Polemikė me shkas Njohja e historisė apo
kėrkesa politike pėr Gorėn dhe goranėt
Shkruan: Qemal MATAJ Kukės
mė 23 Shtator 1991 (Pėrgjigje
artikullit tė Nazif Doklit Gora dhe goranėt) I vetėquajturi historiani goran, Nazif
Dokli, nė gazetėn Bashkimi, tė dates 1 gusht 1991, ka botuar shkrimin Gora
dhe goranėt, nė pėrgjigje tė pyetjes a janė goranėt maqedonas, si dhe tė
pohimit sikur edhe goranėt e Kukėsit janė maqedonas! Nė pėrgjigjen qė ka
dhėnė nė tėrė pėrmbajtjen e shkrimit tė tij, ka trajtuar jo vetėm pozitėn
gjeografike dhe popullsinė e krahinės sė Gorės nga njėra anė, por nga ana
tjetėr, me kėtė shkrim, ai ka patur si qėllim qė tė argumentojė programin e
Shoqėrisė Etnokulturore Gora. Duke spekulluar nė emrin e popullit tė Gorės,
nė mėnyrė ekskluzive, kėrkohet qė goranėt duhet tė konsiderohen pakicė
kombėtare. Duke u nisur nga pėrgjigjet qė janė dhėnė pėr ēėshtjet e
mėsipėrme, si dhe argumentet qė ka paraqitur Nazif Dokli nė shkrimin e tij, e
konsideroj si obligim qytetar e shoqėror, qė mė parė tė bėj prezantimin e
historianit goran, e pasi tė kemi bėrė kėtė, do tė sqarojmė jo vetėm
lexuesin dhe opinionin shoqėror, por edhe popullin e krahinės sė Gorės, se sa
tė pabazuara janė faktet dhe argumentat qė ka servirur autori i kėtij
shkrimi, duke hyrė nė njė mal pa sakicė. Nazif Dokli, ėshtė nga fshati Borje nė
krahinė e Gorės sė Kukėsit, por me banim ėshtė qe mbi tridhjetė vjet nė
qytetin e Kukėsit. Ka mbaruar shkollėn e mesme pėr skulpturė e ėshtė marrė
pak me kėtė fushė, sepse qė nė fillim ka dėshtuar nė tė. Ka vazhduar me
pikturė dhe ka dėshtuar edhe nė kėtė gjini. Ka mbaruar institutin tre vjeēar
pėr gjuhė dhe letėrsi, pa shkėputje nga puna. Nė tetė vjetėt e fundit, ka
punuar nė muzeumin e rrethit tė Kukėsit, nė tė cilin ėshtė diplomuar si
historian dhe si temė dezertacioni ka botuar artikullin Gora dhe
goranėt, me tė cilėn mendon se do ti jepet grada shkencore si historian.
Mendoj se lexuesit nuk kanė mė nevojė pėr koment, prandaj tė pėrqėndrohemi nė
sqarimet rreth shkrimit Gora dhe goranėt. *** Si pyetje a janė goranėt maqedonas,
edhe pohimi sikur edhe goranė e Kukėsit numrohen maqedonė, pyetje tė cilat
qė tė dyja kanė njė pėrmbajtje pėr tė njėjtin objekt tė shkrimit Gora dhe
goranėt, jo vetėm qė nuk kanė bazė reale dhe sjanė bėrė nė asnjė fshat tė
Gorės, por pėr kėtė ēėshtje nuk ėshtė bėrė asnjė lloj diskutimi nė krahinėn e
Gorės, apo nė shkallė rrethi. Pra trualli i pyetjes dhe i pohimit, nuk ėshtė
nė Gorė, por meqė historiani Nazif Dokli, e ka marrė pėrsipėr kėtė ēėshtje,
ai duhej tė bėnte sqarimin se ku, kur dhe nga kush ėshtė bėrė pyetja dhe
pohimi se a janė goranėt maqedonas? Meqė autori nuk e thotė kėtė gjė, tė jenė
plotėsisht tė qartė si lexuesi, ashtu edhe populli i Gorės, se si pyetja,
ashtu edhe pohimi i bėrė, janė pjellė autentike e magazinės pa inventar tė
kėtij historiani, i cili e vėrteton njė gjė tė tillė me shkrimin pėrgjigje
tė tij. Pra, del qartė, se si pyetja, ashtu edhe pohimi i bėrė si dhe
pėrgjigjet e dhėna nė shkrimin Gora dhe goranėt, kanė si autor Nazif
Doklin, i cili i ka vėnė vetes si qėllim qė nėpėrmjet kėtyre pyetjeve, qė ka
shtruar dhe pėrgjigjeve qė u ka dhėnė nė shkrimin Gora dhe goranėt, tė
parashtrojė fakte dhe argumenta pėr miratimin e programit tė shoqėrisė
etnokulturore Gora, pasi dihet tashmė nga i gjithė opinioni shoqėror i
krahinės sė Gorės dhe i rrethit tė Kukėsit, se autori i kėtij shkrimi, ėshtė
jo vetėm nismėtar, por edhe hartuesi kryesor i programit tė kėsaj shoqėrie.
Siē del qartė nga sa mė sipėr, me botimin e kėtij artikulli, Nazif Dokli, ka
si qėllim tė realizojė dy objektiva nė kėto drejtime kryesore: Sė pari, tė propogandojė nė shtyp
krijimin e shoqėrisė etnokulturore Gora, siē e pohon edhe vetė nė shkrimin,
duke u shprehur se pret miratimin e saj nga organi qė i ėshtė dėrguar ky
program. Sė dyti, tė pėrgadisė opinionin shoqėror
tė fshatrave tė Gorės, qė tė dalin me kėrkesa politike pėr trajtimin dhe
njohjen e goranėve si etni (pakicė) kombėtare nė vete, tė cilėt, deri mė sot,
sipas tij, nuk janė njohur si tė tillė nga shteti shqiptar. Pėr sa mė sipėr,
del mė se e qartė se historiani Nazif Dokli, ka patur si qėllim nė vete qė
tė realizojė objektivat e tij tė pėrafėrta e tė largėta, dmth, njohjen e
shoqėrisė Gora dhe parashtrimin e kėrkesave politike pėr Gorėn e goranėt, e
kjo gjė duket sheshit. Duke u nisė nga faktet e mėsipėrme, si
dhe e vėrteta qė ekziston deri nė ditėn e botimit tė shkrimit (Gora dhe
goranėt), jo vetėm qė nė asnjė fshat tė krahinės tė Gorės, nuk ėshtė bėrė
asnjė debat, diskutim shoqėror apo shkencor pėr problemin e Gorės dhe
goranėve, por edhe nė atė tė rrethit tė Kukėsit e mė gjerė. Se si qėndron e
vėrteta e kėsaj ēėshtjeje ėshtė mirė tia lėmė fjalėn popullit tė fshatrave
tė krahinės sė Gorės qė ti japė pėrgjigje historianit Nazif Dokli, se
pjellė e kujt ėshtė pohimi dhe pyetja e bėrė pėr Gorėn e goranėt, si dhe
dokumentave arkivorė qė tė sqarojė mė sė miri ēėshtjen e Gorės dhe goranėve. Pėr tia rritur e vlerėn e shkrimit tė tij,
historiani Nazif Dokli, ka ngritur problemin, se sikur nė mes tė goranėve
kudo qė janė, jo vetėm qė ėshtė ngjallur debati e diskutimi pėr ēėshtjen e
Gorės dhe tė goranėve, por edhe tė pohojė se ekzistojnė dy grupime tė
politizuarish, tė cilėt autori i konsideron prosllavė, ekstramistė dhe
spekullantė politikė, me anėn e cilėve, do tė mbulojė qėllimet e tij. Tė
tilla grupime tė politizuarish, jo vetėm qė nuk ekzistojnė nė krahinėn e
Gorės, por ato janė krijesa tė kėtij historiani, qė duke pėrdorur terma tė
tilla, ėshtė vetė ai qė e politizon ēėshtjen e Gorės dhe goranėve, duke
hedhur baltė ndaj personazheve tė krijuara prej tij, tė cilat nuk ekzistojnė
nė krahinėn e Gorės e mė gjėrė. Gjithė argumentat e mėsipėrme,
historiani goran, i ka pėrdorė pėr tė bindur organet shtetėrore qė tė
miratojnė shoqėrinė etnokulturore tė Gorės, si dhe tė pėrpunojė opinionin
shoqėror, e sidomos popullin e krahinės sė Gorės, qė goranėt janė sllave, e
duke qenė defacto tė tillė, duhet tė njihen etni nė vete dhe shteti shqiptar
duhet ti njohė si pakicė kombėtare dhe de jure, duke u dhėnė tė gjitha tė
drejtat qė u takojnė atyre. Pra, del mėse e qartė se historiani Nazif
Dokli, me argumentat qė sjell nė shkrimin e tij, u bėn thirrje goranėve qė
ti paraqesin shtetit shqiptar kėrkesat e tyre, jo vetėm pėr ēėshtjet qė kanė
tė bėjnė mė problemet kulturore, por edhe pėr ato politike pėr njohjen e tė
ashtuquajturės diasporė sllave tė Gorės, si etni (kombėsi nė vete) qė do tė
thotė tė trajtohet edhe popullsia e Gorės, si tė gjithė pakicat kombėtare tė
tjera qė ekzistojnė nė Shqipėri, e kurrėsesi si shqiptarė qė janė. Pra tėrė idetė dhe mendimet e mėsipėrme,
qė janė parashtruar nė pjesėn e parė tė shkrimit tė tij, e sidomos pėr ti
plotėsuar e saktėsuar ato, i ashtuquajturi historian goran, ka trajtuar
pozitėn gjeografike dhe popullsinė e krahinės sė Gorės, ku ka parashtruar e
dhėnė mjaft tė dhėna e fakte, pėr tė cilėt e shikoj si domosdoshmėri qė tė
bėj vėrejtjet e mia qė po i shtjelloj mė poshtė: Pėr kufijtė e
Gorės Autori e daton kufirin e Gorės tė njohur
qė nė vitin 1348, por pėr kėtė nuk citon dokumentin dhe Edhe pėr ndarjen administrativo-ushtarake,
jep tė dhėna tė pabazuara, pasiqė ngatėrron organizimin shtetėror me atė
ndėrkrahinor. Pėr kėtė, sqarojmė se Gora si krahinė, ka patur njė qendėr
administrative, Vranishtin, deri nė vitin 1923 me 55 fshatra qė nė dokumentat
arkivore, kjo qendėr ėshtė trajtuar me emrin e Kazaja e Gorės dhe Opojės nė
tė cilėn kjo e fundit ka 19 fshatra. Pėr sasinė e fshatrave, autori jep tė
dhėna tė pabazuara dhe tė gabuara, kur thotė se popullsinė e Gorės e gjen tė
ndarė nė shqiptarė dhe sllave, afėrsisht nė raportin njė me tre, ose nga 39
fshatra, Njėmbėdhjetė i takojnė popullsisė shqiptare dhe njėzetė e tetė asaj
sllave. E kjo gjendje vazhdoi deri nė vitin 1923, kur kufiri politik e ndau
kėtė zonė nė gjendjen e saj tė sotme, njėzetė fshatra brenda kufirit tė RFJ
(Kosovė) dhe nėntėmbėdhjetė fshatra Republikės shqiptare, ku prej tyre nėntė
fshatra i takojnė popullsisė sllave dhe dhjetė asaj shqiptare. Pėr tė gjithė
kėto fakte sqarojmė: ėshtė fakt se krahina e Gorės, ka patur tridhjet e
gjashtė fshatra, nga tė cilėt, dhjetė i takojnė popullsisė shqiptare e
njėzetė e tetė popullsisė gorane. Pas vitit 1923, e deri mė sot, janė
tridhjetė e tetė fshatra tė Gorės, nga tė cilat nėntėmbėdhjetė fshatra janė
brenda kufirit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe me njohjen e dy fshatrave tė
tjerė pas vitit 1923, tė Kėrstecit tė Vogėl e Rapēes sė Poshtme, janė
nėntėmbėdhjet fshatra aktualisht sot nė RFJ (Kosovė). Kurse Kazaja e Gorės
dhe e Opojės, ka patur pesėdhjetė e pesė fshatra gjithsej (AQSHRSH. Fondi
252, dosja nr.84, dok.123, viti 1924. Telegrami i Prefekturės sė Kosovės
dėrguar Ministrisė sė Punėve tė Brendshme Nr.65/49, dt.4.10.1922). Kėto tė
dhėna, tregojnė qartė se tė dhėnat qė jep historiani Nazif Dokli, janė jo
vetėm tė pasakta, por edhe tė pabazuara nė dokumenta arkivore dhe nuk i
pėrgjigjen aspak realitetit pėr sasinė e fshatrave tė krahinės sė Gorės e
Opojės qė janė aktualisht. Pėr ndarjen
administrativo-ushtarake tė Gorės Pėr tė sqaruar kėtė ēėshtje, e shikojmė
tepėr tė rėndėsishme tė citojmė thėnien e autorit: Sa i takon ndarjes
administrative ushtarake, Gora ndahej nė dy bajraqe; 1. Topojani dhe, 2.
