Nė kuadrin e 130 vjetorit tė
Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit Shaqir Daut Basha 1868-1912 dhe kontributi i tij patriotik Shkruan:
Besim
R CENGU Kukės, 31. 05. 2008 Nėse ka patur ēaste mė dramatike nė
historinė e kombit shqiptar, ato kanė qenė vitet e zeza tė gjysmės sė dytė tė
shekullit tė 19-tė dhe fillimet e shekullit tė 20-tė. Kėtė tragjedi na e kanė
sjellė fazat e krijimet e konsolidimit tė kombeve pas shekullit tė 17-tė. Pa u futur nė hollėsi tė argumenteve
historikė, shėnojmė se pikėrisht nė kėtė periudhė trazirash e matrapazllėqesh
tė shteteve evropiane dhe sidomos atyre ballkanike, u zhvilluan tri ngjarje
tė shėnuara, qė synuan ta zhbinin kombin shqiptar dhe qė kėto synime,
pothuajse shkuan deri nė pragun e arritjes sė qėllimeve, e ato kanė qenė:
Traktati i Shėn Stefanit, Kongresi i Berlinit nė vitin 1878, si dhe
Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr nė fillimin e shekullit tė 20-tė, qė edhe
sollėn konkretisht zhvillimet tejet dramatike kur ushtruan aktivitetin
atdhetar dhe ranė shehit (dėshmorė) shumė shqiptarė nė mbrojtje tė drejtave
elementare. Vetėm pak vite para Traktatit tė Shėn
Stefanit e Kongresit tė Berlinit, ne shqiptarėt kishim 114 mijė km tokė,
ndėrsa nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, u hupėm me vetėm 28 mijė km.
Prej se kur kemi lindur si popull e komb, nuk e kemi pėsuar asnjėherė
tragjedi kaq tė madhe, ēfarė na na ndodhi vetėm nė kohėn prej Traktatit tė
Shėn Stefanit, deri nė Konferencėn e Ambasadorėve, e theksoj tė ambasadorėve,
e jo tė kryeministrave apo tė rrangjeve mė tė larta tė garniturės politike
evropiane tė asaj kohe. Beteja e Lumės, aktualisht ka
pėrcaktuar edhe ngjarjen mė tė madhe tė asaj kohe nė tė gjithė trevat
shqiptare, ku spikati shpirti shqiptar e qėndresa pėr tė rezistuar kundrejt
veprimeve shoviniste serbe pėr gllabėrimin e kombit shqiptar. Dua tė flas pėr patriotin shtiqajan
Shaqir Daut Bashėn, i cili me veprėn e tij, u shndėrrua nė simbolin e
qėndresės e trimėrisė, duke u treguar armiqve shekullor, se nuk ėshtė kollaj
tė shkelėsh nė tokėn shqiptare. Shaqir Daut Basha, lindi nė vitin 1868,
dhe, dhjetė vjet mė vonė, Shqipėria, formėsoi shtetin e vet nėpėrmjet aktit
tė madh tė Lidhjes, tė vetmin shtet etnik, ku pėrfshiheshin tė gjithė
territoret shqiptare, tė cilat na rrėshqitėn nga dora, e kurrė nuk mundėm mė
deri nė ditėt tona, ti marrim, pėr shkak tė intrigave e shovinizmave tė
shteteve fqinj, kryesisht Serbisė, Malit tė Zi, Bullgarisė e Greqisė, me
ndihmėn e pėrkrahjen e fuqive tė mėdha, e veēanarisht Rusisė. Atė kohė, Shaqiri, ishte dhjetė vjeē,
por ruajti thellė nė kujtesė patriotėt e asaj kohe, qė e bėnė kėtė Lidhje,
por edhe hasmin, i cili kėrkonte ta bėnte realitet thėnien e Bismarkut
antishqiptar, se Shqipėria ėshtė vetėm njė nocion gjeografik nė Evropė. Nė
