Tė hapen dosjet, tė dihen gjakpirėsit e shqiptarėve!

 

A duhet tė hapen dosjet? Patjetėr!

                                         

·       A i kemi dosjet e gatshme? Tė shkruara? Jo? Atėherė pse tė mos mbėshtetemi nė - mbamendjen tonė? Pse tė mos e nisim hapjen e dosjeve tė kujtimeve tona?

            

Shkruan: Hajrullah Gorani * - Prishtinė, 13. 01. 2009

_________________________

 

     Pejė. 17 prill 1941. Armata gjermane hyn nė qytet. Kureshtja e papėrmbajtur mė shtynė rrugės sė Podgorsokakut, pėr ta parė „ushtrinė e Allamanit“. Nė sheshin e vogėl tė Shushtermahallės dikush nxjerr njė pėlhurė tė kuqe me shqiponjė tė zezė nė tė. Flamuri, thoshin. Nuk vonoi, krisi pushka. Disa fqinjė tanė, serbė e malazias, qėllojnė me pushkė mbi turmėn. Vriten 13 tė rinj, tė gjithė tė paarmatosur. Mes tyre edhe kushėriri im, Avdushi. Ishte 20-vjeē. As atė ditė, as mė vonė, askush nuk kėrkoi vrasėsit. Madje, as nazistėt dhe Gestapoja e tyre. Ata u amnistuan, nė mjegullėn e frikės dhe harresės. Nė verėn e po atij viti hapen kurset pėr nxėnės tė shkollės fillore, pėr fėmijėt shqiptarė: tė mėsojnė se si shkruhet „shqipja shqip“. Meritė tė madhe pėr kėto kishte Ernest Koliqi - mė vonė i pėrndjekur dhe i akuzuar si ministėr i shkollave fashiste. Flitet se kishte deklaruar njėherė: “E kuptoj urrejtjen e komunistėve tė Shqipnisė pėr mua, por ēuditem pse kėtyre nė Kosovė u pengon hapja e shkollave nė gjuhėn shqipe.”

 

     Tutje, nuk kam parė ndonjėherė qė historianėt kėndej e andej kufirit t’i kenė shėnuar demonstratat pėrkrahėse pėr Italinė fashiste qė u organizuan nė Pejė nga fqinjėt serbė dhe malazias. Ende mbaj mend brohoritjet: “Rroftė Italia, Rroftė Perandori dhe Mbreti Vķktor Emanuel - dhėndri ynė!”

 

     Mė 1943, mėsa mbaj mend, vritet Federali i Federatės fashiste. Tė nesėrmen i vihet zjarri qytetit. Digjet xhamia e Shushtermahallės nė mes tė sheshit, me gjithė dyqanet e zanatlinjve e bakallhanet; digjet i tėrė sheshi me vlerė tė paēmueshme historike. U zhdukėn dyqanet poshtė „te kujunxhitė”, te „potoku i Serovisė“. Zjarrvėnėsit, italianė, shoqėroheshin nga miqtė (duke qenė tashmė dhėndėr malazias) qė plaēkitnin dyqanet para se t’u futnin flakėn. Kush nuk bėzajti pėr kėtė. Me sa mbaj mend, kjo u cilėsua hakmarrje kundėr shqiptarėve pėr vrasjen e Federalit fashist. Nuk kam parė gjėkundi qė kjo tragjedi tė jetė ndriēuar ndonjėherė nga historianėt tanė. Madje, as komunistėt shqiptarė tė Kosovės nuk e pėrmendėn ndonjėherė. Pėrkundrazi. Sa pėr ta, populli shqiptar i Kosovės nė pėrgjithėsi kishte kolaboruar me okupatorin italian e gjerman. Mė vonė, e gjithė kjo do t’i shėrbente akademikut serb Ēubriloviq pėr ta hartuar elaboratin e tij mė 1945 ku akuzon shqiptarėt e Kosovės si aleat tė okupatorit nazifashist dhe kėrkon trajtim tė njėjtė pėr ta si pėr folksdojēerėt e Vojvodinės.

