94 vjet mė parė: SUNDIMI I PRINCIT GJERMAN
VILHELM VID NĖ SHQIPĖRI 7 MARS - 3 SHTATOR 1914 ·
Foto: Princi
Vilhelm Vid ·
Foto: Ardhja e Vidit nė Shqipėri 7.III.1914 ·
Foto: Pritja
e princ Vidit nė Durrės ·
Foto: Princ Vidi me kabinetin qeveritarė tė
Turhan Pashės ·
Foto: Kryeministri i qeverisė sė Durrėsit
Turhan Pasha ·
Foto: Oficeri
holandez Tomson Shkruan: Sheradin
BERISHA 14
Mars 2008 Hyrje Dihet mirėfilli se Lufta e Parė
Ballkanike e vitit 1912 solli ndryshime tė mėdha politike e gjeostrategjike
nė hapėsirat e Gadishullit Ballkanik. Pėr t“i shqyrtuar ndryshimet e bėra me
luftė, e cila ende s“kishte pėrfunduar si dhe pėr tė vendosur njė rend tė ri
drejtėsie dhe paqeje nė kėtė rajon mė 17 dhjetor 1912 nė Londėr u organizua
njė konferencė nė nivel ambasadorėsh nga gjashtė Fuqitė e Mėdha: Anglia,
Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia. Lidhur me tė ardhmen e Shqipėrisė,
konferenca vendosi qė tė krijohet njė Shqipėri autonome nėn sovranitetin e
Turqisė, pa e pėrfillur Pavarėsinė e saj tė shpallur mė 28 Nėntor 1912 nė
Vlorė. Pra, konferenca e Londrės nisi shqyrtimin e kufijve tė Shqipėrisė, nga fakti se ajo ishte pjesė e Turqisė sė mundur nė
luftė. Konferenca qė nė seancėn e parė nė parim vendosi qė Shqipėria autonome
tė kufizohej nė veri me Malin e Zi e nė jug me Greqinė, ndėrsa mė 25 mars
1913 ajo pėrcaktoi kufijtė verilindorė, duke lėnė jashtė Kosovėn dhe viset
tjera etnike, tė cilat kaluan nga pushtimi osman, nėn robėrinė
serbo-malazeze. Derisa i zhvillonte punimet konferenca, shtetet e Aleancės
Ballkanike ( Pas marrjes sė Janinės nga forcat
greke dhe tė Shkodrės (22 prill 1913) nga forcat malazeze, Austro-Hungaria
dhe Italia duke e parė se sundimi osman nuk mund tė mbahej mė nė Shqipėri,
para konferencės paraqitėn njė projekt tė ri pėr pavarėsinė e plotė tė
Shqipėrisė. Duke u mbėshtetur nė kėtė projekt, pas njė lufte tė ashpėr
diplomatike, konferenca mė 29-31 korrik 1913 pėrfundimisht vendosi, qė
Shqipėria tė bėhej shtet i pavarur, asnjanės dhe tė vihet nėn kontrollin e
Fuqive tė Mėdha.Tashmė Turqia nuk do tė kishte asnjė lloj suvereniteti mbi
Shqipėrinė. Fuqitė e Mėdha pėr tė ndėrtuar njė administratė civile dhe financiare,
krijuan njė Komision Ndėrkomėtar tė Kontrollit (KNK) dhe nė tetor 1912 e
dėrguan nė Shqipėri. Gjatė kėsaj kohe, pėr tė vėnė rendin dhe sigurinė nė
vend nisi krijimi i njė xhandarmėrie tė huaj. Organizimi i xhandarmėrisė
fillimisht iu la nė duar Suedisė, por pas refuzimit tė saj, nė Shqipėri u
dėrguan xhandarė holandez. Gjithashtu nė mbledhjen e
31 korrikut u vendos qė nė krye tė shtetit shqiptar tė caktohet njė princ i
huaj, brenda 6 muajve nga vetė Fuqitė e
Mėdha. Pretendentėt pėr fronin princėror nė
Shqipėri Pretendentė pėr fronin princėror nė
Shqipėri ishin tė shumtė, nga disa oborre
mbretėrore evropiane. Pretendenti i parė pėr kėtė fronė ishte princi francez:
Franz Ferdinand Bourbon-Orleans, duka i Montpesier. Duka ishte i afėrm me familjet mė tė rėndėsishme qė qėverisinin
Evropėn. Ministria e jashtme franceze e mbėshteti synimin e dukės pėr fronin
princėror shqiptar, por kėrkoi qė tė fitonte pėrkrahjen edhe tė fuqive tjera
evropiane. Pėr kėtė qėllim ai vizitoi Shėn Petėrburgun ku u prit nga
vet car Nikolla II, por nuk mori ndonjė siguri pėr pretendimin e tij. Edhe
autoritetet vjeneze nuk e mirėpritėn synimin e tij pėr t“u bėrė princ i Shqipėrisė edhe pse ai kishte pėrkrahjen e njė
numri aristokratėsh shqiptar. Nė vitin 1913 duka i Montpesierit nė Londėr
vazhdimisht ishte i shoqėruar nga Isa Boletini, nė
pėrpjekjet e tij pėr tė siguruar mbėshtetjen e kancelarive evropiane, pėr
ēėshtjen shqiptare. Pėr kėtė fronė pretendonin edhe dy
pasardhės tė heroit kombėtar Gjergj Kastriotit Skėnderbeut
: markezi italian Di Aluetta dhe fisniku spanjoll Don Juan Aladro
Castriota y Perez y Velasco. Njė tjetėr pretendent ishte princi Albert Gjika,
i cili rridhte nga njė derė bujare rumune me
origjinė shqiptare, qė kishte mbėshtetje kryesisht ndėr kolonitė shqiptare nė
Rumani dhe Bullgari.1 Nga princi trashėgimtar
austriak Franc Ferdinanti dhe nga Vatikani mbėshtetej kandidatura e dukės
Wilhelm Herzog von Urach. Por, kjo figurė nuk gjeti pėrkrahjen nga Italia, e
cila sė bashku me Rusinė nuk dėshironin si princ njė
katolik dhe sigurisht asnjė favorit tė Vjenės,qė do ta kthente Shqipėrinė nė
njė protektorat austriak dhe njė bastion kundrejt shteteve sllave nė Ballkan.2 Poashtu edhe familja Bonaparte pėr
fronin shqiptar vuri tre kandidat: princ Viktorin, princ Louisin dhe princ
Roland Bonaparten. Princin Louis e mbėshteste Vatikani, ndrėrsa
kontestoheshin nga Italia,pasi ishin katolikė.
