Nė pėrkujtim tė At Shtjefėn Gjeqovit

 

Me rastin e 78 vjetorit tė vrasjes sė tij (14 Tetor 1929) nė Zym tė Hasit, nga dora gjakatare e  xhandarėve shkja (shkije)

 

AT SHTJEFEN GJEQOVI

 

 ( 1874-1929  )


        Gjeqovi u lind me 12 korrik 1874 nė Janjevė tė Kosovės, tė cilit nė pagėzim prinderit ia kishin venė emrin Mhill. Duke parė zellin e interesin pėr dije prindėrit e d
ėrguan nė shkollėn e vendlindjes pėr tė mėsuar shkrim, kėndim e lexim. Nė shkollė ai u dallua pėr zgjuarsi, karakter e vullnet tė fortė, kėto cilėsi i ranė nė sy priftit tė Janjevės, i cili u propozoi prindėrve qė tė dėrgonin djalin nė njė shkollė mė tė mirė, siē ishin nė atė kohė kolegjet fetare. Kėshtu qė nė vitin 1884 Gjeqovi 10 vjeqar u nis pėr nė Shkodėr, pėr ta vazhduar mėsimin nė kolegjin franēeskan tė Troshanit, tė cilin e mbaroi nė vitin 1888.

        Po nė atė vitė atė e dėrguan t“i kryej studimet nė Bosnje. Mė 15 gusht 1888 hyri nė kuvendin franēeskan nė kuvendin e Fojnicės, ku, pasi kaloi vitin e provės me sukses tė dalluar, iu mundėsua vijimi i mėsimeve liceale e filozofike nė kuvendin franēeskan tė Dėrventes e tė Banja Llukės, ndėrsa studimet teologjike i kreu nė kuvendin franēeskan tė Kreshevės tė Bosnjės e Hercegovinės. Gjatė kohės sė studimeve, veēmas nė kohėn e lirė, Gjeqovi u kujdes qė tė mėsonte sa mė shumė mbi lėvizjen Kombėtare Shqiptare pėr liri e pavarėsi e sidomos tė njihet me letėrsinė shqipe tė traditės dhe tė atyre viteve. Nė vitin 1893, deri sa ishte nė kuvendin e Banja Llukės, shkonte nė Kreshevė pėr t“i ndėgjuar leksikonet e Tolotcit mbi origjinėn e lashtėsinė e gjuhės shqipe.

        Gjeqovi 22 vjeēar, kthehet nė mesin e bashkfshatarėve tė vet pėr ta pėrhapur diturinė e fituar qė shqiptarėt kishin aq shumė nevojė. Dhe pėr herė tė parė mė 25 korrik 1896 emrohet meshtar nė Troshan e pastaj shėrbeu si famullitar e mėsues i popullit nėpėr famulli e kuvende tė ndryshme : Troshan 1896, Troshan-Rubik (Malėsia e Lezhės) 1896-1897, Pejė 1897-1899, Laq-Sabaste (Kurbin) 1899, Troshan, Zarė 1905-1906, Shkodėr 1906-1907, Gomsiq 1907-1915, Trosha, Sapė 1915-1916, Theth 1916-1917, Prekal 1917-1918, Rubik, Pejė, Troshan 1919-1920, Vlorė, Rubik 1920-1921, Shkodėr 1921-1926, Gjakovė 1926-1928, Zym 1928-1929.

 

       Veprat e tij ishin:

 

-         “TĖRMERI I PREZĖS” (1902),

-         “SHQIPTARI NGADHĖNJYES”,

-         “MARKA KULI”, (1903),

-         “RAVGINE”,

-         “PRINCI I DY LIBRAVE”,

-         “DASHURIA E ATDHEUT”,

-         „TRADHTI GJAKĖSORE”,

-         „NGREH SHQIPNIN”,

-         „AGIMI I GJYTETNISĖ”(1910),

-         “KATĖR TĖ LUMTUN”, OSE EDIPI I SHQIPRIS” (1926).

