Beogradi zyrtar ka krijuar strategji tė ndryshme pėr tė shantazhuar situatėn nė Kosovė!

 

Serbia pretendon ta bartė krizėn e

brendshme nė Kosovė

 

·       Elementi serb nė Kosovė ėshtė i armatosur dhe i padėgjueshėm ndaj institucioneve tė Kosovės, tė cilat nuk i njeh si tė vetat. Ata po e nxisin urrejtjen nacionale, fetare dhe ndėretnike duke mos lėnė hapėsirė pėr tolerancė dhe mirėkuptim. Veprimet e tilla e sfidojnė padyshim nė njė masė edhe EULEX-in, si autoritet qė nė letėr e ka pėrkrahjen serbe, por jo edhe nė terren.

 

Shkruan: Faton Mehmetaj - Prishtinė, 11. 01. 2009

________________________

 

     Tė gjithė e dimė se pas normės juridike qėndron shteti, e kjo Kosovės i ka munguar qe sa kohė. Ka gati dhjetė vjet qė Mitrovica pėrballet pothuajse me tė njėjtat probleme. Madje, gjatė shkurtit tė vitit 2000, serbė tė organizuar e tė armatosur vranė 13 civilė shqiptarė, nė mesin e tyre edhe fėmijė dhe plagosėn 60 tė tjerė. Pas kėsaj, persona tė maskuar, tė uniformuar dhe tė armatosur dėbuan me dhunė mbi 11 mijė shqiptarė nga pjesa veriore e Mitrovicės. Dėshmitarėt okularė, viktimat e kėsaj fushate terrorizuese tė spastrimit etnik kanė dhėnė dėshmitė e tyre pėr udhėheqėsit dhe kryesit e kėtyre krimeve, por askush nuk ėshtė marrė me rastin. Dosja paska humbur diku!

     Qė nga ajo kohė dhuna atje vazhdon me intensitet herė mė tė vogėl e herė mė tė madh. Ditė mė parė, organet paralele serbe nė veri tė vendit, kanė bėrė regjistrimin e popullatės shqiptare, gjė qė ka sjellė shqetėsime shtesė pėr banorėt e kėsaj pjese, sepse dihet se ēfarė ka pasuar pas regjistrimeve tė tilla si gjatė luftės si pas saj. Pothuajse asgjė nuk ka ndryshuar as gjatė qeverisė Rexhepi, as asaj Haradinaj, Kosumi e Ēeku, e as gjatė qeverisė aktuale Thaēi. Me theks tė veēantė banorėve shqiptarė tė kėsaj pjese u ka munguar mbėshtetja dhe pėrkrahja nė tė gjitha aspektet. Disi gjatė tė gjitha kėtyre qeverive ėshtė bėrė amortizimi i problemit tejet serioz tė Mitrovicės. Ka munguar dhe mungon angazhimi, pėrgjegjėsia institucionale dhe zbatimi i parimeve tė ligjshmėrisė.

     Deshėm apo jo, njerėzit nuk janė tė barabartė para ligjit, ata po kategorizohen. Shqiptarėt nė rajonin e Mitrovicės nuk janė tė barabartė me pakicėn serbe atje, nuk janė tė barabartė as me pakicat serbe nėpėr enklava. Kanė kaluar dhjetė muaj qysh kur janė suspenduar me pagesė mbi 325 policė serbė tė SHPK-sė, tė cilėt me urdhėr tė Beogradit e kishin bojkotuar punėn, nė shenjė proteste pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Ata pos pagave qė i marrin si tė suspenduar me pagesė, marrin paga edhe nga Serbia si kundėrshtarė tė sistemit tė Kosovės (marrin paga qė i kanė zbatuar qėndrimet zyrtare tė Serbisė). Lidhur me kėtė, zyrtarėt thonė se ky ėshtė rast politik! Secili pajtohet me kėtė, por ēdo tolerancė duhet tė ketė kufi. Ka mjaft alternativa nėse ka vullnet tė mirė pėr ta rregulluar kėtė ēėshtje.

     Beogradi zyrtar ka krijuar strategji tė ndryshme pėr tė shantazhuar situatėn nė Kosovė, tė cilat po i zbaton nėpėrmjet tė ashtuquajturės “Ministri pėr Kosovė e Metohi” e cila, sipas tyre, ėshtė e zhvendosur nė Kosovė, pėrkatėsisht nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.

