Nė fokus tė historianit

 

E VĖRTETA MBI SHQIPTARĖT E MAQEDONISĖ DHE

SHTREMBĖRIMI I ENCIKLOPEDISĖ SĖ SHKUPIT

 

Akademia e Shkencave e Republikės sė Maqedonisė vuri nė qarkullim nė shtatorin e kaluar "Enciklopedinė e Maqedonisė", Shkup 2009, botuar nėn kryesinė e akademikut tė saj, Blazhe Ristovski.

 

Shkruan:  Prof. Kristo Frashėri  - Tiranė, 12. 12. 2009

 

 

Hyrje

 

     Nė zėrin kushtuar shqiptarėve tė Maqedonisė tėrhoqėn vėmendjen disa formulime tė vjetruara, tė cilat opinioni publik shqiptar kishte shpresuar se nuk do t‘i dėgjonte mė, pėr faktin se ato kanė qenė gatuar nė tė kaluarėn nga mendje tė zhuritura nacionaliste maqedone dhe si tė tilla atyre u kishte kaluar koha. Ne nuk do tė merremi me pėrmbajtjen e mbarė zėrit "shqiptarėt e Maqedonisė", pjesė e Enciklopedisė sė pėrmendur, e cila vuan gjithandej nga pasaktėsi, pasi debati do tė shkonte gjatė. Do tė pėrqendrohemi vetėm nė formulimet historike qė ka Enciklopedia e pėrmendur mbi tė ashtuquajturėn vendosje e shqiptarėve nė Maqedoni, pasi kėto formulime krejtėsisht tė pasakta, pra antishkencore, na kthejnė nė shekullin XIX. Aty lihet tė kuptohet se shqiptarėt nuk kanė qenė tė pranishėm nė viset e sotme tė Maqedonisė as nė Antikitet, as nė Mesjetė.

     Aty ngulet kėmbė se:

     "Kolonizimet shqiptare nė Maqedoni janė regjistruar kryesisht pas shekullit XVI. Janė dyndur heshturazi (sic!) kur tashmė ishin tė islamizuar. Dyndjet pėrfituan nga tollovia e shekullit XVIII, kur feudalėt shqiptarė vepronin pėr pavarėsinė e tyre nga pushteti qendror dhe pėrpiqeshin pėr zgjerimin e tyre edhe nė Maqedoni. Ali Pashė Janina (nė fillim tė shekullit XVIII) e kishte zgjeruar pushtetin e vet edhe nė pjesėt jugperėndimore tė Maqedonisė, pas sė cilės filloi kolonizimi me nga njė apo mė shumė familje nė rreth 30 fshatra. Tė gjithė ata arritėn nga Shqipėria e Veriut dhe i takonin fisit geg (pra, nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės, i cili ishte nga jugu, qenkan dyndur nė Maqedoni shqiptarėt e veriut !!! - K.F.). Nė Tetovė, Gostivar dhe nė vende tė tjera, thuhet aty, tashmė kishin dalė pashallarė gjysmė tė pavarur me prejardhje shqiptare, tė cilėt kishin nxitur kolonizimet. Ata pėrdornin banda kaēakėsh tė cilat e terrorizonin popullatėn maqedone dhe e detyronin tė shpėrngulej. Nėpėr shtėpitė dhe fshatrat maqedone vendoseshin familje shqiptare. Numri i tyre deri nė fillim tė shekullit XIX ishte rreth 20 mijė veta (sic!!!). Qė nga viti 1780-1800 tė ardhurit ishin nga fisi Krasniqi dhe Shalė dhe njė fis nga Shqipėria e Jugut (sic!). Ata u vendosėn nė Manastir, nė Gostivar (Sėrbinovė, Gradec, Recan dhe Cegran), nė Kėrēovė (Zajas, Arangjel dhe Popovjan, Oriziare, Sebice dhe Celopek), nė Kumanovė (Likovė), nė Pėrlep (Desovė, Zhitoshė dhe Debresht), nė Shkup (disa fshatra tė Dervenit, Gumalevė, Novo Sellė dhe Brezė), nė Strugė (Belicė e Poshtme) dhe nė Tetovė (Tearcė, Poroj, Gajre, Recicė e Vogėl, Shipkovicė, Tetovė, Kalishtė dhe Lisec)".

     Sipas autorėve tė "Enciklopedisė sė Maqedonisė", periudha e dytė e kolonizimeve tė dhunshme shqiptare nė viset maqedone, ndodhi nė fillim tė viteve ‘40 tė shekullit XIX, pra nė vitet e Tanzimatit. Kėtė radhė "ardhacakėt" shqiptarė erdhėn nga Elbasani, Luma dhe Mati, por edhe nga Korēa e gjetkė.

