Dosjet nė Kosovė nuk pritet tė hapen

 

Kush frikėsohet nga hapja e dosjeve?

 

Dihet se nė Kosovė ka pasur dhjetėra mijėra milicė, gjyqtarė, porotė, prokurorė, ushtarakė dhe eprorė tė APJ-sė, inspektorė tė tė gjitha niveleve tė sigurimit tė shtetit, hafije me pagesė e pa pagesė, spiunė tė tė gjitha niveleve

 

Shkruan: Ahmet Qeriqi - Prishtinė, 21. 01. 2009

______________________

    

Adem Demaēi duke folur pėr hapjen e dosjeve nė Kosovė, ka shqetėsuar tejmase shpirtrat e kolaboracionistėve

tė tė gjitha ngjyrave

 

      Prononcimi i simbolit tė rezistencės sonė kombėtare, Adem Demaēi duke folur pėr hapjen e dosjeve nė Kosovė prej vitit 1945, ka provokuar dhe ka shqetėsuar tejmase shpirtrat e kolaboracionistėve tė tė gjitha ngjyrave dhe tė gjitha regjimeve antishqiptare. Natyrisht se hapja e dosjeve nė Kosovė, kurdo qė tė ndodh, do tė ngjallė reagimin, nė radhė tė parė tė bashkėpunėtorėve tė regjimeve jugosllave, por edhe tė mbeturinave mjaft tė konsiderueshme, qė kanė mbetur nga e kaluara si dhe tė recidiveve, qė aktualisht funksionojnė nė vendin tonė.

      Autoritetet e larta tė sotme serbe, duke u mbėshtetur nė numrin e madh tė shqiptarėve me tė cilėt kanė bashkėpunuar, qysh prej vitit 1945, duke u mbėshtetur nė faktin fatal se rreth 400 mijė shqiptarė kanė pranuar dhe shumė prej tyre ende shėrbehen me pasaportat e Serbisė, duke u mbėshtetur nė tė gjithė ata shqiptarė trafikantė qė tregtojnė dhe bashkėpunojnė me Serbinė nė shumė drejtime, nuk i shuajnė dot orekset pėr rikthimin e dominimit dhe rishtrirjes sė hegjemonisė sė tyre nė Kosovė. Kohė mė parė, zyrtari i larė serb pėr Kosovėn, Bogdanoviq, me rastin e inaugurimit tė Telekomit tė Serbisė, nė Graēanicė, ua ka qarė hallin shqiptarėve tė ndershėm, tė cilėt, sipas tij, paskan pranuar tė qeverisėn nga “terroristėt”, duke aluduar nė disa nga politikanėt aktualė, me prejardhje nga ish-UĒK-ja. Ishte mjaft simptomatike deklarata e kėtij zyrtari serb, dikur serb i zgjedhur, i ndershėm, zyrtar i Qeverisė sė Kosovės.

      Sindromi i politikės aktuale serbe lidhur me Kosovėn, nė tė gjitha aspektet del i lidhur me klasėn e bashkėpunėtorėve shqiptarė, tė cilėt qysh prej vitit 1912 u bėnė vegla tė regjimeve antishqiptare. Ēuditėrisht, kjo klasė ende po mbahet e fortė, sidomos nė Kosovė, dhe krejt derisa kjo klasė ėshtė e fuqishme dhe aktualisht ėshtė e pėrfaqėsuar deri nė instancat mė tė larta tė pushtetit e tė institucioneve, nuk ngopet dot oreksi i Serbisė pėr kthimin e gjendjes, para qershorit tė vitit 1999, nė kohėn kur kėta shqiptarė kishin jetuar tė bashkuar dhe tė vėllazėruar me serbė, malazezė dhe me sllavė tė tjerė.
       Duket paksa paradoksal ky konstatim, por ėshtė mjaft kokėfortė fakti se asnjė prej bashkėpunėtorėve tė Serbisė tė kohės sė Titos, Rankoviqit, Milosheviqit nuk ka kėrkuar falje pėr krimet qė ka kryer kundėr bashkatdhetarėve tė vet, nė Kosovė. Disa prej kėtyre xhelatėve janė shpallė edhe heronj tė ish-RSFJ-sė dhe asnjėri prej tyre nuk i ka dorėzuar apo asgjėsuar publikisht ato dekorata. Familjet e tyre ende mburren me dokoratat dhe i ruajnė ato sė fetishe tė shenjta. Nė njė emision debati, analisti, Ramush Tahiri, ish kuadėr komunist, ka ēmuar lart momentin kur shumica e anėtarėve tė Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė, nė vitin 1989 kishin dorėzuar triskat e partisė, ndėrsa policėt e Kosovės nė shenjė proteste pėr abrogimin e autonomisė nga regjimi i Serbisė, kishin dorėzuar armėt dhe uniformat e milicisė serbe e jugosllave.

