Shpalime historike Ēeta e
Ukė Sadikut nė mbrojtje tė trojeve etnike
shqiptare Shkruan: Mr.Jetish
KADISHANI / 19. 06. 2008 Krahina e Llapushės, si edhe
ēdo krahinė shqiptare ishte gjithmonė vend i trimave tė besės e kuvendit, tė
qėndresės dhe tė heorizmit ndėr shekuj. Nė gjirin e saj lindėn dhe u strehuan
trimat e lirisė shqiptare dhe, kurdoherė qė kėrkoi liria e atdheut, aty gjeti
mbėshtetjen, mbrojtjen dhe qėndresėn heroike. Llapusha ėshtė vend i luftėrave
tė pėrgjakshme me hordhitė turke e sllave, vend ku armiqtė e tė gjitha
kohėrave lanė eshtrat e tyre, nga pushka e trimave e trimėreshave tė kėsaj
krahine zėmadhe shqiptare.
·
Foto: Sadik
Ramė Gjurgjeviku me bijtė, Ukė e Shaban Sadikun
Ēeta e Ukė Sadikut Dy bijtė e Sadik Ramė-Gjurgjevikut, Ukė
e Shaban Sadiku, filluan aktivitetin e tyre luftarak duke e formuar ēetėn e
tyre nė male tė Gjurgjevikut, nė fillim tė dhjetorit tė vitit 1944. Ēeta
vinte duke i konsoliduar radhėt ēdo ditė me luftėtarė
tė rinj. Nė janar tė vitit 1945, kjo ēetė kishte mbi 70 luftėtarė dhe kaloi
nė Drenicė pėr t“iu bashkuar Brigadės sė Shaban Palluzhės, nė
janar-shkurt tė vitit 1945, derisa u vranė dy prijėsit e saj: Shaban Palluzha
dhe Mehmet Gradica (1909-1945). Ukė Sadiku ishte nė Shtabin e kėsaj Brigade.
Kur Brigada e Shabanit u shpėrnda nė grupe mė tė vogla pėr tė vazhduar
qėndresėn kundėr brigadave serbo-ēetnike nė Drenicė e vise e tjera tė
Kosovės, luftėtarėt e Ēetės sė Ukė Sadikut kaluan nė malet e Gjurgjevikut tė
Madh pėr tė vazhduar rezistencėn me armė kundėr
brigadave partizane-ēetnike. Kėsaj ēete iu bashkuan edhe shumė luftėtarė tė
Brigadės sė Shaban Palluzhės, Ēetės sė Qazim Bajraktarit, Alush Smajlit dhe
Ndue Pėrlleshit. Bashkė me ideologun dhe udhėheqėsin politik tė kėsaj ēete,
profesor Ymer Berishėn, kushėri nga fisi dhe bashkėvendas i dy trimave
gjurgjevikas, hartuan planin strategjik tė luftės, konsoliduan radhėt e
ēetės, bėnė evidentimin e luftėtarėve dhe u organizuan ashtu siē i ka hije
njė ēete tė vėrtetė luftarake, me tė gjitha organet
e saj. Ēeta e Ukė e Shaban Sadikut veproi
kryesisht nė malet e Llapushės, por me aksionet e saj luftarake shpesh kaloi
edhe nė krahina tjera tė Kosovės dhe tė Rrafshit tė Dukagjinit. Atė e gjeje
kudo qė e kėrkonte liria e atdheut, pa marrė parasysh sakrificat qė do t“i kishte.
Ideali i tyre ishte ēlirimi i atdheut nga thundra
sllave, dhe bashkimi me shtetin amė-Shqipėrinė, duke pasur pikėsynim
bashkimin e tė gjitha trojeve etnike shqiptare ashtu siē kishin qenė para
Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878). Pra, para Kongresit tė Berlinit
(1878).
