Shpalime historike

Marrėdhėniet Kosovė - Mirditė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore (vrojtime tė pėrgjithshme)

 

·       Sado qė Kosova dhe Mirdita, thėnė kushtimisht, nuk janė nė kufi njėra me tjetrėn, marrėdhėniet e tyre gjatė historisė ishin tė ndjeshme, siē edhe ndodhi gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ato filluan nė shekullin XV dhe vazhduan deri nė ditėt e sotshme. Si tė tilla herė-herė arrinin nė shkallėn e njė bashkėpunimi tė ngushtė, veēanėrisht nė kohėn e krizave historike. Nė kėto kohė kapėrceheshin dallimet fetare dhe largėsia e konsiderueshme dhe kosovarėt dhe mirditorėt bėheshin njė, tė ēliruar dhe tė pavarur, qė nė fakt ishin synimet e tyre shekullore.

 

     Shkruan: Prof.dr Izber HOTI / 07. 07. 2008

 

Dėshmi historike

 

     Kosova dhe Mirdita janė afėr dhe larg, varėsisht si dhe nga cili kėndvėshtrim shikohen. Mirėpo, ėshtė e sigurt se marrėdhėniet dhe lidhjet nė mes tė kėtyre dy viseve shqiptare dėshmohen qė nga shekulli XV. Qė nė atė kohė pati lėvizje tė ndryshme nė drejtimin Kosovė - Mirditė dhe anasjelltas. Kjo dėshmohet edhe nga patronimet  (Gojani,  Kaēinari,  Martini, Shkorreti, Kryeziu etj.) , siē janė edhe patronimet Mirdita e Fani, ky i fundit konsiderohet kėpujė nė mes Mirditės dhe Kosovės. Marrėdhėniet e kėtyre anasve nuk shquhen me vendosje dhe zhvendosje, por me batica dhe zbatica do tė shėnohen edhe nė fusha tė tjera tė jetės ekonomike dhe shoqėrore. Natyrisht, kėto marrėdhėnie do tė forcohen mė shumė nė kohėn e lėvizjeve pėr ēlirim kombėtar, pėrkatėsisht nė kohėn e rilindjes Kombėtare Shqiptare, por si tė tilla do tė vijojnė edhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. 

 

Ndihma e ndėrsjellė

 

     Si edhe mė parė, ashtu edhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore marrėdhėniet Mirditė-Kosovė dhe anasjelltas shquhen me njė varg veēorish qė lidhnin kėto dy anė shqiptare. Qė nė fillim duhet theksuar se nė historiografinė dhe shkrimet e tjera shqiptare, ndėrsa mė shumė nė ato tė huaja, si mirditorėt ashtu edhe kosovarėt konsideroheshim malėsor dhe luftėtar tė denjė tė ēlirimit, mikpritės dhe trashėgimtarė tė drejtpėrdrejtė tė veēorive ilire-shqiptare. Kėtu qėndron mbėshtetja kryesore e krijimit tė marrėdhėnieve tė kėtyre anasve, jo nė pėrmasa tė mėdha por jo edhe pėr tu injoruar. Ani pse shumica absolute e mirditorėve ishin tė krishterė, ndėrsa shumica absolute e kosovarėve ishin mysliman, nuk pengoi shqiptarėt e kėtyre anėve qė tė bashkėjetonin dhe bashkėvepronin. Megjithatė, duhet pranuar se ky bashkėpunim do tė jetė mė i ndjeshėm nė kohėn e kthesave tė mėdha historike, apo thėnė ndryshe nė kohėn e krizave politike. Kėshtu ndodhi edhe nė prag dhe nė ditėt e para tė shpalljes sė cunguar tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, si dhe nė vitet e para tė vendosjes sė komunizmit si sistem shoqėror dhe shtetėror. Kjo nuk do tė thotė fare se nė ndėrkohė nuk kishte marrėdhėnie nė mes tė kosovarėve dhe mirditorėve. Veē kėsaj, nuk duhet krijuar pėrshtypje tė gabueshme se kėshtu do tė ndodh vetėm nė fushėn politike dhe tė luftės pėr ēlirim. Nė kėtė frymė nuk duhet harruar ndihmėn e shumė arsimdashėsve mirditorė, apo qė kishin prejardhje nga Mirdita qė ia bėnė Kosovės, duke filluar ndėrmjet dy Luftėrave botėrore  (mėkėmbja e shkollės nė Zllakuqan) dhe duke marrė pėrmasa tė gjėra gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, kur nė Kosovė u hapėn nė mėnyrė masive shkollat shqipe, tejet tė etshme pėr kuadėr arsimor.

