Tė hapen dosjet!

Kush mė torturoi nė zyrat e sigurimit?!

 

·       Mė kanė marrė nė pyetje edhe tre inspektorė tjerė (emrat e dy pre tyre do t’i mėsoja mė vonė) ata ishin: Muharrem Dana, Lutfi Ajazi dhe Zija Musliu (aga Zi). Ata mė kanė maltretuar edhe fizikishtė, edhe psiqikisht.

 

Shkruan: Tefik Ramadani - Manheim, 28. 01. 2009

_________________________

 

      Jam duke e pėrcjellur me vėmendje debatin e inicuar nė gazetėn express, pėr hapjen e dosjeve. Hapja e dosjeve duhet tė ndodhė, pėr faktin e vetėm sepse, duhet tė thuhet e vėrteta pėr ato 60 vitet e sundimit tė pushtetit komunist Jugosllavė nė Kosovė. Por, lustrimi duhet tė ndodhė nė njė situatė tė pėrshtatshme kohore, dhe, pa e dėmtuar paqen sociale dhe interesat shtetėrore tė Republikės sė Kosovės. Ky proces duhet tė jetė nėn mbikqyerjen e institucioneve shtetėrore, tė cilat paraprakisht, duhet tė nxjerrin njė ligj pėr lustrimin, i cili asesi nuk guxon tė ketė pėr motiv hakmarrjen ndaj askujt. Hapja e dosjeve duhet tė ketė pėr qėllim, nxjerrjen e tė vėrtetės nė shesh dhe pajtimin ndėrqytetarė, si dhe dėmshpėrblimin, para sė gjithash moral, pėr tė persekutuarit dhe familjet e tyre.

 

      Meqenėse isha vetė i persekutuar, nė vijim dua tė tregoj se si ka ndodhur arrestimi im nga shėrbimi i sigurimit shtetėror tė K.S.A. tė Kosovės. Ishte 14 shkurti i vitit 1984. Rreth njė muaj pas vrasjes sė Rexhep Malės dhe Nuhi Berishės, aty afėr Hanit tė Dilit nė Prishtinė. (Gjithashtu, nė fund tė vitit 1983, kanė ndodhur edhe dy vrasje tjera, aty prapa shkollės teknike nė Prishtinė, akoma edhe sot enigmatike. Ėshtė fjala pėr vrasjen e Bajram Bahtirit, vėllau i Rrahman Bahtirit i denuar me 14 vite burg, dhe Xhevdet Ramabajės i dyshuar si bashkėpunėtor i tij). Unė atėherė isha mėsimdhėnės nė shkollen e mesme tė mjekėsisė, dhe pikėrisht mė 14 shkurt, do tė arrestohem nga organet e sigurimit shtetėror . Mė arrestuan nė banesėn time, aty afėr xhamisė sė Llapit nė Prishtinė. Pėr tė mė arrestuar kishin ardhur 6 policė tė armatosur dhe dy inspektorė tė sigurimit: Bashkim Kursani dhe Zyber Zyberi.

 

      Pasi e bastisėn detalisht banesėn, aty rreth orė 22. 30, me morėn me vehte, ndėrsa prapa lash tė trishtuar bashkėshortėn me dy vajzat e mitura, dhe motrėn time. Mė futėn nė njė golf tė bardhė, dhe mė dėrguan drejtė e nė zyrat e sigurimit. Nė pyetje mė mori udbashi Avni Nura e pastaj Xhavit Kuēi. Xhavit Kuēin e njihja, sepse vinte shpesh nė shkollė tė mjekėsisė. Ai ma bėri me dije se ku gjindem, duke mė thėnė "se ti tani je nė gojė tė gjarpėrit, dhe vetėm pėr vehten tėnde mendo".

 

      Tmerri pėr mua filloi ditėn e nesėrme. Hetime tė pandėrprera, vijuan pėr gjashtė muaj rresht. Inspektorėt ndėrroheshin vazhdimisht. Fillimisht mė mori nė  pyetje Xhavit Kuēi, i cili me mua u sollė konformė "ligjit". Pastaj mė mori Zyber Zyberi, i cili s’kishte fare mėshirė. Pėr atė unė isha armik, sepse dėshiroja qė Kosova tė bėhej Republikė. Ai mė ka maltretuar dhe mė ka rrahur. Pas tij mė kanė marrė nė pyetje edhe tre inspektorė tjerė (emrat e dy pre tyre do t’i mėsoja mė vonė) ata ishin:

Muharrem Dana,

Lutfi Ajazi dhe

Zija Musliu (aga Zi).