Pretendentė tė tjerė pėr fronin mbretėror nė Shqipėri ishin edhe gjermanėt:
Mauricio i Schonbourg-Lipe, duka Karl von Urach,
princi Karl Von Hohenzllern dhe princi Wilhelm Friedrich Heinrich Von Wied;
anglezi Arthur of Connaught; suedezėt-duka Vilhelm Soedermanland dhe duka
Karls Westgothland; princi danez Aksel;...3. Njė familje pretenduese pėr fronin
princėror kishte edhe ajo e fisit katolik nė Shqipėri: familja e Prenk Bib
Dodės. Njė ide e kreut tė Mirditės ishte kthimi i vendit tė tij nė njė
Piemont tė Shqipėrisė katolike. Por horizonti i Prenk Bib Dodės nuk shkonte
me tej se Shqipėria e veriut...!!! Xhonturqit parashikonin nė Shqipėri tė
shkaktonin trazira Shpresa pėr tė marrė fronin
shqiptar kishte edhe Mbreti Nikolla i Malit tė Zi. Madje ai mbajti kontakte me disa banorė tė Shqipėrisė sė Veriut tė cilėt e vizituan
nė Cetinje dhe si dhuratė pėr mbėshtetjen e tyre morėn para dhe armė. Mirėpo
Fuqitė e Mėdha dėshironin njė Shqipėri tė pavarur e tė kontrolluar nga ata e
jo njė Mal tė Zi tė zmadhuar.4 Pėrveē kėtyre dy kandidatėve me
sfond ballkanik dhe kandidaturave tjera nga shtetet evropiane, pėr fronin
shqiptar pretenduan edhe kandidatė myslimanė. Duke pasur parasysh konfesionin
fetar mysliman tė njė pjese tė madhe tė popullsisė sė Shqipėrisė, si dhe
lidhjet e vjetra tė feudalėve shqiptarė me elitėn e ish-perandorisė osmane,
Porta e Lartė, pėr fronin princėror shqiptar propzoi: Abdyl Mexhidin, Burhan
Meddinin dhe ministrin e Luftės gjeneralin Ahmet Izet Pashėn me prejardhje
shqiptare nga Manastiri. Xhonturqit parashikonin nė Shqipėri tė shkaktonin
trazira, pėr t“i qetėsuar mė pas me thirrjen e vendosjes sė njė princi
mysliman nė Shqipėri. Mirėpo Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit (KNK) i
vendosur tashmė prej Fuqive tė Mėdha nė Shqipėri,u informua prej ambasadės
gjermane nė Stamboll mbi planin xhonturk dhe mori menjėherė masa kundėr tyre.
Njė nga figurat mė tė preferuara pėr princ tė Shqipėrisė ishte edhe ajo
e princit egjyptian: Ahmed Fuad Pashės, pasardhės i derės sė familjes sė
Mehmet Ali Pashės, i cili ishte themelues i Egjiptit modern. Ahmed
Fuadi kishte zhvilluar edukimin e tij ushtarak nė Torino dhe konsiderohej si
mik i madh i Iltalisė dhe ky fakt ishte i mjaftueshėm pėr Austrinė tė
kundėrshtonte kandidaturėn e tij.5 Kėto kandidatura u refuzuan
edhe nga fuqitė tjera evropiane, pėr faktin se nuk dėshironin qė fronin
princėror nė Shqipėri ta merrte njė mysliman. Pėrfundimisht nė tetor 1913 me
propozimin e Austro-Hungarisė dhe tė Italisė e tė miratuar edhe nga shtetet
tjera evropiane, u pranua qė nė fronin shqiptar tė vihej njė gjerman:
princi Wilhelm Friedrich Heinrich von Wied, i cili si protestan nuk i
pėrkiste asnjė besimi ekzistues fetar nė Shqipėri dhe ky ishte fakti kryesor
ndikues nė vendimmarrjen e Fuqive tė Mėdha. Princi Wied u lind mė 26 mars 1876
nė Neuwied am Rhein dhe i pėrkiste njė prej familjeve mė tė vjetra tė Evropės
qė kishte lidhje me familjet mbretėrore tė kohės. Ai ishte oficer i ushtrisė
prusiane dhe deri para kandidimit tė tij nuk kishte njohuri madje as
mbi ekzistencėn e popullit shqiptar.6 E ėma e princit
ishte me origjinė holandeze, vet princi ishte kusheri i Kaizerit gjerman dhe
nip i mbretėreshės rumune Elisabet, e cila e mbrojti dhe mbėshteti
kandidaturėn e tij pėr fronin shqiptar. Mbi detajet e propozimit tė tij si
princ i Shqipėrisė nuk dihen shumė hollėsi, por ėshtė fakt i njohur se ishte
dėshira e shprehur e mbretėreshės rumune, Ministrit tė Jashtėm austriak Kont
Berchtoldit qė bėri zgjedhjen e tij nė kėtė fron. Ndrėsa personalisht Kaizeri
gjerman Wilhelm II ishte deri nė momentin e fundit kundėr kandidaturės sė tij
pėr fronin shqiptar. Meqenėse gjendja nė Shqipėri ishte delikate, nė fund tė
tetorit, princ Widi pranon kėtė ofertė dhe mė 1 nėntor bėhet shpallja e
kandidtaturės sė tij si princ i Shqipėrisė.7 Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit dhe pėrpjekjet pėr
minimin e shtetit Shqiptarė nga lėvizja Vorio-epirote nė
jug tė Shqipėrisė Nė fund tė vitit 1913 dhe nė fillim
tė vitit 1914, Shqipėria nė pikėpamje politike ishte nė njė pozitė tė
mjeruar, sepse nuk kishte njė qeverisje unike nė gjithė vendin. Nė tė
vėrtet asokohe nė Shqipėri sundonin shumė qeveri lokale qėllimi i tė cilave
ishte se si tė pasuroheshin dhe pėr t“i siguruar vetes pozita nė shtetin e
ri. Pėrve Qeverisė legjitime tė Vlorės e kryesuar nga Ismail Qemali, nė
Shqipėri vepronin edhe kėto miniqeveri lokale: nė Durrės nga 12 tetori 1913
vepronte pleqėsia e Durrėsit e Esat Pashė Toptanit; nė Orosh tė Mirditės
qeveriste Prenk Bib Doda; nė Fier e Myzeqe sundonte qeveria e Aziz Pashė
Vrionit; nė Elbasan vepronte Aqif Pasha, nė Lezhė e Shėngjin Dedė Coku
e Vat Marashi; nė Shkodėr qeveriste njė detashment i ushtrive ndėrkombėtare
nėn kryesinė e kolonelit anglez Filips; nė Himarė qeveriste agjenti grek
