T“i njohim figurat e shquara kombėtare
Rifat Galica- luftėtar i
shquar i Lėvizjes pėr Ēlirim e Bashkim Kombėtar
Shkruan: Prof.
Bedri TAHIRI
Prishtinė,
27. 07. 2008
· Dėgjo
kėngė pėr luftėn e Azem Galicės
Lufta e Drenicės, e udhėhequr nga tribuni
popullor, Shaban Palluzha dhe strategu Mehmet Gradica, ėshtė njė kaptinė e
veēantė e historisė sonė tė lavdishme, e cila, edhe pse ėshtė trajtuar nga
shumė historianė e studiues, ende lė pėr tė dėshiruar. Ajo qe e rrufeshme, e
pėrgjakshme dhe shumė kompleksive, andaj pasqyrimi i saj real, gati-gati
bėhet i pamundshėm. Pjesėmarrja aq masive e njerėzve nė tė, jep mundėsi pėr
vėshtrime nga kėnde tė ndryshme tė saj. Secili luftėtar i atyre betejave,
paraqet histori nė vete. I tillė, pa dyshim, ėshtė edhe trimi, udhėheqėsi dhs
strategu i shquar i Lėvizjes pėr Ēlirim e Bashkim Kombėtar, Rifat Hyseni-
Galica ( 1900- 1945).
Qė nga fėmijėria bashkėjetoi me armėn
Vendlindja e Rifat Hysen-Galicės
me kohė ishte bėrė vatėr e rezistencės kundėr pushtuesve tė ndryshėm. Galica
qe shndėrruar nė njė kėshtjellė tė pamposhtur lirie dhe u bėnte karshillėk
perandorive qė pėr ēdo ditė shkelnin e robėronin shtete e popuj. Tashmė, Azem
Galica me Nusen e Maleve- Shotė Galicėn, kishin formuar Ēetėn e tyre
kreshnike, e cila shpejt arrin tė bėhet Nėna e Ēetave dhe kryesonte gjithė
Lėvizjen Kaēake nė Kosovė, e qė nė gjiun e vet kishte grumbulluar mbi dhjetė
mijė luftėtarė nga tė gjitha trojet shqiptare.
Njė natė pa hėnė, tė vjeshtės
sė vonė tė vitit 1900, tri krisma pushke trazuan heshtjen memece qė kishte
kapluar Galicėn. Ato lajmėronin ardhjen nė kėtė botė tė djaloshit qė do ta
pagėzojnė me emrin Rifat. Prindėrit e tij, Hyseni dhe Azizja (ishte motra e
trimit tė njohur tė Lėvizjes Kaēake, Lec Gradica) patėn gjashtė fėmijė; tre
djem: Feratin, Ahmatin e Rifatin dhe
tri vajza: Dinoren, Sofijen dhe Bahtijen.Fėmijėria dhe rinia e djalit tė tyre
tė vogėl, Rifatit, qenė tė njėjta me ato tė moshatarėve bashkėvendas. Qė nė
djep u nanuris me krisma armėsh, andaj shpirti i tij njomėzak brumosej me
ndjenjėn e pastėr tė atdhedashurisė. Bashkė me vallanė mė tė madh, Ahmatin,
pėrjetuan dhe mbijetuan Epopenė e lavdishme tė Arbėrisė sė Vogėl, tė
kryetrimit drenicas Azem Bejtė Galica, qė u zhvillua mė 15 korrik 1924. Ata,
bashkė me galicasit qė pėrballuan atė golgotė tmerruese, po atė ditė, para mė
tė dashurėve tė tyre, tė pushkatuar pamėshirshėm nėpėr pragjet e shtėpive nga
barbarie serbe, u betuan se kurrė nuk do tė pajtohen me robėrinė dhe se
pėrherė do tė jenė nė ballė tė luftėrave dhe pėrpjekjeve pėr liri e bashkim
kombėtar. Gjatė viteve 1941- 44, pėrreth Kosovės vepronin banda tė shumta
ēetnikėsh. Nė afėrsi tė Mitrovicės vepronte divizioni Ēetnik i Ibrit, nėn
komanden e Zhika Markoviqit. Mė 15 nėntor 1941 ata provuan pėr tė depėrtuar
edhe nė Kosovė. Mirėpo populli ynė, me kohė kishte formuar grupe tė mėdha luftėtarėsh
vullnetarė dhe suksesshėm iu kundėrvue sė keqės.
