Njė zbulim i ri nė Kalanė e
Tiranės Mansium-i Romak dhe Castrum-i Bizantin nė selinė e Pashallėkut tė Tiranės ·
Pas zbulimit tė parė tronditės tė 2001-shit, tė njė kulle katrore me
dimensione 12m x 12 m, e cila pasi u dokumentua u
rivarros nėn shtresėn e asfaltit, njė tjetėr zbulim mbresėlėnės ėshtė bėrė nė
Kalanė e Tyrhanės (Tyrcanos): njė kullė rrethore nė kėndin veri-lindor tė
kėshtjellės, gjė qė siguron pėrfundimisht shkencetarėt se kemi tė bėjmė me
njė kėshtjellė perandorake justiniane. Shkruan: Artan
Shkreli, Tiranė, Prill 2008 Zot na ruaj prej ēifutėve tė Selanikut, prej
turqve tė Egribosit, prej grekėve tė Athinės dhe prej shqiptarėve tė
Tiranės!, thotė njė proverb turk. Askush sdi tė thotė as sot e as nė
qindvjetėshin e nėntėmbėdhjetė - kur regjistrohet ky proverb - se ērrethana
i ngucėn turqit tė shpreheshin kėsisoj. Ka gjasa qė kjo thėnie ta ketė
zanafillėn nė periudhėn e turbullt tė Pashallėqeve, atėhere kur Shqipėria e
Mesme nė pėrgjithėsi, dhe sidomos Tirana, u pėrfshinė nė vorbulla luftimesh
tė acaruara, ku vlonte njė zjarr i ēuditshėm, i cili del se ndizej edhe mė
fort pas ēdo ndėrhyrjeje tė pushtetit sulltanor.
As Stambolli e as tė dėrguarit nuk mbėrrinin ti kuptonin grindjet e
feudalėve tė vegjėl, por idhnakė, sherre tė cilat flakėruan fort kur Ahmet
Kurt Pasha i Beratit rrethoi Tiranėn nė vitin 1780. Tė habit fakti qė ndėr
historianė ka lėshuar rrėnjė bindja e gabuar se qyteti fushor nuk kishte
kėshtjellė asokohe. Ėshtė marrì kjo hamendje, pasi Ibrahim Bargjinolli
nuk mund tė mbrohej nga ushtria e vuxhudshme e Kurt Pashės duke u mbrojtur
pas shtėpive tė qerpiēit. Me siguri kėshtjella e vjetėr, ndonėse e mballosur
vende-vende e thuajse firomėzėnė nga pirgu i shtėpive rreth saj, i motivonte
radhėt e tiranasve nė qėndresat e mbrame qė tė shtrėngoheshin prapėseprapė nė
po atė fortifikim. Nė fakt, mė tepėr se kėshtjellė nė kuptimin klasik tė
fjalės, pėr shqiptarėt ajo pėrfaqėsonte sarajin, i cili mė sė shumti nuk
ish gjėsend-tjetėr veēse pallati i sundimtarit apo guvernatorit, i rrethuar
me mure mbrojtėse. Andaj do tė ketė lindur edhe ngatėrrimi i gjithėhershėm i
kėshtjelles sė qytetit me sarajin apo pallatin.
Pėrsa nuk ta mbush syrin, Kalaja e Tiranės rrok njė sipėrfaqe mė tė
madhe se ajo e Petrelės, ēka se kjo e dyta ėshtė pėrshkruar imtėsisht falė
vendndodhjes sė saj tė pambėrritshme dhe ngulimit-ēelės qė zė nė rrugė tė
Qafė-Krrabės - degėzim fort i rrahur i rrugės Egnatia. Pėr tė qenė tė saktė
duhet tė themi se tė dhėnat pėr Petralba-n/Petrelėn fillojnė tė bjerren me
vendosen e Pax Turcica-s, kur ushtritė e huaja nuk lėvrijnė mė aq shumė nėpėr
Shqipėri - sakur nė periudhėn osmane, nė Shqipėrine e Mesme, zėnė e shfaqen
si tė rėndėsishme edhe fortifikimet kodrinore, si Preza, Ishmi apo Ndroqi, e
madje edhe ato fushore si Elbasani, Peqini e Tirana.