kėto kushte dhe nė kėtė mjedis, u formua ai si njė shqiptar malėsor, qė e
donte vendin dhe do ti dilte zot pikėrisht atėhere kur i duhej tokės e
popullit tė vet. Nė vitin 1912, ishte nė moshėn 44 vjeē,
ose mė e mira stinė e njeriut dhe tani, jo si nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė
Prizrenit, kur ishte i vogėl. Nė kėtė periudhė ishte njė person me autoritet
dhe i dėshmuar si burrė trim, i urtė, me fjalėn me peshė e me vend, e shumė i
respektuar nga fshati Shtiqėn e mė gjėrė. Ai jo vetėm qė pėrjetonte ngjarjet,
por edhe u shqua nė kėtė kohė edhe si organizator i popullit tė fshatit dhe
krahinės, pėr tė pėrballuar agresionin e armikut tonė shekullor siē ishte Babai i tij, Daut Basha, qe njė familje
e devotshme nė fshat dhe e kishte rritur me shumė mundim, me skamje e varfėri
tė tejskajshme, por nga ana tjetėr, ai i kishte dhėnė djalit tė vet dhe gjithė
moshatarėve tė tij pasurinė mė tė madhe. E kishte ushqyer me patriotizmin dhe
atdhedashurinė e flaktė. Kėtė pasuri qė po la jap, mor bir, do ta pėrdorėsh
kur vendi tė jetė mė mzor, - i thoshte herė pas here i ati tė birit. Dhe
kėshtu ndodhi. Nėntori i vitit 1912, kishte ardhur i zi,
ashtu siē kishte ardhur edhe vetė koha. Pleqtė qė e mbanin mend atė kohė si
Brahė Osmani, Xhafer Shema, Ramadan Zela, Hajrulla Sula, Zenel Osmani,
tregonin se Aso moti nuk kishte bėrė vaki kurrė. Shiu, i pėrzier me borė nuk
pushonte natė e ditė, ndėrsa mjergulla ti qorronte sytė. Hasmi serb, duke u
udhėhequr prej fjalės sė moēme se ujku mjergull do, kishte kujtuar se do
tia dalė mbanė programit tė vet. Me egėrsi 26 mijė trupa ushtarake tė
armatosura tė regjimentit tė divizionit Shumadia 1, nė kuadėr tė armatės sė
krajlit serb, i nisi nė drejtim tė Kosovės e Lumės, pėr tė masakruar popullin
e djegė tokat e lashta shqiptare. Siē duket, e kishte zėnė tė lehtė pushtimin
e Shqipėrisė, pėr tė dalė nė det, ndėrsa Lumėn nuk e Por pėr tė dalė nė detin Adriatik,
duhej shkelė Luma sė pari. Planet e detajuara tė ushtrisė pushtuese, dolėn
ndryshe. Rrafshja e Lumės, e organizuar pėr tė pėrballuar okupimin, kishte
pėrcaktuar Qafėn e Kolesjanit, pėr ti sjellė vdekjen e 16 mijė trupave serbe
dhe pėr ta shpartalluar keq armikun. Kjo krahinė heroike e dėshmoi veten,
duke e shndėrruar tokėn e vet nė njė varr tė madh pėr ushtarėt pushtues, duke
i dhėnė mėsim historik Serbisė dhe kujtdo qė shkelė kėtė vend. Ushtria u thye dhe po tėrhiqej e
ēorjentuar secili pėr tė shpėtuar kokėn. Fshati Shtiqėn, ashtu si gjithė
Luma, ishte i organizuar dhe nė gadishmėri. Me veprime energjike dhe tė
shpejta, i preu udhėn armikut serb dhe e sulmoi pa mėshirė. Komandantėt serbė,
duke e kuptuar se malėsorėt janė tė organizuar dhe tė vendosur pėr ta
shpartalluar pėrfundimisht kėtė ushtri, u munduan tė rrezistonin pėrsėri.