     Vala e tretė e kolonizimit paska ndodhur nė fillim tė shekullit XX, kurse vala e fundit, pra vala e katėrt e kolonizimit shqiptar tė Maqedonisė paska ndodhur pas vitit 1944. Burimi kryesor pėr kėtė zė ku janė mbėshtetur akademikėt e Maqedonisė duket se ėshtė, siē e cilėsojnė vetė, vepra e historianit maqedon, Hristo Andonov Polljanski, Shtojcė mbi marrėdhėniet maqedone-shqiptare nė tė kaluarėn, "Vepra tė zgjedhura", V.3, Shkup 1981. Nuk ėshtė hera e parė qė dalin nga qarqet nacionaliste maqedone fyerje dhe shtrembėrime nė dėm tė shqiptarėve. Mė se njė herė argumentet e tyre tė ngjizura me hamendje dhe me pasione janė hedhur poshtė nga kritika historike. Megjithatė, ata vazhdojnė akoma tė pėrsėrisin refrenin e tyre tė konsumuar se gjoja shqiptarėt nė Maqedoni janė ardhacakė tė zbritur nga skėrkat malore tė Shqipėrisė sė sotme

     Synimet qė kanė autorėt e kėtyre formulimeve nuk janė tė njėjta me ato qė kishin paraardhėsit e tyre nacionalistė para se tė formohej shteti maqedon. Nė shekullin XIX dhe nė fillim tė shekullit XX, gjyshėrit e nacionalistėve tė sotshėm maqedonė synonin tė bindnin diplomacinė e madhe europiane se viset e sotme tė Maqedonisė veriperėndimore dhe perėndimore nuk u takojnė shqiptarėve ardhacakė, por banorėve autoktonė maqedonė. Tani qė e kanė, si tė thuash, tapinė nė xhep, kanė synime me qitje tė largėt. Duan tė tregojnė se shqiptarėt janė ardhacakė, pra emigrantė ose azilantė. Si tė tillė, shqiptarėve nuk u takon e drejta e "isopolitisė", pra e drejta qė tė marrin pjesė njėsoj si maqedonėt nė drejtimin e shtetit tė tyre. Duket se ata pėrpiqen tė spekulojnė aktet ndėrkombėtare tė kohėve tė reja, qė flasin pėr emigrantėt, tė cilėt edhe kur fitojnė tė drejtat e qytetarisė nuk gėzojnė tė drejtėn e formimit tė njė shteti tė veēantė, as pjesėmarrjen si trup i veēantė nė shtetin e tyre nacional. Kėto janė pa dyshim ėndrra kimerike qė i shohin nacionalistėt me sy hapur, tė cilėt flenė akoma nė djepin e shekullit XIX.

     Tė trajtosh shqiptarėt qė banojnė nė atdheun e tyre qė nga agimi i historisė si ardhacakė apo emigrantė, apo azilantė, ėshtė njė fyerje e rėndė pėr ta. Ashtu siē pritej, sapo "Enciklopedia e Maqedonisė" doli nė qarkullim shpėrthyen kundėr saj protestat e lexuesve shqiptarė brenda dhe jashtė Maqedonisė. Si pasojė e kėtyre protestave krejtėsisht tė natyrshme, "Enciklopedia e Maqedonisė" u tėrhoq shumė shpejt nga qarkullimi, pastaj u vendos qė tė korrigjohej zėri kushtuar shqiptarėve dhe mė pas akoma ky zė tė shkruhej nga e para. Kur kėto gėrr-mėrre dalin nga pena ordinere as qė ia vlen tė merresh me to. Kėtė radhė puna ndryshon, mbasi me gėrr-mėrre po merren disa "akademikė" maqedonė. Duke marrė parasysh nivelin shkencor tepėr tė ulėt qė ka zėri kushtuar shqiptarėve nė Enciklopedinė e Akademisė sė Shkencave tė Shkupit, ne do tė pėrgjigjemi veēse shkurt.

     Shpresojmė se formulimet fyese, absurde, provokatore qė pėrmban zėri i pėrmendur jo vetėm pėr shqiptarėt e Maqedonisė, por pėr pjesėtarėt e mbarė kombit shqiptar - tani qė Akademia e Shkupit u detyrua ta tėrheqė "Enciklopedinė" nga qarkullimi pėr ta rishkruar - kėto formulime fyese duhet tė fshihen nga faqet e saj. Meqenėse historinė e kombit shqiptar ne e kemi temė qendrore tė punės sonė shkencore dhe jo kujdes anėsor, siē e kanė disa akademikė maqedonė tė Shkupit, le tė kenė durim dhe ta lexojnė kėndvėshtrimin tonė pėr historinė e shqiptarėve tė republikės sė tyre.

 

Gabime metodike dhe faktologjike

 

     Para se tė hyjmė nė temėn e mirėfilltė e ndiejmė pėr detyrė tė nėnvizojmė disa kritere tė gabuara qė pėrmban sinteza mbi shqiptarėt nė "Enciklopedinė e Maqedonisė", tė cilat nuk tregojnė shkencė, por amatorizėm dhe nacionalizėm.

