Me rastin e 96 vjetorit tė Betejės sė Lumės 15 -18 nėntor 1912 KRYENGRITJA E
LUMĖS NĖ NĖNTOR 1912 Shkruan: Sheradin
Berisha ================================================== Dihet mirėfilli
se Lufta e Parė Ballkanike shpėrtheu nė tetor 1912 nga shtetet e
Aleancės Ballkanike qė e pėrbėnin Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia.
Nė kėtė luftė Shqipėria akoma pa u ēlirua pėrfundimisht nga pushtimi pesė
shekullor i perandorisė osmane, u detyrua t“ia kthente armėt pushtuesve tė ri
edhe pse pėr shqiptarėt ishte njė periudhė
jashtėzakonisht e disfavorshme, pas kryengritjes sė pėrgjithshme tė
verės 1912. Mobilizimi i shqiptarėve kundėr synimeve serbe pėr dalje nė
detin adriatik Nė
gjysmėn e dytė tė tetorit 1912, ndėrsa vazhdonin operacionet pushtuese tė
ushtrisė serbe mbi tokat shqiptare, nė Kosovė e gjetiu, nė krahinėn e Lumės,
tė Opojės, Vėrrinit, Gorės, Hasit, Dibrės... u organizuan kuvende tė shumta
dhe nė saje tė kushtrimit tė lėshuar nga mbledhja e jashtėzakonshme e
komitetit Shpėtimi tė mbajtur nė Shkup, me 14 tetor 1912, filloi mobilizimi
i pėrgjithshėm pėr ta pėrballuar agresionin pushtues serb. Nė javėn e parė tė nėntorit, armata e
III serbe pasi pushtoi Rrafshin e Kosovės dhe atė tė Dukagjinit, synonte
pushtimin e Shqipėrisė Veriore dhe tė Mesme pėr tė dalur nė brigjet e detit
Adriatik. Qysh mė 5 nėntor 1912 kur gjenerali
famėkeq Bozhidar Jankoviq hyri nė Prizren me regjimentet e Divizionit
Shumadia-1, nisi rigrupimin e forcave tė tij, pėr operacionet drejt
Adriatikut. Pėr tė realizuar kėtė plan ushtarak, komanda serbe, kishte
krijuar dy njėsi tė veēanta, qė morėn emrin si njėsitė e bregdetit dhe
repartet e kėtyre njėsive u pėrzgjodhėn nga divizionet Shumadia-1 dhe
Drina-2 tė dislokuara nė Prizren e Gjakovė. Krijimi i reparteve serbe pėr nėnshtrimin e Lumės me
rrethinė Pėr tė evituar ēdo rrezik qė mund tė
kėrcėnonte tė ashtuquajturit njėsitė e bregdetit, qė do tė operonin nė
drejtim tė Adriatikut, nėpėrmjet Luginės sė Drinit (Lumės), komanda e armatės
sė tretė krijoi repartin e Lumės, i cili mori pėr detyrė tė pushtonte kėtė
krahinė dhe krahinėn e Hasit, Vėrrinit, Opojės, Gorės
, tė ēarmatoste
shqiptarėt dhe tė godiste pa mėshirė ēdo rezistencė tė tyre.1 Nė repartet ushtarake pėr pushtimin e
Lumės u angazhuan rreth 16 mijė trupa, pasi sipas tė dhėnave tė
komandės serbe, pa pėruljen e Lumės dhe zotrimin e brigjeve tė Drinit nuk
mund tė realizoheshin planet strategjike tė proklamuara nga qeveria serbe e
Nikolla Pashiqit. Pėr kėtė qėllim
gjenerali Jankoviq, iu drejtua popullit tė Lumės me njė letėr ku kėrkonte tė
plotėsohen kėto kėrkesa: 1.
Qė paria, hoxhallarėt dhe tė pasurit tė vijnė nė
bisedime pa armė; 2.
Paria tė garantojė dorėzimin e pushkėve nga
fshatrat e veta, nėse duan tė jetojnė nė rehati me ne, e ky ėshtė kushti
kryesor; 3.
T“i ēarmatosin shqiptarėt e ardhur nga Kosova,
llapjanėt, hasjanėt, prizrenasit, dukagjinasit etj, tė cilėt ndodhen nė mesin
e tyre dhe ata qė kanė luftuar kundėr nesh; 4.
