Pėrzierja e dosjeve

 

Hapjen e dosjeve ta bėjė Gjykata e Nderit e jo politika

 

Shkruan: Afrim Morina - Therandė, 20. 01. 2009

_______________________

 

      Nxjerrja e Ligjit pėr hapjen e dosjeve nė Shqipėrinė londineze, sikur zgjoi nga gjumi edhe shqiptarėt e Kosovės, ndėrsa ata tė viseve tjera ende janė tė pėrgjumur! Parashtrohet njė pyetje shumė me rėndėsi pėr rrjedhat e ngjarjeve dhe fati i shqiptarėve tė ndarė nė dysh, jo dhe pa fajin e vet, nėpėrmjet argatėve qė bashkėpunuan dhe u pėrdorėn si masha pėr ti shtypur shqiptarėt ēlirimtar dhe pėr tė vuajtur tė zitė e ullirit nė regjimet serbo- maqedone - malazeze - greke. Cilėt kanė pasur tė drejtė morale tė ngritin ēėshtjen e hapjes sė dosjeve, shqiptarėt e Shqipėrisė londineze apo tė tjerėt jashtė sajė?

 

Mendoj se kjo ėshtė thikė me dy tehe

 

      Hapja e dosjeve nė Shqipėrinė londineze ka pėr qėllim tė shpalli luftė, duke mos zgjedhur mjete pėr tė ruajtur pushtet dhe pėr tė marr tė drejtėn e fjalės qė tė japin mendimin e vet edhe shqiptarėt jashtė kufirit tė saj administrativ, prandaj mendojė se ėshtė shpatė me dy tehe.

      Tehu i parė do tė shėrbejė pėr tė prerė tė gjithė ata qė arritėn ta ruajnė Shqipėrinė, ta ngritin nė nivelin e shteteve me ndikim politik nė pėrmasa ndėrkombėtare dhe tė ruaj mėvetėsinė, kur dihet se sa lojėrat janė luajtur pėr shpėrbėrjen ose dominimin e saj nga tė gjithė ata qė shihnin interesin gjeopolitik dhe gjeostrategjik. Pėr tė ilustruar kėtė po i marrim vetėm disa fakte: pėrpjekjet pėr ta bėrė Shqipėrinė si Republikė tė shtatė Jugosllave, kriza e Korfuzit me anijet Britanike, grupet diversantė nga Jugosllavia (socialiste), Greqia (fashiste) dhe Italia (kapitaliste), Ligji mbi gjendjen e luftės qė e nxjerr Greqia, e qė ende ėshtė nė fuqi, konflikti ruso - shqiptarė pėr nėndetėset, sulmi diversant i Xhavit Mustafės, qė nė skenė nxorėn edhe Koēi Xoxėt e Panajot Plakėt. Prandaj parashtrohet pyetja shumė e logjikshme, duhet vu nė taborin e tradhtisė ata qė Shqipėrinė u munduan ta ruajnė, arsimojnė, forcojnė, tė bashkojnė tė gjitha viset shqiptare?! Siē po shihet ky Ligj, edhe kėshtu do tė interpretohet, po i hapė rrugėt e rehabilitimeve tė figurave antikombėtare qė nga Ballaban Pasha e gjer te Sali Berisha.

      Tehu i dytė do tė shėrbej pėr prerjen e tė gjithė luftėtarėve tė lirisė pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar jashtė Shqipėrisė londineze, e cila fushatė pak a shumė ka filluar dhe pėr tė qenė sa mė tė ēart pėr lexuesin e nderuar po ia pėrkujtojė gjuhėn qė kanė pėrdorur nėpėr kohė nė Jugosllavi pėr kėtė kategori njerėzish: bandit, armik, bashkėpunėtorė tė Enver Hoxhės, tradhtar, bukėpėrmbysėsh, nacionalist, irredentist dhe nė kohėn e “demokracisė” tė kuqėt, enveristėt, radikalėt, tė frustruarit e UDB-sė, prishės tė imazhit demokratik tė shtetit mė stabil nė Evropė etj. qė nga kundėrvėrja tradhtisė qė i bėhet shqiptarėve e gjerė sot, gjatė dhe pas Luftės sė dytė Botėrore. Kjo do tė shkojė edhe mė thellė dhe mėtojnė tė rehabilitojnė tė gjithė bashkėpunėtorėt tė krajlėve.

