Golgota shqiptare nė vitet 1912 1913
Rrėfimet tronditėse tė Leon Trockit pėr dhunėn dhe
gjenocidin sllav kundėr shqiptarėve
1912 - 1913
Raportimet e luftės tė Leon
Trockit, janė rrėfime realiste, tė tmerrshme dhe tė llahtarshme, tė cilat
pėrshkruajnė vrasjet mizore masakrimet dhe shfarosjen e shqiptarėve gjatė
Luftėrave Ballkanike, 1912-1913.
Leon
Trocki ( 1879 1940) teorik i marksizmit dhe revolucionar, ka qenė i
dėrguar nė Ballkan me qėllim pėr tė raportuar pėr gazetėn e majtė mė tė
popullarizuar nė Rusinė Jugore Kijevskaja misl ( Mendimi i Kijevės).
Raportimet e tij nga vendi i luftimeve janė botuar nė fletushkat e veprave tė
zgjedhura, tė papėrfunduara, nė gjuhėn ruse, mes viteve 1923 1927. Raportet
e tij pėr Ballkanin dhe luftėrat ballkanike janė pėrkthyer nė gjuhen angleze
nė vitin 1980 dhe janė ribotuar mes viteve 1991 1993, nė kohėn e
ripėrsėritjes sė luftėrave ballkanike( nė Kroaci e Bosnje).
Teksti nė vazhdim flet pėr
veprimet e shteteve ballkanike kundėr popullatės myslimane nė vitet 1912-1913
dhe pėr heshtjen e shtypit rus lidhur me krimet tė cilat i kanė kryer aleatėt
e tyre nė Ballkan.
Rrėfimet
tronditėse tė Leon Trockit
Kam pasur rastin, pėr fat apo fatkeqėsi
ta vizitoj Shkupin, disa ditė pas Betejės sė Kumanovės. Qysh nė fillim isha i
irrituar nga autoritetet e Beogradit lidhur me lejen pėr qarkullim. Nga
pengesat qė mi ka bėrė Ministria e luftės, kam filluar tė mendoj se
njerėzit, tė cilėt e udhėhiqnin luftėn nuk e kishin ndėrgjegjen e pastėr dhe
qė atje poshtė, ata po kryenin veprime krejt ndryshe nga sa paraqitej nė
shtypin zyrtar. Kjo pėrshtypje ose parandjenjė mė ėshtė pėrforcuar me rastin
e takimit me njė oficer, i cili kishte qėndruar nė Shkup me ushtarėt tė
Shtabit tė Pėrgjithshėm.
Ky oficer, tė cilin e kam njohur pėr njė kohė tė gjatė, ishte njeri i
ndershėm. Mirėpo, sapo ai e mori vesh se unė po shkoja pėr nė Shkup, meqė
realisht edhe e kisha marrė lejen pėr tė shkuar atje, ai me njė qėndrim tė
hapur armiqėsor mė tha se nuk duhet tė shkoja atje dhe qė Beogradi sipas tij
nuk e kuptonte se ēka po bėnte kur i lejonte tė huajt tė shkonin nė Shkup.
Nė Vrajė nė kufirin me Serbinė, kur e kuptoi se nuk do ta ndėrroja vendimin,
oficeri serb e ndėrroi zėrin dhe filloi tė mė pėrgatitė pėr pamjet qė do t i
shikoja kur tė arrija nė Shkup. Kėto janė gjėra tė pakėndshme, por
fatkeqėsisht janė tė paevitueshme. Krejt kjo mė duhet tė pranoj se mė bėnte
edhe mė shumė tė dyshoja. Kjo do tė thotė se veprat e liga, pėr tė cilat
ishte dėgjuar deri nė Beograd, nuk ishin tė rastėsishme, nuk ishin raste tė
veēanta e tė izoluara, pėrderisa njė oficer i trajtonte si nevoja tė
shtetit.Dikush duhej tė kishte tė dhėna pėr kėto. Kush? Ushtria? Apo
Qeveria? Pėrgjigjen nė kėto pyetje e mėsova sapo arrita nė Shkup. Trishtimi
filloi sapo e kaluam kufirin. Nė orėn 5 pas dite jemi afruar te Kumanova.