Spiro Milo; nė Gjirokastėr qeveria e Jorgji Zografos; nė Mat Ahmet Zogu dhe
shumė grupe mercenarėsh qė vepronin pėrgjatė kufijve verilindorė si: Arif
Hiqmeti, Jusuf Beu etj.8 Meqenėse Fuqitė e Mėdha caktuan princ
Vidin pėr tė qeverisur nė Shqipėri, Qeveria e Vlorės me Ismail Qemailin nė
krye, dha pėlqimin pėr ardhjen e tij nė vend. Pėr t“i hapur rrugė njė
zhvillimi tė ri politik tė Shqipėrisė si dhe sigurisė sė saj nė tė ardhmen,
mė 22 janar 1914, Ismail Qemali dha dorėheqjen dhe pushtetin ia dorėzoi
Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit /KNK/. Pas dorėheqjes ai u largua nga
shqipėria pėr nė Zvicėr, por nuk hoqi dorė kurrė nga pėrpjekjet nė interes tė
vendit. Ato ditė KNK-ja administratėn qendrore tė Vlorės e shndėrroi nė njė
administratė lokale tė varur prej tij dhe nė vend tė 8 ministrive u krijua
njė drejtori e pėrgjithshme dhe pesė degė me kompetenca tė kufizuara. Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit
(KNK) i kėrkoi edhe Esat Pashė Toptanit, qė ta shpėrndante "Pleqėsinė e
Durrėsit, dhe ai kėtė e bėri mė 12 shkurt 1914, pasi mori premtimin nga KNK-ja
se mė 21 shkurt do ta kryesonte delegacionin shqiptar nė Gjermani, pėr t'i
dhėnė kurorėn Princ Vidit nė Kėshtjellėn Neiwied nė emėr tė shqiptarėve. Po
kėshtu edhe qeveritė tjera lokale nė shqipėri(pėrveē nė jug tė Shqipėrisė),u
shpėrbėnė njėra pas tjetrės dhe u detyruan ta njohin princ Vidin si tė vetmin
sundimtar tė Shqipėrisė. Me pėrqėndrimin e administratės
shtetėrore shqiptare nė duart e KNK-sė, gjendja e brendshme e Shqipėrisė nuk
u pėrmirėsua dot, pėrkundrazi ajo u keqėsua edhe mė tepėr nga lėvizjet
qė po pėrgatiteshin brenda e jashtė vendit, kundėr sovranitetit dhe tėrėsisė
tokėsore tė saj, tė cilat po minonin nga themelet ekzistencėn e shtetit
shqiptar. Ajo qė kėrcėnonte shtetin shqiptar nė fund tė vitit 1913 dhe nė
fillim tė vitit 1914, ishte lėvizja pėr autonominė e Vorio-Epirit nė Jug tė
Shqipėrisė. Pas caktimit tė kufirit shqiptaro-grek, me protokollin e Firencės
mė 17 dhjetor 1913, fuqitė e mėdha i kėrkuan Greqisė t“i tėrhiqte trupat e
saj nga jugu i Shqipėrisė. Kryeministri grek Elefter Venizellos nė fund tė
dhjetorit, e kushtėzoi tėrheqjen e ushtrisė me zgjidhjen e ishujve tė Egjeut
nė favor tė Greqisė. Pėr t“i kėnaqur kėrkesat e palės greke, mė 13 shkurt
1914, Fuqitė e Mėdha i deklaruan Qeverisė greke me njė notė kolektive se
ēėshtja e ishujve tė Egjeut do tė zgjidhet pozitivisht pasi tė jenė larguar
trupat e saj nga tokat shqiptare qė pėrfshiheshin brenda kufijve tė caktuar
me protokollin e Firencės. Qeveria greke formalisht i pranoi kėto kėrkesa dhe
nuk pushoi sė bėri deklarata mashtruese se po merrte masa pėr tė qetėsuar
Vorio-Epirin. Mė 1 mars 1914 pasi u largua
ushtria greke nga Korēa aty u futėn repartet e xhandarmėrisė shqiptare dhe
menjėherė u ngritė njė administratė shqiptarė nėn varėsinė e KNK-sė. Ndėrsa
Korēa u bashkua me atėdheun, nė krahinat tjera tė jugut (Gjirokastėr,
Sarandė, Delvinė dhe nė Pėrmetė) autoritetet greke, duke e shfrytėzuar
mungesėn e njė qeverie tė plotfuqishme shqiptare me qėllim qė t“i jepnin njė bazė tė ligjshme lėvizjes vorio-epirote,
mė 2 mars nė Gjirokastėr organizuan njė kongres epirot, ku u shpall
autonomia e Vorio-Epirit me njė qeveri tė pėrkohshme tė kryesuar nga
Jorgji Zografos, ndėrkohė majori i ushtrisė greke himarioti Spiro Milo
shpalli gjithashtu autonominė e Himarės nė njė zonė qė pėrfshinte 7 fshatra
tė bregdetit tė banuar me shqiptarė.9 Nė kėto rrethana
qeveria greke mendonte t“i pėrdorte kėto krahina si njė bazė pėr pushtimin,
nė kushte mė tė favorshme, tė pjesės tjetėr tė Shqipėrisė sė
Jugut.
Ardhja e Princit Vilhelm Vid nė Shqipėri Pas njė udhėtimi nėpėr kryeqytetet
evropiane pėr t“u njohur dhe promovuar si princ i
Shqipėrisė, Vidi niset pėr nė Shqipėri dhe mė 7 mars 1914 me anijen austriake
Taurus tė shoqėruar edhe nga tri anije luftarake italiane, angleze dhe
franceze, zbarkon nė portin e Durrėsit. Me kėtė rast ēifti princėror(Princ
Vidi dhe princesha Sofia) u pritėn me brohoritje entuziaste nga popullsia,
ndėrsa tė shtėnat e mirseardhjes zbrazeshin nga porti 10
. Nė portin e Durrėsit kishin ardhur edhe shumė pėrfaqėsues shqiptarė nga tė
gjitha krahinat e Shqipėrisė me bindjen se ai do t“i realizonte aspiratat e
shqiptarėve. Pėr kryeqytet tė
Shqipėrisė Princ Vidi zgjodhi pikėrisht Durrėsin, ku edhe kishte ndikim tė
fortė Esat Pashė Toptani. Akti i parė i Princ Vidit ishte emėrimi i Esad
Pashės Ministėr lufte dhe si Kryegjeneral i Shqipėrisė, gjė qė sigurisht
ishte njė gabim fatal pėr te, pėr faktin se Toptani ishte i padėshirueshėm
pėr bashkatdhetarėt, gjė qė emri i tij ngjalli pakėnaqėsi dhe pėrēmim nė
popull. Esat Pasha zyrtarisht deklaroi se e mirėpret caktimin e Vidit pėr
princ tė Shqipėrisė, por fshehurazi vazhdoi tėrė kohėn, tė nxiste lėvizjen
pėr njė princ mysliman nė vend. Luftėrat e brendshme dhe trysnitė e jashtme,
