Ne fokus

Kuvendi Komunal i Kacanikut, nuk e di kush

ėshtė Heroi i Kombit - Avdyl Dura

 

Shkruan: Mr.sc. Metush Zenuni - 16. 07. 2009

_____________________________

 

     Mė 28 qershor 1949, nė Fshatin Rakaj, fshat ky nė mes tė Komunės sė Kaēanikut dhe Ferizajt, nė luftime disa orėshe, ranė heroikisht, Komandanti i ēetave kaēake pėr zonėn e Karadakut dhe Nerodimes, Avdyl Zenuni - Dura, nga Fshati Duraj dhe Ramė Vogliqi - Beka, nga fshati Gėrlicė e epėrme nga Komuna e Kaēanikut.

 

     Atėbotė, qytetarėt e Komunave Ferizaj, Kaēanik, Viti dhe mė gjerė e pritėn me dhimbje rėnien e kėtyre dy luftėtarėve tė mėdhenj tė ēėshtjes kombėtare, tė cilėt as atėherė, pra gjatė dhe nė pėrfundim tė luftės sė Dytė Botėrore nuk kishin pranuar qė Kosova tė mbetet pjesė e Jugosllavisė, por kishin kėrkuar dhe kishin luftuar qė edhe kjo pjesė e Shqipėrisė tė bashkohej me shtetin Shqiptar.

 

     Pas rėnies sė Avdyl Durės dhe Ramė Bekės, shumė shqiptar tė Kosovės u burgosėn, u rrahėn dhe u maltretuan, vetėm se i kishin strehuar kėta luftėtar tė Shqipėrisė Etnike, ndėrsa ata tė cilėt guxonin ta pėrmendin emrin e tyre, pėsonin shumė keq nga pushteti i instaluar Komunisto - Jugosllav. Familjet e Avdyl Durės dhe Ramė Bekės, pos qė u mbajtėn pėr mė shumė se tri vite nė burgun e Ferizajt dhe tė Prishtinės, shtėpitė e tyre u dogjėn dhe u rrafshuan me tokė, pasuria iu vodh dhe iu djeg nga pushtuesi.

 

     Gjatė kohės sa 35 anėtarė dergjeshin pėr vite tė tėra nė burgjet Jugosllave, vdiq Metije Krivanjeva - Zenuni, gruaja e vėllaut tė Avdyl Durės, Metushit, ndėrsa shumė fėmijė tė kėsaj familje, por edhe tė rriturit mbetėn me pasoja gjatė tėrė jetės. Nga pėrfundimi i luftės sė Dytė Botėrore e deri nė vitin 1990, pushteti i dhunshėm komunist nė Kaēanik ia mohoi tė gjitha tė drejtat familjarėve tė Heroit Avdyl Dura, siē janė: e drejta pėr punėsim, e drejta pėr trajtim shėndetėsor, e drejta pėr pjesėmarrje nė jetėn shoqėrore - politike tė asaj kohe, ndėrsa nė aspektin e shkollimit ishin tė mbykqyrur dhe tė shantazhuar ēdo ditė nga  njė  pjesė e mėsuesve dhe profesorėve qė fatkeqėsisht ishin dorė e zgjatur e UDB-sė.

 

     Megjithate, Familja e heroit Avdyl Dura, falė punės dhe qėndresės sė tyre heroike, nuk u dorėzua para kėtyre shantazheve dhe torturave. Ata arritėn qė, ose pėrmes rrugės sė mėrgimit, ose pėrmes bujqėsisė, ta mbijetojnė kėtė katrahurė qė zgjati 50 vjet. Nė vitet 1990-1999, familja Dura, do tė jetė promotore, ndihmuesja dhe financuesja mė e madhe e qėndresės shqiptare kundėr pushtuesit serb, nė Komunėn e Kacanikut, ndėrsa nė vitet 1998-1999, baza kryesore e formimit tė njėsitit tė parė tė UĒK-sė, si dhe strehuesja e parė e themeluesit te UĒK-sė nė kėtė Komunė, Agim Bajrami - ZEFI, duke ia dhėnė edhe 20 djemė dhe burra nga kjo familje nė shėrbim pėr clirimin e tokave shqiptare nga pushtuesi serbė.