Dielli po perėndonte dhe terri tashmė ishte lėshuar.
Sa mė shumė qė errėsohej aq mė
tepėr shiheshin flakėt e zjarrit qė shkonin pėrpjetė. Po digjej gjithēka
pėrreth nesh. Tė gjitha fshatrat shqiptare, tė afėrta dhe tė largėta, ishin
kthyer nė shtylla zjarri, deri te hekurudha.
Ishte ky njė shembull i njė lufte
tė tmerrshme shkatėrruese, qė kam parė nė zonat e luftimeve. Pėr njė ēast
pasuria e atyre njerėzve e trashėguar nga gjyshėrit e stėrgjyshėrit dhe e
fituar me mund po kthehej nė flakė. Kjo monotoni e zjarrit na ka pėrcjellė
gjatė tėrė rrugės deri nė Shkup. Kam zbritur nga vagoni me tė cilin kam
udhėtuar. Tėrė qyteti ishte i heshtur, nė rrugė nuk shihje njeri tė gjallė,
Vetėm para stacionit tė trenit ishte njė grup ushtarėsh, nga ku pėrhapeshin
zėra tė dehurish. Secili shkonte nė rrugėn e vet, ndėrsa unė
mbeta i vetmuar nė stacion. Shkova te grupi i
ushtarėve. Katėr ushtarė mbanin bajonetat nė gjendje gatishmėrie. Nė mesin e
grupit tė ushtarėve qėndronin dy tė rinj shqiptarė, me
plisa tė bardhė. Njė ushtar, ēetnik i dehur, mbante nė dorė thikėn, ndėrsa nė
dorėn tjetėr shishen e rakisė. Ēetniku urdhėroi shqiptarėt tė binin pėr tokė.
Ata gjysmė tė vdekur nga frika ulėn nė gjunjė. Pas urdhrit tjetėr ata ngihen.
Kėtė ai e pėrsėrit disa herė....
Pastaj ēetniku duke sharė dhe
duke i kėrcėnuar u drejtoi majėn e thikės edhe viktimave tė tjera. I detyron
tė pinė raki, pastaj... i puth. I dehur nga forca nga rakia dhe gjaku ai
argėtohej, duke luajtur me ta ashtu si macja e egėr
me minjtė. Tė njėjtat veprime, e njėjta psikologji. Tė tre ushtarėt e tjerė
tė dehur qėndronin duke ruajtur mos shqiptarėt po iknin ose do tė kundėrshtonin,
derisa ēetniku po argėtohej. Kėta janė arnautė mė thotė njė ushtar
tash do t i therė.
Prej
frikės u largova nga grupi. Nuk kishte kuptim tė mundohesha ti mbroja
shqiptarėt. Ata mund tė shpėtonin nga kėta ushtarė vetėm me
njė forcė tė armatosur
Krejt kjo skenė po luhej nė stacionin e trenit kur
sapo erdhi treni. Ika pėr tė mos dėgjuar britmat e tmerrshme dhe thirrjen e
tyre pėr ndihmė...
Nė qytet, nėpėr rrugė ishte aq
qetėsi, sa dukej shkret. Tė gjitha dyert ishin mbyllur qysh nga ora gjashtė
pas dite. Me tė rėnė nata, ēetnikėt fillojnė punėt e
tyre. Futen dhunshėm nė shtėpitė e shqiptarėve dhe turqve dhe kryejnė veprat
e tyre tė vrasjes dhe plaēkitjes. Shkupi kishte 60 mijė banorė nga tė cilėt
gjysma ishin shqiptarė e turq. Disa nga ata sigurisht qė kishin ikur, por
shumica kishte mbetur. Dhe tash, gjatė natės kundėr tyre kryhen krime.