Dollovishti. Kėto krijesa, pushtuesi osman i kishte mbėshtetur edhe nė
ndarjen etnokulturore tė popullsisė sė kėsaj zonė. Pėr ēėshtjet qė ngrihen
nė citimin e mėsipėrm dhe sa prej tyre qėndrojnė se janė tė vėrteta, po bėjmė
kėto sqarime: Sė pari, pėr faktet e mėsipėrme autori nuk citon asnjė burim dokumentar.
Njė gjė e tillė tregon mė sė miri, se kėto mendime, skanė vėrtetėsi
shkencore e janė konsiderata personale. Sė dyti, pavarėsisht se autori
sqaron, se Gora ndahet nė dy bajraqe, ai emėrton vetėm qendrėn e bajrakut tė
Topojanit, kurse qendrėn e bajrakut tė Dollovishtit, nuk e sqaron se ku
ndodhet. Meqė ēėshtja qėndron kėshtu, sqarojmė se nė Gorė, kanė ekzistuar dy
bajraqe; bajraku i Gorės me qendėr nė Krushė dhe bajraku i Topojanit me
qendėr nė Topojan e Brekijė. Pra, emėrtimi i bajrakut tė Dollovishtit, ėshtė
i pasaktė, sepse populli i krahinės sė Gorės i njeh dhe i quan dollovisht
pesė fshatrat e Zapodit, dmth, Zapod, Pakisht, Kosharisht, Orgjost, Orēikėl.
Nė kėto fshatra, nuk ka ekzistuar asnjeri qė tė ketė qenė bajraktar, si dhe
nuk ėshtė dokumentuar as gojarisht, se ka ekzistuar nė kėta fshatra bajrak me
emrin Dollovisht. Gjithnjė popullsia e kėtyre fshatrave, ka njohur vetėm
bajrakun e Gorės, qendra e tė cilit deri nė vitin 1923, ka qenė Krusha dhe si bajraktar ka qenė Mulla Arif Krusha, i cili ėshtė vrarė
nga agjentura serbe pas vitit 1923. Kėshtu, dy bajraqet nė Gorė, kanė
ekzistuar deri nė vitin 1923, e me vendosjen pėrfundimisht tė kufirit
shtetėror, tė nėntėmbėdhjetė fshatrat e Gorės nė Republikėn e Shqipėrisė,
kanė njohur vetėm bajrakun e Topojanit. Pėr ēėshtjen e fesė sė goranėve Ndonėse autori nuk jep
dekumenta arkivore pėr muslimanizimin e goranėve, ėshtė e domosdoshme tė
sqarojmė: Sė pari, duke e pranuar
ēėshtjen e muslimanizimit tė Gorės, si proces i fundit mes fqinjėve, burimet
gojore tė njohura nė fshatrat e krahinės sė Gorės dhe asaj tė Lumės, do tė na
sqarojnė edhe emėrtesat qė u janė bėrė goranėve nga fqinjėt pėrreth. Kėshtu
sipas burimeve gojore, e veēanarisht tė krahinės sė Lumės, goranėt janė
quajtur e quhen edhe sot torbeshė, qė nga turqishtja do tė thotė tore
(katėr) e besh (pesė). Pra bashkimi i fjalės turke katėr me fjalėn pesė, na
ka dhėnė emrin torbesh, qė do tė thotė nga katėr a pesė. Pra siē pohojnė
burimet gojore kryerja e procesit tė muslimanizimit tė goranėve nga feja
kristjane, ėshtė ėshtė bėrė nė Gorė
nga katėr a pesė vetė nė ditė. Kėshtu kryerja e procesit tė muslimanizimit,
qė ėshtė bėrė nė kėtė mėnyrė, banorėt e fshatrave pėrreth e veēanarisht ato
tė krahoinės sė Lumės, e kanė emėrtuar me emrat torbeshė dhe torbeshi. Pra,
nuk qėndron krahasimi i bėrė i emrit torbeshė dhe torbeshi me emrin
Tėrbaē tė Vlorės. Sė dyti, autori nė kėtė
shkrim, na nxjerr Beden, tė cilėn e konsideron si Zeusi i panteonit sllav
dhe si e tillė, ajo ende njihet e pranohet nė Gorė. Pėr kėtė ēėshtje,
theksojmė, se Beda sllave, mund tė njihet e pranohet vetėm nė fshatin
Borje, qė ėshtė vendlindja e autorit, kurse nė fshatrat e tjerė tė Gorės,
Beda sllave, jo vetėm qė nuk ėshtė njohur deri mė sot nė Gorė, por, fakt
ėshtė, se zeusin sllav, Beden, goranėt e dėgjojnė pėr herė tė parė nga goja
e kėtij autori. Siē shihet, autori, jo vetėm qė Beden sllave kėrkon ta bėjė
gorane, por edhe kėtė fakt ai e pėrforcon me mendimin e tij kur thotė se:
Kėtu (nė Gorė), mbijetojnė shumė figura mitologjike, tabu, rite e zakone
sllave. Tė gjitha kėto fakte qė jep mė sipėr autori, tregojnė qartė, se ai
me kėto argumenta tė ekzistencės sė figurave, kėrkon tė pėrforcojė tezėn e
tij pėr diasporėn sllave tė popullsisė dhe krahinės sė Gorės. Por faktet e
mėsipėrme, jo vetėm qė nuk i pėrgjigjen realitetit tė Gorės, por ajo qė ėshtė
kryesore, ato nuk janė argumentuar me materiale dokumentare e gojore dhe si
tė tilla, ato nuk kanė bazė shkencore e kėsisoj mbeten tė papranueshme. Duhet theksuar se nė Gorė, jo
vetėm qė nuk mbijetojnė figurat mitologjike, tabu e zakone sllave, por edhe
asnjė prej tyre nuk respektohen nga popullsia e fshatrave tė Gorės, duke
veēuar pėr kėtė vetėm fshatin Borje, i cili na qenka sipas autorit, qendra e
figurave mitologjike sllave, qė janė ruajtur e mbrojtur me fanatizmin mė tė
madh deri nė ditėt e sotme, tė cilave autori u heq pluhurin e kohrave. Theksojmė
se nė Gorė, si ritet fetare e zakonet e ndryshme, jo vetėm qė sjanė tipike
sllave dhe nuk kanė ngjashmėri me to, por vetė realiteti qė ekziston nė
fshatrat e Gorės, vėrteton mė sė miri, se ritet fetare dhe zakonet e
ndryshme, kanė qenė e janė tė pėrafėrta si dhe kanė ngjashmėri tė plotė me
ritet e zakonet e popullsisė tė fshatrave shqiptare fqinjė e mė gjerė. Fakt
ėshtė se nė fshatrat e Gorės, ekzistojnė zakone tė tilla siē janė lindjet,
fejesat, martesat, dasmat, mortat etj, tė cilat nuk kanė asnjė dallim nga ato
tė fshatrave shqiptarė. Pėr pasurinė folklorike gojore, muzikore, koreografike, dramatike etj. Ėshtė e vėrtetė se popullsia e
fshatrave tė krahinės sė Gorės, ka njė pasuri tė madhe tė folklorit gojor, tė
muzikės dhe koreografisė, sidomos tė valleve, tė cilat janė ruajtur dhe
kultivuar nga njėri brez tek tjetri, deri nė ditėt e sotme. Pa u zgjatur,
duhet theksuar se nė aktivitetet e praktikat e mėsipėrme shpirtėrore e
jetėsore, veēohet kėnga popullore e pashkruar, e cila kėndohet nė gjuhėn
gorane dhe nuk ka asnjė theks melodioz, qė tė jetė e pėrafėrt me kėngėt e
popujve tė tjerė sllave. Jo vetėm kaq, por nga njė pjesė e kėngėve tė Gorės,
zakonisht kėndohen nga kėngėtarė tė pashoqėruar me mjete muzikore, ndėrsa
pjesa tjetėr e kėngėve shoqėrohet me veglat muzikore karakteristike, siē janė
defi, fyelli, ēiftelia, tė cilat pėrdoren edhe nė fshatrat shqiptare pėrreth
e mė gjerė. Siē shihet nga kėto tė dhėna, nė asnjė fshat, nuk pėrdohen as
edhe njė instument muzikor i popujve sllave, gjė qė tregon, se te goranėt nuk
janė trashėguar nga brezat veglat muzikore tė trevave sllave, siē janė ato tė
vjetrat, si gajdja apo mė e reja gėrneta etj. Ndonėse vallet popullore tė
fshatrave gorane, kanė origjinalitetin e tyre, fakt ėshtė se shumica prej
tyre janė tė pėrafėrta me vallet e krahinave qė rrethojnė Gorėn, siē janė
Luma, Opoja, Tetova, zona tė tjera tė Kosovės dhe mė gjerė, si dhe ato nė
pėrgjithėsi shoqėrohen me instrumentet si currlja, lodra, fyelli dhe defi, tė
cilat pėrdoren nė krahinat shqiptare qė pėrmendėm. Pėrveē kėtyre, edhe
tonacioni, ritmi, e muzikaliteti i valleve tė Gorės, nuk ka asnjė element
sllav, por pėrkundrazi tė gjitha thekset e muzikės gorane apo ritmi, janė tė
ngjashme tėrėsisht me ato tė fshatrave tė krahinės
sė Lumės, Opojės, Kosovės, Tetovės e mė gjerė. Tė gjitha kėto fakte tė kėsaj,
tregojnė qartė se edhe vallet popullore tė Gorės, nuk kanė asnjė element
sllav pėrsa i pėrket aspektit tė koreografisė, tonacionit, ritmit,
muzikalitetit dhe pėrmbajtjes sė tyre. Por ajo qė ėshtė mė karakteristike,
ėshtė se tėrė vallet e burrave dhe tė grave tė Gorės, kanė tė njėjtat
karaktere, tė njėjtat lėvizje me vallet e krahinave shqiptare tė sipėrpėrmendura. Njė element tjetėr, ėshtė edhe
veshja e popullit tė Gorės, qė nuk ka asnjė element tė ngjashėm me veshjet e
popujve sllave tė Ballkanit, siē janė serbėt, bullgarėt e maqedonasit. Pėrkundrazi,
fakt ėshtė se si veshja e burrave dhe e grave tė Gorės, kanė tė njėjtėn formė
dhe pėrmbajtje me veshjet e krahinave tė Opojės, Lumės, Tetovės e mė gjerė. Kjo
tregon se veshja gorane, i ka tė gjitha elementet e saj tė veshjes sė
popullsisė tė krahinave shqiptare dhe duke qenė e tillė, siē thamė mė sipėr,