 

Narodna Vlast

 

     Pejė. 17 nėntor, 1944. Partizanėt komunistė hyjnė nė qytet. Populli i mbledhur nė shesh nuk e din nėse duhet tė gėzohet apo tė tmerrohet. Po thonė se erdhi Liria. Vėrtetė, me ta janė edhe partizanėt e Shqipėrisė (Brigada e Tretė dhe e Pestė). Ata na thanė se s’ka kthim prapa; se liria kishte ardhur pėr tė gjithė. Na thanė kėtė dhe vajtėn t’i ēlirojnė “pjesėt e tjera tė Jugosllavisė sė okupuar” - pėr tė mos shkuar mė larg se Tivari. Mbaj mend mitingjet e atyre ditėve tė „pasēlirimit“ kundėr okupatorit fashist i cili tashmė kishte braktisur Ballkanin; kundėr bashkėpunėtorėve dhe hyzmeqarėve tė tij. Nuk mė dukej se e kuptonim krejtėsisht se pėr ēfarė bėhej fjalė. Por, nuk vonoi shumė.

 

     Nė njė miting tė tillė ku ishin mbledhur i madh e i vogėl, te ‘Vorret e Gata’, tashmė fushė sporti socialist, flet Shoku Fadil Hoxha. Edhe sot mė tingėllojnė fjalėt e tij: “Do t’i biem satėr nė krye bashkėpunėtorėve tė fashizmit!” Fliste tė vėrtetėn. Po atė natė i mblodhėn disa tregtarė, zanatlinj e nėpunės pėr t’i dėrguar nė shtėpinė e Xhevat Begut ku ishte vendosur selia e OZNA-s (serbisht: Organ Zastite Naroda, pararendėse e UDB’ės ).
Me ditė tė tėra, familjarėt e tyre i luteshin partizanėve nėse mund tė dėrgojnė ushqim e veshmbathje pėr tė burgosurit. Patjetėr, u pėrgjigjeshin. Dhe, derisa vinin pitet dhe ēorapet e leshta, baballarėt dhe kushėrinjt e tyre “hanin dhé mbas Tabjeve”, sintagmė pejane pėr pushkatimet e tė burgosurve tė OZNA-s gjatė viteve tė ‘pasēlirimit’.

 

     Kush ishin ata qė vendosnin pėr pushkatime? Ishin tė ashtuquajturit komunistė jugosllavė: ishin serbė e shqiptarė. A thua u dihen emrat? Me pak mundim, po. Ose, ta pėrdori njė shprehje tė politikės ditore me pedigre komuniste: me pak vullnet politik. Por, ja qė ky vullnet politik mungon tash e 65 vjet - pa marrė parasysh se kush u bė pushtet, president, ministėr e kryeministėr nė Kosovė.

 

Kulla e Sheremetit dhe Mulla Sejfa

 

     Mė 1947, me sa mė kujtohet, thyhet Kulla e Sheremetit, burgut famėkeq. Nė pikė tė ditės. Fqinjėve tanė serbė e malaziasė rastėsisht u gjenden nė dorė pushkėt tė cilat, rastėsisht, i pėrdorėn si ndihmė UDB-ės pėr t’i vrarė, rastėsisht, tė gjithė tė burgosurit. Qoftė ata qė kishin tentuar tė ikin, qoftė ata qė ndodheshin brenda. Masakėr e vėrtetė nė pikė tė ditės. Nga pijeteti do ta pėrmendi vetėm njė viktimė: Xhelal Preveza, njė administrator i urtė qė kishte ardhur pėr ta mbarėshtruar administatėn e qytetit.