Ta dorėzojnė, ose sė paku tė tregojnė ku ndodhet
Isa Boletini, ta dorėzojnė Ramadan Zaskocin, Riza Beun, Islam Spahiun nga
Kolesjani dhe Bajram Daklanin; 5.
Qė parija t“i prijė ushtrisė serbe dhe tė
informojnė pėr lėvizjen e rezistencės pėrreth, dhe 6.
Qė ēdo fshatė t“i japė nga 5 vet peng e tė
qėndrojnė nė Prizren, qė tė jemi mė tė sigurt. Nėse kėto kushte nuk
plotėsohen, tėrė pasuria dhe fshatrat kanė pėr t“u bombarduar.2 Kėto kushte
ultimative nė asnjė mėnyrė s“u pranuan nga populli dhe paria e Lumės dhe
trevat tjera pėrreth, andaj si rrjedhim soldateska serbe nisi
operacionet ushtarake pėr pushtimin e Lumės dhe tė krahinave tjera pėrreth. Qėndresa shqiptare pėrballė operacioneve pushtuese
serbe Pėrballė operacioneve pushtuese tė
ushtrisė serbe, u gjendėn mijėra luftėtarė shqiptarė tė krahinave tė Lumės,
Hasit, Vėrrinit, Opojės e Gorės, si dhe tė atyre qė ishin tėrhequr nga
thellėsitė e Kosovės, pas pushtimit tė saj. Me kėtė rast malet e larta tė
Pashtrikut, ( ku shtrihej krahina e Hasit dhe Malėsia e Gjakovės), si dhe
degėzimet natyrore tė Sharrit - /(malet e Gjalicės (Pikllimės) dhe tė
Koretnikut, matanė Drinit tė Bardhė), ku gravitojnė fshatrat e trevės sė
Vėrrinit, tė Opojės dhe tė Gorės/, nga fortesa natyrore u shndėrruan nė
fortesa lufte. Njė pamje nga rrafshi i Opojės,
Koretniku/ Pashtriku - Shiko KĖTU ) Duke pas
parasysh kėto pozita gjeostrategjike, forcat shqiptare u pozicionuan nė vijėn
frontale: Malėsia e Gjakovės (Qafa e Morinės - Qafa e Prushit) Has
(Planej-Gorozhup) - Qafa e Zhurit Vėrri (Billushė Jeshkovė Lybeqevė -
Lez) Sharr (pjerrėsit perėndimore tė Gurit tė Zi Opojė (Gryka e
Llapushnikut). Nė organizimin
e qėndresės shqiptare u shquan krerėt: -
Ramadan Zaskoci, -
Ramadan Ēejku, -
Qazim Lika, -
Islam e Sali Spahia, -
Hoxhė Mehmeti, -
Osman Lita, -
Cen Daci, -
Bajram Gjana, -
Dervish e Nezir
Bajraktari, -
Myftar Nika, -
Nexhip agė
Bilali, -
Sylė Elezi, -
Ahmet Ilaz
Qehaja, -
Jemin Gjana tė gjithė nga Luma, -
Elez Isufi, -
Cuf Xhelili e -
Xhafer Doda nga Dibra, -
Bajram Curri nė Malėsi tė Gjakovės, -
Rexhė Ali Bajraktari nga Hasi, -
sheh Hasani nga
Prizreni, -
Jahja Sait Sahiti nga Kuki i Opojės, -
Kapllan Opoja, -
Nail Hyseni - Dani i Rapēės sė Gorės, -
Esat Berisha, -
Abdyl Osmani, -
Arif Krusha e shumė tė tjerė.3 ( Shiko fotot: Ramadan
Zaskoci - Islam
Spahiu - Nahil Hyseni )
Qendrat komanduese tė luftės u vendosėn: 1. Nė Llapushnik
(Brezne) tė Opojės, nė krye me Qazim Likėn; 2. Nė Krumė tė
Hasit, nė krye me Rexhė Ali Bajraktarin; dhe 3. Kėshilli
Qėndror i Luftės nė krye me Ramadan Zaskocin u vendos nė Qafė tė Kolesjanit,