Dy ditė pas arritjes sime nė
Shkup, e para gjė qė do tė shihej nė mėngjes ishte grumbulli e kufomave tė
shqiptarėve me koka tė thyera nėn Urėn e Vardarit,
mu nė qendėr tė qytetit. Disa thoshin se ishin shqiptarė, tė cilėt ishin
mbytur nga ēetnikėt, tė tjerėt thoshin se ata i kishte sjellė uji i lumit.
Vetėm njė gjė dihej se ata njerėz nuk ishin vrarė nė luftime....
Shkupi ishte kthyer nė njė kamp tė
rėndomtė ushtarak. Popullata, sidomos myslimanėt fshiheshin nėpėr rrugė pėr
tė mos u parė nga ushtarėt serbė. Nė mesin e masės sė ushtarėve dallohen edhe
fshatarė serbė, tė cilėt kanė ardhur kėtu nga vende tė ndryshme tė Serbisė.
Duke rrėfyer se kanė ardhur pėr tė gjetur bijtė dhe vėllezėrit e tyre, ata
kalojnė nėpėr Kosovė duke plaēkitur. Kam biseduar me tre prej kėtyre
torbarėve. Mė i riu prej tyre, njė burrė i shkurtė
i sojit tė trimave lavdėrohet sesi me pushkėn e tij ka vrarė dy shqiptarė,
por dy tė tjerė i kishin ikur. Bashkudhėtarėt e tij, fshatarė tė moshuar e
vėrtetonin rrėfimin e tij.
Njė gjė nuk ėshtė e mirė
ankohen ata. Nuk kemi para me vete. Kėtu mund tė
marrėsh sa tė duash qe dhe kuaj. Paga e ushtarit ėshtė dy dinarė ( 75
kopejkė). Ushtari shkon nė fshatin e parė tė shqiptarėve dhe e merr kalin e
parė tė cilin e gjen. Pėrmes ushtarėve mund tė marrėsh njė pendė qe pėr 20
dinarė. Serbėt nga rrethina e Vrajės, nė mėnyrė masive janė nisur drejt
fshatrave shqiptare me qėllim pėr tė rrėmbyer gjithēka tė gjejnė. Gratė serbe
kanė ngarkuar nė shpinė edhe dyer e dritare qė kanė marrė nėpėr fshatrat
shqiptare.
Ndėrkohė erdhėn dy ushtarė. Ata
bėjnė pjesė nė ēetat tė cilat i ēarmatosin shqiptarėt. Njė ushtar pyet ku
mund ta kėmbejė njė lirė. Kėrkova tė ma tregojė lirėn meqė nuk kisha parė
monedhė turke. Ushtari fillimisht shikon anash, pastaj e nxjerrė dukatin nga
qesja, duke rrėfyer se ka edhe tė tjera, por nuk dėshiron tė rrėfejė sasinė.
Njė lirė turke kėmbehet me 23 franga. Erdhėn edhe ushtarė tė tjerė. Po
dėgjoja bisedat e tyre. Nuk e di sa shqiptarė kam
vrarė, thotė njėri, por te asnjėri prej tyre nuk kam gjetur diēka tė
vlefshme pėr tė marrė. Dhe, kur ia kam hequr kokėn njė nuseje tė re, te ajo
kam gjetur 10 lira. Pėr bėmat e tyre ata flasin krejt lirshėm. Kjo ėshtė e
zakonshme pėr ta. Njerėzit nuk e kuptojnė se sa ndryshime tė brendshme kanė
sjellė vetėm disa ditė tė luftės. Mund tė shihet se deri nė ē nivel njeriu
varet nga rrethanat. Nė kushte tė organizmit barbar tė luftės, njerėzit
shpejt brutalizohen dhe kėtė ndoshta edhe nuk e kuptojnė.
Njė tog ushtarėsh po marshonte
rrugės kryesore tė Shkupit. Njė i dehur, sipas tė gjitha gjasave, njė turk i
marrė, filloi ti mallkonte. Ushtarėt ndaluan. E mbėshtetėn turkun pėr murin
mė tė afėrm dhe e pushkatuan nė vend. Togu vazhdoi tutje ashtu sikur edhe
popullata qė ishte nė rrugė.
