DOSJET (?!)

Dosjet(?!) Jam pėr hapjen e tyre, por pėr hapje

siē kanė vepruar gjermanėt!

 

Nuk kam fare mirėkuptim pėr tė gjithė ata udhėheqės komunistė, gjyqtarė, prokurorė, pėrndjekės policorė, etj., qė kanė qenė tepėr tė zellshėm nė shėrbim tė tė dy atyre sistemeve dhe pas vitit 1999 kanė keqpėrdor UNMIK-un pėr t’u bėrė sėrish udhėheqės politik “demokratė” dhe pėr t’u punėsuar nė tė njėjtat nivele. Po dihet, UNMIK-u tė tillė “kuadro” ka parapėlqyer, po vetėkuptohet pėr cilat arsye. Tė tillėt do tė duhej tė ndėrgjegjėsohen se ku u takon tė angazhohen. Pėrndryshe, nėse ata nuk duan ta gjejnė vendin e tyre, atėherė do tė duhej t’ua gjen vendin e merituar pushteti aktual dhe shoqėria jonė.

 

Shkruan: Ibrahim Kelmendi - Prishtinė, 28. 01. 2009

__________________________

 

       Nė fillim dėshiroj tė pyes: Ka Kosova dosje dhe nėse ka, a janė ato nė Kosovė apo nė Beograd ose diku tjetėr? Shtroj kėto pyetje i bazuar nė faktin se Kosova ishte e pushtuar nga Beogradi serb, nacionalist e monist, dhe nga Beogradi monist jugosllav. Rėndom strukturat pėrkatėse tė pushtuesit i kanė bėrė dosjet. Dhe meqė kėta dy Beograda kanė komanduar strukturat e tyre policore nė Kosovė pėr tė bėrė dosje, atėherė kėta dy Beograda tani i kanė ato dosje dhe i trajtojnė ato si pronėsi tė tyre. Kjo do tė thotė, varet nga Beogradi i tanishėm nacionalist, nėse do t’i hap dosjet, si do t’i hap dhe si do t’i (sh)pėrdorojė. Nėse ėshtė kėshtu, pėrse duhet tė debatohet kaq zhurmshėm, nėse duhet tė hapėn ose jo dosjet, nėse nuk i kemi?! ( Gjatė pėrpilimit tė kėtij shkrimi paralelisht po komunikoja nė mesenxher me njė mik. Ai mė tha se njė kopje e dosjeve tė para vitit 1990 gjendet nė Slloveni. Iu pėrgjigja, atėherė sikur e paskemi mė tė lehtė qė t’i sjellim ato nė Kosovė.)

 

       Pėr aq sa kam mundur tė pėrcjellė debatin pėr dosjet dhe krimet e sistemit monist “komunist”, sikur po nisemi nga fakti se Kosova ishte shtet dhe kishte dosje vetanake. Tani vetėm kemi dilema, si duhet t’i dėnojmė krimet e atij sistemi monist, si t’i rehabilitojmė tė dėmtuarit dhe sipas cilės praktikė tė cilit shtet ish monist duhet tė veprojmė lidhur me dosjet, si Shqipėria, si Gjermania (lindore), si Ēekia, ose si ndonjė shtet tjetėr.

 

       Sigurisht, strukturat pėrkatėse policore tė Kosovės Autonome kanė bėrė dosje sipas komandimit tė Beogradit pushtues por edhe sips ligjeve dhe urdhėresave tė pushtetit “autonom” tė Prishtinės. Janė edhe kėto dosje nė Kosovė, apo i kanė marrė pushtuesit serb me vete. Nėse i kanė marrė ata me vete kur janė dėbuar nga Kosova, a do tė na i kthejnė, apo do i mbajnė pėr t’i (sh)pėrdoruar pėr nevoja tė tyre?

 

       Sipas investigimeve tė mia, qysh kur Kosova fitoi statusin e Krahinės Socialiste Autonome, Beogradi nacionalist serb duhet tė ketė organizuar shėrbim paralel, gjithsesi ilegal, tė spiunazhit nė Kosovė, meqė nuk u ka besuar mė organeve pėrkatėse tė Kosovės, edhe pse ato ishin nėn komandim tė tė dy Beogradave. Bile, qysh mė rėnien e Rankoviēit, Beogradi nacionalist serb duhet tė ketė organizuar shėrbim tė tij ilegal e paralel nė Kosovė, tė cilin shėrbim strukturat pėrkatėse tė Kosovės nuk kanė mundur ta pengojnė. Nga kjo rrjedhė se nė Kosovė nuk janė bėrė vetėm njė palė dosje, ta zėmė vetėm nga UDB-ja e Kosovės.