Nė tė vėrtetė, tri ditė pasi
Gjermania dhe Italia sulmuan Jugosllavinė monarkiste, pra mė 9 prill 1941,
Paria dhe intelektualėt e njohur tė Drenicės dhe tė viseve tė tjera
shqiptare, duke parandjerė rrezikun qė u kanosej nga kėto banda shfrenuese,
thirren Kuvendin e Palluzhės, i cili u mbajt nė Kullėn trikatėshe tė Shaban
Palluzhės. Nė Kuvend morėn pjesė 112 delegatė, tė cilėt morėn vendime tė
rėndėsishme. Aty u formua edhe Shtabi Luftarak, nė krye tė tė cilit u emėrua
Shaban Palluzha. Qė punėt tė shkonin edhe mė mirė, u formuan edhe Shtabet
Regjionale. Kėshtu, Shtabi numėr 5, pėr Galicė, Ashlan e Dubovc kishte kėtė
strukturė komanduese: Ahmat Galica, Hazir Gjaka, Sefer Dubovci, nėn udhėheqjen
e Rifat Galicės (Azem Hajdini-Xani, Lufta e Artakollit, Prellocit,
Skėnderajt
Prishtinė, 2006, f. 28-38). Edhe nė kėtė vazhdė Galica qe
prijetare. Burrat e saj, ndėr tė parėt, rrokėn armėt e lirisė dhe i dolėn zot
atdheut. Ata, nėn udhėheqjen e Ahmat e Rifat Galicės, qė nė betejėn e parė,
qė u zhvillua pėrreth fshatrave Druar, Beēuk, Mihaliq, Strofc, Bivolak e
Zhilivodė, u vajtėn nė ndihmė artakollasve pėr ti zbrapsur ēetnikėt dhe
treguan heroizėm tė vėrtetė. Tė mos harrojmė se Artakollin e patėn shpėtuar
Mehmet Gradica e Shaban Palluzha me trimat e Drenicės. Kur luftėtarėt e
Artakollit, tė prirė nga Fejzullah Sraraēi e Sadri Klinaku, kėrkuan ndihmė nė
Drenicė, tė parėt qė shkuan atje ishin trimat e Njėsitit ushtarak
SHQIPONJA, nėn komandėn e Zukė Xanit dhe Rifat Galicės...
Nė kuadėr tė Njėsitit
ushtarak SHQIPONJA, i cili numėron 1.000 luftėtarė, tash pėr tash formohen
5 Njėsi elite- bataloione:
1. Batalioni I- komandant Halil Bajraktari
nga Llausha,
2. Batalioni II- komandant Isa Zymberi nga Prekazi,
3. Batalioni III- komandant Zukė Xani nga Palaci,
4. Batalioni IV- komandant Rifat Galica nga Galica dhe
5. Batalioni V- komandant Istref Tema nga Dobrasheci.(Azem Hajdini Xani: Po
aty, f. 69).
Atė ditė, mė 10 prill 1941, aq
shumė kishin luftuar tė dy vėllezėrit nga Galica, saqė daja i tyre, trimi
Mehmet Gradica, nuk ishte duruar pa u thėnė nė sy tė tė gjithėve: U lumtė
pushka, o Ahmat e Rifat Galica!