ajo nuk ka as edhe njė element tė veshjes sllave. Pėr emėrtimet e krahinės, tė fiseve dhe tė vendeve tė Gorės Ėshtė i pranueshėm fakti, se
goranėt e kanė marrė emėrtimin nga emri qė mban krahina e Gorės, ashtu siē e
kanė edhe banorėt e krahinės tė Opojės, Lumės e tė Hasit, qė quhen opojas,
lumjanė, hasjanė etj. Ndėrsa, emėrtimi torbesh, siē e kemi shpjeguar mė
lart, nuk ka tė bėjė aspak me emrin e krahinės sė Tėrbaēit tė Vlorės, pasi
emėrtimi torbesh qė u ėshtė atribuar goranėve nga popullsia e krahinės sė
Lumės. Ky emėrtim e ka burimin nga mėnyra e kryerjes sė procesit tė
muslimanizimit tė popullsisė sė Gorės, qė ėshtė vėnė nga pushtuesi osman. Pastaj,
vetė emri i krahinės sė Gorės, ka qenė malėsi dhe si i tillė, ėshtė
ndryshuar gjatė pushtimit serb nga shekulli i 9-tė deri nė shekullin e 14-tė,
duke i dhėnė emrin gore, qė do tė thotė malėsi. Jo vetėm pėr kėtė, por si
nė mjaft krahina tė tjera tė Shqipėrisė, edhe nė krahinėn e Gorės, nga
pushtuesi serb, janė ndryshuar me imponim shumė emėrtime tė krahinave,
qyteteve, fshatrave, maleve, fushave, lumenjėve, fiseve e deri tek emrat e
mbiemrat e njerėzve, si nė mjaft krahina tė tjera tė Shqipėrisė. Njė imponim
i kėsaj natyre, qė ėshtė bėrė gjatė ekzistencės sė pushtuesve serbė, pėr
ndryshimin e emrave shqiptarė, tė vėrteta, qė kanė patur dhe emėrtimin e tyre
me emra sllave, kanė ndodhur para dhe pas ekzistencės sė shtetit tė Arbėrit. Ky
fakt, argumentohet me citimin e kėtij dokumenti: Gjatė shekullit 13-tė dhe
14-tė, ai (shteti i Arbėrit) mbuloi dhe trevat e Shqipėrisė jugore, duke
arritur shtrirjen mė tė gjėrė nė fundin e shekullit tė 14-tė, e fillimin e
shekullit tė 15-tė, jo vetėm nė katėrkėndėshin, tashmė tė njohur,
Tivar-Prizren-Ohėr-Vlorė, tė pėrcaktuar nga L.Kaloēi, K.Jereqeku, M. Shuflai,
kryesisht nė bazė tė burimeve dokumentare perėndimore, por edhe trevat e
tjera tė Shqipėrisė jugore deri nė Ēamėri, tė cilat i dhanė cilėsimin
shqiptar njėsisė administrative qė formuan osmanėt nė fillim tė shekullit tė
15-tė. Me kėtė emėrtimim, Arbėri pėrfshin pjesėn mė tė madhe tė trevave tė
banuara sot prej shqiptarėve, edhe pse trojeve jugore e verilindore, u qenė
imponuar emrat e shteteve pushtuese edhe nė dokumentacionin e kohės vazhduan
tė pėrdoreshin emrat historikė tė antikitetit si Ilir dhe Epir, tė ruajtur nė
traditėn historiografike pėr trojet shqiptare nė pėrgjithėsi. (S.Pulaha:
Shteti i Arbėrit dhe roli i tij historik. Studime historike nr.1-1991, faqe
166. Aleks Buda: Rreth disa ēėshtjeve tė formimit tė popullit shqiptar). Duke marrė pėr bazė, se Gora
bėnte pjesė nė territorin verilindor tė shtetit tė Arbėrit edhe trojeve tė
kėsaj krahine, u qenė imponuar emrat sllave, duke pėrfshirė emra vendesh,
fshatrash, e deri edhe tė fiseve qė banojnė nė fshatrat e krahinės sė Gorės. Pra,
si nė mjaft krahina tė Shqipėrisė, qė kanė qenė objekt i invazionit serb,
edhe nė krahinėn e Gorės e mė gjėrė, ishte bėrė njė imponim i tillė nga kėta
pushtues me ndryshimet, qė u kanė bėrė emrave shqip me emra sllave, duke
pėrdorė parashtesat dhe prapashtesat sllave. Tė tilla ndryshime kanė bėrė
edhe nė fshatrat e krahinės sė Gorės, tė cilėt po i argumentojmė me faktet qė
po i japim mė poshtė: 1. Nė fshatin Borje, kemi
evidencuar 15 fise me emra shqipe, duke u shtuar prapashtesat sllave atyre. Njėmbėdhjetė
prej kėtyre fiseve, kanė pėsuar kėto ndryshime: Nik (Niketevci), Shundi
(Shundirovci), Kalisi (Kalisovci), Shkepėr (Shkepėrnovci), Ballta
(Balltopovci), Shantir (Shantirovci), Darbus (Darbusovci), Bajshta-Basha
(Bashtovci), Kamkun (Kamkumovci), Damat (Damatovci), Dokli (Doklovci), kurse
emrat e fiseve Olloman, Karaj, Dalaē nuk kanė pėsuar ndonjė ndryshim
etj. Po nė kėtė fshat, janė bėrė
ndryshime nė emėrtimin e fshatit dhe tė vendeve pėrreth tij dhe konkretisht
Boro (Borje), Pishė (Pishec), Lisi (Lisena), Ulan (Ulanēe) Rras
(Rrasannēista), Mal (Malina), Kashtė (Kashtarnik), Damat (Damatova) et. Ndryshime
emrash, kanė pėsuar edhe emrat e fshatrave tė krahinės sė Gorės, siē janė
Brrut (Brot), Sapot (Zapot), Orgust (Orgosta), Rrap (Rapē), Shishe (Shishtavec),
Kola (Kollovoz) etj. Pavarėsisht nga kėto ndryshime, qė janė bėrė njė pjesė e
emrave tė fshatrave tė Gorės, kanė mundur ti rezistojnė imponimit tė
pushtuesit serb, si emrat e fshatrave Pakisht, Oreshkė, Orēikėl, Kukalan,
Vranisht etj. Duke u mbėshtetur nė faktet e
mėsipėrme, del qartė se gjatė periudhės sė pushtimit serb tė Gorės, qė
pėrfshin shekujt e 9-tė deri nė tė 15-tė, edhe gjuha e goranėve ėshtė
imponuar me dhunė nga pushtuesi serb, e sidomos me asimilimin e saj, ashtu
siē ėshtė bėrė ndėrrimi i emrave tė vetė krahinės dhe fshatrave, fiseve dhe
vendeve tė ndryshme tė kėsaj krahine. Gjithashtu, ėshtė pėr tu theksuar se nė
tė gjitha fshatrat e Gorės, si mė parė dhe tani, nuk ekziston asnjė fis qė tė
ketė emėr sllav, por vetėm emrat shqipe dhe nė disa raste muslimane. Pėr tė
qartėsuar kėtė ēėshtje, po japim disa emra fisesh tė fshatrave tė Gorės siē
janė: 2. Nė Zapod: Ferri, Mangaj,
Krasniqi, Shllaku, Mataj, Alinci etj. 3. Nė Pakisht: Bajraktari,
Porova, Meēkaj, Hoxha etj. 4. Kosharisht: Hasanaj, Murataj,
Mustafaj etj. 5. Nė Orēikėl: Gashi, Hoda,
Krasniqi, Mujaj etj. 6. Nė Orgjost: Qevani, Osmanaj,
Kalimashi, Seferi, Hoxha etj. 7. Nė Cėrnalevė: Durmishi,
Hodaj, Hoxha, Hajdari, Xhaferi etj. 8. Nė Oreshkė: Memishi, Nuredini
etj. 9. Nė Shishtavec: Kingji, Bala,
Bela, Basha, Kasta, Ēeliku, Grisha, Ēaka, Uka, Ballabani, Pėrnari, Biēaku,
Sokoli, Haxhiaj, Hoxha etj. Siē shihet, nė tė nėntė
fshatrat e Gorės (Nė Shqipėri) shumica e emrave tė fiseve, janė shqipe dhe nė
asnjė fshat tė kėsaj krahine, nuk ka asnjė emėr sllav. Mbi kuptimin e shprehjeve sme nashinci dhe nesme arnauti Pohimin e shprehjeve, sme
nashinci dhe nesme arnauti, qė sjell autori si pėrjashtim ruajtjen nė
ndėrgjegjen e goranėve tė qenies sė tyre kombėtare tė pėrcaktuar serb,
bullgar apo maqedonas, nuk ka tė bėjė aspak me kėtė ēėshtje, pasi shprehjet e
mėsipėrme qė pėrdoren nga goranėt, kanė krejtėsisht karaktere e kuptim tjetėr
tė pėrdorimit tė tyre. Kėshtu, shprehja sme nashinci, ka kuptimin e shprehjes
shqipe, qė do tė thotė: jemi tanėt, fjalė e cila nuk ka tė bėjė aspak nė
problemin e pėrcaktimit tė tyre. Gjithashtu, edhe shprehja nesme arnauti,
qė do tė thotė sjemi shqiptarė, nuk ka tė bėjė aspak me ēėshtjen e
pėrcaktimit tė kombėsisė shqiptare, pasi kjo shprehje ka kuptimin e ngushtė
tė pėrdorimit tė saj pėr dallimin e disa njerėzve nga njė grup njerėzish tė
tjerė, qė nuk janė goranė dhe nuk ka tė bėjė aspak me mohimin e qenies
kombėtare tė tyre si shqiptarė. Jo vetėm kaq, por pėrdorimi i shprehjeve tė
mėsipėrme, kanė tė bėjnė mė shumė me tendencat lokaliste, qė kanė ekzistuar
nė regjimet antipopullore tė sė kaluarės dhe aspak me tė sotmen, e pėr
rrjedhojė, duke patur njė karakter tė tillė pėrdorimi, ato nuk kanė tė bėjnė
me ēėshtjen e kombėsisė gorane, tė cilėn padyshim e kanė shqiptare. Kjo
vėrtetohet edhe nga faktet e pjesmarrjes sė goranėve si shqiptarė, nė
lėvizjet e armatosura tė viteve 1876-1878, nė Prekupe e deri nė Nish, e ato
tė viteve 1900-1923, ku luftėtarėt e dy bajraqeve tė Gorės, nuk janė emėrtuar
kurrė sllavė, por gjithnjė si shqiptarė. Pėr ēėshtjes e diasporės dhe tė popullsisė sė Gorės?! Duke i marrė nė konsideratė, e
si tė pranueshme, faktet dhe argumentat qė sjell autori pėr caqet e kufijėve
gjeografikė, ekonomikė, etnokulturorė e historikė tė Gorės, qė dėshmojnė pėr
njė diasporė sllave, si dhe pohimet e bėra pėr njė rrjedhė etnike serbe tė
etnonimit torbesh, tė prurjes bullgare me pėrkatėsi maqedone, tė njė
shprese shqipe dhe tė njė rrjedhe vllehe, tė cilat sė bashku, vėrtetojnė se
