Me rastin e 100 vjetorit tė Kongresit tė Manastirit
Roli historik i
Kongresi tė Manastirit pėr njėsimin e alfabetit tė gjuhės shqipe
(14-22 nėntor 1908)
·
Kongresi u hap nė Manastir mė 14 nėntor 1908 dhe i vijoi punimet deri mė
22 nėntor. Nė Kongres morėn pjesė 32 delegatė me
tė drejtė vote, qė pėrfaqėsonin 26 qytete e shoqėri tė ndryshme shqiptare
brenda dhe jashtė atdheut, si dhe 18 delegatė tė tjerė si pjesėmarrės pa tė
drejtė vote. Kongresi i Manastirit u shndėrrua kėshtu nė njė kuvend tė
vėrtetė mbarėshqiptar, nė tė cilin morėn pjesė gjithsej 50 delegatė nga tė
gjitha anėt e Shqipėrisė, nga qytetet e vilajeteve tė Manastirit, tė
Kosovės, tė Janinės e tė Shkodrės, si edhe nga shoqėritė shqiptare tė
Bukureshtit, tė Sofjes, tė ShBA-sė, tė Egjiptit, tė Italisė etj.
-
Lista e
pjesėmarrėsve tė Kongresit tė Manastirit
-
Tė
gjitha alfabetet e gjuhės shqipe
P ė r m b a j t j a
·
Kongresi i Manastirit 14 - 22 nėntor 1908
·
Shkolla e shkrimi shqip pas Kongresit tė Manastirit
dhe dhuna xhonturke (dhjetor 1908 - gusht 1909)
·
Kongresi i Dytė i Manastirit (2-3 prill 1910)
·
Reaksioni xhonturk dhe qėndresa kundėr tij
(1909-1910)
·
Kongresi Kombėtar i
Elbasanit (2-8 shtator 1909
|
|
*
* *
Kongresi i Manastirit 14 - 22 nėntor 1908
Pėrhapja
e shkollave dhe e mėsimit tė gjuhės shqipe, si edhe zhvillimi i kulturės
kombėtare nė pėrgjithėsi, shtruan nė rend tė ditės nevojėn e caktimit tė njė
alfabeti tė vetėm. Rilindėsit me tė drejtė e shihnin
mungesėn e njė alfabeti tė njėjtė tė gjuhės shqipe jo vetėm si njė problem
gjuhėsor e kulturor, por edhe si njė ēėshtje politike, njė shenjė ndasie, qė
pengonte bashkimin e shqiptarėve. Zgjidhja e saj do tė ndihmonte si nė
lėvrimin e mėtejshėm tė gjuhės e tė letėrsisė shqipe, ashtu edhe nė konsolidimin
e unitetit kombėtar dhe tė bashkimit politik tė popullit shqiptar.
Vendosja e njė alfabeti tė njėjtė
tė gjuhės shqipe u pėrgatit gjatė njė epoke tė tėrė tė Rilindjes, falė
veprimtarisė krijuese nė lėmin e gjuhėsisė dhe tė letėrsisė tė brezave tė tėrė
tė iluministėve shqiptarė, gjuhėtarė, shkrimtarė, poetė, publicistė etj. Njė
ndihmesė tė vyer dhanė organet e shtypit, sidomos ato tė viteve tė fundit tė
shek. XIX dhe tė fillimit tė shek. XX, ku spikati nė mėnyrė tė veēantė
revista Albania (Bruksel-Londėr, 1897-1909) e Faik Konicės. Miratimi i alfabetit (alfabetares) sė Stambollit, nė vitin 1879,
ndonėse shėnoi njė hap tė rėndėsishėm pėrpara nė rrugėn e vendosjes sė njė
alfabeti tė njėjtė tė gjuhės shqipe, nuk arriti ta zgjidhte pėrfundimisht
kėtė ēėshtje.
Alfabeti i Stambollit u pėrhap vetėm nė
Shqipėrinė e Jugut e tė Mesme, ndėrsa nė Shqipėrinė e Veriut, posaēėrisht nė
Shkodėr pėrdoreshin tri alfabete tė tjera pėr shkrimin e shqipes, ai i
shoqėrisė Bashkimi (1899), i Agimit (i jezuitėve) dhe alfabeti i
shkrimtarėve tė vjetėr tė Veriut, qė pėrdorej mė shumė nga klerikėt katolikė.
Organet e shtypit shqiptar, ndonėse botoheshin tė gjitha me alfabetin latin,
kishin ndryshime ndėrmjet tyre. Nė rrethana tė tilla, vendosja e njė alfabeti
tė njėjtė tė gjuhės shqipe do tė arrihej jo vetėm nė luftė me sunduesit e
huaj osmanė, qė pėrpiqeshin ta pengonin atė si njė arritje qė do tė ēonte nė
afirmimin e mėtejshėm tė kombit shqiptar, por edhe duke kapėrcyer frymėn dhe
interesat lokalė tė shoqėrive e tė grupeve kulturore shqiptare, qė
ushqeheshin edhe nga dasitė krahinore tė trashėguara nga e kaluara.
Ndonėse nė thelb ishte njė ēėshtje
kulture, njėsimi i alfabetit tė gjuhės shqipe
paraqitej njėherazi njė nga problemet mė tė rėndėsishme politike tė kohės,
zgjidhja e tė cilit do tė varej nga zhvillimi i lėvizjes kombėtare nė
pėrgjithėsi. Nė tė vėrtetė, thirrja e kongresit pėr njėsimin e alfabetit tė
gjuhės shqipe u bė e mundur vetėm nė rrethanat e reja, qė u krijuan pėr
lėvizjen kulturore-kombėtare pas shpalljes sė kushtetutės nė vitin 1908.
Nismėn pėr thirrjen e kongresit pėr
njėsimin e alfabetit tė gjuhės shqipe e mori klubi Bashkimi i Manastirit,
qė luante rolin kryesor ndėrmjet klubeve shqiptare. Drejtuesit e kėtij klubi,
menjėherė pas themelimit tė tij, e shpallėn zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje si
detyrėn mė tė ngutshme tė lėvizjes kombėtare. Gjatė muajve gusht-shtator,
pasi kishte marrė edhe pėlqimin e klubeve e tė shoqėrive tė tjera atdhetare,
klubi i Manastirit ndėrmori masat konkrete pėr thirrjen e kongresit kombėtar
pėr ēėshtjen e alfabetit. Nė Zėdhėnien qė u shpėrnda me kėtė rast,
ftoheshin tė merrnin pjesė nė kongres gjithė shqiptarėt, brenda dhe jashtė
Shqipėrisė, si edhe ēdo filolog shqiptar. Nisma e tij u prit mirė nga
atdhetarėt shqiptarė dhe nga klubet e shoqėritė patriotike brenda e jashtė
vendit, qė u treguan tė gatshme tė dėrgonin pėrfaqėsuesit e tyre nė kėtė
kongres.
Kongresi u hap nė Manastir mė 14
nėntor 1908 dhe i vijoi punimet deri mė 22 nėntor. Nė Kongres morėn pjesė 32
delegatė me tė drejtė vote, qė pėrfaqėsonin 26
qytete e shoqėri tė ndryshme shqiptare brenda dhe jashtė atdheut, si dhe 18
delegatė tė tjerė si pjesėmarrės pa tė drejtė vote. Kongresi i Manastirit u
shndėrrua kėshtu nė njė kuvend tė vėrtetė mbarėshqiptar, nė tė cilin morėn
pjesė gjithsej 50 delegatė nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, nga qytetet e
vilajeteve tė Manastirit, tė Kosovės, tė Janinės e tė Shkodrės, si edhe nga
shoqėritė shqiptare tė Bukureshtit, tė Sofjes, tė ShBA-sė, tė Egjiptit, tė
Italisė etj.
Kongresi i Manastirit pėr ēėshtjet
qė diskutoi e zgjidhi dhe si njė nga tubimet mė tė gjera e mė pėrfaqėsuese
nga pėrbėrja e tij, vlerėsohet me tė drejtė si
kuvendi mė i rėndėsishėm kombėtar nė historinė politike e kulturore tė
shqiptarėve nė fillim tė shek. XX. Delegatė tė tij ishin shkrimtarėt dhe
publicistėt mė tė njohur, lėvrues tė gjuhės shqipe, laikė e klerikė, si
Gjergj Fishta, Nikollė Kaēori, Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi, Mithat Frashėri,
Hilė Mosi, Mati Logoreci, Thoma Avrami, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Luigj
Gurakuqi, Adam Shkaba; veprimtarė tė lėvizjes kombėtare dhe tė klubeve
shqiptare, si Bajram e Ēerēis Topulli, Mihal Gramenoja, Fehim Zavalani,
Dhimitėr Mole, Nyzhet Vrioni, Rrok Berisha, Leonidha Naēo, Dhimitraq Buda,
Akil Eftimi, Shefqet Frashėri, Refik Toptani, Gligor Cilka, Emin bej Shkupi,
Hafiz Ibrahim efendiu (nga Shkupi), Ramiz Daci, Xhemal Beu (nga Ohri), Fahri
Frashėri (nga Resna) etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashėri,
ndėrsa nėnkryetarė Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi. Megjithatė, pėr njė varg
arsyesh tė diktuara nga rrethanat e kohės, pati edhe intelektualė tė shquar
(si Faik Konica etj.) qė nuk arritėn tė merrnin pjesė nė punimet e kėtij
Kongresi.
Gjatė dy ditėve tė para tė
Kongresit u zhvilluan mbledhje tė gjera e tė hapura, ku morėn pjesė, pėrveē
delegatėve, edhe intelektualė e nxėnės tė shkollave tė Manastirit, si edhe
banorė tė tjerė tė kėtij qyteti, rreth 400 veta. Kėto mbledhje u shndėrruan
nė manifestime kombėtare, nė tė cilat u mbajtėn fjalime patriotike pėr
nevojėn e bashkimit tė tė gjithė shqiptarėve, gegė e toskė, myslimanė e tė
krishterė, si dhe pėr pėrparimin e kombit e tė kulturės sė tij.
Vendin kryesor nė punimet e
Kongresit, duke pėrfshirė edhe mbledhjet e hapura, e zuri ēėshtja e caktimit
tė njė alfabeti tė pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt. Gjatė diskutimeve qė
u bėnė nė ditėt e para, tė gjithė shfaqėn mendimin se alfabeti qė do tė
vendosej duhej tė kishte si bazė atė latin. Por pikėpamjet e delegatėve mė
tej u ndanė, prandaj nė ditėn e tretė tė punimeve Kongresi zgjodhi njė
komision prej 11 vetash, tė kryesuar nga at Gjergj Fishta, ku bėnin pjesė
njohėsit mė tė mirė tė gjuhės shqipe, pėrkrahės tė alfabeteve tė Stambollit,
tė Bashkimit, tė Agimit, si dhe intelektualė tė tjerė tė shquar.
Komisionit iu dhanė fuqi tė plota pėr tė vendosur pėr kėtė ēėshtje.
