Nė kuadrin e 130 vjetorit tė
Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit Imer Sula, atdhetar i shquar
i krahinės sė Lumės Shkruan: Besim
R CENGU Kukės, 26. 05. 2008 Imer Sula, lindi nė Shtiqėn nė vitin 1823,
nė gjirin e njė fisi me tradita luftarake dhe atdhetare dhe vdiq nė shtėpinė
e tij nga plagėt e rėnda qė kishte marrė nė luftėn e vitit 1899 kundėr
pushtuesve turq. Sipas rrėfimeve tė atyre qė kanė qenė bashkėkohės me tė,
mbledhė dhe ruajtur me kujdes prej pasardhėsve tė tij, por edhe sipas
tregimeve reale popullore, Imer Sula, pėrpos veprimtarive tė vazhdueshme
patriotike qė prej rinisė sė tij tė hershme, ka qenė nė moshėn 30 vjeēare kur
ka marrė pjesė me armė nė dorė nė kryengritjet e malėsorėve tė Lumės qė
zhvilluan nė vitet 1852-1862 kundėr reformave tė Tanzimatit, tė cilat u
udhėhoqėn prej patriotėve dhe prijėsve popullorė tė krahinės sė Lumės, si
Mahmut Dac Kalisi, Ejup Topojani, Sahit Gega etj. Nė betejat dhe luftimet e pėrgjakshme qė
u zhvilluan nė ato vite midis forcave tė ekspeditave ushtarake tė
pashallarėve turq dhe tė luftėtarėve kryengritės tė armatosur lumjanė, ndėr
luftėtarėt popullor qė morėn pjesė active nė luftimet qė u zhvilluan nė periudhėn
e kėtyre viteve, pėr guxim e trimėri tė rrallė, u shqua edhe Imer Sula prej
fshatit Shtiqėn. Madje siē tregojnė burime popullore nga krahina, e sidomos
dokumentet e kohės nė vitet e mėpastajme, nė luftimet qė janė zhvilluar nė
vitin 1862 nga forcat e armatosura shqiptare, nė Qafėn e Duhles, nė Grykėn e
Vermicės, nė Rrafshen e nė Kullėn e Lumės, nė shpatet e Qafės sė Kolesjanit,
e deri nė Kalanė e Dodės, kryengritėsit trima lumjanė, duke qenė tė drejtuar
prej Mahmut Dacit, Ejup Topojanit, Sahit Gegės dhe Imer Sulės, jo vetėm qė i
thyen disa herė ushtritė e pashallarėve, por edhe u patėn shkaktuar mjaft tė
vrarė e tė plagosur, si dhe u kanė zėnė shumė armė e municion luftarak. Pas fitores qė kishin korrė
kryengritėsit lumjanė, nė betejat e zhvilluara nė Qafėn e Kolesjanit dhe nė
Grykėn e Drinit tė Bardhė, e deri nė fshatin Zhur ndaj forcave tė ekspeditave
ndėshkimore tė ushtrisė turke, nė gjysmėn e dytė tė vitit 1862, Imer Sula, sė
bashku me luftėtarėt e tij, kur u kthye nė fshatin Shtiqėn solli shumė armė,
tė cilat ua shpėrndau bashkėfshatarėve tė tij pėr ti patur nė betejat e
tjera nė tė ardhmen. Nė mbrojtje tė territoreve shqiptare kundėr shovinistėve fqinjė Nė vitet 1875-1876, shovinistėt serbomėdhej,
duke pėrfituar nga luftėrat ruso-turke dhe rrethanat e reja tė krijuara nė
gjysmės sė dytė tė shekullit tė 19-tė, e pėr mė tepėr duke qenė tė nxitur dhe
tė pėrkrahur drejtpėrdrejt nga Rusia, ndėrrmorėn veprime tė organizuara
ushtarake pėr tė pushtuar territoret e Shqipėrise verilindore si ato tė
Vranjės, Krushumlisė, Prekupes, Nishit e mė gjerė. Mirėpo, ushtria shoviniste
serbe qė sulmoi tokat shqiptare hasi nė rezistencėn e fortė tė shqiptarėve, e
cila me armė nė dorė u ngrit nė luftė kundėr pushtuesve tė rinj qė u ishte
gjallėrua ndjenja shoviniste frymėzuar prej programeve tradicionale jo tė