Kosa e Halim Shehut, u dha zemėr edhe mė shumė tė gjithė luftėtarėve
malėsorė. Si cung bunge ishin bėrė tė gjithė malėsorėt e Lumės, tė
paluejtshėm e tė pamposhtur nė tokėn e baballarėve tė vet. I dėrmuar e i shpartalluar plotėsisht,
armiku tentonte pa shpresė tė ikte, por nuk kishte si dhe nė vendet e
quajtura Bungajė, nė Rrotllare, te Bunga Kryq, pranė lumit Luma, ishte
ngujuar edhe luftėtari Shaqir Dauti me pesė luftėtarė tė tjerė. Ishte detyra
qė e kishte marrė pėrsipėr. Edhe pse e thirrėn tė ndėrrojė vend, qė ti
shmanget sado pak hordhisė armike ai, atdhetarėt Brahė Osmani, Rizė Alia etj,
nuk ikėn, por u pėrleshėn me hasmin. Nė kėtė ngjarje tė datės 17 Nėntor tė
vitit 1912, Shaqir Dauti, fyt a fyt me serbėt, ra heroikisht. Ra heroikisht,
por jetėn e vet e paguan shtatė ushtarė serbė, tė cilėt i vrau, ashtu siē
bėnė edhe bashkėfshatarėt e tij, Halim Shehu, Mustafė Dogjani, Rustem Shehu,
Baftjar Tahiri, Nuhi Jesharri, Brahė Osmani, Rizė Alia etj. Studiuesi Shefqet Hoxha nė librin e tij
Luma nė luftėrat pėr liri, thekson se te Lisi i Madh, nė luftime me
serbėt, dhanė jetėn 12 shtiqjanė, ndėrsa nė Bungajė, Shaqir Dauti u thirri
shokėve: Bini djem e bini burra, ja shehit, ja gazi, dhe lufta plasi edhe me
mė shumė furi. Ndėrsa rapsodi dhe poeti popullor nga
Dibra, Haziz Ndreu, nė poemėn e tij rapsodike, Valėt e Drinit tė Zi, e
pėrjeton ngjarjen me vargje homerike: Maja e
Rrunės vrantue ish pėr gjithė anė Dhe
Gjalica Kur i shifshin retė e murrme
shllunga-shllunga Rrafshes Lumės nėpėr qarra e nėpėr bunga. Dhe mė poshtė, ai
pėrshkruan trimėrinė e burrave shtiqjanė, tė cilėt hidheshin mbi armikun si dragoj: Mas Halimit po shkojka dhe nji djalė I shtiqjanė qenka ky Shaqir Dauti Gjithė atė ditė pėr me dekė
zotit i luti Be Halimin zunė te lisi nė bashti Te pėrgju me u ndesh me zapti Me tpėrpjekė janė ndeshė kosė e bajoneta Trim Halimi e Shaqiri nė bashti Qerrė
me thika me zaptijet gji mė gji
Kjo ka qenė vepra e kėtyre burrave
shqiqjanė. Ky ka qenė akti heroik i Shaqir Dautit, kėtij trimi tė rrallė e
atdhetar. Me vendim tė Komitetit Ekzekutiv tė Kėshillit Popullor tė Rrethit,
numėr 29 datė 1.4.1985, patrioti Shaqir Daut Basha, shpallet dėshmor i
Atdheut dhe mė datėn 26.1.1993, ėshtė dekoruar nga Presidenti i Republikės
Sali Berisha, me Urdhėrin Pėr veprimtari patriotike tė Klasit tė II, duke u
shndėrruar i pėrjetshėm nė kujtesėn e brezave. Beteja e Lumės ėshtė quajtur mė
madhėshtore se e Termopileve nė Greqinė e lashtė, por historia mjerisht pak e
ka vėnė nė theks atė. As nė betejat e famshme historike tė Hanibalit, Ēezarit
apo Bonopartit, nuk janė vrarė kaq shumė ushtarė. Historiografia jonė thotė
se kanė mbetė mbi 12 mijė serbė, ndėrsa vetė historianėt serbė thonė se kanė
lėnė kockat nė Lumė 16-18 mijė. Kjo e fundit ndoshta ėshtė e vėrteta, pasi
agresori e ka ditė mė mirė se kushdo tjetėr inventarin e forcave tė veta
ushtarake. Sidoqoftė kjo mbetet nė faqet tona tė historisė si njė prej
ngjarjeve mė tė mėdha e heroike shqiptare.
.
|