Rritja e ēmimit tė rrymės elktrike bėhet nė ditėn
e rrenave!
SHTRENJTIMI I RRYMĖS ELEKTRIKE
DHE KOSOVA E RE POLITIKE!
Shkruan:
Isa
Mulaj - Prishtinė,
21. 03. 2010 Rritja e
ēmimit tė rrymės elektrike Prej datės 1 prill 2010 ose ditės sė
rrenave, Korporata Energjetike e Kosovės (KEK) mendon ta zbatoj rritjen e
ēmimit tė energjisė elektrike prej 14,6 pėr qind, tė cilėn rritje ia ka
kėrkuar Zyrės sė Rregullatorit tė Energjisė (ZRrE) pėr miratim. Kjo e dyta ka
dhėnė arsyetimet se nuk e ka ndėrmend ta miratoj kėrkesėn e tė parės, duke
theksuar se tė hyrat e tanishme tė KEKut janė tė mjaftueshme pėr mbulimin e
shpenzimeve operative tė tij dhe tė KOSTTit (Operatori i Sistemit,
Transmisionit dhe Tregut). Rritjen e tarifave tė energjisė elektrike nė vlerė
monetare nga ēmimi mesatar 5,58 nė 6,40 euro centė pėr kilovat orė (/¢/kWh),
KEKu e kėrkon pėr arkėtimin e tė hyrave tė pėrgjithshme nė vlerė 178 milionė
euro pėr shpenzime. Sipas pėrllogaritjeve tė ZRrEsė, me tarifėn e tanishme
5,58 /¢/kWh arkėtohen 156 milionė euro. Nuk dihet se pėr ēka nevojiten edhe
22 milionė shtesė nė emėr tė shpenzimeve. Sigurisht se KEKu do ti
dėshironte edhe 222 milionė. Ēmimi i tanishėm mesatar i energjisė nė Kosovė
ėshtė mė i lartė se nė Serbi ku ėshtė 4,91/¢/kWh. Kjo e stimulon importin e
rrymės nga Serbia, e cila edhe ashtu ka eksportuar nė Kosovė nėpėrmjet
kompanisė sė Damir Fazlliqit Rudnap. Rritja e ēmimit nė 6,40 /¢/kWh do ta
stimuloj edhe mė tepėr importin nga Serbia, plus nga Maqedonia ku ēmimi
aktual ėshtė 5,94 /¢/kWh (deri tani mė i shtrenjtė se nė Kosovė, por bėhet
mė i lirė nėse miratohet kėrkesa e KEKut pėr rritje nė 6,40). Nė shtetet
tjera rryma ėshtė mė e shtrenjtė, me ēmimin mė tė lartė nė Mal tė Zi prej
12,80 /¢/kWh. Por Mali i Zi nuk e ka thėngjillin e Kosovės ose tė Serbisė.
KEKu dyshohet se ka eksportuar shumė rrymė nė Mal tė Zi pas luftės. Nuk jemi
tė njohur me asnjė raport pėr sasinė e eksportuar, ēmimin dhe tė hyrat e
realizuara. Ēka
synohet tė bėhet me shtrenjtimin e rrymės dhe kush po e kėrkon atė? Zėdhėnėsi i KEKut (por jo edhe i
Lekut!), Viktor Buzhala, thotė (Ekobiznesi 15.03.2010): Tė hyrat
shtesė do tė pėrdoren pėr shėrbime mė kualitative dhe mė tė bollshme, pėr
investime nė miniera, sidomos hapjen e minierės sė Sibovcit jugperėndim, pėr
mirėmbajtjen e termocentraleve, dhe investimeve nė rrjetin distributiv. Kjo
sa i pėrket deklarimeve nga KEKu, tė cilat rrallė herė ndodh tė dalin ashtu
si thuhen, e shumė shpesh rezultojnė nė diēka tjetėr qė mundohet tė fshihet
nga publiku. Nuk dihet nėse nė shpenzime operative tė
gjertanishme janė pėrfshirė pagat dhe banesat e njė numri tė madh punonjėsish
dhe drejtorėsh tė KEKut, sidomos te Kroi i bardhė nė lagjen Dardania tė
Prishtinės, tė ndara nė gjysmėn e dytė tė vitit 2003. Po tė shikoni njė listė
prej 14 banesave tė KEKistėve te Kroi i Bardhė, 9 prej tyre janė pronarė
tė lidhura me divizionin e mihjes. (Shikoni listėn Emrat
e disa menaxherėve tė KEKut qė kanė marrė banesa moderne nė mėnyrė tė
paligjshme, te vendi Kroi i Bardhė, afėr postės sė Re tė Kosovės nė
Prishtinė! - plotėsim i pashtriku.org) Nga erdhėn ato banesa, dhe ku e ka
burimin gjithė ai korrupsion i raportuar dhe dokumentuar nė KEK qė njė
dekadė, dhe pėr momentin, sipas raportit tė Programit tė Kombeve tė Bashkuara
pėr Zhvillim (UNDP), KEKu perceptohet si kampioni i korrupsionit nė Kosovė?