Ashtu si kalaja e Elbasanit (me profil mirėfilli osman) u ngrit
saktėsisht mbi rrėnojat e Skampinit tė lashtė e tė braktisur prej shekujsh,
edhe ajo e Tiranės duhet tė ketė pasur tė njėjtėn ecuri. Ringritja e saj e
ngadaltė, por e vazhdueshme shpesh u ka shpėtuar kronistėve, pasi silueta e
saj nuk shfaqej dhe aq si fortesė e mėvetėsishme, se si pallat i rrethuar mu nė
mes tė qytetit. Sot njė gjė ėshtė krejt e qartė, siē arsyeton edhe Hahn-i,
Tirana trashėgoi emrin historik tė qendrės sė banuar, e cila ka qenė
kurdoherė po aty pėrgjate shekujve, duke u luhatur brenda sinorėve tė kėsaj
hapesire qė zė dhe sot. Pa i hyrė hamendjeve pėr etimonin toponimik, nė ky i
fundit ka zanafillė kadme, etruske, thrake apo ilire (per secilin variant ka
argumente pro e kundėr), Barleti vėren se emri ka qenė i pėrdorur gjerėsisht
nė zonė. Pos asaj qė e emėrton Tiranė ė madhe (Tyranna Major - Tirana e
sotme), ai zė ngoje edhe Tiranėn e vogėl (Tyranna Minor - pranė Krujės),
cekasė tė cilėn Hahn-i e pėrdor si argumentpro tezės se ky toponim ka
prejardhje vendase. Rėndėsia e qendrės natyrisht ka qenė mė e madhe para
sundimit osman, aq sa tė shėrbente si mbiemėr, pasi njė shekull e gjysmė para
Marin Barletit, nė vitin 1372, nė dokumente venedike na shfaqen akte noterėsh
qė flasin pėrdy marinarė tiranas: Vilin dhe Leonin (Villino da Tyranna dhe
Leo da Tyranna - marinarios). Castrum Romako-Bizantin
Pėr kohėrat pararomake tė Tiranės nuk dalin tė dhėna eksplicite,
pėrpos faktit se zona ka pasur njė zhvillim tė mirė ekonomik. Nė lashtėsi,
vendbanimi Tyrkanos/Tirhan-ės shtrihej pranė vendit tė quajtur Kroji i
Shinjinit, aty ku deri vonė ka qenė Fusha e Aviacionit. Sikundėr edhe pėr
qendra tė tjera tė antikitetit, kjo vendndodhje gjendej pranė lumenjve apo
burimeve tė ujit, e nė rastin konkret nė zonėn qė shtrihej ndėrmjet shtratit
tė lumit tė Rigllates (sot, Lumi i Tiranes) dhe pėrroit tė Lanės. Gjurma mė e
dukshme e kėtij vendbanimi ėshtė rrėnoja e kishės paleokristiane tė Shėn
Gjin/Gjon Pagėzorit - e njohur kryesisht per mozaikun e saj - ndėrtuar nė
kohėra paleokristiane dhe shndėrruar nė kishėz nė kohėn kur sundoi Kostandini
i Madh. Sot aty ende mund tė kėqyret njė mjedis nėntokėsor, por me funksion
tė papėrcaktuar mirė. Stelat madhėshtore tė periudhės romake, tė gjetura nė
zonė e tė ekspozuara po aty, dėftojne pėr praninė e njė nekropoli tė pasur
(ende tė pazbuluar), e pėr rrjedhim dėshmojnė sakaq se ky vend ka qenė
vijimisht i rėndėsishėm. Nė fakt thesaret e gjetura me monedha ilire dhe
denarė romakė pranė Pallatit te Brigadave, qė datohen nė kapercyell tė Erės
sė Vjeter me atė tė Re, jane tregues i begatisė sė Tiranės, duhet tė ketė
pasur qė nė kohėt romake njė qendėr pėr administratėn, qendėr kjo e vendosur
brenda nė njė castrum - fortifikim fushor.