reja pėr popullin shqiptar, sidomos pas vitit 1844 kur publikohet Naēertania
famėkeqe e Ilia Garashaninit. Nė ndihmė tė popullsisė sė sulmuar dhe
nė mbrojtje tė krahinave shqiptare, shkuan shumė luftėtarė tė krahinave
tjera shqiptare, nga mbarė Kosova, Luma, Dibra, Tetova e mė gjerė. Kėshtu nė
pėrbėrjen e formacioneve luftarake shqiptare shkuan pėr tė luftuar pushtuesit
serbė edhe Ejup Topojani e Sahit Gega, nė krye tė njė numri tė madh
luftėtarėsh. Prej Rrafshes sė Lumės, nė mbrojtje tė krahinave shqiptare tė
pushtuara prej shovinistėve serbė, shkoi edhe Imer Sula. Bashkė me luftėtarėt
shtiqjanė qė kishte marrė me vete, u shqua pėr guxim, trimėri e heroizėm qė
tregoi nė betejat e pėrgjakshme, qė u zhvilluan pėr disa ditė me rradhė nė
fushat e Prokupes dhe ato tė Nishit. Imer Sula, pas pjesėmarrjes aktive nė
betejat e vitit 1876 nė mbrojtje tė territoreve etnike, kur u kthye nė Lumė,
u bind edhe mė shumė, se pas kėtyre luftimeve dhe gjakut qė u derdh pėr
mbrojtjen e tokės amtare, jo vetėm atij, por tė gjithė shqiptarėve, do tu
duhej tė luftonin pa kompromis, si kundėr pushtuesve turq, ashtu edhe kundėr
synimeve grabitqare tė shteteve shoviniste fqinjė e sidomos Serbisė, Malit tė
Zi e Bullgarisė, qė nė atė kohė kėrkonin qė me ēdo kusht tė coptonin tokat
shqiptare sipas interesave tė tyre. Kėto vite njihen si periudha mė delikate e historisė tonė. Pas luftės sė Nishit, nė fund
tė vjeshtės sė vitit 1876, rrėzė shpatit tė malit plak tė Gjalicės, tek Lisi
i Madh i fshatit Shtiqėn, me iniciativėn e patriotit Imer Sula dhe tė njė
pleqnimi qė bėnė prijėsat popullorė mė tė shquar tė krahinės, u arrit qė tė
bėhet njė mbledhje me tė gjithė pėrfaqėsuesit e fshatave
tė krahinės sė Lumės. Nė kėtė mbledhje, pas njė diskutimi qė u bė pėr
problemet aktuale qė proekuponin popullsinė e tėrė krahinėn, prej
pėrfaqėsuesve pjesėmarrės, u muarėn vendime tė rėndėsishme, e veēanarisht pėr
kundėrshtimin me armė qė do ti bėhej administratės
turke pėr mospagimin e taksave tė reja, pėr dorėzimin e armėve dhe dhėnien e
rekrutėve pėr ushtrinė turke etj. Kontributi
i Imer Sulės nė periudhėn e Lidhjes Shqiptare tė
Prizrenit Nė kėtė marrėveshje e
besėlidhje me rėndėsi historike qė u organizua tek
Lisi i Madh nė fushėn e fshatit Shtiqėn, Imer Sula, ishte organizatori,
drejtuesi dhe ideatori i saj. Duke qenė pjesėmarrės nė shumė beteja nė gjitha
territoret shqiptare qė rrezikoheshin nė atė kohė, e sidomos aktivist e
propogandist i flaktė pėr ēėshtjen shqiptare, ky atdhetar i
shquar, zgjidhet nga pėrfaqėsuesit e kėtij kuvendi si antar i kryesisė nė
mbledhjet e organizimet e mėpastajme. Ai, tashmė,
ishte formėsuar si atdhetar e drejtues, ndaj fjala e tij dėgjohej e zbatohej
prej tė gjithėve, kudo zinte vend, e kishte peshė tė madhe. Fjala e tij e
drejtė, e gjykimi i saktė e i menēur, ishin sinteza e vetė popullit nga
kishte dale, rritė dhe edukuar. Aktiviteti i Imer
Sulės, la gjurmė jo vetėm nė krahinėn e Lumės, por edhe mė gjerė, nė
