Ekskluzive

 

Tabulatet e Gerdeci

Pas shpėrthimit, Delijorgji dhe Mediu i telefonuan Djalit tė Sali Berishės, Shkelzen Berishės

 

Shkruan: Klodiana Lala - Tiranė, 11. 05. 22009

__________________________________

DOSJA GERDECI

 

     Vetėm pak orė pas shpėrthimit tė tmerrshėm nė Gėrdec, ministri i atėhershėm i Mbrojtjes ka biseduar disa herė nė telefon me Shkėlzen Berishėn, djalin e kryeministrit Berisha. Konkretisht, ditėn e 15 marsit 2008, Mediu ka bėrė mjaft telefonata me politikanė tė ndryshėm dhe persona tė tjerė. Ish-ministri i Mbrojtjes ka biseduar disa herė me Shkėlzenin. Telefonata e parė ėshtė regjistruar nė orėn 2.08 minuta dhe ka zgjatuar 74 sekonda; pra bėhet fjalė pėr njė komunikim vetėm 2 orė pas shpėrthimit nė Gėrdec. Mė pas, nė orėn 4.31 minuta, Mediu ka folur 37 sekonda me djalin e kryeministrit. 10 minuta mė pas ka folur pėrsėri 32 sekonda. Herėn e fundit, ata kanė biseduar pėr 56 sekonda nė orėn 5 tė pasdites. Ajo qė ėshtė biseduar mes tyre, ndoshta nuk do tė zbardhet kurrė.
Duhet evidentuar se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i ka telefonuar plot 26 herė Shkėlzen Berishės nė 6-mujorin e parė tė vitit 2008.
Kėtu nuk llogariten rastet kur vetė Shkėlzeni mund t'i ketė telefonuar Mediut. Nė ditėn e shpėrthimit tė Gėrdecit, ish-ministri Mediu ka folur me mjaft zyrtarė tė lartė qė nga kryeministri e deri tek deputetė tė thjeshtė tė PD-sė. Nė orėn 12:17 minuta ai ka folur me kryeministrin Berisha nė njė komunikim qė nuk ka zgjatur me shumė se 12 sekonda. Mė pas, ai i ka telefonuar komandantit tė Forcės sė Bashkuar, Shpėtim Spahiu, me sa duket pėr t'u informuar mė nė detaje pėr ngjarjen e rėndė. Ai ka komunikuar disa herė me Berishėn dhe Spahiun, por edhe me shumė persona tė tjerė mes tė cilėve, ish-zv/kryeministrin Gazmend Oketa, Astrit Patozin, Genc Rulin e Bujar Leskajn. Ajo qė bie nė sy ėshtė se ministri i atėhershėm i Mbrojtjes nuk ka komunikuar asnjėherė nė telefon me ish-shefin e shtabit tė Pėrgjithshėm, Luan Hoxha. Tė gjitha kontaktet ai i ka mbajtur me gjeneral Shpėtim Spahiun. Nė kuadėr tė hetimit pėr zbardhjen e tragjedisė sė Gėrdecit dhe aferave tė armėve, Prokuroria ka sekuestruar tabulatet telefonike tė krerėve mė tė lartė tė ministrisė sė Mbrojtjes, Shtabit tė Pėrgjithshėm, MEICO-s dhe personave tė lidhur me ta: administratorit tė "Albademil", Mihal Delijorgji, drejtorit tė fabrikės, Dritan Minxolli dhe personave tė afėrt me ta. Janė rreth 200 mijė telefonata qė janė kryer nga 1 janari i vitit 2006 deri nė gusht tė 2008-s, tė cilat pritet tė ndihmojnė nė zbardhjen e aferės mė tė madhe korruptive tė hetuar ndonjėherė nė vend.

 

Delijorgji foli me Shkėlzenin 38 minuta pas shpėrthimit

 

     Bossi i "Albademil", Mihal Delijorgji, ka komunikuar nė telefon me Shkėlzen Berishėn, djalin e kryeministrit Berisha, nė ditėn e shpėrthimit tė Gėrdecit, mė 15 mars 2008. Nga zbardhja e tabulateve telefonike rezulton se Delijorgji, i cili gjendet pas hekurave si njė nga pėrgjegjėsit e kėsaj tragjedie, i ka telefonuar Shkėlzen Berishės nė orėn 12:48 fill pas mesditės, pra vetėm pak kohė pas shpėrthimit (tragjedia ndodhi rreth orės 12:10) qė shkaktoi vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e rreth 300 tė tjerėve. Telefonata ka zgjatur 54 sekonda dhe mbetet mister ajo qė ėshtė biseduar mes Delijorgjit dhe djalit tė kryeministrit.