mungesa e strategjive politike dhe e projekteve me frymėmarrje tė gjerė
diktojnė zgjedhje fatale pėr Princ Vidin. Pėr rrjedhim, mė 17 mars Vidi, duke
u mbėshtetur kryesisht te feudalėt, formoi qeverinė e re shqiptare, nė krye me
Turhan Pashė Pėrmetin, njė diplomat i vjetėr qė kishte qenė ambasador i
perandorisė Osmane pėr 25 vjet rresht nė Shėn Pietėrburg tė Rusisė. Kabinetin e tij qeveritarė e
pėrbėnin: 1. Esat Pashė Totani - Ministėr
i Luftės dhe i Punėve tė Brendshme; 2. Aziz Pashė Vrioni - Ministėr
i Bujqėsisė dhe i Tregtisė; 3. Myfit bej Libohova - Ministėr
i Drejtėsisė dhe i Kultit; 4. Dr.Mehdi bej Frashėri -
Ministėr i Financave; 5. Hasan Bej Pristina - Ministėr
i Postė - Telegrafikeve; 6. Dr.Mihal Turtulli - Ministėr i Arsimit; 7. Prenk Bib Doda - Ministėr pėr
Punėt Botore.11 Regjimi i Vidit u sanksionua nga Statuti
Organik i Shqipėrisė, (ligji i parė themelor i
shtetit shqiptar), i cili u pėrgatit nga KNK dhe bazohej kryesisht nė
vendimet themelore tė marra nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr mė 29
korrik 1913. Sipas nenit 1 tė kėtij Statuti
shqipėria shpallej: Principatė kushtetuese e pavarur dhe e trashėgueshme,
nėn garancinė e Fuqive tė Mėdha. Me nenin 2, Fuqitė e Mėdha garantonin
gjithashtu tėrėsinė dhe paprekshmėrinė e tokave tė Shqipėrisė nė kufijtė qė
kishin caktuar ato. Me nenin 3 shteti shqiptar do tė ishte asnjanės dhe kjo
asnjanėsi garantohej po nga Fuqitė e Mėdha. Sipas nenit 7 nė fronin e
Shqipėrisė njihej me tė drejta sovrane princi Vilhelm Vid, i cili ishte
kryetar i administratės civile e ushtarake dhe kishte tė drejtė tė emronte
Kėshillin e Ministrave. Organi legjislativ i Shqipėrisė ishte Asambleja
kombėtare. Gjuhė zyrtare dhe e detyruar nė shkolla ishte shqipja. Nga ana
administrative, Shqipėria ndahej nė 7 sanxhaqe (prefektura) tė cilat
ndaheshin nė kaza (nėnprefektura) dhe kazatė nė nahije (komuna). Statuti
Organik i Shqipėrisė caktoi institucionet e larta tė
shtetit, pėrbėrjen e forcave tė armatosura, tė administratės, tė financave,
tė drejtėsisė,tė arsimit dhe garantonte ushtrimin e lirė tė veprimtarisė
ekonomike, shoqėrore e politike.12 Bisedimet me
qeverinė vorio-epirote Me tu vendosur nė fronin e Shqipėrisė,
princ Vidi u pėrpoq tė zgjidhte problemin mė urgjent dhe mė tė ndėrlikuar tė
vendit, atė tė largimit tė trupave greke nga Shqipėria e jugut dhe tė
vendosjes sė administratės shqiptare nė kėto vise. Por qysh nė fillim ai
tregoi se nuk ishte i vendosur tė mbronte deri nė fund, pa kompromis interesat
e shtetit shqiptar. Pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje ai hyri nė bisedime me
qeverinė vorio-epirote tė shpallur nė Gjirokastėr. Pėr kėtė qėllim Vidi
caktoi si komisar tė jashtėzakonshėm pėr shqipėrinė e Jugut oficerin
holandez Tomson, i cili kishte ardhur nė Shqipėri pėr tė ristrukturuar
xhandarmėrinė shqiptare. Ky shkoi nė Korfuz dhe mė 10 mars zhvilloi bisedime
me pėrfaqėsuesin e vorio-epirotėve Karapanon. Tomsoni, duke ditur se Fuqitė
e Mėdha, KNK dhe vet princ Vidi nuk donin tė kishin shumė kokėēarje, u
premtoi grekėve disa tė drejta tė veēantapėr popullsinė e Epirit tė
Veriut. Kompromisi i Tomsonit ngjalli protesta
tė ashpra nė rrethet patriotike shqiptare. Edhe qeveria e Durrėsit e
Turhan Pashės poashtu nuk e pranoi kėtė kompromis, prandaj e shkarkoi
Tomsonin nga detyra e komisarit dhe u shpreh kundėr ēdo lloj autonomie pėr
krahinat e jugut. Nė kėto rrethana trupat greke pėr t“i realizuar planet e
veta (pasi ishin tėrhequr nga Korēa mė 1 mars) natėn duke gdhirė 2 prilli
1914 bėnė njė komplot tė armatosur mė qėllim tė pushtimit tė Korēės.13 Mirėpo xhandarmėria shqiptare nėn komandėn e majorit
holandez G.Sneller dhe korpusi i vullnetarėve me
qindra fshatarė nėn udhėheqjen e Themistokli Gėrmenjit, ndėrhynė shpejt dhe
brenda njė kohe tė shkurtėr e shtypėn puēin e komplotistėve grek. Repartet e xhandarmėrisė shqiptare
mė pas vazhduan marshimin e tyre pėr tė marrė nė dorėzim Kolonjėn,
Leskovikun, Ersekun etj. Dėshtimi i puēit tė Korēės, vendosmėria e
forcave shqiptare pėr tė kundėrshtuar ēdo veprim shovinist e antishqiptar si
dhe qėndrimi i ftohtė i Fuqive tė Mėdha ndaj planeve aneksioniste greke qė
shkelnin edhe vendimet e Londrės, e bindėn mė nė fund qeverinė greke dhe
Jorgji Zografin, se nuk ishte e lehtė tė sigurohej autonomia e plotė e
krahinave jugore. Prandaj ata fuqive tė mėdha u paraqitėn kėrkesa mė tė
zbutura, duke pranuar tani autonominė e Korēės dhe tė Gjirokastrės pa i
shkėputur ato nga Shqipėria, por me kusht qė tė administrohen nga njė
governator me origjinė tė huaj, xhandarmėria tė formohej nga popullsia
vendase nėn komandėn e oficerėve grekė me origjinė epirote etj. Nė tė
vėrtet qeveria greke e bėri kėtė pėr tė fituar kohė nė pėrpjekjet e saj pėr
pushtimin e Shqipėrisė jugore. Qeveria shqiptare e Durrėsit i hodhi poshtė kėto kėrkesa dhe pėr mė tepėr ajo