Podujevė, Prizren, Pejė, Gjakovė, Ferizaj etj, treva tė cilat e njihnin shumė
mire pėr kontributin patriotik. Si shumė udhėheqės, aktivist e
luftėtar popullor tė krahinės sė Lumės, pas vitit 1876, Imer Sula u shkėput
prej jetės familjare, duke iu pėrkushtuar kėshtu luftės pėr ēlirim kombėtar
dhe bashkim tė gjithė trojeve shqiptare. Merr pjesė energjikisht me armė nė dorė nė disa kryengritje tė armatosura
popullore antiosmane, qė u zhvilluan nė krahinėn e Lumės nė vitin 1877. Nė fillim tė muajit qershor tė vitit 1878,
kur Abdyl Frashėri erdhi nė Lumė e do tė shkonte nė Prizren, ishte Imer Sula,
qė e priti e sė bashku me disa prijės tė tjerė tė
krahinės, e shoqėruan tė dėrguarit e Komitetit Qendror tė Mbrojtjes
Kombėtare, qė do tė shkonte pėr tė marrė pjesė nė Kuvendin e Madh tė popullit
shqiptar, i cili mblidhej nė qytetin e Prizrenit mė datėn 10 qershor. Vetė
Imer Sula, ishte pėrfaqėsuesi i krahinės sė Lumės nė Kuvendin e Prizrenit. Si luftėtar i shquar dhe prijės popullor me emėr, Imer
Sula, sė bashku me patriotėt e krahinės sė Lumės Shaqir Palushin, Hoxhė
Cakėn, Shaban Lumėn, Halim Bardhocin, Imer Sufėn etj, jo vetėm qė merr pjesė
active nė krijimin e degės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit pėr krahinėn e
Lumės, por ėshtė pjesėmarrės nė organizimin e lėvizjes dhe kryengritjeve tė
armatosura popullore qė zhvillohen nė Lumė kundėr administrates turke qė nė
ditėt e para dhe tė pas formimit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nė saj tė kontributit dhe
aktivitetit qė kishte qė kishte dhėnė si pėr
formimin, krijimin dhe zbatimin e vendimeve tė marra nė mbledhjen e 10
qershorit tė vitit 1878, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Imer Sulėn e kishte
njė prej antarėve tė saj tepėr aktiv, luftėtar dhe veprimtar besnik tė saj.
Ēdo detyrė qė i ngarkohej ai bėnte ēmos pėr ta realizuar, si njė qėllim tė
shenjtė e obligim kombėtar. Kėshtu nė pėrgjigje tė kushtrimit tė lėshuar nga
Lidhja Shqiptare e Prizrenit pėr mbrojtjen e tokave shqiptare, qė ishin
sulmuar nga ushtritė shoviniste tė Malit tė Zi, Imer Sula, sė bashku me qindra luftėtarė popullor tė krahinės sė Lumės, shkon e
merr pjesė nė luftimet e betejat e pėrgjakshme qė zhvilluan forcat e Lidhjes
kundėr ushtrisė sė Malit tė Zi pėr mbrojtjen e tokave shqiptare tė Plavės e
Gucisė nė muajt dhjetor 1879 janar 1880. Nė kėto beteja e luftime qė u
zhvilluan pėr disa ditė me rradhė kundėr forcaven tė
shumta tė Ushtrisė sė Malit tė Zi, si zakonisht u shqua Imer Sula, jo vetėm
si luftėtar, por edhe si prijės i lindur gjithnjė kė krye tė djemėve trima qė
e shoqėronin ku i thirrte nevoja e atdheut. Sipas burimeve dokumentare dhe
ato tė mbledhura nga goja e popullit pas kthimit nga luftimet e plavės dhe tė
Gucisė, Imer Sula, sė bashku me Shaqir Palushin, Hoxhė Cakėn, Imer Sufėn,
Halim Bardhocin etj, vazhdon tė udhėheqė shtabin e forcave popullore tė
organizuara nė krahinė, tė cilėn nė ēdo kohė, jo vetėm qė iu pėrgjigjėn ēdo