 

     Pėrsėri, asgjė. Komunistėt shqiptarė nė Kosovė as qė e zunė ngojė ndonjėherė kėtė cikėrrim. Tashmė ishin nė vlug tė luftės kundėr bashkėpunėtorėve tė okupatorit.
Edhe njė rast nuk mund ta lė pa e pėrmendur, meqė e kam amanet. Nė vjeshtėn e vitit 1962 shkova me tė shoqen nė Gjilan, ku deri para njė viti kisha punuar profesor nė shkollėn ekonomike. Shkas ishte lindja e djalit tė njė kolegu me tė cilin u bėmė miq: Muharrem Latifit. Njė profesor i aftė dhe burrė i ndershėm. Kur nė bisedė na zuri mesi i natės, Muharremi mė tregoi njė amanet prej babait tė tij, Mulla Sejfės.

 

     Mulla Sejfa kishte qenė pjesėtar i njėsiteve partizane gjatė luftės, nė krye tė njė njėsiti tė vogėl. Me t’u kthyer me tė pas luftimeve, shkon ta pėrshėndet Komandantin e ushtrisė partizane nė Kosovė, shokun Fadil Hoxha, nė zyrėn e tij nė Prishtinė. Kishte shkuar pėr t’i raportuar pėr aktivitetin e njėsitit. Duke dalė nga ndėrtesa kishte harruar torbėn ushtarake nė zyrė. Kur kthehet pėr ta marrė, nga dera gjysėm e hapur e zyrės dėgjon bisedėn e komandantit nė telefon. Me shpinė kah dera, nė serbishte, Fadil Hoxha jepte instruksione: “Keni kujdes, Mulla Sejfa i armatosur dhe me ushtarė po kthehet nė Gjilan dhe do t’i bie kėsaj rruge. i dilni nė pritė”. Mulla Sejfa, megjithatė, i kishte ra tjetėrkah. Deri nė braktisje tė vendit. Babai im, mė rrėfeu atė natė Muharremi, ma tha kėtė para vdekjes. “Mua ma la amanet, e unė po ta lė ty se nuk dihet qysh do tė bėhet, jemi bijtė e dekės.” Sot Muharremi ka ndėrrue jetė, e unė me kėtė po e dėrgoj amanetin nė vend.

 

Shi n’kollomoq?

 

     Viti 1956. Dimėr i madh. Mbledhja e armėve. Kudo tmerr nė Kosovė. Komunistėt, nė ballė tė aksionit. Rrahje, vrasje, dhunime nė tė katėr anėt. Komunistėt shqiptarė kishin detyrė tė veēantė: gjithkush le ta pastrojė oborrin e vet. Kėtė, ata e bėnin me pėrkushtim tė madh: me fshisė tė hekurt. Ishte kjo koha e jetėsimit tė Marrėveshjes Xhentėllmene mes J.B. Titos dhe autoriteteve turke; pėr shpėnguljen masive tė shqiptarėve nė Turqi.
Njė dekadė mė vonė, konflikti i klaneve komuniste - tė gjitha pa dallim bartėse tė terrorit shtetėror - shkakton Plenumin e Brioneve mė 1966. Aty, pėr arsye pragmatike vendoset se aksioni i mbledhjes sė armėve paskėsh qenė njė gabim. Porse, kjo nuk guxonte tė nėnkuptonte se “armiqėve tė popullit dhe bijėve tyre do t’i bie shi nė kollomoq.”

 