      Shumė analistė, gazetarė, shkrimtarė, poetė politikanė me prejardhje ideologjike jugosllave, rrahin gjoks me ato veprime dhe konsiderojnė se me kėto akte tė njė “revolucioni” tė heshtur pacifist dhe inteligjent, ata i paskan larė tė gjitha gjynahet, po ashtu edhe krimet qė kanė bėrė kundėr bashkatdhetarėve. Ēuditėrisht, kjo klasė ka mbetur me mentalitetin e nostalgjisė sė pėrjetshme prosllave dhe nuk ėshtė nė gjendje, qė nė asnjė mėnyrė tė heq dorė nga e kaluara, ta dėnojė atė dhe t’iu kėrkojė falje viktimave, qė nuk janė dhjetėra e qindra, por qindra e mijėra.

      Ėshtė anakronike tė kėrkosh nga Serbia t’iu kėrkojė falje shqiptarėve pėr krimet e kryera nė Kosovė, sikur kėrkoi kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu, mė 15 janar 2009, nė Reēak, pėrderisa asnjė bashkėpunėtor i Serbisė, nga radhėt e shqiptarėve nuk ka kėrkuar falje. Nuk kanė kėrkuar falje, as disa bashkėpunėtorė tė Milosheviqit, qė kanė marrė pjesė nė masakrat e kryera kundėr popullatės civile nė Kosovė gjatė kohės sė luftės, madje as disa nga ata qė kanė marrė pjesė nė masakrėn e Reēakut.

      Dihet se nė Kosovė ka pasur dhjetėra mijėra milicė, gjyqtarė, porotė, prokurorė, ushtarakė dhe eprorė tė APJ-sė, inspektorė tė tė gjitha niveleve tė sigurimit tė shtetit, hafije me pagesė e pa pagesė, spiunė tė tė gjitha niveleve. Ishte tėrė njė armatė kjo, dhe askush nuk kėrkon qė kjo armatė tė zhduket, sepse realisht ėshtė e pamundur, sepse ishte prodhim i njė bashkėjetese shekullore me hir dhe pahir me popujt e Jugosllavisė dhe veēmas me popullin serb.

 

Nuk bėhen hasha 80 vjet bashkėjetesė, kumbari,

vėllamėri, miqėsi dhe dashuri

 

     Ėshtė po ashtu paradoksale kur njė “analist” shumė i frekuentuar nėpėr tv-tė e vendit, irritohet nga sintagmat: barbaria sllave, apo barbarėt sllavė, apo barbarėt serbė. Ai, nuk i duron dot kėto formulime, meqė sipas mendjes sė tij, tė moderuar dhe bindjes sė tij internacionaliste, proletare, jugosllave, kėto formulime qenkan primitive.

       Njė “analist” tjetėr, nė emisionin Oksigjen tė RTK-sė, i pyetur rreth vjetėrisė sė popullit shqiptar, shprehet me cinizėm duke deklaruar se meqė shqiptarėt janė aq tė vjetėr, edhe majmunėt kanė filluar tė deklarojnė se kanė origjinė prej shqiptarėve. Dhe natyrisht, drejtuesi i emisionit kėrkon nga publiku njė duartrokitje frenetike, pėr fjalėt aq “kuptimplote” tė kėtij analisti majmun. Dhe ēuditėrisht, publiku nė delir tė qejfeve dhe argėtimit, klith me ovacione, fishkėllime dhe mimikri, po ashtu majmune. Pikėrisht ashtu sikur e kishte pėrkufizuar kėtė klasė njerėzish filozofi shqiptar, Kristė Maloku nė vitin 1937, “Haja qenit, pija qenit, tash i bimė karadyzenit”.

      E tillė ėshtė ndėr ne, por edhe kudo nė botė klasa e bashkėpunėtorėve, e tradhtarėve tė interesave tė kombit. Njė ish i “pėrndjekur”, madje edhe gazetar nga ky soj njerėzish, dy vjet mė parė pati formuar njė “Lidhje tė pajtimit tė shqiptarėve me serbė”, duke arsyetuar se, nėse serbėt po tregohen tė paqytetėruar dhe nuk po na kėrkojnė falje, atėherė, o burrani nė tregohemi ne tė qytetėruar, dhe t’iu kėrkojmė falje atyre. (!) Ēuditėrisht, ky, ta zėmė analist e gazetar, mburrej me idenė e tij, por kur u pyet se a ka pėsuar ai, apo familja e tij nga regjimi serb dhe sa veta ia ka masakruar, apo vrarė ai regjim, ishte pėrgjigjur se nga ana e tij nuk kishte pėsuar askush, natyrisht nuk kishte pėsuar as ai vet. Tė kėtij soji njerėzish janė ata qė aq shumė janė sėkėlldisur nga mundėsia e hapjes sė dosjeve. Madje, ka edhe tė tillė, qė kėrcėnojnė se nėse hapen dosjet do tė ndodh hataja, do tė shkatėrrohet Kosova e kėshtu me radhė.