     Edhe pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, gjatė gjithė vitit 2008, Serbia ka investuar nė Kosovė, pa pyetur askėnd as pa i dhėnė askujt llogari. Problemet janė shtuar veēanėrisht pas konstituimit tė tė ashtuquajturit “Parlament tė Serbėve tė Kosovės”, sepse ata po bėjnė pėrpjekje pėr ta funksionalizuar atė jo vetėm nė Mitrovicė por edhe nė tėrė Kosovėn. Si produkt i kėtij Kuvendi kanė dalė edhe kuvendet komunale paralele nė komunat ku serbėt janė shumicė. Emrat e strukturave paralele tė krijuara janė pothuajse tė njėjta. Diēka ngjashėm me formimin e kuvendeve komunale serbe nė Kosovė, kishte ndodhur edhe nė Kroaci dhe Bosnjė gjatė vitit 1990-1991. Kuvendi i Bashkėsisė sė Komunave fillimisht u krijua sė pari nė Kroaci dhe mė pas nė Bosnjė. Mė pas kėto institucione pėrfshinė edhe struktura tjera tė cilat u bėnė instrument pėr marrjen e pushtetit, spastrim etnik tė joserbėve dhe konsolidimin e republikave serbe nė ēdo vend. Tek ne rrjedhat e ngjarjeve janė pak mė ndryshe, por nuk janė edhe aq larg atyre skenarėve.

     Nė parim nuk ka shtet multietnik, por ka shoqėri multietnike. Serbėt po tentojnė ta imponojnė dhunshėm edhe kėtė nocion. Hapja e postės sė Serbisė nė Graēanicė, hyrja e trenit serb nė Kosovė pa lejen e askujt, pastaj incidentet qė u shkaktuan nga grupet guerile serbe qė veprojnė nė Mitrovicė dhe nė enklavat serbe nė pėrgjithėsi nė prag tė Vitit tė Ri 2009 dhe nė fillim tė vitit, ku u plagosėn me armė zjarri sė paku dy shqiptarė kurse dhjetėra tė tjerė u lėnduan me mjete tjera, paraqesin skenarėt serbė pėr destabilizimin e vendit nėpėrmjet akteve tė dhunės sistematike, e cila po vazhdon pandėrprerė gjatė viteve tė pasluftės. Kėto akte kriminale paraqesin njė cikėl tė provokimeve tė hapėta qė faktikisht nxisin tensione tė reja etnike tė cilat mund ta pėrshkallėzojnė dhunėn nė kėtė kohė deri nė konflikt tė haptė.

     Kėtė e ilustron edhe fakti i dy incidenteve tė ndara qė ndodhėn nė mbrėmjen e 2 janarit nė veri tė Mitrovicės. Njėri shpėrthim kishte ndodhur para kafiterisė “Viva”, ku nga shpėrthimi u shkatėrruan sė paku tetė vetura civile, tė cilat ishin tė parkuara nė afėrsi tė lokalit, por pa dėme nė njerėz. Nė rastin tjetėr, njė grup personash tė nacionalitetit serb rreth mesnatės, nė Lagjen e Boshnjakėve ua kanė vėnė zjarrin disa lokaleve tė shqiptarėve.

     Derisa zjarrfikėsit po intervenonin pėr shuarjen e zjarrit, pati njė shpėrthim tjetėr, me ē’rast u lėnduan gjashtė zjarrfikės tė nacionalitetit serb. Lidhur me kėtė, kryetari i Lagjes sė Boshnjakėve, Adem Mripa, ka rrėfyer pėr media se bomba nė drejtim tė zjarrfikėsve ėshtė hedhur nga njė grup serbėsh, nė shenjė hakmarrjeje pse ata kanė filluar ta shuajnė zjarrin. Me atė rast ėshtė sulmuar edhe ekipi i njė televizioni tė Beogradit. Mripa po ashtu ka thėnė se vetėm gjatė dhjetė ditėve tė fundit ai personalisht ėshtė sulmuar shtatė herė nga serbėt. Edhe Rada Trajkoviq, i ka deklaruar agjencisė sė lajmeve tė Beogradit “FoNet” se serbėt janė pėrgjegjės pėr incidentet e fundit nė veri. Ajo ka thėnė se “serbėt e kanė hedhur bombėn mbi zjarrfikėsit dhe serbėt e kanė sulmuar ekipin e televizionit “Most”, e kanė lėnduar gazetaren dhe janė orvatur qė duke e asgjėsuar kamerėn, ta shkatėrrojnė materialin e filmuar mbi ngjarjet atė natė”.