 

Nė tavolinė opsionet pėr ndarjen e Shqipėrisė londineze

 

      Dihet se ēdo sistem politiko shoqėror ka tė metat e veta, ka edhe bashibozuk pėr brenda tij, deri nė shkallė tradhtie, diku luftohen e diku mbėshtetėn. Po tė ishin mbėshtetur figurat politike nė Shqipėrinė Londineze qė nga dyzetė e katėrta e gjerė nė vitet nėntėdhjeta, duke filluar me Koēi Xoxėn, tė cilėt u eliminuan nga skena politike, do tė ishte pėrfillur marrėveshja e Ahemet Zogut me Nikolla Pashiqi dhe nuk do tė kishim Shqipėrinė, strumbullar i artikulimit tė mendimit dhe veprimit politik pėr bashkim kombėtar. Po tė ishin mbėshtetur figurat politike qė ishin nė shėrbim tė krajlėve me siguri nuk do tė kishim ardhur deri te krimi i UĒK- sė dhe trojet shqiptare ku e di se sa ndarje do tė pėrjetonin. Tė pėrkujtojnė vetėm krizėn e vitit 1997 nė Shqipėrinė londineze se sa opsione u vunė nė tavolinė pėr tė ardhmen e saj. Njė nga ato ka qenė edhe ndarja e Veriut me atė tė Jugut! Nuk jep pėr tė kuptuar kjo gjithė lojėrat qė janė luajtur pėr fatin e shqiptarėve dhe lufta titanike qė ka bėrė pushteti nė Shqipėri pėr tė ruajtur dinjitetin kombėtar?

 

Pėrzierja e dosjeve

 

       Ne shqiptarėt e Shqipėrisė sė robėruar kemi pasur mundėsi pėr hapjen e dosjeve pa bėrė bujė tė madhe dhe pa qenė tema trajtimi tė akėcilit “analitik”, me krijimin e subjekteve politike, pėr tė ndarė shapin nga sheqeri. Ne madje edhe u vonuam nė krijimin e Shoqatės sė tė Burgosurve Politik dhe sė fundi aty po hyjnė edhe ata qė kanė bėrė njėmijė e njė tė zezė, qė i kanė humbur edhe autoritetin tė burgosurve politik tė mirėfilltė.

       Nė dorėheqjen time nga tė gjitha organet udhėheqėse tė Partisė sė Unitetit Kombėtar Shqiptarė - UNIKOMB me 02.04.2000, kanė arsyetuar se po nėpėrkėmbėn njerėzit qė e kanė bėrė historinė dhe nuk kam pasur dėshirė tė jem lojtar i lojėrave tė ndyta. Qė nga ajo kohė nė shumė shkrime tė mija, ata qė i kanė lexuar, kanė mundur ta vėrejnė, nė forma tė ndryshme jam munduar ti piketojė njerėzit qė kanė bashkėpunuar me regjimet pushtuese, por qė kanė poste nė hierarki politike dhe shtetėrore dje dhe sot nė pluralizėm politik. E keqja mė e madhe ėshtė se kanė pranuar tė ulėn bashkė viktima me xhelatin, madje edhe duke pranuar pėr udhėheqės e pushtetar (Mehmet Hajrizi, Hydajet Hyseni, Basri Musmurati, Jakup Krasniqi, Hashim Thaēi, Ramush Haradinja, etj.), prandaj kėta nuk kanė se si tė ngritin zėrin pėr hapje dosjesh, kur kanė bashkėpunuar ose rehabilituar figura poshtėruese kombėtare.

      Kemi personalitete qė janė varrosur me nderime mė tė larta ushtarake, kemi deputet e ministra, udhėheqės institutesh e mekanizma me peshė kombėtare, kemi udhėheqės komunash, pjesa dėrmuese e gjykatėsve tė cilėt kanė dėnuar dikur, madje edhe pėr dy shkronja “KR” sot pėrsėri e ndajnė drejtėsinė, diku rreth dyzet pėrqind policė janė ata tė cilėt i kanė ndjekur demonstruesit nėpėr ara, kanė shqelmuar rroba e orendi gjatė bastisjeve, madje edhe me grada tė larta e komandant tė cilėt kanė rrahur e maltretuar tė arrestuarit, qė kanė qenė nė njėsitet elite tė milicisė sė Beogradit, prokurorėt pothuaj janė tė njėjtit, qė kanė ngritur aktakuza mė banale. Kemi po tė njėjtit gazetar qė atėherė kanė udhėhequr propagandėn kundėr ēlirimtarėve madje edhe nė cilėsi drejtorėsh, kryeredaktorėsh e redaktorėsh dhe sot bėjnė politikėn e informimit, madje edhe njėri nga ata qė kishte sharė e nėpėrkėmbur Vėllezėrit Gėrvalla e Kadri Zekėn menjėherė pas vrasjes sė tyre, tė merr edhe ēmimin “Jusuf Gėrvalla”, mbahen akademi e jepen titull dėshmorėsh, jepen dekorata e mbahen manifestime pėr akėcilin bashibozuk, duke e ngritur edhe nė rang dėshmori.