 

     I pėrmenda kėto, por nuk i pėrmenda tė gjitha kontributet e familjes DURA, nga Komuna e Kacanikut, sepse po tė pėrmendeshin tė gjitha, nuk do tė mjaftonin  disa libra pėr t’i shkruar, por u detyrova qė t’i them kėto gjėra si anėtar i kėsaj familje vetėm pėr disa arsye:

     1. Si ėshtė e mundur qė edhe pėrkundėr asaj, se qė nga pėrfundimi i luftės, pushtetin nė Komunėn e Kacanikut e kanė ata qė ishin udhėheqės nė luftėn e UĒK-sė, nuk u kujtuan asnjėherė, e them asnjėherė, qė sė paku ta pėrmendin emrin e Avdyl Durės dhe Ramė Bekės.

     2. Si ėshtė e mundur qė pėrderisa nė Prishtinė dhe Ferizaj, ka rrugė me emrin e Avdyl Durės, nė Kacanik, kjo nuk ekziston e as qė ėshtė diskutuar ndonjėherė.

     3. Si ėshtė e mundur, qė pėrderisa familja  Dura dhe Beka, u ka bėrė disa herė thirrje me shkrim por edhe me gojė, pushtetarėve tė kėsaj Komune qė tė bėhet rivarrimi i tyre nga varrezat serbe nė Ferizaj, ata ende as qė qajnė kokėn pėr kėtė. Ata arsyetohen aq banalisht, si miop qė janė se, “nuk po lejon prifti i kishės serbe tė Ferizajt“(!!!)

     4. Dhe sipas logjikės sė qoroditur tė kėtyre udhėheqėsve qė nuk shohin mė larg se hunda e tyre, pse pra mė 28 qershor 2009, kur ishte 60-vjetori i rėnies sė kėtyre dy atdhetarėve dhe udhėheqėsve ushtarak, pushtetarėt nė Kacanik, nuk mbajtėn asnjė fjalim, nuk organizuan asnjė akademi dhe nuk bėnė as pėrpjekjen mė tė vogėl qė tu tregohet familjarėve, qytetarėve tė Kaēanikut por edhe mė gjerė se lufta e tyre ishte e drejtė, e shenjtė dhe se falė atyre e sakrificave tė shumė brezave qė nga viti 1912 e deri me luftėn e shenjtė tė UĒK-sė, Kosova tani ėshtė shtet, i lirė, duke hapėruar drejtė bashkimit me pjesėt tjera tė atdheut tonė tė ndara padrejtėsisht.

     5. Athua vallė prifti i kishės ortodokse Serbe tė Ferizajt, qė momentalisht jeton nė Shtėrpc, paska aq shumė ndikim nė ta dhe ka urdhėruar qė mos tė emėrohet asnjė rrugė, asnjė shkollė apo institucion me emrat e tyre.

     6. A thua ky prift i paska urdhėruar kėta pushtetarė qė tė mos shenohet 60 - vjetori i rėnies sė Avdyl Durės dhe Ramė Bekės nė qytetin e Kacanikut ?!?

 

     Kjo vėrtetė ėshte pėr tu ēuditur dhe kjo mund tė ndodhė vetėm te ata pushtetarė qė siē thoshte Gjergj Fishta ,,Tė pa brek ju gjeti dreka, milioner ju zuri darka“, tė cilėt pos fodullėkut dhe paaftėsisė sė tyre, nuk mund tė prodhojnė asgjė tjetėr tė mirė pėr qytetarėt e Kaēanikut.

 

·       Autori ėshtė anėtar i familjes sė luftėtarit dhe heroit,  Avdyl Zenuni - Dura.