     Vėrtetėsimi i kėtij sllogani famėkeq nga arsenali i LKJ nuk vonoi shumė: u shfaq me terrorin ndaj studentėve nė demonstratat e vitit 1968. Nė skenė tashmė ishte njė eshalon i ri i komunistėve kosovarė: bijtė e bijat, familjet e ngushta dhe tė gjėra tė tyre, qė tė gjithė tė mobilizuar nė luftė kundėr nacionalizmit dhe irrendentizmit shqiptar. Egėrsohet edhe pėr njė hallkė terrori i denoncimeve, arrestimeve, propagandės. Komunistėt shqiptarė tė Kosovės dhe familjet e tyre mobilizojnė intelektualė e pseudointelektualė qė tė shkruajnė, tė denoncojnė me emėr e mbiemėr njerėz qė kualifikohen pėr armiq tė Socializmit Vetėqeverisės. Nėpėr shkolla, fakultete, e mė vonė nė Universitet e Akademi tė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės. Tė gjithė nė luftė kundėr nacionalizmit e irrendentizmit shqiptar. Nė skenė del njė formė mė e sofistikuar e denoncimit: ”E dimė ne kush je ti; e dimė ne se i biri apo e bija e kujt je!” Masivizohen burgosjet. Ēmenduria shkon larg: posa tė hetohet se njė nxėnės ka shkruar inicialet “KR” nė fletore, do tė denuncohet dhe burgoset. Parreshtur vazhdon rekrutimi i denuncuesve: mes nxėnėsve, studentėve e mėsuesve. ‘Diferencimi ideo-politik’ bėhet temė kryesore pėr Rilindje, Radio e mė vonė edhe Televizion tė Prishtinės. Bartės kryesorė tė kėtyre diferencimeve ishin komunistėt: ata me detyrė tė pastrimit tė oborrit tė vet.

 

Dy fjalė pėr Ekonominė e Zhvilluar Vetėqeverisėse

 

     Ekonomia kosovare nė Jugosllavi kurrė nuk ka qenė nė kėmbė tė veta, por gjithnjė nė kolaps. Njė kohė ky kolaps nuk hetohej meqė mbulohej nga Fondi pėr Zhvillim tė Rajoneve tė Pazhvilluara i cili kurrė nuk u pėrdor pėr zhvillim por vetėm pėr mbulim tė humbjeve tė ndėrmarrjeve tė kota. Rritja e konsumit dhe ruajtja e standardit tė jetesės bėhej me para tė huaja. Komunistėt kosovarė, ndonjėherė edhe udhėheqės tė kėtij fondi, nuk ēanin kokėn pėr zhvillim tė ekonomisė; vetėm pėr sigurim tė luksit personal dhe kontroll tė qetėsisė publike.

 

     Mė 1985, ekonomia e Kosovės nuk kishte asnjė dinarė nė fondin neto-xhirues. E tėrė ekonomia financohej nga burimet afatshkurtėra tė mjeteve - me normė tė lartė tė kamatės dhe me afat tė shkurtėr tė kthimit. Natyrisht nga bankat e Beogradit ( pėr skeptikėt, mė gjėresisht: Dr Hajrullah Gorani, Analiza Ekonomiko-Financiare e Ndėrmarrjeve nė Kushtet e i Inflacionit, Prishtinė 1990, Kapitulli Analiza e Situatės Financiare, fq 98.) Ishte kjo njė ndėr format brutale tė eksploatimit qė shkonte tutje; mjetet pėr zhvillimin e Kosovės qė grumbulloheshin nga republikat e zhvilluara si Sllovenia, Kroacia, madje edhe krahina e Vojvodinės, pėrdoreshin pėr financim tė qejfeve tė oligarkisė komuniste nė Kosovė. Kaq.

 

     Nė fund, nuk mund ta lė pa pėrmendur njė anekdotė tė errėt pas mbledhjes famėkeqe tė Kuvendit tė Kosovės mė 1989, kur u miratuan amandamentet pėr heqjen e autonomisė.
Tė nesėrmen e mbledhjes e takoj arkėtarin e Kuvendit tė atėhershėm. E pyes nėse ka pasė ndonjė prej deputetėve shqiptarė qė kishte marrė edhe mėditje pėr pjesėmarrje nė atė turp.
“- A ka pasė, po mė pyet!? - Jo qė ka pasė, por kanė pritur nė rresht pėr ta marrė. Madje, i tregonin shaka njėri-tjetrit pėr t’i kaluar koha deri te pagesa!”

 

·       Autori ėshtė i ish-burgosur politik, profesor universiteti dhe ndėr themeluesit e Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės.

*  *  *

                                               

SI U SHANTAZHUA DR.HAJRULLAH GORANI NGA LDK’ja…?!