nė majėn e quajtur Tabe, nga ku shihej qartė Rrafshi i Lumės. ( Njė pamjen nga Qafa
e Kolesjanit - shiko KĖTU ) Pėr tė mos
lejuar kalimin e trupave serbe matan lumit, pėrgjatė Drinit tė Bardhė,
kėshilli i luftės, organizoi me kohė prita nė fshatrat: Shalqin, Domaj,
Gjinaj, Brut, Ura e Vezirit... Prita tė tilla u ngritėn edhe nė brigjet
perėndimore tė Drinit tė Zi si: nė Kolsh, Mamėz, Surroj, Tejdrinė...4 Nė kėto pozicione ishin forcat mbrojtėse shqiptare, kur
mė 9 e 10 nėntor 1912 filluan operacionet e armatės III serbe nė drejtim tė
Lumės. Beteja e parė e pėrgjakshme nė Qafė tė Zhurit Beteja e parė e
pėrgjakshme nė kufijtė e Lumės u zhvillua nė Qafė tė Zhurit dhe vijoi deri
nė grykėn e Morinės. Nė kėtė lokalitet ushtria serbe pėr 2-3 ditė rresht
pėsoi goditje tė rėndė, duke lėnė nė fushėbeteja shumė tė vrarė e tė plagosur
dhe armė. Pas kėtij dėshtimi, ushtria pushtuese serbe nė shenjė hakmarrje, nė
fshatin Zhur i mori peng 37 shqiptarė, tė cilėt mė pas i dėrguan nė Prizren
me qėllim qė tė ushtrohet presion nė popull, pėr tė mos e pėrkrahur edhe
mėtutje kryengritjen. ( Pamja e fshatit Zhur
shiko KĖTU ) Ushtria serbe pas njė riorganizimi
me reparte tė reja u nisė sėrish nė drejtim tė Lumės. Forcat shqiptare, tani
pėrballė reparteve tė divizionit Shumadia-1, pėr tė mos u dėmtuar u
tėrhoqėn duke zhvilluar luftime sporadike, pėrgjatė brigjeve tė Drinit tė
Bardhė dhe shpateve tė Koretnikut e tė Gjallicės, nė mėnyrė qė tė bėhej njė
pėrgatitje sa mė e mirė pėr njė qėndresė mė tė fuqishme. Repartet serbe me
goditjet e vazhdueshme qė i bėnin luftėtarėve lumjanė, nga fusha e Morinės e
deri nė Pėrbreg, hap pas hapi u futėn nė brendėsi tė Lumės, deri nė Bicaj dhe
u dislokuan nė hapsirat fushore tė kėtij fshati. Terheqja taktike e luftėtarėve shqiptare dhe
pozicionimi i tyre nė vendet kyqe pėr goditjen e forcave serbe Tėrheqja e
luftėtarėve shqiptarė u bė jo vetėm pėr shkak tė epėrsisė serbe nė numėr tė
ushtarėve dhe nė armatim tė rėndė, por me kėtė rast u pėrdorė procesi
luftarak taktik: qėndresa thyerja - tėrheqja, si ligje objektive tė luftės,
pėr ta futur armikun nėpėr kurthe, nė mėnyrė qė ta ndėshkonin mė pas me
mėnyrat e tyre origjinale tė luftimit 5. Kėshilli komandues i
luftės i pėrqėndruar nė Tabe (Qafė tė Kolesjanit), me kohė kishte siguruar
prapavijėn edhe nė tėrthoren: Pėrbreg Gjegjėn Bardhoc Morinė Vėrmicė
Shkozė Dobrusht Zhur Vėrri (Billushė - Jeshkovė-Lez...), e cila
njėkohsisht luante rol tė dyfishtė: 1. mbėshtetje
tė sulmit mbi forcat armike dhe 2. mbrojtje e