     Gabimi i parė i palejueshėm pėr historianėt, madje edhe pėr mėsuesit e shkollave tė mesme, ėshtė shkelja e parimit mė elementar tė metodologjisė shkencore tė historiografisė, e cila kėrkon qė ngjarjet historike tė shihen nė kohė dhe nė hapėsirė. Ėshtė pikėrisht ky gabim qė vihet re nė zėrin shqiptarėt e Maqedonisė. Nė bazė tė kėtij parimi, Maqedonia antike nuk duhet tė identifikohet as pėr nga shtrirja gjeografike, as pėr nga etnikoni i banorėve me Republikėn e Maqedonisė sė ditėve tona. Para sė gjithash se shtrirja gjeografike e emėrtimit Maqedoni, gjatė shekujve nuk ka qenė kurdoherė e njėjtė. Kohė pas kohe, kufijtė e saj territorialė kanė pėsuar luhatje. Madje, ka pasur raste kur emėrtimi gjeografik Maqedoni ėshtė zhvendosur krejtėsisht jashtė kufijve tė sotshėm tė saj. Kėshtu pėr shembull, nė shekujt I-II tė erės sonė ekzistonin dy provinca romake me tė njėjtin emėr - Maqedonia e Parė (Macedonia Prima) me qendėr Selanikun dhe Maqedonia e Dytė (Macedonia Secunda) me qendėr Durrėsin. Te vepra e gjeografit Aleksandrin tė shekullit II Klaud Ptolemeu (Geographia, Libri 12), Maqedonia e Dytė, pra provinca e Durrėsit shtrihej nė veri deri nė derdhjen e lumit Drin, nė Lindje pėrtej Liqenit tė Ohrit deri te qyteti Heraklea i Lynkestėve, kurse nė Jug, pėrtej Vlorės deri nė malet Akroceraune tė Himarės. Mė vonė, Maqedonia e Dytė u quajt provinca e Epirit tė Ri (Epirus Nova) me qendėr Durrėsin dhe pėrfshinte, sipas njoftimeve qė ndeshim nė Notitia Dignitatum (III, 13) edhe njė pjesė tė Maqedonisė historike (Epirus nova et pars Macedonia Salutaris). Pėr kėtė arsye, shpeshherė nė burimet historike mesjetare, savante europiane, Arbėria ėshtė identifikuar me Maqedoninė (Albania sive Macedonia) dhe shqiptarėt e provincės sė Durrėsit, janė quajtur maqedonė. Pėrkundrazi, banorėt sllavė pasi u vendosėn nė Maqedoni nė fillim u quajtėn skllavinė dhe mė vonė bullgarė, kurse vendi i tyre nė fillim Skllavini dhe mė vonė Bullgari. Ėshtė e vėrtetė se herė pas here emėrtimi gjeografik Maqedoni ėshtė zhvendosur, por zhvendosja ka ndodhur kryesisht drejt Lindjes deri nė Selanik e pėrtej dhe asnjėherė drejt veriut, nė kurriz tė provincės sė Dardanisė.

     Nė pragun e dyndjeve sllave ekzistonin, sipas njoftimeve qė pėrmban vepra e udhėpėrshkruesit tė shekullit V, Hierocles (Synecdemus, 655, XVI, 7), pėrsėri dy provinca qė mbanin emrin Maqedoni - njėra Macedonia Prima (Maqedonia e Parė), me qendėr Selanikun, tjetra Macedonia Secunda (Maqedonia e Dytė) me qendėr Stobin.

     Me njė fjalė, nė shekullin VI e.s. kur filluan dyndjet sllave nė Ballkan, emėrtimet gjeografike-administrative antike, Dardani dhe Maqedoni, vazhdonin tė ishin ende nė pėrdorim. Nė shekullin VI ato ishin shndėrruar nė njėsi administrative perandorake bizantine me po ato emra - nė provincėn e Dardanisė dhe nė provincėn e Maqedonisė sė Dytė. Ato ishin pėrsėri fqinje me njėra-tjetrėn. Provinca e Dardanisė vazhdonte tė kishte kryeqendėr Shkupin. Pėrkundrazi, provinca e Maqedonisė sė Dytė, tani e ngushtuar, kishte pėr kryeqendėr pėrsėri Stobin. Kufiri i tyre kalonte midis Shkupit dhe Stobit, afėr fshatit tė sotshėm Kozhle poshtė lart nė veri tė qytetit Bylazora, sot Velesh, e cila kjo e fundit i takonte Pajonisė. Tjetėr pikė kufitare ishte qyteti dardan, Sintia, tė cilėn Tit Livi e quan shkoqur "urbs dardanorum" (T. Livi XXVI, 253), diku nė luginėn e lumit Strimon, midis Shkupit dhe Pėrlepit, nga tė cilat kjo e fundit i takonte Maqedonisė. Sikurse shihet, nė shekullin VI viset shqiptare tė Maqedonisė sė sotme nuk bėnin pjesė nė asnjė nga dy provincat bizantine maqedone.

     Pėrfshirja nga shumė historianė maqedonė e viseve veriore dhe veriperėndimore tė Republikės sė sotme tė Maqedonisė, sot tė banuara nė shumicėn dėrrmuese nga popullsi shqiptare, - qė nga rrethet e Ohrit, Strugės, Dibrės, Kėrēovės, Gostivarit, Tetovės, Shkupit, Kaēanikut, Kumanovės - nė kufijtė e Maqedonisė historike, ėshtė pra njė shkelje e kritereve tė historiografisė shkencore. Me kėtė hartė gjeografike tė shekullit VI, Bjeshkėt e Sharrit kanė pėrbėrė pėr mijėra vjet, si mė parė edhe mė vonė, deri mė 1913, boshtin kurrizor tė provincės sė Dardanisė apo tė Vilajetit tė Kosovės dhe jo siē pėrbėjnė sot kufirin politik midis Republikės sė Kosovės dhe Republikės sė Maqedonisė.

