Kosova, disidentėt dhe spiunėt e saj tė UDB’ės…! 

 

Ėshtė e domosdoshme hapja e dosjeve edhe nė Kosovė

 

Shkruan: Besnik Kryeziu - Würzburg, 12. 01. 2009

______________________

 

      Debati qė nisi  pėr  hapjen e dosjeve komuniste edhe te ne nė Kosovė do tė ishte mirė sikur tė kishte nisur nga nevoja jonė si shoqėri apo edhe si shenjė e vetėdijesimit tonė karshi tė kaluarės sonė,  pėr ta parė nė sy pa zbukurime dhe pse jo edhe  falsifikime kėtė tė kaluar, por ja qė kjo erdhi si njė ngacmim nga miratimi i Ligjit pėr Pastėrtinė e Figurave qė u miratua nė Kuvendin e Shqipėrisė. Kjo pėr mua nuk ishte gjė e mirė sepse kjo tregoi edhe njėherė se ne ende nuk jemi shoqėri qė prodhojmė vetė debate, por kėtė e marrim nga tė tjerėt (nė  kėtė rast nga Shteti Amė Shqipėria) dhe mundohemi t“ia pėrshtatim nevojave tona. Gjykuar nė bazė tė gjendjes politike por pse jo edhe asaj ekonomike e sociale nė vend mund tė dukėt se ky debat po e hapė edhe njė plagė tė rėndė nė shumėfishin e plagėve qė ka shoqėria jonė. Por kjo ėshtė vetėm ana sipėrfaqėsore e problemit. Ana tjetėr ėshtė se ne nuk mund tė zhvillohemi me kėtė mishmash tė vlerave nė jetėn tonė shoqėrore dhe politike. Prandaj mu kjo e bėnė tė domosdoshme hapjen e dosjeve pėr tė vėnė rend dhe rregull nė sistemin tonė tė vlerave si shoqėri nė ndėrtim me mentalitet tė ri.

     Hapjen e dosjeve e shoh nė kontekstin e zhvillimit dhe pėrparimit tė shoqėrisė sonė dhe assesi si njė thirrje pėr varje tek sheshi tė atyre qė u bėnė mėkatar ndaj popullit tė vetė duke i shėrbyer njė regjimi pushtues, edhe pse disa nga ta e kanė merituar njė gjė tė tillė. Natyrisht se gjithsecili  duhet ta marrė  atė qė e meriton, varėsisht nga pozita dhe dėmet qė i ka shkaktuar gjatė kohės komuniste. Kėtu nuk duhet tė bėj askush pėrjashtime. 

        

                                      

    Mė bėri pėrshtypje opinioni i disa pjesėmarrėseve nė kėtė debat, tė cilėt po mundohen  tė na bindin se megjithatė nė kohėn e sundimit komunist ne kemi mėsuar shkrim dhe lexim dhe nė njėfarė mėnyre jemi zhvilluar dhe pėr kėtė duhet tė jemi dashamirės ndaj komunistėve jugosllavė. Ndėrkohė qė tė njėjtit ishin shumė tė ashpėr ndaj regjimit komunist nė Shqipėri. Edhe pse nuk e kishin jetuar dhe pėrjetuar nė kurrizin e vet kohėn e sundimit komunist nė Shqipėri, ata i dhanė vetės tė drejtė tė njollosin dhe shajnė vend e pa vend me argumente e pa argumente. Ky  lloj i tė menduarit diferencues se komunistėt nė Shqipėri kanė qenė shumė mė tė kėqij se komunistėt nė Kosovė nuk ėshtė aspak mė shumė se fyerje pėr tė gjithė ata shqiptarė qė u vranė, u burgosen, u dėbuan me dhunė nga vendi i tyre dhe tė tillė ka sa tė duash edhe kėndej nė Kosovė.

