė popullore. Rapsodi popullor pėr kėtė betejė ka thurur edhe kėto
vargje:
...N“Kull“tė
Lumės jan“bashkue,
diqin
gjem jan“besatue.
Sul“Elezi
foli“i fjalė:
Kush
asht burr“e kush asht gjalė,
shpejt kufinin m“e kalue,
mar-e
Zhurin m“e rrethue,
Hasan
Prishtinėn m“e ndihmue...
Hasan
Prishtina kobec (14)
ish kanė,
Po m“i
prin“mirė kta lumjanė,
Mar“
llagamet i ka rrethue,
Shum-e shkijet i ka damtue.
|
Pėrfundim
Pas
kėsaj kryengritjeje tė pėrgjakshme, banorėt e fshatrave Zhur, Shkozė,
Dobrusht e Vėrmicė, pėr t“i shpėtuar masakrave serbe, u detyruan
tė shpėrngulen dhe u strehuan nė fshatrat e Lumės: Shtiqėn, Nangė,
Bicaj, Gabrricė, Kolesjan etj. Ata qėndruan rreth tre muaj larg shtėpive tė
tyre dhe pikėrisht ditėn e shėngjergjit, mė 6 maj 1915 do tė kthehen nė
shtėpitė e tyre, tė cilat ishin plaēkitura, djegura e shkatėrruar nga
ushtria serbe dhe nga serbėt lokal (sreckalitė), tė ashtuquajtur si raja
serbe e Prizrenit.(15) Pushtuesit serbė,
pėrkundėr vrasjeve e masakrimeve, djegjeve e shkatėrrimeve tė
vendbanimeve shqiptare, ēarmatosjes me dhunė, marrjes peng dhe burgosjeve
tė shumta..., shpėrnguljeve tė mijėra shqiptarėve pėr nė Turqi e gjetk etj,
nuk mundėn ta shuanin dot qėndresėn shqiptare pėr ēlirim e bashkim
kombėtar.
Referencat
1
Shefqet.Hoxha - Luma nė luftrat pėr liri, Tiranė 2002, fq.2658 (cit. Hasan Prishtina -
dokumente, Tiranė 1983 - / dok.50,fq.927)
2 Po aty, /Hasan Prishtina
- Dokumente, Tiranė 1983 - dok. 51, fq. 93; dok. 53, fq. 94 / 96.
3 Sh. Hoxha - Luma
nė luftrat pėr liri, Tiranė 2002, f.266-267 / I.Strazimiri (Kujtime 1910
- 1924) AIH Dosja A - VII-94.
4 Sh.Hoxha -
Portrete e syzime atdhetarėsh, Tiranė 2002, fq.168.
5 Mustafė Mamusha
78 vjeē, Kujtime...Kukės 18.12.1968.
6 Sh.Hoxha - Vepra
e cituar, fq.46./ Sh.Hoxha - Luma nė luftat pėr liri...,fq.270.
7 Kujtime nga plaku
86 vjeē Xhafer Shema nga Shtiqėni, 04.02.1972.
8 Po aty, /
Xheladin Rustemi nga Nanga dhe Xhafer Shema nga Shtiqėni-kujtime
nga ato ngjarje. -Nė janar 1915 ishte kapur spiuni Isa Ēaushi
(Kuqoshi) qė punonte pėr Serbinė dhe varet nė Bicaj. Sipas
njė njoftimi nė revistėn Pėrparimi nr.4/1916, Isa ishte prizrenas
i cili ia kishte shitur shpirtin Serbisė.
9 Xh.Shala -
Marrėdhėniet Shqiptaro-serbe 1912-1918, Prishtinė 1990,fq.240/241.
10 Q.Mataj - Hoxhė
Mehmeti 1867-1927, Kukės 2002,fq.132.
11 Ibish Avdi
Rizanaj, Kujtime nė dorėshkrim, Zhur gusht 1992.
12 Nga kjo betejė e
pėrgjakshme nė Zhur kanė shpėtuar 3 oficerė dhe disa
ushtarė serb, tė cilėt u strehuan nė shtėpinė Hysen Aga Hoxhės,
njėri nga njerėzit lojal tė pushtuesve serb..
13 Kujtime nga
Mustafė Mamusha, 78 vjeē, Kukės 18.12.1968./ Sh.Hoxha-Luma nė luftrat pėr
liri..., fq.275.)
14 Skifter
15 Sipas dėshmive tė
plakut Ibish Avdia nga fshati Zhur, pėr kthimin e banorėve tė Zhurit dhe
fshatrave tjerė, ndėrmjetėsuan agallarėt, qė bashkėpunonin asokohe me
pushtetin ushtarak serb, si: Hysen Aga nga Zhuri, Durmish Aga nga
Vėrmica, Bislim Kadria, Sherif Aga Bajrami nga Gjinovci, Haxhi Selimi dhe
Jahja Aga nga Prizreni etj. Kėta agallarė nė qendėr tė Zhurit,
banorėve tė kthyer ju deklaruan se ju ka fal krali i Serbisė!!. Tė
nesėrmen e asaj ditė (herėt nė mėngjesė) pasi e kishte falur namazin e
sabahit , nė tė dalė nga Xhamia, xhandarmėria serbe e arreston
atdhetarin Asllan Rexhė Ademajn, i cili s“do tė kthehet kurrė mė nė
shtėpinė e tij (humbet pa shej pa dok).
|
( Shkurt
2011 )
|