Pas shumė diskutimesh Komisioni
vendosi qė tė mos merrej nė vėshtrim asnjėri nga tri alfabetet e pėrmendura
mė sipėr, por tė krijohej njė alfabet i ri mbi bazėn e atij latin, duke u
dhėnė shkronjave latine vlera fonetike nė pėrputhje me nevojat e gjuhės
shqipe. Por Komisioni ndeshi nė vėshtirėsi pėr caktimin e shkronjave dyshe,
qė nevojiteshin pėr ata tinguj tė shqipes, qė i mungonin latinishtes (pėr dh,
gj, nj, th etj.). Nė kėto rrethana, pas tri ditė diskutimesh (17-19 nėntor),
anėtarėt e Komisionit, sikurse thuhej nė vendimin e Kongresit, tė shtyrė
edhe nga disa shkaqe tė pėrjashtme, nuk arritėn tė caktonin njė alfabet tė
vetėm pėr gjuhėn shqipe, prandaj vendosėn tė kthehen prapa, duke pranuar
alfabetin e Stambollit e me tė bashkė edhe njė
abece thjesht latine, qė tė pėrdoreshin e tė mėsoheshin bashkarisht nė mes tė
shqiptarėve. Tė dy alfabetet do tė pėrdoreshin detyrimisht nė shkolla.
Ky vendim, qė vetė Kongresi e quajti
kthim prapa, u argumentua nga Komisioni me disa shkaqe tė pėrjashtme dhe
pikėrisht me nevojėn pėr tė shtypur me alfabetin
thjesht latin libra jashtė Shqipėrisė dhe pėr korrespondencat me jashtė. Nė
tė vėrtetė, me shkaqe tė jashtme nuk kuptoheshin vetėm
ato thjesht teknike, por edhe trysnia e ushtruar mbi Komisionin nga qarqet e
shoqėritė e ndryshme shqiptare, qė ishin pėr alfabetin e Stambollit (nė
Shqipėrinė e Jugut) dhe atė tė Bashkimit nė Gegėri e sidomos nė Shkodėr.
Vendimi pėr tė pėrdorur bashkėrisht dy alfabete u mor pėr tė mos shkaktuar
pėrēarje nė radhėt e delegatėve dhe tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Nė tė
njėjtėn kohė ai u quajt si njė zgjidhje e pėrkohshme
pėr tė kaluar nė tė ardhmen nė pėrdorimin e njė alfabeti tė vetėm.
Ndonėse nuk caktoi njė alfabet tė vetėm, vendimi i Kongresit tė
Manastirit ishte njė hap i rėndėsishėm pėrpara nė rrugėn e zgjidhjes
pėrfundimtare tė ēėshtjes sė alfabetit tė shqipes dhe ushtroi njė ndikim tė
fuqishėm nė bashkimin politik dhe pėrparimin e mėtejshėm kulturor tė kombit
shqiptar. Me kėtė vendim iu dha fund kaosit qė mbretėronte deri atėherė nė
ēėshtjen e shkrimit tė shqipes. Nė vend tė alfabeteve tė shumta qė ishin
pėrhapur nė Shqipėri e nė kolonitė e mėrgimit, tani do tė pėrdoreshin vetėm
dy, edhe kėta bashkėrisht. Pėrveē kėsaj, duke vendosur pėr dy alfabete, qė
mbėshteteshin nė atė latin, Kongresi i Manastirit ripohoi edhe njėherė
vendosmėrinė e shqiptarėve pėr tė mbrojtur individualitetin e tyre kombėtar,
kundėr orvatjeve tė xhonturqve pėr tu imponuar alfabetin arab dhe pėr ti identifikuar ata me turqit.
Atė qė
nuk e ēoi dot deri nė fund Kongresi i Manastirit, e zgjidhi pėrfundimisht
vetė jeta e popullit shqiptar. Alfabeti thjesht latin, duke qenė i papėrzier
e mė homogjen nga karakteri i shkronjave, mė i lehtė
e mė praktik pėr shtyp, u pėrhap gjithnjė e mė shumė dhe nga fundi i Luftės
sė Parė Botėrore u bė tashmė alfabeti i pėrbashkėt e i vetėm pėr gjithė
shqiptarėt, alfabeti i sotėm i gjuhės shqipe. Megjithėse ēėshtja e njėsimit
tė alfabetit zuri vendin kryesor nė punimet e Kongresit tė Manastirit, vetė
Kongresi nuk ishte njė mbledhje thjesht gjuhėsore, por edhe njė manifestim
politik. Krahas tubimeve tė hapura, u organizuan edhe mbledhje tė fshehta
kushtuar ēėshtjeve politike tė ditės. Objekti kryesor i diskutimeve nė kėto
mbledhje ishin marrėdhėniet e shqiptarėve me turqit,
lufta pėr tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar, pėr zhvillimin kulturor
dhe ekonomik tė vendit, si edhe marrėdhėniet me shtetet evropiane.
Pėrfundimet e kėtyre diskutimeve dhe vendimet qė u morėn nė kėto mbledhje, u
pėrfshinė nė programin kombėtar prej 18 pikash qė iu dha deputetit tė Korēės,
Shahin Kolonjės, pėr ta paraqitur nė parlament nė emėr tė shqiptarėve. Ky
program ėshte njė nga dokumentet mė tė rėndėsishme tė Kongresit tė
Manastirit, nė tė cilin u pasqyruan aspiratat e shqiptarėve pėr autonominė
territoriale-administrative tė Shqipėrisė.
Vendin kryesor nė program e zinin
kėrkesat politike pėr njohjen zyrtare tė kombėsisė shqiptare dhe tė gjuhės
shqipe. Nė lidhje tė ngushtė me kėtė kėrkohej emėrimi i nėpunėsve shqiptarė
nė tė katėr vilajetet, zgjedhja e tė gjitha organeve lokale, zgjerimi i
kompetencave tė tyre dhe kryerja e shėrbimit ushtarak nga dy deri nė dy vjet
e gjysmė nė Shqipėri, nėn drejtimin e oficerėve shqiptarė tė dalė nga
shkollat ushtarake qė do tė ngriheshin nė vend.
Pjesė pėrbėrėse e kėrkesės pėr
njohjen e kombėsisė shqiptare dhe e tė drejtave tė saj, ishte edhe themelimi i shkollės sė pavarur shqipe, qė do tė arrihej duke i
kthyer tė gjitha shkollat shtetėrore turke nė Shqipėri, ato fillore, qytetėse
e tė mesme, nė shkolla kombėtare dhe duke vendosur gjuhėn amtare shqipe si
gjuhė mėsimi nė tė gjitha kėto shkolla shtetėrore, ndėrsa turqishtja do tė
mėsohej si lėndė e veēantė, duke filluar nga viti katėrt i shkollės fillore.
Tė lidhura ngushtė me kėtė ishin edhe masat qė parashikohej tė merreshin pėr
kthimin e shkollave nė gjuhėn greke, qė funksiononin pėr shqiptarėt e
krishterė, nė shkolla kombėtare, me gjuhėn shqipe si
gjuhė mėsimi, duke i hequr ato nga administrimi i klerit dhe duke i shpallur
shkolla shtetėrore. Kėto shkolla do tė mbaheshin me
tė ardhurat nga pasuritė e kishave, tė cilat duhej tė administroheshin nga
shteti dhe me tė ardhurat e buxhetit tė shtetit osman. Pėr tu prerė rrugėn
ndėrhyrjeve tė Austrisė, tė Italisė e tė Greqisė nė Shqipėri, kėrkohej qė
klerikėt katolikė e ortodoksė tė paguheshin nga shteti turk. Me kėto masa do tė kufizohej ndikimi i propagandave tė
huaja shkollore e kishtare nė Shqipėri, sidomos i asaj greke.
Njė nga kėrkesat mė tė rėndėsishme
nė fushėn e arsimit ishte ajo pėr themelimin e njė universiteti shqiptar, qė
kishte qenė aspiratė e hershme e rilindėsve. Pėr pėrgatitjen e profesorėve
pėr kėtė universitet do tė dėrgoheshin ēdo vit, me
bursa tė shtetit, tė rinj qė do tė mėsonin nė shkollat e larta tė Evropės dhe
tė ShBA-sė. Po kėshtu kėrkohej tė themelohej njė muze arkeologjik kombėtar nė
njė nga qytetet e Shqipėrisė.
Programi pėrmbante gjithashtu njė
varg masash, qė kishin pėr qėllim zhvillimin ekonomik tė vendit, pėr tė cilin
ishte interesuar borgjezia shqiptare. Tė tilla ishin masat pėr hapjen dhe
shfrytėzimin e minierave, pėr ndėrtimin e hekurudhave nga sipėrmarrės
shqiptarė, pėr ngritjen e ekonomive tė mėdha bujqėsore nė Myzeqe etj. Nė pjesėn
ekonomike pėrfshihej edhe kėrkesa pėr kufizimin e depėrtimit tė kapitalit tė
huaj nė ekonominė shqiptare, qė kishte pėr qėllim tė ndalonte ekspansionin
ekonomik tė shteteve tė huaja dhe nė mėnyrė tė veēantė tu jepte mundėsi
borgjezisė shqiptare e kapitalit vendas tė shtinte nė dorė tregun dhe
ekonominė e Shqipėrisė.
Programi politik, i miratuar nė Kongresin e Manastirit, megjithėse nuk
pėrmbante kėrkesa tė domosdoshme pėr organizimin e njė shteti autonom, si
veēimi i territoreve shqiptare dhe forma e qeverisjes sė tyre, ai pati
rėndėsi tė veēantė, sepse i pėrmbysi shpresat e tyrqve tė rinj dhe tė
bashkėpunėtorėve tė tyre shqiptarė pėr ta kufizuar Kongresin vetėm me ēėshtjet e alfabetit, pėr ta mbajtur larg problemeve
politike e luftės kundėr regjimit xhonturk. Miratimi i tij dėshmonte
gjithashtu se Lėvizja Kombėtare Shqiptare edhe pas shpalljes sė kushtetutės
kishte ruajtur karakterin e saj politik e tė pavarur dhe kishte si objektiv
themelor realizimin e autonomisė sė Shqipėrisė.
Kongresi i Manastirit shėnoi
gjithashtu njė hap tė rėndėsishėm nė ngritjen e shkallės sė organizimit tė
Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Vetė thirrja e tij si njė forum mbarėkombėtar,
vendimet qė mori pėr ēėshtje tė tilla qė i takonin gjithė kombit dhe, nė
mėnyrė tė veēantė, njohja faktike e klubit tė Manastirit si klub qendror, me tė cilin do tė mbanin lidhje gjithė klubet e tjera,
dėshmojnė pėr vendosjen e njė bashkėrendimi tė veprimtarisė organizative e
politike-kulturore tė klubeve dhe tė shoqėrive shqiptare, nėn drejtimin e
klubit Bashkimi tė Manastirit. Jo rastėsisht konsujt e huaj e trajtonin
kėtė masė si njė pėrpjekje qė do tė krijonte njėlloj federate tė klubeve
shqiptare.
Vendimi pėr ti dhėnė klubit
Bashkimi tė Manastirit, qė qėndronte nė krye tė luftės pėr tė drejtat
kombėtare tė shqiptarėve, atributet e njė klubi qendror, u arrit pas
kundėrshtimit tė pėrpjekjeve tė krahut tė moderuar tė lėvizjes kombėtare pėr
tu imponuar klubeve e shoqėrive shqiptare udhėheqjen politike dhe
organizative tė klubit tė Stambollit, drejtuesit e tė cilit, pėrgjithėsisht,
njiheshin si pėrkrahės tė xhonturqve.