Ekipet qė zėnė vendin e parė, pėr shembull KEKu i futbollit, i kanė lojtarėt
dhe trajnerin e tyre. Ata dihen me emėr dhe mbiemėr sikur me rastin e KEKut
elektrik. Ministrja e Energjisė dhe Minierave
(MEM), Justina Pula, duket sikur e arsyeton tėrthorazi insistimin e KEKut
pėr rritjen e tarifave kur shpreh bindjen se KEKu ėshtė kompani e pavarur
dhe ministria tė cilėn ajo drejton paska vendosur tė mos pėrzihet nė
ēėshtjen e ēmimit tė energjisė. Pėr mė tepėr, kur Ministres i duket e
arsyeshme tarifa e cila e mbulon koston e prodhimit, mbetet e paqartė nėse
ajo e miraton versionin e ZRrEsė apo tė zėdhėnėsit tė KEKut. Mirėpo, kjo
paqartėsi zgjidhet shumė lehtė nėse merret pėr bazė ajo se KEKu si
ndėrmarrje publike vepron nėn mbikėqyrjen e MEMit, dhe nė realitet
keqpėrdoret shumė nga pushteti, ndryshe nuk do tė ishte kampion i
korrupsionit. Tjetėr argument se MEMi nuk ėshtė aspak neutral ndaj KEKut
dhe ēmimit tė propozuar, ėshtė korrelacioni i pėrbashkėt dhe i fortė (joint
strong correlation) ndėrmjet Qeverisė, KEKut, lagjes te Kroi i Bardhė, dhe
grupi i gazetarėve tė korruptuar dhe shantazhues tė Kosovės. Pėr shembull, nė njė shkrim Burim K. i
cili demaskon Krimet e gazetarėve nė Kosovė nė KEK, PTK, RTK, dhe Aeroport,
bėnė tė ditur pėr opinionin publik se gjatė luftės ėshtė ndaluar babai i
kryeredaktorit tė gazetės Express si bashkėpunėtor i shėrbimeve serbe por
ai ishte liruar me urdhėr tė Hashim Thaēit. Dhe, sot Gazeta Express e ka
selinė te Kroi i Bardhė, por veprimtarinė e kryen nė Qeveri dhe KEK. Ēfarė
ndėrlidhje e pėrkryer (perfect correlation)! Ministrja
e MEMit nė cilėsinė e kritikes sė mediave Nė njė intervistė pėr gazetėn dyjavore
Ekobiznesi tė datės 15. 03. 2010, faqe 5, ministrja Pula falėnderon shtypin
e Kosovės nė pėrgjithėsi pėr pėrkrahjen qė ia jep asaj dhe trajtimin, siē e quan
ajo, mjaft tė mirė qė i ka bėrė tė projektit Kosova e re, pavarėsisht se nė
ndonjė rast ka edhe tituj artikujsh me konotacion negativ (e ka fjalėn pėr
Ethem Ēekun dhe Avni Zogianin!). Ajo shton se jo pa dashje tė krijojmė nė
ndonjė rast opinion jo tė drejtė me tituj bombastik, qė kuptohet bėhet pėr tė
shitur ndonjėrin prej numrave tė ndonjėrės gazetė. Ku gjenden titujt e
opinioneve tė padrejta dhe bombastike? Kush i boton ato? Po tė hiqet fjala
bombastike, opinionet e padrejta i gjeni nė gazetat qė i kontrollon Qeveria
dhe tė cilat i falėnderon Ministrja, si Infopress, Epoka e Re, Express, dhe
ndonjė tjetėr nga grupi i gazetarėve tė korruptuar dhe shantazhues. Kėtu
Ministrja nuk tregohet e sinqertė me vlerėsimet e saja pėr gazetat me
opinione tė jo tė drejta dhe bombastike dhe ato qė i cekėm tė cilat kjo i
falėnderon pėr raportim tė drejtė. Pėrgjigjen mė tė drejtė nė kėtė drejtim na
e jep raporti i fundit i Reporterėve pa kufij pėr gjendjen e mediave dhe
lirisė sė shprehjes nė Kosovė, i cili shpreh shqetėsimin se shumica e mediave
dhe gazetarėve (sidomos ato media dhe ata gazetarė qė sipas Ministres
raportojnė drejtė) se janė tė lidhur dhe i shėrbejnė krimit tė organizuar
tė pushtetit. Kėtė lloj krimi tė organizuar e pėrmend nė numrin e fundit edhe
revista prestigjioze The Economist. Me kėtė hedhet poshtė me forcėn a
argumenteve gjykimi paragjykues i Ministres pėr gazetat me opinione tė
drejta dhe jo tė drejta e bombastike. Po tė rrotullohej mbrapshtė gjykimi
