Letėr e hapur deputetėve tė Parlamentit tė Kosovės

 

Prokurori Reshat Millaku pėrmes montimeve e

dėnoi babain tim me 12 vjet  burg tė rėndė!

 

Reshat Millaku, ky pėr tė cilin ju hamendeni ta zgjedhni apo jo (!), dhe tė tjerėt rreth tij, le qė nuk brengosej e shqetėsohej pėr fėmijėt e atyre qė ua montonte veprat dhe i dėrgonte nė vuajtje tė dėnimit, por ai me „druzhinėn“ e tij, madje organizonte, qė edhe ne fėmijėt tė ishim tė bojkotuar si bijė e bija tė „armiqve tė popullit.

 

Shkruan: Arben Gecaj - Prishtinė, 30 prill 2004

_______________________

 

        Mė 28 dhe 29 prill 2004, nuk munda ta pėrcjell nė tėrėsi debatin e zhvilluar nė Parlamentin e Kosovės, por mė 29 prill 2004, u gjenda pranė televizorit pikėrisht nė ēastin kur parlamentarėt tanė debatonin pėrkitazi me „Rekomandimet pėr emėrtimin e gjyqėtarėve dhe prokurorėve publikė...“, pra pėr njėrėn prej ēėshtjeve vėrtet tė rėndėsishme pėr vėnien e bazave tė shėndosha tė shtetit tė Kosovės dhe tė shtetėsisė sė tij.

 

        Dhe, meqė, jam njėri prej pjesėtarėve tė tėrėsisė qė quhet popull nė kuadėr tė tė cilit gjendet elektorati, qė ua ka dhėnė mandatin parlamentarėve pėr tė menduar dhe vepruar politikisht pėr ta bėrė Kosovėn shtet sovran dhe tė pavarur dhe natyrisht shtet tė tė drejtės, le tė mė lejohet qė, mbėshtetur nė debatin e zhvilluar rreth kuadrave tė gjyqėsisė, tė shpreh befasinė time pėrkitazi me memorien e kufizuar kolektive tė shumicės sė deputetėve tė mandatuar nga elektorati, memorje e cila zbriti vetėm deri nė vitet e 1990-ta tė shekullit tė shkuar.

 

Foto: Reshat Millaku - Prokuror i emėruar nga Kuvendi i Kosovės mė 29. 04. 2004!

 

        - Ėshtė fakt i pamohuar se gjatė periudhės sė pas Demonstratave tė rinisė shqiptare tė vitit 1981 e deri nė vitin 1989, u dėnuan me dėnime burgu afatgjatė rreth 15 mijė tė rinj dhe intelektualė shqiptarė tė Kosovės, ashtu sikundėr qė trajtimeve policore ( do tė thotė maltretimeve tė natyrave tė ndryshme) iu nėnshtruan gjatė asaj periudhe rreth 700 mijė shqiptarė tė Kosovės.

 

        - Barrėn kryesore, mbase punėn prej argatėsh, pėr t`i pėrpunuar, duke i pėrgjakuar nė hetuesi, dhe pėr t`i nxjerrė para gjyqeve serbo-shqiptarė rreth 15 mijė tė rinj dhe intelektualė shqiptarė, si dhe pėr t`i pėrpunuar apo „ trajtuar“ rreth 700 mijė tė tjerėt, e bartėn, kush tjetėr pos ish - punėtorėt shqiptarė tė gjyqėsorit, (prokurorėt dhe gjykatėsit) dhe ish-punėtorėt e UDB-ės dhe tė shėrbimeve tė tjera sekrete serbe e jugosllave.

 

        - Mbase ne shqiptarėt e Kosovės jemi tė pafat, nga se na ndodhi njėherė e njė kohė, qė deputetėt me mandat, pas njė mbledhjeje tė Parlamentit tė arratisen, kurse tani po na ndodh sėrish qė deputetėt me mandat dhe elektorat zgjedhor tė vėrtet ( akti mė i lartė dhe i pacenueshėm qė e njohin rregullat e demokracisė) mos ta kuptojnė se ata prej momentit qė kanė pranuar ta marrin mandatin e popullit, qenien dhe personalitetin e tyre e kanė bartur dhe njėsuar me atė tė elektoratit zgjedhor.

 

        - Megjithatė t`i kthehem ēastit kur deputetja Teuta Hadri, mbase me shumė maturi, me ngurrim dhe brengė pėr fėmijėt e atij qė kishte ndėrmend ta emėrtonte, Reshat Millakut, pra e brengosur se mund tė ndjeheshin tė prekur fėmijėt e ish - dhe prokurorit tė tashėm, prokurorit tė fosilizuar,

 

        - pra, tė ndalem nė ēastin, qė pa dashje mė ktheu nė kohėn kur unė isha 12 vjeē dhe kur prokurori Reshat Millaku sė bashku me Milivoj Sllavkoviēin e me ndonjė tjetėr argat shqiptar, pėrmes konstruktimeve nė aktakuzė, pėrmes montimeve dhe pėrgatitjes sė „dėshmitarėve“, e dėnoi babain tim me 12 vjet burg tė rėndė ( ėshtė fjala pėr Tahir Gecajn - vėrejtja e moderatorit ).

 

        Pra, Reshat Millaku, ky pėr tė cilin ju hamendeni ta zgjedhni apo jo (!), dhe tė tjerėt rreth tij, le qė nuk brengosej e shqetėsohej pėr fėmijėt e atyre qė ua montonte veprat dhe i dėrgonte nė vuajtje tė dėnimit, por ai me „druzhinen“ e tij, madje organizonte, qė edhe ne fėmijėt tė ishim tė bojkotuar si bijė e bija tė „armiqve tė popullit.

 

        Ėshtė ēėshtje juaja, deputetė me mandat, e jo e tjetėrkujt, se cilat kuadra do t`i vejnė bazat e shtetit juridik nė Kosovė. Sė pakut ashtu mendoj unė.

 

        Mbase ju, deputetė tė nderuar, jeni tė prekupuar dhe tė zėnė me punė tė tjera tė mėdha, dhe s`do tė gjeni kohė pėr ta lexuar kėtė letėr.

 

        Me respekt Arben Gecaj

        Prishtinė, 30 prill 2004

 

           Shtesė:

1.     Faksimili i letrės nė anglishtė dėrguar udhėheqėsit tė Shtyllės sė katėr tė UNMIK-ut

2.     Nėnshkrimi i Reshat Millakut nė Aktakuzėn kundėr babait tim - Tahir Gecaj, Zug - Switzerland