Kuvendi i Dobėrdolit (4 e 5 gusht
1945) Ēeta e Ukė Sadikut kishte nė atė kohė
edhe mbi 150 luftėtarė, qė vepronin nė Llapushė, herė nė Rrafsh tė
Dukagjinit, nė Anadrin e Drenicė. Kjo ēetė luajti rol tė madh nė pjesėmarrjen
dhe sigurimin e mbajtjes sė Kuvendit tė Dobėrdolit.1 Kuvendi i
Dobėrdolit ėshtė njė ngjarje me rėndėsi tė madhe nė
historiografinė shqiptare, i cili mblodhi krerėt e gjithė Lėvizjes pėr
Ēlirimin dhe Bashkimin e Trojeve Etnike Shqiptare. Kėtu pėr herė tė fundit u
provuan forcat gjithėshqiptare qė tė riorganizohen nė luftė kundėr armikut
serbo-sllav. Nė kėtė Kuvend, Ukė Sadiku u zgjodh Komandant luftarak pėr tė
gjitha formacionet lufatarke, ndėrsa prof. Ymer Berisha udhėheqės politik. Nė
kėtė ēetė mė parė ishin luftėtarėt e ēetave e tjera, por nė gjysmėn e dytė tė
gushtit tė vitit 1945, pas mbajtjes sė Kuvendit tė Dobėrdolit, nė Grykė tė
Garaēevės sė Llapushės, u organizua njė takim tė prijėsve luftarakė me influencė si: Ukė Sadiku, prof. Ymer Berisha, Qazim
Bajraktari, Alush Smajli, Ndue Pėrlleshi, Marie Shllaku, Mustafė Ibishi, Zef
Gjindoda etj., ku nė tė njėjtėn kohė ishin grumbulluar mbi 2000 luftėtarė, u
mor vendim qė tė formoheshin ēeta kryengritėse, pėr t“u bėrė nė
kėtė mėnyrė njė organizim mė i mirė luftarak. Kėshtu, pas konsultimeve
disaditėshe qė u bėnė aty, u vendos qė tė formoheshin ēeta tė tjera
kryengritėse si: Ēeta e Garaēevės, nė krye me Qazim Bajraktarin e Astrazupit,
Ēeta e Alush Smajlit nga Llazica, Ēeta e Mustafė Ibishit nga Kramaviku i Anadrinit, por edhe disa luftėtarė tė kalonin nė Ēetėn e
Ndue Pėrlleshit, qė vepronte nė Lug tė Drinit dhe nė Nahije tė Gjakovės, nė
mesin e tyre edhe prof. Ymer Berisha. Trimėresha shkodrane, Marie Shllaku
vendosi tė rrinte nė Ēetė tė Ukė Sadikut. Shpėrndarja e ēetave nė rajone tė caktuara Nė Grykė tė Garaēevės u mor vendim qė
ēetat kryengritėse me komandantėt e tyre tė kalonin nė disa rajone, pėr tė
vėzhguar terrenin, por edhe pėr tė mbrojtur ēdo pėllembė toke shqiptare nga
hordhitė serbo-ēetnike. Kėshtu, Ēeta e Garaēevės mori
drejtimin e Astrazupit, Shkozės dhe kaloi deri nė terrenin e Suharekės; Ēeta
e Alush Smajlit mėsyu drejtimin e Llazicės, Pllaēicės, Gullbocit dhe kaloi nė
malet e Drenicės; Ndue Pėrlleshi bashkė me prof. Ymer Berishėn e luftėtarėt e
ēetės sė tij kaluan pėrtej Drinit tė Bardhė dhe u vendosėn nė rajonin e
Dushkajes; Ēeta e Mustafė Ibishit iu rrek Bjeshkės sė Zatriqit pėr tė kaluar
nė fshatrat e Anadrinit (pėrgjatė luginės sė Drinit tė Bardhė deri nė
Llapēevė, nė veri), ndėrsa Ēeta e Ukė Sadikut ngeli pėr disa ditė nė Grykė tė