i Ministres pėr mediat, atėherė do tė ishte krejt nė rregull. - Cilat opinione sipas
Ministres janė jo tė drejta e bombastike? - Ato qė e
argumentojnė krimin e organizuar dhe planet e Qeverisė pėr shkatėrrimin e
ekonomisė sė Kosovės pėr llogari tė mafisė politike dhe disa mediave? Jo, kėto janė raporte shumė tė drejta. Raporti i
reporterėve pa kufij nuk ka vėrejtje ndaj kėtyre, por ndaj atyre qė i
falėnderon Qeveria. - Ēfarė mund tė jetė
raportimi pėr projektin Kosova e Re kur u bė bozė kjo punė? - Po pėr skandalin e
autostradės e cila parashihej tė filloj nė nėntor 2009 dhe sot ende gjendet
nė njė udhė pa krye, ēfarė raportimi i drejtė apo bombastik mund tė
shkruhet? - E pėr grupin e
gazetarėve shpifės tė Qeverisė, censurės qeveritare nė RTK, krimin e
organizuar nė bashkėpunim me mafinė ruse dhe serbe nė PTK, biznesin e KEKut
me nėntokėn dhe biznesmenin e Millosheviqit, Damir Fazlliq, ēfarė raportimi
po doni? - Si do ti quani ju
kėto fakte tė njohura edhe pėr botėn bimore dhe shtazore; opinione jo tė
drejta me tituj bombastik, a? Ministrja Pula thotė se e ka pėrkrahjen e Bankės
Botėrore dhe tė USAIDit nė projektin Kosova e Re. Edhe ish-ministri na pat
shurdhuar ditė e natė USAJDI, USAJDI, USAJDI. - Si nuk e kuptuan
kėta qė misioni i USAIDit pėrbėhet nga disa keqpėrdorues vendorė dhe
amerikanė? - A u kujtohet kėtyre
sa shpėrlarja e parave dhe krimi i organizuar ėshtė bėrė nga USAIDi nė
Kosovė, nė mes tjerash, skandali me njė linjė kreditore pėr bujqėsi prej 10
milionė dollarėve nėpėrmjet Reifeissen Bank, ku 5 milionė i grabitėn
menjėherė mafia e Qeverisė? - Kur e ka hetuar
USAIDi kėtė dhe shumė veprimtari tjera tė krimit tė organizuar nė Kosovė? Kurrė. Mirėpo, pėrmbi USAIDin qėndron Departamenti i Shtetit
i cili raporton dhe akuzon Qeverinė e Kosovės pėr korrupsion dhe krim tė
organizuar. Meqenėse raportet e Departamentit tė Shtetit Amerikan janė tė
ndryshme nga gazetat shpifėse tė Qeverisė sė Kosovės dhe krimet e gazetarėve
tė tyre, kushdo mund ti quaj ato raporte faktike si opinione jo tė drejta
me tituj bombastik. Pėrfaqėsues i Bankės Botėrore nė Kosovė ėshtė Ranxhit
Najak. Pėr zyrėn e kėsaj Banke nė Kosovė kemi dėshmi tė forta qė nuk i luan
topi se ka favorizuar jo transparencėn dhe korrupsionin nė bashkėpunim me
disa matrapazė vendorė tė shoqėrisė civile nga UNDP dhe KFOSi. Ato dėshmi
i ka edhe njėsiti i Bankės Botėrore nė Washington DC pėr hetimin e abuzimit
tė fondeve. Kur tė duan gazetat shpifėse tė Qeverisė ua sigurojmė, me qėllim
qė ti botojmė. Ky
pra do tė ishte raportim i drejtė, zonja Ministre. Krijova bindjen se
Departamenti i Shtetit, Reporterėt pa kufij, The Economist, Reuters, raportet
e paralajmėrimit tė hershėm, po na gėnjejnė me opinione jo tė drejta dhe
bombastike, dhe vetėm gazetarėt e qeverisė, Fazlliqit, Mishkoviqit dhe
mafisė ruse po e raportojnė drejtė tė vėrtetėn pėr ngjarjet nė Kosovė! Kush
tjetėr po e kėrkon rritjen e tarifave tė energjisė elektrike? Rritjen e tarifave tė energjisė e kėrkon
edhe njė izraelit nė Qeveri i quajtur Arie Rabfogel, njė emėr i njohur nė
dosjet e interpolit pėr krim tė organizuar. Kėshtu njė kriminel i Izraelit,
ose shtetit qė vazhdon ti quaj shqiptarėt terroristė, nė vend se ti
ndalohet hyrja nė Kosovė, ftohet pėr tu bėrė mbret i Kosovės, por me qėllim