      Provokimi, qė i bėri opinionit bacė, Adem Demaēi kėsaj radhe ėshtė gjithsesi njė provokim, i cili kishte pėr qėllim pėr tė hulumtuar nivelin e pjekurisė qytetare tė shqiptarėve, nivelin e gatishmėrisė sė tyre pėr t’ u ballafaquar me vetveten, njė vit pas shpalljes sė pavarėsisė. Vėrshimi i analistėve dhe gazetarėve “pėr” dhe “kundėr” hapjes sė dosjeve ėshtė mjaft domethėnės dhe tregon sesa e brishtė ėshtė kjo shoqėri dhe sa tė mjerė janė bashkėpunėtorėt e Serbisė dhe bijtė e bijat e atyre, qė kanė bashkėpunuar me Serbinė kundėr interesit kombėtar tė shqiptarėve dhe kundėr vėllezėrve tė tyre tė kombit, edhe 10 vjet pas dėbimit nga Kosova tė regjimit okupator, barbar dhe vrastar serb.

      Mjerisht, frika nga hapja e dosjeve nė Kosovė, tregon vetvetiu se sa thellė e kishte futur thikėn e pėrēarjes dhe vėllavrasjeve mes shqiptarėve regjimi serb. Kjo ėshtė pasqyra, sė cilės i frikėsohen shumė politikanė tė niveleve mė tė larta tė qeverisjes, shumė zyrtarė aktualė tė sigurisė dhe shumė e shumė tė tjerė. Nuk frikėsohen ata se do tė vuajnė farė dėnimi me burg sikur kemi vuajtur ne, apo sikur kemi pėsuar ne nga regjimi serb, por frikėsohen pėr postet e tyre, frikėsohen para opinionit publik, para medieve qė do tė shkapurisin veprat e tyre tė poshtra dhe kriminale, tė pėrafėrta madje edhe tė njėjta si ato tė bandave tė Milosheviqit.

 

Dosjet nė Kosovė nuk pritet tė hapen

 

     Ėshtė mė se i sigurt se dosjet nė Kosovė nuk do tė hapen, por tėrė kjo erdhi si refleksion nga ligji i ashtuquajtur mbi “pastėrtinė e figurave politike” nė Shqipėri. Ky rast tregoi se fjala e bacė Adem Demaēit ka shumė peshė dhe natyrisht kush do tė mund tė provokonte mė shumė opinionin e bashkėpunėtorėve tė ish regjimeve okupatore, sesa Adem Demaēi, i cili ka mbajtur 28 vjet burg gjatė kohės sė regjimit tė ish-RSFJ-sė. Vetėm nė dėnimin e parė, nė vitin 1958, ai kishte tetė dėshmitarė, hafije, bashkėpunėtorė tė regjimit, tė cilėt e denoncuan publikisht.

      Tash pėr tash, e vetmja metodė, e cila do tė mund tė aplikohej kundėr ish bashkėpunėtorėve ėshtė publikimi nga mjetet e informimit tė emrave tė tyre, pse jo edhe i veprave tė tyre kriminale. Pastaj le tė mbetet nė ndėrgjegjen e tyre njerėzore, apo ndėrgjegjen e tyre tė tredhur sesi do tė veprojnė. Njė fakt ėshtė i sigurt, Ata tashmė nuk mund tė na kafshojnė, tė paktėn jo sikur dikur me dhėmbin e serbit. E vetmja gjė qė mund tė na bėjnė ėshtė tė ēirren dhe tė na thonė enveristė, ashtu sikur edhe na kanė thėnė, tė na thonė nacionalistė dhe ekstremistė, marksistė apo komunistė ashtu sikur edhe na kanė thėnė.

      Derisa tėrė ish kohortat pushtetare jugosllave tė bashkėpunėtorėve nė Kosovė i ruan dhe i mbron UNMIK-u dhe EULEX-i, ata i ndiejnė veten tė sigurt dhe me siguri se shumica syresh nuk do tė jetojnė mė gjatė se deri tė pėrfundojė protektorati nė Kosovė. Pastaj, nuk do tė ketė mė kujt t’i hapet dosja, meqė kundėr fėmijėve dhe trashėgimtarėve tė tyre as bėn, as mund tė hapen dosjet. Kėshtu gati gjatė tėrė kohės sė historisė shqiptare kanė mbetur pa u ndėshkuar edhe bashkėpunėtorė e turkut tė sojit tė Esat Toptanit, i cili megjithatė e mori nė ballė, kanė mbetur pa u ndėshkuar edhe shqiptarėt qė bashkėpunuan me Krajlat e Serbisė, por edhe komunistėt e Titos. Mbase do tė mbesin pa u ndėshkuar edhe bashkėpunėtorėt e tė gjitha shėrbimeve tė huaja, qė aktualisht veprojnė nė Kosovė. Kjo ėshtė njė pjesė e tmerrshme e historisė sonė, jo edhe aq tė lavdishme, sikur mundohemi ta paraqesim.