Me tė hyrė gjermanėt nė Kosovė, shqiptarėt u organizuan dhe filluan tė
vendosnin administrimin e vet sundues. Kėshtu, edhe kjo punė sė pari nisi nė
Drenicė, mė 15 prill 1941, kur u sulmua stacioni i xhandarmėrisė nė Prellofc,
tė cilin e udhėhiqte Krsta Qollakoviqi. Para se tė fillojė sulmi, Shtabi
luftarak i Drenicės, i kryesuar nga Shaban Palluzha, kishte hartuar planin e
detajizuar operativ tė luftės me sa vijon:
a) Njėsitė ushtarake, nėn komandėn
e Rifat Galicės, Sefer Shabanit dhe Ahmat Galicės, tė rreshtohen nė frontin
nė veri tė stacionit tė xhandarmėrisė nė Prellovc;
b) Njėsitė ushtarake, nėn komandėn e Zukė Xanit e Ajet Rexhepit tė
pozicionohen nė krahun e djadhtė tė forcave ushtarake tė Rifat Galicės;
c) Njėsitet luftarake, nėn komandėn e Nurė Mehmetit, Ramadan Sejdisė, Rexhep
Shabanit dhe Riza Krasaliqit, tė rreshtohen pėrballė stacionit tė
xhandarmėrisė dhe objekteve tė tjera, ku forcat e armikut ishin fortifikuar
dhe tė sulmohen nga ky pozicion (Azem Hajdini- Xani: Po aty, f. 108).
Sulmi qe i suksesshėm, me ērast
vritėn njėzet e tre xhandarė serbė e disa kolonė tė armatosur. Nga tanėt u
vra Dan Prellofci (Ramadan Sejdiu) dhe u plagos Ahmat Galica Galicasit
vazhduan edhe mė tutje. Grupe-grupe vajtėn edhe nė luftėrat e Kolashinit,
Sangjakut, Pazarit tė Ri e deri te Rashka. Njė kohė tė gjatė qėndruan nė
katundin Ēifllak. Atje u dalluan si luftėtarė: Ahmat e Rifat Galica, Halit
Syla, Vesel Galica, Hasan Sinani, Zenel Neziri, Tahir Shabani, Hajrullah
Haziri, Jahush e Zenel Haxha, Milazim Osmani, Tafil Islami, Vesel Ferizi,
Vesel Ujkani, Sahit Syla, Hashim Bahtiri, Ukshin Halili, Halil Alia, Hajriz
Syla, Brahim Ferizi, Murat Velia, Hamzė Zena, Ajet Kamberi etj. Prej tyre,
atje ra dėshmor Halit Syla. Betejėn mė
tė pėrgjakshme, por edhe mė tė rėndėsishmen ata e zhvilluan pėr ta marrė
manastirin e Gjorgjevi Stubės. Ah, ēluftė qė ishte ajo! Askujt nuk ia merrte
mendja tė mėsynte drejt asaj kodre tė mallkuar, qė mbrohej me kokė e me
shpirt. Prej saj varej edhe fati i Pazarit tė Ri, andaj ruhej e stėrforcuar.
Trimat e Galicės, me pak fishekė, por me zemėrgraniti, e tė udhėhequr nga strategu
e trimi sypatrembur, Ahmat Galica, ia dolėn mbanė.
- Rrofshi o trimat e Galicės se
gjithmonė jeni kanė e keni me kanė!- u kishte thėnė Shaban Palluzha, kur,
vullnetarisht, pranuan ta merrnin atė vijė tė frontit.
Vėrtet qe njė aksion shumė i vėshtirė.
Para se tė kalohej tek kodra, ku ishin pozicionuar barbarėt serboēetnikė,
duhej kapėrcyer nėpėr njė fushė, e cila lavrohej nga predhat e armikut. Kur
arriti Ahmati nė kodėr, nė njė istikam rrethuar me gurė, ende qėndronte njė
kryeēetnik, i cili nė kondakun e pushkamitralozit e kishte gdhendur fjalinė:
Jetėn e jap e nuk dorėzohem! Ahmati iu hodh sipri dhe ia hoqi kokėn (atė e
solli nė qytet dhe tė gjithė u lemėritėn), por edhe vetė mori njė plagė.