Kongresi i Manastirit dhe vendimet
e tij pėrbėjnė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme nė historinė e re tė
popullit shqiptar. Pėr herė tė parė pas kuvendeve, qė u mbajtėn nė periudhėn
e Lidhjes sė Prizrenit (1878-1881) dhe tė Lidhjes sė Pejės (1899-1900), u
mblodhėn nė kėtė Kongres pėrfaqėsues nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė dhe
u morėn vendime tė rėndėsishme pėr ēėshtjen e alfabetit e pėr ato politike,
qė ndihmuan pėr ngritjen nė njė shkallė mė tė lartė tė kulturės e tė arsimit
shqiptar, si edhe pėr bashkimin e tij tė mėtejshėm nė luftėn pėr ēlirimin
kombėtar.
Shkolla e shkrimi shqip pas Kongresit tė
Manastirit
dhe dhuna xhonturke (dhjetor 1908 - gusht
1909)
Tė
mbėshtetur nė vendimet e Kongresit tė Manastirit, atdhetarėt shqiptarė hapėn
shkolla tė reja shqipe dhe i shtuan pėrpjekjet pėr
tė pėrhapur shkrimin shqip nė tė katėr anėt e vendit. Nė janar tė vitit 1909
klubi i Elbasanit mblodhi tė holla tė mjaftueshme
pėr tė mbajtur me mjetet e tij 4 shkolla shqipe, njė nė qytet me 100 nxėnės
dhe tri nė fshatra me nga 60 nxėnės secila. Klubi kishte caktuar gjithashtu 3
mėsues shėtitės nė krahinėn e Shpatit, tė cilėt u mėsonin gjuhėn shqipe
fėmijėve e banorėve tė rritur tė 10 fshatrave. Pėrveē kėtyre, qė nga fundi i
vitit 1908 nė Shpat funksiononin 4 shkolla shqipe, ku mėsonin fėmijėt e 19
fshatrave.
Nė janar-shkurt tė vitit 1909 u
ngrit njė shkollė shqipe nė Glinė tė Leskovikut, njė nė Pogradec, dy shkolla
shqipe nė katundet Kakos e Selenicė tė Frashėrit (nė tė cilat mėsonin edhe
fėmijėt e katundeve pėrreth), njė shkollė shqipe nė katundin Cakran tė Fierit
dhe njė tjetėr nė Negovan. Nė shkurt tė vitit 1909 filloi tė funksiononte
shkolla shqipe e Kumanovės, qė u hap nga klubi shqiptar i kėtij qyteti. Nė
fillim tė vitit 1909, pas njė lufte tė ashpėr me
oficerėt xhonturq, u arrit tė ēelen shkolla shqipe nė qytetin e Ohrit. Nė
mars tė vitit 1909 nė Korēė, pėrveē dy shkollave tė hapura menjėherė pas
shpalljes sė kushtetutės, u ēel edhe njė shkollė tjetėr e pavarur pėr djem,
kurse nė verėn e atij viti u ēel njė shkollė shqipe nė fshatin Libohovė.
Me pėrpjekjet e klubeve vijoi tė
futet mėsimi i gjuhės shqipe nė shkollat shtetėrore turke dhe tė huaja. Nė
dhjetor tė vitit 1908 mėsimi i gjuhės shqipe ishte futur si lėndė e
detyrueshme nė tė katėr shkollat fillore turke tė Elbasanit, nė atė gjysmė tė
mesme (qytetėse), si edhe nė shkollėn e komunitetit ortodoks. Pranė kėsaj
shkolle ishte ngritur edhe njė kurs nate pėr mėsimin e shqipes, qė ndiqej nga
60 djem. Pas kėsaj qeveria greke i preu kėsaj shkolle subvencionimin.
Nė fillim tė vitit 1909 klubet
shqiptare arritėn tė fusnin mėsimin e gjuhės shqipe nė shkollat fillore turke
tė Gjirokastrės, tė Frashėrit, tė Pėrmetit, tė Tepelenės, tė Beratit, tė
Peqinit, tė disa fshatrave tė Mallakastrės etj., ndėrsa klubi i Vlorės e
shndėrroi shkollėn fillore turke tė kėtij qyteti nė shkollė shqipe. Mėsimi i shqipes u fut gjithashtu nė shkollat turke tė fshatrave
Qesarakė, Novoselė e Selenicė e Kolonjės dhe nė shkollėn greke tė Fierit.
Nė pranverėn e vitit 1909, falė
pėrpjekjeve tė klubeve e tė mėsuesve atdhetarė, gjuha shqipe mėsohej edhe nė
shkollat qytetėse (ruzhdie) turke tė Vlorės, tė Pėrmetit, tė Mitrovicės, tė
Beratit si dhe nė disa gjimnaze (idadie) tė vendit, si nė atė tė Manastirit,
tė Gjirokastrės, tė Beratit, tė Korēės, tė Janinės, tė Durrėsit, tė Shkupit
etj. Nė mjaft qytete tė Shqipėrisė u kėrkua qė gjuha shqipe tė pėrdorej edhe
nė gjykata e nė predikimet fetare tė kishės ortodokse. Nė fundin e shkurtit
tė vitit 1909 klubi i Korēės, sė bashku me pėrfaqėsuesit e popullsisė
ortodokse tė kėtij qyteti, vendosi qė predikimi nė kishat ortodokse tė bėhej
nė gjuhėn shqipe. Ky vendim iu njoftua edhe peshkopit tė Korēės, Patrikanės
sė Stambollit dhe valiut tė Manastirit. Ndėrkaq, atdhetarėt korēarė, me nismėn e tyre, filluan tė futnin gradualisht gjuhėn
shqipe nė kishat e qytetit. Nė kishėn e Negovanit predikimi filloi tė bėhej
gjithashtu nė shqip.
Edhe
pėrfaqėsuesit e popullsisė katolike e myslimane tė Kurbinit, nė mbledhjen qė
mbajtėn nė gusht tė vitit 1909, kėrkuan nga qeveria turke qė tė hapte shkolla
fillore shqipe nė fshatrat e kėsaj krahine. Klubi i
Elbasanit, pėr tė shmangur pengesat qė xhonturqit u nxirrnin shkollave
shqipe, u propozoi mė 31 dhjetor gjithė klubeve shqiptare qė ti pėrcillnin
parlamentit turk e deputetėve shqiptarė kėrkesėn pėr njohjen zyrtare tė
kombėsisė shqiptare, plotėsimi i sė cilės do tu siguronte shqiptarėve tė
drejtat kombėtare nė lėmin e kulturės dhe tė arsimit. Por kjo kėrkesė nuk u
miratua nga qeveria turke. Shkolla shqipe qysh nė periudhėn e parė pas
revolucionit u ndesh me pėrpjekjet e xhonturqve pėr
tė penguar pėrhapjen e saj. Prandaj edhe pėrkrahja qė shqiptarėt u dhanė
xhonturqve pėr shtypjen e kundėrrevolucionit tė prillit tė vitit 1909, ishte
akti i fundit i bashkėpunimit me ta. Pasi forcuan pozitat nė Stamboll,
xhonturqit kaluan nė pėrdorimin e masave shtypėse ndaj lėvizjes kulturore tė
popujve tė shtypur nė pėrgjithėsi dhe tė shqiptarėve nė veēanti.
Lėvizja pėr arsimin e kulturėn kombėtare shqiptare u gjend shumė
shpejt pėrballė goditjeve tė Komitetit Bashkim e Pėrparim, i cili, meqė
paraqitej si mbrojtės i kushtetutės, vepronte mė shpesh nė mėnyrė tė fshehtė
sesa tė hapur. Njė nga mjetet kryesore qė xhonturqit pėrdorėn pėr tė ndaluar
kėtė lėvizje, pėr ti pėrēarė shqiptarėt sipas dasisė fetare dhe pėr tė
penguar ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare, ishte propaganda e shkrimit tė
gjuhės shqipe me alfabetin arab, qė filloi menjėherė
pas Kongresit tė Manastirit. Nė shėrbim tė kėsaj propagande u vunė disa nga
klerikėt konservatorė myslimanė dhe elementė tė tjerė fanatikė e turkomanė,
tė cilėt, duke shfrytėzuar ndjenjat fetare tė popullsisė myslimane shqiptare,
u pėrpoqėn tė formonin tek ajo bindjen se shkronjat latine janė tė tė pafeve
(tė kaurėve), se binin ndesh me fenė islame dhe se
shqipja mund tė shkruhej vetėm me alfabetin turko-arab, qė ishte i shenjtė,
sepse me tė ishte shkruar Kurani. Nė fillim tė vitit 1909 u
formua nė Stamboll Shoqėria pėr mėsimin dhe pėr shkrimin e gjuhės shqipe me
shkronjat turqishte, e pėrbėrė kryesisht nga ulematė (klerikėt e lartė)
myslimanė, qė shpėrndante thirrje dhe abetare shqipe me alfabetin arab. Njė
abetare e tillė u pėrhap nė viset e ndryshme tė Shqipėrisė nė muajin janar tė
atij viti.
Kjo fushatė u shoqėrua me orvatjet, qė xhonturqit bėnė pėr tė provokuar mitingje
tė elementėve fanatikė e turkomanė kundėr pėrdorimit tė alfabetit latin, siē
ndodhi nė fillim tė shkurtit nė Manastir, nė Dibėr, nė Follorinė e nė
Pėrlepė. Konsulli francez nė Manastir, Pisho (Pichon), nė informacionin e tij
(tė 16 shkurtit 1909), shkruante se nė kėto tubime, tė provokuara nė mėnyrė
tė fshehtė nga vetė autoritetet turke, nuk arritėn tė grumbullohen veēse hoxhallarėt
dhe turqit fanatikė, ndėrsa shqiptarėt, thuajse nė mėnyrė tė pėrgjithshme nuk
pranuan tė duken atje. Jo rastėsisht kėto mitingje u mbajtėn nė xhami. Po
kėshtu, ulematė dhe disa nga hoxhallarėt e Shkodrės, tė nxitur nga Komiteti
Bashkim e Pėrparim i kėtij qyteti, duke pėrfituar nga fanatizmi i pjesės
myslimane tė popullsisė, zhvilluan nė pranverėn e vitit 1909 njė agjitacion
tė fuqishėm pėr pėrdorimin e alfabetit arab nė shkrimin e shqipes.
Ministria e Arsimit e Turqisė qė nė
fund tė vitit 1908 urdhėroi qė nė shkollat e vilajetit tė Kosovės shqipja tė
mėsohej me shkronjat arabe. Njė urdhėr i tillė iu
dha nė shkurt tė vitit 1909 edhe prefekturės sė Elbasanit. Po kėshtu vepruan
autoritetet turke dhe komitetet xhonturke nė qytetet e tjera tė vendit, nė
Janinė, nė Filat etj. Atdhetarėt shqiptarė tė kėtyre trevave u vunė para njė
trysnie tė dyfishtė, tė shovinistėve grekė dhe tė xhonturqve, qė vepronin tė
bashkuar nė luftėn kundėr shkollės dhe kundėr shkrimit shqip. Nė tė njėjtėn
kohė komitetet xhonturke pėrkrahnin nė ato ditė propagandėn asimiluese
panhelenike qė disa profesorė grekė dhe Shoqėria Etniki Heteria (Shoqėria
Kombėtare) zhvillonin nė atė kohė nė viset shqiptare tė vilajetit tė
Janinės.