 

Nuk janė tė gjithė tė burgosur politik

  

      Ne nė vend se tė mbronim dinjitetit, tė paktėn tė dėshmorėve, mos tė themi tė vetvetes, hapėm rrugė pėr tė hapur dosje nė Shqipėri nga bashibozukėt, pėr tė nėpėrkėmbur meritorėt. As nė Shqipėrinė londineze, as nė Shqipėrinė e robėruar asnjėherė nuk jemi ndalur pėr tė parė se kush ishin tė burgosurit politik. Do tė mundohem pak a shumė tė sqarojė kėtė.

      Nuk do tė thotė se i burgosur politik ėshtė edhe ai qė ka vjedhur arin nė Trepēė pėr qėllime tė veta, njė aferė bukur e njohur mė 1981, tė cilėt kishin po tė njėjtin nen me ne tė burgosurit politik. Ajo bėhej pėr tė njollosur lėvizjen kombėtare nė sy tė opinionit ndėrkombėtar, pėr t’iu kundėrvu parullės “Trepēa punon, Beogradi ndėrtohet”. Ēdo komb ka skizofren tė cilėt janė nė gjendje tė bėjnė vepra tė ndyta. Edhe nė kombin tonė ka pasur tė tillė. Ai nuk e shikon viktimėn nė racė, fe apo komb, pėr atė me rėndėsi ėshtė plotėsimi i epsheve dhe tė tillėt nėse kanė pasur viktimė serben, menjėherė janė trajtua tė burgosur politik nga regjimi i Beogradit. Nėse ka ndodhur ndonjė zėnkė pėr mexhė, ujė, komunikacion, tė njė shqiptari me ndonjė minoritet tjetėr menjėherė ėshtė marrė si nacionalizėm dhe ėshtė dėnuar se gjoja ka pasur qellim politik pėr tė bėrė presion pėr “shpėrngulje”, nėse njė hajn ka vjedhur pasuri tė ndonjė minoriteti ėshtė kategorizuar si vepėr penale. Tė kėtyre kategorive dhe shumė tė tjera tė ngjashme kam pasur rastin ti kem takuar nėpėr burgje.

      Edhe nė Shqipėri ka ndodhur e njėjta gjė. Nuk ka qenė i burgosur politik ai qė ka vjedhur kooperativėn, ai qė ka sabotuar punėn, ai qė ka prekur nė moral, ai qė ka bėrė denoncim pa bazė, prandaj nė radhė tė parė ata qė e ndiejnė vetėn se kanė qenė tė burgosur politik duhet distancuar prej tyre, siē jam distancuar unė. Po tė bėhet njė pastrim i kėtyre kategorive, me siguri do tė na dalin shumė pak tė burgosur politik, pa hyrė nė analizė se pėr ēfarė vepra politike kanė qenė tė burgosur, sepse jam munduar tė mbledh shėnime dhe tė bashkėbisedojė me tė dėnuarit politikė atje dhe kam njė pasqyrė bukur tė mirė pėr ta.