Vendėsit qanin nga gėzimi dhe i pėrqafonin pėrmallshėm shpėtimtarėt,-
rrėfejnė pjesėmarrėsit e asaj beteje.
Ah, ētrim qė ishte Ahmat Galica! Ishte martuar me Zelihen, bijė e gjakut tė
Sherif Tėrstenės, me tė cilėn pati vetėm njė vajzė, Azizėn. Kėtė trim
sypatrembur e gjeje kudo nėpėr beteja. Me trupin e lidhur deng, ishte
kreshnik fare. Edhe tė tjerėt qė i shkonin pas e harronin frikėn. Pushkėn e
kishte djalė e shkuar djalit. Nuk e ndau nga vetja deri nė momentin e rėnies,
njė tė shtunė, tė vitit 1942, nė Klysyrėn e Manovit, gjatė njė duel me
kapitenin serb, i cili sorollatej kėndejpari, herė- herė edhe me plisin e
bardhė shqiptar nė kokė... Prej
luftėtarėve tė Drenicės heroizėm tė madh kanė treguar Ahmat e Rifat Galica.
Kurrė nuk harrohet momenti kur ndahej municioni. Rifat Galicės i thanė ty nuk
tė takon municion, atė duhet ta kėrkosh pėrmes Bajraktarit tė Shtuticės. Ai u
nervozua dhe e mori pa i pyetur hiē, duke u thėnė:Unė nuk jam bajraktar, por
jam nipi i Azem Galicės dhe askush nuk mund tė ma shkel kėmbėn. Ashtu edhe
ndodhi, ai me tė vėllanė dhe me trimat e vet e mori manastirin e Gjorgjeve
Stubės, pikėn mė tė rėndėsishme,- rikujton dėshmitari i asaj lufte, Asllan
Dibran Jashari nga Prekazi i Poshtėm (nėntor 2007). Pra, siē po shihet, nė tė gjitha kėto aksione
tė suksesshme tė luftėtarėve shqiptarė, tė cilėt, po mos ti pengonin herė-
herė nga forcat gjermane do tė shkonin deri nė Rashkė, u dallua edhe
luftėtari Rifat Galica.. Qėndresa dhe lufta pėr mbrojtjen e Pazarit tė Ri
nėn komandėn e Aqif Blytės, e ndihmuar nga forcat vullnetare tė Kosovės dhe
repartet e Ushtrisė Shqiptare, zgjati rreth pesė javė dhe pėrfundoi me
disfatėn e forcave ēetnike. Kėshtu Pazari Ri dhe pjesa mė e madhe e Sangjakut
mbeti nė kuadrin e shtetit shqiptar (Prof. dr. Muhamet Shatri; Mbrojtja e
Kosovės dhe viseve tjera shqiptare, E djathta shqiptare nė mbrojtje tė
Shqipėrisė Etnike, Prizren, 2007, f. 62).
Krah pėr krah me Shaban Palluzhėn
Nė Kosovė lufta qe edhe mė e
ngatėrruar. Nė trojet tona stėrgjyshore kryqėzoheshin edhe interesat e fuqive
tė mėdha, andaj, nė tė pėrfunduar tė Luftės sė Dytė Botėrore, kėtu u bė
mishmash i vėrtetė, sa nuk e njihte qeni tė zonė. Kur u pėrzunė
nazifashistėt, mbi shtatin tonė gjakosur u lėshuan si lukuni ujqėrish brigada
tė shumta partizanoēetnike, madje edhe shqiptare. Kėtė hile e kuptuan shpejt
edhe shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt u tubuan rreth tribunit Shaban Palluzha
dhe i dolėn zot atdheut.