thirrje qė bėhej nga kryesia e Lidhjes sė Prizrenit, por nė tė njėjtėn kohė,
ato pėrbėnin forcėn kryesore tė ushtrisė sė armatosur dhe kontribuan me pushke e gjak pėr mbajtjen nė kėmbė tė pushtetit tė
Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nė vitin 1881, Imer Sula, si prijės dhe luftėtar popullor, sė bashku me 800
vullnetarė popullor tė krahinės sė Lumės, merr pjesė nė luftimet dhe betejat
e pėrgjakshme qė zhvillojnė forcat e Lidhjes Shqiptare nė Shtimje, Slivovė,
Cėrrnalevė, Suharekė, Prizren dhe nė Qafėn e Duhles, kundėr ushtrive tė
Dervish Pashės qė kishte sulmuar nė muajt prill-maj tė atij viti, pėr tė
shtypur e shpėrndarė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit. Nė kėto beteja tė ashpra
tė pabarabarta nė shumė drejtime, Ymer Sula, me trimat e tij lumjanė, dha
kontribut tė ēmuar, duke u shndėrruar kėshtu nė njė faktor me
rėndėsi pėr atė kohė tė vėshtirė tė kombit tonė. Betejat e asaj kohe, u
drejtuan nga patriotė tė shquar sė Sylejman Vokshi, Imer Prizreni, Mic
Sokoli, Ali Ibra, Ramadan Zaskoci, e bashkė me to
edhe Imer Sula i Shtiqnit tė Lumės. Rezistenca e armatosur, qė i
bėnė forcat e Lidhjes Dervish Pashės, nė prillin e vitit 1881, e sidomos
heroizmi popullor i shumė luftėtarėve popullor, qė
dhanė jetėn trimėrisht nė betejat e pėrgjakshme, tronditi jo vetėm Portėn e
Lartė nė Stamboll, por edhe fuqitė e mėdha evropiane si dhe monarkitė e
shteteve shoviniste fqinj Serbisė, Malit tė Zi, Bullgarisė etj, tė cilėt sė
bashku i kishin koordinuar me kujdes planet dhe veprimet e tyre pėr coptimin
e territoreve shqiptare. Qėndresa popullore pas Lidhjes Qėndresa tepėr heroike e
luftėtarėve popullor tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, e veēanarisht
heroizmi i Mic Sokolit, tė Sefė Koshares dhe tė mbi 800 dėshmorėve tė tjerė,
midis tė cilėve kishte edhe dhjetra nga krahina e Lumės, qė dhanė jetėn nė
kėto beteja pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore. Ata mbeten njė monument i
gjallė, qė u tregon brezave tė popullit shqiptar se lirinė nuk ua fal
ndokush, por ai atė e fitonte me grykėn e pushkės, me luftrat e tij tė drejta
e tė imponuara, me gjakun e derdhur pėr liri, pavarėsi e mėvehtėsi kombėtare. Ekspedita ushtarake e Dervish
Pashės, e cila numėronte mbi 40 batalione tė armatosura deri nė dhėmbė,
megjithėse shkretoi, dogji dhe mbyti nė gjak popullsinė e mjaft krahinave
shqiptare, ajo nuk mundi kurrė tė shuaj qėndresėn dhe shpirtin luftarak tė
popullit trim e luftėtar edhe pas shpėrndarjes sė Lidhjes Shqiptare tė
Prizrenit. Si tė gjitha krahinat
shqiptare tė Kosovės, edhe nė krahinėn e Lumės, nga ana e popullsisė
patriote, vazhdoi pėr njė kohė tė gjatė rezistenca e armatosur e luftėtarėve
lumjanė, qė u udhėhoqėn nga Ramadan Zaskoci, Imer Sula, Shaqir Palushi, Hoxhė
Caka etj. Kur Dervish Pasha me ushtrinė e tij, iu drejtua krahinės sė Lumės pėr ta
nėnshtruar e shtypur me forcė, mė datėn 10 tetor tė vitit 1881, ishin
malėsorėt e armatosur lumjanė, qė duke qenė tė udhėhequr prej Ramadan Zaskocit