 
     Ėshtė pėr tu shėnuar dhe pėr tu lavdėruar ndihma qė kosovarėt ua bėnė mirditorėve nė kėtė kohė, tė vendosur nė shumė vende tė Rrafshit tė Dukagjinit por edhe nė anėn e Rrafshit tė Kosovės. Ndėrmjet dy Luftėrave Botėrore dallon ndjeshėm dhe ėshtė i pakapėrcyeshėm bashkėpunimi i mirditorėve dhe kosovarėve, tė udhėhequr nga Isa Boletini e Bajram Curri dhe nga Preng Bibė Doda
“pėr ruajtjen e pavarėsisė nga rebelėt e organizuar”, por nuk harrohen as veprimet patriotike tė Prend Doēit, Imzot Gjon Gazullit, Zef Kolė Ndokut, tė njohur si Zefi i Vogėl, Kolė Tomės sė Velės, Nėnė Terezės, Anton Ēetės, qė kishin prejardhje tė hershme apo tė vonshme nga Mirdita. Qė tė gjitha kėto personalitete do tė ndikojnė ndjeshėm nė jetėn e gjithmbarshme dhe nė historinė e Kosovės, mu ashtu siē ndikuan nė orientimin dhe personalitetin e mirditorit tė mirėnjohur Bardhok Biba me qėndrimet e tyre Emin Duraku, Branko Kadia, Sadik Bekteshi, Hajdar Dushi, Xheladin Hana, Nazmi Rushiti, Tomė Kola e tė tjerė. Nėse dihet autoriteti dhe ndikimi i Bardhok Bibės nė Mirditė, nuk mund tė mohohet edhe ndikimi i tėrthorėt i kėtyre kosovarėve nė kėtė anė. Kjo vlen sa i pėrket atyre qė kishin orientime dhe ishin pjesėtar tė Lėvizjes Antifashiste Nacionalēlirimtare tė Shqipėrisė pėrkatėsisht Lėvizjes Nacionalēlirimtare tė Kosovės.

 

Pėrvoja e hidhur si mėsim

 

     Si nė Kosovė ashtu edhe nė Mirditė pati forca me orientime nacionaliste dhe antikomuniste qė krijuan marrėdhėnie tė ndėrsjellta dhe bashkėpunuan dendur. Zėri dhe emri i Kapidan Gjon Marka Gjonit si nacionalist i spikatur dhe trashėgimtar i njė familjeje tė njohur patriotike, si pjesėtar i Qeverisė sė kohės, ndėrsa mė shumė si antikomunist i palėkundshėm, u pėrhap nė mbarė Kosovėn si te kundėrshtarėt ashtu edhe te pėrkrahėsit e tij. Mirėpo, Kapidan Gjon Marka Gjoni nuk ishte i vetmi personalitet historik i Mirditės pėr tė cilin dihej dhe flitej nė Kosovė gjatė luftės sė Dytė Botėrore. Pra kishte edhe shumė tė tjerė. Kjo ishte e natyrshme ngase, siē ėshtė e njohur nga historia mu ashtu si kosovarėt kishin provuar si krimet ashtu edhe bashkėpunimin dhe tradhtinė e serbėve. Kjo e dhėnė si dhe fakti se serbėt nė kėtė kohė paraqiteshin si piemont tė lėvizjeve ballkanike antifashiste, humbėn plotėsisht besimin nė bashkėpunimin serbo-shqiptar. Nė kėtė mėnyrė u dėshmua plotėsisht se pėr mirditorėt feja e krishterė mbi tė gjitha ishte shprehje e nacionalizmit dhe si pasojė bashkėpunimi me gjermanėt nuk kishte mbėshtetjen ekskluzive nė orientimin fetar, ani pse nė kėtė rast as kjo nuk mund tė mohohej por mbėshtetej nė interesat kombėtare.