Nė tė vėrtetė, Shaban Palluzha, pas takimit me krėrėt e LNĒ-sė, Fadil Hoxhėn,
Miladin Popoviqin, Kėrsto Filipoviqin, Ali Shkukrin etj. nė Skėnderaj dhe
pasi morė besėn e tyre se mė nuk do tė pėrsėriteshin ato veprime makabre, u
nisen, kinnse, pėr nė frontin e Sremit. Ato aksione barbare kishin ngjarė
veēan nė Drenicė, ku OZN-a bėnte kėrdi mbi krėrėt dhe njerėzit me autoritet.
Kėshtu, nė Skėnderaj dallohej pėr tė keq, kolonisti Vllado Kėrstiqi e nė
Drenas boshnjaku Zufer Musiqi.
Brigadės sė tij, Brigadės Kombėtare tė Drenicės, gjegjėsisht Lėvizjes pėr
Ēlirim e Bashkim Kombėtar, iu bashkėngjitėn tė gjithė ata qė e ndjenin veten
shqiptarė... Vėllazen, do tė shkojmė atje ku jeni tė gatshėm, por, Fadil
Hoxha u dashtė tė jetė kėtu, e tė takoheshim me tė. Unė posa fola nė telefon
me tė, po tha se ėshtė i zanė nė njė konferencė, ta dini se Fadili na ka
tradhtue!(Zahir Kastrati:Lufta e Drenicės, Shaban Palluzha, udhėheqės
ushtarak, fejton nė Zėri, 12 korrik 2008). Kėto fjalė ua tha komandant Shaban
Palluzha luftėtarėve tė vet nė Podujevė. Fill pas tij folėn edhe Feriz Boja e
Miftar Bajraktari. Me ta u pajtuan tė gjithė dhe, tė nesėrmen, mė 21 janar 1945,
morėm rrugėn e kthimit pėr nė Drenicė. Nė Lluzhan u dolėn
pėrpara udhėheqėsit partizanė tė luftės.
-
Pse u ktheve, o Shaban
Palluzha?- i thanė ata.
-
Qysh mos me u kthye, kur ende pa dalė prej
Kosove, filloi kasaphana nė Drenicė. Siē mė lajmėruan, mbrėmė i kishin marrė
dhe i kishin pushkatuar nė Mitrovicė tre burrat mė tė mirė tė vendit: Halil
Bajraktarin e Llaushės (vėllanė e Miftarit), Halil Haxhinė e Tėrnavcit dhe
Sadik Zenelin e Abrisė. Pasataj, kėta burra, as vetė nuk po donė me shkue pėr
Serbi e vatrat e veta me i lėnė nė gojė tė ujkut.
Kur erdhėm nė Fushat e Barilevės, u rreshtuam tė gjithė sipas formacioneve
ushtarake. Bora kishte mbuluar gjithēka. Unė isha nė grupin e Rifat Galicės
dhe bėnim pjesė nė Batalionin II, tė udhėhequr nga Isė Zymeri i Prekazit, i
cili kishte mbi pesėqind ushtarė,- kujton xha Asllan Jashari.
Dhe, qė nė Babimovc, nisi pėrgjakja e
ēlirimtarėve tanė. Brigada e 26-tė
serbe sulmoi me mitraloza tė rėndė. Aty ra edhe dėshmori i parė i kėsaj
lufte, Imer Sheshivari nga Dubofci dhe u plagosen Xhemė Lutani e Dibran
Prekazi,. Edhe beteja e Kollės qe e pėrgjakshme, ku ranė Man Pėrēuku nga
Cecelia dhe Isuf Veseli e Ramadan Hetemi nga Kolla. Nga ana e armikut pati mė
shumė tė vrarė e tė zėnė robėr...Aty u shqua edhe Rifat Galica,i cili kishte
zėnė robėr tri femra partizane serbe, tė cilat ia dorėzoi Shaban Palluzhės e
ai i liroi menjėherė, katėr mushka me municion si dhe njė mitraloz tė rėndė
italian Breda.Nė ndėrkohė Brigadės sė Shaban Palluzhės iu bashkėngjit edhe
strategu sypatrembur, toger Mehmet Gradica, i cili kishte qenė nė Shalė tė
Bajgorės. Njėsitet ushtarake nėn komandėn e Rifat Galicės, Bajram Zukės,
Rifat Avdylit dhe Ajet Qirezit, nė orėt e vona tė mbrėmjes, mė 9 janar 1945,
u pėrqendruan nė rajonin e ashtuquajtur Fusha e Bjeshkės, nė
Qyqavicė...Derisa ata po bėnin plane pėr ti sulmuar forcat armike,
papritmas, aty arrin Mehmet Gradica, i cili kishte vendosur tė bashkohej me
Shaban Palluzhėn nė frontin e Drenicės (Azem Hajdini- Xani: Shaban
Palluzha...Buroja, 2002, f.142-143).
