Nė fokus
PRIVATIZIMI I NDĖRMARRJEVE
PUBLIKE NGA (PU)SHTETI
PRIVAT!
Shkruan:
Isa
Mulaj - Prishtinė, 16. 03. 2010 Privatizimi i ndėrmarrjeve publike (NP) nė Kosovė,
sidomos i atyre nė sektorėt strategjik, ėshtė duke u propozuar nė njė kohė tė
pakohė dhe nga njė (pu)shtet privat. Nė fakt, nuk
ėshtė as propozim nė kuptimin e duhur tė fjalės, por ide pas tė cilės qėndron
vetėm pėrfitimi i pushtetit tė tanishėm privat nė Kosovė dhe disa tė huaj tė
paidentifikuar nėpėrmjet jo transparencės. Ēdo gjė rreth kėsaj ideje deri mė
tani mbetet enigmė, me pėrjashtim tė synimit tė disave nė pushtet. Banka Botėrore madje ka
paralajmėruar se nuk ėshtė momenti pėr privatizimin e PTK-sė nė kėtė kohė
krize kur ka rėnė interesimi i investitorėve, dhe ka shprehur skepticizėm pėr
qėllimet e qeveritarėve tė tanishėm. Privatizimi i monopoleve nė sektorėt
strategjik si KEK-u dhe PTK-ja zakonisht nuk parapėlqehen duke i ditur
rreziqet pėr konsumatorėt dhe klientėt nė mungesė tė alternativave tjera. Edhe
nė shumicėn e shteteve tė zhvilluara me ekonomi tė tregut ku ka disa
ndėrmarrje dhe konkurrencė nė kėta sektorė, shteti ose ėshtė pronar dominant
i shumicės sė aksioneve, ose nė rast se ndėrmarrjet e tilla publike janė
privatizuar nė masėn mė tė madhe tek blerėsit privat, atėherė shteti ka njė
institucion tė veēantė rregullues ose rregullator qė pėrkujdeset pėr tė mos
lejuar diskriminimin ndaj konsumatorėve dhe klientėve, sepse energjia
elektrike dhe telekomunikimet janė produkte tė domosdoshme dhe tė ndjeshme. Mbi
kėtė bazė teorike shumė ekonomistė shprehin me tė drejtė shqetėsimin e
privatizimit tė sektorėve strategjik, e aq me tepėr dhe me tė drejtė nė
rastet kur ndėrmarrjet publike janė nė pozita monopoliste. Jo rastėsisht, edhe nė Kosovė u ngrit
shqetėsimi kundėr idesė sė hedhur nga Qeveria
dhe synimin e saj pėr shitjen e ndėrmarrjeve publike si KEK dhe
PTK. Privatizimin e tyre nėpėrmjet deklarimeve e pėrkrah edhe ambasadori
i SHBA-ve nė Kosovė, Christopher Dell, me arsyetimin se kėto dy NP tė
mėdha janė bastioni kryesor i ndėrhyrjeve, korrupsionit dhe keqpėrdorimeve tė
shumta nga (pu)shteti i Kosovės (sidomos i sotshėm, por edhe i kaluari, e
ndoshta edhe i ardhshmi) dhe se privatizimi do tua ndalonte qeveritarėve
keqpėrdorimet e shfrenuara dhe vjedhjet nė KEK dhe PTK. Pikėrisht kėtė po e
kėrkon edhe (pu)shteti i tanishėm - marrjen ose
vjedhjen e pėrnjėhershme tė kėtyre ndėrmarrjeve nė emėr tė privatizimit qė
qeveritė e ardhme tė mbeten pa pronė publike (por edhe private) dhe tė mos
kenė tė drejtė tiu pėrzihen nė hise private (pu)shtetit tė tanishėm i cili ska
kurrfarė arsye tė qėndroj nė pushtet pos synimit sė pari pėr vjedhjen aq sa
mundet fshehurazi dhe haptas pėr momentin, dhe pėrvetėsimin e saj nė tė