prapavijės - tė shpinės sė luftėtarėve nė Lumė, ndėrsa fshatrat e
Dollovishtit e tė Opojės siguruan krahėt e mbėshtetėn veprimet nė Grykėn e
Vanjave, nė Qafėn e Zbinecit e tė Llapushnikut. 6 Nė mėngjesin e 15 nėntorit 1912,
Kėshilli i Luftės dha urdhėr pėr tė sulmuar repartet serbe nga disa drejtime
tė frontit. Falė konfiguracionit tė terrenit malor, motit tė keq (me shi e
bubullim) edhe pse tė varfėr nė mjete lufte, lumjanėt tė lėshuar si ortek mbi
forcat armike, nė kodrat e Kolesjanit arritėn t'i asgjėsojnė qindra ushtarė
serbė, ndėrsa nga radhėt e tyre ranė dėshmorė: Ibrahim H. Zeqiri - bajraktar
i Radomirės, Nexhip Dullė Visha nga Kolesjani, Rexhep Jonuz Taci, Selman
Asllan Nėrguti, Halim Shehu e Daut Basha nga Shtiqni etj.7
Ndėrkohė pėr
shkak tė rezistencės sė fuqishme, forcat serbe u tėrhoqėn nga Kolesjani dhe
kodrat e Gabricės dhe u pozicionuan nė brigjet jugore tė Shejės dhe nė
brigjet lindore tė Drinit tė Zi, ndėrsa forcat shqiptare kaluan nė vijėn:
fshati Mustafaj Osmanaj Bushat (Kodra e Bushatit). Rigrupimi i forcave shqiptare Kėshilli i luftės, pas
njė rigrupimi tė forcave shqiptare nė teren, mė 16 nėntor pa ndėrpre vazhdoi
mėsymjen drejt forcave serbe dhe pėrleshjet gjakosėse u zhvilluan kryesisht
nė krahun e majtė tė pėrroit tė Shejės. Pikėrisht nė kėto ēaste kritike pėr
kurorėzimin e suksesit, nė Lumė arritėn qindra dibranė nė krye me udhėheqėsit
e shquar Elez Isufin, Isuf Xhelilin, Xhafer Dodėn etj, tė cilėt nė fushat e
betejės sollėn edhe 2 - 3 topa qė dikur ua kishin zėnė turqve. 8 Shiko foto: Elez Isufi - Isuf Xhelili Ushtria serbe e qėlluar (sulmuar)
nga tė gjitha anėt, nė panik braktisi fushėbetejėn, duke lėnė edhe
shumė tė vrarė e tė mbytur nė Dri dhe nė pėrroin e Shejės. Pėr tė pėrfituar
nga situata e krijuar, Kėshilli i luftės tashmė nga Kolesjani ishte
zhvendosur nė fushėn e Zborit - Nangė, dhe aty pėrcaktoi dy drejtime sulmuese
(me 3 grupe) pėr ndjekjen e mėtejshme tė pushtuesve serbė: -
Grupi i parė: u drejtua, nė krahun e majtė nėpėr rrugėn kėmbėsore qė tė
shpiente nga Nanga nė Gostilė - pėr nė Kullė tė Lumės; -
Grupi i dytė: nė rrugėn kėmbėsore qė tė ēonte nga Nanga nė Shtiqėn,
Pėrbreg e deri nė Morinė, -
Grupi i tretė: (nė rolin e rezervės) u pėrdorė si mbėshtetje pėr tė dy
krahėt (grupet) e sulmit. 9 -
Ndėrkaq forca
tjetėr goditėse qė kishte tė bėnte me fatin e Betejės sė Lumės, ishte
organizimi i qendresės nė tė dy krahėt e Drinit tė Bardhė: a. Nė tėrthoren Pėrbreg Gjegjėn
Bardhoc Morinė - Qafa e Zhurit - Vėrri (Billushė) - Guri i Zi (Opojė) -
Sharr dhe b. nė krahun tjetėr Has (Pashtrik) -
Malėsi e Gjakovės.