 

        Pėrveē kėtyre librave, qė i la tė pėrfunduara, ai bėri disa pėrkthime, si: ”Atil Reguli”, sipas Pjeter Metastazit, “Vajza e Orleanit (Zhana D`Ark), sipas A.P. Bergamos, romanin “Ku vete? “Quo vadis” tė Sienkieviēit etj, qė i la tė pa pėrfunduara. Atė Shtjefen Gjeēovi shkroi kryesisht nė prozė, mė tepėr drama edhe mė pak romane historike. Por fusha mė e gjėrė e veprimtarisė sė Atė Shtjefen Gjeēovit qe fusha e shkencave albanologjike. Nė kėtė fushė ai u dallua si historian dhe si arkeolog dhe etnograf i parė shqiptar. Nė fushėn e historisė, nė mes tė disa punimeve tė vogla mbi Skėnderbeun, mbi arbėreshėt e Italisė, mbi Lekėn e Madh, studimet qė kanė njė vlerė mė tė madhe janė: ”Trashėgime pellazge nė tradita tė popullit shqiptar” dhe “Trashėgime ilire nė tradita shqiptare”. Kėto qenė studime tė thella krahasuese, qė kanė gjithnjė vlerėn e vet.

        Njė kontribut mė tė madh Atė Shtjefen Gjeēovi dha nė fushėn e arkeologjisė. Nė artikuj tė ndryshėm vė nė dukje rėndėsinė e madhe arkeologjike qė ka Shqipėria dhe revoltohet kundėr konēensioneve q“u jepen tė huajve pėr gėrmime arkeologjike, kundėr tė huajve qė vijnė e grabisin pasuritė arkeologjike, kundėr tregtarėve matrapazė qė tregtojnė me vlerat e kulturės sonė. Fusha e shkencave arkeologjike qė e bėri Atė Shtjefen Gjeēovin tė pavdekshėm, qe ajo e etnografisė. Ai grumbulloi aq njohuri mbi traditat e popullit tonė, sa u bė “njė arkiv i gjallė etnografikė”.

Nė kėtė fushė ai pėrgatiti pėr shtyp vėllimet:

 

-         “Pėrralla popullore”(1903),”

-         Doke e zakone vdekjeje”(1907),

-         “Mėnyra e jetesės nė Malci”(1908),

-         ”Doke e zakonesh dasmash”(1910-1911),

-         “Vaje “ nė raste vdekjesh (1917-1920).

-         Por mbi tė gjitha, vepra e madhe, “Kanuni i Lekė Dukagjinit”, mbledhjen e tė cilit e filloi nė vitin 1898 dhe e vazhdoi deri nė vrasjen e tij mė1929.

 

        Tė gjitha kėto vepra, Atė Shtjefen Gjeēovi i la tė mbledhura, tė sistemuara dhe tė pabotuara. Vetėm Kanuni i Lekė Dukagjinit u botua si vepėr postume (pas vdekjes nė vitin 1933). Kjo vepėr e bėri Atė Shtjefen Gjeēovin tė pavdekshėm. Prej saj mori titullin Doktor i Shkencave in honoris causa nga Universiteti i Lajpcigut. Autoriteti qė gėzoi dhe gėzon Atė Shtjefen Gjeēovi mbėshtetet nė punėn dhe veprėn e tij tė madhe. Populli shqiptar pėrmes veprės sė Atė Shtjefen Gjeēovit e njohu vetveten, por njėherit edhe u njoh nga analet botėrore, qė deshėn apo nuk deshėn, u detyruan ta pranonjnė atė pjesė trashėgimie qė e shprehte autoktoninė e shqiptarėve. Kjo jo veē se i shėrbeu popullit shqiptar, por edhe e ngriti edhe emrin e Atė Shtjefen Gjeēovit qė fitoi admirim nga qarqet shkencore ballkanike dhe evropiane, prej tė cilave qe i pagėzuar dhe i lavdėruar deri nė titullin e doktorit tė nderit, qė ia ndau Universiteti i Lajpcigut.

