Si u vra Hasan Prishtina nė Selanik KUSH E VRAU HASAN
PRISHTINĖN!?! NĖ ARKIVAT E SELANIKUT ZBULOHET MISTERI I VRASJES !
Tetovė, 08. 10.
2007
( Shih
kopjen e gazetės Maqedonia e re Μακεδονικα
Νεα,vrasėsin
dhe kufomėn e Hasan Prishtinės ) Gazeta e asaj kohe shkruante pėr
jetėn, veprimtarinė dhe pasurinė nė Selanik tė Hasan Prishtinės dhe na sjell
njė fakt tė vėrtetė pėr datėn e vrasjes sė tij qė deri mė sot shumė
historianė shqiptar qė janė marrė me figurėn e tij e kanė gabuar duke
shkruajtur si datė tė vrasjes 14 gushtin e 1933, por sipas gazetės sė kohės
ėshtė data 13 gushti i 1933. Hasan
Prishtina ka qenė shumė i pasur, por pasurinė ai e shkriu pėr ēėshtjen
kombėtare. Ai pat mbledhur tė holla pėr tė ēuar nė shkollėn normale tė
Elbasanit djemtė shqiptarė nga Kosova. Pasuri e patundshme qė i ka ngelur
ende dhe qė njihet botėrisht ėshtė njė ndėrtesė tre katėshe qė ndodhet nė
qendėr tė Selanikut, anės detit nė rrugėn Vasilis Ollga dikur zonė e
privilegjuar. Ndėrtesa trekatėshe rrethohet prej njė oborri gjigant me
sipėrfaqe rreth 1500 m katrorė, vlera e saj nė tregun e shitjeve tė banesave
me truall arrin nė shumė milion dollarė amerikanė. Thuhet se mjaft vite mė
parė pronėn e kėrkoi e mbesa e Hasan Prishtinės, por shteti grek nuk ia dha.
Sot shtėpia ėshtė pronė shtetėrore dhe funksionon si shkollė dhe Instuticion
bamirės pėr personat shurdhmemecė dhe tė verbėr. Kjo ndėrtesė pėr shqiptarėt
ka njė vlerė historike. Vendosja nė murin e saj tė jashtėm e njė pllake
memoriale ėshtė gjėja mė elementare pėr indentitetin e ndėrtesės dhe kujtimin
e kėtij personaliteti. Ėshtė e drejtė dhe detyrė qė pėrfaqėsuesit e Kosovės
tė kėrkojnė qė kjo pronė e njeriut qė nuk e ndali luftėn pėr bashkimin e
trojeve shqiptare tė njihet dhe tė zotėrohet. Hasan Prishtina pranoi mė mirė
tė vdesė nėpėr malet e Kosovės, se sa nė
kolltukun e turpit nė njė ministri nė Stamboll. Dhe fitimi i sė drejtės do tė
ishte njė shpėrblim i merituar, njė peng nderimi pėr kėtė burrė tė shquar
shteti. Hasan
Prishtina nėpėr faqet e historisė
Mbas
zgjedhjes sė tij deputet nė Kuvendin Popullor Turk (1908-1912), ai e ndryshoj
mbiemrin pėrsėri, por kėsaj here nga Polaci nė Prishtina pra, edhe u njoh si
Hasan bej Prishtina. Studimet politiko-juridike i kreu nė Stamboll.
