A duhet tė hapen dosjet qė nuk mund tė hapen?

 

KOMUNISTĖT, TRADHĖTARĖT DHE RROGĖTARĖT!

 

Shkruan: Behxhet Sh.SHALA *  Prishtinė, 15. 01. 2009

__________________________

 

Ligji pėr ndriēim apo ligji pėr linēim

 

     Pas rėnies sė komunizmit, shumica e vendeve qė vėrtet ishin dhe u bėnė tė pavarura, i hapėn dosjet duke e bėrė publike rolin e ish udhėheqėsve nė krimet ndaj shtetasve tė tyre. Nė kėtė mėnyrė u bė njė diferencim politik dhe institucional; duke pamundėsuar riciklimin e atyre qė ishin pėrgjegjės pėr krime qė pėrsėri, tashmė tė konvertuar nė demokratė pėrpiqeshin tė infiltroheshin nė levat institucionale, demokracitė e reja dhe tė brishta u distancuan nga e kaluara, pa shkaktuar thyerje tė mėdha dhe ndryshime tektonike. E ruajtėn shtetin dhe e morėn pushtetin! Edhe Shqipėria, si shtet qė ka kaluar afėrsisht 50 vjet nėn diktaturėn jashtėzakonisht tė ashpėr tė variantit mė primitiv tė mundshėm tė komunizmit tė tipit sllavo-stalinist i hyri kėtij lustracioni, siē po i thonė. Sė shpejti pritet dekretimi i kėtij ligji, qė nė fakt paraqet njė biletė  hyrėse pėr kaos institucional dhe legalizim tė hakmarrjeve, eliminimeve politike, etiketimeve, marrjes sė pushtetit, sigurimin e imunitetit pėr krimet e  qė nė emėr tė luftės ndaj krimeve komuniste e bėjnė ata qė edhe vet, deri dje ishin pjesė e nomenklaturės komuniste. Tė gjitha dosjet nė Shqipėri kanė qenė nė duart e atyre qė kanė qenė nė pushtet dhe skajshmėrisht janė keqpėrdorur. Dosjet kompromentuese janė eliminuar apo pėrshtatur rrethanave tė reja ndėrkaq qė janė krijuar tė gjitha mundėsitė pėr fabrikimin e dosjeve tė reja, dosjeve tė demokracisė! Pėr kėtė arsye procesi i ndriēimit, zbardhjes sė krimeve tė komunizmit nė Shqipėri nuk do jetė i suksesshėm sepse qėllimi nuk ėshtė i sinqert, nuk ėshtė i mirė, ėshtė qėllim ekskluziv dhe diskriminues. Mė shumė i pėrngjan luftės brenda llojit! Sepse nė Shqipėri, gjatė kohės sė diktaturės, komunisti mė i Madh e ka hėngėr-asgjėsuar komunistin mė tė Vogėl! Demokratėt dhe nacionalistat i kanė vrarė dhe margjinalizuar gjatė dhe menjėhere pas pėrfundimit tė luftės.

Etėrit dhe bijt

 