Atė mbrėmje nė njė pijetore kam
takuar njė oficer tė cilin e njihja. Njėsia e tij ka qenė e stacionuar nė
Ferizaj nė qendrėn e shqiptarėve, Serbia e vjetėr. Me njerėzit e tij
rreshteri ka tėrhequr njė top tė madh tė rrezikshėm, gjatė defilimit nga
Koēani deri nė Shkup. Ky top to ti dėrgohet ushtrisė e cila e cila ka
rrethuar Edrenen.
Ēka po punon tani nė Ferizaj mes shqiptarėve e pyes. Po pjekim zogj dhe
po vrasim arnautė. Jemi lodhur tashmė thotė duke bėrė grimasa dhe hapur
gojėn nga lodhja. Ka shumė njerėz tė pasur mes tyre.
Afėr Ferizajt kemi hyrė nė njė
fshat tė pasur me shtėpi sikur kėshtjella. Pronari
ishte njė njeri i pasur, i cili kishte tre bij. Ishin katėr veta dhe shumė
gra. Tė gjithė i kemi nxjerrė nga shtėpia i kemi radhitur gratė dhe ua kemi
prerė burrat para syve tė tyre. Gratė nuk kanė qarė. Na kanė lutur tė futen
nė shtėpi dhe tė marrin rrobat e tyre. I kemi lejuar. Ato pastaj na kanė
dhėnė nga njė dhuratė. Pastaj ia kemi dhėnė zjarrin tėrė vendit...
Si mund
tė veproni nė mėnyrė kaq brutale,- e pyes i ēmeritur me rrėfimin e tij. Nuk
e di as vetė-mėsohet njeriu. Nė njė kohė tjetėr, nuk do tė kisha qenė nė
gjendje ta vrisja njė plak apo njė fėmijė tė pafajshėm. Nė kohė lufte, sikur
e dini, komandanti iu urdhėron dhe ju duhet ta zbatoni urdhrin.
Shumė gjėra si kėto kanė
ndodhur jo moti.
Derisa e kemi bartur atė top nė Shkup
gjatė rrugės takuam njė qerre, nė tė cilėn ishin shtrirė katėr burra tė
mbuluar deri nė brez. Pėrnjėherė kam nuhatur erėn e jodit. Diēka ishte e
dyshimtė, po mendoja. E kam ndaluar qerren dhe i kam pyetur kush ishin dhe ku
shkonin. Heshtnin duke u arsyetuar se nuk dinin serbisht. Me ta ishte vetėm
qerrexhiu, njė magjup, i cili na tregoi se katėr tė plagosurit kishin marrė
pjesė nė luftime nė Merdare. Ishin plagosur dhe tani po ktheheshin nėpėr
shtėpi. E kisha kuptuar kush ishin. Zbritni urdhėrova. Kuptuan ēka po iu
them, por hezitonin. Ēka tė bėsh? E kam vendosur bajonetėn nė pushkė dhe i
kamė therur tė katėrtit....
E kam njohur atė njeri. Ka qenė
kamerier nė Kragujevc. Njeri pa ndonjė kualitet. Jo luftarak nga natyra.
Kamerier, ashtu sikur tė gjithė kamerierėt nė vendet e tjera. Njė kohė ishte
edhe nė Sindikatėn e kamerierėve. Ishte madje edhe sekretar por u largua...
Dhe shikoni tash
se nė ēka ėshtė kthyer.
Pėrse veproni si banditė, po
vrisni dhe po plaēkitni pa bėrė asnjė dallim, bėrtita, duke ndier njė neveri
pėr njeriun me tė cilin kisha biseduar. Eprori u gjend nė njė situatė tė
vėshtirė. Duket sikur diēka i kishte rėnė ndėrmend. Pastaj duke u munduar ta
arsyetojė vetveten, i bindur dhe serioz kumtoi njė frazė e cila hidhte edhe mė
shumė tė zeza sesa kisha parė dhe dėgjuar.