 

      Ata mė kanė maltretuar edhe fizikishtė, edhe psiqikisht. Kur lodhej z.Dana ulej, pastaj ngrihej z.Ajazi pėr tė vazhduar rrahjen. Pas mė shumė se katėr muajve, para gjyqit dolėm 20 vetė ( grupi i Sejdi Veselit ). Kryetar i kolegjit ishte gjyqtari Ahmet Ahmeti (tani advokat nė Prishtinė), ndėrsa prokuror Hamit Hamiti ( Gashi - vėrejtja Sh. B ). Dėnimet ishin drakonike prej 3 deri nė 14 vjet. Gjykatėsi Ahmeti, pasi na i shqiptoi dėnimet pyeti, mos dėshiron dikush me thanė diēka. Brof bėni nė kėmbė mė i riu Afrim Zhitia (tani hero i Kosovės). Po tha unė. Ngritu e urdhėroi gjyqtari Ahmeti. Afrim Zhitia i ngriti dy grushtet lartė dhe me sa fuqi qė kishte bėrtiti, Rrnoftė Kosova Republikė. Aty pėr aty, gjyqtari Ahmet Ahmeti, ia shqiptoi edhe dy vite burg mė tepėr (nga gjashtė ia ngriti nė tetė vite denimin). Por unė kam shpėtuar "mirė" pėr dallim prej shokėve tjerė, ku inspektorėt e shumtė i kanė shkatėrruar dajak, duke ua prishur edhe organet vitale. Unė kam qenė i vendosur nė dhomėn nr.27, nė katin e dytė tė burgut tė Prishtinės. Aty afėr ishte dera qė tė ēonte nė zyrat e sigurimit.

 

      Netė tė tėra nuk mund tė flinim, nga britmat e tė burgosurve qė rraheshin nė mėnyrė tė pamėshirshme dhe ashtu tė rrahur ngriheshin zhag koridorit (sidomos nė orėt e vona tė natės). Nėse sot dikush me shpejtėsi e mbyll derėn e kam shumė mėrzi, sepse automatikisht me kujtohet llozi i asaj dere tė mallkuar, qė nuk mbyllej dot kurrė.

 

      Tė nderuar lexues, ju mund tė gjykoni vetė se a duhet tė hapen dosjet. Unė e thash mė lartė mendimin tim. Pėr paqen sociale dhe pajtimin nė Kosovė ėshtė me rėndėsi tė thuhet e vėrteta. Duhet ta marrin vesht edhe familjarėt e inspektorėve, gjyqėtarėve dhe prokuroėve, se ēfarė prindėr, vėllezėr apo dajallarė kanė pasur, sepse ėshtė e domosdoshme qė ata tė konfrontohen me tė vėrtetėn, edhe pse nuk mbajnė pėergjegjėsi, pėr tė bėmat e tyre. Ne tė persekutuarit  jemi tė gatshėm me falė, por, zotėrinjtė duhet tė pendohen dhe tė kėrkojnė falje publike. Ndėrsa ata qė kanė kryer krime ( kujto vrasjet e heronjeve Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Afrim Zhitia etj.), duhet tė pėrgjigjen para ligjeve tė Republikės sė Kosovės, sepse krimi nuk vjetrohet kurrė.

 

·       Autori i kėtij shkrimi ka qenė ish i burgosur politik, ėshtė defektolog i diplomuar.

%

                            

Shtojca: Dėshmi historike

 

GJYKIMI I GRUPIT TĖ SEJDI VESELIT

      Mė 19 qershor 1984 nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė para trupit gjykues tė tė pestėve, tė kryesuar nga kryetari i trupit gjykues: AHMET AHMETI, filloi gjykimi i anėtarėve tė organizatės ilegale “Fronti  Nacional Ēlirimitar i Kosovės”. Bazuar nė aktakuzėn PP. nr. 60/84, tė ngritur nga Prokurori publik HAMIT GASHI, mė 25 qershor 1984 Trupi gjykues  nė “emėr tė popullit” i dėnoi kėta intelektualė:

 

1. Sejdi VESELI, me 14 vjet burg tė rėndė
2. Rrahman BAHTIRI, me 13 vjet burg tė rėndė
3. Shemsi VESELI, me 11 vjet burg tė rėndė
4. Esat BRAJSHORI, me 11 vjet burg tė rėndė
5. Musli PREBREZA, me 10 vjet burg tė rėndė
6. Hamdi RAFUNA, me 9 vjet burg tė rėndė
7. Sabri SOPI, me 10 vjet burg tė rėndė
8. Fatmir SOPI, me 7 vjet burg tė rėndė
9. Agim SAHITI, me 8 vjet burg tė rėndė
10. Islam KRASNIQI, me 6 vjet burg tė rėndė
11. Tefik RAMADANI, me 6 vjet burg tė rėndė
12. Muhamet KRYEZIU, me 3 vjet burg tė rėndė
13. Skėnder BOSHNJAKU, me 4 vjet burg tė rėndė
14 . Ilaz ZHITIA,  10 vje burg tė rėndė
15. Afrim ZHITIA, me 8 vjet burg tė rėndė
16. Ramadan AVDIU, me 8 vjet burg tė rėndė
17. Salih SEFA, me 8 vjet burg rėndė
18. Xhemajl S.REXHEPI,  me 7 vjet burg tė rėndė
19. Kadri HAZIRI, me 3 vjet burg tė rėndė
20. Rexhep MAKOLLI, me 3 vjet burg tė rėndė.

 

( Burimi: Artikulli “Gjykimi i sė keqes sė popullit” ( A.M - H.S), botuar nė  gazetėn “Rilindja”, datė 26 qershor 1984, faqe 8)

 

( Shtojcėn e pėrgatiti Moderatori i www.pashtriku.org )