Garaēevės pėr tė vazhduar rrugėtimin e saj pastaj drejt Kijevės, Pllaēicės e
Gllarevės. Pėr shumė ditė kėto ēeta kėrkuan brigada partizane-ēetnike
pėr tė luftuar me to, por nė atė kohė ato nuk
dukeshin nė ato vise, ngase kishin tė dhėna se nė Llapushė e rrethinė janė
grumbulluar forca tė mėdha kryengritėsish shqiptarė dhe kishin frikė t“i mėsyenin
ato, se do tė pėsonin keq. Lufta e Ēelisė sė Siēevės (13
shtator 1945) Nė bazė tė dhėnave qė i kemi shėnuar nga
luftari i vetėm i gjallė i Ēetės sė Ukė Sadikut, Ali Meta (1925), qė sot
jeton nė Durrės, nė moshėn afro 80-vjeēare, del se, derisa Ēeta e Ukė Sadikut
mori drejtimin drejtė Llapushės Veriore, udhėheqėsi i saj, Ukė Sadiku vet i
teti kishte shkuar nė njė takim me Muharrem Bajraktarin e Lumės, diku nė Male
tė Sharrit (mbi Opojė), ndėrsa pėr prijės ēete kishte lėnė tė vėllain, Shaban
Sadikun, dhe iu kishte sugjeruar qė do tė qėndronin nė fshatrat e Llapushės
derisa tė kthehej Uka me shokė. Ēeta nė atė kohė kishte
numėr mė tė vogėl luftėtarėsh, ngase shumė prej tyre ishin shpėrndarė nė ēeta
tjera, disa kishin shkuar me Ukėn, kėshtu qė, siē thotė Ali Meta, ēeta nė atė
kohė numėronte afro 40 luftėtarė. U bėnė shumė ditė qė Uka me shokė nuk po kthehej nga takimi me Muharrem
Bajraktarin, andaj ēeta e tij, e udhėhequr nga i vėllai Shabani mori
drejtimin e fshatit Gjurgjevik i Madh pėr tė mėsuar nėse ka ardhur Ukė Sadiku
me shokė. Ishte dita e parė e festės sė Bajramit tė Vogėl. Ajo ditė kaloi me shumė ushqime, qė kishin sjellė fshatarėt e fshatrave
Llazicė, Mleqan e Pllaēicė pėr luftėtarėt e lirisė nė fushėgropėn e maleve tė
Pllaēicės, nė Livadh tė Hajdinit. Tė nesėrmen itinerari i ēetės ishte drejt
Gjurgjevikut tė Madh. Derisa ēeta ishte vendosur nė malet e Gjurgjevikut,
njėri nga kushėrinjtė e Shaban Sadikut shkoi nė fshat pėr tė marrė vesh pėr
Ukėn. Kur lajmėsi u kthye dhe tregoi se Uka me shokė
sishte
kthyer ende, komandanti Shaban Sadiku propozoi qė ēeta tė shkonte drejtė
luginės sė Ēelisė sė Siēevės, qė tė strehohej, si vend larg rrugėve dhe syrit
tė armikut, ku do ta prisnin Ukėn derisa tė vinte. Mendimin e tij e miratuan
edhe bashkėluftėtarėt e tjerė dhe ēeta u vendos nė Ēeli. Dita e dytė e Festės
sė Bajramit kaloi e qetė dhe luftėtarėt u ēlodhėn nga rruga e gjatė qė kishin
bėrė shumė ditė maleve. Ushqime kishin mjaft dhe roje tė sigurt, tė udhėhequr
nga Alush Smajli e Smajl Hajdari. Si gjithėherė, spiunėt e pushtetit tė ri
komunist (mjerisht shqiptarė), po bėnin punėn e tyre tė ndyrė.Ato ditė