mori vendim qė tė organizoheshin sa mė parė reparte tė reja tė armatosura pėr
tė dėbuar nga krahinat e jugut pushtuesit grekė dhe pėr tė vendosur atje
administratėn shqiptare. Ndonėse pėrballė aleancave politike ushtarake
evropiane (Antantės dhe Bllokut Qėndror) Greqia mbante ende njė qėndrim tė
papėrcaktuar, ajo pėrkdhelej nga tė dy palėt sepse ato lakmonin pozitėn e saj
strategjike. Marrėveshja e Korfuzit dhe interesat
italiane pėr Vlorėn Mė 24 prill 1914 fuqitė e mėdha njoftuan
Venizellosin se ishin tė gatshme t“u bėnin lėshime vorio-epirotėve dhe se
mund tė pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar nė favor tė Greqisė. E ndodhur nėn njė presion tė gjithanshėm, qeveria shqiptare u
detyrua mė nė fund, mė 5 maj, t“ia besonte KNK-sė zgjidhjen e konfliktit
shqiptaro-grek. Siē duket KNK-ja asokohe luante rolin e njė
qeverie paralele me atė tė qeverisė sė Turhan
Pashės. Bisedimet ndėrmjet KNK-sė dhe pėrfaqėsuesve vorio-epirot u mbajtėn
nė Korfuz. Ato filluan mė 10 maj dhe pėrfunduan mė 17 maj
me nėnshkrimin e njė protokolli qė u quajt Protokolli i Korfuzit Nga pala shqiptare si
delegat i KNK-sė nė kėto bisedime ishte caktuar Mehdi Frashėri. z.Frashėri lidhur me zanafillėn dhe negociatat pėr kėtė
ēėshtje problemore shkruan nė njė letėr tė datės 31 janar 1960 dėrguar
mbretit Ahmet Zogu.Ai ndėr tė tjera thotė: Nė Konferencėn e Londrės mė 1913, me qenė se ishte vendosur qė Korēa e Gjirokastra t'i
mbeteshin Shqipėrisė, Greqia nuk mund t'i sulmonte hapur kėto dy prefektura,
tė cilat i quante Epiri i Veriut. Prandaj ajo kėrkonte qė indirekt tė gjente
njė shkak qė kėto vende fillimisht t'i bėnte autonome,
dhe mė vonė, nė njė fazė tė dytė, t'i aneksonte. Pėr kėtė qėllim, guvernatori
grek i Janinės mendonte qė derisa ishin trupat greke
atje, tė shtynte tė krishterėt ortodoksė tė asaj krahine nė formėn e njė
xhandarmėrie kryengritėse, qė kur tė tėrhiqeshin trupat greke, vendin e tyre
ta zinte xhandarmėria, e cila do tė luftonte me xhandarmėrinė shqiptare po tė
shkonte ajo atje. Kjo fuqi kryengritėse me shpirt grek
kishte nevojė pėr njė qeveri qė ta quante veten epiriote. Kėshtu, njė
person i quajtur Gjergj Zografi, i biri i Kristaq
efendiut, nga Lunxhėria e Gjirokastrės, me tė kunatin e tij, Karapanon, dhe
njė oficer grek me origjinė shqiptare i quajtur Dhulis, formoi njė qeveri
autonome tė Epirit tė Veriut (Shqipėrisė sė Jugut). Nė kėtė kohė popullsia myslimane e
kėtyre dy prefekturave shqiptare i hapi luftė
xhandarmėrisė epiriote. Nisur nga fakti se fuqia e
xhandarmėrisė shqiptare ishte e pamjaftueshme dhe popullsia myslimane nuk
ishte e organizuar, xhandarmėria epiriote filloj tė digjte katundet
myslimane, pėr tė detyruar atė popullsi qė tė linte vendin dhe aty tė mbeteshin
vetėm ortodoksėt. Pėr kėtė ngjarje, qeveria e Princ Vidit
me kryetar Turhan Pashėn u detyrua t'i drejtohej Komisionit Ndėrkombėtar qė
pėrbėhej prej delegatėve tė gjashtė fuqive tė mėdha, ku bėnin pjesė:
Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania, Austria dhe Rusia. Pėr tė
bashkėpunuar me kėtė komision, nga ana e Shqipėrisė
ishte caktuar si delegat Mehdi Frashėri. Nė kėtė kohė, nė
Shqipėrinė e Mesme pjesa fanatike myslimane filloi njė lėvizje nė favor tė
Turqisė, me parullėn: "Duam Baba Dovletin". Nisur nga kjo gjė, Qeveria e Princ Vidit mbeti nė njė pozitė
shumė tė vėshtirė, pasi fanatikėt myslimanė kėrkonin nė vendin e Princ Vidit
njė princ nga Turqia. Pas kėsaj Komisioni i Kontrollit Ndėrkombėtar
lajmėroi Zografon se do tė vinte nė Korfuz dhe do tė bisedonte me qeverinė epiriote. Nė mbledhjen e
Korfuzit delegatin shqiptar nuk e mbėshteti asnjė nga fuqitė e mėdha, nė
mėnyrė qė ai ta detyronte Komisionin e Kontrollit pėr tė marrė vendime
nė interes tė Shqipėrisė. Si rezultat i kėsaj, Komisioni
Ndėrkombėtar vendosi qė prefekturat e Korēės e Gjirokastrės tė formonin njė
qeveri autonome nėn juridiksionin e qeverisė shqiptare, ku oficerėt e
xhandarmėrisė sė Epirit Autonom do tė pėrbėheshin prej oficerėsh grekė, me
qenė se ortodoksėt shqiptarė tė vendit nė kohėn e Turqisė nuk kishin pasur
oficerė. Kisha ortodokse e vendit do tė drejtohej prej
klerit grek tė emėruar prej Patriarkanės sė Stambollit. Gjuha e mėsimit nėpėr shkolla tė veēanta tė ortodoksėve do tė
ishte greqishtja. Siē shihet, tė gjitha kėto masa
parashikonin greqizimin e njė pjese tė madhe tė Shqipėrisė sė Jugut. Pas kėsaj, vendimet e Konferencės sė Korfuzit iu paraqitėn
Konferencės sė Ambasadorėve nė Paris pėr t'u miratuar. Nė kėtė kohė qeveria epiriote e Zografos kishte bėrė njė pakt me
myslimanėt fanatikė tė Shqipėrisė sė Mesme, gjė e cila e detyroi Princ Vidin
tė largohej nga Shqipėria. Nė kėtė kohė epiriotėt e thyen
armėpushimin qė ishte lidhur midis fuqisė shqiptare dhe tyre, dhe vendin e
qeverisė epiriote tė Zografos, siē edhe parashikohej, e zuri Greqia.