 

Nė Shtjefėn Gjeēovin u bė atentat nė afėrsi tė fshatit Zym mė

14 tetor 1929 nga xhandarėt jugosllavė.

 

 



CA KUJTIME MBI AT GJECHOVIN

 

         Shkruan: Faik Konitza

         "Dielli" 18 Marc 1930


       
E perdorem ket artikull me tė cillin Ekscelenca e Tij Ministri i Shqypnķs nė Washington Z. Faik Konitza na e paraqet aq gjįll Franēeskanin Shqyptįr A. Shtjefnin Gjeēov e me nji stil aq tė rrjedhshem, sa tuj na u dukė ky artikull si nji kunorė e ēmueshme letratyre, qi Z. Konitza desht tė vête mbī bûca tė njoma tė vorrit tė tė pervajtueshmit A. Shtjefen, na u duk si detyrė t'a biejshim edhè nė ket kryevepren e tij.)

 

        At Gjeēovin e pata njohur me anė letrash disa vjet perpara luftės Ballkanike. Mė 1913 shkova nė Shkodrė dhe atjè, nė Kuvėnt tė Franciskānėve, nji ditė u-njohmė me sy e me fjalė tė gjalla. Mendimet nderimi, qė kisha patur pėr At Gjeēovin pėr sė largu, m'u-shtuan ca mê tepėr qė kur u-poqmė. I mesmė nga gjatėsia e trupit, pakė si i thatė, me njė palė sy tė zeza ku ēkėlqente mendia po dhe zėmėrmirsia, At Gjeēovi fitonte menjėherė besimin dhe dashurinė. Fjalėt i kish tė pakta po kurdoherė nė vėnt. Vetėm kur nė tė kuvėnduar e sipėr takohej nonjė pikė mi tė cilėn kish dituri tė veēantė – si pėr shembėll Kanuni i Lek Dukagjinit ose vjetėritė greko-romane – At Gjeēovi ēelej ca mê gjatė, dhe ahere ish gėzim t'a dėgjonte njeriu. Asì kohe At Gjeēovi ish "famullitar", domethėnė prift i ngarkuar me shėrbimin e njė fshati ose rrethi, dhe rronte nė Gomsiqe, i pari katûnt i Mirditės mb'udhė nga Shkodra n'Orosh.

 

        A i vemi musafirė At Gjeēovit nonjė ditė tė kėsįj jave? Mė pyeti njė herė At Fishta, me tė cilin pķqesha ēdo ditė nė Shkodrė. Mendimi i njė vizite At Gjeēovit mė pėlqeu pa masė. Ashtû, pa humbur kohė, u-nismė. Njė gjė pėr tė vėnė ré, dhe qė mė mbushi me habķ dhe trishtìm, ėshtė se nga Shkodra gjer nė Gomsiqe, njė udhėtìm shtat' a tet' orėsh me kalė, nukė gjetmė as katûnt as shtėpķ; veē njė hani tė varfėr, ku qėndruam pėr tė pirė kafé, s'pamė gjėkundi nonjė shėnjė gjallėsie: njė vėnt i zbrazur e i shkretė, si i harruar nga Perėndia dhe nga njérėzit. Po mėrzia e udhėtimit na u-ēpėrblye pėrtèj shpresės posa arrijtėm nė Gomsiqe, ose, qė tė flasim me dréjt, nė famullķ tė Gomsiqes, – se katundi vetė i shpėrndarė tutje-tėhû, njė shtėpķ kėtû, njė shtėpķ nj' a dy mile mė tej, as qė dukej.