dhe Imer Sulės, e pritėn ushtrinė dhe pashain turk me zjarrin e armėve nė
grykėn e Drinit tė Bardhė, nė brigjet e lumit tė Lumės, e deri nė Kala tė
Dodės. Dervish Pasha, duke u ndodhur pėrpara qėndresės heroike qė i bėnė
luftėtarėt trima tė Lumės nė brigjet e krahut tė djathtė tė rrjedhės sė lumit
tė Lumės, u detyrua qė tė kėrkojė pėrforcime tė reja ushtarake nga qyteti i
Prizrenit dhe mė vonė edhe nga Dibra. Megjithėse i
erdhėn forca tė reja e tė freskėta ushtarake Prizreni, luftėtarėt lumjanė, qė
kishin luftuar me heroizėm e vetmohim kundėr ushtrive tė kėtij pashai nė
betejat e pėrgjakshme nė Shtimje, Slivovė, Cėrrnaleve, Suharekė dhe pėr
mbrojtjen e Prizrenit, duke qenė tė pėrkrahur e tė mbėshtetur fuqimisht nga
populli, si dhe tė udhėhequr prej prijėsve popullorė si Ramadan Zaskoci, Imer
Sula, Shaqir Palushi, Hoxhė Caka, Bajram Gjana e Halim Bardhoci, u rezistuan
forcave turke pėr disa ditė me rradhė, tė cilėve u shkaktuan mjaft tė vrarė e
shumė mė tepėr tė plagosur. Nė kėto luftime qė u zhvilluan me ushtritė e egra
tė Dervish Pashės, u shqua pėr trimėri tė rrallė Imer Sula i
Shqiqnit tė Lumės. Ai nė krye tė forcave tė tij, arriti tė ndalė pėr njė kohė
marrshimin e ushtrisė turke nė drejtimin e Rrafshes sė Lumės. Por me gjithė rezistencėn, qė i bėnė ushtrisė turke malėsorėt
e Lumės, forcat ushtarake tė pashait turk, duke qenė tė shumta nė numėr, e
duke patur ndihmėn e zjarrit tė artilerisė, arritėn qė tė thyejnė mė nė fund
me shumė mundime qėndresėn e mbrojtėsve tė krahinės sė Lumės. Luftėtarėt popullor,
u detyruan tė tėrhiqen nė thellėsitė e Rrafshes sė Lumės, por edhe nė
tėrheqje trimat lumjanė, vazhduan ti godasit turqit me
sulme tė befasishme duke u shaktuar shumė dėme nė njerės, armatime dhe
materiale. Edhe nė Kala tė Dodės,
luftėtarėt trima tė krahinės sė Lumės, i vazhduan sulmet e tyre kundėr
ushtrisė sė Dervish Pashės, i cili pasi kishte arritur kėtu, kishte krijuar
bindje tė plotė, se e kishte nėnshtruar plotėsisht Lumėn me forcat e tij
ushtarake. Mirėpo pashai turk, i kishte bėrė llogaritė gabim, sepse forcat
ushtarake dhe ai vetė, u sulmua disa herė nga luftėtarėt e riorganizuar
lumjanė dhe nė Kala tė Dodės. Pėr kėtė fakt tė sulmit tė forcave popullore
lumjane kundėr ushtrisė sė Dervish Pashės nė Kalanė e Dodės, nė njė dokument
tė kohės thuhet:
Mė 19 tetor tė vitit 1881, cerenasit, kalisasit dhe tė
gjithė lumjanėt, tė udhėhequr prej prijėsve popullorė, nė njė pėrleshje tė
armatosur qė bėnė me ushtarėt e pashės (Dervish Pashės), mu pranė shatorreve,
i vranė katėr ushtarė, njė zaptije dhe i plagosėn katėr tė tjerė, si dhe i
rrėmbyen edhe 16 martina (pushkė). Pas ardhjes sė pėrforcimeve
ushtarake nga Dibra, Dervish Pasha, thirri tė gjithė krerėt e prijėsat
popullor tė krahinės nė njė mbledhje, e cila u bė nė fundin e muajit tetor tė
vitit 1881. Kėsaj mbledhje, tė propozuar prej pashait turk, shkuan vetėm disa
krerė renegatė, qė kishin qenė tė lidhur me administratėn turke, ndėrsa
shumica e prijėsve me nė krye Imer Sulėn, Ramadan