Kėto ngjarje pėrkuan me fillimin Luftės sė Parė Botėrore.14 Siē vihet nė dukje, nė kėtė
protokoll parashikohej qė dy prefekturat nė jug tė Shqipėrisė, ajo e Korēės
dhe e Gjirokastrės, ndonėse formalisht do tė bėnin pjesė nė shtetin shqiptar,
do tė kishin njė administratė mė vete pothuajse autonome, organizimi i sė cilės i lihej nė dorė Kėshillit Ndėrkombėtar tė
Kontrollit. Protokolli i Korfuzit sanksiononte nė fakt
ndarjen e Shqipėrisė Veriore dhe tė Mesme nga ajo e Jugut. KNK-ja pranoi gjithashtu edhe kėrkesėn e Spiro Milos pėr t“i
njohur krahinės sė Himarės, nė njė zonė qė shtrihej tani nė 14 fshatra tė
bregdetit tė Jonit. Meqenėse Italia
luftoi energjikisht pėr arritjen e marrėveshjes sė Korfuzit, pėr shkak tė
interesave tė veta nė Vlorė, Venizellua e kėnaqi kėrkesėn e saj duke i
paraqitur parlamentit grek mė 18 maj, projektligjin mbi lėshimin e Sazanit
shtetit shqiptar dhe ky projektligj u miratua mė 27 maj. Protokolli i
Korfuzit do tė fuqizohej pasi tė ratifikohej nga qeveria shqiptare (mė 23
qershor 1914) dhe nga qeveria vorio-epirote si dhe
pasi tė miratohej formalisht nga gjashtė fuqitė e Mėdha. Njoftimi
mbi nėnshkrimin e marrėveshjes sė Korfuzit e cila ishte plotėsisht nė
kundėrshtim me Statutin Organik tė Shqipėrisė dhe shkelte hapur
sovranitetin e shtetit shqiptar, shkaktoi njė indinjatė tė thellė nė tėrė
Shqipėrinė.15 Shpėrthimi i kryengritjes nė Shqipėrinė e Mesme Nė kėto rrethana
gjendja e brendshme e Shqipėrisė u ndėrlikua shumė edhe nga shpėrthimi i
kryengritjes sė armatosur nė Shqipėrinė e Mesme, kundėr regjimit tė
Vidit. Nė tė vėrtet kreu i kryengritėsve ishte i larmishėm. Nė tė u rreshtuan ithtarė tė ndryshėm si: partizanėt e njė princi
mysliman, antividistėt, xhonturqit, panturkistėt apo panislamistėt siē u quajtėn
ndryshe antifeudalėt. Pas kėtij koalicioni laraman qėndronin qarqe tė huaja
serbe, franceze, ruse, greke, turke, italiane, tė cilat ishin tė interesuar
pėr njė gjendje sa mė kaotike nė Shqipėri. Pra bartėsit
kryesor tė sė keqes nė Shqipėri nė atėkohė qenė reaksioni feudal proserb,
progrek, proitalian i udhėhequr nga Esat Pashė
Toptani, reaksioni grekoman i udhėhequr nga peshkopėt grekė (Jakovi e
Germanos) J.Zografos, Spiro Milo etj, reaksioni turkoman i kryesuar nga
myftiu i Tiranės Musa Qazimi etj. Kryengritja e
Shqipėrisė sė Mesme ose e rebelėve, siē u quajt ndryshe, filloi nė rrethin e
Tiranės. Mė 17 maj 1914 u sulmua te ura e
Limuthit afėr Tiranės batalioni i vullnetarėve tiranas qė ishte nisur nė
drejtim tė Durrėsit pėr tė shkuar nė jug, nė frontin kundėr shovinistėve
grek. Pasi shpartalluan batalionin e vullnetarėve kryengritėsit hynė nė
Tiranė. Tė nesėrmen grumbuj fshatarėsh tė armatosur zunė
Shijakun dhe iu drejtuan Durrėsit, mirėpo nė hyrje tė qytetit hasėn nė
rezistencė tė forcave qeveritare tė Vidit. Drejtuesit e kryengritjes me kėtė rast dolėn hapur kundėr princ Vidit dhe kėrkuan
njė princ turk.16 Pėr vendosjen
e njė princi mysliman prej kohėsh angazhohej edhe Esat Pashė Toptani. Ai edhe pse kishte dy ministri mė tė rėndėsishme nė
qeverinė e Durrėsit, me kohė u shpėrndau armė mercenarėve tė vet kinse pėr
t“iu bėrė ballė fqinjėve, ndėrsa fshehtas propagandonte nėpėrmjet njerėzve tė
vet kundėr V.Vidit, duke i kėshilluar me kėrkue njė mbret prej Stambollit,
me qėllim qė kėto pėshtjellime e trazime t“i sillnin fitim pėr ta shtėnė nė
dorė pushtetin .17 Qeveritarėt nė oborrin e princit nė
kohėn kur po pėrballeshin me sulmet e kryengritėsve,
duke menduar se prapa kėrkesave tė kryengritėsve qėndronte Esat Pasha, mė 19
maj 1914 organizuan xhandarmėrinė e Durrėsit dhe e arrestuan atė nė
shtėpinė e tij. Goditja kundėr Esat Toptanit u konsiderua nga Italia si njė
grusht qė i jepej ndikimit tė Romės nė Shqipėri. Brenda qeverisė dominonte mendimi qė E.Toptani duhej tė gjykohej,
mirėpo princi atė as nuk e denoi as nuk e nxori tė pafajshėm, gjė qė u indinjoi
shumė besnikėt e tij. Pas ndėrhyrjes energjike tė ministrit italian nė
Durrės, baronit Alioti, Vidi ia dorėzoi E.Toptanin legatės italiane e cila e
mori me njė luftanije dhe e dėrgoi nė Itali. Para se
tė largohej nga Shqipėria, Esati firmosi njė premtim se ai nuk do tė kthehej
mė nė shqipėri dhe se nuk do tė pėrzihej mė nė politikėn shqiptare ose nė
intrigat kundėr fronit, mirėpo ai nuk do ta mbajė premtimin e dhėnė.18 Pas largimit tė
Esatit pasuan ndryshime nė qeverin e Vidit. Disa ministra mė 22 maj dhanė
dorėheqje nga postet e tyre ministrore me arsyetimin senuk durojnė tė
pėrdoren mė si kukulla nė duar tė oficerėve holandezė dhe tė marrin pėrsipėr
gabimet trashanike dhe keqbėrjet e tyre.19 1. Turhan
Pasha sėrish mbeti kryeministėr; 2. Preng
Bib Doda-ministėr i punėve tė Jashtme; 3. Aqif Pashė Elbasani-Ministėr
i Brendshėm dhe i Luftės; 4. Filip Noga-Ministėr i Financave; 5. Dr.Mihal Turtulli-Ministėr i Arsimit; 6. Mithat Frashėri-Ministėr i
Punėve Botore dhe i Postė-telegrafave dhe 7. Abdi Toptani-Ministėr i
Bujqėsisė.20 Edhe pse largimi i
Esat Pashės u konsiderua si njė fitore e madhe, kryengritja e nisur nuk u
ndėrpre dot, zjarri i kryengritjes u pėrhap edhe nė krahinat tjera. Duke shfrytėzuar sukseset e
kryengritjes, krerėt e saj me 3 qershor 1914 nė Shijak organizuan njė
mbledhje, ku u zgjodh Kėshilli i Parė i
Pėrgjithshėm me kėtė pėrbėrje: Mustafa Ndroqi-kryetar; Xhenabi
Adili.-nėnkryetar, Musa Qazimi-anėtarė etj, dhe Qamil Haxhi Feza-u emrua