ardhmen. Nė mesin e shumė kritikuesve kundėr
idesė sė Qeverisė dhe ambasadorit Dell pėr privatizimin e kėtyre dy NP-ve, mė
tė zėshmit ishin organizata Ēohu dhe Lėvizja Vetėvendosje. Qė tė dyja
paralajmėrojnė pėr rrezikun qė Kosova dhe popullsia e saj tė zhveshėt nga
prona publike qė i ka mbetur. Ndonėse ideja e ambasadorit Dell ėshtė kuptuar
si e njėjtė me atė tė Qeverisė (nė fakt si ide ėshtė e tillė), pėr nga
qėllimi kanė dallim rrėnjėsor. Shqetėsimi kryesor i ambasadorit Dell dhe
SHBA-ve nuk qėndron te korrupsioni dhe keqpėrdorimet marramendėse nė KEK dhe
PTK, por te garnitura kriminale e Kosovės nė bashkėveprim me biznesmenėt e
Millosheviqit qė shfrytėzojnė dhe keqpėrdorin KEK-un dhe PTK-nė, si dhe
udhėheqin disa firma tė mėdha private. Nga KEK-u pėrfiton biznesmeni i
Millosheviqit, Damir Fazlliē,
nėpėrmjet kompanisė sė tij Rudnap e cila fiton miliona euro
nga tatimpaguesit kosovarė si rezultat i kontratės qė ka ajo me KEK-un tė
cilit i shet rrymė. Fazlliē nė Serbi njihet si shef i mafisė sė cigareve. Pėr
mė tepėr, ai ėshtė nip i ish-shefit tė UDB-sė gjatė regjimit tė
Millosheviqit, Jovica Stanishiē. Nė Bosnjė
Fazlliē cilėsohet si pjesė e nėntokės. Pra, ėshtė
njė person kontrovers nė Bosnjė dhe Serbi, por mirėpritet nė KEK. Njė biznesmen tjetėr i Millosheviqit me
ndikim tė drejtpėrdrejtė nė PTK, ėshtė Mirosllav
Mishkoviē. Ai nėpėrmjet PTK-sė arriti ta blejė licencėn e operatorit
tė katėrt tė telefonisė mobile nė Shqipėri. Shumė qytetarė nė Kosovė nga
emocionet mendonin se kėshtu po bashkohet Kosova me Shqipėrinė dhe nuk e
dinin se po bėhet vetėm bashkimi i kapitalit tė Mishkoviēit nė Kosovė dhe
Shqipėri. Prejardhja e kapitalit tė tij ėshtė kryesisht nga privatizimet nė
Serbi gjatė regjimit tė Millosheviqit. Gjatė gjysmės sė parė tė viteve
1990-ta ai e kishte zhvendosur selinė e kompanisė sė tij nė Moskė, Hyrja nė SHBA i ndalohet poashtu se
Mishkoviē synonte tė bėjė njė marrėveshje City Bank. Kėtė SHBA e sheh si
rrezik duke i ditur lidhjet e tij me rusėt, ukrainasit dhe grekėt, por
fatkeqėsisht edhe me PTK-nė (edhe dikush nga njė Ministri pėrkatėse ėshtė nė
listė tė zezė tė SHBA-ve), disa qeveritarė dhe biznesmenė shqiptarė tė
Kosovės. Prandaj, PTK-ja me status ligjor ėshtė ndėrmarrje publike, por nė
realitet ėshtė private dhe dihet fare mirė se kush qėndron prapa kėsaj. Ideja
e SHBA-ve pėr privatizimin e PTK-sė pikė sė pari ėshtė e lidhur me
shqetėsimin se atė e kanė nė dorė privatėt me lidhjet e trashėguara nga
strukturat kriminale tė Millosheviqit. Me privatizimin e PTK-sė SHBA-tė
nėnkuptojnė se ajo duhet tė de-kriminalizohet nga mafia ruse dhe serbe, e
pastaj ti jepet mundėsia tė kaloj nė status pronėsor tė ēfarėdoshėm (p.sh.
