Nė 568 vjetorin e Kuvendit tė Lezhės dhe krijimit tė Besėlidhjes
Shqiptare ( 2 mars 1444 ) |
ROLI HISTORIK I
KUVENDIT TĖ LEZHĖS ( 2 MARS 1444 )
Kryengritja e pėrgjithshme e vitit 1443, (qė mori pėrmasa
ēliruese me kthimin e Heroit tonė Kombėtar Gjergj Kastriot - Skėndereut nė Krujė - mė 28 Nėntor 1443), dhe ngritja e Flamurit tonė Kombėtar nė kėtė qytet,
ishin fitoret mė tė mėdha
historike qė duheshin mbrojtur me ēdo ēmim.
Zhvillimet e deriatėhershme
luftarake - nė arealin e Arbėrit dhe mė gjerė
nė Ballkan, ishin treguesit e qartė se, Perandorisė Osmane (fuqisė mė tė
madhe ushtarake tė kohės), nuk
mund t`i bėhej ballė pa kapėrcyer
copėtimin politik tė vendit nė
njė varg feudesh tė pavarura
dhe pa krijuar njė bazė
tė fortė organizative e tė qėndrueshme, e cila do tė bashkėrendonte fuqinė mendore - njerėzore, ushtarake e ekonomike tė vendit. Pėr zgjidhjen
e kėtyre pengesave, si hap tė
parė e tė rėndėsishėm Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu mori nismėn pėr
mbajtjen e njė kuvendi gjithėpėrfshirės, ku do tė merrnin
pjesė krerėt e principatave tė pavarura qė sundonin
gjithandej vendit tonė. Pėr kėtė
qėllim, ai fillimisht zhvilloi takime vetjake, si rrjedhojė e tė cilave u vendos
qė tė mbahej
nė Lezhė njė Kuvend i Besėlidhjes. Lezha kishte njė pozicion
gjeografik shumė tė favorshėm pėr mbajtjen e Kuvendit, pėr faktin sepse ajo ndodhej nė
afėrsi me zotėrimet e pjesėmarrėsve kryesorė tė Kuvendit,
dhe pėr mė tepėr ishte
e veēuar nga zotėrimet e tjera tė Venedikut si dhe kishte
lidhje tė ngushta ekonomike me viset e ēliruara
arbėrfore, veēanėrisht me ato tė
Kastriotėve. Prandaj, jo rastėsisht Kuvendi i Besėlidhjes u mbajt nė qytetin
e Lezhės - mė 2 mars 1444 nė Katedralen e Shėn Kollit, ku sot
gjendet dhe memoriali i Gjergj Kastriot - Skėnderbeut. Nė kėtė Kuvend morėn
pjesė: Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, Gjergj Arianiti, Andre Topia (bashkė me dy djemtė,
Kominin e Muzakėn dhe tė nipin
Tanushin), Gjergj Stres Balsha, Nikollė e Pal Dukagjini, Pjetėr Spani (bashkė me katėr djemtė,
Aleksin, Bozhidarin, Vruon dhe Mirkon), Lekė Zaharia, Teodor Muzaka i Riu (dhe pjesėtarė
tė tjerė tė kėsaj familjeje),
Zahari Gropa, Lekė Dushmani bashkė me Pjetrin
e fisnikė tė tjerė fqinjė me ta, Stefan Gjurashi (Cėrnojeviēi bashkė me bijtė
e tij, Gjergjin e Gjonin) etj. Pikėrisht, realizimi i bashkimit tė tė gjithė
princėrve arbėrorė (shqiptarė), nė njė kuvend tė
pėrbashkėt nga ana e Skėnderbeut, pėrbėnte idenė mė madhore historike
tė tij, dhe ky Unitet
si i tillė ishte shembull i veēantė se, si bėhet bashkimi i principatave tė vogla e tė copėtuar
feudale, gjė qė nuk ishte realizuar
as nė vendet mė tė mėdha
tė Evropės. (Sa pėr ilustrim: Gjermania u bashkua gjatė shekullit tė XIX nė kohėn
e Bismarkut, ashtu sikurse edhe Italia ėshtė bashkuar nė shekullin e XIX nė kohėn e Garibaldit)
Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu nė Kuvend, mbajti
fjalėn kryesore dhe aty u ndalė
veēanėrsisht nė domosdoshmėrinė dhe rėndėsinė e bashkimit politik tė tė gjitha
princėrve dhe fisnikėve tjerė arberorė (shqiptarė). Nė vijim, pjesėmarrėsit
diskutuan format e bashkėpunimit dhe rrugėt pėr realizimin
e bashkimit politik tė tyre, nė
themel tė tė cilit vunė
institucionin mė tė rėndėsishėm kombėtar, atė tė BESĖS. Ata, me kėtė rast institucionalizuan Kuvendin si forumin
mė tė lartė
vendimmarrės tė princėrve-fisnikėve arbėrorė - shqiptarė, dhe ky Kuvend sublimoj
formėn e njė besėlidhjeje politike, ndėrmjet drejtuesve tė zotėrimeve tė lira dhe
fisnikėve tė tjerė tė vendit,
qė u njoh me emrin Besėlidhja
Shqiptare e Lezhės. Nė kėtė Kuvend,
u vendos krijimi i ushtrisė sė pėrbashkėt
dhe pėr udhėheqės tė Besėlidhjes dhe Komandant tė Pėrgjithshėm tė ushtrisė arbėrore, unanimisht u zgjodh Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu. Qė prej kėtij bashkimi
udhėheqėsi ynė legjendar rriti rezistencėn e ushtrisė sė tij dhe
pėr 25 vjet rresht drejtoi luftėn ēlirimtare kundėr sundimit osman. Si pėrfundim. Kuvendi i Lezhės dhe shembulli heroik i Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, ishin dhe mbetėn
burim frymėzimi pėr tė gjithė
brezat e ardhshėm
( Pėrgatiti:
Sheradin Berisha, Moderator i www.pashtriku.org
, 01. 03. 2012 ) |
© Pashtriku.org, Mars'2012 |