     Formacionet paraushtarake dhe ushtarake, ato tė BIA-s dhe tė policisė serbe me veprim nė Mitrovicė, janė nė koordinim dhe tė cytura nga Qeveria e Serbisė. Veprimet e tyre nuk po pengohen nga strukturat kompetente pėr sigurinė nė vend. Strukturat nė fjalė nuk kanė pengesa serioze as nga bashkėsia ndėrkombėtare. Edhe nė rastin kur u shkatėrruan pikat doganore nė veri (Porta 1 dhe 31), mė 19 shkurt tė vitit tė kaluar dhe trazirat e 17 marsit, kur pos dhjetėra tė plagosurve serbėt vranė edhe njė polic ndėrkombėtar tė UNMIK-ut nga Ukraina, mu nė prag tė kėtyre rasteve Kosovėn e kanė vizituar udhėheqės tė lartė tė Serbisė, tė cilėt drejtpėrdrejt kanė bėrė trysni tek pakica serbe dhe vartėsit e tyre pėr destabilizimin e Kosovės.

     Sikurse edhe nė rastet e fundit qė i ashtuquajturi ministėr serb pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė, Goran  Bogdanoviq, kishte ardhur sėrish nė Kosovė vetėm dy ditė pas incidentit ku u lėnduan gjashtė zjarrfikėsit serbė, vetėm disa ditė pasi kishte pėruruar postėn e Serbisė nė Graēanicė. Duhet theksuar kėtu se pėrfaqėsuesi i KFOR-it pėr rajonin e Mitrovicės, Micheal Jakovljev, dhe komandanti i Policisė sė EULEX-it, Riahner Kun, nuk janė lejuar qė tė futen nė spitalin qė gjendet nė veri pėr t’i vizituar gjashtė tė plagosurit serbė. Ata janė cilėsuar “persona tė padėshiruar” nga zyrtarėt e spitalit, tė cilėt i kanė kthyer mbrapsht kėta dy zyrtarė tė lartė tė bashkėsisė ndėrkombėtare.

     Po shihet qartė se kush po i nxit serbėt dhe po i stimulon pėr akte tė tilla. Nė anėn tjetėr, tolerimet nė pafundėsi nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare ndaj sulmeve tė organizuara serbe, e mbajnė tė hapur opsionin e ndarjes sė Kosovės. Edhe ashtu ky problem pothuajse ėshtė bėrė realitet nga ekstremistėt serbė, mė herėt “Rojat e Urės” e organizata tjera, tė cilat e kanė dėbuar dhunshėm popullsinė shqiptare nga veriu i vendit. Kėtė situatė alarmante e bėjnė edhe mė diskutabile paralajmėrimet pėr fillimin e bisedimeve tė reja mes Kosovės dhe Beogradit pėr “ēėshtje teknike” apo edhe “statutare”, qė si tė tilla deshėm apo jo, e kthejnė prapa Kosovėn, duke ua humbur imunitetin resurseve politike, tė cilat edhe ashtu janė tė brishta dhe si tė tilla e shtyjnė vendin nė krizė institucionale.

     Vitin e kaluar zyrtarėt komunalė tė Mitrovicės, u kishin bėrė kėrkesė zyrtarėve tė Komandės sė Policisė nė Mitrovicė pėr heqjen e pllakės me mbishkrimin “Republika e Serbisė, Kuvendi Komunal Mitrovica e Kosovės”, qė ishte vendosur nga strukturat paralele nė njė ndėrtesė nė Lagjen e Boshnjakėve, por pa sukses. Po ashtu qe refuzuar edhe ankesa e qytetarėve shqiptarė pėr ndalimin e punėve nė njė ndėrtesė shumėkatėshe qė po ndėrtohej nė Lagjen e Doktorėve nga serbėt, nė kohėn kur shqiptarėve nuk iu kishte lejuar ndėrtimi i shtėpive tė djegura e tė shkatėrruara edhe pse ishte pjesė e banuar me shumicė shqiptare. Aktet e tilla ndalohen edhe me Rezolutėn 1244 tė OKB-sė por edhe me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės.

     Provokimet nga strukturat paramilitare dhe grupet ilegale serbe qė veprojnė nė Kosovė po shkaktojnė incidente tė vazhdueshme edhe nė fillim tė kėtij viti. Elementi serb nė Kosovė ėshtė i armatosur dhe i padėgjueshėm ndaj institucioneve tė Kosovės, tė cilat nuk i njeh si tė vetat. Ata po e nxisin urrejtjen nacionale, fetare dhe ndėretnike duke mos lėnė hapėsirė pėr tolerancė dhe mirėkuptim. Veprimet e tilla e sfidojnė padyshim nė njė masė edhe EULEX-in, si autoritet qė nė letėr e ka pėrkrahjen serbe, por jo edhe nė terren.