tė pėrzier ose privat) nė duar mė tė pastra, sepse SHBA dhe Millosheviqi
ishin armiq ndėrmjet vete, por KEK-un dhe PTK-nė vazhdon ta rjep klika
post-millosheviqiane. Kjo po e brengos SHBA-nė, e cila mban trupa nė Kosovė
pėr tė ofruar siguri, ndėrsa (pu)shteti i Kosovės
dhe NP-tė strategjike vazhdojnė biznesin me Mishkoviēin dhe Fazlliēin. SHBA-tė
duket se e kanė humbur durimin rreth korrupsionit dhe shpėlarjes sė parave nė
Kosovė qė janė duke ndodhur nė bashkėpunim me klikat post-millosheviqiane. Ambasadori Dell sė fundi u deklarua:
Luftojeni vetė korrupsionin, dhe ishte mjaft i qartė kur i pėrcolli
shoqėrisė sonė shurdhmemece se ju ende shikoni kah bashkėsia ndėrkombėtare
pėr tė kėrkuar drejtėsi. Nėse ju vareni nė ne, qė ne tė bėjmė atė thirrje -
kjo nuk do tė jetė e shėndetshme pėr Kosovėn. Kėto janė sinjale serioze se
SHBA-tė mund ti ēojnė duart nga Kosova. Nuk kanė arsye tė pėrkrahin Kosovėn
dhe Qeverinė e saj qė bashkėpunon fshehurazi dhe haptas me
post-millosheviqianėt, dhe shoqėrinė e saj e cila di vetėm tė hesht. Kur
themi bashkėpunim fshehurazi me post-millosheviqianėt, duhet pėrmendur
takimet sekrete tė Qeverisė me rrjetin e biznesmenėve kontravers serbė. Nė njė rast, Kryeministri i Kosovės,
Hashim Thaēi, ishte zėnė nė flagrancė nga televizioni i TVA2 nė takime tė
tilla sekrete nė njė shtėpi tė dyshimtė nė rrethinat e Shkupit. Aq sekret
kishte qenė ai takim sa qė pėr tė nuk dinte gjė as zėdhėnėsi i Qeverisė sė
Kosovės, Memli Krasniqi, e as ndonjė nga Qeveria e IRJ tė Maqedonisė. Ai
video incizim u mor nga shumė njerėz dhe u hodh nė Youtube me tituj tė
ndryshėm si Thaqi npuf, Hashim Thaqi viziton
shtėpitė publike nė Shkup, e tė ngjashme. Nė aso vende ėshtė
diskutuar, e ndoshta diskutohet edhe sot, ēėshtja e blerjes sė licencės pėr
operatorin e katėrt tė telefonisė mobile nė Shqipėri, privatizimi i KEK-ut,
PTK-sė, Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės, dhe shumėēka rreth Kosovės. Ne
nė Kosovė jemi nė terr tė plotė informativ se ēka po planifikohet pėr kėto
ndėrmarrje me mafinė ruse, serbe dhe greke nė shtėpi tė dyshimta nė takime
sekrete. Kur jemi te privatizimi i KEK-ut dhe
PTK-sė, nuk jemi tė njoftuar fare se si do tė privatizohen ato, por duke e
ditur qėllimin e Qeverisė, kuptohet se do tė pėrdoret modeli i shitjes nė
mėnyrė sekrete. Nė shtetet tjera, kur privatizohet telekomi, edhe qytetarėve
tė moshės madhore u shpėrndahen aksione. Pėr shembull, kur ėshtė privatizuar
British Telecom, nė fillim kishte mbi 1 milionė aksionarė, qė do tė thotė se
ēdo i pesti banorė ka poseduar aksione. Nėse Qeveria pėrnjėmend ka vendosur
ta privatizoj PTK-nė, atėherė duhet tia ofroj dhe shpėrndaj 35% tė aksioneve
qytetarėve, 20% ndonjė fondi, dhe pjesa tjetėr e pronėsisė tė mbetet ashtu si
ėshtė. Por kėtė skemė dhe modele tjera Qeveria nuk i ka nė plan fare. Planet
e saj mė mirė i dinė shtėpitė e dyshimta nė shtetet ku mbahen takimet sekrete
tė Qeverisė, madje pa lejen dhe njohurinė e qeverive tė atjeshme, ndėrsa pėr
teori tė (mos)privatizimit dhe koncepte shkencore mund tė bisedojmė ditė e
natė por ato nuk kanė kurrfarė kuptimi derisa shumica prej nesh e kemi humbur
kontaktin me realitetin. Kontakti me autorin: isa.mulaj@gmail.com
|