        Famullia – njė binį prej guri, e ndritur dhe e pastėr, gjysm' e zbrazur nga plaēka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zėmėra e madhe dhe nga buzėqeshja e tė zotit shtėpisė – qėndronte, mirėpritėse dhe e qetė anės njė lumi. Kėtû ronte At Gjeēovi. Kėtû e shkonte jetėn, nė mes tė lutjes e mėsimeve, njė nga njérėzit mė tė lartė qė ka patur Shqipėria: njė lartėsķ e pėrulur, nė munt t'afròj e tė lith dy fjalė aqė tė perkûndėrta; njė lartėsķ shpirti dhe mendjeje e panjohur nga njeriu vetė, i cili, bir i vėrtetė i tė Vįrfėrit t' Assisit, nė pastėrķ e nė vobėsķ tė zėmrės tij e dinte veten tė vogėl. Famullia, shkollė dhe vėnt kėshillash tė mira, u jipte fėmiķjėve themelet e stėrvitjes, u pėrndante fjalėt e urta dhe ngushėllimet njérėsve nė nevojė. Kohėn qė i tepronte, At Gjeēovi j' a kushtonte studimit.

        Merej ahere me institutat e vjétėra tė Shqipėrisė, nga tė cilat njė qė arriu gjer nė ditėt t'ona ėshtė Kanuni i Lekė Dukagjinit. Askùsh nukė munt t'i afrohej At Gjeēovit nė diturķn' e kėtķj Kanuni. Na tregój njė dorėshkrìm nj'a dy-mij faqesh, sudiķm i palodhur e i hollė ku kish mbledhur, radhitur e ndritur tė gjitha sa kanė mbetur nga mendimet juridike tė Shqipėrisė nė Kohėn e Mesme, mendime tė cilat ngjan t'i kenė rrėnjėt shumė pėrtèj Kohės sė Mesme.

        Nė kat tė sipėrm tė famullisė, permi njė tryezė tė madhe, ishin shtruar njė tok vjetėrsirash greko-romane, tė zbulśara e tė mblédhura njė nga njė, me njė fatbardhėsķ tė rrallė dhe me njė shie tė mbaruar, nga dora vetė e At Gjeēovit. Mbaj mėnt, veēàn, njė enė tė vogėl tė qojtur "lacrumatorium" lotore, asìsh qė tė vjétėrit, nė besim se tė vdékurit qajnė tė shkśarit e jetės tyre, i mbulojin nė varr bashkė me tė vdékurin qė ky tė kish se kû t'i mblithte lottė. Nuk mė shkonte ahere kurrė nėr mėnt se pas ca vjet sicilidò prej nesh, miq dhe admironjės tė tij, do tė kishim nevojė qi nė gjallėsķ pėr nga njė lotore ku tė mbledhim lottė t'ona pėr At Gjeēovin…

 

        Bir i pėrulėt i Shėn Franciskut, e ditur me njė diturķ pa tingėllìm, po dhe Shqipėtįr i kthiellt, At Gjeēovit, qė pėrkiste ēdo mirėsķ, nuk i mungój asnjė hidhėrim, asnjė ēpifje, mė e ēudķtshmia e tė cilave ndoshta ėshtė tė mohśarit se ay ish Shqipėtįr. Sepsè ish lindur nė njė kufķ gjśhėrash, nė njė kufķ ku sot mbaròn shqķpia dhe nis njė tjatėr, ca mėndje tė klasės katėrt, tė pazonjat tė kuptojnė se fólėsit e shqipes nė vijėn me tė pėrparuara janė stėrnķpėrit e atżreve qė me qėndrimin e tyre nė Kohėn e Mesme dhe pastaj ndaluan tė mbrįpsurit e vijės mė tehû, ca mėndje tė klasės katėrt e pėrmbysin tė vėrtetėn dhe e kthejnė nė tė sharė atė qė ėshtė njė lavdķ.


        Po At Gjeēovi ėshtė pėrmi ēdo sharje. Emėri i kėtķj njeriu tė rrallė do tė vejė duke u-ritur – dhe njė ditė famullia e Gomsiqes do tė jetė njė nga gurėt e shėntėruar tė Shqipėtarėsisė.

 

·        Màrrė fjalė per fjalė prej fletores "Dielli" 18 Marc 1930, nr. 5156, fq. 2.