nė krahinėn e Gorės, ka fituar elementi sllav bullgar dhe maqedonas dhe nė
saj tė kėsaj, nė Gorė kemi tė bėjmė me njė popullsi sllave brenda njė
popullsie kompakte shqiptare. Duke i parė me kujdes, e nė
thellėsi, faktet e mėsipėrme, qė bien ndesh me vullnetin e tė gjithė popullit
tė krahinės sė Gorės, autori Nazif Dokli, duke e konsideruar Gorėn e Kukėsit,
si diasporė sllave, kėrkon qė krahina e Gorės tė njihet e tė respektohet si e
tillė. Mirėpo duke marrė shkas nga faktet e argumentat, si dhe pohimet e
pabazuara tė mėsipėrme, duhet tė theksojmė se ēėshtja e njohjes sė Gorės dhe
e popullit tė saj, nuk shtrohet sot pėr herė tė parė nga historiani goran,
por fakt ėshtė dhe dihet nga tė gjithė, se ēėshtja e Gorės ėshtė shtruar pėr
zgjidhje e diskutuar nė Konferencėn e Londrės tė vitit 1913, nė Konferencėn e
Paqes tė Parisit tė vitit 1919, nga shtetet e fuqive tė mėdha tė Evropės, veē
e veē dhe sė bashku edhe nė vitet 1920-1921 dhe 1923, e pėr mė tepėr, me kėtė
ēėshtje, ka qenė e prezantuar nė kėto vite edhe Organizata e Kombeve tė
Bashkuara. Organizmat e mėsipėrme, nė
zgjidhjen qė i kanė dhėnė krahinės sė Gorės, nuk e kanė konsideruar si
diasporė sllave, por e kanė njohur si krahinė shqiptare e tė banuar prej
shqiptarėve. Pavarėsisht nga pėrcaktimi qė i ėshtė bėrė kufirit politik tė
Shqipėrisė, nga popullsia e fshatrave tė Gorės qė kanė mbetur pėrtej kėtij
kufiri (kupto nė territorin e RFJ) si edhe kėto brenda kufirit territorit tė
Shqipėrisė, janė bėrė shumė protesta, tė cilat u janė drejtuar nė ato vite
Konferencės sė Paqes tė Parisit, Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara dhe
shteteve tė Fuqive tė Mėdha tė Evropės pėr padrejtėsitė e bėra nga pushtuesit
serbomėdhenj nė fshatrat e kėsaj krahine. Pėr tė gjitha kėto, po citojmė disa
protesta tė bėra nga popullsia e fshatrave tė Gorės dhe Opojės nė vitet 1919,
1920, 1921, 1922, qė u janė drejtuar organizmave politike tė theksuara mė
sipėr. Kėshtu nė tekegramin e kryeministrit Pashiē, pėr kryekomandėn serbe nė
Shkup, qė dėrgohet mė 16-19 dhjetor 1912 thuhet se: Rregulloje sa tė jetė e
mundur, qė arnautėt e shquar tė Pejės, Gjakovės, Prizrenit dhe tė Dibrės ti
dėrgojnė telegrame Londrės, tė cilėt nė emrin e tyre dhe tė krahinės sė tyre,
tu luten ambasadorėve tė Evropės, qė tė mbeten nėn qeverinė serbe dhe tė mos
bashkohen me Shqipėrinė bregdetare. Le tė thonė, se
shumica e tyre flasin serbisht dhe pakica e mbetur, qė nuk flet serbisht, e
kuptojnė gjuhėn dhe se qė kur mbajnė mend rrojnė bashkė me serbėt dhe duan tė
mbeten edhe nė tė ardhmen tė bashkuar me ta. (Arkivi Qendror i Sqipėrisė,
fondi 23 Jashar Erebara, viti 1912, dosja nr.25, dokumenti nr.28). Nė memuarėt qė i janė dhėnė
delegacionit tė fuqive tė mėdha tė Evropės dhe qė ėshtė dėrguar nė Lidhjen e
Kombeve nė vitin 1919 thuhet se: Sikurse Konferenca e Londrės, qė ia
shkėputi Shqipėrisė Dibrėn e Kosovėn, po ashtu edhe Konferenca e Parisit, ka
bėrė njė padrejtėsi shumė tė madhe qė pranoi pėr tė bėrė modifikimet e
kufirit nė vitin 1913 nė favor tė qeverisė sė Beligradit sepse: Nuk ka asnjė serb tė vetėm nė
krahinėn e Gorės, Hasit, Lumės e Gollobordės, qė do ti jepet qeverisė sė
Beligradit nga kufiri i vitit 1913. Kėto vendime me ti lėshue nė dorė tė
sundimit serb, popullsia e Gorės, do tė pėrqejė rrugėn e emigrimit dhe do ti
lejė tė zbrazda vendet nė fjalė, mbasi e dinė se ka me u praktikue edhe pėr
kėta terrori dhe persekutimi serb, qė u pa udhė tė zbatohet mbi kombėsitė e
tyre tė Kosovės. (Arkivi Qendror i Republikės sė Shqipėrisė, fondi 846,
Komiteti i Kosovės, viti 1919, dosja nr.33/1, dokumenti 707-983). Nė lutjen e 47 pėrfaqėsuesve tė
fshatrave tė krahinave tė Gorės dhe Opojės, qė i drejtonin Ministrisė sė
Brendėshme tė Shqipėrisė thuhet: Nė emėr tė krejt popullit, na, Kazaja e
Gorės dhe Opojės, kur u ba paqja nė vitit 1913, u gėzuam se mbetėm brenda
kufijėve tė Shqipėrisė. Por nga serbėt, nuk u respektuan kufinjtė e vitit
1913 dhe kėshtu ata nė vitin 1918 i kaluan ata kufij. Ne jemi brenda kufijėve
tė Shqipėrisė, prandaj sduhen tė merren parasysh rivendikimet kėmbėngulėse
tė serbėve ndaj Gorės dhe Opojės. Na lypim zbatimin e vendimit tė Konferencės
sė Londrės, qė len krahinat tona brenda Shqipėrisė dhe spranojmė kurrė tė
jetojmė nėn sundimin serb. (AQRSH fondi 252, viti 1921, dokumenti nr. 4,
dosja nr. 76/6). Nė lutjen qė i dėrgohet
komandės sė Gjandarmarisė sė Shqipėrisė nė Gorė nė emėr tė tė gjithė
popullsisė sė Gorės thuhet: Sikur do tė kuptohet nga mazbataja (lutja jonė)
e dėrgueme me tė cilėn kemi deklarue: neve nuk pranojmė qeverinė serbe. Pra
si kjo janė dėrgue sa herė mazbata tė tjera, nga tė cilat vjet nė vitin 1920,
erdhi pėrgjigja e njėrės prej qeverive tė Tiranės, ku na njoftohet se sipas
vendimit tė Konferencės sė Londrės tė vitit 1913, Gora ėshtė njė kaza brenda
territorit tė Shqipėrisė. Tue fillue nga kjo date, nė Vranisht, kanė ardhė
ushtarė serbė me komandantin e kufinit, i cili ka dhanė urdhėn qė nė katundet
Zapod, Nimēė, Topojan, Cėrnalevė, Kollovoz, Shishtavec, Restelicė, Borje,
Rapēė dhe nė tė tjera katunde, pėr tė vendosė ushtarėt dhe unė iu pėrgjigja:
na lejoni tė zbrazim shtėpijat e tė shkojmė nė njė vend tjetėr, dhe kur kėto
do tė mbeten bosh, atėherė bėni si tė doni
aman na jepni pėrgjigje,
pėrndryshe, nėqoftėse do tė mbetemi, do tė shuhemi gjer nė personin e
fundit. (AQRSH fondi 252, viti 1921, dokumenti nr. 4, dosja nr. 74/6) Nė letrėn qė i dėrgon Mulla
Rasim Selman Zapodi, Elez Isufit nė Bicaj, thuhet: E mora letrėn tuej. U
muer vesh plotėsisht pėrmbajtja e saj. Mbas mendimit tim, nuk kam asnjė njeri
qė tė mos dojė atdheun e tij e tė futet nėn strehėn e tjetrit. Megjithkėtė,
vitin e kaluar kemi ba njė mezbata pėr dėmet e torturat qė ka ba serbi edhe
pėr punėn e atdheut. Edhe kėtė vit, i kemi dėrgu njė mezbata tjetėr
Ministrisė sė Brendėshme. Siē e dini edhe zotnija juej, Gora ėshtė njė popull
qė i bindet ēdo qeverie, porse nuk pranon kurrė qė tė jetojė nėn
protektoratin e serbit. Ne jemi shqiptarė dhe kėrkojmė kufijtė e vitit 1913
dhe shpresojmė tė bėhet njė Shqipni ma e gjanė
. (AQSHRSH Fondi i
materialeve familjare tė Bajram Currit, viti 1921-1924, dosja nr. 8/1, dok. Nr.169.
Letėr e Rasim Selmanit nga katundi Zapod, dėrguar mė datėn 14.12.1921 Elez
Isufit nė Bicaj). Nė lutjen qė i ėshtė drejtuar
Ministrisė sė punėve tė Brendėshme tė Shqipėrisė, nė emėr tė popullit tė
Gorės thuhet se: Mė datėn 25.11.1921, ju kishim dėrguar zotnisė tuej njė
mazbata tė firmosur e vulosur prej imamėve, kryepleqėve dhe parive, ashtu si
edhe mė parė dy tė tjera. Pėrgjigja e mazbatasė tė parė, ashtė dhanė nga ish
ministri i Brendshėm. Mbasi deri tash, nuk kemi pasė njohtuni dhe nuk dimė se
ju ka rėnė nė dorė mazbataja e dėrgueme mė datėn 25 nėntor 1921, lutemi na
lajmėroni mbėrritjen e saj. Pėrmbajtja e masbatasė ka qenė kjo: Qė neve jemi njė popull i urtė i kazasė sė Gorės, komfirmohet prej ēdo
qeverie. Kufini i caktuem nė vitin
1913, nuk asht respektue nga ana e serbėve dhe ata e kanė okupue me force
kazanė tonė. Mbasi edhe tani fuqitė e mėdha tė Evropės dhe Lidhja e Kombeve,
kanė vendosė lirimin e Shqipėrisė, ata nuk po e lirojnė ende kazanė tonė
sipas vendimit tė dhėnė. Neve goranėt, jemi njė zonė qė ka mbetur brenda territorit tė qeverisė
shqiptare. Pėrveē qė nuk pranojmė nė asnjė mėnyrė tė jetojmė nėn sundimin e
serbėve, por tė 18 mijė frymėt qė pėrmbledh popullsia e bindur e kazasė tonė,
do tė detyrohemi tė emigrojmė dhe nuk do tė mbetemi nėn sundimin e serbit. Jemi
shqipėtarė dhe kėrkojmė qeverinė shqiptare. (Fondi 252, viti 1922, dosja nr.