     Deri sa nė Shqipėri, krimet nė kohėn e komunizmit kishin karakter dhe pėrmbajtje ideologjike dhe politike, nė Kosovė ishin etnike dhe politike. Etnike sepse shqiptarėt keqtrajtoheshin, burgoseshin, dėnoheshin dhe vriteshin pėr shkak tė pėrkatėsisė kombėtare, ( etnike ). Po a kishte komunistė nė ish Jugosllavinė dhe kush ishin ata? Ku ishin nė kėtė mes “komunistėt” shqiptarė? Komunizmi nė ish Jugosllavinė ishte fiktiv dhe shėrbente si mjet pėr mbajtjen e pushtetit pėr njė kategori individėsh. Ai ishte manipulativ nė kuptimin e krijimit   njė ekulibri midis komunizmit sovjetik ( me satelitėt ) dhe pjesės demokratike tė botės. Ky ishte njė nacional- shovinizėm i maskuar si komunizėm nė fillim dhe socializėm vetqeverisės, mė vonė! Tė gjithė e dinė qė krerėt” komunistė” jugosllav punuan nė shkatėrrimin e Jugosllavisė dhe nė momentet vendimtare punuan pėr formimin e shteteve tė tyre kombėtare. Po i pėrmend ;Kuēanin dhe Dėrnovshekun nė Slloveni. Tuxhmanin, Raēanin dhe Shuvarin nė Kroaci. Izetbegoviqin, Durakoviqėt dhe Bogiqeviqi nė Bosnje, Gligorovi  Maqedoni, Gjukanoviqi nė Mal tė Zi dhe Milosheviqi me kompani nė Serbi. Kėta pra ishin komunistėt qė e shkatėrruan Jugosllavinė dhe i formuan shtetet kombėtare demokratike. Po ku ishin “komunistėt” shqiptarė nė kėto udhėkryqe tė mėdha historike nė tė cilėn gjendej Kosova? Ēka bėnė ata pėr Kosovėn dhe popullin qė i pėrkisnin? Askund dhe nuk bėnė asgjė! Tė gjitha pėrpjekjet i bėnin pėr ta ruajtut atė copė pushtet qė e kishin dhe pėr ta Kosova ishte karrika e tyre, privilegjet qė i gėzonin dhe mirėqenia e familjeve tė tyre. Ata, nė tė shumtėn e rasteve nuk ishin as komunistė, as tradhėtarė por thjesht , rrogėtarė! Mė thuani cili ishte ai komunist shqiptar i Kosovės qė sakrifikoi diēka pėr Kosovėn, prej vitit 19945 e deri nė vitin 1998 kur edhe filloi lufta ēlirimtare e UĒK-sė ?! Nė momentet vendimtare dhe historike dėshtuan sepse nuk pėrfaqėsonin interesat e popullit, nuk ishin zgjedhur nga populli, ishin pėrzgjedhur nga ata qė e mohonin dhe e dhunonin lirinė dhe tė drejtat e shqiptarėve, me njė fjalė ishin vija e parė nė frontin kundėr “ nacionalizmit” dhe “irredentizmit” shqiptar, si nė aspektin e dėnimit verbal ashtu edhe tė ekzekutimit fizik. Tash mund t’i lajnė duart mirėpo luftėtarėt e Shaban Polluzhės mė shumė janė vrarė prej shqiptarėve se prej serbėve. Nuk mund tė arsyetohen se nuk kanė qenė nė dijeni pėr masakrėn e Tivarit, Kullėn e Sheremetit, masakrat nė Llap, Gjilan etj. Nėse nuk kanė qenė inicues tė kėtyre masakrave atėhere kanė qenė mbėshtetės ngase nuk kanė ndėrmarrė asgjė pėr t’i penguar kriminelėt. Kjo listė ėshtė tepėr e gjatė, madje mėkatet i pėrcjellin deri nė ditėt e sotit. Edhe sot sillen sikur tė kishin bėrė mire dhe njeriu kur i dėgjon kėta ka dyshime pse ėshtė dashur tė shkohet nė burg ose, pse ėshtė sakrifikuar Adem Jashari, me familje! Vėrtetė ēmendi, si sillen sot kėto mbeturina! Nuk dua tė pėrmendi emra mirėpo meqė nė disa shkrime tė mėparshme janė pėrfolur disa emra vetėm dua tė them se nuk mund tė barazohet fajėsia e njė krimineli si Ali Shukria psh. me ate tė Rexhait Surroit i cili nuk ka qenė pjesė e marrjes sė vendimeve me pasoja fatale pėr shqiptarėt e Kosovės. Vendi dhe funksioni duhet tė jetė pėrcaktues i fajėsisė nėse hapen dosjet ndonjėhere pėr ēka aspak nuk jam i sigurt. Nuk dua tė bėhem avokat i Rexhai Surroit por nuk ka ndonjė argument bindės qė do ta rradhiste Rexhain Surroin nė mesin e kriminelėve! Mirėpo as t’i kėndohen kėngė kreshnike! Fadil Hoxhės edhe mė pak! Definitivisht pėr kėtė flas me njė siguri tė madhe.

 

Cilat dosje duhen tė hapen nė pėrpjekjet donkishotiane

 