Pėr tė fshehur veprimtarinė e tij
armiqėsore kundėr kulturės shqiptare, Komiteti Qendror Bashkim e Pėrparim
nė mars tė vitit 1909 u kumtoi klubeve shqiptare se do tė qėndronte asnjanės
dhe nuk do tė ndėrhynte nė ēėshtjen e zgjedhjes sė alfabetit tė gjuhės
shqipe. Klubet e quajtėn kėtė deklaratė njė pėrpjekje tė re pėr tė mashtruar
shqiptarėt dhe morėn masa pėr tė mbrojtur liritė kushtetuese e pėr ti bėrė
ballė reaksionit xhonturk. Nė protestėn qė klubi Bashkimi i Manastirit i
dėrgoi Komitetit Qendror Bashkim e Pėrparim nė javėn e fundit tė marsit, i shkruante se, duke luftuar alfabetin shqip ky komitet
bie ndesh me kushtetutėn turke, e cila ua garanton gjithė popujve tė
Perandorisė tė drejtėn e mėsimit dhe tė shkrimit tė gjuhės amtare. Nė
letėrkėmbimin e tij tė marsit tė vitit 1909 me klubet
e Filatit, tė Korēės etj., klubi Bashkimi i Manastirit i quante kėto
veprime tė xhonturqve dhe tė turkomanėve shqiptarė pėr tu imponuar
shqiptarėve alfabetin arab, si veprime armiqėsore kundėr kombit shqiptar. Ai udhėzonte nė ato ditė klubet e tjera kombėtare qė
kundėr kėtyre tradhtarėve tė mos vepronin vetėm me penė, por edhe me armė.
Komiteti Bashkim e Pėrparim u
orvat tė zhdukte klubet shqiptare dhe atdhetarėt mė tė njohur, qė drejtonin
luftėn kundėr reaksionit xhonturk. Nė maj tė vitit 1909 xhonturqit, pasi
arrestuan disa nga veprimtarėt e klubit Labėria tė Vlorės dhe i detyruan tė
tjerėt tė arratiseshin jashtė Shqipėrisė, e likuiduan kėtė klub, qė ishte njė
nga mė tė rėndėsishmit nė Shqipėrinė e Jugut. Po nė atė kohė mbyllėn edhe
klubin e Ohrit, kryesia e tė cilit u ēua e lidhur me
pranga nė Manastir e pastaj nė Stamboll.
Nė fundin e majit tė vitit 1909
vetėm nė Ohėr, nė Pogradec e nė Strugė u arrestuan 17 veta, pėrkrahės tė
shkollės dhe tė shkrimit shqip, qė u akuzuan pėr propagandė reaksionare
kundėr regjimit kushtetues. Midis tė arrestuarve ishin edhe Hamdi Ohri, njė
nga udhėheqėsit mė nė zė tė lėvizjes kombėtare nė kėtė trevė, qė kishte
kaluar vite tė tėra nė burgjet e sulltan Abdyl Hamitit, Xhemaledin Beu,
kryetar i klubit tė Ohrit dhe Mehmet Beu, sekretar i klubit, intelektual dhe
pėrkrahės i shkollės shqipe. Klubet shqiptare
protestuan kundėr kėtij veprimi tė dhunshėm, derisa i detyruan xhonturqit ti shpallnin tė pafajshėm dhe ti lironin kėta atdhetarė.
Ditė tė vėshtira kaloi nė verėn e
vitit 1909 lėvizja kulturore kombėtare nė Tiranė. Mė 23 korrik, nė
pėrvjetorin e shpalljes sė kushtetutės, u zhvillua nė Tiranė ceremonia e
hapjes sė klubit tė kėtij qyteti. Ishte paraparė gjithashtu qė mė 24 tė kėtij
muaji tė ēelej njė shkollė shqipe e mbrėmjes pėr tė rriturit dhe tė fillonte
nė mėnyrė tė organizuar mėsimi i gjuhės shqipe nė tė gjitha shkollat
shtetėrore turke tė Tiranės. Por pikėrisht nė kėtė ditė, me
nxitjen e komiteteve xhonturke dhe tė klubeve tė oficerėve tė lidhur me ta,
nxėnėsit sulmuan e goditėn nė tė gjitha shkollat mėsuesit atdhetarė, sapo
kėta u njoftuan se nga ai ēast do tė fillonin mėsimin e gjuhės shqipe. Mė 27
korrik, po me shtytjen e klubeve tė oficerėve, hynė
nė Tiranė mė shumė se 200 fshatarė tė armatosur, qė demonstruan nė rrugėt e
qytetit dhe para klubit tė oficerėve, duke kėrkuar mbylljen e klubit shqiptar
dhe arrestimin e 64 anėtarėve tė tij.
Veprimtarė tė tillė tė lėvizjes kombėtare nė Tiranė, si Refik Toptani
e bashkėpunėtorėt e tij, ose klerikėt atdhetarė Hafiz Ibrahim Dalliu, Beqir
Luga etj., u sulmuan drejtpėrdrejt dhe u fyen publikisht. Me kėto veprime tė
xhonturqve e tė turmave fanatike tė kėtij rrethi u mbyll klubi kombėtar i
Tiranės dhe dėshtoi orvatja e atdhetarėve tiranas pėr tė futur gjuhėn shqipe
nė shkollat e kėtij qyteti. E njėjta gjendje u krijua edhe nė Durrės, nė
kryeqendrėn e prefekturės, ku atdhetarėt shqiptarė nuk guxonin tė hapnin
klube e shkolla shqipe, si edhe nė nėnprefekturėn e Kavajės, ku pėrpjekjet
pėr hapjen e shkollės shqipe e tė mėsimit shqip ndeshėn nė kundėrshtimin e
reaksionit xhonturk dhe tė klerikėve fanatikė myslimanė.
Aktet
e dhunshme tė xhonturqve, sidomos ngjarjet e Tiranės, e bėnė gazetėn Dielli
tė shkruante nė atė kohė se sot punėrat nė Shqipėri janė mė keq se nė
kohėrat e Abdyl Hamitit. Sot gjuha shqipe ndiqet mė tepėr
se kurrė ndonjėherė (Ēėshtja e Tiranės, 16 shtator 1909). Ishin
kėto veprime arbitrare tė administratės osmane, qė i bėnė konsujt e huaj,
bashkėkohės tė kėtyre ngjarjeve, tė arrinin nė pėrfundimin se turqit e rinj
po mbajnė qėndrim armiqėsor ndaj nacionalizmit shqiptar, se duke zbatuar
traditat hamitiane dhe nė kundėrshtim me premtimet e
tyre solemne, ata po persekutojnė ēdo shfaqje tė ndjenjave kombėtare
shqiptare, se nė Turqi po shkohej drejt njė diktature ushtarake dhe se
kishte rrezik qė kushtetuta tė kthehej nė njė iluzion. Politika turqizuese
kundėr shkollave e shkrimit shqip dhe konflikti i
armatosur me shqiptarėt, i nxitur nga administrata ushtarake osmane, zbuloi
para popullit shqiptar thelbin reaksionar tė regjimit xhonturk.
Kongresi i Dytė i Manastirit (2-3 prill
1910)
Nė
kėtė gjendje tė acaruar tė marrėdhėnieve shqiptaro-turke, kur konflikti me xhonturqit pėr ēėshtjet e kulturės shqiptare kishte
arritur kulmin e tij, atdhetarėt shqiptarė mblodhėn njė kuvend tjetėr
kombėtar, Kongresin e Dytė tė Manastirit. Ky tubim u thirr me
nismėn e klubit Bashkimi tė Manastirit dhe i zhvilloi punimet nga 2-3 prill
tė vitit 1910.
Nė Kongres morėn pjesė 20 delegatė,
qė pėrfaqėsonin 34 klube e shoqėri tė vilajeteve tė Shkodrės, tė Kosovės, tė
Manastirit e tė Janinės, si edhe klubet shqiptare tė Stambollit, tė Selanikut
e tė qendrave tė tjera. Kongresit i erdhėn telegrame
pėrshėndetjeje nga anė tė ndryshme tė Shqipėrisė dhe nga shoqėritė atdhetare
tė mėrgimit.
Ndryshe nga kongreset e mėparshme kombėtare, nė kėtė kuvend pati njė
numėr mjaft tė madh delegatėsh nga qytetet e vilajeteve tė Kosovės dhe tė
Manastirit, nga Peja, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Vuēiterna, Shkupi, Tetova,
Dibra, Struga, Ohri etj. Midis delegatėve ishin Dervish Hima, Fehim Zavalani,
Petro Nini Luarasi, Hysni Curri, Ferit Ypi, Bedri Pejani, Qamil Shkupi,
Gjergj Qiriazi, Bejtullah Gjilani, Themistokli Germenji, Tefik Panariti,
Hajdar Blloshmi, Abdullah Efendiu (nga Struga), Qazim Iliaz Dibra, Rexhep
Mitrovica, Xhafer Kolonja etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Bedri Pejani,
ndėrsa sekretarė Ferit Ypi dhe Petro Nini Luarasi.
Sikurse dėshmon Zėdhėnia qė klubi
Bashkimi i Manastirit shpėrndau me kėtė rast, qėllimi i kėtij Kongresi
ishte tė diskutonte ēėshtjet qė kishin tė bėnin me
mbrojtjen e shkollės, tė shkrimit e tė kulturės kombėtare kundėr reaksionit
xhonturk dhe kundėr politikės asimiluese tė xhonturqve. Kongresi do tė merrte
masa tė mėtejshme pėr zgjerimin e rrjetit tė shkollave shqipe dhe pėr
zhvillimin e kulturės shqiptare nė tėrėsi.
Kongresi i Dytė i Manastirit ishte
njė manifestim politik e kombėtar shqiptar. Si nė fjalimet e delegatėve,
ashtu edhe nė vendimet e Kongresit u shpreh protesta kundėr pėrndjekjeve qė
po u bėheshin shkollės e alfabetit shqip nga Komiteti Qendror Bashkim e
Pėrparim dhe nga qeveria turke.
Dervish Hima, qė mbajti edhe fjalėn
e hapjes nė Kongres, foli pėr nevojat e zhvillimit tė arsimit, tė pėrhapjes
sė diturisė dhe tė pėrparimit tė kombit shqiptar. Ai dhe delegatėt e tjerė,
si Ferit Ypi, Tefik Panariti etj., kritikuan Komitetin Qendror Bashkim e
Pėrparim, i cili, nė kundėrshtim me premtimet qė u
kishte bėrė shqiptarėve, po u mohonte tė drejtėn e arsimit kombėtar dhe tė
pėrdorimit tė lirė tė gjuhės shqipe, ndėrhynte egėrsisht nė ēėshtjen e
alfabetit tė gjuhės shqipe, qė ishte njė e drejtė e natyrshme e njerėzore si
pėr ēdo popull. Ky qėndrim i xhonturqve u cilėsua nga
delegatėt si njė pėrpjekje pėr tė pėrēarė shqiptarėt sipas dasive fetare, pėr
tė osmanizuar myslimanėt shqiptarė dhe pėr tė penguar pėrparimin kulturor dhe
emancipimin politik tė kombit shqiptar. Na kanė shpallur luftė nė fushėn e
shkronjave, theksoi Dervish Hima nė Kongres, prandaj ne
qė jemi mbledhur kėtu, bashkė me gjithė atdhetarėt shqiptarė, do ti mbrojmė
me ēdo mjet shkronjat tona kombėtare
.