     Gabimi i dytė ka lidhje me cilėsimin qė akademikėt e Maqedonisė u bėjnė shqiptarėve si banorė tė dikurshėm tė maleve tė Shqipėrisė, tė cilėt mė vonė qenkan dyndur "heshturazi" nė fushat e Maqedonisė, duke ia ndryshuar karakterin etnik sllav qė kėto vise kanė pasur mė parė. Ky cilėsim ka brenda saj njė varg pasaktėsish, madje absurditetesh. Para sė gjithash, termi qė ata pėrdorin pėr dyndje tė heshtur tė shqiptarėve ėshtė njė abuzim letrar. Historia nuk njeh dyndje tė heshtura. Dyndjet kryhen kurdoherė me dhunė. Ato qė zhvillohen nė mėnyrė tė heshtur janė emigrime apo shtegtime. Pėrdorimi i termit dyndje tė heshtura

     Provinca e Dardanisė me kryeqendėr Shkupin, provinca e Maqedonisė sė Dytė (Macedonia Secunda) me kryeqendėr Stobin, provinca e Maqedonisė sė Parė (Macedonia Prima) me kryeqendėr Selanikun nė shekujt V-VI tė erės sonė. Hartė e fotokopjuar nga botimi i Akademisė sė Shkencave tė Bullgarisė: Izvori za Bėllgarskata Istorija. Fontes Latini, vėll.I, Sofia 1958.

     Ėshtė pėrdorur mbasi nuk ka fakte tė dokumentuara. Deri sot asnjė historian nuk ka ndeshur nė burime historike dokumentare, qė tė vėrtetojnė shtegtime nė masė tė hapura, ca mė pak tė "heshtura" banorėsh nga malėsitė e Shqipėrisė nėpėr fushat e Maqedonisė. Nė tė vėrtetė, nė Maqedoninė historike, fqinjė e Dardanisė, ka disa enklava shqiptarėsh nė rrethin e Manastirit, tė Pėrlepit apo tė Veleshit, tė cilat mund tė thuhet se janė krijuar nga shtegtime tė mėvonshme. Por shqiptarėt qė pėrbėjnė shumicėn nė rrethet veriperėndimore dhe veriore tė Republikės sė sotme tė Maqedonisė, qė nga Ohri deri nė Kumanovė, kurrsesi nuk mund tė quhen enklava, pasi ata pėrbėjnė shumicėn e kėtyre krahinave, aq mė tepėr qė kėto krahina kanė vazhdimėsi territoriale me njėra-tjetrėn dhe me viset shqiptare tė Shqipėrisė sė ditėve tona. Pėrveēse kėto krahina nuk kanė bėrė pjesė nė provincėn e Maqedonisė as nė Antikitet, as nė Mesjetė, as nė periudhėn osmane, sikurse do tė shohim, banorėt e tyre janė pasardhėsit e stėrgjyshėrve tė tyre, tė cilėt kanė banuar pėr shekuj nė viset jugore tė Dardanisė dhe nė viset lindore tė provincės sė Durrėsit, pra nė atdheun e tyre historik. Shqiptarėt janė pra, banorė autoktonė, kurse ardhacakė janė banorėt sllavo-maqedonė, paraardhėsit e tė cilėve janė vendosur nė Gadishullin Ballkanik nė shekullin VII tė erės sonė. Me kėtė pohim, as qė na shkon ndėr mend tė lėvrojmė te shqiptarėt pasione nacionaliste, as t‘ua mohojmė sllavo-maqedonėve atdheun qė krijuan pas shekullit VII tė erės sonė. Qėllimi ynė ėshtė vetėm tė respektojmė saktėsinė historike dhe t‘u vėmė ledh fyerjeve dhe synimeve politike qė fshihen prapa kėtyre fyerjeve.

     E treta, ēėshtja mė serioze e debatit, ka lidhje me identitetin etnik, apo kombėtar, apo kulturor tė maqedonėve tė sotshėm.

     Tė gjithė popujt apo kombėsitė kanė njė identitet pak a shumė tė pėrcaktuar etnik, apo kombėtar, apo kulturor, njė identitet tė formuar me ngjyrime tė ndryshme sipas kohėve, por qė nė ēdo kohė ai i dallon nga kombėsitė dhe kombet e tjera. Nė komponentėt e identitetit bėjnė pjesė, jo vetėm gjuha, doket, zakonet, mentalitetet, nė disa raste feja, por edhe prejardhja gjenetike. Me sa dimė ne, tė gjitha kombėsitė e kanė formuar prej kohėsh identitetin e tyre etnik apo kulturor. Tė gjithė e dinė se cila ėshtė prejardhja e tyre gjenetike. Vetėm maqedonėt e sotshėm, siē po del nga pena e tyre, duket se nuk kanė ende njė identitet tė pėrcaktuar. Ata janė ende nė kėrkim tė identitetit tė tyre kulturor dhe historik. Nė pėrgjithėsi pranojnė se i pėrkasin familjes sė madhe etnolinguistike sllave dhe se procesi i formimit tė kombėsisė tek ata nisi me vendosjen e tyre nė Gadishullin Ballkanik. Deri nė fund tė shekullit XIX, madje edhe deri nė pragun e Luftės sė Dytė Botėrore, banorėt sllavė tė Maqedonisė e mbanin veten nė pėrgjithėsi si pjesėtarė tė kombėsisė bullgare. Qė nga fundi i shekullit XIX, lindi tek elitat e tyre politike ideja se ata padrejtėsisht kanė qenė pėrfshirė nė kombin bullgar. Nė qoftė se ata e veēuan veten e tyre nga kombėsia bullgare dhe vunė themelet e kombėsisė maqedone, kjo ėshtė punė e tyre. Ne nuk kemi tė drejtė tė ndėrhyjmė nė ēėshtjet e brendshme tė ndėrgjegjes sė tyre. Sigurisht, qė nuk na u duk e arsyeshme kur me themelimin e Republikės sė Maqedonisė ata filluan tė pretendojnė se ishin pasardhėsit e etnisė maqedone tė kohės antike dhe se Aleksandri i Maqedonisė ishte figurė e ndritur e historisė antike tė maqedonėve sllavė.