Zaskocin, Shaqir Palushin, Hoxhė Cakėn, Imer Sufėn, Bajram Gjanėn dhe Halim
Bardhocin, jo vetėm qė nuk i shkuan Dervish Pashės nė mbledhje, por
pėrkundrazi, me forcat e tyre tė bashkuara organizuan sulmin kundėr
garnizoneve turke nė Kala tė Dodės dhe nė tė gjithė krahinėn e Lumės. Kushtet e krijuara prej
sulmeve tė vazhdueshme tė trimave lumjanė, e detyruan Dervish Pashėn, qė tė
ndėrmarrė nga qendra e Kalasė sė Dodės, disa ekspedita ndėshkimore ushtarake
kundėr luftėtarėve tė armatosur, qė qėndronin tė vendosur pėr tė luftuar me armė nė dorė nė malet e Lumės. Veē shpėrndrarjes sė
luftėtarėve, qėllimi i ekseditave ushtarake tė
Dervish Pashės, ishte edhe persekutimi i popullsisė nėpėr fshatrat e gjithė
krahinės, si dhe pėr tė stabilizuar gjendjen e administrates turke nė kėtė
krahinė. Forcat ushtarake turke pėrbėheshin prej shtatė batalionesh tė
armatosura deri nė dhėmbė. Me kėto forca pashai i ra krahinės kryq e tėrthor,
duke djegur e pėrvėluar nė zjarrin e artilerisė, shtėpitė e shumė fshatrave
tė krahinės. Me gjithė barbarizmat e egra, qė bėri
Dervish Pasha me ushtrinė e tij, ndaj popullsisė sė krahinės sė Lumės, nuk
mundi tė arrijė qėllimin I cili ishte tė shuaj qėndresėn e armatosur dhe
shpirtin luftarak tė popullit trim tė kėsaj krahine. Dervish Pasha, duke mos
arritur tė nėnshtrojė kėtė krahinė, u detyrua tė largohej nga Kalaja e Dodės,
duke vendosur tė transferonte qendrėn e kazasė nga aty, nė fshatin Bicaj dhe
pasi ngriti edhe shtatė karakolla, nė tė cilat la disa garnizone ushtarėsh,
duke qenė tė ndihmuara e tė mbrojtura nga dy batalione tė tjerė ushtarėsh dhe
dy topa malorė. Beslidhjen e Zojsit dhe Lufta e Telit nė
Shtiqėn nė vitin 1884 Nė krahinėn e Lumės,
rezistenca ndaj pushtuesit osman, vazhdoi edhe pas largimit tė Dervish
Pashės, rezistencė, e cila do tė marrė hov e pėrpjestime tė mėdha nė vitet
1883-1884. Kėshtu, nė saj tė pėrpjekjeve qė bėnė prijėsat popullorė tė
krahinės sė Lumės, tė Podrimes dhe tė Prizrenit, ku midis tyre u shqua Imer
Sula i Shtiqnit, u arrit qė nė fundin e vitit 1883
dhe nė fillimin e vitit 1884, tė organizohej mbledhja nė fshatin Zojsi, nė
vendin e quajtur Pema e Zojsit, ose Pema e Besės. Nė kėtė mbledhje dhe nė
takimet e tjera pas saj, nė tė cilėn muarėn pjesė mbi 300 pėrfaqėsues tė
Lumės, Podrimes dhe Prizrenit, ishte edhe Imer Sula, i cili u shqua pėr
forcėn e fjalės dhe tė mendimeve qė jepte nė gjykimin e ēėshtjeve qė u
diskutuan dhe u vendosėn nė fundin e kėsaj mbledhje. Nė dokumentat qė
ekzistojnė pėr zhvillimin e mbledhjes, qė ėshtė bėrė tek Pema e Besės, nė
Zojsi, pėrfaqėsuesit e Lumės, Podrimes dhe Prizrenit, pas lidhjes sė besės qė
bėnė me njėri-tjetrin dhe kushteve qė pėrcaktuan pėr mbajtjen e saj, nė fund
morėn edhe kėto vendime: -
Tė
kundėrshtonin me forcė regjistrimin e popullsisė qė
kishte filluar administrata turke nė krakina. -
Tė mos
i paguanin Turqisė njė tė shtatėn e ēerekut tė tė
dhjetės, taksės pėr tė cilėn banorėn e kishin kundėrshtuar me forcė. -
Tė