Kongresi tėrhoqi vėmendjen e gjithė
atdhetarėve shqiptarė pėr rrezikun e shkombėtarizimit dhe tė aneksimit tė
territoreve tė Shqipėrisė nga shtetet fqinje, nga Serbia, Greqia e Bullgaria.
Serbia, u tha nė Kongres, duke ndjekur njė politikė shoviniste, synon tė
pushtojė Kosovėn, tė cilėn e ka pagėzuar me emrin
Stara Serbia, ndėrsa qarqet politike tė Greqisė po pėrpiqen me tė gjitha
mjetet, duke pėrdorur klerikėt ortodoksė konservatorė e progrekė, shkollat e
mėsuesit grekomanė, tė asimilojnė shqiptarėt e krishterė dhe tė aneksojnė
territoret e Shqipėrisė sė Jugut. Petro N. Luarasi theksoi nė fjalėn e tij se
kėta klerikė fanatikė e grekomanė, tė nxitur nga Greqia, mallkojnė e
shkishėrojnė banorėt e fshatrave Progėr, Negovan e Bellkamen sepse ēojnė
fėmijėt nė shkollat shqipe, ndėrsa bandat e andartėve grekė, tė paguar nga
Athina, vrasin atdhetarėt mė tė dalluar qė pėrhapin mėsimin e shkrimin shqip.
Gjatė 5 vjetėve tė fundit ishin vrarė nė Negovan nga bandat greke 45
shqiptarė. Pėr tė paralizuar kėtė veprimtari Petro Nini Luarasi, pėrveē tė
tjerave, i propozoi Kongresit qė tė kėrkonte qė kisha shqiptare tė ndahej nga
Patrikana greke.
Aktet kryesore tė Kongresit tė Dytė
tė Manastirit ishin Programi prej 10 pikash dhe njė Promemorje prej 4 pikash,
qė iu dėrgua qeverisė turke. Nė kėto dokumente parashikoheshin masa tė
rėndėsishme pėr zhvillimin e arsimit kombėtar, pėr mbrojtjen e alfabetit tė
shqipes, pėr botimin e librave dhe tė teksteve shkollore shqipe. Pėr kėtė
qėllim do tė ngrihej pranė klubit qendror njė komision arsimor-kulturor, qė
nė program quhej Akademi, i cili do tė merrej me
botimin e teksteve shkollore, tė veprave letrare dhe tė njė fjalori
shqip-turqisht e anasjelltas. Parashikohej tė hapej nė Shkup njė shkollė
normale me konvikt, e ngjashme me atė tė Elbasanit,
dhe tė themelohej kėtu njė gazetė e re nė shqip dhe nė turqisht, me anėn e sė
cilės do tė informoheshin shqiptarėt dhe opinioni publik evropian pėr
ngjarjet e rėndėsishme qė po zhvilloheshin nė kėtė vilajet. Kongresi
ngarkonte klubet dhe gjithė atdhetarėt shqiptarė qė tė punonin pėr zgjerimin
e mėtejshėm tė rrjetit tė shkollave shqipe, pėr sigurimin e lokaleve
shkollore, tė mėsuesve dhe tė mjeteve tė nevojshme financiare.
Nė Promemorjen prej katėr pikash,
qė iu dėrgua Portės sė Lartė, parashtroheshin kėto kėrkesa: tė jepej liri e
plotė pėr mėsimin e gjuhės shqipe, nė pėrputhje me tė drejtat kushtetuese; tė
mėnjanoheshin tė gjitha pengesat qė nxirrnin autoritetet shtetėrore pėr
zhvillimin e lirė tė kombit shqiptar dhe veēanėrisht tė mos lejohej asnjė
lloj ndėrhyrjeje nė mėnyrėn e mėsimit tė gjuhės kombėtare (shqipe), duke ua
lėnė tė drejtėn e zgjedhjes sė alfabetit tė shqipes, siē qe vendosur nė
Kongresin e Dibrės, mėsuesve (shqiptarė); tė caktohej nga qeveria njė
subvencion pėr shkollat e tė krishterėve shqiptarė, pėr ti
shkėputur ato nga ndikimi i Greqisė dhe ti kėrkohej Patrikanės nga qeveria
qė tė lejonte pėrdorimin e gjuhės shqipe gjatė predikimit nė kisha.
Promemorja ngarkonte klubin qendror shqiptar qė tė kėshillohej me Shejhylislamin rreth dėmit qė gjoja i shkaktohej fesė
myslimane nga pėrdorimi i alfabetit latin pėr mėsimin e shqipes.
Kongresi mori masa edhe pėr
forcimin e lidhjeve organizative ndėrmjet klubeve shqiptare dhe pėr
bashkėrendimin e veprimtarisė sė tyre. U vendos qė klubet shqiptare tė kishin
njė rregullore tė njėjtė dhe tė detyrueshme pėr tė gjithė. Kjo rregullore a
kanonizėm e pėrgjithshme do tė njihej zyrtarisht edhe prej qeverisė turke.
Njė vendim i tillė ishte marrė edhe nė Kongresin e Elbasanit, por nuk ishte
vėnė nė zbatim. Tė gjitha klubet do tė drejtoheshin nga klubi qendror
shqiptar, atributet e tė cilit tani, ndryshe nga vendimet qė ishin marrė nė
kongreset e mėparshme, do ti kishte klubi i
Stambollit. Kongresi mendoi se duke e shpėrngulur qendrėn udhėheqėse tė
klubeve nga Manastiri nė Stamboll do tė krijohej njė udhėheqje e vetme e
Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, ku tė bashkoheshin drejtuesit e klubeve dhe
deputetėt atdhetarė shqiptarė tė parlamentit, si Ismail Qemali, Hasan
Prishtina, Shahin Kolonja etj. Kėta deputetė parashikohej tė pėrfshiheshin
edhe nė kryesinė qendrore tė klubit tė Stambollit.
Megjithatė, vendimi i Kongresit tė
Dytė tė Manastirit, pėr tė caktuar si klub qendror atė tė Stambollit, nuk u
pėlqye nga rrethet e gjera atdhetare tė vendit. Edhe ngjarjet e mėvonshme,
sidomos qėndrimi i udhėheqjes sė kėtij klubi ndaj
kryengritjes shqiptare tė vitit 1910, kur ajo mori hapur nė mbrojtje
xhonturqit, provuan se ky vendim ishte i gabuar. Po kėshtu u vendos qė tė
thirrej nė korrik tė vitit 1910 njė kongres mė i gjerė nė Janinė, i cili,
krahas problemeve tė tjera, do tė zgjidhte pėrfundimisht problemin e
alfabetit, duke zgjedhur njėrėn prej dy abėcėve latine, tė miratuara nga
Kongresi i Parė i Manastirit.
Nė Kongresin e Dytė tė Manastirit,
ashtu si nė ato tė mėparshmet, u mbajtėn edhe mbledhje tė fshehta, nė tė
cilat u diskutuan ēėshtje tė tilla politike, siē ishin forcimi i komiteteve
tė fshehta dhe masat qė duheshin marrė pėr pėrgatitjen e njė kryengritjeje tė
pėrgjithshme. Por, ndėrsa pėr komitetet e fshehta u mor vendim qė tė
zgjeroheshin e forcoheshin mė tej, pėr pėrgatitjen e kryengritjes sė
pėrgjithshme nuk u mor ndonjė masė. Kjo ēėshtje u la tė diskutohej e tė
vendosej nė kongresin e ardhshėm. Sipas tė dhėnave tė bashkėkohėsve, nė
mbledhjet e fshehta u hartua edhe njė program politik, tė cilin ata e quanin
platformė tė autonomisė sė Shqipėrisė, ku, pėrveē tė tjerave, parashikohej
njohja zyrtare e kombit shqiptar, mėsimi i gjuhės shqipe nė tė gjitha
shkollat e Shqipėrisė dhe njohja e saj si gjuhė zyrtare. Megjithatė, ky
program nuk u pėrfshi nė asnjėrin nga dy aktet e shpallura botėrisht tė
Kongresit.
Kongresi i Dytė i Manastirit, ashtu
si mitingjet, protestat dhe manifestimet e tjera qė u zhvilluan nė Shqipėri
nė pragun e kėtij kuvendi, nė shkurt-mars tė vitit 1910, shprehėn
vendosmėrinė e shqiptarėve pėr mbrojtjen e shkrimit shqip, tė shkollės dhe tė
kulturės kombėtare nė tėrėrsi. Ato ishin, njėherazi, njė paralajmėrim pėr
kryengritjen e armatosur qė do tė shpėrthente nė pranverėn e vitit 1910.
Reaksioni xhonturk dhe qėndresa kundėr tij
(1909-1910)
Megjithėse Komiteti Qendror Bashkim e Pėrparim kishte deklaruar se
nuk do tė pėrzihej nė ēėshtjen e zgjedhjes sė alfabetit tė gjuhės shqipe, nė
tė vėrtetė ai mobilizoi kundėr Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe nė mėnyrė tė
veēantė kundėr klubeve e shkollave shqipe gjithė administratėn shtetėrore,
qendrore e lokale, klerikėt fanatikė myslimanė dhe ekspeditat e gjeneralėve
osmanė. Xhonturqit u mbėshtetėn nė kėtė veprimtari nė ligjin mbi Bandat, qė
parashikonte masa shumė tė rrepta pėr tė gjithė ata qė merrnin pjesė nė ēetat
e armatosura dhe pėr tė afėrmit e tyre, si dhe nė ligjin Mbi shoqėritė, qė
ndalonte tė gjitha organizatat kombėtare, pėrveē atyre osmane. Kėto dy ligje
u miratuan nga parlamenti turk nė vjeshtėn e vitit 1909, me
gjithė kundėrshtimin e deputetėve tė kombėsive joturke.
Nė shtator tė vitit 1909 me urdhėr tė valiut tė Kosovės u mbyll shkolla shqipe e
Pejės, ndėrsa nė janar u dėmtua dhe mė pas u mbyll shkolla shqipe e Gjilanit.
Nė shkurt tė vitit 1910 valiu i Kosovės urdhėroi tė mbyllen tė gjitha shkollat
shqipe tė kėtij vilajeti dhe tė hiqej mėsimi i gjuhės shqipe nga shkollat
shtetėrore turke. Hasan Prishtina, Nexhip Draga e atdhetarė tė tjerė kosovarė
protestuan menjėherė kundėr kėtyre veprimeve dhe kėrkuan nga Stambolli
largimin e valiut nga Kosova. Veprime tė njėjta kundėr shkollave shqipe u
ndėrmorėn nė vilajetin e Janinės, ku drejtoria e arsimit nė fillim
kundėrshtoi kėrkesat pėr hapjen e shkollave tė reja shqipe (nė Leskovik,
Filat etj.), ndėrsa nė mars tė vitit 1910 urdhėroi tė ndalohej mėsimi i
gjuhėve tė tjera nė shkolla, pėrveē turqishtes.