     Te kjo tezė e re ne shohim njė nonsens, pėr tė mos thėnė njė absurditet. Por, disa akademikė sllavė tė Shkupit duket se nuk duan tė dinė fare pėr saktėsi historike. Pėr ta, maqedonėt e ditėve tona, vėllezėrit e bullgarėve apo kushėrinjtė e serbėve, kur e do puna janė sllavė, kur nuk e do puna nuk janė sllavė. Kur flitet pėr autoktoni ata nuk janė sllavė, por pasardhėsit e maqedonėve tė Filipit tė Maqedonisė e tė Aleksandrit tė Madh. Pėrkundrazi, kur takohen me vėllezėrit e familjes sė tyre etnogjuhėsore me rusė, bullgarė, serbė, ata shndėrrohen nė sllavė.

     Rreth 30 vjet mė parė, erdhi nė Tiranė profesori maqedon, Hristo Andonov Poljanski, i cili mbajti nė Universitetin e Tiranės nė Fakultetin e Historisė njė ligjėratė mbi marrėdhėniet shqiptaro-maqedone. Ai e nisi ligjėratėn afėrsisht me kėto fjalė: Marrėdhėniet maqedone-shqiptare kanė rrėnjė tė lashta nė histori. Ato fillojnė, tha ai, qė nė kohėn e Aleksandrit tė Madh. I nderuari profesor i Shkupit kujtoi se me kėtė lashtėsi qė ai na atribuoi, ne, shqiptarėt e Shqipėrisė sė sotme duhej tė krenoheshim, sepse duke na trajtuar si fqinjė tė lashtė nuk ishim ardhacakė, por banorė tė viseve tona tė paktėn qė nė kohėn e Aleksandėrit tė Madh. Nė tė vėrtetė, gjithė auditori u step kur e dėgjoi kėtė profesor tė nxirrte nga goja xhevahirin e padėgjuar se maqedonėt e sotshėm ishin stėrnipėr tė Lekės sė Madh. Ca mė tepėr, auditori u ēudit kur profesor Poljanski tha se Heroi Kombėtar i shqiptarėve, Skėnderbeu, nuk ishte shqiptar, por maqedon, sidomos kur shtoi se nė ushtrinė qė ai udhėhoqi nė luftė kundėr Perandorisė Osmane bėnin pjesė kryesisht luftėtarė maqedonė dhe pak shqiptarė. Ne e pėrmbajtėm veten, por e pyetėm: Profesor, pėr cilėt maqedonė flisni, sepse pėr ne historianėt, nė kohėn e Aleksandėrit tė Madh, juve bridhnit ende nė stepat e Rusisė, kurse nė viset e Aleksandėrit tė Madh ju keni ardhur dhjetė shekuj mė vonė. Ai u pėrgjigj afėrsisht nė kėtė mėnyrė: Kam respekt, tha, pėr kulturėn tuaj dhe pėr dijenitė tuaja. Por ju, ende nuk e keni mėsuar historinė e vėrtetė. Ne, tha ai, maqedonėt, me tė vėrtetė kemi ardhur shekuj mė vonė, por pėrderisa u vendosėm nė trojet e maqedonėve tė lashtė, ne jemi pasardhėsit e tyre, jo vetėm pasardhėsit e tyre kulturorė, por edhe gjenetikė. Ne kemi tė drejtė tė krenohemi me Aleksandėrin e Madh dhe tė pėrdorim flamurin e tij. Pranojmė, i thamė, se nuk e dimė mirė historinė, prandaj u pyesim tė na sqaroni ēfarė do tė thoshit ju nėse turqit osmanė, tė cilėt u vendosėn nė viset e Perandorisė Bizantine dhe patėn tė njėjtin kryeqytet, Stambollin, do ta quanin veten e tyre pasardhės gjenetikė tė bizantinėve dhe shtetin e tyre do ta emėrtonin nė bazė tė kriterit tuaj, jo Perandori Osmane, por Perandori Bizantine? Deri sot nuk kemi marrė ende pėrgjigje.