84, dok. 120, date 4.10.1921). Njė kopje e kėsaj lutjeje i ėshtė dėrguar edhe
ministrisė sė Jashtme mė datėn 3.1.1921. Nė telegramin nr. 65/49 datė 4.10.1922 qė i dėrgon Prefektura e Kosovės
nga Kruma, Ministrisė sė Punėve tė Brendshme thuhet: Sasia e katundeve tė
Gorės, ėshtė 47, shtėpia 3707 dhe popullsia ėshtė 25.280 banorė. Si nga
kombėsia janė shqiptarė dhe nga besimi muhamedanė. Akoma tė mos shkaktohen
gabime nė statistikėn e rrethinės sė Gorės, po u paraqitėt nė postė. (E vėrteta mbi Kosovėn dhe shqiptarėt nė
Jugosllavi. Tiranė 1990, fq.324). Kjo statistikė i ėshtė dėrguar edhe
Ministrisė sė Jashtėme date 14.10.1922. Pėrmbajtja e dokumentave tė
cituar mė sipėr, jo vetėm qė i qartėsojnė plotėsisht ēėshtjet e krahinės sė
Gorės dhe tė goranėve qė janė shtruar pėr zgjidhje, e janė zgjidhur nga
Fuqitė e Mėdha dhe Lidhja e Kombeve tė Bashkuara, por ajo qė ėshtė mė
kryesorja ėshtė, se edhe vetė populli i kėsaj krahine nėpėrmjet lutjeve,
protestave dhe memorandumeve tė shumta qė kanė bėrė, e ka dhėnė kohė mė parė
pėrgjigjen e tij, se Gora dhe goranėt cilės diasporė i pėrkasin. Tė gjithė faktet e mėsipėrme,
jo vetėm qė nuk kanė nevojė pėr koment, por ata i hedhin poshtė tė gjithė
argumentat dhe pohimet, qė janė parashtruar nga historiani goran Nazif
Dokli, nė shkrimin e tij Gora dhe Goranėt tė botuar nė gazetėn Bashkimi. Nė rast se faktet dhe
argumentat e dokumentave, qė cituam mė sipėr, nuk janė bindėse dhe nuk ia
mbushin mendjen autorit dhe tė tjerėve qė janė tė njė mendimi me tė, si dhe
pėr ti treguar kėtij pseudohistoriani dhe tė tjerėve, qė shiten si ai, se a
ėshtė diasporė Gora dhe a duhet tė konsiderohet rasti i Gorės pėrfaqėson njė
enklavė me popullsi sllave, si argument autentik pėr kėto dy ēėshtje, do tė
citojmė njė pjesė nga referati i shkurtuar qė ėshtė mbajtur nė klubin serb tė
kulturės nė Beograd, mė datėn 7 Mars 1937 nga doktor Vasa Ēubliloviē me
titullin Shpėrngulja e arnautėve. Nė kėtė artikull ai shkruan:
Rrethet qė
duhet shpėrngulur janė Dibra e Sipėrme, Pollogu i Poshtėm, Peja, Istogu, Mali
i Sharrit, Pollogu i Sipėrm, Drenica, Vuēiterna, Stavica, Llapi, Graēanica,
Nerodimja, Gjakova, Podguri, Gora, Podrimja, Gjilani dhe Kaēaniku. Nga kėto
rrethe, qė sė bashku, pėrbėjnė pykėn shqiptare pėr ne, aktualisht mė tė
rėndėsishme janė Peja, Gjakova, Podrimja, Gora (Dragashi), Sharri, Podgori,
Istogu dhe Drenica, nė veri tė Malit tė Sharrit. Kėto janė rrethe kufitare
dhe duhet tė shpėrngulen me ēdo kusht
. (E vėrteta
mbi Kosovėn dhe shqiptarėt nė Jugosllavi. Tiranė 1990, fq.324). Nė zbatim tė programit
antishqiptar tė dr. Vasa Ēubriloviēit, mė datėn 11.07.1938, u nėnshkrua
Konventa jugosllavo-turke, pėr shpėrnguljen e shqiptarėve, si dhe nė
konkluzionet prej pesė pikash tė konferencės, qė e miratoi kėtė konventė
theksohet se: ēėshtja e shpėrnguljes sė shqiptarėve (pėrkatėsisht asimilimi
i tyre), duhet rregulluar nė dy mėnyra: 1. Shpėrngulja nė Turqi, duhet tė
bėhet nėpėrmjet njė konvente ndėrshtetėrore dhe 2. pjesa e popullsisė qė
parashikohej tė shpėrngulej nė brendi tė vendit (Jugosllavisė) dhe atje, nė
saj tė dominimit tė elementit sllav, parashihej me kohė tė asimilohej
. (E
vėrteta mbi Kosovėn dhe shqiptarėt nė Jugosllavi. Tiranė 1990, fq.335. Dr.Hakif
Bajrami. Konventa jogosllavo-turke e vitit 1938 pėr shpėrnguljen e
shqiptarėve, fq. 335). Ndėrsa nė nenin 2 tė konventės thuhet se: Rajonet tė
cilat i nėnshtrohen emigrimit sipas kėsaj konvente janė si vijon: 1) Banovina
e Vardarit, qė kap Rajoni i Malit tė Sharrit (Prizreni), Gora (Dragashi),
Podgora (Suhareka), Nerodimja (Ferizaj). Pra, dokumentat arkivore, qė kanė
pėrmbajtjen e protestave tė popullsisė sė Gorės, tė cilat plotėsohen e
vėrtetohen si tė sakta nga Vasa Ēubriloviē, e qė skanė nevojė pėr koment,
tregojnė plotėsisht, se Gora nuk ėshtė diasporė sllave dhe popullsia e saj
(goranėt) nuk kanė qenė e nuk janė sllave, por tėrėsisht shqiptarė. Nė tė
kundėrtėn, po tė ishin sllavė goranėt, nuk do tė pėrfshiheshin nė planin
antishqiptar tė shpėrnguljes dhe nga Ēubriloviēi do tė veēoheshin si sllave
nga popullsia e krahinave tė tjera shqiptare, qė i kishte miratuar qeveria
jugosllave pėr ti shpėrngulė dhe si pasojė e kėtij veprimi tė asimiloheshin.
Pra, pėrgjigjen qė pret autori i shkrimit Gora dhe
goranėt dhe grupi nismėtar i shoqėrisė etnokulturore Gora, se janė apo nuk
janė goranėt e Kukėsit maqedonė, ėshtė mėse e qartė, se na e ka thėnė vite
mė parė dr.Vasa Ēubriloviēi, dhe faktet e argumentat e tij, nuk mund tė
hidhen poshtė e tė konsiderohen si tė pabazuara e joshkencore, pavarėsisht
nga qėndrimi antishqiptar tashmė i njohur nė tėrėsi edhe pėr Gorėn e
popullsinė e saj nė veēanti, tė cilat pasqyrohen nė referatin dhe konventėn
pėr shpėrnguljen e shqiptarėve tė krahinave shqiptare tė cituara mė sipėr, ku
autor i kėtij plani ėshtė vetė Ēubriloviēi. Pėr gjuhėn e folur tė goranėve I vetmi faktor qė mund tė
mirret me rezervė si i pranueshėm, ėshtė gjuha goranēe, e cila pėrfaqėson njė
dialekt sllav tė pėrzier. Pėr kėtė tė folme, mungojnė tėrėsisht burimet
dokumentare si dhe studimet pėr origjinėn e formimin e saj, pavarėsisht se
ajo ngjason nė pėrgjithėsi me gjuhėt e popujve tė Ballkanit, siē janė
maqedonasit, serbėt e bullgarėt. Njė gjė e tillė, vėrtetohet nga fakti se
gjatė komunikimit qė mund tė bėjnė folėsit goranė me ata serbė, bullgarė apo
maqedonė qofshin, ata nuk mund tė mirren vesh lehtėsisht midis tyre, ndėrsa
pėr gjuhėn e shkruar asnjė banor nga Gora, nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė
ndonjė pėrkthim tė saktė e tė plotė tė ēfarėdo shkrimi qoftė, letrar apo
zyrtar tė jetė. Duke e marrė nė konsideratė
vetėm kėtė faktor, e sidomos duke mos patur nė dorė as edhe njė burim dokumentar,
apo studim shkencor pėr gjuhėn e folur tė goranėve, lidhur me origjinėn,
formimin si dhe prejardhjen e saj, e shikojmė si domosdoshmėri tė sqarojmė
se: Sė pari, janė vėrtetuar e
pranuar faktet e dyndjeve sllave nė Ballkan, si dhe ekzistenca e pushtimeve
tė territoreve shqiptare qysh nė shekujt e 8-tė deri nė tė 15-tė, tė cilėt
kanė lėnė pasoja tė mėdha nė tė gjitha fushat e jetės edhe nė territoret e
shtetit shqiptar tė Arbėrit, nė tė cilin pėrfshihej edhe krahina e Gorės. Nė
kėto kushte, si kudo edhe nė Gorė, ėshtė i pranueshėm fakti, se gjatė
pushtimit dhe tė sundimit tė shteteve sllave, e veēanarisht atij serb e
maqedon, duhet tė mirret nė konsideratė sado pak edhe fakti se nė Gorė, mund
tė jetė vendosė ndonjė fis sllav, i cili duke gjetur njė numėr tė pakėt tė
popullsisė vendase, nė marrėdhėniet qė ka krijuar me tė, e duke qėndruar pėr
njė kohė tė gjatė banorėt e fisit sllav, me gjuhėn e tyre mund tė kenė
ndikuar nė gjuhėn e banorėve vendas, e pėr pasojė ėshtė kryer procesi i
asimilimit tė gjuhės sė vendasve, dhe ky proces duhet tė jetė kryer pėr njė
kohė tė gjatė. Kryerja e procesit tė asimilimit tė gjuhės gorane, shpjegohet
edhe nga fakti, se duke mos qenė gjuhė e shkruar, ka ndikuar si faktor nė
kryerjen e kėtij procesi asimilues tė pjesshėm, pasi fjalori i saj nuk ka
vetėm fjalė sllave, por njė pjesė e mirė e tij pėrbėhet nga fjalė shqipe. Sė dyti, pėr kryerjen e
procesit asimilues tė gjuhės sė popullsisė tė Gorės, qė ėshtė bėrė gjatė
sundimit tė shteteve sllave nė Gorė, e sqaron mė sė miri Vasa Ēubriloviēi, i
cili nė pikat e konventės jugosllavo-turke tė vitit 1938, e konsideron
procesin asimilues si njė nga faktorėt kryesorė pėr shpėrnguljen e
shqiptarėve dhe pėr kėtė ai shkruan: Pjesa e popullsisė qė do tė mbetet,
parashikohet tė shpėrngulet nė brendi tė vendit (Jugosllavi), dhe atje nė saj
tė dominimit tė elementit sllav, parashihet nė kohė tė asimilohet, duke
pėrdorur tė gjitha mjetet
. Por pavarėsisht nga asimilimi i gjuhės qė ėshtė
bėrė tek krahina e Gorės, duhet pranuar edhe faktet, se pushtuesit serbė dhe
maqedonė, me mjetet e mėnyrat qė kanė pėrdorė pėr kėtė proces asimilues tė
gjuhės, nuk kanė mundur qė tė asimilojnė tė gjithė elementet e popullsisė
shqiptare nė Gorė. Kėtė e vėrteton, jo vetėm sasia e konsiderueshme e fjalėve