Nė fillim tė vitit 1910 ministri i Arsimit deklaroi se qeveria turke do tė qėndrojė
neutrale nė punėt e alfabetit, por nė shkollat shtetėrore do tė vėrė nė
zbatim alfabetin arab. Pas kėsaj administrata osmane filloi tė fuste me forcė nė tė gjitha shkollat e vendit alfabetin arab pėr
mėsimin e shqipes. Sikurse theksonte ato ditė kryeministri turk, Ibrahim Haki
pasha, qeveria e Stambollit e trajtonte ēėshtjen e alfabetit shqip si njė
problem politik, shihte nė pėrdorimin e alfabetit latin pėr shkrimin e
shqipes hapin e parė pėr shkėputjen e Shqipėrisė nga Turqia. Nė pėrpjekjet e
tyre pėr tė penguar pėrhapjen e shkollės e tė shkrimit shqip xhonturqit u
mbėshtetėn te klerikėt konservatorė dhe tek
elementėt e tjerė turkomanė nga radhėt e shqiptarėve. Kjo i dha mundėsi
Komitetit Qendror Bashkim e Pėrparim ta paraqiste konfliktin rreth
alfabetit shqip si njė ēėshtje tė brendshme tė shqiptarėve.
Myftiu i Manastirit, Rexhep
Nuredini, qė ishte autor i njėrės prej tri abetareve shqipe me shkronja
arabe, bėnte propagandė kundėr alfabetit shqip tė Kongresit tė Manastirit nė
vise tė ndryshme tė Shqipėrisė sė Mesme dhe tė Jugut (deri nė Vlorė), duke
mobilizuar pėr kėtė qėllim edhe klubet xhonturke tė oficerėve. Po kėshtu
vepronin myftinjtė e Korēės, tė Gjirokastrės, tė Kavajės etj., ndėrsa ai i Prishtinės dhe i Dibrės nxorėn qarkore, nė tė cilat u
bėnin thirrje gjithė klerikėve myslimanė tė organizonin mitingje pėr tė
pėrkrahur alfabetin arab.
Tė nxitur nga xhonturqit, njė grup
prej 14 deputetėsh tė parlamentit, qė u paraqitėn si shprehės tė ndjenjave
tė popullit shqiptar, edhe pse mjaft prej tyre nuk dinin tė shkruanin e tė
lexonin shqip, kėrkuan nga kryeministri turk nė janar tė vitit 1910 qė tė
pėrdorej alfabeti arab pėr shkrimin e shqipes dhe tė ndalohej ai latin. Kishte midis tyre edhe deputetė shqiptarė tė
njohur pėr qėndrimet e tyre antikombėtare, si Mahmut Bedriu (Peja), Haxhi Ali
Elbasani, Fuat Pasha i Prishtinės, Sait Efendiu (Idrizi) i
Shkupit, Hasan Basriu i Dibrės, Riza Efendiu i Shkodrės etj.
Pėrkundrazi, deputetėt atdhetarė,
Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Shahin Kolonja etj., tė
zemėruar nga veprimet e parlamentarėve turkomanė, i dėrguan kryeministrit njė
letėr proteste, ku kėrkuan qė tė respektoheshin tė drejtat e ligjshme tė
shqiptarėve, tė liheshin ata tė lirė tė pėrdornin alfabetin qė dėshironin dhe
qė administrata qeveritare tė mos ndėrhynte.
Nė bashkėpunim me
elementėt turkomanė, si Sait Efendiu (deputet i Shkupit), Arif Hiqmeti etj.,
valiu i Kosovės, Masar Beu, mė 2 shkurt tė vitit 1910 organizoi njė miting nė
njė nga xhamitė e Shkupit, nė tė cilėn klerikėt fanatikė i shpallėn shkronjat
latine nė kundėrshtim me fenė islame dhe kėrkuan qė tė ndalohej pėrdorimi i tyre
pėr gjuhėn shqipe. Mė 6 shkurt u mbajt njė miting tjetėr nė njė nga xhamitė e
Manastirit, ku u kėrkua tė hiqej alfabeti latin pėr gjuhėn shqipe dhe tė
futej ai arab, me tė cilin ishin shkruar edhe librat
e shenjtė.
Mitingje tė tilla nė pėrkrahje tė alfabetit arab u mbajtėn nė shkurt
tė atij viti edhe nė Elbasan, nė Gjakovė, nė Korēė, nė Gjilan, nė Vuēiternė,
nė Mitrovicė e nė qendra tė tjera, nė tė cilat, sipas dėshmive tė
bashkėkohėsve, morėn pjesė vetėm klerikėt konservatorė myslimanė dhe njė grusht
fanatikėsh turkomanė.
Disa nga krerėt turkomanė
shqiptarė, duke pasur pėrkrahjen e xhonturqve, formuan nė Stamboll mė 4 mars
1910 shoqėrinė me emrin Rrethi arsimor shqiptar
(Arnavud mahfel mearifi), tė kryesuar nga kleriku e senatori Haxhi Ali
Elbasani, qė ishte edhe deputet i parlamentit, Mahmut Bedriu, deputet i Pejės
etj. Shoqėria ose Mahfeli, siē u quajt nė atė kohė, filloi tė punonte pėr
tė pėrhapur nė Shqipėri arsimin me shkronja arabe, duke botuar libra e gazeta
me kėtė alfabet, qė tė forconte kėshtu lidhjet e shqiptarėve me atdheun
osman.
Me gjithė pėrpjekjet e xhonturqve
pėr ta shtrirė veprimtarinė e Mahfelit nė vilajetin e Kosovės e nė viset e
tjera shqiptare, ajo u kufizua kryesisht nė Stamboll. Edhe kėtu iu kundėrvunė
atij shumė atdhetarė tė Stambollit, qė formuan Shoqatėn e intelektualėve
shqiptarė, e cila mbronte alfabetin shqip tė Kongresit tė Manastirit. I
nxitur nga Komiteti Bashkim e Pėrparim, edhe Shejhylislami i propozoi
Ministrisė sė Arsimit qė tė ndalonte futjen e alfabetit latin pėr shkrimin e
shqipes dhe mė 5 prill, me anėn e njė qarkoreje tė
veēantė u kėrkoi tė njėjtėn gjė gjithė myftinjve tė Shqipėrisė. Shejhylislami
dhe fill pas tij shehlerėt e hoxhallarėt fanatikė e turkomanė mallkuan
alfabetin latin, u ndaluan myslimanėve ta pėrdornin atė dhe kėrkuan prej tyre
tė shkruanin gjuhėn shqipe vetėm me shkronjat e
shenjta tė Kuranit.
Nė luftėn kundėr shkollės e
kulturės kombėtare shqiptare turqit e rinj patėn pėrkrahjen e dhespotėve
ortodoksė grekė dhe tė klerikėve grekomanė shqiptarė, tė cilėt, me ndihmėn e bandave tė andartėve qė vepronin lirisht edhe
pas shpalljes sė kushtetutės, terrorizonin popullsinė e Negovanit, tė
Bellkamenit dhe tė fshatrave tė Shqipėrisė sė Jugut e tė Mesme, qė kėrkonte
ēeljen e shkollave shqipe.
Kėto veprime tė xhonturqve
shkaktuan zemėrim tė thellė tek atdhetarėt dhe te
populli shqiptar, qė u ngritėn pėr mbrojtjen e shkollės e tė shkrimit shqip
dhe tė tė drejtave kombėtare. Nė krye tė kėsaj qėndrese, thuajse tė
pėrgjithshme, u vunė klubet e shoqėritė atdhetare, si klubi Bashkimi i
Manastirit, klubi Dituria i Gjirokastrės, klubet e Korēės, tė Elbasanit, tė
Pogradecit, tė Kolonjės etj. Ato protestuan pranė qeverisė turke kundėr
ndjekjeve qė po u bėheshin gjuhės shqipe dhe atdhetarėve shqiptarė.
Paria e Prishtinės, nė njė letėr qė
i dėrgonte nė fund tė dhjetorit tė vitit 1909 deputetit tė saj, Hasan
Prishtina, nė emėr tė popullsisė sė kėsaj treve, protestonte kundėr pėrpjekjeve
qė po bėheshin pėr ti detyruar shqiptarėt tė pėrdornin alfabetin arab,
theksonte se alfabeti latin ėshtė mė i pėrshtatshėm
pėr gjuhėn shqipe, se pėrdorimi i tij nuk krijon ndonjė shqetėsim as nga
pikėpamja politike, as edhe nga ajo fetare. Nė kėtė dokument i kėrkohej Hasan
Prishtinės qė tė ndėrmjetėsonte pranė qeverisė qė mėsimet nė shkollat fillore
tė bėheshin nė gjuhėn shqipe dhe qė ajo tė jepej me
alfabetin latin.
Orvatjet e qeverisė turke nė fillim
tė vitit 1910 pėr tė futur nė shkolla alfabetin arab pėr mėsimin e shqipes,
hasėn nė qėndresėn e vendosur tė mėsuesve dhe tė nxėnėsve, qė nė shumė qytete
tė Shqipėrisė, si nė Korēė, Berat, Durrės, Janinė, Shkup e nė vende tė tjera,
braktisėn shkollat turke dhe protestuan kundėr autoriteteve shtetėrore. Edhe
populli i Elbasanit iu pėrgjigj mitingut tė
klerikėve fanatikė e turkomanė myslimanė me njė manifestim masiv kundėr
futjes sė alfabetit arab, i cili u organizua mė 18 shkurt 1910 nė njė nga
sheshet e qytetit, ku morėn pjesė rreth 7 000 qytetarė e fshatarė tė ardhur
nga Shpati dhe nga katundet e tjera tė Elbasanit. Nė kėtė miting populli
kėrkoi nga qeveria dhe nga parlamenti tė pranonin pėrdorimin e alfabetit
shqiptar (latin) pėr shkrimin e gjuhės shqipe.
Mė 27 shkurt u organizua nga klubi
Dituria njė miting i madh nė Korēė nė mbrojtje tė abėcėsė shqipe, ku morėn
pjesė rreth 15 000 veta nga qyteti e nga rrethi i Korēės, nga Devolli, nga
Kolonja, nga Opari e nga Pogradeci. Nė emėr tė popullit tė mbledhur nė kėtė
tubim iu dėrguan telegrame proteste, kundėr futjes sė alfabetit arab,
qeverisė turke dhe deputetėve shqiptarė tė parlamentit.
Njė pjesėmarrje tė gjerė pati edhe
mitingu qė u zhvillua nė Berat mė 28 shkurt, ku qenė tė pranishėm rreth 15
000 veta, banorė tė qytetit e tė fshatrave tė rrethit. Nė telegramet e
protestės, qė iu dėrguan qeverisė turke nė emėr tė popullit tė Beratit,
theksohej se, duke futur alfabetin arab qeveria synon ti lėrė shqiptarėt nė
padije si gjer mė sot dhe tė futė grindje e pėrēarje ndėrmjet atyre myslimanė
dhe ortodoksė. Mitingje tė tilla u mbajtėn edhe nė Tepelenė, nė Pėrmet dhe
nė Skrapar. Telegrame proteste kundėr pėrdorimit tė alfabetit arab dhe pėr
mbrojtjen e alfabetit latin iu dėrguan qeverisė e parlamentit turk edhe nė
emėr tė popullit tė Gjirokastrės (nga Shoqėria Bashkimi), tė Ēamėrisė (nga
klubi i Filatit), tė Shkupit, tė Ohrit, tė Vlorės, tė Prishtinės, tė
Mitrovicės, tė Gramshit, tė Pėrmetit, tė Frashėrit, tė Tepelenės, tė Konicės,
tė Leskovikut etj.