     Andaj hapja e dosjeve duhet doemos tė trajtohet me njė kujdes tė veēantė, duke pasur parasysh sidomos ata qė kanė pėsuar nga ky regjim komunist. Ka aq shumė mistere nė tė kaluarėn tonė si shoqėri saqė me doemos duhet tė hapen dosjet pėr ta kuptuar rolin e secilit, sepse pėr dikė dikush mund tė jetė atdhetar e pėr dikė tjetėr tradhtar. Shumė nga funksionarėt e atėhershėm komunist po vazhdojnė ende edhe sot tė mbajnė pozita tė larta publike nė Kosovė. Ta marrim shembull, unė personalisht kur e kamė lexuar se Hashim Rexhepi ėshtė zgjedhur Guvernator i Bankės Qendrore tė Kosovės menjėherė mendja mė ka vajtur te e kaluara e tij si kryetar i komunistėve tė rinj. Me kėtė nuk po dua me thėnė se ai ka bėrė tė kėqija por dua tė them se figura e tij ėshtė paksa e errėsuar dhe me hapjen e dosjeve do tė ndriēohej pėr opinionin publik.

     Pastaj, muaj mė parė deri sa po e lexoja librin „Pėrjetėsia e dyfishtė“ tė autorit  Bedri Islami kushtuar patriotit dhe atdhetarit tė madh shqiptar Fehmi Lladrovcit dhe gruas sė tij Xhevės, mė bėri pėrshtypje roli i dy personazheve qė kishin shkuar si tė dėrguar nga Partia nė Zagreb pėr t’i qortuar dhe kėrcėnuar studentėt e organizuar dhe drejtuar nga Fehmi Lladrovci. Kėta dy tė dėrguar janė me poste publike sot nė Kosovė. I pari ėshtė Drejtor i Radio Televizionit tė Kosovės ( Agim Zatriqi ) ndėrsa i dyti kryetar i Prishtinės ( Isa Mustafa ) 

     Pastaj ndriēimi i vrasjeve tė shumta qė kanė ndodhur nė atė kohė. Unė si pjesėtar i brezit tė ri mė intereson ta di se cili ishte roli i komunistėve shqiptarė nė Kosova nė vrasjen e Rexhep Malės e Nuhi Berishės, Afrim Zhitisė e Fahri Fazliut. Pastaj dua ta mėsoj tė vėrtetėn pėr ngjarjet e  81-shit. Cili ishte roli i elitės sė atėhershme karshi kėtyre ngjarjeve? Si u pozicionuan ata ndaj kėrkesave tė studenteve? Ne e dimė se pas atyre ngjarjeve u burgosėn shumė intelektualė qė guxuan tė dalin nė mbrojtje tė studentėve.

     Njė gjė qė mė ka gėrryer nė shpirt tash e disa vjet dhe vazhdon tė mė gėrryej ende ėshtė edhe fati i intelektualit dhe atdhetarit Ukshin Hoti i cili edhe sot vazhdon tė konsiderohet si i zhdukur. E gjithė kjo pėr profesorin e nderuar kishte filluar fill pas demonstratave tė vitit ‘81 kur ai si askush tjetėr kishte dalė nė mbrojtje tė studentėve pėr tė vazhduar deri te zhdukja e tij e mistershme nga ana e shtetit serb. Kėtu duhet ta mėsojmė patjetėr rolin e disa funksionarėve komunistė si tė Mahmut Bakallit tani mė i ndjerė, tė Azem Vllasit e shumė tė tjerėve qė patėn  dorė nė burgosjen dhe izolimin e Ukshin Hotit pėr shumė vite me radhė. E kaluara  nuk ka dyshim se dikujt i dhemb por ne nuk mund tė mbetemi peng si shoqėri dhe si popull nė zhvillimin tonė drejt qytetėrimit evropian.

 

*  *  * 

 

Dėshmi historike

Lexo: A ishin: Agim Zatriqi, Azem Vllasi dhe Ibrahim Rugova pėrgjegjės pėr burgosjen e parė dhe tė tretė tė Mr. Ukshin Hotit?! dhe Asgjė nuk harrohet