shqipe nė fjalorin e gjuhės sė folur tė goranėve, por edhe faktet e
ekzistencės sė emrave shqip, qė kanė mundur tė rezistojnė kundrejt formave e
mjeteve tė asimilimit, qė ėshtė kryer e kėta janė emrat e maleve, fshatrave,
fiseve, territoreve, veshjeve, zakoneve, qė shumica prej tyre janė shqipe,
duke pėrjashtuar ndonjė rast tė rrallė, pėr tė cilėt kemi bėrė shpjegime tė
hollėsishme mė sipėr. Sė treti, duke i konsideruar
si tė pranueshėm faktorėt asimilues tė gjuhės sė banorėve tė Gorės, qė ėshtė kryer
nga popullsia e ardhur e sllavėve tė Ballkanit, del mėse qartė se nė sajė tė
kėtij asimilimi gjuhėsor, qė ėshtė kryer gjatė njė periudhe tė gjatė, ėshtė
formuar e krijuar gjuha e folur gorane, qė sot flitet nga popullsia e
fshatrave tė Gorės, e cila shkruhet nga goranėt me shkronja shqipe nė letrat
qė ata i shkruajnė njėri-tjetrit. Sė katėrti, pėr kryerjen e
procesit asimilues tė gjuhės sė popullsisė tė krahinės sė Gorės, kanė ndikuar
edhe faktorė tė tjerė, siē mund tė pėrmendet fakti i numrit tė paktė tė
popullsisė sė Gorės, territor i thyer malor, me toka tė varfėra qė kanė
ndikuar nė gjendjen ekonomike tė popullsisė, e cila ėshtė detyruar tė kėrkojė
rrugėt e kurbetit pėr tė siguruar bukėn e gojės nė qytetet e Maqedonisė,
Bullgarisė, Serbisė etj, dhe nė marrėdhėniet qė kanė patur me popullsinė e
kėtyre vendeve, qė pėrforcojnė mė tej gjuhėn e asimiluar dhe nė kėtė mėnyrė
tė arrihet formimi i gjuhės sė folur tė goranėve qė flitet sot nė Gorė, e
cila mund tė jetė edhe gjuhė e krijuar nga zanatēinjtė goranė. Sė pesti, nė rast se do tė
ishte gjuha gorane gjuhė sllave, ajo nuk do tė kishte mbetur si gjuhė vetėm e
folur, por do tė shkruhej, siē e shkruajnė popujt sllavė tė Ballkanit, e kjo
do tė arrihej nėpėrmjet hapjes sė shkollave sllave, pasi popullit tė Gorės
nuk i ka munguar dėshira pėr tu arsimuar e shkolluar. Me njė fjalė, do tė
kėrkonte qė tė shkruhej gjuha gorane me alfabetin sllav, e kjo do tė arrihej
nėpėrmjet hapjes sė shkollave nė gjuhėn sllave nė fshatrat e Gorės. Mirėpo,
njė pėrpjekje e tillė, nuk ėshtė dokumentuar deri mė sot qė tė hapen shkolla
sllave nė Gorė, por pėrkundrazi, kėrkesat pėr hapjen e shkollave nė fshatrat
e Gorės, janė bėrė vetėm pėr hapjen e shkollave shqipe tė cilat mbėshteten e
vėrtetohen nga dokumentat arkivore qė ekzistojnė pėr kėtė ēėshtje. Disa konkluzione pėrmbledhėse
qė dalin pėr problemet qė janė ngritur nė shkrimin Gora dhe goranėt dhe si
ėshtė e vėrteta e problemit tė Gorės dhe tė goranėve nė tėrėsi. Tė gjitha
ēėshtjet qė trajtuam mė sipėr rreth problemeve tė ngritura nė artikullin
Gora dhe goranėt, me autor tė ashtuquajturin historian goran, Nazif
Dokli, e konsideroj si obligim qytetar dhe shoqėror qė tė jap disa vėrejtje
tė pėrmbledhura pėr pėrmbajtjen, faktet e argumentat e pabazuara e tė
prapambetura nė burimet dokumentare tė shkencės tė historiografisė shqiptare,
tė cilėt jo vetėm qė nuk kanė vėrtetėsi shkencore, por ajo qė ėshtė mė
kryesore, ato bien ndesh tėrėsisht me interesat e gjithė popullit tė krahinės
sė Gorės e mė gjėrė. Ato ide e pėrfundime tė tij, janė tė papranueshme si nga
ana e shtrimit tė ēėshtjes sė Gorės dhe tė goranėve, ashtu edhe tė trajtimit
tė bėrė, tė fakteve, tė dhėnave e tė argumentave qė janė sjellė. E ndjejmė
pėr detyrim qytetar, qė tė bėjmė sqarime se si ėshtė e vėrteta e tyre. Sė pari, duke spekulluar nė
proceset demokratike tė jetės, qė po zhvillohen nė vendin tonė, e sidomos nė
legjislacionin pėrkatės, historiani goran Nazif Dokli, sė bashku me disa
individė tė veēantė, qė banojnė e jetojnė aktualisht nė qytetin e Kukėsit, si
dhe disa elementė tė dy-tre fshatrave, nga nėntėmbėdhjetė fshatra qė i ka sot
krahina e Gorės, e duke qenė nė krye tė tyre, siē dihet tashmė, pa marrė
mendimin e gjithė popullit tė Gorės,
kanė krijuar komisionin nismėtar pėr formimin e shoqėrisė kulturore
Gora. Pėr kėtė nuk ėshtė marrė fare mendimi i popullsisė sė Gorės e
vullnetin e banorėve qė jetojnė nė fshatrat e kėsaj krahine. Jo vetėm kaq,
por ėshtė fakt, qė edhe programi qė ėshtė hartuar nga ky komision nismėtar, e
qė i ėshtė dėrguar pėr miratim organeve pėrkatėse jashtė rrethit tė Kukėsit,
nuk i ėshtė bėrė prezent dhe nuk i ėshtė marrė aspak mendimi i popullit tė
fshatrave tė Gorės, pa tė cilin nuk ka tė drejtė legjitime askush qė tė
veprojė e tė vendosė nė emėr tė tij. Duke u nisur nga kėto fakte, lind pyetja
se si mund tė krijohet njė shoqėri me emrin Shoqėria Kulturore Gora jashtė
truallit tė krahinės sė Gorės, e pėr mė tepėr pa marrė mendimin e miratimin e
popullit tė Gorės. Si mund tė mirret nė konsideratė
vetėm mendimi i njė grupi nismėtarėsh, anėtarėt e tė cilit, ndonėse janė
goranė, aktualisht ata nuk banojnė nė fshatrat e Gorės, ndaj nuk kanė tė
drejtė qė tė flasin e tė veprojnė, sikurse me qenė pėrfaqėsues tė zgjedhur
nga populli i Gorės, i cili nuk i njeh si tė tillė
! Sė dyti, edhe titulli i
programit qė ėshtė hartuar nga komisioni nismėtar pėr formimin e shoqatės,
ėshtė emėruar me titullin: Programi i Shoqėrisė Kulturore Gora, kurse nė
pikėn e parė tė kėtij programi emri j kėsaj shoqėrie ka kėtė titull: Shoqėria
etnokulturore Gora. Shihet mė se qartė nga dy titujt qė janė pėrdorur pėr
emėrtimin e kėsaj shoqėrie qė kemi tė bėjmė me dy emėrtime, qė i kanė vėnė
kėsaj shoqėrie dhe konkretisht: 1) Shoqėria Kulturore Gora dhe 2) Shoqėria
Etnokulturore Gora. Jo vetėm kaq, por si nė fillim tė programit, ashtu edhe
nė artikullin Gora dhe goranėt, titujt faktikė nuk kanė pėrmbajtje tė
njėjtė, pasi ato ndryshojnė nga njėri-tjetri, e ky ndryshim dallohet nga
pėrdorimi i fjalės etni, qė nė kontekst do tė thotė pakicė e njė
kombėsie. Pra, del qartė mendimi, se duke emėrtuar kėtė shoqėri me emrin
Shoqėria Etnokulturore Gora, si grupi nismėtar, ashtu edhe
artikullshkruesi, i bėjnė tė ditur mbarė opinionit shoqėror tė Gorės, Kukėsit
e mė gjėrė, se nė rrethin e Kukėsit, ekzistoka njė popullsi etnike nė
krahinėn e Gorės, e cila nuk na qenka njohur deri sot si e tillė, e duke qenė
etni mė vete, popullsia e krahinės sė Gorės, duhet tė njihet si pakicė
kombėtare me tė gjitha tė drejtat qė i takojnė. Del qartė, se me shtrimin e
kėsaj ēėshtje, nuk kemi tė bėjmė me njė Shoqėri Kulturore Gora, siē na
ėshtė servirur nga grupi nismėtar dhe artikullshkruesi, por duke marrė pėr
bazė pėrmbajtjen e titullit tė dytė tė kėsaj shoqėrie dhe tė pėrmbajtjes sė
ēėshtjeve qė trajtohen nė shkrimin Gora e goranėt, krijimi i Shoqėrisė
Etnokulturore Gora ka karakter politik. Kjo vėrtetohet plotėsisht nga vetė
pėrmbajtja e kėrkesave tė programit tė kėsaj shoqėrie, si dhe nė atė tė
shkrimit qė nėpėrmjet trajtimit tė problemit tė Gorės dhe tė goranėve nė
shtyp, ti pėrforcojnė kėrkesat e kėtij programi. Karakteri politik i kėrkesave
tė shtruara nė programin e Shoqėrisė Etnokulturore Gora, duket mė se qartė
e vėrtetohet mė sė miri, nga pohimi qė bėhet se ato i shpallin nė emėr tė
popullsisė qė flet gjuhėn gorane, e duke mos qenė tė autorizuar nga populli i
Gorės, ata shkojnė mė tej, duke e shtruar ēėshtjen qė popullsia e Gorės,
sipas tyre dhe nė mėnyrė ekskluzive, duhet tė konsiderohet si pakicė
kombėtare edhe pse deri sot ajo nuk ėshtė njohur e nuk ėshtė trajtuar si e
tillė. Kjo vėrtetohet jo vetėm nga programi, por edhe nė artikullin Gora dhe
goranėt, tė shkruar nga Nazif Dokli, i cili shkruan se: Grupi nismėtar pėr
formimin e Shoqėrisė Etnokulturore Gora, mendon se Gora e Kukėsit, ėshtė
njė diasporė sllave, e cila duhet njohur e respektuar. Sė treti, historiani goran
Nazif Dokli, nė shkrimin Gora dhe goranėt, pa u bazuar nė fakte e argumenta
shkencore, krejt apriori e pa kurrėfarė ekuivoku, deklaron hapur se: Sa i
takon territorit, rasti i Gorės pėrfaqėson njė enklavė sllave, e duke qenė
e tillė, ai kėrkon qė edhe popullsia e Gorės, tė njihet si pakicė sllave e tė
trajtohet ashtu siē njihen e trajtohen edhe pakicat e tjera nė Shqipėri. Pra del
i qartė konkluzioni, se edhe popullsia e fshatrave tė Gorės, duhet tė njihet
si pakicė kombėtare, pasi ajo, sipas tij, nuk ėshtė trajtuar deri sot si e
tillė. Njė kėrkesė e kėsaj natyre, faktohet me thėnien se: Gora e Kukėsit