Duke
vėnė theksin nė pėrmasat e kėsaj lėvizjeje, konsulli francez nė Shkodėr i shkruante qeverisė sė tij, nė shkurt tė vitit 1910, se
tėrė Shqipėria ėshtė ngritur kundėr pėrpjekjeve tė qeverisė turke pėr ti
detyruar shqiptarėt tė pėrdorin alfabetin arab, si dhe pėr tė mbrojtur
alfabetin shqip tė vendosur nė Kongresin e Manastirit. Mitingjet e zhvilluara
nga klubet shqiptare nė shkurt tė vitit 1910, si nga shkalla e organizimit e
rregulli qė zotėroi nė to, nga pėrmbajtja kombėtare e pėrparimtare e
kėrkesave tė tyre, ashtu edhe nga pėrmasat qė morėn, ishin ngjarje tė reja
pėr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare dhe tė rralla e tė papara deri atėherė, jo
vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr gjithė Perandorinė Osmane.
Kongresi Kombėtar i
Elbasanit
(2-8 shtator 1909)
Kongresi i Dibrės nuk e ndryshoi vendimin e marrė qysh mė parė nga
rrethet atdhetare pėr tė mbledhur njė kongres kombėtar nė Elbasan, i cili do
tė shqyrtonte nė mėnyrė tė veēantė problemin e shkollės shqipe qė ishte bėrė
objekt i sulmeve tė xhonturqve, pėrgatitjen e mėsuesve, organizimin nė
shkallė kombėtare tė rrjetit tė shkollave shqipe, drejtimin e pėrqendruar tė
tyre nga njė institucion kombėtar dhe sigurimin e mjeteve financiare pėr
mbajtjen e tyre. Thirrja e tij bėhej e domosdoshme edhe pėr shkak tė rritjes
sė rrjetit tė shkollave shqipe pas Kongresit tė Manastirit.
Pak kohė para thirrjes sė Kongresit
(mė 3 korrik 1909), Ministria e Arsimit e Turqisė, nėn trysninė e kėrkesave
kėmbėngulėse tė shqiptarėve, u detyrua tė njoftonte vilajetet qė tė
pėrfshinin nė programin mėsimor tė shkollave shtetėrore, qytetėse (ruzhdie)
dhe nė gjimnazet (idadie), mėsimin e gjuhės sė vendit (shqipe) dhe qė
mėsuesit e kėsaj gjuhe tė paguheshin nga buxheti i
shtetit. Kjo ishte njė rethanė qė favorizonte punimet e Kongresit tė
Elbasanit pėr ēėshtjet e arsimit shqiptar.
Kongresi u thirr me nismėn e klubit shqiptar
tė Selanikut, i cili, qysh nė fund tė marsit njoftoi pėr kėtė klubet e
shoqėritė shqiptare, ndėrsa me pėrgatitjen e tij tė drejtpėrdrejtė u morėn
klubet Bashkimi e Vllaznia tė Elbasanit, qė u shpėrndanė ftesat klubeve
dhe shoqėrive shqiptare brenda e jashtė vendit.
Kongresi i
Elbasanit u hap mė 2 shtator tė vitit 1908 dhe i vijoi punimet deri mė 8
shtator. Nė tė morėn pjesė 35 delegatė, pėrfaqėsues tė klubeve dhe tė
shoqėrive shqiptare tė qyteteve tė tilla tė Shqipėrisė, si Tirana, Durrėsi,
Dibra, Shkupi, Manastiri, Gjirokastra, Korēa, Berati, Leskoviku, Pėrmeti,
Ohri, Struga, Pogradeci, Janina, Filati, krahinat e Gramshit, tė Skraparit
etj. Nuk mundėn tė dėrgonin delegatėt e tyre Vlora, pėr shkak tė terrorit tė
xhonturqve mbi atdhetarėt e kėtij qyteti, Shkodra, pėr arsye tė veprimtarisė
sė reaksionit xhonturk, tė pėrkrahur nga klerikėt konservatorė dhe elementėt
fanatikė turkomanė, si edhe vilajeti i Kosovės, po pėr shkak tė pengesave qė
nxorėn klerikėt dhe paria konservatore e fanatike, qė pėrkrahte alfabetin
arab. Megjithatė, klubi i Shkupit ngarkoi si
pėrfaqėsues tė vetin Mithat Frashėrin, ndėrsa atdhetarėt shkodranė njoftuan
nė mėnyrė paraprake se do ti njihnin vendimet e kėtij Kongresi. Po ashtu nuk
u pėrfaqėsuan edhe shoqėritė atdhetare tė mėrgimit.
Midis delegatėve tė Kongresit
kishte veprimtarė tė njohur tė lėvizjes kombėtare, si edhe mėsues atdhetarė,
siē ishin Orhan Pojani, Grigor Cilka, Gjergj e Sevasti Qiriazi, Mithat
Frashėri, Dervish bej Biēaku, Ahmet Dakli, Refik Toptani, Hafiz Ibrahim
Dalliu, Thoma Papapano, Hamdi Ohri, Nikollė Kaēori, Josif Haxhi Mima, Simon
Shuteriqi, Dhimitėr Buda, Abdullah Rushit Ahmeti (Struga), Abdulla Koprėncka,
Kristo Dako, Emin Haxhi Ademi, Selman Blloshmi, Andrea Konomi, Idhomenė
Kosturi etj.
Punimet e Kongresit u drejtuan nga
njė kryesi e zgjedhur nga delegatėt dhe e pėrbėrė nga Dervish bej Biēaku
(kryetar), Mithat Frashėri (nėnkryetar) dhe Simon Shuteriqi e Josif Haxhi
Mima (sekretarė). Ashtu siē ishte parashikuar, nė Kongres u shqyrtuan tri
ēėshtje themelore: ēelja e njė shkolle normale dhe masat e nevojshme pėr tė;
krijimi i njė qendre tė vetme pėr drejtimin, pėr organizimin dhe pėr
financimin e shkollave shqipe; masat pėr bashkėrendimin e veprimtarisė sė
klubeve shqiptare.
Akti themelor i Kongresit tė
Elbasanit ishin Vendimet ose, siē u quajt ndryshe, Rezoluta prej 15 nenesh,
qė u miratua dhe u nėnshkrua nga gjithė delegatėt. Njė nga masat mė tė
rėndėsishme tė kėsaj Rezolute ishte ēelja nė Elbasan nė vjeshtėn e atij viti
e njė Shkolle Normale (pedagogjike), me gjashtė
klasa, e cila do tė pėrgatiste mėsues pėr shkollat fillore shqipe. Shkolla
pedagogjike do tė mbahej me kontributin e tė gjitha
klubeve dhe shoqėrive shqiptare. Nė Kongres u miratua edhe njė rregullore e
veēantė e Shkollės Normale, e pėrpunuar nga njė komision i posaēėm. Pėr ti
vėnė shkollat shqipe nėn njė drejtim unik e tė pėrqendruar nė shkallė
kombėtare, Kongresi vendosi qė tė krijohej nė Korēė Shoqėria qendrore
shkollore Pėrparimi.
Sipas
statutit tė saj tė veēantė ajo do tė quhej Shoqėria e mėsonjėtoreve shqipe
Pėrparimi dhe do tė kishte pėr detyrė tė kujdesej pėr mbajtjen e
administrimin e Shkollės Normale tė Elbasanit, pėr hapjen e shkollave tė tjera
shqipe dhe pėr botimin e librave tė nevojshėm. Pranė shoqėrisė krijohej edhe
njė arkė e pėrgjithshme, qė do tė plotėsohej me
kontributin e klubeve, tė shoqėrive dhe tė atdhetarėve tė veēantė. Me qėllim
qė Shoqėria Pėrparimi tė ushtronte lirisht dhe pa pengesa veprimtarinė e
saj, Kongresi kėrkoi qė ajo tė njihej zyrtarisht si person juridik nga
qeveria turke; u hartua njė rregullore e veēantė e kėsaj shoqėrie, e cila do
ti paraqitej gjithashtu pėr miratim qeverisė. Shoqėria duhej tė kėrkonte
ndihmėn financiare tė shtetit turk.
Kongresi ngarkoi tė gjitha klubet
dhe shoqėritė, si edhe ēdo shqiptar, tė pėrpiqeshin tė vinin gjuhėn shqipe nė
tė gjitha shkollat e vendit. Nė mėnyrė tė veēantė u ngarkua klubi qendror (i
Manastirit) qė tė nxirrte lejen qė gjuha shqipe tė hynte zyrtarisht nė tė
gjitha shkollat e Shqipėrisė, ndėrsa me pikėn 8 tė Vendimeve, Kongresi i Elbasanit ngarkonte klubin qendror qė sa mė parė tė
kėrkonte futjen e gjuhės shqipe si gjuhė mėsimi nė tė gjitha shkollat
shtetėrore fillore dhe qytetėse (ruzhdie). Pėrmbushja e kėtyre kėrkesave do
tė shėnonte njė hap tė rėndėsishėm nė shndėrrimin e tė gjitha shkollave tė
huaja (turke ose nė gjuhė tė tjera) nė shkolla shqipe dhe pėr themelimin e
njė sistemi kombėtar shkollor nė Shqipėri. Kongresi ngarkonte gjithė
atdhetarėt shqiptarė qė tė kėrkonin nga kėshillat e vilajeteve hapjen e
shkollave bujqėsore, aq tė nevojshme pėr popullsinė e zonave bujqėsore tė
vendit.
Nė Kongres u diskutuan gjithashtu
disa ēėshtje organizative dhe politike. Pėr tė forcuar bashkėpunimin, lidhjet
organizative dhe bashkėrendimin e veprimeve ndėrmjet tė gjitha klubeve e
shoqėrive, u vendos qė tė gjitha klubet e shoqėritė shqiptare tė drejtoheshin
nga njė klub qendror. Nė pajtim me kėtė Kongresi
zgjodhi si klub qendror (pėr dy vjet) klubin e Manastirit, i cili qėndronte
nė krye tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Pėr tė bashkėrenduar dhe pėr tė
organizuar mė mirė e nė pėrmasa kombėtare veprimtarinė politiko-kulturore tė
klubeve dhe tė shoqėrive shqiptare, u miratua njė Rregullore e pėrgjithshme e
klubeve dhe e shoqėrive shqiptare, ku pėrcaktoheshin detyrat e tyre dhe
format e lidhjeve e tė bashkėpunimit ndėrmjet tyre.