Pėr tė penguar shkuarjen e forcave tė reja serbe nga Prizreni nė
drejtim tė Lumės, luftime tė ashpra u zhvilluan edhe nė trevėn e Vėrrinit. Nė
vijėn Dobrusht - Qafa e Zhurit Billushė Lez - Leskovec, pati luftime
ballore dhe anėsore. Repartet serbe nė kėto luftime pėrpiqeshin qė tė
shpėrthejn vijėn frontale nė Vėrri, me qėllim tė depėrtimit nė Opojė e Gorė
prej nga mendohej tė sulmoheshin nga prapa lumjanėt, mirėpo nuk patėn sukses. Vendimi i Kėshillit Komandues pėr tė goditur armikun nė tė gjitha frontet e luftės Nė kulmin e qėndresės
pėr vdekje a liri, Kėshilli Komandues i Luftės qė pėrbėhej nga Ramadan
Zaskoci, Islam Spahia, Hoxhė Mehmeti, Elez Isufi, Ramadan Ēejku, Ramadan
Kovaēi, Kadri Shahini, Jemin Gjana etj, sipas vendimeve tė marra nė njė
mbledhje, mė 17 nėntor 1912 nisėn operacionet goditėse nė tė gjitha frontet e
luftės. Malėsorėt lumjanė, tė ngujuar nėpėr kullat e fshatrave: Nangė,
Gostil, Shtiqėn, Pėrbreg dhe nė shpatet lindore tė Gjallicės e Koretnikut
(Pikllimės) si dhe nė brigjet e tė dy Drinave (tė Ziut e tė Bardhit), e tė
ngazllyer nga fitorja e bujshme e Qafės sė Kolesjanit, forcat e armikut u
sulmuan nga tė dy krahėt (lindje-perėndim) dhe u ndoqėn kėmba kėmbės. Repartet ushtarake serbe u pėrpoqėn
tė rigrupohen e tė pozicionohen sėrish nė Kodrėn e Galipės e nė Zbor tė
Nangėve, por kėto pėrpjekje gjithashtu dėshtuan keq. Repartet shpartalluese
serbe pasi humbėn edhe nė kėtė fushėbetejė qindra ushtarė tė tjerė, braktisėn
edhe vijėn mbrojtėse Shtiqėn - Drini i Zi. Nė
kėto sulme lumjanėt trima veprojnė rrufeshėm, dhe gjatė luftimeve
bien dėshmorė: Abaz Zezi, Baftjar Tahiraj, Baki Maliq Domi, Bektash Gjoka,
Dervish Trota, Dullė Dema, Halil Dema, Halil Himaj, Hasan Shabani, Ismail
Neziri, Jashar Shehu, Mehmet Allaraj, Mehmet Limani, Muharrem Mema, Mustafė
Dogjani, Ramadan Koldashi, Rrustem Shehu, Shaqir Basha, Shaqir Dauti, Tahir
Smajli, Zenel Mema, Haziz Xhaferi, e shumė tė tjerė.10
Luftimet pėrfundimtare u zhvilluan nė brigjet e lumenjve Drini i
Bardhė - Drini i Zi, ndėrsa ato me tė pėrgjakshmet nė Kullė Lumė. Mbeturinat e reparteve serbe qė i shpėtuan
asgjėsimit nė rajonin e Bicajt, sė bashku me repartet e rajonit tė Kullės sė
Lumės, kishin arritur tė dilnin nė bregun e kundėrt tė lumit Luma, poshtė
Pėrbregut, dhe tė pozicionohen nė vijėn: Pėrbreg - Kulla e Lumės. Pėr kėto
ngjarje, burimet serbe thonė se gjatė tėrė ditės sė 17 nėntorit 1912 u
zhvilluan luftime tė rėnda midis aradhave serbe e shqiptarėve, qė sulmonin
nga tė gjitha anėt, veēanėrisht nga bregu i majtė i lumit Luma, duke
rrezikuar forcat serbe qė tė hidhen nė Dri e tė shkėputeshin nga Prizreni. Mė
i forti qe zjarri i shqiptarėve nga bregu i djathtė i Drinit tė Bardhė. Edhe
togjet gjuajtėse qė u dėrguan nė atė krah nuk mundėn t“i largojnė prej andej
lumjanėt e hasjanėt, tė cilėt me njė zjarrė anėsor tė fuqishėm, u shkaktuan
humbje tė rėnda forcave serbe. Nė kėto rrethana, bateria e gjymtuar e topave
malorė nuk mundi tė zinte pozicione e tė aktivizohej nė luftime.11 Fitorja e kryengritėsve shqiptarė nė Lumė Kapja e Kullės sė Lumės me