 

Hapja e dosjeve nė Shqipėrinė londineze

 

      Hapja e dosjeve nė Shqipėrinė londineze ka pėr qellim forcimin e pushtetit dhe fshehjen e krimeve nga pushtetarėt. Mu pėr kėtė kjo bėhet edhe duke u konfrontuar me tė gjithė, madje edhe me historinė, se dihet qė data e 29 nėntorit festohet apo nuk festohet varėsisht nga ata qė janė nė pushtet. Lufta e Dytė Botėrore interpretohet varėsisht se kush ėshtė nė pushtet. Veteranėt e Luftės Nacional Ēlirimtare trajtohen varėsisht nga kush e ka pushtetin. Dėshmorėt trajtohen varėsisht nga kush e ka pushtetin. Vet prekja e kreut tė prokurorisė, gjykatave, jep pėr tė kuptuar ku ėshtė qėllimi, kur nė kohėn e pluralizmit kemi krime shumė tė rėnda, tė pėrkujtojmė vetėm tragjedinė qė ka ndodhur dhe po ndodh nė brigjet e detit shqiptar, ngjarjet e vitit 1997, ku nė njė luftė civile humben jetėn rreth tremijė veta. Nėse hapėn dosjet e ish pushtetarėve gjer nė ditėn e hyrjes nė fuqi tė Ligjit, pse tė mos hapen nga lartė poshtė, nė radhė tė parė tė figurave politike e pushtetarė dhe artikuluesve politik, e tek atėherė tė ekzekutorėve, ndėrsa nė anėn tjetėr fshehėn dosjet e kuislingėve qė ishte vazhdimėsi qė nga Koēi Xoxe deri te Sali Berisha me politikėn dhe mafien serbe- malazeze- maqedonase- greke, pėr tė cilat ka dėshmi tė bollshme, duke u nisur vetėm nga ato publike.

 

Dosjet tė hapen, por jo hakmarrje

 

      Ne nė kėtė pjesė tė Shqipėrisė (Kosovė) duhet ti hapim dosjet, edhe pse ato dihen pėr individ tė caktuar nė piramidėn e pushtetit. Kėta individ duhet lėnė subjektit qė i takon, aty le tė zė edhe kreun e saj, por duhet marr e drejta pėr tė qenė nė udhėheqje institucionesh. Kjo le tė bėhet sa pėr fillim. Ndėrsa mė vonė duhet krijuar Gjykatėn e Nderit e cila do tė marr dosjet veē e veē dhe tė analizojė secilin i cili ėshtė pėr trajtim, dhe ti hyhet nė bazė tė peshės qė ka akėcili personalitet dhe tė jep mendimin e merituar. Akėcili prej tyre edhe nėse ėshtė shpallur dėshmor ti merret titulli, ndėrsa ata tė cilėt kanė bėrė tradhti kombėtare edhe nėse janė tė vdekur tė dėnohen post mortum.

      Gjykatat ekzistuese nuk mundėn pėr tė krye misionin historikė dhe kjo jep pėr tė kuptuar se nuk do tė ketė drejtėsi nė vlerėsimin e figurave politike dhe pushtetarė. Sepse kėto gjykata i dekreton Kryetari i Shtetit, i cili rrjedh nga partia nė pushtet dhe ai duhet pėrfillur politikėn e partisė, pėrndryshe do tė shkarkohet.

 

Para kėsaj gjykate tė trajtohen tė gjithė shqiptarėt

 

      Kjo gjykatė duhet tė veprojė unike pėr tė gjithė shqiptarėt, sepse kemi tė njėjtin fat historik nė relacion me ēėshtjen kombėtare dhe gjykata tė tilla nuk mund tė ngritėn nė Maqedoni, Mal tė Zi, nė Luginė tė Preshevės dhe nė Ēamėri. Kjo do tė kishte kompetencė tė shfletojė edhe dosjet e akėcilit nė mėrgatė, sepse edhe atje nuk i kemi njerėz pa mėkate, tė cilėt nė forma tė ndryshme kanė vu nė lėvizje makineri tė huaja nė lėvizje, duke u nisur nga propaganda gjer te atentatet dhe organizimin e sulmeve diversantė.

      Kjo do tė peshonte kohėn kur ka vepruar secili eksponent politik e pushtetar, duke nxjerrė tė mirat dhe tė kėqijat qė ka bėrė nė jetėn e tij, e jo tė rehabilitohen pėr njė fjalė ose tė hidhet nė lum tė historisė po pėr tė njėjtėn gjė. a eksponent qė meritojnė tė dėnohen le tė dėnohen. Ata qė nuk do tė dėnohen, se nuk ėshtė qėllimi mbushja e burgjeve, me deklarata publike duhet kėrkuar falje kombit tė vet, e nė mungesė tė tij kėtė ta bėjė familja. Nėse nuk bėhet kjo, individi apo familja bartė pėrgjegjėsinė morale pėr tė kėqijat qė i ka bėrė kombit.