Taksat e qytetarėve tė Kosovės nė duar tė
korporatave tė bosėve tė krimit ekonomik DAMIR FAZLIQ FITON
MILIONA EURO PREJ KEKut! Biznesmeni
serbo-boshnjak, Damir Fazliq vepron edhe nė Kosovė pėrmes kompanisė sė tij
Rudnap. Miliona euro taksa tė kosovarėve
futen nė xhepin e Fazliqit i pėrfshirė nė afera tė ndryshme kriminale nė
rajon. Pėrveq Rudnap, Zyra e Hetuesve tė Komisionit Evropian (OLAF) ka
raportuar se ka pasur parregullsi nė kontratat KEK-EFT.Kryetari i bordit
drejtues tė kompanisė sė Fazlliqit dyshohet se ėshtė edhe aksionar i
kompanisė Energy Financing Team Limited (EFT). Shkruan: Parim Olluri - Prishtinė, 12. 02.
2010 Miliona euro nga taksat e kosovarėve
derdhen nė xhepin e biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazliq. Ai pėrmes
kompanisė sė tij Rudnap ka fituar tenderin pėr furnizimin e Korporatės Energjetike
tė Kosovės me energji elektrike. Fazliq pėrfiton diku rreth 10 milion euro
nga ndėrmarrjet publike nė Kosovė. Ndėrkaq miliona euro ka fituar edhe nė tė
kaluarėn. Fazlliq ėshtė biznesmenė emri i tė cilit ėshtė lakuar nė njė numėr
tė madh tė skandaleve nė Bosnjė e Hercegovinė, Serbi dhe Kroaci. Fazliq, nė Serbi njihet lider i mafies sė
duhanit. Sa fiton Rudnap? Aktualisht kompanitė e kontraktuara pėr
import tė energjisė elektrike janė Espada, EGL, EFT dhe Rudnap. Kompanisė sė Fazlliqit i paguhet 119 euro
njė megavat energji elektrike e moduluar ndėrkaq 132.7 euro i paguhet
energjia emergjente. KEK-u ka lidhur kontratė me kėtė kompani qė prej
datės 8 tetor, qė nė dhjetor tė importojė nga 20-60 MWh. Kurse prej datės 8
tetor-mars 2009 tė importojė nga 10 Megavat energji elektrike nė orė. Ndėrkaq
kompania Rudnap ėshtė licensuar nga ZRRE-ja pėr tė importuar energji
elektrike nė Kosovė edhe pėr pėriudhėn janar - qershor tė vitit 2007. Kurse
KEK-u zyrtarisht pati njoftuar se kontratat e lidhura pas ēmimeve tė
negociuara janė rreth 4 milionė euro mė tė ulėta se sa ato qė kishin
rezultuar me anė tė tenderit tė hapur. Ēmimet sillen nga 119 euro nė 132
euro pėr megavat, ndėrsa ēmimet e berzės pėr energji elektrike tė enjten kanė
qenė dukshėm mė tė shtrenjta duke u sjellur nga 131 euro deri nė 152 euro pėr
megavat, pati njoftuar kjo korporatė. Prokuroria nė Shqipėri sekuestron dokumentet e kompanisė Rudnap Nė dhjetor tė 2008-tės Prokuroria Pėrgjithshme
nė Shqipėri ka sekuestruar dokumente tė kompanisė importuese tė energjisė
Rudnap, nė kuadėr tė hetimeve pėr biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazliē, i cili ėshtė hetuar nė
Shqipėri pėr pastrim parash. Dokumente tė
kėsaj shoqėrie u sekuestruan te Korporata Elektroenergjetike
Shqiptare, e cila ka importuar shumė herė nėpėrmjet Rudnap, pėrfaqėsuesi
ligjor i sė cilės rezulton biznesmeni Fazliē, ka theksuar gazeta Shqip.
Kjo kompani nga KESH-i ka pėrfituar
rreth 34 milionė euro. OLAF: Trėkėndėshi i krimit
energjetik EFT-KEK-Artesia Bank Rudnap kompania e Fazlliq i cili nė
Sarajevė vlerėsohet si pjesė e nėntokės nuk ėshtė rasti i vetėm i
keqpėrdorimeve nė kontratat pėr import tė energjisė elektrike. Nė KEK tenderė shumėmilionėsh fiton edhe
kompania EFT. Kjo kompani sipas OLAF-it ka qenė pjesė e aferave tė
ndryshme me KEK-un. Kompania EFT me seli nė Londėr ėshtė pronė e aksionarėve Svetislav Bulatoviq, James Nye, Vojin Lazareviq dhe Vuk Hamoviq. Lazareviq del se ėshtė aksionar edhe i
kompanisė Rudnap. Sipas
njė raporti tė Zyrės sė Hetuesve tė
Komisionit Evropian ( OLAF ) tė kryer nė vitin 2008, gjatė blerjės sė rrymės elektrtike, aktivitetet e KEK-ut qė kanė tė bėjnė
mė shitjen dhe blerjen e rrymės nė mes tė saj dhe ofruesve tė tjerė tė
rrymės, janė ngritur deklarata serioze se fondet kane qenė tė papėrshtatshme
gjatė transaksioneve. Kėso rastesh sipas OLAF-it ka vėrejtur raste tė
kompanive auditori special i Bosnjės
dhe Hercegovinės, gjatė hulumtimeve nė Elektro Privreda Republike
Srpske-EPRS, dhe Energy Financing Team Limited-EFT. Kompania EFT ka fituar
shpeshherė tenderė nga KEK-u. Diferencat nė mes tė shumave
tė paguara dhe vlerės sė rrymės sė furnizuar drejt KEK-ut, janė bėrė me
kompanitė tė ndryshme si EPCG, NEK, Public Poėer Co, EPS, Mali i Zi, tė cilat
janė identifikuar si rrjeti ballkanik, thekson OLAF.
Ndėrkaq sipas kėtij grupi hetues janė vėrejtur parregullsi qė kanė tė bėjnė
mė pagesat nė njė llogari bankare tė ARTESIA Bank Luksembug. Sipas OLAF
fondet e BE-sė kanė devijuar destinacioni i tyre origjinal. Ky rast i ngritur nga fondet e
UNMIK-ut dhe BE-sė, pėrmes AER-it, ishin tė kanalizuara nga llogaria e bankės
ARTESIA, nė Luksemburg. 960680, nga instruksionet qė tė kreditohet drejt EPCG
(shėrbimi i rrymės pėr Mal tė Zi).
Pėrfituesi nga kjo llogari thuhet se duket tė jetė zotėri Vuk
Hamoviq, njė bashkėdrejtues i EFT-sė, thekson raporti. Ndėrkaq raporti thekson se tė hollat me
vlerė prej 7.8 milion dollarėsh, ndoshta kurrė nuk kanė arritur EPCG-nė, dhe
ishin ndarė pėr pėrfitime personale pėrmes llogarisė sė bankės ARTESIA. |