luftime tė pėrgjakshme shėnonte pragun e fitores sė betejės. Forcat
shqiptare, nė mbrėmjen e ditės sė 17 nėntorit, pasi arritėn tė pozicionohen
nė vijėn: Drini i Bardhė - Uki i Vjerrė Gjegjėn - Shpati perėndimor i
Koretnikut - Bardhoc, sulmuan karvanin me qerre, me kafsh tėrheqėse tė
mbeturinave serbe qė tentonin tė tėrhiqeshin nė drejtim tė Prizrenit. Nė kėto
luftime tė pėrgjakshme kur hordhitė barbare serbe vėrtet patėn humbje
tė mėdha nė ushtarė e nė materiale lufte, u martirizuan edhe shumė
lumjanė, si: Halil Taci (Gjegjėn), Hamza Dema (Morinė), Hazir Mhola (Bicaj),
Isuf Ramadani (Morin), Jemin Dema (Bardhoc), Jakup Tota (Barruē), Liman Ēejku
(Lusėn), Ramadan Nerguti (Gjegjė), Rrahman Duraku (Morin), Selim Gėrmizi
(Bardhoc), Sinan Ēejku (Lusėn), Shaban Coka (Ujmisht), Shaqir Nerguti
(Gjegjėn), Zenel Nerguti (Gjegjėn), Bajram Ramadani (Pėrbreg) e shumė tė
tjerė. Nė Betejėn te vendi i quajtur Uki i
Vjerrė u plagos edhe udhėheqėsi i moshuar lumjan Islam Spahia, i cili
nuk iu nda luftės qė nga Qafa e Kolesjanit e deri nė Bardhoc.12 Me luftėn te Uki i vjerrė mbaron seria e
betejave tė pėrgjakshme nė Lumė, ku rezultoi me shkatėrrimin e forcave serbe
dhe dėbimin e atyre pak mbeturinave ( njėsive serbe) deri afėr Prizrenit.
Humbjen e madhe tė ushtrisė serbe, nė Lumė mė qartė e ka shprehur nė kujtimet
e veta Kosta Novakoviq, pjesėmarrės nė
ato luftime. Novakoviq ka
shkruar: Unė nuk do tė zė nė gojė
detyrėn e parė tė repartit tonė tė Lumės - ēarmatimin e Lumės, qė ai nuk
arriti ta kryejė, kėshtu qė nė rastin tjetėr do tė kthehem nė punėn e tij dhe
tė komandantėve, punė tė cilėn e paguam me jetėn e njerėzve, duke humbur
shumė municione, ushqim dhe kafsh... pas disfatės sė plotė nė Lumė, pas katėr
netėve tė pandėrprera pa gjumė, pas tėrheqjes nga pozita afėr fshatit Bicaj,
pas kalimit nė ujė deri nė brez, reparti i Lumės, i cili u pėrforcua edhe me
njė batalion, mė 18 nėntor u detyrua tė tėrhiqet i shpartalluar e rraskapitur
deri nė pikėn e fundit dhe mbėrriti nė fshatin Zhur, 8 km larg Prizrenit... 13 12 mijė ushtarė serbė kockat e tyre i lanė nė Lumė! Sukseset e arritura nė kėto ditė
luftimesh nxorėn nė pah aftėsitė dhe taktikėn e zgjuar tė luftėtarėve
shqiptarė, tė cilėt duke u mbėshtetur nė kushtet konkrete tė vendit dhe nė
traditat e tė parėve tanė, shpartalluan pushtuesit serbė, tė shumtė nė numėr
dhe tė armatosur me armė mė moderne tė kohės. Po kėshtu studimet e bėra,
tradita gojore, por edhe folklori ynė popullor (kėngėt historike), japin disa
tė dhėna pėr numrin e ushtarėve serbė tė vrarė nė Lumė. -
Sipas opinionit tė lumjanėve numri i serbėve tė
humbur ka qenė 16 mijė. -
Sipas tė dhėnave nga historia ushtarake serbe, ky
numėr shkon deri nė 18 mijė. -
Sipas studiuesit Essat Bilali, nė revistėn
Shqiptari i Lirė dhe shumė studiuesve tjerė shqiptarė, shifra sillet nė 12
mijė ushtarė serbė qė i lanė kockat e tyre nė Kullė Lumė .14 Pėrjetėsimi i Betejės sė Lumės nga rapsodi popullor Rapsodi popullor kėtė ngjarje historike e pėrjetėsojė