Pėr heroizėm tė pashoq,
trimėri tė rrallė dhe strategji luftarake, SHTABI dhe komandanti suprem ,
Shaban Palluzha, nė mbledhjen e mbajtur mė 23 janar, nė odėn e Shaq Muzaqit
nga Sibofci, Rifat Galicėn e gradojnė major.
Grupi i Galicės, i prirė nga Rifat Galica, pėrherė u gjend nė vijėn e parė tė
frontit. Pas betejave tė pėrgjakshme, tė zhvilluara nė Galicė, Mikushnicė,
Duboc, Beėiq, Prekaz, Rezallė, Likoc, Makėrmal, Bezheniq, Tėrstenik, Abri, nė
Polac e nė Kryshec, ata u nisėn drejt Llaushės. Kapėrcimi i lumthit ishte
bėrė gati i pamundur, sepse cerberėt kishin zėnė kodrėn matanė. Tė Klysyra,
mbeti i vrarė Hamzė Haziri i Galicės. Lufta mė e madhe nė mes Nacionalistėve
shqiptarė nė njė anė dhe serbėve ēetnikė e disa komunistėve shqiptarė nė anėn
tjetėr, tė udhėhqur nga Bashkimi Sovjetik, si supėrfuqi e dytė nė botė, u
zhvilla nė Drenicė prej 20 janar deri mė 21 shkurt 1945. Lufta e Drenicės
ishte njė mrekulli e rrallė nė trojet shqiptare, luftėtarė vullnetarė pa
uniformė, bile as vetė komandanti nuk pati as kėpucė as ēizme, por me tesha
nga zhguni dhe me opinga lėkure tė lopės(Hajriz Demaku; Drenica as qė u
pėrkul as qė u shpėrngul nga trojet e veta, E djathta shqiptare nė mbrojtje
tė Shqipėrisė Etnike, Prizren, 2007, f.47).
Nata
kobtare
Pasi ranė pėr tė mos vdekur kurrė Prijėsit e
Lėvizjes pėr Ēlirim e Bashkim Kombėtar, Shaban Palluzha e Mehmet Gradica,
edhe Rezistenca shqiptare thuajse u shua dhe mori fund. Megjithatė, shumė
luftėtarė nuk u dorėzuan, por ngelėn maleve. Ashtu veproi edhe Rifat Galica.
Ai, edhe pas asaj amnistisė sė pėrgjithshme, e cila shpeshherė pėrcillej me
gracka e mashtrime, kishte ndarė mendje qė tė qėndronte maleve dhe pėr tė
gjallė tė mos binte nė dorė tė tė pashpirtėve. Forcat e OZN-sė dhe kolonisti
Spasoje, tė cilit ia kishte rrėnuar themelet qė dhunshėm ishte pėrpiqur ti
nguliste nė tokėn e tij, duke e dėbuar fare nga Galica, ishin vėnė nė ndjekje
tė tij... Disa muaj qėndroi nėpėr malet e Galicės, kryesisht nė Gamna e mbi
Arat e Kurteshit. Kontaktonte dhe bashkėvepronte me Sefer Haxhinė, Bajram
Zukėn, Rexhep Gjelin, Ali Fazlinė, Aziz Zhilivodėn...