Jo. Kjo nuk ėshtė ashtu. Ne
ushtria e rregullt, i pėrfillim nė mėnyrė rigoroze rregullat, asnjėherė nuk
vrasim njeri mė tė ri se 12 vjet. Pėr ēetnikėt nuk tė them asgjė me siguri.
Ata janė krye nė vete. Unė mund tė iu siguroj pėr ushtarėt. Rreshteri nuk
siguronte pėr ēetnikėt. Dhe me tė vėrtetė ata nuk pranonin asnjė kufizim. Tė
rekrutuar nga mesi i tė papunėve, tė paaftėve, elementė tė ligj dhe tė pa
vlerė, nga turma mė e ulėt, argėtoheshin me egėrsinė e tyre me krimet,
plaēkitjet dhe dhunėn.
Veprat dėshmonin shumė kundėr tyre. Edhe ushtria e shteti ndihej jo mirė nga
banalitetet e tilla tė pėrgjakshme tė ēetave tė degjeneruara. Ata u detyruan
tė ndėrmarrin masa dhe ende pa mbaruar lufta, i ēarmatosėn dhe i kthyen nėpėr
shtėpitė e tyre.
Nuk isha nė gjendje ta duroja
edhe mė tej atė atmosferė, nuk kisha lukth pėr t i duruar ato. Interesi
politik dhe vetėdija morale, pėr tė parė me sy se si
bėhen gjėrat e tilla, u fundosen. Tashmė kisha vetėm njė dėshirė. Tė
kthehesha sa mė parė. Sėrish u gjeta nė vagon. Po shikoja fushat e gjėra
rreth Shkupit. Ēfarė bukurie, ēfarė gjerėsia. Njerėzit mund tė jetonin mirė
kėtu. Ēfarė dobie ka tė flasė kur ju vetė i dini kėto ide, vetėm ato nė atė
vend mė tingėllonin dhjetė herė mė fortė.
Pesėmbėdhjetė minuta nga nisja e
trenit, hodha vėshtrimin jashtė dhe pashė nė njė largėsi prej 200 jardė nga
stacioni njė kufomė me fes nė kokė, mė fytyrė pėrdhe dhe duar tė shtrira.
Rreth 5o jardė kah hekurudha po qėndronin dy rojtarė serbė, pjesė e forcave
qė po e ruanin hekurudhėn. Me siguri se kjo ishte
vepėr e tyre.
Tutje, tutje, vetėm tė largohem sa mė parė nga ky vend.
Jo larg nga Kumanova, nė njė
livadh, afėr hekurudhės ushtarėt po hapnin njė gropė tė madhe. I pyes pėr ēka
po hapej ajo gropė. Mė thanė se gropa po hapet pėr mish tė prishur qė ndodhej
nė dhjetė apo 15 kamionė, tė cilėn ishin stacionuar anash.
Ushtarėt nuk e kishin marrė mishin qė iu kishte takuar. Krejt nevojat e tyre
ushqimore madje edhe mė shumė ata i merrnin nga shtėpitė e shqiptarėve:
djathė, qumėsht, mjaltė. Nė atė kohė kam ngrėnė mė shumė mjaltė qė u merrej
shqiptarėve, sesa kisha ngrėnė gjatė tėrė jetės sime mė thotė njė ushtar, tė
cilin e njihja. Pėr ēdo ditė ushtarėt serbė thernin qe, dele, derra, pula tė
cilat i hanin dhe i gjuanin mbetjet anash. Neve nuk
na duhet mishi. Sa e sa herė u kemi shkruar atyre nė Beograd tė mos na
dėrgojnė mish, por ata e bėjnė kėtė sipas do rregullave.