komandant i pėrgjithshėm i kryengritėsve. Nė kėtė mbledhje u miratua edhe njė
program politik thellėsisht antikombėtar, qė iu paraqit pėrfaqėsuesve tė
Fuqive tė Mėdha nė KNK. Programi pėrmbante kėrkesa pėr largimin e princ
Vidit, pėr kthimin e Shqipėrisė nėn administrimin Turk ose sjelljen e njė
princi turk tė varur nga Sulltani, pėr ngritjen e flamurit tė Turqisė, pėr
pėrdorimin e alfabetit turko-arab nė gjuhėn shqipe, zgjedhjen e kryemyftiut
tė Shqipėrisė nga Sheih-ul-Islami i stambollit etj.21 Kryengritėsit edhe pas disa
pėrpjekjeve pėr ta shtirė nė dorė Durrėsin nuk patėn sukses, andaj iu
drejtuan qyteteve tjera dhe gjatė muajit qershor ata morėn Kavajėn, Krujėn,
Peqinin dhe Elbasanin. Mbas pushtimit tė Elbasanit, Qermenika, Quksi dhe
Mokra, njėra pas tjetrės bashkohen me kryengritėsit, kurse nė veri ata
u shtrinė deri nė Milot, buzė lumit Mat. Mė 15 qershor 1914
vritet koloneli hollandez Tomson dhe me kėtė rast u therėn
qindra njerėz nė kėnetė.22 Nė fillim tė
korrikut kryengritėsit marshuan drejt jugut dhe brenda pakė ditėve morėn
Lushnjėn, Fierin, Beratin dhe nga lindja arritėn deri nė Pogradec, ku aty mė
11 korrik nėnshkruan edhe njė marrėveshje tė pėrkohshme me vorio-epirotėt
tė cilėt ato ditė kishin pushtuar Kolonjėn, Korēėn,Tepelenėn dhe kishin
arritur deri nė Berat.23 Largimi i princit Vilhelm Vid nga Shqipėria Duke e ndjerė rrezikun nga sukseset e
kryengritėsve, princ Vidi bėri thirrje pėr ndihma nga tė gjitha anėt, por
vetėm nga veriu mundėn tė vinin disa forca tė pakta, ndėrsa Shqipėria e
jugut duke qenė pėrballė ndjekjeve, mizorive e shpėrnguljeve nga forcat
greke, nuk mundi tė jepte ndihmė. Pėr rrjedhojė, nė fund tė korrikut 1914 dhe
nė pragun e shpėrthimit tė Luftės sė Parė Botėrore, Shqipėria ishte nė
gjendje tė rėndė politike. Pushteti i qeverisė
Shqiptare tashmė ishte kufizuar vetėm nė Durrės e nė Vlorė ( deri mė 1
shtator kur ajo ra nė duart e kryengritėsve ); nė Shqipėrinė e Mesme shtrihej
pushteti i kryengritėsve; viset e jugut ndodheshin nėn shtypjen e forcave
greke, krahinat e verilindjes nėn presionin e vazhdueshėm tė serbėve, ndėrsa
Shkodra ndodhej nėn administrimin e forcave ndėrkombėtare. Princ Vidi bėri pėrpjekjen e fundit
pėr tė shpėtuar qeverisjen e tij. Ai iu drejtua edhe Fuqive tė Mėdha me
kėrkesėn pėr tė zbatuar zotimin qė kishin marrė nė Konferencėn e Londrės pėr
tė garantuar bashkėrisht pavarėsinė dhe sovranitetin e Shqipėrisė dhe pėr
kėtė qėllim kėrkoi formimin prej tyre tė njė force ndėrkombėtare prej 3 mijė
vetėsh pėr tė shtypur kryengritjen. Por Fuqitė e Mėdha duke qenė nė konflikt
me njėra-tjetrėn, premtuan se do tė ndihmonin pėr tė shpėtuar vetėm jetėn e
princit dhe tė familjes sė tij por jo edhe intervenimin ushtarak atje. Nė kėto rrethana, kur edhe kishte
filluar lufta e parė botėrore, princ Vidi u detyrua tė largohej nga
Shqipėria, mė 3 shtator 1914 pas plot 181 ditėsh sundimi tė pasuksesshėm. Vilhelm Vidi dhe suita e tij e lanė
Durrėsin nė orėn 8 tė mėngjesit dhe me anijen italiane tė luftės Mizurati
niset pėr nė Veneci tė Italisė. Sė bashku me tė u larguan edhe ministrat e
qeverisė, anėtarė tė tjerė tė oborrit mbretėror si dhe udhėheqės tė lėvizjes
patriotike shqiptare, tė cilėt u vendosėn pjesėrisht nė Shkodėr e njė pjesė
kaloi nė vende tė ndryshme tė Evropės. Menjėherė pas largimit tė V.Vidit, mė
5 shtator nė Durrės hynė kryengritėsit dhe aty u vendos selia e kėshillit tė
pėrgjithshėm.24 Aktet ndėrkombėtare tė viteve 1913-14
kishin caktuar pozitėn neutrale tė Shqipėrisė dhe garancinė e Fuqive tė Mėdha
pėr kėtė statut tė saj. Megjithatė Shqipėria u pėrfshi nė planet ushtarako-strategjike
tė fuqive ndėrluftuese, veēanėrisht tė Austro-Hungarisė e Italisė dhe tė
shteteve fqinje: Serbisė, Malit tė Zi, Bullgarisė dhe Greqisė, tė cilat qė
nga tetori 1912 nuk rreshtnin pėrpjekjet pėr ta coptuar atė. *** Cilat ishin ankesat e princit Vilhelm Vid,
qė sollėn dėshtimin e misionit tė tij nė Shqipėri? Princi gjerman Vilhelm
Vid, nė kujtimet e tij, tė botuara pėr herė tė parė nė gazetėn Klan, Tiranė
1999, me titull: Si ma nxiu jetėn Shqipėria, pėr
dėshtimin e misionit tė tij nė Shqipėri bėn kėto ankesa: -
Mungesa e ushtrisė, pra e themelit tė ēdo vendi...; -
Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit(KNK) pėrbėnte pėr
mua njė tjetėr qeveri paralele; -
Antagonizmi mes Fuqive tė Mėdha ishte fare i hapur. Kjo pengoi edhe fiksimin e drejtė tė kufijve tė
Shqipėrisė; -
Fqinjtė serbė,
malaziasė, dhe grekė nuk rreshtnin sė sulmuari teritoret e lakmuara prej tyre
dhe vazhdonin t“i plaēkisnin ato; -
Pėrpjekjet e shqiptarėve pėr t“i dalė zot vendit
pengoheshin nga politika e Italisė, Serbisė dhe Greqisė; -
Nga kėto
interesa lindi edhe kryengritja nė Shqipėrinė e Mesme; -
Esati (Toptani) tradhtari i
Shqipėrisė dhe agjent i Italisė, nuk u pėrzu me kohė, pra para mbėrritjes
sime nė vend; -
Xhandarmėria shqiptare ishte tepėr e re dhe e vogėl pėr
tė mbajtur rendin nė vend; -
Territore tė tėra tė pasura tė Shqipėrisė, ranė nė dorė
tė Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė; -
Mungonin kushtetuta dhe ligjet, mungonin zyrtarėt e
arsimuar pėr tė gjitha degėt e njė administrate tė rregullt; -
Mungonin fondet pėr zhvillimin e bujqėsisė dhe tė
industrisė; -
Mungesa e parave
mė la pa mundėsi pėr tė luftuar me sukses kryengritėsit, pas fillimit
tė luftės (sė parė) botėrore.