 

TABULATET E DELIJORGJIT

 

     Administratori i shoqėrisė "Albademil", e ngarkuar me procesin e demontimit tė municioneve nė Gėrdec, ka folur nė telefon me Shkėlzen Berishėn nė datėn 15 mars 2008, pak minuta pas shpėrthimit vdekjeprurės. Nuk dihet ē'ėshtė biseduar gjatė 54 sekondave tė bisedės, por ajo qė bie nė sy nė leximin e tabulateve telefonike ėshtė komunikimi i shpeshtė Delijorgji-Berisha nė periudhėn janar-mars 2008. Pėr njė periudhė 2 muaj e gjysmė, administratori i "Albademil" i ka telefonuar 56 herė djalit tė kryeministrit. Interesant ėshtė fakti qė sipas tabulateve tė Delijorgjit, tė dy personat nuk kanė komunikuar nė kėto numra celulari nė vitet 2006-2007. Bie nė sy se pėrpara 15 marsit 2008, Delijorgji-Berisha kanė komunikuar shumė shpesh edhe brenda ditės, ndėrsa ditėn e shpėrthimit vetėm 1 herė. Nuk dihet cila ka qenė porosia e fundit para prangosjes sė bossit tė "Albademil"-it.

 

ROLI I SHKELZENIT

 

     Emri i djalit tė kryeministrit u lidh pėr herė tė parė me tragjedinė e Gėrdecit nga Kosta Trebicka, tashmė i vdekur nė njė aksident gjatė njė regjistrimi telefonik me bossin e "AEY"-sė, Efraim Diveroli. Pak ditė pas tragjedisė, dėshmitari Trebicka i cili ishte afruar fillimisht pėr tė bėrė paketimin e municioneve nė Gėrdec, denoncoi nė media njė tregti tė pistė armėsh qė kishte nė thelb rritjen artificiale tė ēmimeve tė shitjes nga MEICO. Trebicka u pėrjashtua nga ky biznes dhe kur ai i ankohet Diverolit pėr kėtė, merr si pėrgjigje: "Nuk tė largova unė. Ēėshtja ka shkuar shumė lart, deri tek kryeministri dhe djali i tij". Kjo ėshtė hera e parė qė emri i Shkėlzen Berishės lidhet me ēėshtjen "Gėrdeci". Trebicka tha nė njė intervistė televizive pėr "News 24", se edhe drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari i kishte pėrmendur emrin e Shkėlzenit si pjesėtar nė biznesin e fishekėve. Vetė djali i kryeministrit, nė njė deklaratė pėr shtyp i pėrgėnjeshtroi tė gjitha aludimet se ai ishte pjesė e aferave. "Ēdo pretendim apo aludim pėr pėrfshirjen time nė tregti tė ligjshme apo tė paligjshme armėsh, ėshtė i pavėrtetė dhe pėrbėn shpifje", - deklaroi Shkėlzen Berisha.

 

"Trans Digging", Delijorgji dhe vajza e Balliut

ndėrtuan Gėrdecin

 

     Fabrika e Vdekjes nė Gėrdec u ndėrtua nga biznesmeni Mihal Delijorgji dhe "kėshilltari" i kryeministrit Berisha, Fahri Balliu. Ky fakt u zbulua disa javė pasi prokuroria e Pėrgjithshme kishte dorėzuar nė Gjykatė dosjen "Gėrdeci" me 29 tė pandehur, ku top-listėn e kryeson ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Mediu zbuloi dokumente ku vėrtetohej fakti se, firma "Trans Digging Construction ka kryer tė gjitha punimet e fabrikės. Aksionerė nė masėn 40 pėr qind tė fabrikės rezultonin dy vėllezėrit Mihal e Kristo Delijorgji. Ndėrsa Henris Balliu, vajza e pronarit tė gazetės 55, Fahri Balliu zotėronte 20 pėr qind tė aksioneve. Sipas dokumentacionit tė zbuluar nė qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit, rezulton se firma ėshtė krijuar nė vitin 2006 nga Mihal Delijorgji dhe Fahri Balliu, ku ky i fundit pėrfaqėsohet nga vajza e tij, Henris 20 vjeēe. Ortakė tė tjerė tė kėsaj kompanie ishin dhe dy vėllezėr Mata, tė cilėt nė shkurt tė vitit 2009 vendosin t'ia dhurojnė aksionet e tyre Flora Xhillarit, e cila ėshtė tashmė dhe pėrfaqėsuese juridike e kėsaj kompanie. Pavarėsisht se hetimet pėr tragjedinė e Gėrdecit kishin pėrfunduar, prokuroria e Pėrgjithshme nuk ishte nė dijeni tė ekzistencės sė kėsaj firme, e cila vazhdonte tė ishte aktive.

 

Tema: Vajza e Salės, pėrdor pushtetin e babait pėr tė pėrfituar miliona eurosh!