Kėshtu qėndrojnė gjėrat kur
shikohen nga afėr. Mishi po prishet, si mishi i njerėzve ashtu edhe i
kafshėve, fshatrat janė bėrė shkrumb e hi, njerėzit po dėbohen. njerėzit mbi
12 vjet... tė gjithė janė brutalizuar, duke humbur fytyrėn e tyre njerėzore.
Lufta po del nė sipėrfaqe si kryesorja dhe mė e
rėndėsishmja, do ti shihni krimet nėse shpalosni pak perden, e cila ri varur
para veprave tė trimėrisė sė ushtarėve... Kievskaya Mysl No. 355 23. dhjetor, 1912.
Trocki raporton pėr dhunėn, gjenocidin
dhe barbarinė qė ushtronin aleatėt sllavė kundėr shqiptarėve, turqve dhe hebrenjve
Nga kėto vise tė ēliruara, po
vijnė lajme tė kėqija. Nė fillim na kanė folur pėr brohoritjet e popullatės
sė ēliruar, kanė mbajtur fjalime patriotike pėr administratorėt e rinj. Por brohoritjet
patriotike tashmė janė shuar. Prapa ka mbetur kaosi dhe e liga. Edhe para
luftės, nė Maqedoni ka pasur mjaftė elementė dezintegrues dhe anarki
politike. Lufta kryengritėse dhe sulmet dinamike i kanė dhėnė areal ushtarak
kėtyre elementeve dhe kanė fituar bindjen se gjithēka ėshtė e lejueshme. Pėrkohėsisht
lufta i ka dehur. Tash sėrish kanė dalė nė sipėrfaqe krejtėsisht tė prishur
nga pėrvoja e luftės. Mė ka rėnė nė dorė njė letėr, tė cilėn e ka shkruar njė
zyrtar, i dėrguar nė Shtip, me qėllim pėr ta themeluar njė filiale tė Bankės
Kombėtare. Letra ėshtė aq e qartė sa tė tėrėn do ta jap nė tėrėsi.
Kam arritur para katėr ditėsh
dhe tashmė jam penduar pėrse kam ardhur.
Kėtu kam parė gjėra tė tmerrshme. As qė kam ėndėrruar se gjėra tė tilla janė
mund tė bėhen.
Nė orėn gjashtė tė mbrėmjes qyteti vdes.
Shtėpitė e turqve dhe tė
hebrenjve, tė cilat kėtu pėrbėjnė gjysmėn e qytetit krejtėsisht janė tė
zbrazėta. Tė gjitha dyqanet e asaj pjese tė qytetit janė plaēkitur dhe janė
djegur. Vrasje dhe plaēkitje ndodhin pėrditė. Kam parė me
sytė e mi, se mė 2 nėntor nė mesditė, 20 deri 25 ēetnikė plaēkitės kanė
sulmuar njė hebre tė moshuar rreth 60 apo 70 vjeēar, tė cilit ia kanė shtypur
kokėn. Unė fillova ta thėrras policinė. Kapeni, edhe ky ėshtė hebre, thanė
ata. Filluan tė mė ndjekin dhe u detyrova tė ikė. U mbylla nė katin e parė tė
dhomės sime, nxora revolen ashtu sikurse edhe pronari i banesės ku po banoja.
Plaēkitėsit filluan tė shtynin dyert, por dera kryesore ishte shumė e fortė. Gruaja
ime e cila kishte mbetur jashtė po mundohej tė fshihej nė podrum. Kur
ndjekėsit u bindėn se unė nuk jam aty, u tėrhoqėn. Kam lajmėruar prefektin, shefit
e policisė dhe komandantin e kryengritėsve. Pas njė orė, 12 apo 15 anėtarė
nga kreu erdhėn nė dhomėn time. U vėrtetua pa ndonjė vėshtirėsi se kush e
kishte mbytur dhunshėm plakun hebre. Ishin disa kryengritės tė njohur tė sapo
pranuar nė radha. Asnjėri prej tyre nuk ėshtė dėnuar. Kėtu nuk ka ushtri dhe
kėta kryengritėsit e kanė nė dorė situatėn. Disa prijės tė kėtyre
kryengritėsve, gjatė kėsaj periudhe kanė grabitur pasuri dhe tė holla me
vlerė deri nė 4 mijė lira ( njė lirė vlen 23 franga). Nė Radovishte, dyshohet
se shefi i policisė lokale bashkėpunon fshehtas me kėto banda.