 

Bashkėpunimi dhe synimet

 

     Falė sė kaluarės historike dhe rrethanave mbizotėruese mund tė pohohet lirisht se rrjedhat politike dhe luftarake nė Mirditė ishin tė njohura pėr shumė kosovarė, veēanėrisht pėr ata qė udhėhiqnin apo ishin goditur nga lufta, qė mendoni e shqetėsoheshin pėr tė ardhshmen jo tė ndritur tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe Kosovės nė veēanti. Kėtu duhet pėrmendur shumė pjesėtarė tė jetės politike dhe tė forcave tė armatosura qeveritare bartės tė arsimit e tė jetės ekonomike dhe antikomunist tė shquar Ymer Berisha, Muharrem Bajraktari, Kryezinjtė etj. Sdo mend, se sa dinin nacionalistėt mirditorė pėr ata kosovarė, aq dinin nacionalistėt kosovarė pėr ata mirditorė. Pėr kėtė arsye janė tė konsiderueshme korrespodencat e ndėrsjella  (Pashk Bibaj - Ymer Berisha, Pashk Bibaj- Muharrem Bajraktari etj.), por edhe takimet e drejtpėrdrejta, siē ishte ai nė mes tė Ymer Berishės dhe Pashk Bibės nė Vogovė afėr Gjakovės. Nė kėtė frymė bėheshin pėrpjekje qė nacionalistėt kosovarė tė lidheshim edhe me Kolė Bibė Mirakėn, qė kėshtu tė sendėrtohej lidhja e viseve shqiptare me nacionalistėt qė nė kėtė kohė gjendeshin nė shtete tė huaja. Pėr lidhjen e organizatave kundėr komuniste shqiptare me 20 korrik 1945, sipas dėshmive tė nacionalistit tė mirėnjohur Sadik Ramė Gjurgjevikut, nė Mirditė u mbajt njė mbledhje nė tė cilėn pėrveē tė tjerėve, nga Kosova sė bashku me Ymer Berishėn morėn pjesė Ndue Pėrlleshi, Ndrec Pėrlleshi dhe Gjon Dedė Gjoni . Mirėpo, pėr synimet kundėr komuniste si duket, nuk mjaftoi as kjo mbledhje prandaj bėheshin plane qė nė muajin shtator 1945 tė mbahej edhe njė mbledhje po nė Mirditė, ku do tė ishin tė pranishėm delegatėt e tė gjitha organizatave tė tilla pra edhe tė Kosovės. Kėshtu edhe ndodhi, ani pse sipas dėshmive tė tė pėrmendurit para organeve hetimore jugosllave pėr shkak tė kohės sė shkurtė, kosovarėt nuk arritėn tė mobilizoheshin e t“i dėrgoni delegatėt e kėrkuar.

 

Ngjasimi me tė kaluarėn

 

     Mbėshtetur nė materialet arkivale, nė kujtime dhe nė arritjet e historiografisė sė huaj dhe shqiptare fitohet pėrshtypja se nė vitet e para tė vendosjes sė komunizmit nė trojet shqiptare historia po pėrsėritej ngjashėm si nė kohėn e rrethanave tė veprimtarisė sė vitit 1912, kur njėri nga konsujt anglezė raportonte sa vijonte: “Qendėr e zbatimit tė vendimeve tė saj paraqitet Komiteti i saj i Shkodrės, pa e humbur rėndėsinė e mėparshme Komiteti i Vilajetit tė Kosovės. Vendosmėria e kėsaj organizate politike-ushtarake pėr tu dalė zot trojeve etnike vėrtetėsohej me deklaratėn e pėrfaqėsuesve tė krahinave tė rrezikuara, tė Komitetit tė Shkodrės, si dhe tė komiteteve tė tjera tė Veriut, tė cilat ishin shqetėsuese pėr pėrfaqėsuesit e Fuqive tė Mėdha nė Shkodėr. Raportohej pėr njė unitet tė befasueshėm midis shqiptarėve tė krishterė e myslimanė. Pėr tu vėnė nė mbrojtje tė krahinave tė rrezikuara shquhen shkodranėt e pasur, shtresat e tjera tė qytetit, myslimanėt e katolikėt, malėsorėt pa pėrjashtim, pėrfshirė edhe klerikėt e dy feve, si dhe mijėra vullnetarė nga krahina tė tjera shqiptare, nga viset e Vilajetit tė Kosovės, Mirdita, Mati, Dibra, Tirana, Kavaja etj.” Pėr fat rrethanat ndėrkombėtare dhe rrjedhat politike nė vend nuk zhvilloheshin nė dobi tė kėtyre forcave dhe tė veprimtarisė sė tyre dhe si pasojė ato do tė dėshtojnė dhe shumė prej tyre u asgjėsuan ose u detyruan tė iknin nė botėn e jashtme, por edhe atje mirditorėt dhe kosovarėt vazhduan tė mbanin gjallė lidhjet e dikurshme e tė bashkėpunon, duke ruajtur kėshtu kėtė traditė jo tė varfėr tė sė kaluarės, qė po dėshmohet edhe sot me kėtė takim nė tė cilin po marrim pjesė edhe ne.