 

       Tė gjitha kėto dilema do tė duhej t’i sqaronte ndonjė ish komandant i UDB-sė sė Kosovės, siē do tė duhej tė informonin ata qė dinė, se ku gjenden aktualisht dosjet e UDB-sė sė Kosovės. Dhe po e ditėm se ku gjenden kėto dosje dhe a mund tė vendos Kosova pėr (mos)hapje tė tyre, ia vlen tė diskutohet pėr to. Unė jam pėr hapjen e tyre, por pėr hapje siē kanė vepruar gjermanėt. Qė do tė thotė tė hapėn (secili tė ketė tė drejtė tė informohet pėr dosjen e tij qė i kanė bėrė, edhe institucionet kompetente tė kenė tė drejtė t’i shqyrtojnė ato) dhe tė ndėshkohen tė gjithė ata qė kanė shkelur ligjet e atėhershme, duke u bėrė gjyq po sipas atyre ligjeve, po vetėkuptohet, pasi t’i kenė denoncuar individualisht viktimat e tyre - tė pėrndjekurit politikė. Pėrndryshe, tė gjithė ata qė janė angazhuar nė ato struktura spiunimi dhe pėrndjekjeje dhe kanė respektuar e zbatuar vetėm ligjet e kohės, duhet t’i lėmė rehat, bile, si kuadro tė profesionalizuara e me pėrvojė qė janė, nėse e kanė moshėn pėr punė, do tė duhej t’i angazhonim nė shėrbimin informativ, qė po vonohet paarsyeshėm tė formohet.

 

       Kurrsesi nuk jam pėr pėrndjekje e hakmarrje, sidomos jo nė mėnyra “private” (vetėgjyqėsi) tė asnjėrit qė ėshtė angazhuar nė ato struktura, qoftė edhe nėse ka shkel brutalisht ligjet e kohės, aq mė pak duhet tė hakmerremi ndaj bijve tė tyre. Nėse do fillonim tė ndėshkonim tė gjithė pjesėtarėt aktiv tė atyre strukturave (rreth 40 mijė, sa duhet tė ketė pasur Kosova), atėherė do tė duhej tė fillonim me drejtuesit partiak, ndoshta edhe me anėtarėt (110 mijė) tė Lidhjes Komuniste, sepse ajo strukturė partiake i ka hartuar e miratuar ligjet (pėrmes qeveritarėve e parlamentarėve komunistė), se si duhet tė veprojė UDB-ja, ajo strukturė partiake “komuniste” e ka udhėhequr UDB-nė politikisht dhe ideologjikisht.

 

       Pėr fund kėsaj radhe, propozoj tė mos harxhojmė teprueshėm energji pėr kėtė tematikė, por vetėm sa meriton, pėr tė investuar energjinė e madhe konstruktive pėr ndėrtimin e sė ardhmes, sa mė bashkėrisht e sa me mė mirėkuptim, duke pasur para sysh se popullsia shqiptare nėn ish Jugo-sllavi shtypej dy fish - nga sistemi pushtues dhe nga diktatura moniste “komuniste”. Them kėshtu, pasi debati vulgar pėr (mos)hapje tė dosjeve sikur po e devalvon rėndėsinė qė ka ky proces. Bile ndonjėherė po krijohet pėrshtypja, sikur vetė disa qė kanė kontribuar zėllshmėrisht nė strukturat qė kanė bėrė dosjet, janė tani tepėr tė zhurmshėm pėr hapje tė dosjeve, pasi po besojnė se dosjet janė nė Beograd dhe Beogradi do tė vazhdojė t’i mbrojė e t’i shpėrblejė ata pėr shėrbimin qė i kanė bėrė.

 

       Nuk kam fare mirėkuptim pėr tė gjithė ata udhėheqės komunistė, gjyqtarė, prokurorė, pėrndjekės policorė, etj., qė kanė qenė tepėr tė zellshėm nė shėrbim tė tė dy atyre sistemeve dhe pas vitit 1999 kanė keqpėrdor UNMIK-un pėr t’u bėrė sėrish udhėheqės politik “demokratė” dhe pėr t’u punėsuar nė tė njėjtat nivele. Po dihet, UNMIK-u tė tillė “kuadro” ka parapėlqyer, po vetėkuptohet pėr cilat arsye. Tė tillėt do tė duhej tė ndėrgjegjėsohen se ku u takon tė angazhohen. Pėrndryshe, nėse ata nuk duan ta gjejnė vendin e tyre, atėherė do tė duhej t’ua gjen vendin e merituar pushteti aktual dhe shoqėria jonė.

 

Tahir Gecaj: Jemi tė Sigurimit shtetėror! Nė emėr tė ligjit je i arrestuar!