edhe pėrmes vargjeve si: Ka hi serbi n“at“Prizren, po i thot`Lumės: Lirom ven! Nuk jam mbreti, po jam Luma, t“mushi gjiksin plot me plumba! Kur vikati Islam spahija: Bini djem, se shkoi Shipnija! Bini djem-thrret Ramadani -bini djem se shkoi vatani! Gryka e Shejės po rredh gjak, po i thot Drinit: Ndihmom pak Ndihmom pak, n“dash me m“ndihmue, kllade
t“mdhaja jam tuj ēue. Krajli i
serbit ban: Medet, m“faroi
Luma askerin krejt! ma faroi
askerin e ngrat burrat me pushk`e grat me spatė. Kadal, krajl u mlofsh me morre, dymdhetmi
t`metėn pa vorre! Djemt“e
Lumės hiq s“kan dert, ka ni
luftė bajn“vjet pėr vjet, luft“ me
krajl e luft“ me mbret... (...) Hasi shpat e gur e kep vend pėr vend pushka kėrset shkoj kukuja shpi pėr shpi I preu Hasi 3 mijė shkijė... (...) Krejt Opoja u mlu n`zi Prej Prizrenit ter n“Dri Tre ditė luftė e tre ditė zi u vranė shkije pėrmi tre mijė... 15 Pėrfundim Ndonėse nė mėngjesin e 18
nėntorit 1912, mori fund beteja e Lumės, ku forcat shqiptare triumfuan kundėr
armatės III serbe, nė Manastir zhvillohej njė betejė tjetėr ndėrmjet forcave
shqiptare dhe reparteve tė armatės I-rė serbe, qė nė histori njihet si Beteja
e Manastirit. Nė kėtė kuadėr vlerėsojmė se Beteja e Lumės, Beteja e
Manastirit si dhe rezistenca shqiptare nė veri (Shkodėr) dhe nė jug (Janin)
kanė rėndėsi tė madhe historike, pėr faktin sepse nė njė mėnyrė a tjetėr,
krijuan rrethana tė favorshme pėr mbajtjen e Kuvendit Kombėtar nė
Vlorė, mė 28 nėntor 1912, ku u shpallė Pavarėsia e Shqipėrisė. ( Lapidari nė Qafė tė
Kolesjanit, nė pėrkujtim tė Betejės sė Lumės 1912 - Shiko KĖTU ) * * * R e f e r e n c a t 1. Th.Muzaku: Politika e serbisė Kundrejt
Shqipėrisė gjatė Luftės Ballkanike, Tiranė 1987, fq.145; /K.Novakoviq: Nėpėr
Shqipėri (Kujtime) Dy Drinat,1 ,1998, fq.32; /B.Ratkoviq: Prvi
Ballkanski rat, Beograd 1978, fq.261. Sh.Hoxha: Luma nė luftrat pėr liri, Tiranė
2002, fq.173. 2. Dr.Xh.Shala: Marrėdhėniet shqiptaro - serbe
1912-1918, Prishtinė 1990, fq.64 3. Sh.Hoxha:Luma nė luftrat pėr liri, Tiranė
2002, fq182; /Sh.Braha: Gjenocidi serbomadh dhe qėndresa shqiptare
(1884-1990), Gjakovė 1991, fq.148 4. Dr.V.Kasapi: Mrekulli e natyrės, Kėshtjellė e
historisė, Tiranė 1998, fq.69 6. Xh.Martini: Elez Isufi, Tiranė 1994, fq.29 7.Dr.V.Kasapi, vepėr e cituar, fq.72 8. Xh.Martini, vep.e cit. fq. 29/Q.Mataj: Hoxhė
Mehmeti 1867-1927, Kukės 2002, fq.135 9. Dr.V.Kasapi; vepėr e cituar, fq.74.
Q.Mataj:vepėr e cituar, fq.114 10. Sh.Hoxha: Luma nė luftrat pėr liri, Tiranė
2002, fq.187. 11. Borivoje Ratkoviq: Prvi Ballkanski Rat
1912-1913, Beograd 1978, fq. 262-275. Sh.Hoxha: vepėr e cit. fq.188 12. Sh.Hoxha: vepėr e cituar, fq.188 13. K.Novakoviq: Nėpėr Shqipėri Dy Drinat, 1 ,
1999, fq.32 /Sh.Hoxha: vep. e cit. fq.189. 14. T.Kolgjini: Luma dhe luftat e saj, Tiranė
1993, fq.38; Sh.Braha: Beteja e Drinit kundėr agresionit serbė (nėntor 1912),
Prizren 2000, fq.108. 15. Sh.Hoxha: vepėr e cituar, fq.3. Sh.Braha:
vepėr e cituar, fq.151 |