Tė hapėn, apo tė mos hapėn dosjet?!

 

Unė jam qė dosjet tė mos hapėn,

-          ngase nė pėrvjetorėt e vrasjes sė Grajqevcit, Gėrvallajve, Zekės, Nuhisė, Malės, Fazliut, Zhitisė e qindra martirėve tjerė, nuk mund tė marrin pjesė pastaj vrasėsit e tyre!!!

 

Shkruan: Mehmet Bislimi - Zvicėr, 15. 01. 2009

________________________

 

     Nė kontestin kohor, mendoj se shoqėria jonė nė Kosovė nuk guxon tė jetė pėrjashtuese e proceseve politike e filozofike qė pėrcjellin zhvillimin normal tė proceseve gjithėpėrfshirėse shoqėrore, pėr tė mos e futur ndėrgjegjen mė nė hipotekėn e sė kaluarės, ndryshe, kjo do tė ishte edhe njė herė vrasje e proceseve demokratike. Kohėt kanė avancuar e sė bashku mė kėtė koha ka vrarė edhe hijet e zeza tė errėsirės sė pushteteve diktatoriale sllavo-komuniste, ideologjike e hegjemoniste tė cilat, tani ngadalė, pa eufori duhet t’i zhveshim deri nė njė, dhe kėtė jo pėr t’u hakmarrė, por pėr ta vėnė drejtėsinė dhe ligjin nė vend, pėr t’ia kthyer tė dėnuarit, tė vuajturit dhe tė pėrbuzurit moralin nė vend. Pra ky ėshtė njė borxh moral ndaj tė gjithė atyre qė kanė vuajtur nga sistemi i Lidhjes Komuniste tė ish Jugosllavisė dhe nga UDB-ia, si instrument i saj dhune! Ndaj mendimin e pa tundur se vetėm kėshtu, duke e demaskuar tė kaluarėn e errėt me fakte e pa eufori, shoqėria jonė demokratike mund tė avancohet edhe mė dhe as sesi duke e mbuluar errėsirėn e kaluar me petkun e sotėm tė demokracive tė rrejshme gjoja  pėr hir tė stabilitetit, veprim i cili u shkon pėr shtati vetėm intrigantėve tė llojit tė vet tė tė gjitha kohėrave dhe askujt tjetėr.

 

     Ka tė atillė, dhe atė me bollėk, qė edhe sot kėrkojnė nga tė pėrvuajturit qė tė heshtin, gjoja nė emėr tė lojalitetit e tė mos hakmarrjes. JO! Unė mendoj se nuk duhet tė heshtim!
Ju kujtoi kėtu njė mesele tė urtė. Nė njė shtėpi tė madhe tė konakut tė dikurshėm, njė vajze tė vogėl i thanė: - “ Hesht se je e vogėl dhe ėshtė marre, kur u rrit i thanė hesht se je rritur dhe je bėrė pėr martesė, kur u martua i thanė heshtė se tani je nuse, kur lindi fėmijė i thanė heshtė se tani je nėnė, kur i martoi fėmijėt i thanė heshtė se tani je vjehėrr, kur i lindėn fėmijėt i thanė heshtė se tani je bėrė gjyshe, dhe kur u plak i thanė hesht se tani je plakė dhe ėshtė marre!”...

 

     Dikush u dashka tė heshti tėrė jetėn, dikush paska tė drejtė tė llapi tėrė jetėn. Nė kėtė mes kėrkohet qė viktima tė luaj rolin e viktimės dhe shtypėsi tė shtyp vazhdimisht. Aristoteli dikur thoshte: “Skllevėrit lindin si tė tillė, pra si skllevėr!”... por ajo kohė i takonte hapėsirave tė filozofėve naiv, tani ėshtė kohė e zhvillimeve shoqėrore e filozofike mė tė avancuara, kohė e demokracive dhe e njė rendi tė ri shoqėrorė.

 

     Nėse nuk i demaskojmė njerėzit me fakte e menēuri, ata nė mesin e llojit tė vet dukėn si tė gjithė tė tjerėt- njė soj! Pra; hajdutėt, kriminelėt, spiunėt, matrapazėt, llaskuēė etj. nė mesin e njerėzve duken si tė gjithė njerėzit tjerė, janė bamat e tyre qė dallojnė karakteret e tyre qė nė kohė marrin konotacionin e gabuar, ose tė prapėt, dhe kėtu qėndron pika e dobėt e “humanistėve” tanė, pavarėsisht ngjyrave tė tyre. Ėshtė nonsens, kur insistohet nė atė qė gjėrat e shėmtuara tė njė shoqėri tė futėn nėn rrogoz! Me kėtė akt, rangut tė njerėzve qė ndėrgjegjen e kanė hipotekė tė ish sistemeve ideologjike pretendohet t’iu zgjatėt jeta, pikėrisht duke shkelur mbi rregullat mė elementare tė demokracisė dhe mbi parimet mė elementare tė tė drejtave tė njeriut tė mbrojtura me konventė ndėrkombėtare.

 

     Ka plot e pėrplot shembuj, por duke mos dashur qė tė gėrmoi shumė, po bėj vetėm disa pyetje:

 

-          A mund tė mė thotė dikush se ku duhet tė pėrkulemi para varreve tė tė ekzekutuarve shqiptarė nė Tivar tė Malit tė Zi?

-           Kush ishin Prokurorėt, Gjyqtarėt, Ekzekutorėt atė botė, ku ishin udhėheqėsit tanė, kush ishin ata?

-          Kush mė thotė sa veta u vranė nė Drenicė, sa u mbytėn me torturė, sa i masakruan me rastin e shuarjes me gjak tė kryengritjes sė saj prirė nga Shaban Polluzha?