ėshtė njė diasporė sllave, e cila duhet njohur e respektuar, dmth, si
popullsi sllave. Mirėpo meqė autori nuk e di kuptimin e pėrdorimit tė
fjalėve diasporė sllave dhe njė enklavė me njė popullsi sllave, e
shikojmė tė arsyeshme qė tė sqarojmė, se diasporė sllave, do tė thotė territor
i banuar prej popullsisė sllave dhe enklavė me njė popullsi sllave, dmth, qė
tė dyja rastet e pėrdorura, kanė njė kuptim, e meqė ēėshtja qe kėshtu,
popullsinė e Gorės e konsideron se ėshtė popullsi sllave, e jo shqiptare. Rrjedhimisht
sipas tij, na del i qartė problemi i ekzistencės sė njė pakice sllave nė
krahinėn e Gorės, pėrfundim i cili hidhet poshtė nga tė dhėnat e dokumentat
qė kemi cituar mė sipėr, pavarėsisht se burimet dokumentare vėrtetojnė
plotėsisht se popullsia e Gorės nuk ėshtė sllave, por shqiptare. Mirėpo,
historiani goran, Nazif Dokli, nė artikullin Gora dhe goranėt, arrin nė
pėrfundimin, se pėr kėtė ēėshtje ka nė dorė dokumenta dhe prova tė
pakundėrshtueshme, qė sipas tij e vėrtetojnė plotėsisht krijimin e Shoqėrisė
Etnokulturore Gora dhe kėmbėngulė padrejtėsisht, qė duhet tė mirren
parasysh kėrkesat e programit pėr miratimin e shoqėrisė, pavarėsisht se
popullsia e fshatrave tė Gorės, nuk e ka patur asnjėherė statusin e pakicės
kombėtare e tė jenė quajtur sllave. Meqė autori nuk ėshtė i qartė, e shikojmė
tė nevojshme tė sqarojmė autorin dhe gjithė opinionin, se edhe popullsia e
nėntėmbėdhjetė fshatrave tė Gorės nė territorin e Jugosllavisė (Kosovės),
ėshtė e rrethuar tėrėsisht nga fshatrat e popullsisė shqiptare, mirėpo ata nuk
e konsiderojnė veten pakicė sllave. Kjo vėrtetohet nga fakti, se ata janė
regjistruar si muslimanė e mbajnė nėnshtetėsi jugosllave. Ndėrsa Nazif Dokli,
i quan dhe i konsideron goranėt etni sllave, qė pėrbėn njė absurditet, qė nuk
pranohet nga askush, e duke qenė si i tillė, ai hidhet poshtė si i
papranueshėm me dokumentat e cituara mė sipėr, qė vėrtetojnė se popullsia e
Gorės nuk ėshtė etni sllave, siē mund tė na e paraqesė njė pseudohistorian. Tė
gjitha dokumentat e paraqitura, vėrtetojnė se popullsia e Gorės, gjithnjė
ėshtė trajtuar si njė popullsi me kombėsi shqiptare, tė cilėn nuk e ka
ndėrruar asnjėherė, e kjo pikėrisht se
popullsia e Gorės, ka patur dhe ka kombėsinė shqiptare, e nuk ka qenė dhe nuk
ėshtė diasporė sllave. Vasa Ēubriloviēi, e kishte vendosur shpėrnguljen e saj
nga aty ku jeton nė shekuj, e njė fakt i tillė ska nevojė pėr tu komentuar
mė gjatė, pasi ai e sqaron mė sė miri
plotėsisht ēėshtjen e Gorės si askush tjetėr deri mė sot. Nga tė
dhėnat e mėsipėrme, del qartė se historiani
goran, Nazif Dokli, me trajtimin qė i ka bėrė ēėshtjes sė Gorės dhe
goranėve, ka hyrė nė njė mal pa sakicė, ku sdel dot kurrė prej tij. Sė katėrti, anėtarėt e
komisionit nismėtar tė kėsaj shoqate, e sidomos historiani goran, Nazif
Dokli, qė kanė ndėrmarrė nismėn e tyre pėr krijimin e Shoqatės Etnokulturore
Gora nė emėr tė popullit tė Gorės, duke mos qenė aspak tė autorizuar prej
popullit tė krahinės, jo vetėm qė janė nxituar nė nismėn e tyre qė kanė
ndėrmarrė, duke krijuar njė problem tepėr shqetėsues me trajtimin e ēėshtjes
sė Gorės dhe tė goranėve, por me argumentat e tyre tė pabazuara e tė
pambėshtetur nė burimet dokumentare, kanė arritur qė tė fyejnė edhe ndjenjat
e disa dhjetra mijė vetėve tė popullsisė sė kėsaj krahine. Mirėpo duhet tė
theksojmė, se grupi nismėtar dhe artikullshkruesi pėr trajtimin qė i kanė
bėrė ēėshtjes sė Gorės dhe goranėve, po tė ishin konsultuar me popullsinė e
fshatrave tė Gorės, e mos tė kishin marrė nė konsideratė vetėm mendimin e
disa individėve tė masės sė shpėrngulur nė qytetin e Kukėsit, me siguri kėta
autorė tė kėsaj krijese, do tė ishin stepur nė nismėn e ndėrmarrė dhe nė
problemet qė janė trajtuar prej tyre nė programin e kėsaj shoqėrie si dhe pėr
shkrimin e botuar pėr Gorėn dhe goranėt, pasi ėshtė fakt se si programi, edhe
shkrimi, jo vetėm qė nuk janė mirėpritur e skanė gjetur aprovimin e popullit
tė krahinės sė Gorės, por nė diskutimet qė kanė filluar, e qė po vazhdojnė
pėr kėtė ēėshtje, kanė dalė mjaft probleme shqetėsuese. Nė njė farė mėnyre,
kėto kanė tė bėjnė edhe me qėndrimet e papėrgjegjshme tė autorėve, si dhe tė
organit drejtues qė e ka miratuar Shoqėrinė Etnokulturore Gora dhe tė
redaksive tė gazetave Bashkimi e Kosova, e tė shtypit tė opozitės (e
djathta), qė u ėshtė shtuar oreksi pėr trajtimin e ēėshtjes sė Gorės dhe tė
goranėve, duke mos qenė aspak tė njohur me historinė e popullsisė tė kėsaj
krahine shqiptare qė ėshtė njohur e trajtuar si e tillė nga historiografia
shqiptare e mė gjerė. Sė pesti, duhet tė mos e lėmė
pa theksuar nė mėnyrė tė veēantė se historiani goran, Nazif Dokli, nė
shkrimin pėrgjigje tė tij pėr Gorėn e goranėt, shkon aq larg sa tė shprehet
se:
Gora e Kukėsit ėshtė njė diasporė sllave, e cila duhet njohur e
respektuar. Nga njė pjesė e madhe e popullsisė, pėr tė mos thėnė nga shumica,
kjo gjė kėrkohet. Kjo ėshtė aspirata e goranėve. Mirėpo ndaj thėnies sė
autorit, qė sipas tij, shtron kėrkesė absolute tė shumicės sė popullsisė sė
Gorės, qė sėshtė aspak e vėrtetė, duhet tė sqarojmė dhe fakt ėshtė, se
shumica e popullit tė Gorės e mė gjerė, ėshtė i indinjuar pa masė pėr
pėrmbajtjen e shkrimit, e sidomos ndaj autorit qė flet nė emrin e tij,
sikurse me qenė pėrfaqėsuesi i elektoratit tė Gorės nė ndonjė organ
shtetėror, gjė qė kėtė pėrfaqėsim pėr fatin e keq nuk e ka. Qė tė binden pėr kėto, autori
i shkrimit dhe anėtarėt e komisionit nismėtar, le tė marrin mundimin e tė
shkojnė nė Shishtavec, Zapod, Orēikėl, Pakisht, Kosharisht, Orgjost, Oreshkė,
Cėrnalevė dhe nė Borje, pasi nuk kanė shkuar nė kėto fshatra pėr ta shtruar kėtė
ēėshtje. Atje, me siguri, do tė gjenden pėrpara indinjatės, pakėnaqėsisė dhe
urrejtjes qė ėshtė krijuar pėr kėtė arsye tek populli i kėtyre fshatrave, i
cili realisht e me plot tė drejtė, ėshtė irrituar pėr sė tepėrmi pėr kėta
hapa tė nxituar qė kanė ndėrmarrė ata. Atje, nė Gorė, nė kontaktin e drejtpėrdrejtė me banorėt, nismėtarėt e
shoqėrisė dhe pseudohistoriani, do tė mbeten tė zhgėnjyer pėrpara pėrgjigjes
qė do tu japė populli, pėr argumentat e faktet e pabazuara qė ata kanė
paraqitur, si nė programin e Shoqėrisė Etnokulturore Gora, ashtu edhe nė
shkrimin Gora dhe goranėt. Sė gjashti, pėr tė sqaruar
lexuesit, e sidomos opinionin shqiptar dhe mė gjėrė, lidhur me problemet e
ngritura pėr ēėshtjen e Gorės, e shikojmė si tepėr tė domosdoshme, qė tė
japim dy fakte qė bien ndesh njėri me tjetrin, por qė e sqarojnė mė sė miri
ēėshtjen e vėrtetė tė Gorės dhe tė goranėve dhe konkretisht janė: i pari,
ndėrsa nė vitin 1937, dr. Vasa Ēubriloviēi, nė referatin e tij antishqiptar
Mbi shpėrnguljen e arnautėve, jo vetėm qė popullsinė e fshatrave tė
rrethinės sė Gorės, nuk e konsideron si popullsi sllave, por shqiptare, nė
planin e organizimit tė shpėrnguljes tė shqiptarėve, ai pa asnjė rezervė e
fut popullsinė e Gorės pėr shpėrngulje ndėr rrethet mė tė rėndėsishme, qė
duhen tė shpėrngulen me ēdo kusht dhe pikėrisht pėr kėtė ai shkruan se nga
kėto rrethe qė sė bashku pėrbėjnė pykėn shqiptare pėr ne (serbėt Q.M.),
aktualisht mė tė rėndėsishme janė Peja, Gjakova, Podrimja, Gora (Dragashi),
Sharri, Padgori, Istogu dhe Drenica, - nė veri tė Malit tė Sharrit. Kėto janė
rrethe kufitare dhe duhen shpėrngulur me ēdo kusht. (E vėrteta mbi Kosovėn
dhe shqiptarėt nė Jugosllavi, fq. 324). Pra, del qartė se kush ėshtė Gora dhe
kush janė goranėt, ndryshe po tė ishin popullsi sllave, Vasa Ēubriloviēi si
serbomadh qė ishte nuk do ta kishte vėnė popullsinė e Gorės nė planin e
shpėrnguljes, por pėrkundrazi popullsinė e Gorės, do ta konsideronte si
popullsi sllave, do ti dhimbsej, e bash pėr kėtė, do ta veēonte nga popullsia
shqiptare. Sė dyti: Pėr qudi historiani goran, Nazif Dokli, duke mos e
ditur aspak origjinėn e tij me fakte e argumenta boshe e tė pabazuara, arrin
jo vetėm ta marrė mundimin pėr ta korrighuar Vasa Ēubriloviēin, qė ia
vėrteton origjinėn si shqiptar, por duke e konsideruar Gorėn diasporė
sllave dhe popullsinė qė banon nė Gorė si enklavė me njė popullsi sllave