     Qė nė fillim dua tė them se nuk jam pėr asnjė hakmarrje ndaj dėshmitarėve qė kanė dėshmuar kundėr meje nė bazė tė tė cilave jam dėnuar mė 15 vite burg tė rėndė dhe i kam vuajtur 9 vite. Unė ua kam falė dėshmitė e rrejshme ngase e di se kush , nė tė vėrtetė mė ka dėnuar! Dhe pse jam dėnuar! Mė shumė se 35 dėshmitarė kanė dėshmuar kundėr meje dhe grupit tim, qė tė gjithė shqiptarė. Asnjėhere nuk i kam bėrė publik emrat e tyre dhe as qo do t’i bėjė ndonjėhere. Po flas pėr veten time ndonėse shumica e atyre qė kanė pėsuar edhe mė shumė se unė nuk e kanė ndjenjėn e hakmarrjes dhe kjo mund tė na merret mbase si dobėsi. Kemi qenė shumė tė vetdijshėm pse po e bėjmė sakrificėn dhe vetėm jemi munduar ta kryejm njė obligim kombėtar dhe njerėzor. Me njė fjalė, kemi qenė njerėz tė fatit! Me vėllaun e atij qė ma ka rrahur gruan time thuaja njė vit nė burgun e Mitrovicės, sot ulem dhe pi kafe, nuk jam nė armiqėsi me te ( jemi shumė tolerantė Berat, madje po keqpėrdoret kjo tolerancė) ! Pra, kam arsye personale dhe familjare tė mbaj njė qėndrim radikal dhe hakmarrės por ku do tė na ēonte kjo! Nė njė luftė vėllavrasėse, shkatėrrim familjesh, gėrryerje zorrėsh, nxjerrje syshė etj. Jo, faleminderit. Le tė radikalizohet kush tė dojė!  Kjo ėshtė edhe arsyeja pse disa bij sot mundohen t’i mbrojnė etėrit e tyre nga krimet qė i kanė bėrė. Fėmijėt tanė, sė paku nuk e kanė kėtė bagazh tė turpit pėr krimet e baballarėve tė tyre!Megjithatė, pėr mua ėshtė jonormale qė njė prokuror, gjykatės hetues apo gjykatės qė kanė shqiptuar dėnime pėr “ krime” politike ende tė ndajnė drejtėsi, ende tė jenė nė poste pėrgjegjėse. Mos tė flasė pėr operativca tė UDB-sė, KOS-it dhe shėrbimeve tjera qė me duart e tyre kanė mbytur nėn torturė shumė patriot shqiptarė. Ata duhet tė denoncohen botėrisht. Duhet tė denoncohen edhe oficerė shqiptarė, qė kanė zhvilluar hetime ndaj ushtarėve shqiptarė nė ish APJ-nė pas tė cilave janė dėnuar me dėnime shumėvjeēare apo janė kthyer tė vrarė nga shėrbimi ushtarak. Po ne po flasim pėr dosjet ndėrkaq ato janė nė Beograd. Beogradi mund t’i bėjė publike ato dosje nė mėnyrė shumė selektive, i mbronė njerėzit e vet , shkakton huti dhe dyshime pėr ata qė dėshiron t’i komprometojė! Nė fund tė fundit, UNMIK-ut dhe EULEX-it i duhen kėta njerėz me dosje dhe nuk do ta lejojė dekonspirimin e tyre! Ende janė tė pėrdorshėm! Po vrapojmė, si Muēa pas daive! Nėse, si kriter i dėnimit tė krimeve tė komunizmit pėrdoret mbamendja historike apo Kuvendi i Pleqėve tė Urtė dhe tė Menēur i Arbėr Xhaferit, nė krye me Adem Demaēin, kjo do tė jetė punė e Sizifit! Do tė krijohej hapėsirė pėr hakmarrje ndonėse Adem Demaēi nuk e pranon hakmarrjen si shpagim pėr vuajtje personale apo kombėtare! Andaj, mos tė merremi me punė pėr tė cilat vendosin tė gjithė, pėrveē neve!

 

Njė dyshim dhe njė sygjerim, pėr pėrfundim

 

     Mos vallė, kjo temė ėshtė kurdisur, nė kohė tė gabuar dhe nė vend tė gabuar dhe me qėllim tė caktuar sipas modelit: “ kush ka nge, fut rruza nė pe”. Mendoj se Kuvendi i Republikės sė Kosovės ka punė shumė mė tė rėndėsishme se pėr diskutime tė kota qė nuk prodhojnė asnjė efekt. Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės ( njė numėr i tyre gjithashtu ėshtė me dosje ) duhet tė diskutojnė dhe miratojnė ligje pėr funksionalizimin e shtetit tė Kosovės, sigurimin e tėrėsisė territoriale, sovranitetit dhe miratimin  e ligjeve qė e pėrparojnė Kosovėn, nė tė gjitha sferat. Kėto janė qėllimet pėr ēka kemi vuajtur dhe u japim pėrparėsi dhe pėr ēka jemi nė gjendje t’i falim ata qė janė bėrė shkaktarė tė vuajtjeve tona! Nė fund tė fundit, nėse me pėrpikėri zbatohet Ligji pėr Lustracion ( larje fytyre dhe mėkatesh por jo edhe lustracion i ndėrgjegjes), shumica e Institucioneve tė Kosovės, politike dhe jopolitike do tė mbeteshin pa liderė tė tyre! Duke filluar nga presidenti i ndjerė dhe i tashėm. Pėr fillim!

 

·       Autori i shkrimit ėshtė drejtor ekzekutiv i KMDLNJ-sė, ish i dėnuar politik. Qėndrimet nė kėtė shkrim janė personale.

 

%

Behxhet Sh. Shala: Jo, nuk ndahet Mitrovica…!