Brigada VI Bokele e Kotorrit (Mal i Zi) kishte
kaluar nė Istog e rrethinė dhe po bėnte kėrrdi mbi popullatėn shqiptare. Ajo
po ndihmohej edhe nga shumė ēetnikė nė ato terrene. Itinerari saj kishte
filluar nga Istogu drejt Zllakuqanit, Jashanicės sė Epėrme, pėr tė vazhduar
drejt Pllaēicės dhe pėr t“u bashkuar brigadave e tjera
partizane nė Berishė tė Drenicės. Derisa kjo brigadė famėkeqe kishte ardhur
nė Jashanicė tė Epėrme, dy spiunėt shqiptarė ishin lajmėruar tė komandanti
saj duke e njoftuar pėr vendndodhjen e luftėtarėve tė Ēetės sė Ukė Sadikut. Mėngjesi i 13 shtatorit 1945, ishte i
kobshėm pėr luftėtarėt e kėsaj ēete, por edhe pėr vetė sulmuesit, qė nuk
shpėtuan edhe aq lehtė. Fushėgropa e Ēelisė u rrethua nga ushtarėt e Brigadės
VI Bokele. Luftėtarėt e Ēetės sė Ukė Sadikut, hetuan rrethimin dhe u
pėrgatitėn pėr vetėmbrojtje. Komandanti Shaban Sadiku po iu jepte kurajo
luftėtarėve, Marie Shllaku, motra nė mes vėllezėrve, posi Shotė Galica e
Drenicės e Nora e Kelmendit, po ngjeshte automatikun dhe po priste shenjen
pėr sulm. Dy trimat, Alush Smajli dhe Smajl Hajdari me dy mitralozat e tyre
kishin vuar nė shėnjestėr ushtarėt e armikut nga dy lisa tė mėdhenj, tė
gjithė po prisnin urdhėrin e Shaban Sadikut. Kur u afruan ushtarėt e rrethit
tė parė tė armikut, krisi pushka e Shaban Sadikut e pas saj rafalet e armėve
e tė tjerėve. Ushtarėt e armikut po binin tė gjakosur dhe pa shpirt, si t“u vinte nga rrufeja e jo nga njė
grusht luftėtarėsh, qė nė krahasim me numrin e madh tė luftėtarėve tė
Brigadės famėkeqe Bokele dhe armatimit tė tyre, ishin njė pikė ujė nė oqean,
megjithatė, rrethi i parė dhe i dytė i armikut u asgjėsua tėrėsisht. Deri pasdite armiku nuk mundi tė
dėpėrtonte fare pranė luftėtarėve tė Ēetės sė Ukė Sadikut, por kur filluan tė
gjuanin me mortaja dhe tė shkaktonin dėme tė mėdha
nė njerėz, poashtu edhe shiu i madh qė filloi tė binte atė ditė shtatori,
atėherė forcat armike i vuan nė rrethim tė hekurt. U plagos rėndė vetė
komandanti, Shaban Sadiku dhe u vranė shumė luftėtarė tjerė. Nė mesin e tyre
Smajl Hajdari; mitralozi i tij nuk po villte mė zjarr. Edhe Alush Smajli mori
shumė plagė tė rėnda dhe nuk kishte fuqi tė shtinte me mitralozin e tij.
Marie Shllaku mori shumė plagė dhe me ndihmėn e Musli Hotit nga Resniku doli nga
rrethimi. Ali Meta me shumė plagė u drejtua nga
Jashanica e Epėrme, kurse Shaban Sadiku, mori plagė tė rėnda, por nuk u dha,
kur u err doli nga rrethimi dhe u drejtua drejt fshatit Jelloc pėr tė kaluar
nė Gjurgjevikun e tij, ku vdiq tė nesėrmen nė shtėpinė e tij.