     Ne kujtuam se profesor Poljanski ishte njė pjellė e rrallė e nacionalizmit maqedonomadh, por tani po shohim se paskemi qenė tė gabuar. Paskemi qenė tė gabuar, sepse mė 1991, kur ish-Republika maqedone e Jugosllavisė u bė republikė e pavarur nė Ballkan, udhėheqėsit e saj adoptuan pėr flamur kombėtar tė tyre flamurin e Aleksandėrit tė Maqedonisė. Tė adoptosh emrin e lashtė tė Maqedonisė si emėr kombėtar tė republikės sė krijuar nė shekullin XX dhe tė adoptosh pėr kėtė republikė tė re flamurin e Aleksandėrit tė Maqedonisė, kjo pėrsėri ėshtė punė e tyre. Ne nuk kemi tė drejtė tė ndėrhyjmė kundėr vullnetit tė njė kombi. Megjithatė, si qytetarė tė njė vendi qė synon tė integrohet nė Bashkimin Europian dhe ca mė tepėr, si historianė qė pėrpiqen tė pėrvetėsojnė standardet e metodologjisė moderne tė historiografisė, nuk mund tė rrimė pa vėnė nė dukje se kėtu kemi tė bėjmė me njė ndryshim tė rremė, fals tė identitetit kombėtar. Ja, nė veprėn e kėtij profesori tė mbushur me "madhėrinė e vet" (shprehje e Migjenit) ėshtė mbėshtetur zėri shqiptarėt e Maqedonisė, qė botoi Akademia e Shkupit. Si mund tė ndryshohet tri herė identiteti kombėtar brenda njė shekulli? Ēfarė kombi ėshtė ky, pjesėtarėt e tė cilit janė sllavė dhe si tė tillė njė shekull mė parė quheshin bullgarė, pastaj e shpallėn veten maqedonė, por pėrsėri sllavė, kurse pas vitit 1991 e quajnė veten maqedonė antikė, pra jo sllavė? Na vjen me tė vėrtetė keq qė fqinjėt tanė janė ende nė kėrkim tė njė identiteti pėrfundimtar kombėtar, kėrkim i cili nuk dimė se ku do t‘i ēojė mė tej.

Tani le tė kthehemi nė faktet historike.

 

Struktura etnike nė Maqedoninė e sotme nė shek. VI,

nė pragun e dyndjeve sllave

 

     Para se sllavėt tė vendoseshin nė Gadishullin Ballkanik, pra para Mesjetės sė hershme, maqedonėt e sotshėm, si pjesėtarė tė etnive sllave, banonin nė stepat e Rusisė. Nuk dimė tė ketė historianė qė ta kenė ndriēuar parahistorinė e sllavėve, pra historinė kur ata jetonin nė atdheun e tyre tė hershėm, e cila ėshtė ende thellėsisht e errėt. Nė fakt, etnogjeneza e maqedonėve tė sotshėm fillon me dyndjet e tyre nga stepat ruse dhe me ngulitjen e tyre nė trevat ballkanike. Pra, fillon kur ata u bėnė fqinjė me popullatat ilire, tė cilat banonin nė Gadishullin Ballkanik qė nga agimi i historisė e kėtej. Megjithatė, procesi i formimit tė etnisė maqedone apo i paraardhėsve tė tyre bullgaro-sllavėve nuk u krye menjėherė pas vendosjes sė tyre nė Gadishullin Ballkanik. Ai pushton shekujt e Mesjetės sė hershme.

     Mesjeta e hershme ėshtė njė nga periudhat mė tė rėndėsishme tė historisė sė kombėsive tė Gadishullit Ballkanik. Si kudo nė kontinentin europian, edhe kėtu, gjatė kėsaj periudhe ndodhėn shndėrrime tė thella nė fushėn ekonomike dhe shoqėrore, politike dhe kulturore. Shkakun themelor kėto shndėrrime e patėn te kriza qė mbėrtheu rendin skllavopronar dhe te vala e gjatė e dyndjeve barbare qė pėsoi Gadishulli Ballkanik nė fund tė Antikitetit dhe nė fillim tė Mesjetės sė hershme. Nė kuadrin e kėtyre dy fenomeneve, shoqėria antike skllaviste nė kėto troje u pėrmbys. Mbi gėrmadhat e saj lindi shoqėria feudale e Mesjetės sė hershme. Nė tė njėjtėn kohė, nė pėrfundim tė dyndjeve barbare nė Gadishullin Ballkanik ndodhėn ndryshime tė rėndėsishme edhe nė hartėn etnike tė Europės Juglindore. Disa kombėsi antike u zhdukėn, disa rezistuan. Vendin e kombėsive qė u zhdukėn e zunė popullata tė reja qė u dyndėn nga veriu dhe nga verilindja e gadishullit.

     Dihet se Mesjeta e hershme ėshtė jo vetėm pėr trevėn shqiptare, por pėr mbarė Europėn Juglindore, njė periudhė thellėsisht e varfėr nga pikėpamja e burimeve dokumentare. Kėtė varfėri tė burimeve historike e kanė shfrytėzuar historianėt e interesuar sllavė pėr tė krijuar pėrshtypjen fiktive, sikur nė Antikitetin e vonė, nė fillim tė dyndjeve barbare, trojet e Maqedonisė dhe tė Dardanisė kishin mbetur pa banorė dhe se ato u mbushėn, sipas tyre, me banorė tė rinj sllavė, tė cilėt vėrshuan nė kėto vise nė pjesėn e parė tė shekullit VII. Me njė fjalė, sipas tyre, banorėt sllavė nuk janė uzurpatorė, por popullata qė mbushėn toka tė zbrazura pa banorė, duke fituar kėshtu tė drejtėn e pronėsisė mbi kėto vise. Por, pėr tė dyja kėto ēėshtje me rėndėsi kapitale - pėr asgjėsimin e popullatave tė mėparshme ilire dhe pėr vendosjen e popullatave tė dyndura sllave - historianėt qė pėrkrahin kėtė tezė tė re nuk kanė sjellė pėr asnjėrėn prej tyre argumente historike.