Nė
mbledhjet e mbyllura e tė shpeshta nė Kongres delegatėt shprehėn mosbesimin
ndaj regjimit xhonturk dhe Komitetit Qendror Bashkim e Pėrparim, tė cilėt
nė shumė qytete tė Shqipėrisė, si nė Strugė, nė Tiranė, nė Gjirokastėr, nė
Filat etj., nxitnin komitetet lokale qė tu kundėrviheshin aspiratave
kombėtare tė shqiptarėve. Nė emėr tė delegatėve tė Kongresit iu dėrgua
kryeministrit turk njė telegram, nė tė cilin protestohej kundėr dhunės mbi
atdhetarėt shqiptarė nė Vlorė e nė qendra tė tjera dhe kėrkohej lirimi i
bejlerėve atdhetarė tė arrestuar. Po nė kėto mbledhje delegatėt u shprehėn
pėr njė organizim mė tė mirė tė komiteteve tė fshehta dhe pėr forcimin e
lidhjeve ndėrmjet tyre.
Nė Kongres u shfaq mendimi se, nė
kushtet kur xhonturqit nuk pranonin ti njihnin popullit shqiptar tė drejtat
mė elementare kombėtare e njerėzore pėr tu ēliruar njėherė e pėrgjithmonė
nga arbitrariteti e zgjedha e turqve tė rinj, shqiptarėt duhej tė organizonin
luftėn e armatosur pėr tė siguruar autonominė e Shqipėrisė dhe pėr kėtė
qėllim populli shqiptar duhej tė bashkėpunonte me popujt e tjerė tė shtypur
tė Turqisė Evropiane, me maqedonėt, vllehėt etj., qė
luftonin gjithashtu pėr ēlirimin e tyre kombėtar.
Kongresi dėnoi ndėrhyrjet e fuqive
tė huaja nė Shqipėri qė ishin forcuar nė fillim tė shek. XX, e veēanėrisht
pas aneksimit tė Bosnjės dhe tė Hercegovinės nga Austro-Hungaria. Nė kėtė
Kongres u vendos gjithashtu qė pas tri vjetėsh, mė 1912, tė mbahej po nė
Elbasan njė kuvend tjetėr, qė do tė shqyrtonte nevojat e Shqipėrisė,
programin e tė cilit do ta pėrgatisnin shoqėritė e kėtij qyteti.
Kongresi i
Elbasanit i dha njė shtytje tė re lėvizjes pėr shkollėn dhe pėr arsimin
kombėtar nė pėrgjithėsi. Tė mbėshtetur nė vendimet e tij, atdhetarėt
shqiptarė ngritėn nė Korēė, mė 20 shtator 1909, Shoqėrinė qendrore shkollore
Pėrparimi, nė kryesinė e sė cilės u zgjodhėn atdhetarėt e njohur Orhan
Pojani (kryetar), Stavri Karoli, Idhomenė Kosturi e Mihal Gramenoja.
Me qėllim qė Shoqėria Pėrparimi
tė ushtronte ligjėrisht tė gjitha kompetencat e saj si njė institucion
qendror e drejtues i arsimit kombėtar, kryetari i
saj Orhan Pojani, duke pasur mbėshtetjen e deputetėve atdhetarė shqiptarė tė
parlamentit, bėri pėrēapje pranė Kėshillit tė Shtetit nė Stamboll pėr tė
siguruar njohjen e saj zyrtare si person juridik. Megjithėse kjo kėrkesė u kundėrshtua
nga qeveria turke, Shoqėria Pėrparimi u kthye nė tė vėrtetė nė njė
organizatė arsimore kombėtare dhe dha njė ndihmė tė ēmuar pėr organizimin e
drejtimin e arsimit shqiptar. Ajo dha njė ndihmesė tė veēantė pėr sigurimin e
fondeve tė nevojshme financiare pėr Shkollėn Normale tė Elbasanit dhe pėr
shkollat e tjera shqipe. Duke iu pėrgjigjur thirrjes qė shpėrndau pėr kėtė
qėllim brenda e jashtė Shqipėrisė, dhjetėra klube dhe shoqėri atdhetare tė
vendit, organet e shtypit shqiptar, shoqėritė e kolonive tė mėrgimit dhe
qindra atdhetarė derdhėn nė arkėn e saj shuma tė mėdha tė hollash. Brenda njė
kohe tė shkurtėr u mblodhėn pėr nevojat e Shkollės Normale dhe tė shkollave
tė tjera 1 000 lira turke. Nė mėnyrė tė veēantė
rreth 340 atdhetarė dhanė ndihmėn e tyre nė tė holla.
Mė 1 dhjetor 1909 u ēel nė Elbasan
Shkolla Normale (pedagogjike), qė ishte shkolla e parė e mesme kombėtare
shqipe. Mėsuesit e saj tė parė ishin atdhetarė tė njohur dhe njerėz tė shquar
nė lėmin e kulturės, si Aleksandėr Xhuvani (i diplomuar nė Greqi pėr
filologji, i dalluar nė fushėn e letėrsisė), Sotir Peci (i diplomuar
gjithashtu nė Greqi pėr matematikė-fizikė, drejtor i gazetės Kombi) etj.
Drejtor i parė i saj u caktua Luigj Gurakuqi?, i
cili vuri tė gjitha forcat dhe aftėsitė e tij nė shėrbim tė arsimit kombėtar.
Nė Shkollėn Normale jepnin gjithashtu mėsim Petėr Dodbiba, Simon Shuteriqi,
Hasan Mejza dhe Hafiz Ibrahim Dalliu.
Shkolla Normale kishte gjashtė
klasa, me njė plan mėsimor prej 30 lėndėsh,
humanitare, tė shkencave tė natyrės etj. Ajo dallohej pėr karakterin e saj
kombėtar, qė pėrcaktohej nga pėrmbajtja e lėndėve dhe nga fakti se pranonte
nxėnės tė tė gjitha besimeve fetare, myslimanė e tė krishterė. Atdhetarėt
bashkėkohės e ēmonin atė si njė vatėr tė formimit atdhetar tė brezit tė ri.
Qysh nė vitin e parė tė themelimit
tė saj (1909-1910) Shkolla Normale e Elbasanit pati 160 nxėnės tė ardhur nga
tė gjitha anėt e Shqipėrisė. Disa prej tyre, rreth 50 nxėnės, kishin ardhur
nga Kosova, Rrafshi i Dukagjinit e Dibra, tė dėrguar nga klubet shqiptare, si ai i Shkupit, i Dibrės etj. dhe me kujdesin e veēantė
tė atdhetarėve Hasan Prishtina, Bajram Curri, Nexhip Draga etj.
Shkolla shqipe u hapėn nė kėtė
periudhė pas Kongresit tė Elbasanit edhe nė vende tė tjera tė Shqipėrisė. Nė
fund tė shtatorit u bė nė Korēė pėrurimi i shkollės
sė riorganizuar tė djemve (i mėsonjėtores sė parė shqipe tė vitit 1887),
ēelur qysh nė pranverėn e vitit 1909, e cila ishte njė nga shkollat mė tė
plota me pesė klasa dhe pesė mėsues. Nė tetor u hapėn shkolla shqipe nė
Progėr, nė Cukaj tė Martaneshit, nė Verlen tė Bilishtit, nė Margėllėē, ndėrsa
nė muajin dhjetor u ēel shkolla shqipe nė Negovan (nėn drejtimin e Petro Nini
Luarasit) dhe nė fshatin Koshtan tė Tepelenės.
Me pėrpjekjet e Klubit Arsimor tė
Shkupit, tė Hasan Prishtinės e tė atdhetarėve tė tjerė kosovarė, nė vjeshtėn
e vitit 1909 u hapėn shkolla shqipe nė vilajetin e Kosovės, nė Moravė, nė
Gjilan dhe nė fshatin Pozharan, ku mėsonin edhe fėmijėt e katundeve pėrreth.
Shkolla shqipe kanė qenė ngritur nė kėtė kohė edhe nė Prizren, nė Gjakovė, nė
Pejė dhe nė Vuēiternė. Nė janar tė vitit 1910 klubi i
Shkupit ngriti njė shkollė private shqipe nė kėtė qytet, ndėrsa nė shkurt u
hap shkolla shqipe nė Mitrovicė.
Nė mars-prill tė vitit 1910 u ēelėn
shkolla shqipe nė Mesare tė Leskovikut, nė Labovėn e Poshtme (nga klubi
Drita i Gjirokastrės), nė fshatra tė Ēamėrisė, si nė Ninat, Konispol,
Koskė, Janjar, Konicė, Mazarek etj. Nė verėn e atij viti u hapėn shkolla
shqipe nė Tepelenė, nė Tiranė, nė Vlorė, nė Zerqan, nė Kaninė, nė Leskovik
etj. U bėnė pėrēapje pėr ngritjen e shkollave tė tjera shqipe pothuajse nė tė
gjitha qytetet e Shqipėrisė. Nė fillim tė vitit 1910 klubi i Dibrės mori
nismėn pėr hapjen e njė numri tė madh shkollash shqipe nė kėtė rreth.
Gjatė vitit shkollor 1909-1910,
pėrveē qyteteve tė tjera, gjuha shqipe u fut edhe nė gjimnazet turke tė
Elbasanit, tė Vlorės, tė Beratit dhe tė Shkupit (ku jepte mėsim Bedri
Pejani). Shqipja filloi tė mėsohej gjithashtu nė shkollėn Edep tė Shkupit,
qė mbahej nga klubi Rinia patriotike (Shubani vatan) tė kėtij qyteti.
Sipas tė dhėnave tė shtypit shqiptar tė kohės, nė vjeshtėn e vitit 1909 gjuha
shqipe ishte futur si lėndė pothuajse nė tė gjitha gjimnazet (idadijet) turke
tė Shqipėrisė dhe nė shumė shkolla qytetėse (ruzhdie). Meqė Ministria e
Arsimit, qysh nė korrikun e vitit 1909, kishte lejuar mėsimin e gjuhėve tė
vendit nė gjimnazet turke, mėsuesit e gjuhės shqipe nė kėto shkolla u emėruan
nga organet e saj.
Por kėto shkolla ndiqeshin nga njė
numėr i kufizuar nxėnėsish, prandaj atdhetarėt shqiptarė vijuan tė kėrkonin
qė gjuha shqipe tė mėsohej nė tė gjitha shkollat fillore tė vendit, rrjeti i
tė cilave ishte mė i gjerė. Nė fundin e vitit shkollor 1909-1910 mėsimi i shqipes u fut edhe nė shkollėn qytetėse tė Prevezės, nė
atė tė Lurosit, nė shkollat fillore turke tė Kolonjės, tė Oparit, tė
Devollit, tė Pėrmetit, tė Elbasanit dhe tė disa qendrave tė Kosovės. Nė
fillim tė vitit 1910 pėrfaqėsues tė popullsisė sė Ohrit kėrkuan nga parlamenti
qė gjuha shqipe tė mėsohej nė tė gjitha shkollat shtetėrore tė kėsaj
prefekture.
Me gjithė pengesat e shovinistėve
grekė, atdhetarėt shqiptarė gjatė vitit 1910 arritėn tė fusnin mėsimin e
shqipes edhe nė shkollat e tjera greke, si nė ato tė Elbasanit, tė Beratit,
tė Kavajės dhe tė Labovės sė Poshtme. Por pėrhapja e mėtejshme e shkollave
dhe e shkrimit shqip u pengua pėr shkak tė shpėrthimit tė reaksionit xhonturk
kundėr kulturės dhe Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė pėrgjithėsi. /Shqipėria.com/
(Pėrgatiti pėr publikim moderatori i pashtriku.org)
|