Ėshtė njė situatė e tmerrshme.
Kur shoh nganjėherė sesi janė
gjymtuar fshatarėt paqėsorė, sesi iu ėshtė marrė pasuria, ndėrsa fėmijėt e
gratė e tyre janė lėnė tė vdesin urie, zemra mė lėngon nga dhembja. Nė mes tė
Radovishtit dhe Shtipit ndodhen mbi 2000 tė ikur, shumica prej tyre gra e
fėmijė kanė vdekur urie. Plaku 70-vjeēar me kokė tė shtypur, mijėra gra e
fėmijė tė vdekur urie, kryengritėsit revolucionarė tė degjeneruar nė banda,
shefi i policisė mbrojtės i plaēkitėsve, kjo ėshtė pasqyra e jetės nė njė
krahinė tė ēliruar.
Kufizimi pėr vetėpėrmbajtje ėshtė definuar keq, ndėrsa mundėsia e pasurimit
tė shpejtė ėshtė mjaft sfiduese. Ja fjalėt e njė anonimi. Njė zyrtar i
shkruan tjetrit.. Toka mund
tė blihet shumė lirė, sidomos nė Ovce Polje. Turqit, ( ėshtė fjala pėr
shqiptarėt, meqė turq nuk kishte nėpėr fshatra, por jo tė gjithė zyrtarėt e
vėrenin kėtė dallim) kanė ikur dhe i kanė lėnė shkret pasuritė e tyre dhe
grabitja e pasurive tė tyre po bėhet me shpejtėsi. Njerėzit largpamės tashmė
kanė zbuluar rrugėt qė shpijnė nė kėto vise, ata hulumtojnė dhe po nuhasin
mundėsi tė tjera. Shumė ushtarė bullgarė mendojnė, jo pa leje nga lartė, se
tokat do tu jepen atyre. Nė ditėt e lira ata hulumtojnė tokat mė tė mira dhe
fillojnė tė vendosin kufijtė... Kėta burra po gabohen. Ata do tė sjellin
nėpėr shtėpitė e tyre ndonjė turk invalid apo bjerrakohės, pėr t i shėrbyer
deri nė fund tė jetės.
Tokat po i marrin politikanėt e
pasur e largpamės. Sot pronat e reja janė tė paluajtshme, kufiri ėshtė
vendosur. Pėr pak kohė do tė fillojė lufta e ashpėr qytetare, lufta qytetare
nė tė cilėn kryengritėsit duhet ta thonė fjalėn e tyre tė fundit. Por mbi tė
gjitha vendosja e rendit nė viset e tyre do tė bėhet njė peshė tjetėr
popullit punėtor tė Bullgarisė.
Protesta e Leon Trockit kundėr
Qeverisės ruse, e cila ishte frymėzuese dhe bashkėfajtore e krimeve tė kryera
nga Aleanca e shteteve sllave tė Ballkanit kundėr shqiptarėve
Njė pyetje jashtėparlamentare z. N. Milukov *
Zotėri deputet! Ju jeni njėri nga
inspiruesit e asaj qė njihet si Lėvizje pansllave,
e cila bazohet nė principet e pėrgjithshme tė qytetėrimit, humanizmit dhe
ēlirimit kombėtar. Ju shumė shpesh si nė shtyp ashtu edhe foltoren e Dumės, i
keni bindur aleatėt, dinastitė dhe klikat e tyre, tė cilat e sundojnė Ballkanin,
lidhur me simpatitė qė ata kanė pėr shoqėrinė ruse
dhe pėr fushatėn qė ata kanė ndėrmarrė pėr ēlirim.