.. Referencat 1 Peter Bartl-Albanian- Garat e Fisnikėve evropianė pėr tė marrė
fronin princėror shqiptar, Albanovaonline - 14 shtator 2004. 3 A.Puto: Pavarėsia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive tė Mėdha 1912-1914,
Tiranė 11978, fq.566, / G.Shpuza: Kuvendime pėr historinė kombėtare,Tiranė 2000, fq.156/157, /Dr.Xh.Shala: Marrėdhėniet
Shqiptaro-serbe 1912-1918, Prishtinė 1990, fq.185 4P.Bartl: vepra e cituar 7 Po aty; A.Tare-Mbreti i Shqipėrisė mund tė
ishte njė anglez, Zėri - 9 korrik 2002, fq.14. 8 K.Frashėri:Kryengritja e fshatarėsisė sė
Shqipėrisė sė Mesme (1914-1915), buletin pėr shkencat shoqėrore,nr.1, Tiranė
1954, fq.23 /R.Fiēorri:Ushtritė e huaja nė Shqipėri 1912-1922, Tiranė 2002,
fq.144 , Dr.Xh.Shala:Vepėr e cituar, fq.186. 9 Historia e popullit shqiptar, (vėllim i dytė),
Prishtinė 1979, fq.403. 10 Elsa Demo: Kristo Dako Shqipėria
Ēelėsi i Lindjes sė Afėrme, Shekulli, 29.12.2003 11 Kujtimet e sekretarit tė Princ
Vidit-anglezit Heatorn Armstrong- « Gjashtė muaj mbretėri « Zėri
-18.03.2002, fq.19; /A.Puto:Pavarėsia shqiptare dhe
diplomacia e Fuqive tė Mėdha 1912-1914, Tiranė 1978, fq.580-581;
/Dr.Xh.Shala:Vepėr e cituar, fq187; /U.Butka:Gjeniu i kombit, Drier 2000,
fq.90. 12 Historia e popullit shqiptar,
vepėr e cituar, fq.405; /Historia e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve, Prizren
2001, fq.182. -/Mė
10 prill 1914 nė Vlorė KNK-ja miraton pėrfundimisht Statutin e Shqipėrisė. Ai
pėrbėhet prej 216 nenesh tė ndarė nėpėr kapituj, pėrkatėsisht: Shqipėria dhe
territori saj (nenet 1-6); Sovrani (nenet 7-21); popullsia (nenet 22-39);
legjislacioni (nenet 40-71); organet e qeverisjes (nenet 72-140); financat
(nenet 141-143); punėt publike (nenet 144-148); forcat e armatosura (nenet
149-158); drejtėsia (nenet 159-169); feja(nenet 170-177); arsimi public
(nenet 178-182); prona e tokės (nenet 183-194); bujqėsia, tregtia dhe
industria (nenet 195-208); postat, telegrafėt dhe telefonat (nenet 209-210);
marrėdhėnie me jashtė (nenet 211-212); e drejta administrative (nenet
213-216) /.Antonello Biagini: Historia e Shqipėrisė-nga zanafilla deri nė
ditėt tona, Tiranė 2000, fq.120./ 13 Kristo Dako nė njė dėshmi tė publikuar nė librin e tij Shqipėria Ēelėsi i
Lindjes sė Afėrme, lidhur me masakrat greke mbi Shqiptarėt shkruan: Pasi
shtinė nė dorė fshatin Kodėr pranė Tepelenės, grekėrit iu bėnė thirrje tė
gjithė fshatarėve, burra, gra e fėmijė qė tė mblidheshin tek kisha. Kur u
mblodhėn tė gjithė, 230 gjithsej, oficerėt grekė iu dhanė udhėr ushtarėve tė
hapnin zjarr mbi ta me mitralozė. U vranė tė gjithė; ua prenė kokat dhe i
varėn nė muret e kishės. Gjenerali De Weer, i misionit hollandez, shkoi vetė
nė atė fshat dhe pa me sytė e tij kėtė mizori greke tė tmerrshme. (Elsa
Demo: Kristo Dako Shqipėria Ēelėsi i Lindjes sė Afėrme,Shekulli,
29/12/2003) 14 Nga Letėrkėmbimi i Mbretit Ahmet
Zogu(20 janar 1960) me Mehdi Frashėrin(31 janar 1960), tė botuara nė Gazetėn
Shqiptare 15 Historia e Popullit Shqiptarė,
Prishtinė 1999, fq.226/227; /Historia e popullit shqiptar,vepėr
e cituar, fq.406/409. G.Shpuza: vepėr e cituar, fq.159/166; /Historia e
Shqipėrisė dhe e shqiptarėve,vepėr e cituar,
182/183. 16 Historia e shqiptarėve dhe e Shqipėrisė, vepėr e cituar, fq.184. 17 Dr.Xh.Shala: vepėr e cituar, fq.193 /citat i marrė nga libri i Gaspėr Mikelit: Njoftime historike pėr Shqypni,
Shkodėr 1932, fq.55/56. 18 Esat Pasha nga Italia mė 18 gusht shkoi nė Greqi e pastaj nė Serbi dhe me njė forcė tė rekrutuar nė territorin serb, sėrish mė 2
tetor 1914 do tė kthehet nė Durrės. Kėtu ai e detyroi
Kėshillin e Pėrgjithshėm ta kalonte pushtetin nė duart e tij dhe shpalli
veten kryetar tė qeverisė sė pėrkohshme dhe komandant tė
pėrgjithshėm tė ushtrisė. 19 George Fred Williams: Shqiptarėt, Tiranė-botoi shtypshkronja Dielli
1934, fq.44-45 20 Historia e shqipėrisė dhe e shqiptarėve, vepėr e cituar, fq.405. 21 Historia e popullit shqiptar (vėllim i dytė), vepėr e cituar,
fq.412-413. 22 George Fred Williams: Shqiptarėt, Tiranė-botoi shtypshkronja Dielli
1934, fq.47 23 Nė fund tė qershorit Lėvizja e Esatit i
arriti grekėrit dhe filloi njė sulm i pėrgjithshėm, por mė 6 korrik 1914
shqiptarėt u detyruan tė tėrhiqen. Sė bashku me nėnpunėsit
e qeverisė 350 mijė njerėz ikėn pėr tė shpėtuar jetėn. 50 mijė u grumbulluan nė Berat, 100 mijė gjetėn strehim nė
Elbasan, tė tjerėt u endėn pėr ca kohė dhe pastaj shkuan tė fshihnin kokėn
nėn ullinjtė e Vlorės.-Kėshtu shkruan Kristo Dako nė librin e tijShqipėria
Ēelėsi i Lindjes sė Afėrme. Ndėrkaq George Fred William nė librin e
tijShqiptarėt, Tiranė-botoi shtypshkronja Dielli 1934, fq.50-51) lidhur me kėtė ngjarje tė dhimbshme shkruan:Mėse 100 000 barij
dhe bujq, gra, burra, fėmijė dhe foshnje lanė shtėpitė e tyre, tė cilat u
dogjėn e u shkatėrruan dhe emigruan nė Vlorė
Nga kėta 100 000 emigrantė 30. 000 kishin vdekur unit dhe prej se
s“kishin as mbulesė e as kasollė ku me shti kryet. 24 Historia e popullit shqiptar,
vepėr e cituar, fq.417-419; Dr.Xh.Shala: vepėr e cituar, fq.200 - 201 /
S.Vllamasi - shėnim i cituar, fq.16-23. |