Dhe, njė natė kobtare, njė natė tė zymtė tė dhjetorit tė egėr tė vitit 1945,
ngjau hataja. Atė natė trimi ishte kthyer nė shtėpinė e vet nė Galicė dhe,
pasi ishte ēmallur me fėmijėt e vet, Hatemen dhe Hysenin, e kishte mashtruar
gjumi lozonjar (Rifati pati tre fėmijė, Hysnin dhe Hatemen me gruan e parė,
Razėn nga Rashani dhe Ahmatin (e la tė palindur) me gruan e dytė, Selimen,
gjithashtu nga Rashani. Natėn, nėpėr terr, erdhi baba dhe u gėzuam shumė,
sepse kishte mbi pesė muaj qė nuk e kishim parė. Deri vonė u ēmallem duke
llafosur. Dikur vonė na mori gjumi,- rrėfen sot, duke rikujtuar atė natė
kobtare, edhe pse ka qenė fėmijė tetėvjeēar, i biri, Hyseni...
Ende pa aguar mirė, ishin dėgjuar krisma
nė derė dhe britma lemėritėse: Dorėzohu, o Rifat Galica, se je i rrethuar
nga tė katėr anėt! Tė erdhi fundi edhe ty more ballist i rebeluar. Nuk ke kah
tia mbash, jo. Mos u mundo kot, se edhe pushkėn e ke tė dėmtuar! Trimi u
zgjua shpejt dhe, pa u bėrė zė fėmijėve, doli nė oborr, duke kuvenduar me
pushkėn e tij besnike.I dėgjon mori martina ime se ēka po thonė tė pabesėt.
Por, unė nuk u besoj kurrė atyre fjalėve. Jo, jo. Deri sot nuk mė ke tradhtuar
asnjėherė. Ku shikoja unė, qėlloje ti. Gjithmonė kemi dalė faqebardhė. Nuk tė
ndėrrova as me Dredėn italiane qė e pata zėnė nė Kollė. E sot, kur jam mė
sė ngushti, mos mė lė nė baltė. Por, ndodh qė nuk ke faj ti dhe, ndonjė dorė
e keqe e tinėzare, mund tė kėtė punuar ndonjė hile e pabesi.
Iu afrua dyerėve tė oborrit dhe pa pėrjashta. Pėrplot ushtarė e ēetnikė nėpėr
pozicione e njė toger pranė mitralozit tė rėndė kurdisur me tytė drejt derės
hyrėse. Grykėn e pushkės e fyti nė njė vrimė gardhi dhe e mori nė shenjė
togerin e zi. E ngrehu kėmbėzėn. Ēklek, bėri mekanizmi nė tė thatė. E provoi
pėr sė dyti. O Zot, e njėjta gjė. U bind se ishin tė sigurt, andaj kishin
marrė guxim tė afroheshin ashtu lirshėm. Me vrap mori drejtimin e kundėrt.
Fluturoi mbi avli, duke qėlluar me kondak rojėn e shashtisur, tė cilit i ra
pushka nga dora. Nga xhepi nxori bombėn, por nuk arrit ta shkreh, sepse
breshėria e mitralozit ia bėri trupin shoshė. Kriminelėt gjakpirės, mė shumė
nga frika, iu hodhėn sipri dhe me bajoneta e bėnė copė- copė.
Gjaku qė skuqi dėborėn dhe fėmijėt qė kishin ngelur tė nemitur nė dritare u
bėnė dėshmitarė besnikė tė asaj nate kobtare, kur historisė sonė iu shtua
edhe njė faqe e lavdisė. Unė i kam pasur nė dorė ata pesė fishekė tė
pashkrehur nga pushka e babait...Mirėpo, kur na lejuan me e varros, sepse nė
kėso rastėsh vepronin ndryshe, i dėrgonin e i ekspozonin nėpėr vende publike
dhe luanin me trupat e tyre, ne u gėzuam sikur tė ngjallej pėrsėri-
pėrfundon i biri, Hyseni.
|