     Kėtu duhet pasur parasysh se gjatė tre-katėr muajve tė fundit, njėsitė e tė ashtuquajturės “Mbrojtje territoriale” tė Serbisė, nė mėnyrė tė organizuar disa herė u kanė shpėrndarė armė serbėve nėpėr enklava. Nė rastin tonė jotoleranca vjen nga pakica serbe e jo nga shumica shqiptare. Ndoshta kjo vjen edhe si pasojė e njė krize tė brendshme (ekonomike e politike) qė e ka pėrfshirė Serbinė. Kėtė krizė Serbia po tenton ta zbarkojė nė Kosovė, duke nxitur elementė tė caktuar tė pakicės serbe pėr tė kryer akte dhune brenda nė Kosovė.

    Qeveria serbe nė kuadėr tė kėtyre aktiviteteve ka ndėrmarrė njė valė dhune edhe nė Kosovėn Lindore, me qėllim tė frikėsimit dhe dėbimit masiv tė popullatės shqiptare nga ajo pjesė. Ditė mė parė arrestoi dhjetė shqiptarė, tė akuzuar kinse pėr krime lufte, akt ky qė tregon qartė se serbėt nuk janė pėr tolerancė as bashkėjetesė me shqiptarėt, dhe se nuk kanė bėrė fare ndryshim kursi nga kursi i politikės serbomadhe tė Millosheviqit.

     Kėto qė u thanė mė lartė janė disa nga treguesit e qartė qė tregojnė se qetėsia dhe stabiliteti politik do tė mungojė edhe nė tė ardhmen dhe se me vėshtirėsi do tė mund tė menaxhohen krizat. Nė vorbullėn e problemeve qė sillen nė Kosovė tash sa mot janė edhe propozimet e herėpashershme pėr ndarjen e Mitrovicės dhe ndarjen e Kosovės pėrgjithėsisht mbi baza etnike, gjė qė e bėn gjendjen e sigurisė dhe tė ardhmen tė pasigurt.   Mbajtja e qytetit tė Mitrovicės tė ndarė nė dy pjesė, sikurse edhe e pjesės tjetėr tė veriut tė Kosovės, ku ėshtė bėrė edhe grumbullimi i forcave paramilitare, ushtarake e policore serbe, ka bėrė qė nė vend tė ketė njė pasiguri qė ka ardhur duke u rritur gradualisht pas shpalljes sė pavarėsisė.

     Kėto plane nė njė mėnyrė i paralizojnė nismat apo idetė e ndonjė grupi serb nė Beograd apo nė Kosovė qė tė ecin pėrpara me njė bashkėpunim konstruktiv pėr tė mirėn e tyre. Pengesat qė tė mos shkohet kah aspekti i pėrparimit dhe integrimit tė pakicės serbe nė Kosovė janė tė mėdha. Nė vijim tė kėtij qėndrimi tė artikuluar qartė, Moska dhe Beogradi i kanė harmonizuar veprimet e tyre pėr ta ndėrlikuar dhe pamundėsuar sa mė shumė qė tė jetė e mundur punėn e mekanizmave vendorė e ndėrkombėtarė nė Kosovė. Nė kėtė kontest edhe mė tutje nuk po i hapet rrugė EULEX-it pėr veprim dhe shtrirje gjithėpėrfshirėse.

     Kėto ditė pushteti paralel nė veri tė Mitrovicės formoi “Shtabin e Krizės”. Ky shtab do t’i sigurojė tė gjitha pajisjet e qytetit, ka deklaruar i ashtuquajturi kryetar i komunės sė Mitrovicės, Nenad Topalloviq. Nė anėn tjetėr, banorėt shqiptarė nė veri janė detyruar tė vetorganizohen dhe bėjnė roje gjatė natės, sepse turmat serbe gjatė incidenteve nė fjalė kanė qenė tė armatosura dhe se pjesėtarėt e KFOR-it dhe tė EULEX-it, sipas dėshmitarėve okularė, janė tėrhequr nga vendi i ngjarjes. Dikush duhet t’i mbrojė kėta qytetarė. Lidhur me kėtė, OJQ “Bregu i Veriut” kėrkon nga institucionet e vendit qė tė merret nėn kontroll i tėrė territori i Kosovės. Tolerimet deri nė pakufi e kanė shndėrruar Kosovėn nė njė laborator ndėrkombėtar, ngase Serbia edhe mė tutje po i ruan dhe kultivon recidivat e mėhershme tė armiqėsive. Dihet se faktori shqiptar nuk dėshiron tė jetė pjesė e krizės, por duhet tė inkuadrohet nė ndėrtimin e strategjive tė reja pėr tė dalė nga kjo vorbull krizash tė brendshme dhe tė jashtme tė cilat edhe ashtu po reflektohen nė spektrin e krizave tė mėdha botėrore.

 

·       Autori ėshtė drejtor i OJQ-sė pėr Hulumtime dhe Ndriēime Historike “Anatema” me seli nė Prishtinė.