     Me kėtė rast dua tė pėrsėris atė qė kam pohuar nė konferencėn organizuar nė Shkup nė dhjetor tė vitit 1991, me titull "Shqiptarėt e Maqedonisė". Aty kam thėnė: "Nuk ėshtė e fshehtė se ėshtė mohuar prania e shqiptarėve nė viset e tyre tė Ballkanit gjatė kėsaj periudhe (gjatė Mesjetės sė hershme - K.F.). Kjo ka krijuar atė interpretim tė shtrembėr sikur shqiptarėt nė trojet e tyre historike nuk janė tė zotėt e shtėpisė, por tė ardhur. Ėshtė temė e vėshtirė sigurisht. Mungojnė materialet dhe burimet e shkruara janė shumė tė varfra. Por, burimet mungojnė edhe pėr ata (maqedonėt - K.F.) qė pretendojnė se janė tė zotėt e shtėpisė". (Shqiptarėt e Maqedonisė, botim i Meshihati i BI nė RM, Shkup 1994, f.634).

     Ndėrkohė, rezultatet e hulumtimeve tė mėvonshme kanė hedhur nga pikėpamja dokumentare mjaft dritė mbi strukturėn etnike qė kishin viset shqiptare tė Maqedonisė sė sotme nė pragun e dyndjeve sllave. Nė trajtesėn "Historia e Kosovės, vėll.I, Dardania (Kosova antike), pėrgatitur nga Kristo Frashėri, botuar nga "Dudaj", Tiranė 2008, janė sjellė me sa e ka lejuar vendi dėshmi qė provojnė se treva e gjerė e Dardanisė ka qenė qė nga agimi i historisė vazhdimisht e banuar nga popullatat e etnisė ilire. Kjo pėr tė treguar se kur filluan dyndjet e popullatave sllave, Dardania nuk ka qenė njė provincė e shkretuar, siē pretendojnė historianėt sllavė, por njė vend me popullsi tė dendur ilire, pa mohuar se krahas tyre ka pasur dhe popullata ilire tė romanizuara ose thjesht banorė romakė-latinė. Ato provojnė jo vetėm se kjo pjesė e Dardanisė, e cila ėshtė e pėrfshirė nė Republikėn e sotme tė Maqedonisė ka qenė e ngjeshur me banorė ilirė, por edhe faktin tepėr tė rėndėsishėm se kjo popullsi ilire ka qenė nė atė kohė shumė dinamike nė jetėn ekonomike, shoqėrore, politike tė Perandorisė Bizantine. Mė tej akoma, provinca dardane ka qenė kaq dinamike dhe kaq e populluar me banorė ilirė sa nga gjiri i saj dolėn gjatė shekullit VI, tre perandorė tė Bizantit me origjinė ilire. Ata qenė: i pari, Justini (518-527) nga Bederiana pranė Shkupit, nė Dardani, tė cilin kronisti bizantin i kohės sė tij, Prokopi i Cezaresė e cilėson nė veprėn e tij - me prejardhje ilire (Historia quae dicitur Arcana, Lipsiae, B.G. Teubner, 1913, vėll. III, 6,2); I dyti, Justiniani (527-565), i mbiquajtur i Madh, nipi i Justinit, i cili lindi, sipas Prokopit tė Cezaresė, nė Tauris, fshat pranė Bederianės sė Dardanisė, nė afėrsi tė Shkupit, edhe ky ilir; i treti, Justini II (565-578), i cili ishte dardan, pra ilir, posa qė ishte nipi i Justinianit tė Madh (Menandri, Historici Graeci Minores, edidit Ludovicus Dindofias, fr.25-26).

     Fakti qė Justiniani ndėrtoi dhe rindėrtoi nė Dardani nė mes tė shekullit VI mė shumė se 158 kala, pra shumė mė tepėr se nė provincat e tjera (nė Epirin e Ri 58 kala; nė Epirin e Vjetėr 36 kala; nė provincėn maqedone 46 kala), tregon se kėtu popullsia vazhdonte tė ishte e dendur dhe jo e rralluar, siē pretendojnė jo pak historianė. Edhe dekreti qė nėnshkroi Justiniani mė 18 tetor 532 mbi vėshtrimin juridik tė institutit tė familjes drejtuar prefektit tė prefekturės sė Ilirikut dėshmon pėr njė jetė shoqėrore dhe sllaviste tepėr aktive te dardanėt. Jetėn shoqėrore aktive tė Dardanisė e dėshmon dhe novela XI pjesė e "Codex Justinianus", qė Justiniani shpalli nė vitin 535, me tė cilėn ai krijoi nė trevėn dardane, madje nė vendlindjen e tij, pranė Shkupit, njė kryepeshkopatė tė re nėn ombrellėn e Romės, pa pėrfshirė provincėn e Maqedonisė, pra njė institucion kishtar qė nuk do tė kishte mė lidhje me kryepeshkopatėn e Selanikut, e cila mbeti e varur nga Kostandinopoja. Pėr mė tepėr, edhe pse nėn ombrellėn e Romės, institucioni i ri nuk do tė ishte mitropoli, siē ishte ajo e Shkupit, por njė kryepeshkopatė nė njė shkallė mė tė lartė, me statusin e ekzarkatit, e cila nėnkuptonte se do tė gėzonte njė autoqefali kishtare. Vetė ngritja e njė ekzarkati nėnkupton njė popullsi mė me peshė se sa kishte njė kryepeshkopatė nė atė kohė. Fakti qė kjo kryepeshkopatė kishte nė vartėsinė e vet disa peshkopata, ėshtė njė dėshmi mė tepėr qė provon popullsinė e dendur tė krishterė tė Dardanisė.