arrin ti konsiderojė faktet, tė dhėnat e argumentat e Ēubriloviēit si tė
pabazuara e joshkencore, kurse faktet e argumentat e rinj qė sjell ai
historiani goran, qė e ka shpallur veten me shkrimin Gora dhe goranėt nė
fushėn e historiografisė shqiptare. Mirėpo tė dhėnat e serbit Vasa
Ēubriloviē, jo vetėm qė vėrtetojnė tė kundėrtėn, por pėr mė tepėr
historiografia serbe do ta pėrgėzojė historianin goran, Nazif Dokli, pėr
kontributin e madh qė po i jep asaj lidhur me trajtesėn qė ka bėrė pėr Gorėn
dhe goranėt. Pra, del qartė si drita e diellit, se cilėt fakte, tė dhėna e
argumenta, janė tė vėrteta pėr Gorėn dhe Goranėt dhe cilat prej tyre janė tė
pabazuara, joshkencore e tė papranueshme. Pėr tė gjitha sqarimet qė bėmė mė
sipėr, nuk ka nevojė aspak pėr koment pasi pyetjes sė bėrė: a janė goranėt
maqedonė? dhe pohimit tė bėrė, se sikur edhe goranėt e Kukėsit konsiderohen
maqedonė, u ėshtė pėrgjigjur plotėsisht Vasa Ēubriloviēi qysh nė vitin 1937
dhe 1938. Prandaj, nuk ka mbetur historiografia serbe qė tė pasurohet me
dezertacionin e njė tė vetėquajturi historiani goran, i cili nuk ėshtė as mėsues i historisė sė
shkollės tetėvjeēare, pasi nuk ėshtė i diplomuar nė kėtė drejtim, por pėr
gjuhė e letėrsi. Jam plotėsisht i sigurtė se
pavarėsisht nga veprimi qė ka bėrė grupi nismėtar i Shoqatės Etnokulturore
Gora dhe i ashtuquajturi historian goran, nė program dhe nė artikullin
pėrgjigje pėr Gorėn dhe goranėt, se nuk do tė gjejnė mbėshtetjen e popullit
tė Gorės, mbėshtetje pa tė cilėn ata e kushdoqoftė, nuk kanė asnjė tė drejtė
legjitime tė veprojnė. Pa marrė mė parė miratimin e popullsisė sė kėsaj
krahine, nuk mund tė flasė kushdo ēfarė ti vijė ndėr mend pėr problemet qė
ka Gora dhe popullsia e saj, sepse ėshtė vetė populli i Gorės, i cili vendos
mbi gjithēka qė diskutohet apo vendoset dhe askush tjetėr. I theksuam kėto, pasi fakt
ėshtė se nuk mund tė joshet populli i krahinės sė Gorės me premtime boshe dhe
dhurata tė bukura, qė u ofrohen goranėve nė programin e Shoqėrisė
Eetnokulturore Gora, e pėr mė tepėr, nuk mund tė gėnjehet me fakte e
argumenta tė pabazuara e tė pavėrteta, qė kanė sjellė nismėtarėt e kėsaj
shoqėrie dhe historiani goran, Nazif Dokli, nė artikullin Gora dhe
goranėt. Pėr tė gjithė kėto e di gjithkush, se popullsia e Gorės, ėshtė me e
menēur se tė vetėquajturit anėtarė tė komisionit nismėtar dhe historiani
goran, tė cilėt me kėrkesat qė kanė shtruar nė programin e kėsaj shoqėrie,
si dhe problemet qė janė trajtuar nė artikullin Gora dhe goranėt, kanė
prekur dhe ngritur njė problem tepėr delikat qė vė nė diskutim pėrkatėsinė
etnike tė popullsisė sė fshatrave tė Gorės. Jo vetėm kaq, por fakt ėshtė, se
ēėshtja e pėrkatėsisė etnike tė Gorės dhe tė popullsisė sė saj, nė mėnyrė tė
natyrshme, jo vetėm koha, por edhe forumet ndėrkombėtare shkencore, i kanė
dhėnė me kohė zgjidhje kėtij problemi, pa e parė sot tė nevojshme pėr tu
marrė nė mėnyrė tė posaqme me tė. Pėrgjigjen mė tė plotė pėr ēėshtjen e pėrkatėsisė etnike tė
popullit tė Gorės, siē e kemi thenė mė sipėr, e ka dhėnė Vasa Ēubriloviēi nė
referatin e tij si dhe nė Konventėn jogosllavo-turke, ku nė e shpėrnguljes sė
shqiptarėve e fut edhe krahinėn e Gorės, madje nė ato rrethe qė duhen
shpėrngulė me ēdo kusht. Pavarėsisht nga trajtimi i
problemeve, qė janė bėrė nė artikullin Gora e goranėt, si dhe tė kėrkesave
qė janė paraqitur nė programin e Shoqėrisė Etnokulturore Gora, theksojmė se
si do qė tė vijė puna, e ēfarė argumentash e faktesh mund tė sillen pėr
problemin e Gorės dhe goranėve, ėshtė e drejtė legjitime e popullit tė
fshatrave tė Gorės, qė tė sjellin fakte e argumenta tė pakundėrshtueshme,
duke i vėnė vetė vulėn se cilės pėrkatėsi etnike i pėrket. Askush tjetėr nuk
mund tė veprojė e vendosė nė emėr tė kėtij populli dhe, aq mė tepėr, nė
kundėrshtim me vullnetin e tij. Tė gjitha ēėshtjet qė mund tė ngrihen e tė
trajtohen pėr Gorėn e goranėt, nuk e ka tė drejtėn asnjeri tė pėrfaqėsojė njė
popull a krahinė. I zoti i shtėpisė nė krahinėn e Gorės, ėshtė vetė populli i
saj dhe askush tjetėr. Njė gjė tė tillė, e ka njohur historia kohė mė parė,
pasi nė vitet 1912-1923, kur ishte vėnė nė diskutim ēėshtja e Gorės dhe e
goranėve, ishte vetė populli i krahinės, i cili pėrmes lutjeve, peticioneve,
memorandumeve e protestave tė shumta qė ka bėrė, ku nėpėrmjet tyre u ėshtė
drejtuar organeve mė tė larta tė shtetit shqiptar, shteteve tė fuqive mė tė
mėdha tė Evropės dhe Lidhjes sė Kombeve tė Bashkuara, jo vetėm se ka
deklaruar botėrisht se populli i krahinės sė Gorės, ėshtė shqiptar dhe ka
kombėsinė shqiptare, por duke qenė i tillė, ai nuk ka pranuar dhe nuk do tė
pranojė kurrė tė jetojė nėn sundimin serb. Nė tė kundėrtėn, ata (goranėt) do
tė pranonin tė shuheshin deri nė njė. Tė gjithė kėto fakte e ēėshtje
qė trajtuam mė sipėr, tregojnė mėse qartė, se Gora dhe goranėt, nuk kanė qenė
kurrė diasporė sllave, pasi ata kanė qenė e janė pjesė e njė trupi tė pandarė
nga trungu i territorit dhe i kombit shqiptar. Nga kėtu, del qartė e duhet me
tė drejtė tė theksojmė, se kush mendon ndryshe pėr Gorėn dhe goranėt, nuk e
njeh historinė e popullsisė sė krahinės sė Gorės, pasi siē thamė mė lart, ajo
ėshtė njė dhe e pandarė nga historia e mbarė popullit shqiptar. Kujt nuk do
ti mbushet mendja me kėto fakte e argumenta qė paraqitėm mė sipėr, le tė
shfletojė e tė studiojė historiografinė shqiptare dhe mė gjėrė, sepse nė tė
do tė gjejė dokumenta autentike, nė tė cilėt jepen tė dhėna e fakte tė tilla,
qė e sqarojnė mė sė miri ēėshtjen e Gorės dhe goranėve dhe qė hedhin poshtė
tė gjitha paēavuret e shkruara nė shkrimin pėr Gorėn dhe goranėt, si dhe nė
organet e disa gazetave qė kanė botuar shkrime tė disa pseudohistorianėve, qė
nuk e njohin aspak shtėpinė e historisė, nė tė cilėn gjenden fakte e
argumenta shkencore qė me vėrtetėsinė e tyre, do tė venė me shpatulla pėr
muri ēdo njeri qė e shtrembėron dhe nuk e njeh aspak historinė e Gorės dhe mė
gjėrė. Kėshtu ēdo pėrpjekje e hapur
apo e maskuar qė ėshtė bėrė dhe po bėhet, pėr kekpėrdorimin e etnogjenezės sė
goranėve, duke e konsideruar e quajtur sllave, nuk bie era shkencė,
pėrkundrazi ėshtė njė manipulim qė i bėhet shkencės sė historiografisė,
dashakeqėsi e cila sjell pėrēarjen dhe prishjen e unitetit tė popullit tė
Gorės, pėr tė cilin ėshtė folur e shkruar, e po flitet e shkruhet edhe sot. Pėrsa
parashtruam mė sipėr, theksoj me argumenta e fakte dokumentare qė ekzistojnė,
se unė nuk kam dėgjuar as lexuar deri mė sot, qė tė ketė dalė ndonjė ekspert
i historisė, apo historiograf, qoftė shqiptar apo tjetėr mė gjėrė, i cili tė
ketė mohuar origjinėn e goranėve nga ajo shqiptare. Pėr kėtė, ėshtė i bindur
ēdo njeri, e veēanarisht kėtė e di edhe populli i Gorės, i cili e ka
konsideruar gjithnjė origjinėn e tij shqiptare dhe duke e pasė kėtė, ai e ka
patur dhe e ka kombėsinė e tij shqiptare, e pėr mė tepėr kėtė pėrkatėsi
etnike, nuk e ka ndėrruar kurrė nė histori. Madje, edhe nė ato raste kur
gorani ka punuar larg vendit tė vet si gjellbėrės, hallvaxhi, bozaxhi, apo
sheqerxhi nė qytetet e Maqedonisė, Bullgarisė, Serbisė, Bosnjes apo Turqisė e
mė gjėrė. Tjetėr ėshtė ēėshtja, se ēfarė thonė e shkruajnė ndofarė gazetarėsh
apo historianėsh tė vetėquajtur si tė tillė, tė cilėt nuk marrin erė nga
historia, pasi nuk e njohin atė. Pėr fat tė keq ata nuk e njohin historinė e
Gorės dhe tė goranėve, e quditėrisht marrin guximin qė tė shkruajnė pėr atė
qė nuk e dinė. Nė fund tė fundit, ata mund tė flasin e tė shkruajnė, ētė
duan sepse nuk kanė pėrgjegjėsi shkencore, e duke qenė tė tillė, ata njė ditė
kur ta mėsojnė mirė historinė, e sidomos historinė e Gorės dhe goranėve, do
tė detyrohen vetė qė tė bėjnė pėrgėnjėshtrimin pėr artikujt e shkrimet e
pabazuara qė kanė shkruar pėr ēėshtjen e Gorės dhe tė goranėve. Ata do ta
pohojnė vetė se popullsia e krahinės sė Gorės ėshtė popullsi shqiptare, e nuk
ėshtė aspak popullsi sllave apo maqedone. Pikėrisht kėtė pėrgėnjėshtrim ata
duhet ta bėjnė, sepse kėtė pėrgjigje kėrkon sot i gjithė populli i krahinės
sė Gorės tė Kukėsit. Kukės mė 23 Shtator 1991 |