tė zbatoj njė lloj holokausti ekonomik. Qeveria e Kosovės, MEMi dhe KEKu
janė vetėm zėdhėnės tė tij, asgjė mė shumė. A ka gjė mė absurde kur ka dalė
fakti se Lorik Haxhiu, udhėheqės i projektit Kosova C (tani Kosova e Re), i
kėrkonte kėtij ide dhe informata nėse qeveria ka fonde pėr tė riparuar
eskavator, pėr tė blerė tė ri, apo tė dyja? Kjo dėshmon se Lorik Haxhiu
duhet tė informohet nga njerėzit e shteteve tjera qė nuk e njohin pavarėsinė
e Kosovės (pėr shumė muaj njohjet e pavarėsisė janė ndalur nė vend krrup),
se ēka po zihet nė Kosovė dhe nė sektorin e energjisė ku Loriku mendohet se
ka ekspertizė. Po ēvlerė ka ekspertiza dhe kujt i shėrben ajo nėse ju nuk
mundeni tė shprehni realitetin dhe i shėrbeni nėntokės sė huaj? Qėllimi i
dyshimtė i kėrkesės sė KEKut pėr shtrenjtim te energjisė Le tė jenė pėrllogaritur nė ēfarėdo
forme dhe pėr ēfarėdo qėllimi shpenzimet e reja operative tė KEKut, qofshin
pėr blerjen e banesave tė dyta (sepse nga njė e kanė blerė shumė punonjės)
nga divizioni i mihjes, apo edhe nga njė Sukhoi - 30 MKK (Modernizirovani
Komerēeski Kosova). Shtrenjtimi i energjisė elektrike do tė sjellė vetėm
pasoja pėr KEKun dhe konsumatorėt. Kosova gjendet para njė kolapsi tė
pėrgjithshėm politik, ekonomik dhe social. Asgjė normale thuajse nuk ėshtė
funksionale si duhet, e mė sė paku ekonomia. Nė fakt, veprimtaria e vetme mė
efikase dhe mė e rregullt nė Kosovė, ėshtė ajo qė e raportojnė institucionet
dhe media prestigjioze ndėrkombėtare, e ajo ėshtė e lidhur me korrupsionin
dhe krimin e organizuar. Raportimet e kėtyre mediave duhet tė falėnderohen,
jo pse janė tė njohura, por se e tregojnė realitetin ashtu si ėshtė. KEKu dhe Qeveria mund ti ngritin
tarifat pėr energjinė elektrike, por njė lėvizje e tillė ka rrezik ti
kthehet bumerang me mos pagesėn e faturave nė masė. Rryma elektrike nuk ėshtė
e shtrenjtė. Mirėpo, shumica e qytetarėve e kanė vėshtirė ta pėrballojnė
ngritjen e ēmimeve dhe thjeshtė nuk do tė kenė pėr tė paguar. Shumica konsumatorė
edhe ashtu i kanė borxhe tė mėdha KEKut pėr vite tė tėra, dhe ato po shtohen
sidomos gjatė kohėve tė fundit krizėn ekonomike tė krijuar artificialisht nga
krimi i organizuar. Listės sė borxhlinjve tė KEKut kanė filluar ti
bashkėngjiten edhe bizneset, sepse edhe kėtyre po u ngushtohet laku nga
kriza, e aq mė tepėr nga pasiguria rreth pėrkeqėsimit edhe tė kėsaj gjendje
tė palakmueshme qė ėshtė nė rritje e sipėr. KEKu mė mirė do tė ishte ti pėrqendroj
pėrpjekjet nė inkasimin e borxheve ekzistuese se tė mendojnė pėr ngritjen e
tarifave. Qeveria, MEMi dhe KEKu nuk e kanė tė vėshtirė ta shtrenjtojnė
rrymėn, porse kjo do ta shtoj dukshėm kyējen ilegale dhe vjedhjen e rrymės
nga konsumatorėt. Nuk ėshtė se konsumatorėt e parapėlqejnė vjedhjen e rrymės;
rryma ėshtė produkt i domosdoshėm dhe ata nuk mund tė durojnė tė mbesin pa
tė. KEKu dhe autoritetet pėrkatėse mund ti shkyēin sot vjedhėsit e
ligjshėm, por ata kyēen pėrsėri nesėr. KEKu dhe Qeveria nuk kanė llogari,
as resurse e kapacitete tė merren me ērregullimet qė do ta pėrcjellin
distribuimin e rrymės dhe shfrytėzimin e saj nga konsumatorėt nėse bėhet
rritja e ēmimit. Gjykatat dhe sistemi i drejtėsisė janė pothuajse nė kolaps
tė plotė dhe kėtė po na e bėjnė me dije shpesh edhe raportet nga SHBA dhe BE.