Shovinizmi i xhonturqve kundėr shqiptarėve dhe Shqipėrisė, nxiti njė urrejtje
tė deputetėve shqiptarė, antarė tė Kuvendit Popullor turk, tė cilėt
ndėrrmorėn njė takim tė fshehtė pėr fillimin e Kryengritjes (1909-1912) nė
Shqipėri. Esat Pashė Toptani mori pėrsipėr krahinėn e Shqipėrisė sė Mesme dhe
krahinėn e Mirditės, Myfti Beu, Azis Pasha dhe Syrja Beu, morėn pėrsipėr
krahinėn e Toskėrisė. Ismail bej Qemali u nis pėr nė Europė, pėr tė mbledhur
tė holla dhe armė pėr kryengritjen. Hasan bej Prishtina mori pėrsipėr
organizimin e kryengritjes nė Kosovė, bashkė me Bajram Currin dhe Isa
Boletinin. Kjo
kryengritje do tė kurorėzonte mė 28 nėntor 1912 me shpalljen e Pavarsisė sė
Shqipėrisė sė zvogėluar. Nė vitin 1913 u ngarkua me detyrėn e Ministrit tė
Qeverisė Kombėtare tė Vlorės. Hasan Prishtina ka qenė drejtor i sė
pėrditshmes ZUKRE (Afėrdita) qė ka dalė mė 1911. Pėr arsye tė gjendjes sė
jashtėzakonshme brenda dy vjetėve gazeta e ndėrroi emrin rreth 20 herė, ku dolėn
412 numra. Dhe emri i drejtorit shkruhej gabimisht si; Pessembe Mebusu
Hasan (deputeti sė enjtes). Nė vitin 1914, kur vjen pėr tė drejtuar
Shqipėrinė princ Vidi, Hasan Prishtina zgjidhet ministėr i punėve botėrore nė
qeverinė e Durrėsit. Mė 1918,
Hasan Prishtina, Kadri Prishtina (Hoxhė Kadriu), Bajram Curri dhe shumė tė
tjerė formojnė Komitetin Mbrojtja Kombėtare e Kosovės me pėrfaqėsuesit e
tyre nė Romė dhe nė shtetin mėmė Shqipėri, ndėrsa nė dhjetor tė vitit 1919
Komiteti e ngarkoi si kryetar tė delegacionit tė tij nė Konferencėn e Paqes
nė Paris, ku kėrkoi bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Mori pjesė nė
pėrgatitjen dhe organizimin e Kongresit tė Lushnjes (1920) dhe nė prill 1921
u zgjodh deputet i Dibrės nė parlamentin shqiptar. Ai u shqua si luftėtar pėr
mbrojtjen e zonės neutrale tė Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si
udhėheqės i Lėvizjes Nacionalēlirimtare tė Kosovės kundėr sundimit serb.
Hasan Prishtina mė 7 dhjetor 1921 u zgjodh nga Kuvendi Popullor Shqiptar
kryeministėr dhe ministėr i jashtėm, por mė 10 dhjetor 1921 ai jep dorėheqjen
pas kundėrshtimeve tė disa deputetėve qė i kryesonte Ahmet Zogu. Kėshtu, pėr
tė shmangur gjakderdhjen midis shqiptarėve, Prishtina mbetet vetėm deputet i
atij Kuvendi. Me
vendosjen e marrėdhėnieve midis Shqipėrisė dhe Mbretėrisė Serbo Kroate -
Sllovene mė 1922 Qeveria e Ahmet Zogut dhe e Xhaferr Ypit u hoqi tė drejtėn e
deputetit nė Kuvendin Popullor shqiptar, Hasan Prishtinės, Bajram Currit,
Hoxhė Kadriut dhe shumė udhėheqėve tė tjerė nga Kosova dhe filloi ndjekja pėr
eleminimin e tyre. Kjo ishte marrėveshja qė bėri kryeministri Ahmet Zogu me
ministrin e jashtėm tė mbretėrisė Jugosllave z.Ninēiē mė 1922. Nė janar tė
vitit 1922 qeveria e Tiranės lidhi marrėveshjen qė ushtria serbe ta ndiqte
Hasan Prishtinėn dhe udhėheqėsit e tjerė kosovarė edhe brenda territorit tė
shtetit shqiptar. Nė fund tė muajit shkurt 1923, Hasan Prishtina dhe Barjam
Curri u ngritėn kundėr rregjimit serb nė Kosovė. Kjo kryengritje u shtyp
sepse qeveria e Ahmet Zogut nuk i mbėshteti. Mbas kėsaj 3500 shqiptarė tė
Kosovės u pėrzunė nga trojet e tyre pėr nė Turqi.