Jo moti, pas ndėrprerjes sė zjarrit ju keni ndėrmarrė njė udhėtim politik
nėpėr Ballkan. Keni vajtur nėpėr krahina, dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishme,
keni vizituar krahinat, tė cilat janė pushtuar nga aleatėt.
Gjatė udhėtimeve Tuaja a thua a
nuk keni dėgjuar pėr kėto akte tė mizorisė dhe brutalitetit, tė cilat i kanė
kryer disa nga aleatėt nė zonat Tuaja tė luftimeve, jo vetėm kundėr ushtarėve
tė paarmatosur turq, kundėr robėrve dhe tė plagosurve, mirėpo edhe kundėr
popullatės paqėsore myslimane, kundėr pleqve e plakave dhe kundėr fėmijėve.
Nėse keni dėgjuar, dhe nuk mund tė mos keni dėgjuar, atėherė pėrse heshtni.
Pėrse hesht fjala juaj?
Faktet e pamohueshme a nuk ju kanė
detyruar tė kuptoni se bullgarėt nė Maqedoni dhe nė Serbinė e Vjetėr, nė
turrin e tyre kombėtar pėr tė pėrmirėsuar tė dhėnat pėr statistikat
etnografike, tė cilat nuk janė sipas shijes sė tyre, ata thjesht po angazhohen
pėr tė shfarosur nė mėnyrė sistematike popullatėn myslimane nėpėr fshatra, nė
qytete dhe nė rrethe.
Ēka keni pėr tė thėnė lidhur me kėto metoda pėr tė siguruar fitoren e elementit sllav?
A nuk do tė pajtoheni se heshtja nga i tėrė shtypi juaj shtetėror, nga
gjarpri i patriotizmit Novoje Vremja , pastaj
Ruskaja Molva, Ruskoje Slovo dhe Reē tė cilat gjithnjė vazhdojnė tė
tregohen mė tė pėrkushtuara, dhe kjo marrėveshje e brendshme e tė gjithė juve
pėr tė heshtur, a nuk iu bėn juve bashkėfajtorė pėr kėto akte shtazarake, tė
cilat do tė lėnė damka tė zeza pėr tėrė epokėn?
Nė rrethana tė tilla, protestat tuaja kundėr veprimeve tė shėmtuara turke, tė
cilat nuk i mohoj, a nuk janė tė njėjta me veprimet fariseje: qė rrjedhin jo
nga principet e pėrgjithshme tė kulturės dhe humanizmit, por nga kalkulimet
lakuriqe imperialiste?
A thua a nuk e keni tė qartė se heshtja e tillė e partive udhėheqėse tė
Rusisė kundrejt veprimeve ēmeritėse serbe e bullgare, tani kur aleatėt
ballkanikė kanė rifilluar operacionet ushtarake, i lehtėson kėto tė fundit qė
tė angazhohen nė veprat e tyre Kainiste, nė masakra tė tjera kundėr popujve
tė Gjysmėhėnės nė interes tė kulturės sė Krishtit?
A mund tė pėrgjigjeni nė kėto
pyetje tė qarta dhe tė thjeshta, zotėri deputet?
Apo ndoshta ju jeni mėsuar tė llogaritni vetėm sa bėjnė dy e dy, dhe tė
konstatoni se prijėsit janė fajtorė... Kjo letėr
proteste e Trockit ėshtė botuar nė Gazetėn Luē Nr. 34 (110) 30. Janar,
1913.
* Pavel Nikolajeviē Miljukov (1859-1943), ka
qenė historian, i njohur pėr orientimin e tij sllavofil dhe figurė politike.
Themelues dhe udhėheqės i Partisė kryesore Liberale Ruse, redaktor i gazetės
Reē dhe udhėheqės i delegacionit tė Kadetėve nė Dumėn e Katėrt, nė kohėn
kur Trocki i ka drejtuar kėtė protestė.
·
Kėtė shkrim e pėrgatiti
pėr botim: Ahmet Qeriqi, drejtor i Radios Kosova e Lirė.
|