Opinion

 

A ka opozitė demokratike nė Kosovė?

 

Shkruan:  Fehmi Ramadani - 14. 05. 2009

_________________________

Sakra: Dueli PDK -  AAK me liderėt Thaēi - Ramushi

 

     Nė vendet me demokraci tė zhvilluara, opozita demokratike ėshtė segment shumė i rėndėsishėm i shoqėrisė, e cila konsiderohet si shtytėse kryesore e pushtetit pėr implementimin e sa mė shumė projekteve tė shoqėrisė, nė mėnyrė qė ajo tė zhvillohet nė tė gjitha sferat e saj. Opozita e organizuar mirė, e fortė, me ekipe tė mirėfillta dhe profesionale bėnė qė shoqėria tė ecė mė shpejt nė drejtim tė zhvillimit tė saj ekonomik dhe pėrparimit tė pėrgjithshėm shoqėror.

 

     Opozita demokratike e pa korruptuar, me koncepte dhe plane tė qarta pėr shoqėrinė ėshtė ajo e cila e sfidon pushtetin (pozitėn demokratike) gjatė udhėheqjes sė saj dhe bėnė tė mundur ndėrrimin e tij. Opozita e mirėfilltė demokratike ėshtė stimuli kryesor i ndryshimeve pozitive nė shoqėri tė zhvilluara.

 

     A ka opozitė tė mirėfilltė demokratike, tė organizuar mirė, me ekipe dhe profesionistė pėr ta sfiduar pushtetin e tanishėm (pozitėn demokratike) nė Kosovė? A ka plane (projekte) kjo opozitė se si duhet zhvilluar ekonominė, si duhet zvogėluar papunėsinė, si duhet zhvilluar arsimin, shėndetėsinė, kulturėn, sportin, etj?

 

     Pas zgjedhjeve tė vitit 2008 dhe koalicionit nė mes dy subjekteve mė tė mėdha politike PDK-sė dhe LDK-sė, skena politike nė Kosovė, pothuajse mbeti pa zėrin opozitar. Partitė mė tė vogla si, AKR, LDD, AAK dhe disa subjekte tjera jo parlamentare tė krijojnė pėrshtypjen, sikur e kanė humbur kuptimin e tė qenit opozitė, pėr ēka edhe janė tė dedikuara tė jenė. Kėto subjekte tani bėjnė opozitėn nė Kosovė dhe duken si tė paorganizuara, tė pa profilizuara dhe nuk kanė ndonjė plan tė qartė se si duhet sfiduar pozitėn e tanishme, nė mėnyrė qė t’ia rrėmbejnė pushtetin. Tani, kur po ofrohet koha e zgjedhjeve lokale, kjo opozitė akoma nuk ka hartuar asnjė plan konkret se si ti ofrohet njė kontratė e qartė qytetarit tė Kosovės, nė mėnyrė qė pėrfitojė mbėshtetjen e tyre. Opozita demokratike, njėherėsh duhet tė jetė garantė i zhvillimit tė projekteve tė ndryshme nė kėtė vend, por edhe tė jetė nė shėrbim tė plotėsimit tė kėrkesave tė qytetarėve tė saj. Ka njė vit qė kjo opozitė merret vetėm me veten dhe kritika verbale ndaj Qeverisė sė Kosovės. Deri mė tani nuk kemi parė asnjė projekt konkret se si duhet tė zgjidhet njė problem i caktuar nė kėtė vend, pėrveē ideve dhe konferencave pėr media.

 

     Kuptohet, ēdo Qeveri ka tė metat dhe gabimet e saj, por opozita duhet shfrytėzuar kėto, nė formė qė tė krijojė besimi te qytetarėt se po punon pėr tė mirėn e tyre, pėr interesat e tyre dhe tė vendit nė pėrgjithėsi. Duke mos mohuar kontributin e disa liderėve tė kėtyre subjekteve, sidomos tė liderit tė AKR-sė nė aspektin e  lobimit tė njohjes sė shtetit tė Kosovės, lirisht mund tė thuhet se tė tjerė gjatė kėtij viti qytetarėve tė Kosovės nuk i kanė ofruan asnjė projekt serioz, i cili do ishte nė shėrbim tė tyre.

 

     Deri mė tani krejt mundin dhe djersėn e kanė derdhur nė konsolidimin e radhėve tė tyre, interesave tė tyre partiake, grupore dhe klanore. Si ėshtė e mundur qė opozita, edhe pse ka nė duar disa mjete tė informacionit, fonde dhe biznese tė ndryshme tė mos prezantohet para qytetarėve tė Kosovės me ndonjė projekt konkret. Kjo opozitė nė mungesė tė dijes ėshtė dashur tė marrė mėsim nga opozita shqiptare nė Shqipėri, pikėrisht nga partia e Edi Ramės, i cili me projekte konkrete po dėshmohet si promotor i ndryshimeve tė mėdha, sidomos nė Tiranė. Ky lider ēdo ditė ėshtė nė terren duke realizuar projekte konkrete dhe ka punuar mjaft nė transformimin kryeqendrės shqiptare nė njė metropol evropiane.

 

     Kėtu nė Kosovė, liderėt e opozitės pėrveē kotlluqeve tė tyre ngrohta nėpėr konferenca me gazetarė dhe kritika ndaj Qeverisė nuk kanė ndėrmarrė asnjė punė konkrete, e cila do tė ishte nė dobi tė drejtpėrdrejt tė qytetarėve. Kush i pengon kėta, qė sė paku tė mbjellin ndonjė fidan nė qytetet e Kosovės dhe kontribuojnė nė gjelbėrimin e kėtij vendi, kush i pengon nė pastrimin e ambientit tė kėtij vendi? Kjo do tė ishte puna mė e thjeshtė qė do tė mundė tė bėnte opozita, por deri mė tani nuk kemi parė as njė punė tė tillė. Ata janė tė interesuar tė punojnė vetėm pėr vete dhe grupet e tyre tė interesit dhe krejt energjinė e harxhojnė nė kėtė drejtim. Kjo politikė shterpė e opozitės duhet tė ndėrpritet, tė fillohet me organizimin e njė opozitė tė mirėfilltė, e cila nė fokus tė saj do tė ketė qytetarin dhe jetėn e tij.

 

     Njė opozitė dinamike, me projekte konkrete dhe nė funksion tė drejtpėrdrejt tė qytetarit tė Kosovės do tė lėviz edhe pushtetin nė realizimin e sa mė shumė projekteve nė kėtė shoqėri dhe ka njė tė ardhme mė tė mirė. Ndryshe, do tė kalojė edhe njė kohė e gjatė dhe ky vend do tė mbetet pa opozitė tė mirėfilltė demokratike, pushteti nuk do tė ketė ndonjė konkurrentė serioz dhe krejt kjo ndikon edhe nė zhvillimin mė tė ngadalshėm demokratik tė kėsaj shoqėrie.

 

Fehmi Ramadani: Demilitarizimi kusht pėr demokratizimin e Kosovės lindore