Kjo hamendje, nga hipotezė po shnderrohet dora-dorės nė pohim shkencor
qysh prej vitit 2001, kohė kur u bėne gėrmime sporadike tė mureve tė kalase
mesjetare tė qytetit. Gjatė restaurimit tė njerės prej portave osmane tė
kalasė u zbuluan struktura shumė tė vjetra muresh, me zhvillime planimetrike
te ndėrlikuara, por edhe njė kullė e pazakontė me trashėsi muresh 3m dhe me
dimensione 12.00 x 12.00 m. Ndonėse atėherė sondazhet vazhduan gjer nė
thellėsinė 2.90 m nėn nivelin e asfaltit, nuk u gjet dot fundi i tabanit tė
themelit, pasi ai ndodhej mė nė thellėsi tė tokės sė butė argjilore .
Kėshtu, nė verė tė vitit 2001, u zbulua se muret e castrum-it
zgjatoheshin drejt Akademisė sė Shkencave. Zbulimi i gjurmėve tė mureve prej
guri, tė ruajtura pėr mrekulli nėn tokė, ish diēka emocionuese. Ato kalonin
para shtatores sė Fan Nolit ku ktheheshin me 90º nė drejtim tė Lanės
duke vijuar pėrpara Parlamentit tė sotėm dhe duke u kthyer sėrish te SHQUP-i,
sipas njė aksi paralel me murin ku mbėshtetet sot Kinema Millennium. Kėsisoj
shfaqej forma tipike e njė castrum-i romak, tė orientuar veri-jug dhe
lindje-perėndim, sipas parimit cardo et decumanus. Ka gjasė qė bazat e kėtij
castrumi tė jenė hedhur gjatė periudhės sė Luftes Civile Romake, kur zona u
mėsy nga legjionet e Qezarit, qė mbante tė ngujuar nė Petra/Shkėmbin e
Kavajės ushtrinė e Pompeut. Dihet se Qezari u kujdes ti mbyllte ēdo ndihmė
Pompeut nga Maqedonia nėpėrmjet rrugės sė Qaf-Krrabės dhe mund tė hamendet se
ai ndėrtoi me kast edhe njė fortifikim pėr garnizonin e tij tė kontrollit
rrugor. E nė kėtė rast do kishim tė bėnim me njė mansium. Historiani
K. Frashėri mendon se pėr ti rritur fuqinė mbrojtėse kėsaj kėshtjelle
fushore, ajo duhet tė ish e qarkuar me ujėrat e pėrroit tė pashterrshėm tė
Lanės, nėpėrmjet njė kanali tė posaēėm teknikė efikase pėr kohėn, nė
mbrojtjen e kalave fushore. Njė gjė e tillė ėshtė zbuluar tė jetė bėrė edhe
me kalanė e Skampinium/Elbansan, e cila ka qenė e rrethuar nga njė kanal qė
furnizohej prej ujėrave tė pėrroit tė Zaranikės. Pas kėsaj castrum-i duhet ta ketė
humbur rėndėsinė e tij, pasi Pax Romana vendosi qetėsinė shekullore nė trevė.
Romės nuk i interesonte krijimi i njė qyteti tė madh nė Tyrhan, ngaqė ky
funksion pėrmbushej nga Dyrrahu fqinj; ajo ish e interesuar vetėm tė
konsolidonte qendrėn rurale, qė administronte mbarėvajtjen e punėve bujqėsore
si dhe tė mirėmbante mansium-in/stacionin rrugor qė kontrollonte degėzimin
pėr Qafė-Krrabe tė rrugės Egnatia. Ndaj dhe kjo kėshtjellė do tė pėrmendej
vetėm gjashtė shekuj mė pas, ahere kur Roma kishte rėnė dhe Bizanti ndodhej
nėn trysninė e dyndjeve barbare. Vendbanimi, tashmė i tkurrur pėr shkak tė
pretimeve gjermane, vijoi qė prej shekullit tė VI tė mbetej rrotull
kėshtjellės gjysmė tė rrėnuar (e cila ende sot gjendet nė zemėr tė qytetit). Por
kėtė fortifikim nė fakt do ta rindėrtonte perandori Justinian, nė kuadėr tė
luftės Bizanto-Gote, pėr tė penguar mbėrritjen nė Durrės tė Ostrogoteve tė
udhėhequr nga Totila, tė cilėt pritej tė kalonin sikurse ndodhi - nga
Qaf-Krraba. Pėrfundimi i rindėrtimit tė saj dokumentohet nė vitin vit 544 nga
kronisti i Justinianit, Prokopi i Qezaresė, nė librin e tij tė famshėm De
Aedificiis; aty nė listėn e kėshtjellave tė Epirit tė Ri ai pėrmėnd edhe
Tirhan-ėn Duke qenė e vendosur nė njė pellg
aluvional, pjesa mė e lashtė e kėshtjellės mbetet sot thellė nėn tokė dhe
prej saj aktualisht mund tė admirohet vetėm njė pjesė e mureve rrethuese tė
Kullės sė Gjatė. Nėn Perandorinė e Bizantit, castrum-i i Tiranės pėsoi tė
njėjtin fat mizor me atė tė simotrės sė tij, Skampinit. Ajo thuajse u
shkatėrrua krejt nga barbarėt , ndaj bizantinėt nuk
e pėrdorėn mė pėr qėllime strategjike, por vetem si fortifikim tė vogėl garnizoni.