Zėnia me
tradhti e Ukė Sadikut Fillimi i vitit 1947 ishte me borė e acar tė ashpėr, por aq edhe me sakrifica
shqiptare. Ukė Sadiku bashkė me shtatė
bashkėluftėtarė besnikė kishin kaluar dimrin nė njė bunker nė male tė
Jezercit (mbi Ferizaj). Familjet e Sadri Kabashit tė Korishės dhe Kadri
Maqitevės nga Maqiteva po i mbanin fshehurazi me
bukė. Pas dėrgimit tė Sahit Dinit nga Sferrka e Gashit, nga ana e OZN-ės
serbe, qė tė gjente dhe t“ua mbushte mendjen Ukė Sadikut me shokė qė t“i dorėzoheshin pushtetit komunist
jugosllav, pas tij shkuan katėr veta: Sokol Dini, Beqir Bajrami, Shaqė Caka
dhe Nezir Balia, ndėrkaq, nė bunker ngelėn Ukė Sadiku, Qazim Bajraktari me tė
vėllain, Qerimin e sėmurė rėndė dhe Halil Sadrinė. Pas vdekjes sė Qerimit dhe
varrimit tė tij, kėta tė tre u nisėn drejt Sferrkės sė Gashit pėr tė mėsuar
se kiu pėrfunduan katėr shokėt e tyre qė kishin shkuar ditė mė parė. Qė tė
tre ranė nė pritė tė tradhtisė nė Sferrkė tė Gashit. Nė mbrėmjen e datės
17 shkurt 1947, nė gardh tė kopshtit pranė oborrit tė Din Arifit nga
rafalet e ushtrisė serbe u vranė Qazim Bajraktari dhe Halil Sadria, ndėrsa me plagė nė shpatullė tė kėmbės shpėtoi Ukė Sadiku dhe u
drejtua nė Murgė, tek dhėndrri i tij. Aty e hetua nga njė mik i tij dhe u
lajmėrua OZN-a nė Prishtinė. Gjatė asaj nate ushtria erdhi me trenin e natės
dhe u rrethua shtėpia ku ishte i strehuar Ukė Sadiku
i plagosur. U zu si luani i plagosur nė kafaz dhe u
dėrgua nė Mleqan tė Arif Kryeziu, deputet i Parlamentit serb nė Beograd nga
rrethi i Rahovecit. Kjo dredhi u organizua nga OZN-a, kinse Ukė Sadiku i
ėshtė dorėzuar vullnetarisht kėtij deputeti dhe me kėrkesėn e tij ėshtė
dėrguar nė mbrojtje tė Fadil Hoxhės, por ai mė datėn 22 shkurt 1947 pėrfundoi
nė burgun e Prishtinės. Pas procesit hetimor gjykimi u mbajt mė 10 prill
1947, nėn drejtimin e prokurorit famėkeq, Ali Shukriut, nė tė cilin Ukė
Sadiku bashkė me Gjon Serreēin, Ajet Gėrgurin dhe Osman Bunjakun u dėnuan me
pushkatim dhe qė tė katėr u pushkatuan nė Tauk Bashqe tė Prishtinės, natėn e
31 gushtit 1947. Nuk iu dihet fare varri i tyre. Nė kėtė mėnyrė pėrfundoi Ēeta e Ukė
Sadikut, komandanti saj, Ukė Sadiku dhe luftėtarėt e tij trima tė atdheut.3
Kėshtu, pėr njė vit, sa veproi Ēeta e Ukė Sadikut, mbrojti me heroizėm tė
rrallė trojet etnike shqiptare nga thundra serbo-ēetnike, zhvilloi aktivitet
tė madh luftarak e patriotik, iu doli zot tokave shqiptare, armikut i shkaktoi humbje tė mėdha nė ushtarė e teknikė luftarake,
dhe vėrtetė luajti rol tė rėndėsishėm nė koordinimin e aksioneve tė luftėrave
dhe bashkėpunimit tė ndėrsjellė nė mes tė ēetave e tjera kryengritėse
shqiptare nė krahinė tė Llapushės dhe krahinat e tjera tė Kosovės. Ndėrkaq,
Ukė e Shaban Sadiku ngelėn pėrgjithmonė nė altarin e lirisė shqiptare si trima qė u flijuan pėr lirinė e atdheut, ranė nė mbrojtje
tė tokave shqiptare. |