dėboheshin nga prefektura e Prizrenit, mytesarifi dhe drejtori i financės si njerėz tė padėshiruar. -
Tė
liroheshin tė burgosurit dhe tė internuarit nga burgjet dhe kampet ushtarake
turke, qė ishin dėnuar pas shtypjes sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit etj. Moszbatimi i kėrkesave nga ana
e administrates turke tė Sangjakut tė Prizrenit dhe tė Portės sė Lartė, qė
bėnė pėrfaqėsuesit qė muarėn pjesė nė lidhjen e besės nė Zojs, ēoi qė nė
Lumė, Podrime dhe rrethinat e Prizrenit, tė krijohet njė situatė tepėr e
ndezur, e cila do tė ndikojė pėr shpėrthimin e shpejtė tė kryengritjes sė
armatosur kundėr pushtuesve osmanė. Si
pretekst pėr shpėrthimin e kryengritjes sė armatosur tė vitit 1884, qė do tė
shtrihej nė territorein e gjithė kėtyre krahinave kryengritėse, do tė bėhet
konflikti i armatosur qė do tė behet midis fshatarėve tė fshatit Shtiqėn dhe
forcave ushatarke turke, lidhur me kundėrshtimin qė ata bėnin pėr kalimin e
linjės telefonike nėpėr territorin e fshatit nė drejtim tė fshatit Bicaj, ku
ishte vendosė njė pjesė e administrates turke. Fshatarėt e armatosur tė
fshatit Shtiqėn, tė udhėhequr nga patrioti e atdhetari Imer Sula, zhvilluan
pėr disa ditė me rradhė luftime me forcat turke. Pėr
shkak tė kėtij konflikti tė ashpėr dhe vendosmėrisė sė Imer Sulės me
luftėtarėt e tij, forcat ushtarake turke, u detyruan sė bashku me
bashkėpunėtorėt e tyre, tė tėrhiqen tė mundur. Lidhur me
kėtė ngjarjen kėnga popullore thotė:
Gjit po thotė ky Imer Sula, tel ktu
pari, smka lane baba, jo ma
vika Ahmet Hasa
Kėtė luftė, qė bėri populli i Shtiqnit kundėr forcave tė ushtrisė turke nė vitin 1884,
e cila do tė shėrbejė si pikėnisje pėr shpėrthimin e kryengritjes sė
armatosur nė tė gjithė krahinėn e Lumės, Podrimes dhe Prizrenit, nė tė cilėn
do tė marrė pjesė aktivisht dhe do tė luftojė me armė nė dorė si udhėheqės e
prijės popullor, Imer Sula, nė kujtesėn e popullit tė fshatit Shtiqėn dhe nė
tė gjithė Lumėn, njihet me emrin Lufta e Telit. Nė shenjėn e hakmarrjes,
ushtria turke, Imer Sulės, i merr peng djalin e tij, Rexhė Imer Sulėn, trim e
patriot si babai i vet. Pushtuesi turk Rexhė Imerin e mbyll nė burgjet e
tmerrshme tė Edrenesė, ku e mban pėr 18 vjet rrjesht, prej vitit 1884 deri nė
vitin 1902. Kur Rexhė Imeri, 18 vjeēar dikur lirohet nga burgu rreth moshės
40 vjeēare. Babai i vet, patrioti dhe atdhetari, Imer Sula, kishte tre vjet
qė kishte vdekur dhe situatat kishin ndryshuar rrėnjėsisht. Porta e Lartė e Stambollit, e
ndodhur pėrpara situatės tepėr tė vėshtirė qė ishte krijuar nga zhvillimi i
luftimeve qė bėnin kryengritėsit trima tė Lumės, Podrimes e Prizrenit, kundėr
forcave tė ushtrisė turke, pėr tė shtypur kryengritėsit e armatosur tė kėtyre
krahinave, dėrgoi Haxhi Osman Pashėn nė vitin 1884, me forca tė shumta
ushtarake. Kėto forca, sapo erdhėn u thyen disa herė nga forcat e armatosura
dhe tė organizuara tė krahinės sė Lumės, qė drejtoheshin prej prijėsve
popullorė Shaqir Ali Zhuri, Imer Sula, Shaqir Palushi, Imer Sufa e tė tjerė. Pėr perandorinė turke kishte