Mė 26
shtator 1924 krahas Fan Nolit, Luigj Gurakuqit ishin dhe Hasan Prishtina,
Bajram Curri, Bedri Pejani nė Lidhjen e pestė tė Kombeve nė Gjenevė.
Pėrfaqėsuesit e Kosovės Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Bedri Pejani
kundėrshtuan pėr genocidin qė kryente Beogradi ndaj popullit shqiptar nė
Kosovė. Pas rrėzimit tė qeverisė sė Nolit nė dhjetor 1924 dhe ardhjen e Zogut
me ndihmėn e serbėve, Hasan Prishtina largohet pėrgjithmonė nga toka e
mėmėdheut, pėr tu vrarė mė 13 gusht 1933 nė Selanik nga dorėsi i Ahmet
Zogut. Deri nė vitin 1962 Hasan bej Prishtina ishte cilėsuar tradhėtar i
kombit shqiptar. Kėshtu mbreti Zog e vrau, ndėrsa qeveria e asaj kohe e Enver
Hoxhės e rivrau, sepse pseudohistorianėt shqiptarė shfrytėzuan deri mė 1962
dokumenta jugosllave dhe ruse pėr tė bėrė historinė e Shqipėrisė dhe
vlerėsimet e disa figurave tė ndritura politike shqiptare. Shumė dekada pas
vrasjes sė Hasan Prishtinės, eshtrat u sollėn nga Selaniku pėr tu rivarosur
nė njė copė tokė nė Kukės, pranė kufirit me Kosovėn. Pėrshkrimi i
atentatit nga gazeta greke e kohės Maqedonia e Re (Μακεδονικα
Νεα)
Nga tronditja ai ra nė vitrinėn e
tregėtores Beharnae tė cilės ia dėmtoi tendėn, por rimori veten, pėr tu
turrur drejt rrugės Paleon Patron ku u rrethua nga turma, qė e ndiqte me synime tė errėta. Vrasėsi hyri nė banesėn e mjekut
z.Dukidhis, ku dhe ju dorėzua rojes sė policisė. Por nuk mundi ti shpėtojė egėrsimit tė turmės. Kalimtarėt qė e ndoqėn dhe
banuesit fqinjė tė ēdo moshe, shtrese, pa ditur identitetin e tij dhe as
motivet e vrasjes, tė indinjuar ndaj egėrsisė qė tregoi vrasėsi ndaj
viktimės, sa panė tė vijė skuadra e policisė, u turrėn dhe ata duke thirrur:
- Shqyjeni, shqyjeni, vrasėsin. Ndėrsa polici mė kot pėrpiqej tė shpėtonte antentatorin,
turmat u turrėn ndaj tij dhe nisėn ta grushtojnė, duke i
shkaktuar mavijosje nė pjesė tė ndryshme tė trupit. Do ta kishin ēarė
pėrgjysėm vėrtet, nėse nuk do ia mbėrrinte tė hynte nė njė tjetėr shtėpi, nė
rrugėn Paleon Patron, ku u strehua nga i zoti i
shtėpisė, i cili nxitoi tu mbyllte derėn e jashtme turmave tė zemėruara. Pas
pak mbėrriti sekretari i policisė, nėntogeri z.Zografo, dhe vrasėsin e
transferuan me motoēikletė nė Seksionin e tretė tė
policisė. Hasan Prishtina, i mposhtur nga plagėt, u dėrgua ndėrkohė nė
Spitalin Popullor, ku trupit tė tij iu bė autopsia. Nė orėn 2.50 minuta
mbasdite oficeri Sotiriu nisi hetimet me pėrkthyes, pyeti vrasėsin nėse e
njeh gjuhėn greke, ai u pėrgjigj se njeh gjuhėn shqipe, frėnge dhe gjuhėn
turke. ·
Autori ėshėt anėtar
i Kėshillit Shkencor i Institutit tė Studimeve tė Ēamėrisė |