-          Kush pėrgjoi e spiunoi mėsuesit, profesorėt, punėtorėt, nxėnėsit, studentėt, intelektualėt?

-          Kush i burgosi ata, sa shqiptarė tė dėnuar vdiqėn nė Goli Otokun e tmerrshėm dhe nė burgjet tjera serb?

-          kush i dėrmoi me dajak ata, kush ua mori shpirtin atyre nė qelitė e burgut si Fazli Graiqevcit, Xhemali Berishės e dhjetėra tjerėve?

-          Kush i vrau me qindra shqiptarė tė rinj e tė moshuar qė nga Ymer Berisha e deri tek demonstruesit e rendomė, madje edhe fėmijė duarthatė?

-          Kush pėrgjoi e spiunoi pėr parullat, pėr antenat televizive tė kthyer nga Shqipėria deri tė ndalimi i pagėzimit tė fėmijėve tanė me emra shqip?

-          Kush pėrgjoi shqiptarėt nė dasma, nė ahengje dhe nė mort?

-          Kush ndaloi flamurin dhe shkollat shqipe nė Kosovė, kush e ndihmoi planin famėkeq tė Rankoviqit nė Kosovė?

-          Kush mund tė mė thotė: Sa tė burgosur politikė shqiptarė kishte gjatė sundimit tė nomenklaturės Komuniste Jugosllave, sa i kthyen nė arkivole e sa nuk dihen as sot se ku i kanė varret?

-          Kush mė thotė sa shqiptarė kishin kaluar nėpėr hetuesi; nė mesin e tyre rini, nxėnės, studentė, punėtorė, profesor, e figura tjera tė njohura nga njė anė dhe sa polic, gjyqtarė, prokurorė, gardian,spiunė e hetues shqiptarė kishte pushtuesi nė shėrbim nga ana tjetėr pėr t’i shtypur shqiptarėt?!

 

     Sa pėr ilustrim po shėnojmė dy raste kėtu:

     Ta zėmė Mehmet Gradica i anatemuar gjatė gjithė sundimit tė LKJ-sė, si ballist, qė nėnkupton bashkėpunimin e tij me pushtuesit Gjerman e Italian pėr tė luftuar kundėr Komunistėve Jugosllav pėr ēlirimin e vendit tė tij - Kosovės dhe nga ana tjetėr Fadil Hoxha, Ali Shukriu, Sinan Hasani, Veli Deva e plotė tė tjerė, tė avancuar e privilegjuar pėr shkak se ata bashkėpunuan me pushtuesin Jugosllav qė ta sundonte Kosovėn! Pra qė tė dy palėt bashkėpunėtor tė pushtueseve, pėr dallim i pari me shpresė tė njė ndihme nė shėrbim tė ēlirimit tė vendit tonė dhe tė dytėt me vetėdije tė plotė nė shėrbim tė pushtimit tė vendit tonė pėr t’ia zgjatur jetėn robėrisė nėn pushtimin Jugosllav! Pėr tė parin, as sot nuk mbahet nė mend se e kujtuan diku - tė dytėt i varrosėn me nderime, ceremoni televizive dhe me prezencė tė trupave tė TMK-sė!!!

 

     Nuk do mė shumė koment, nga se do tė pallte edhe gomari mu nė mes tė parlamentit!
Krejt e natyrshme, ujqėrit duan qė tė zgjatė sa mė shumė mjegulla, ngase kėshtu zgjatėt mundėsia pėr gjahun e tyre tė preferuar; mė tej.

     Kush mė thotė:

-          sot, nė krye tė Prokurorisė sė Kosovės cilėt janė?

-          Nė krye tė Gjykatave tė Kosovės cilėt janė?

-          Nė krye tė policisė sė Kosovės cilėt janė?

-          Nė krye tė hetuesisė sė Kosovės cilėt janė?

-          Nė shėrbim tė huaj sot nė Kosovė cilėt janė tė angazhuar e sa e sa tjerė vullnetarė?!...

  

     Tė hapen, apo tė mos hapen dosjet, kjo ėshtė ēėshtja! Ka kohė qė ndėr vete ėshtė ndyer ndėrgjegjja e kėsaj shoqėrie, tė pėrndjekurit njė jetė po e pėrfundojnė me status tė tė pėrndjekurve!... Gjatė gjithė pėrpjekjeve tona pėr liri e bashkim kombėtarė, Kosova nė gjirin e vet pati dy kategori njerėzish: Njė kategori me karakter e vullnet tė ēeliktė tė gatshme pėr tė dhėnė gjithēka nė shėrbim tė atdheut, dhe njė kategori tjetėr me karakter e vullnet tė ulėt tė gatshme pėr tė bėrė ēdo gjė nė shėrbim tė pushtuesit e nė dėm tė atdheut tonė! Tė parėt ia kanė zgjuar shpresat atdheut pėr liri e bashkim kombėtar, duke ia shkurtuar jetėn pushtuesit, tė dytėt ia kanė vrarė shpresat e lirisė atdheut tanė, duke ia zgjatur jetėn pushtuesit. T’i heshtėsh kėto plagė ėshtė mėkat i madh, ėshtė padrejtėsi e madhe, as robi e as zoti nuk thotė kėshtu!

 

     Unė jam qė dosjet tė mos hapėn, ngase nė pėrvjetorėt e vrasjes sė Grajqevcit, Gėrvallajve, Zekės, Nuhisė, Malės, Fazliut, Zhitisė e qindra martirėve tjerė, nuk mund tė marrin pjesė pastaj vrasėsit e tyre!!!