humbur durimi, pasi planet e saj nuk po realizoheshin, trevat shqiptare nuk
po nėnshtroheshin, nė fillim tė vitit 1885, kundėr kryengritėsve tė Lumės,
Podrimes dhe Prizrenit, Porta e Lartė e Stambollit, dėrgoi nė kėtė krahinė
forca edhe mė tė mėdha, drejtuar prej Vesel Pashės, tė cilit i kishin
ngarkuar detyrėn e vėshtirė pėr tė nėnshtruar me ēdo
kusht kėto krahina kryengritėse dhe tė stabilizonte njė herė e mirė gjendjen
e administrates turke kėtu. Edhe kėtė herė si
gjithnjė Imer Sula, me luftėtarėt kryengritės lumjanė, merr pjesė nė luftimet
qė zhvillohen kundėr hordhive tė Vesel Pashės nė Zhur, Vermicė, Kullėn e
Lumės etj. Gjatė gjithė luftimeve dhe betejave tė pėrgjakshme, qė u zhvilluan
nė kėto territore me ushtrinė e Vesel Pashės, Imer
Sula, dallohet jo vetėm si luftėtar trim e i paepur, por edhe si prijės e
patriot i shquar. Si i
tillė qė ishte Imer Sula, jo vetėm qė nuk ra asnjė herė nė dorė tė pushtuesve
osmanė, tė cilėt i kishin ngritur sa e sa kurthe pėr ta kapur tė gjallė, por
ai pėr aktivitetin, luftėn e pėrpjekjet qė bėri pėr disa dekada kundėr
hordhive pushtuese, pėr forcėn e fjalės dhe pėr pėrdorimin e armės, u bė i
dėgjuar dhe i respektuar nė gjithė krahinėn e Lumės, Malziut, Hasit,
Gjakovės, Podrimes dhe nė gjithė Kosovėn. Imer Sula, nuk hoqi dorė kurrė
nga lufta kundėr pushtuesve, edhe pas shtypjes sė kryengritje tė vitit
1884-1885 nga Vesel Pasha. Megjithėse nė kėto vite i moshuar, merr pjesė edhe
nė disa luftime qė zhvillohen nė krahinėn e Lumės kundėr administratės dhe
forcave ushtarake turke, e cila vazhdonte tė mblidhte taksa, tė ēarmatoste
popullsinė dhe tė kėrkonte rekrutė pėr ushtrinė turke. Vemė nė theks
konfliktin e armatosur, qė u zhvillua pėr kėtė shkak, midis forcave popullore
tė krahinės dhe tė garnizoneve turke nė vitin 1885. Midis mjaft luftėtarėve,
qė u plagosėn nė kėtė rezistencė, ishte edhe Imer Sula. Edhe i plagosur ai
nuk u largua nga fronti i betejės, por edhe mė fort luftoi nė mbrojtje tė sė
drejtės e lirisė tė vendit tė vet. Vetėm kur e pa se forcat e garnizoneve
turke po largoheshin tė mundura nė drejtim tė Prizrenit, ai
i dėgjoi bashkėluftėtarėt e tij qė tė kthehej nė shtėpi pėr tė mjekuar
plagėt e marra. Pas vuajtjeve tė mėdha, qė
hoqi prej plagėve tė rėnda tė marra nė luftė kundėr pushtuesve, Imer Sula,
vdiq nė shtėpinė e tij nė fshatin Shtiqėn tė krahinės heroike tė Lumės, nė
gjysmėn e parė tė vitit 1899. Me veprėn e vet heroike dhe me
veprimtarinė atdhetare tė dėshmuar, Imer Sula i Shtiqnit, krahas shumė
luftėtarėve qė dhanė kontributin e tyre pėr ēėshtjen e kombit, do tė mbetet
gjithnjė burim i frymėzimit pėr brezat e sotėm dhe tė ardhshėm, duke
pėrcjellė mesazhin e madh se pėr atdheun duhet sakrifikuar, se po nuk u
veprua kėshtu, e drejta ėshtė e vėshtirė tė dalė. Ky patriot trim lumjan ėshtė
dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor Pėr veprimtari patriotike nė
kuadrin e 100 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė vitin 1978. |