     Nė kundėrshtim me historianėt kryesisht sllavė, tė cilėt mohojnė karakterin etnik ilir tė banorėve qė popullonin brezin jugor tė trevės dardane, me qendėr Shkupin, nuk mungojnė historianė jugosllavė, tė cilėt nuk pajtohen me kolegėt e tyre tė politizuar. Midis tyre, vlen tė pėrmendet njė nga penat mė tė njohura tė historiografisė bashkėkohore jugosllave, Fanulla Papazoglu. Ajo ka shkruar se Dardania ishte "njė nga krahinat ballkanike mė pak tė romanizuara" dhe se "popullsia e saj vendase duket se e kishte ruajtur mė mirė se gjetiu individualitetin dhe vetėdijen e saj etnike". Pastaj "nuk duhet pra, pėrjashtuar mundėsia qė dardanėt, tė cilėt i shpėtuan romanizimit, tė kenė mbijetuar, pėrfundon ajo, edhe pas migracionit sllav dhe tė kenė dalė nė Mesjetė me emrin shqiptar". (F. Papazoglu, Les royaumes d‘Illyrie et de Dardanie. Origines et developpement. Structures, hellenisation et romanisation. Nė: "Iliri e Albanci", Beograd 1988, f. 19). Po ashtu, gjuhėtari i shquar serb, Henrik Bariē, pranon se shqiptarėt banonin nė hapėsirėn e Dardanisė dhe tė Peonisė, para se nė kėto vise tė dyndeshin sllavėt. Nė mungesė tė njoftimeve historike, shkruan ai, praninė e shqiptarėve nė kėto vise nė fund tė Antikitetit dhe nė fillim tė Mesjetės e vėrtetojnė jo vetėm emrat ilirė tė personave qė ndeshen nė mbishkrimet e varreve, por edhe toponimitė antike tė kėsaj treve, siē janė Scupi, Naissus, Astibos, Lychnis, shndėrrimi i tė cilėve nė trajtat e mėvonshme Shkup (Scupi), Nish (Naissus), Shtip (Astibos), Ohėr (Lychnid), etj., shpjegohet me anėn e ligjeve fonetike jo tė sllavishtes, por tė shqipes (H. Bariē, Hymje nė historinė e gjuhės shqipe. Prishtinė 1955, f. 49-50).

     Nga sa u tha deri kėtu dalin dy konkluzione, tė cilat akademikėt e Maqedonisė duhet t‘i kenė parasysh: e para, se nė pragun e dyndjes sė barbarėve nė Gadishullin Ballkanik provinca e Dardanisė nuk ishte rralluar pėr nga popullsia, por kishte banorė ilirė aktivė dhe, e dyta, se kėto vise ilire ku dhe sot e kėsaj dite banojnė shqiptarė nė shumicė, tė cilėt nė shekullin VI vazhdonin ta kishin fytyrėn tė kthyer nga Roma, nuk kishin asnjė lidhje me provincėn maqedone, e cila kishtarisht mbeti e lidhur me Kostandinopojėn. Mohimi i kėtyre konkluzioneve ėshtė njė spekulim pa shije.

     Tė dy kėto konkluzione na bindin se, teza e pėrhapur nė historiografinė ballkanistike se nė fund tė Antikitetit, pra para ngulimeve sllave nė Ballkan viset e sotme tė Maqedonisė ishin pa banorė, mbėshtetet nė pohime aprioristike pa dėshmi dokumentare. Kundėrshtarėt e kėtyre dy konkluzioneve citojnė jo burimet dokumentare tė Antikitetit tė vonė, por njėri-tjetrin ose shumė-shumė toponimet sllave qė ndeshen nė viset shqiptare tė Maqedonisė. Toponimet sllave, tė cilat sot janė tepėr tė pėrhapura jo vetėm nė viset shqiptare tė Maqedonisė, por edhe nė mbarė Gadishullin Ballkanik, nuk ndeshen nė shekujt e hershėm mesjetarė. Ato dalin nė fushėn e burimeve dokumentare mė vonė, duke filluar nga shekulli XI e kėtej. Nuk ėshtė pa vend tė pėrmendim kėtu njoftimin qė na jep kronisti bizantin me origjinė ilire, Marcelin Komesi, sekretari i perandorit Justinian, me origjinė dardane nė veprėn e vet "Chronicon". Shkupin ai nuk e vendos nė asnjė nga tė dyja Maqedonitė, por nė provincėn e Dardanisė (Marcellinus Comes, Chronicon, ad An. 518). Po ashtu, edhe Hierokli e quan Shkupin "Skupimetropolis", domethėnė kryeqendrėn e Dardanisė (Synecdemos 655, XVI, 8).

     Si pėrfundim, nuk ėshtė e drejtė orvatja e disa historianėve, tė cilėt kur ngjarje qė kanė ndodhur nė brezin jugor tė Dardanisė antike i pėrfshijnė si ngjarje qė i takojnė Maqedonisė antike dhe mesjetare.                

Fillimisht ėshtė botuar te „Gazeta Shqip“ -  Tiranė, 10 - 11. 12.  2009