Gjykatat nuk po janė nė gjendje tė merren si duhet me vrasje tė rėnda
individuale, prandaj ėshtė e paarsyeshme tė mendohet se ato mund tė ngasin
pas shumė faturave tė papaguara tė konsumatorėve pėr rrymė elektrike. Shtrenjtimi i rrymės nuk duhet tė
lejohet nėse duam ti shmangemi rritjes sė vjedhjeve nga konsumatorėt, sepse
ata nuk kanė kah ia mbajnė nė kėtė katastrofė ekonomike. Ndėrmarrjet e mėdha
publike siē ėshtė KEKu kanė mbetur edhe pėr njė kohė si burimet e fundit ku
mund tė bėhet biznes. Pėrndryshe, Kosova ėshtė shumė larg pėr tė ndėrtuar njė
sistem ekonomik tė bazuar nė ndėrmarrje private. Disa po mendojnė se kjo
duhet tė bėhet vjedhjen e ndėrmarrjeve publike. Termocentrali
Kosova B nė pako me termocentralin Kosova e Re
Qeveria duket se ka vendosur ta pėrfshijė nė njė pako ndėrtimin e
termocentralit Kosova e Re me Kosova B. Kjo mund tė kuptohet
drejtpėrdrejtė nga deklarimet pėr shtyp tė ministres Justina Pula kur thotė
se nė formė definitive, kemi vendosur qė termocentrali Kosova e re tė
ndėrtohet te Kosova B. Arsyetimi i Qeverisė ėshtė se njė opsion i tillė
ėshtė mė i favorizuari pėr disa shkaqe, nė mes tjerash pėr shkak tė
infrastrukturės dhe mundėsive pėr tė filluar punėn sa mė shpejtė. Padyshim se
Qeveria nuk e ka fshehur qėllimin tė jetė aksionar nė Kosova e Re, prandaj
edhe insiston nė opsionet qė shpijnė nė fillimin sa mė tė shpejtė tė
punimeve, respektivisht gjatė kohės sa ėshtė nė pushtet. Po tė ndėrtohet
Kosova e Re nė ndonjė lokacion krejt tė ri nga investitorėt e jashtėm,
Qeveria vėshtirė se do tė bėhej aksionarė. Ndėrtimi i Kosova e Re nė
lokacionin e Kosova B (nė tė cilėn pas lufte janė investuar 200 milionė
euro) po ashtu mund tė shfrytėzohet pėr fshehjen e investimeve reale, ose
paraqitjen e tyre nė shifra tė zmadhuara. Lokacioni aktual ėshtė pėrzgjedhur
nga grupe tė dyshimta tė interesit politik, dhe si i tillė mendohet se nuk i
plotėson as pėr sė afėrmi kriteret ndėrkombėtare pėr ndotjen e mjedisit,
ashtu siē nuk i plotėsojnė as termocentralet ekzistuese nė lokacionin ku
gjenden sot. Pėr fund, jo transparenca dhe bisedimet
prapa dyerve tė mbyllura qė po i karakterizojnė shumė projekte tė mėdha si
Kosova e Re, ndėrtimin e autostradės Vermicė - Merdare (tani e devijuar),
privatizimi i PTKsė dhe KEKut, censura nė RTK dhe lidhjet e shumė gazetave
me krimin e organizuar tė pushtetit, raportet bombastike dhe alarmante tė
mediave tė huaja pėr gjendjen faktike nė Kosovė, kanė krijuar dyshimin e madh
nė shoqėri se asnjė projekt nuk ėshtė serioz dhe nė dobi tė shoqėrisė dhe
shtetit tė Kosovės, por pikė sė pari nė interes tė grupeve politike tė
interesit. Kontakti me
autorin isa.mulaj@gmail.com |