Anonimi i Tivarit, saku edhe Barleti, i
mėshojnė faktit se Gjergj Kastrioti ndalej e drekonte nė Tiranė, teksa
udhakonte prej Kruje nė Petrelė e anasjelltas, apo dhe kur dilte pėr gjah nė
pyjet e pasura tė Tyranna Major. Duket se mansium-i i dikurshėm, ndonėse
gjysėm i rrėnuar, i Konstatimi Aleksandėr Meksi: Tė vazhdojnė gėrmimet Nė pozicionin e njė arkitekti dhe
restauratori, Aleksandėr Meksi mendon se u duhet dhėnė kohė specialistėve tė
nxjerrin rezultatet e sakta. Pas njė vėzhgimi tė bėrė dje pranė mureve tė
kalasė sė Tiranės, tė zbuluara pranė godinės sė Akademisė sė Shkencave, Meksi
thotė se ėshtė i nevojshėm akordimi i njė fondi qė do tė mundėsojnė
arkeologėt dhe specialistėt e monumenteve ta ēojnė punėn deri nė fund. Ėshtė
e nevojshme tė gėrmohet, nė mėnyrė qė tė kemi tė qartė se me ēfarė kemi tė
bėjmė. Vetėm atėherė specialistėt mund tė diskutojnė dhe tė dalin nė
pėrfundime tė sakta pėr kohėn dhe planimetrinė e objektit. Studimet
transmetojnė rėndėsinė e asaj qė zbulohet, - thotė Meksi. Sipas tij
momentalisht tė gjitha diskutimet nga ane urbanistėve, pėr vijueshmėrinė e
rrugės dhe tė specialistėve tė monumenteve, janė tė pambėshtetura mirė. Nuk
mendon se gėrmimet nė anėn e rrugės mund tė nxjerrin nė dritė objekte tė
tjera, sepse sipas tij struktura e kėshtjellave ka qenė e tillė, qė pėrtej
mureve nuk kishte ndėrtesa tė tjera, por vazhdimi i punės do tė krijonte njė
situatė mė tė qartė si pėr specialistėt e monumenteve, ashtu edhe pėr
urbanistėt, tė cilėve do tu duhet tė rishikojnė projektin e rrugės. Nuk ėshtė
pėr pezullimin e punėve nė atė zonė, pasi ajo arterie rrugore qė kalon aty
ėshtė planifikuar shumė herėt dhe ėshtė e rėndėsishme pėr qytetin, po duhet
vepruar nė mėnyrė tė tillė, qė qoftė tani, apo edhe mė vonė arkeologėt tė
mund tė vazhdojnė punėn e tyre. Nuk duhet vepruar si nė rastin e kabllove
elektrike, tė cilat janė betonuar. Kjo do ta varroste pėrfundimisht atė ēka
fshihet nėn tokė, - thotė Meksi, specialist nė fushėn e arkitekturės pas
bizantine. Ai e pranon se ėshtė e vėshtirė ti ruash objekte tė tilla, por duhen
ndjekur eksperiencat e pėrdorura nė vende tė ndryshme tė botės qė janė
gjendur pėrballė dilemave tė zhvillimit dhe tė ruajtjes sė trashėgimisė.
Ėshtė i sigurtė se do tė gjendet njė zgjidhje. |